Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Zbardhen emrat e 3 mjekëve që trajtuan gruan shtatzënë që ndërroi jetë” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Zbardhen emrat e 3 mjekëve që trajtuan gruan shtatzënë që ndërroi jetë” plus 9 more - Gazeta Dita


Zbardhen emrat e 3 mjekëve që trajtuan gruan shtatzënë që ndërroi jetë

Posted: 17 Sep 2016 02:01 AM PDT

Policia ka dërguar në Prokurori emrat e tre mjekëve që dyshohen se kanë neglizhuar në trajtimin e një gruaje shtatzënë, e cila ndërroi jetë. Ata janë :N.Ceni D.Decka dhe H.Klosi. 

Nëna Aida Çajka 35 vjeç u paraqit mbrëmjen e dy ditëve më parë rreth orës 21:30 në maternitet, por humbi jetën dje në mëngjes ndërsa foshnja e saj ka humbur jetën gjatë lindjes. Sipas familjarëve, gjatë gjithë natës nëna leonë është sorollatur në urgjencë dhe në maternitet.

Familjarët e nënës nga Bathorja akuzojnë mjekët për kompleksin e problemeve të 35-vjeçares. “Vajza nuk mori ndihmë, vdiq sot në mëngjes. Mjekët dyshuan për zemrën pastaj për ftohje. Vajza u sorollat nëpër spitale. Vajzën e çuam në QSUT dhe në Sanatarium”, janë shprehur dje familjarët e 35-vjeçares. 

Kadare zbulon letrat anonime kundër tij në Akademinë e Nobelit

Posted: 17 Sep 2016 01:51 AM PDT

Takimi me Kadarenë është gjithnjë një histori zbulimi. Shkrimtari e ka në natyrën e tij rrëfimin historik, konstatimin, ruajtjen e një memorieje absolute për njerëz, ngjarje, vende…Bota letrare në Shqipëri këtë vit është e përfshirë në festimin e 80 vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Është quajtur viti i Kadaresë. Festimet vazhdojnë në Prishtinë dhe Tiranë, jo duke hedhur këngë e valle, por duke njohur veprën, duke kuptuar e zbuluar shkrimtarin. Po ky vit e ka sjellë shkrimtarin edhe më shpesh në vendin e tij. Ai është një rast unik. Ka "bashkëjetuar" me diktaturën dhe ka sjellë antropologjinë e saj kur ishte në zenit.

I ka shpëtuar persekutimit, por jo censurës së veprës.  Prej kohësh arkivat po zbulojnë e qartësojnë një situatë etike por edhe estetike mbi autorin dhe veprën, sidomos asaj që mbahet një nga veprat monument të krijimtarisë kadareane në diktaturë, "Dimri i vetmisë së madhe". Për herë të parë, këtë vit, ky roman pati një edicion kritik nga studiuesi Metteo Mandala. Vepra në dorëshkrim, kaloi një aventurë gjyqësore, pasi deri para pak vitesh mbahej me forcë nga e veja e ish diktatori. Kadare është shprehur se kishte frikë mos e digjte, pasi ishte e vetmja kopje që ekzistonte në dorëshkrim. I vetmi në origjinal.  Ndërsa ka vlerësuar punën e studiuesit arbëresh, Mandalasë, mbi dorëshkrimin në dëshifrimin dhe zbulimin e tekstit.

"E kam shkruar dhe daktilografuar direkt dhe kam punuar mbi tekstet e daktilografuar. Ajo ishte kopje e vetme. S'ka tjetër. Mahnitem kur e shikoj, sa sa kam punuar, shkruar prishur e ndrequr. Ishte një tekst mjaft delikat. Donte shumë kujdes sepse për një fjali mund të të ikte gjithë libri…", ka rrëfyer shkrimtari për këtë anë të errët, të panjohur të procesit të veprës, si kulturë filologjike që kryhet për herë të parë për një autor bashkëkohor të cilit i ka "ardhur" vepra nga diktatura, nëpër shumë procese "censure", duke i shpëtuar kartonit.

