Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Yahoo: Hakerët kanë vjedhur informacionet e 500 milionë përdoruesve” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Yahoo: Hakerët kanë vjedhur informacionet e 500 milionë përdoruesve” plus 9 more Gazeta SHQIP


Yahoo: Hakerët kanë vjedhur informacionet e 500 milionë përdoruesve

Posted: 23 Sep 2016 02:39 AM PDT

_90508261_yahoologoflickrYahoo ka deklaruar se hakerët kanë arritur që të vjedhin informacionet e 500 milionë përdoruesve, çka klasifikohet si shkelja më e madhe kibenertike e pranuar publikisht në histori.

Sipas kompanisë, mes të dhënave të vjedhura janë informacione personale si emra, adresa poste elektronike, numra telefoni, ditëlindje dhe fjalëkalime. Vjedhjet janë bërë që në vitin 2014, por vetëm tani janë bërë publike. Mirëpo, Yahoo deklaroi se nuk janë prekur të dhënat e  kartave të kreditit.

FBI ka deklaruar se ka nisur hetimet për këto pretendime të kompanisë. Gjithashtu Yahoo është shprehur se informacionet janë vjedhur nga një aktor i sponsorizuar nga një shtet, por nuk dihet përgjegjësi.

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Drejtësia, Lu takohet me Metën

Posted: 23 Sep 2016 02:29 AM PDT

meta-donald-luAmbasadori amerikan Donald Lu është takuar me kreun e parlamentit Ilir Meta. Mësohet se temë e bisedës së tyre janë ligjet e reformës në drejtësi.

Takimi po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sfida e të qenit kryebashkiak i Tiranës

Posted: 23 Sep 2016 02:23 AM PDT

14305309_1118964641506715_1589061671441486640_o-768x512Erion Veliaj ndan me Prishtina Insight (PI) qasjen e tij lidhur me ndërhyrjet akupunkturale, si një mënyrë për të rregulluar kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe betejën e tij të vështirë kundër zaptimit të hapësirës publike.

Artikulli i plotë

Menjëherë pasi u shpall fitues në zgjedhjet e qershorit të vitit 2015, Erion Veliaj vuri re se nxënësit e shkollave në qytetin e tij kishin një problem: humbisnin 33,000 orë mësimi çdo javë, si pasojë e mungesës në orën e parë pasi mbeteshin në trafik. Fajtori kryesor? Furgonët që transportonin ushqime, të cilët bllokonin rrugët.

"Ishte [një situatë] kaotike", tha Veliaj për PI, gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, javën e kaluar. "Ata duan të shpërndajnë mallrat ushqimore nëpërmjet makinave të mëdha dhe në këtë mënyrë bllokojnë trafikun", pohon ai. Pavarësisht protestave të bizneseve, Veliaj publikoi një urdhër nëpërmjet të cilit ndalonte lëvizjen e furgonëve që shpërndanin mallra ushqimorë prej orës 7 deri në orën 9 të mëngjesit.

"Mendova se kjo është fillimisht një çështje vlerash. A janë 100,000 fëmijë të cilët humbasin orën e parë të mësimit më të rëndësishëm se 1000 furgona çamçakëzësh? Ky është vetëm një detaj i vogël, mes një mijë gjërash të tjera, që tregon se ne na mungojnë hapësirat. Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të vëmë rregull në përdorimin hapësirën që kemi në dispozicion", shprehet kryetari i Bashkisë. Këtë vit të ri shkollor, zërat kundërshtues ndaj këtij urdhri janë shuar, por kritikuesit kanë gjetur kauza të reja, kundër disa nismave të tjera të ndërmarra nga Veliaj. Një prej tyre ishte lëvizja e detyruar e familjeve të komunitetit rom, për të zhvilluar ambiente rekreacionale pranë parkut të liqenit.