Ky edicion kritik i "Dimrit të vetmisë së madhe" është vlerësuar si ngjarja e vitit, që ka përkuar me ditëlindjen e shkrimtarit. Por nga ana tjetër, botuesi ekskluziv i Kadaresë, "Onufri" brenda këtij viti boton dhe riboton 15 romane e novela në format të vogël, si një formë me e thjeshtë për lexuesin. Ky densitet veprimtarie letrare në 80 vjetorin e lindjes, merr me vete edhe përkimin tjetër me afrimin e ndarjes së çmimit Nobel. Para pak ditësh mediat ndërkombëtare kanë lançuar një listë me nominuesit e këtij viti, ku Kadare renditet sërish, edhe këtë herë në një listë të ngushtë,  i pesti në kandidaturë për marrjen e çmimit.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë e ka propozuar sërish Kadarenë, në krye të këtij viti për të marrë çmimin Nobel në Letërsi. Drejtuesja e departamentit të albanologjisë në Akademinë e Shkencave, akademikja Floresha Dado, ka thënë se ai është një titull i merituar për shkrimtarin Ismail Kadare.

"Akademia e Shkencave dërgoi zyrtarisht, përsëriti edhe një herë tjetër, kërkesën në Komitetin e Nobelit të Akademisë Suedeze për t'i dhënë çmimin Nobel. Në këtë kërkesë ne kemi shtuar si argumente të tjera jo vetëm përmasat e jashtëzakonshme botërore që ka Kadare, faktin që vepra e tij është përkthyer në 45 gjuhë të botës, që për të kanë shkruar kritikë me vlerësime maksimale në vende të ndryshme të botës. Kadare është bërë pjesë e jetës shpirtërore të shumë popujve nëpër botë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë një shkrimtar për të marrë çmimin Nobel se sa të botohet në gjithë botën dhe të shkruajë vlerësime të larta për artin e tij kritikë të njohur nga gjithë bota, dhe që të marrë edhe shumë çmime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare" –ka deklaruar Floresha Dado.

Dhe ja ku jemi, mbi 15 vite që pritet ceremonia e Nobelit për të tërhequr vëmendjen nga imazhi i Shqipërisë, përmes një shkrimtari. Kadare mësojmë se sot është larguar për në Paris, pas disa muajsh qëndrimi në Shqipëri, ku edhe kaloi një gjendje të vështirë shëndetësore duke iu nënshtruar një operacioni. Familjarët kanë deklaruar se gjendja e shkrimtarit tani është më mirë. Udhëtimi i tij drejt Parisit është itinerari i vazhdueshëm ku Kadare ndan jetën me Shqipërinë prej vitit 1991, kur u largua për të kërkuar azil në Francë, si rebelim ndaj udhëheqësit të atëhershëm Ramiz Alisë, të cilit i drejtoi edhe një letër publike ku shpjegonte dhe denonconte politikisht arsyet e largimit të tij nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, duke qenë një emër që shpesh ka ngjallur reaksione të brendshme midis nostalgjikëve të diktaturës, atyre që ishin shkrimtarë e shërbëtorë të saj, Kadare ka mbajtur përsipër riskun e komprometimit të figurës së tij, duke u anatemuar për "shpëtimin" e tij nga persekucioni, pse nuk u bë kundërshtar i regjimit. Ndërsa vepra e shkrimtarit ka treguar të kundërtën, një lexim historik i shfrytëzuar për të kuptuar sistemin diktatorial.

Në këtë vështrim nominimi për Nobel i Kadaresë ka qenë motivuar gjithnjë, duke u përkrahur nga pjesa e shkrimtarëve dhe intelektualëve më me integritet. Ndërsa në një bisedë me shkrimtarin duket se kjo histori ka tjetër perceptim. Pyetjes sonë për këtë marrëdhënie kaq të gjatë me Nobelin, Kadare e ka marrë me indiferentizëm, si një process pothuaj i mbyllur për të, aq edhe zhgënjyes.