Problemin e nxënësve të shkollave dhe trafikut të mëngjesit, Veliaj e ndeshi përmes një aplikacioni të prezantuar prej skuadrës së tij, që synonte të afronte administratën me qytetarët duke marrë informacion të drejtpërdrejtë prej tyre, për t'iu përgjigjur më mirë nevojave që ata kishin. Veliaj, një aktivist i shoqërisë civile, i cili u bashkua me Partinë Socialiste të Edi Ramës në vitin 2009, më pas në 2013 si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e nisi fushatën për kryetar bashkie vetëm 45 ditë para zgjedhjeve. Ai dhe skuadra e tij zhvilluan një aplikacion që do të grumbullonte informacion mbi nevojat e komunitetit dhe në bazë të këtij informacioni ata do të zhvillonin propozime te detajuara, në varësi të nevojave specifike të njësive të ndryshme të Tiranës.

Përdoruesit e këtij aplikacioni dërguan foto apo raportime mbi kapakë të munguar pusetash, xhama të thyer dritaresh, kazanë të tejmbushur me mbetje dhe problematika të tjera që ndeshnin në zonën ku ndodheshin. Ai e cilëson këtë qasje si faktor kryesor që e ka ndihmuar të fitojë, në një garë të fortë elektorale. Pas emërimit, Veliaj instaloi sensorë trafiku, vendosi kamera në rrugë dhe e ktheu aplikacionin fillestar, që bazohej në të dhënat e dërgurara nga qytetarët, në atë që u quajt më pas "Tirana Ime". Gjatë vizitës zyrtare, ai ia ofroi këtë platformë për përdorim edhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke theksuar se një prej ngjashmërive të shumta mes dy kryeqyteteve është sfida që shfaqet prej përdorimit masiv të makinave.

"Deri në vitin 1990, shqiptarët nuk mund të kishin një makinë në pronësi. Sot në Tiranë, një qytet në të cilin banojnë gati 1 milion banorë, ka 130,000 makina që kryejnë rreth 800,000 udhëtime në ditë", thotë Veliaj. Sipas të dhënave të mbledhura nga skuadra e tij, gjysma e këtyre udhëtimeve me makinë, janë më të shkurtra se 1 kilometër. "Është tejet e qartë që ky fakt nuk lidhet me hapësirën e parkimit apo distancat e mëdha brenda qytetit, por me mentalitetin", thotë Veliaj. Tirana po kthehet në një qendër të artit, arkitekturës dhe kuzhinës. Edi Rama, i cili përpara se të zgjidhej Kryeministër i vendit, ka shërbyer si Kryetar Bashkie, është i njohur për gjallërimin e ndërtesave të zbehta post-komuniste, nëpërmjet lyerjes së tyre me motive plot ngjyra. Veliaj, anëtar i Partisë Socialiste, po ndjek hapat e tij, por kësaj radhe duke i ndryshuar ndërtesat.

"Rem Koolhaas do të vijë këtë muaj [në Tiranë] për të vlerësuar mundësinë e ndërtimit të një ndërtese", thotë Veliaj. "Stefano Boeri, arkitekti i famshëm italian i cili ka projektuar Pyllin Vertikal (Bosco Verticale) po punon mbi Planin e Përgjithshëm të Tiranës. Një ndërtesë gjigande e Winy Maas sapo u hap në qendër të Tiranës. Mendoj se për shumë prej tyre duhet të jetë interesante të kenë Shqipërinë në CV-në e tyre dhe për ne është shumë e rëndësishme të vendosim qytetin në hartë, duke sjellë personazhe të tillë, për të lënë shenjën e tyre në qytet".

"Por ndryshimet nuk janë vetëm në nivel kozmetik", thotë Veliaj. Sipas tij, lipset që edhe qytetarët e Tiranës të ndryshojnë zakonet e tyre. "Njëzetë e pesë vjet më parë, ne vuanim prej urisë dhe mbaj mend radhën e bukës në Tiranë. Isha 10 apo 11 vjeç dhe qëndroja duke pritur me orë të tëra kamionin e bukës. Sot problemi ynë kryesor është obeziteti. Dhe kjo brenda një gjenerate! Në fillim kritikat ishin të mëdha: Ti je kryetari i Bashkisë, ti je këtu për të shtruar me asfalt, për të rregulluar parqet dhe për të ndërruar poçat e dëmtuar të ndriçimit, jo për t'u mësuar njerëzve se si të rrisin fëmijët e tyre", thotë ai. "Por duhet t'i bësh të dyja, infrastrukturën dhe kulturën".

Këto ditë në Prishtinë, thotë Veliaj, po flitet shumë mbi çështjen delikate të demarkacionit të kufijve me Malin e Zi, pa marrë parasysh mënyrat se si jeta e qytetarëve në qytet çdo ditë demarkohet. "Ështe tema e preferuar e bisedës për gjithkënd, kush është më shumë turbo patriot… E di se njerëzit janë të shqetësuar për këtë çështje, është e kuptueshme. Por na duhet demarkacioni në qytet, sepse ne jemi duke uzurpuar çmendurisht hapësirat publike: po uzurpojmë rrugët ku gjithkush duhet të jetë i barabartë dhe ku njerëzit ecin, po uzurpojmë trotuaret për të vendosur makinat luksoze, po uzurpojmë parqet për të krijuar më shumë kafene dhe për të shtuar numrin e dembelëve të cilët rrinë gjithë ditën duke pirë cigare, në një vend ku duhet në fakt të luajnë fëmijët. Na duhet ca nga ky lloj demarkacioni, e askush nuk flet për të, ndërkohë që flitet për një hapësirë të gjelbër në të cilën s'ka qenë askush, por që duket shumë mirë në fotografi", shprehet ai.

Veliaj thotë se në datat 26 dhe 27 Nëntor, pak ditë para festës së pavarësisë, do të organizojë në Tiranë një takim të kryetarëve të Bashkisë, të qyteteve kryesore në pesë shtete Ballkanike, ku jeton një numër i madh popullsie shqiptare. "Dëshiroj të sjell kryetarët e secilit prej qyteteve kryesore me popullsi shqiptare, kryetarin e Bashkisë të Prishtinës, të Ulqinit, të Tetovës, të Preshevës. Për një herë të vetme le të mos flasim për Shqipërinë e madhe, por për Shqipërinë e Mirë. Në këto qytete jeton një e treta e popullsisë shqiptare të rajonit. Dhe nëse këto qytete bashkëpunojnë me sukses me njëri-tjetrin, atëherë kemi bërë shumë për një të tretën e bashkë-atdhetarëve tanë", deklaron ai.

Kjo mendësi e drejtoi atë në Galerinë Serpentine në Londër, së bashku me artistin kontemporan Anri Sala. I kërkuan nëse Tirana mund të kthehej në një shtëpi të dytë për instalacionet e kësaj Galerie, duke filluar me Renë, një pavijon i ndërtuar me shufra të bardha nga artisti japonez Sou Fujimoto. Kjo strukturë është sot një vend i shumëkërkuar për organizimin e eventeve. Veliaj thotë se ka 361 evente të planifikuara nga 365 ditë të vitit. Kjo është vetëm një pjesë e asaj ç'ka ai konsideron qasje akupunkturale e rregullimit të qytetit, duke u fokusuar intensivisht në përmirësimin e hapësirave më të rëndësishme të qytetit.

"Akupunktura nuk masazhon çdo pjesë të trupit, thotë ai, – por prek nervin i cili mund të ndikojë në mënyrën se si funksionon i gjithë trupi. Mendoj se qyteti është si trupi i njeriut, ti nxit një nerv dhe të gjithë qytetarët me tej tërhiqen dhe drejtohen drejt asaj nxitje". Ai nuk ndjek detyrimisht modelin e vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore, por është fokusuar në nxjerrjen në pah të shpirtit unik të qytetit dhe në inovacionet e ardhura nga hapësirat më dendësi të lartë të popullsisë urbane në Amerikën e Jugut.