Ajo çfarë na bën t'i kërkojmë shkrimtarit drejtpërdrejt, gjatë bisedës tonë të lirë, lidhet me ironinë shqiptare për letrat anonime. Prej kohësh është folur se në Akademinë suedeze të Nobelit nga Shqipëria janë dërguar shumë letra anonime, me qëllimin për t'i bllokuar dhënien e çmimit.  I vendosur në këtë situatë edhe vetë shkrimtari ka rrëfyer, ndoshta për herë të parë mbi këtë histori absurde, pothuaj unike në 100 vjetët e Nobelit.

Natyrisht Kadare ka një përgjigje për Nobelin, jo vetëm për të si shkrimtar. A do të ishte mirë të kishim një Nobel? Kadare thotë: "Po do të ishte imazh shumë i mirë për vendin tonë përballë prapësive. Do t'i kishte dhënë imazh, si vend i vogël me gjuhë të lashtë…"

Por për Kadarenë kjo është shndërruar në një gjë normale, ku çdo vit ai bashkë me emra të tjerë nominohen për Nobel, këtë e pohon edhe vetë shkrimtari duke thënë se bashkë me autorë të tjerë "jemi bërë tashmë si të shtëpisë me anëtarët e jurisë së Akademisë së Nobelit dhe Sekretarin e përhershëm të tyre…"

Shkrimtari ka treguar se ka dashur të shikojë Arkivin me letrat anonime të dërguar nga Shqipëri kundër tij, në Akademinë Suedeze. "Një ditë madje mua dhe Helenën na ftoi një prej tyre për drekë. Iu luta të hyja në Arkiv, doja të shikoja letrat anonime për mua, por refuzoi. Iu luta të më thoshte çfarë shkruanin, por ai më tha vetëm një rast që iu është dukur të gjithëve grotesk. Se ishte grotesk nuk do të thotë se nuk ishte marrë në konsideratë sado banal të ishte. Aq të çuditur me këto "anonime" shqiptare", ka treguar Kadare. Jo pak herë ka ndodhur që në prag të çmimit Nobel, kur është përmendur emri Kadaresë ka nisur "fushatë" kundër të tij, në mënyrë absurde që ky çmim të mos mbërrijë në Shqipëri. Ndërsa ne, jemi njohur nga shkrimtari me një rast të përmbajtjes së një prej letrave anonime të shqiptarëve kundër shkrimtarit, që mbahet në arkivin e  Akademisë Suedeze. Shkrimtari  tha se i kanë treguar   për një letër anonime ku mes të tjerash ishte shkruar se me veprën e tij, "sulmohet gjuha shqipe", se Kadare nuk shkruan në gjuhën shqipe.

"Kjo ishte vërtet grosteske dhe e pakuptueshme", thotë shkrimtari. Nxitur nga kjo ngjarje, Kadare ka treguar se botuesi i tij ekskluziv, në Francë botoi gjithë kolanën në gjuhën shqipe si dhe frengjishte, duke ua bërë dhuratë Akademisë suedeze.

Fragmente nga shkrimtarë shqiptarë që janë shprehur për gazetën "Mapo" për Nobelin për Kadarenë:

Ylljet Aliçka: Ne, jo Kadareja, kemi nevojë për këtë çmim

"…Më duket e pamundur  të gjejmë apo gjykojmë arsyen se pse Kadare apo çdokush tjetër kandidat nuk e fiton çmimin "Nobel". Por, nëse na duhet të kërkojmë anën pozitive të humbjes së radhës, them se kjo gjendet te fakti që për dekada me radhë, një autor shqiptar që shkruan në gjuhën shqipe është i pranishëm në listën e të nominuarve për çmimin "Nobel".

Veçse për ne shqiptarët, zhgënjimi do ishte më i madh, nëse (është thjesht hamendësim) mosdhënia nuk buron nga vlerësimi estetik apo nga ajo që Komisioni Nobel nderoi shkrimtarin Modiano, pra "nga arti i kujtesës që zbulon universin e pushtimit" (nuk di që kjo vlerë t'i ketë munguar ndonjëherë veprës së Kadaresë), por nga ndonjë paragjykim i mundshëm.