"Unë nuk kam muzeun e Luvrit, por mund të kem Renë e Foujimoto dhe kam gjithashtu bunkerin e Enver Hoxhës", thotë ai. "Kam kuptuar se risitë më të mira nuk po vijnë nga Evropa, por udhëtojnë prej vendeve si Bogota dhe Medellin, apo edhe nga shumë qytete të Amerikës Latine. Ata kanë një mentalitet shumë të ngjashëm me tonin, jetojnë pranë detit, dëshirojnë të pijnë kapuçino gjithë ditën, janë qejf-dashës, të apasionuar ndaj aktiviteteve që zhvillohen jashtë, në ambiente të hapura. Mendoj se një pjesë e mirë e risive sot vjen prej konteksteve të ngjashme, që nuk gjenden në Evropën Veriore. Le të tregohemi të sinqertë, shqiptarët nuk do munden kurrë të kthehen në Kalvinistë".

Jo të gjitha përpjekjet e Veliajt për zbukurimin e qytetit janë mirëpritur nga masa. Vjeshtën e kaluar administrata e tij u kritikua për largimin e 48 familjeve të komunitetit rom, të cilat jetonin pranë parkut të Liqenit të Tiranës. Sipas planit, familjeve të cilat ishin të regjistruara në Tiranë, iu ofrua zgjidhje e përkohshme strehimi, ndërkohë që atyre të cilët ishin të regjistruar në bashki të tjera, iu ofrua transporti pa pagesë deri në qytetet nga vinin. Ky plan u kritikua nga Këshilli i Evropës dhe institucione të tjera që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në shkurt kabineti i Veliajt nisi punimet për ndërtimin e një parku për fëmijë pranë Liqenit të Tiranës, zona më e preferuar rekreative e qytetit. Anëtarë të shoqatave mjedisore dhe partive opozitare u vendosen në çadra në park për 78 ditë, për të protestuar kundër ndërtimit të parkut, duke u ndeshur shpesh herë edhe me forcat policore. Sipas një investigimi të BIRN, kontrata që përfshinte ndërtimin e faciliteteve rekreacionale përfshirë këtu një pistë kalërimi, fusha futbolli dhe basketbolli si dhe një bar kafe, u shpall pa organizuar një tender.

Së fundmi, administrata e Veliajt u kritikua edhe si pasojë e vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, një punonjës i paregjistruar i turnit të natës në landfillin e qytetit. Në një përpjekje për të ndaluar riciklimin informal dhe dukurinë e grumbullimit të mbetjeve pranë kazanëve që është shumë e përhapur në Tiranë, në mars, Veliaj vizitoi pikën e grumbullimit të mbetjeve në Sharrë, duke u shprehur se grumbulluesit informalë të mbetjeve, kryesisht anëtarë të komunitetit rom, do të kishin mundësi të punësoheshin në pikën e grumbullimit, në përputhje me të gjitha ligjet dhe procedurat e rregullta. Partia Demokratike, opozitare, protestoi pas vdekjes së të riut dhe kërkoi dorëheqjen e Veliajt.

Veliaj thotë se vdekja tragjike po përdoret për përfitime politike, duke insistuar se Bashkia nuk e menaxhon pikën e grumbullimit të mbetjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe se kjo çështje do të investigohet plotësisht. Administratori i pikës së grumbullimit të mbetjeve është në shpallur në kërkim. "Sigurisht ata [menaxherët e pikës së grumbullimit] shkelën kodin e punës", shpjegon Veliaj. "Le të lejojmë vijimin e hetimeve. Në Tiranë momentalisht kam 100 kantiere të hapura pune. Në secilën prej urave, në secilin prej bulevardeve, në secilën prej brigjeve të lumenjve në të cilët po punojmë në zonat rurale, mund të ndodhë një aksident. Në rast se bëhemi pjesë e lojës së hienave politike, që shprehen se gjithkush në këto kantiere pune është i lidhur drejtpërdrejt me kryetarin e bashkisë që siguron këtë punë, kjo thjesht nuk do të funksionojë".

Ashtu si Rama, i cili la pas fasadat shumëngjyrëshe të pallateve dikur të rrënuara, Veliaj është i vendosur në vizionin e tij për një qytet më të rregullt. "E di se mund të ketë njerëz të cilët dëshirojnë vërtetë të jetojnë poshtë statujës së Skenderbeut [në qendër të Tiranës], por kjo thjesht nuk mund të ndodhë", thotë ai. "Por di gjithashtu se ka një mënyrë për t'i bërë të dyja. Mua nuk më duhet të zgjedh mes ofrimit të mundësive të banimit për qytetarët, apo të paturit të një qyteti të lirë, me hapësira të lira".

Kryetari i Bashkisë pranon se zgjedhjet e tij, që në thelb synojnë lirimin e hapësirave publike në Tiranë do të kritikohen. Por ai thotë se nuk lëkundet prej tyre, sepse e di gjithashtu që do t'i sigurojnë edhe shumë mbështetës. "Nëse shkatërron garazhin ku dikush mban Mercedesin e tij luksoz, ai do të urrejë, por nëse kjo të lejon të lirosh hapësirën e lojërave të fëmijëve, 100 persona të tjerë do të të duan për këtë".

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gomone me 812 kg marijuanë drejt Italisë, arrestohen dy trafikantë nga Vlora    

Posted: 23 Sep 2016 02:15 AM PDT

gomoneGjatë një operacioni të përbashkët antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare, është sekuestruar në Leçe një gomone 250 kuaj fuqi me dy motorë, ku në brendësi të saj ndodheshin 812 kg marijuanë e ndarë në 30 pako. Policia italiane ka vënë në pranga shtetasit nga Vlora, D.A dhe A.B, 36 vjeç dhe 38 vjeç.

Mësohet se mjeti lundrues është pikasur në afërsi të Orikumit pas mesnatës nga policia shqiptare dhe pas sinjalizimit për palën italiane, forcat "Delta", dhe Guardia di Finanza e kanë bllokuar në orën 02:10 në Leçe. Në këtë mënër është parandaluar një tjetër rast përpjekjeje për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane.

"Nga ana e shërbimeve të policisë kufitare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhëzës, u identifikua një mjet lundrues i paidentifikuar, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim. Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special "Delta" dhe të Njësisë së Guardia di Financa në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit. Rreth orë 02.10, shërbimet e Guardia di Financa, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojë dhe të ndalojë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi. U sekuestrua një sasi marijuanë prej rreth 812 kg, e ndarë në 30 pako,  dhe në pranga u vunë  shtetasit D. A. dhe A. B. 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës", – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Strehimi, Gjermeni: Projektligji i përgjigjet nevojave, drafti kalon këtë vit në parlament

Posted: 23 Sep 2016 02:04 AM PDT

Gjermeni-foto-takimiMinistrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka folur sot për projektligjin e strehimit. Gjermeni deklaroi se synimi kryesor i këtij projektligji është strehimi i atyre që kanë nevojë.

Ajo bëri me dije se do të bëhet një studim në bashkëpunim me PNUD për të parë ku janë edhe nevojat më të mëdha. Sipas saj, projektligji i përgjigjet nevojave për strehim, duke shtuar se drafti do të kalojë në parlament këtë vit.

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tentuan të grabisin me dhunë, policin, pranga një prej autorëve

Posted: 23 Sep 2016 01:43 AM PDT

policia tiranePolicia e Tiranës ka arrestuar një prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi ditën e djeshme tentuan t'i vidhnin portofolin një efektivi policie civil, ku pas reagimit të tij, e godasin duke i shkaktuar dëmtime.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 6, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Alfons Loci, 29 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë

Këta shtetas rreth orës 09:30, në afërsi të mbikalimit të “Casa Italia”, në autobusin e linjës Kamëz–Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin portofolin, duke e goditur me grushte punonjësin e policisë K.B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i policisë në momentin e ngjarjes ka qenë civil.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar që këta shtetas janë autorë të dyshuar të disa ngjarjeve kriminale, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit Nr.3 dhe Nr.6, ku më konkretisht:

Më datë 22.09.2016, në Bulevardin “Zogu I Parë”, tek një restorant, shtetases R. B., me origjinë norvegjeze, i kanë marrë portofolin, ku në brendësi ka pasur një shumë monetare.

Më datë 21.09.2016, tek terminali i autobusëve të jugut, shtetasit A. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.