Hamendje e tillë më vjen ndër mend kur kujtoj se çmimi "Nobel" i është dhënë dhe një shkrimtari që, as më shumë e as më pak, propozoi "ndarjen e Shqipërisë mes Italisë dhe Jugosllavisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve myslimanë në Turqi" (Bogdan krizman:1977, L'analyse  du Dr Ivo Andriç sur l'albanie de l'anne 1939, vol 2, Zagreb, P.77-89).

Vetë historia e çmimit "Nobel" është karakterizuar nga polemika dhe kontestime të nxehta, ku jo rrallë kriteri i "idealizmit", i fiksuar në testamentin e Alfred Nobel-it, është komprometuar nga konsiderata politike apo gjeografike. Sipas shkrimtarit Philippe Roth, çmimi "Nobel" më shumë bazohet te "vlera e perceptuar e drejtësisë shoqërore, sesa te cilësia letrare", ndërkohë që sipas kritikut të njohur Laroche "çmimi Nobel po merr një dimension të theksuar diplomatik".

Vetë përfaqësuesit e Akademisë mbrohen se "ne mbështetemi te vlera letrare, por është opinioni publik e ai mediatik që bën interpretime të tilla politike".

Visar Zhiti: Nobeli, nuk i jepet vetëm shkrimtarit…?

"…Nuk do të doja ta komentoja çmimin "Nobel" pasi shpallet, nuk ka kuptim, sipas meje, nuk ndryshon asgjë, edhe kur shkon atje ku nuk pritej.

…Në fund të fundit, çmimi "Nobel" paradoksalisht është dhe i padrejtë, se e meritojnë shumë e më shumë shkrimtarë nëpër botë, një pjesë e meriton më shumë se fituesit,  por e merr vetëm njëri, i cili nuk ia "rrëmben" askujt dhe nuk mposht "kurrkënd", siç ndodh dhe  trajtohet ndonjëherë. Rishoh motivacionin e botuar për shkrimtarin e 2014, Patrick Modiano:"Për artin e të kujtuarit… O Zot, mos ne jemi popull që harrojmë më shumë?… ka evokuar fatet njerëzore më të vështirët për t'u kuptuar…pra letërsia është e atyre që e pësojnë historinë dhe jo e atyre që e bëjnë historinë. Jo në anën e më të fortëve, të fitimtarëve, të shtetit. Po letërsia është letërsi, ç'punë ka me halle të tilla? Është fjala për frymën e saj… dhe ka zbuluar universin e pushtimit… atë nazist të Francës, kështu po thuhet, por sipas meje të çdo pushtimi, dhe të atij nga vetvetja, më e keqe, nga diktaturat…"

Rudolf Marku: Kadare e ka merituar prej vitesh çmimin "Nobel"

"…Krijimtaria e shkrimtarit Ismail Kadare e ka merituar prej vitesh çmimin "Nobel", dhe kjo nuk përbën më asnjë sekret për njohësit e mirë të letërsisë. Por fakti se shkrimtarëve më të mëdhenj iu është mohuar ky çmim, shpjegon arsyet përse një shkrimtari si Kadare,vepra e të cilit i ka folur dhe vazhdon t'i flasë me një zë sa origjinal aq dhe të fuqishëm njeriut të sotëm modern, i mohohet përsëri çmimi "Nobel". Kadare ka folur dhe vazhdon të flasë nga një vend dhe nga një gadishull i mbushur me tragjedi njerëzore, nga një vend që paragjykohet- me dashje dhe padashje- në mediat e botës, duke u bërë pre e ca stereotipeve të mendësisë së klasit të katërt. Dhe në krijimin e këtyre stereotipeve kemi kontribuar dhe vazhdojmë të kontribuojmë me një zell të frikshëm dhe ne shqiptarët, me snobizmin tonë provincial, tek besojmë se të gjitha fatkeqësitë ndodhin vetëm në shtëpinë tonë, dhe se vetëm shkrimtarët që marrin çmimin "Nobel" janë vërtet shkrimtarët më të mëdhenj, dhe se vetëm shkrimtarët që kanë emra të huaj janë shkrimtarët më të shquar…"

Histori

Kur Alfred Nobel vendosi të lërë në testamentin e tij shpërndarjen e çmimeve "Nobel", askujt nuk ia mori mendja se një ditë ato do të bëheshin një ngjarje botërore. Për shumë vite, çmimet mbetën monopol i Europës, por tashmë janë bërë një event prestigjioz që priten me kureshtje nga bota akademike dhe jo vetëm. Mësoni faktet interesante të "Nobelit" të letërsisë nga zanafilla deri tani

Përse quhen laureatë?

Laureatë i referohet nderimit nëpërmjet kurorës së dafinës. Në mitologjinë greke, Apollo përfaqësohet nga mbajtja e një kurore dafine mbi kokë. Kurora përbëhet nga degët dhe gjethet e një peme dafine që në latinisht shkruhet "laurus nobilis". Në Greqinë e lashtë, kurora prej dafine u jepej fitimtarëve si shenjë nderimi, si konkurrentëve atletikë, ashtu edhe atyre në konkurset e poezisë.

Veprat e Kadaresë me njohje ndërkombëtare

Ndër veprat kryesore të Ismail Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Kështjella", "Kronikë në gur", "Dimri i madh", "Ura me tri harqe", "Prilli i thyer", "Dosja H, Piramida", "Pallati i ëndrrave" etj. Anëtarët e Akademisë Suedeze do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, për të vendosur se cili shkrimtar do të jetë fitues, në tetor, i çmimit Nobel për Letërsi 2016. / MAPO

Martesa ju ndihmon të mbani trupin në formë

Posted: 17 Sep 2016 01:39 AM PDT

Martesa mund të ndihmojë për të mbajtur trupin në formë. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Universitetin e Yokohama në Japoni.

Një hulumtim me njerëzit që kanë diabetin e tipit 2, ka zbuluar se personat që janë beqarë janë dyfish më të rrezikuar që të jenë mbipeshë.

Mjekët kanë analizuar 270 persona me moshë mesatare deri në 65 vjeç, të cilët ishin diagnostikuar me diabet të tipit 2.

Sipas këtij studimi, 58 % e meshkujeve  të martuar kanë më pak gjasa që të jenë me sindromën metabolike e cila është një kombimin mes diabetit, shtypjes së lartë të gjakut dhe mbipeshës, të cilat dëmtojnë venat e gjakut.

Ekspertët mendojnë që burrat që janë në marrëdhënie dashurie kanë më shumë gjasa të hanë shëndetshëm duke ulur përqindjen e sindromës metabolike.

Armata e humbjes

Posted: 17 Sep 2016 01:34 AM PDT

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Kryesisht, shkak për humbjen në Dibër janë armata e të dërguarve të PD-së në atë Bashki, si Nul Mokat, Strazimirët, Kaç Islamët, Vokshët, Xhelal Mzinjtë, Salianjit, armata e të shkarkuarve nga Policia e Shtetit për mëkate të mëdha e disa derdimenëve të tjerë që janë të aftë të shpifin, të shajnë, të shantazhojnë, të organizojnë kurthe ndaj kundërshtarëve politikë, të rrahin, të gjakosin, të të kërcënojnë me pistoletë dhe përpos kësaj, të sulmojnë dhe forcat e ruajtjes së rendit gjatë detyrës.

Nuk mendoj se Basha ka nxjerrë ndonjë konkluzion nga humbja. As analizë nuk do bëhet. Këto dy palë brenda kësaj PD-je janë njëlloj përgjegjës për humbjen dhe natyrisht krye mëkatari është vetë Basha që e katandisi në këtë derexhe PD-në. Por pikërisht kjo mungesë analize, reflektimi dhe mallkimi që po i bëjnë popullit të Dibrës pse nuk u dha votën, kjo do u kthehet në ndëshkim të rëndë në zgjedhjet e 2017-s që nuk janë larg. Që tani shumë forca politike kanë filluar të ndezin motorët për fushatën e ardhshme, në një kohë që këto forca brenda PD-së presin të anatemojnë njëra-tjetrën pas humbjes së sigurt të 2017-s.

Nëna e 12-vjeçares nga Fieri: Mos denonconi përdhunimin, do harrohet

Posted: 17 Sep 2016 01:33 AM PDT

Nëna që shfrytëzonte vajzën 12 vjeçe për prostitucion e ka përdorur këtë të fundit edhe për të lehtësuar pozitën e saj në gjykatë. Rezulton se Selvie Yzeiraj është arrestuar në muajin janar të këtij viti së bashku me gjashtë të tjera gjatë një operacioni për shkatërrimin e një baze prostitucioni.

Por ajo ka qenë mohuese gjatë marrjes në pyetje në lidhje me këtë aktivitet, duke pretenduar se nuk kishte lidhje me këtë rrjet prostitucioni dhe se ajo është ndodhur në aty, pasi kishte shkuar për të filluar punë si kameriere. Por e gjendur përballë provave të organit të akuzës, gruaja ka kërkuar mëshirë në Gjykatë. Ajo kërkoi ta lironin pasi kishte një vajzë në moshë të mitur, të cilën po e rriste e vetme, pa baba, dhe se nuk kishte kush të kujdesej për të, në rast se ajo do të lihej në burg, shkruan "Panorama".

"Ju lutem më lini të lirë. Unë kam një vajzë të vogël (asokohe 11 vjeçe), e cila as nuk ha, po të mos më ketë mua afër. Ajo vuan edhe nga një sëmundje. Humb herë pas here ndjenjat dhe duhet të kujdesem për të. I duhet kujdesi im. Është fëmijë pa baba". Kjo ka qenë deklarata e dhënë pas arrestimit nga ana e Selvie Yzeirajt. Me të njëjtin argument ajo ka kërkuar lirimin edhe në gjykatë. Alibia e gruas për sëmundjen e vajzës dhe përkujdesin që i duhej dhënë, duket se ka prekur edhe ndjeshmërinë e trupit gjykues.

Me argumentin se e arrestuara ishte nënë e një vajze të mitur, e cila ishte e vetme dhe pa baba, për të cilën nevojitej përkujdesi i një personi të rritur, gjykata ka vendosur të linte të lirë 40- vjeçaren. Ajo rezulton të jetë arrestuar edhe në Durrës për ushtrim prostitucioni, rreth 1 vit më parë.

Por dyshohet se edhe gjykata e këtij rrethi e ka liruar atë duke argumentuar domosdoshmërinë e përkujdesjes së vajzës së mitur, që në rast burgimi të së ëmës, mbetej e vetme. Sipas të dhënave, në seancën gjyqësore në Fier, 40­vjeçarja ka pasur karakteristikat e një nëne të përgjegjshme dhe që i përgjigjej interesit të fëmijës së saj.

Ndërkaq, lidhur me përfshirjen e nënës në skandalin e përdhunimit, hetimi ka siguruar edhe prova të tjera që vërtetojnë se ajo ka qenë në dijeni të gjithçkaje. Në bazë të përgjimeve të telefonit një ditë para arrestimit, Selvia u është përgjigjur disa telefonatave të bëra nga familjarët e saj, të cilët ishin vënë në dijeni nga mbesa e tyre për abuzimin seksual nga njerku.

Vëllezërit i kanë kërkuar llogari të motrës se pse ajo nuk u kishte treguar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Por ajo u është lutur të mos e bënin fajtore, pasi kishte frikën e daljes publike të skandalit. Madje ajo u ka kërkuar vëllezërve të saj që "mos e shtyni vajzën të denoncojë, se ky muhabet do të harrohet". Dy ditë më parë, në dosjen e hetimit u shtua edhe përgjigjja e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Tiranës, që vërtetoi se në trupin e të miturës kishte lëndë nga Ilmi Hoxha, duke e fundosur këtë të fundit në pretendimin mohues.

Kur dëgjon Gërdecin

Posted: 17 Sep 2016 01:33 AM PDT