Më datë 29.07.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, në autobusin e linjës së Tiranës së Re, shtetases M. H., i kanë marrë portofolin ku në brendësi ka pas një shumë monetare.

Më datë 05.08.2016, në Rrugën “Asim Vokshi”, në autobusin e linjës së Unazës, shtetases B. P., i kanë marrë aparatin telefonik.

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Plan sekret i Seulit për të eliminuar diktatorin Kim Jong Un

Posted: 23 Sep 2016 01:29 AM PDT

kimDuket se ka një plan sekret për të eliminuar liderin koreanoverior Kim Jong Un në rast se niveli i kërcënimit bërthamor do të rritej. Trupa speciale të Seulit janë të gatshme për t'u futur në aksion nëse do të jetë e nevojshme, siç zbulon dhe ministri i Mbrojtjes të Koresë së Jugut, Han Min-koo, sipas asaj që raporton televizioni amerikan CNN.

"Mund të përdorim raketa të me objektiv të saktë kundër armiqve, si dhe mund të eliminojmë liderin e Phenianit", – ka thënë ai.

Në fillim të shtatorit, Koreja e Veriut ka vijuar me testin e saj të pestë bërthamor dhe deri më tani më i fuqishmi, duke shkelur rezolutat e panumërta të OKB-së dhe duke shkaktuar protesta nga ana e komunitetit ndërkombëtar si dhe dënimin e Këshillit të Sigurimit.

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kosova anëtarësohet në ACEEEO. Loboi edhe KQZ

Posted: 23 Sep 2016 01:24 AM PDT

kosovaKomisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është anëtari më i ri i Shoqatës ndërkombëtare të Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve (ACEEEO).

Pranimi i Kosovës është bërë në konferencën e 25-të të shoqatës, që po zhvillohet në Tiranë, si dhe pas një lobimi mjaft të rëndësishëm që ka bërë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Lefterije Luzi.

Ndërkohë, Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së së Kosovës, në një prononcim për "Top Media"-n ka falënderuar homologen shqiptare dhe vendet që votuan "pro", si dhe ka shprehur pritshmëritë nga anëtarësimi në këtë shoqatë.

"Nga kjo organizatë presim të kemi përfitim nga eksperienca e të gjitha trupave menaxhuese të zgjedhjeve të Europës, Europës Juglindore dhe Lindore, nga të cilat do të përfitojmë edhe ne. Kemi mundësi që të trajnohemi, kemi mundësi që të vëzhgojmë zgjedhjet kudo në Europë e botë", deklaroi Valdete Daka.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së së vendit tonë, në prononcimin e saj u shpreh se ky anëtarësim i Kosovës është mirë edhe për vet shoqatën.

"Sigurisht që është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë, por edhe për vet organizatën. Do të thoja se përfitimet do të jenë të gjithanshme, si për Kosovën edhe për organizatën, nga eksperiencat. Kjo sepse jo vetëm që marrim eksperienca, por edhe japim", u shpreh Lefterije Luzi.

Konferenca e 25-të e Shoqatës së Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve është vizituar edhe nga deputetë të Kuvendit, si dhe nga kryetari Ilir Meta, që vlerësuan shkëmbimin e eksperiencave në këtë aktivitet.

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

‘Mbetjet’, emrat e deputetëve që nuk votuan projektligjin

Posted: 23 Sep 2016 01:24 AM PDT

screenshot_3-23-655x356Mbrëmë vonë me 63 vota Kuvendi miratoi projektligjin për importin e mbetjeve. Më poshtë po ju paraqesim listën me deputetët që nuk votuan ligjin, apo edhe ata që abstenuan.

Deputetët që votuan kundër

 

Ben Blushi, PS
Mimoza Hafizi, PS
Dashamir Peza PS
Vangjel Dule i PBDNJ
Arben Ristani PD
Jorida Tabaku PD
Edi Paloka PD
Flamur Noka PD
Eduard Selami PD
Arben Imami PD
Asllan Dogjani PD
Florion Mima PD
Albana Vokshi PD
Gert Bogdani PD
Bedri Mihaj PD
Liljana Elmazi PD
Elena Qirici PD
Astrit Veliaj PD
Kozma Dashi PD
Bedri Hoxha PD
Roland Keta PD
Dhurata Çupi PD
Alban Zeneli PD

Deputetët që nuk votuan

Ilir Meta LSI

Spartak Braho LSI

Vangjel Tavo LSI

Ylli Shehu LSI

Arta Dade PS

Erion Braçe PS

Tom Doshi PS

Bashkim Fino PS

Parid Cara PS

Eduard Ndocaj PS

Mirela Ferracaku PS

Vladimir Kosta PS

Enkelejda Shkreli PS

Fatmir Toçi PS

Mira Shehu PS

Shëptim Idrizi PDIU

Tahir Muhedini PDIU

Mesila Doda PDIU

Aqif Rakipi PDIU

Omer Mamo PDIU

Aldo Bumçi PD

Oerd Bylykbashi PD

Majlinda Bregu PD

Ridvan Bode PD

Jozefina Topalli PD

Sali Berisha PD

Myqerem Tafaj PD

Genc Ruli PD

Edmond Spaho PD

Gjergj Papa PD

Albina Deda PD

Eduard Halimi PD

Igli Cara PD

Dashamir Shehi PD

Nard Ndoka PD

Arbiola Halimi PD

Mhill Fufi PD

Keltis Kruja PD

Gjovalin Bzheta PD

Keltis Kruja PD

Irma Kopliku PD

Dashamir Tahiri PD

Astrit Patozi PD

Agron DUKA PA

Fatmir Mediu PR

Deputetët që abstenuan

Përparim Spahiu i LSI-së

Klodiana Spahiu PS

Luljeta Arapi PS

Genc Pollo PD

Deputetët që votuan pro

Edi Rama PS

Blendi Klosi PS

Ulsi Manja PS

Anila Agalliu PS

Bujar Çela PS

Fatmir Xhafaj PS

Pandeli Majko PS

Gentjan Bejko PS

Shkëlqim Troplini PS

Vasilika Hysi PS

Artan Gaçi PS

Anastas Angjeli PS

Evis Kushi PS

Andra Marto PS

Vexhi Muçmata PS

Antoneta Dhima PS

Edmond Leka PS

Erjeta Alhysa PS

Eduard Shalsi PS

Rakip Suli PS

Besnik Baraj PS

Fidel Ylli PS

Namik Kopliku PS

Ylli Zixhishti PS

Adelina Rista PS

Anduel Xhindi PS

Pirro Lutaj PS

Paulin Stërkaj PS

Xhemal Qefalia PS

Arben Çuko PS

Pjerin Ndreu PS

Eduard Bejko PS

Ilia Pendavinji PS

Dashamir Kamberi PS

Musa Ulqini PS

Alfred Peza PS

Pirro Lutaj PS

Shkëlqim Cani PS

Valentina Leskaj PS

Esmeralda Shkjau PS

Taulant Balla PS

Olta Xhaçka PS

Sadri Abazi PS

Edmond Leka PS

Blerina Gjylameri PS

Ervin Koçi PS

Ilir Xhakolli PS

Gramoz Ruçi PS

Ervin Bushati PS

Namik Dokle PS

Agron Çela LSI

Luan Rama LSI

Petrit Vasili LSI

Bujar Derveni LSI

Gjovalin Kadeli LSI

Pirro Kapurani LSI

Silva Caka LSI

Redion Rehovica LSI

Kejdi Mehmetaj LSI

Monika Kryemadhi LSI

Robert Bitri LSI

Shkëlqim Selami LSI

Luan Duzha LSI

Edlira Çekrezi LSI

Bujar Kllogjeri LSI

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ushtroi dhunë ndaj babait, policia i gjen një automatik në shtëpi

Posted: 23 Sep 2016 01:13 AM PDT

belsh-1Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar me inicialet E.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Dragot, i cili dyshohet të ketë ushtrua dhunë ndaj babait të tij, shtetasit, R.Ç., 68 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm 23 copë fishekë kalibër 7.62 mm.

23 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :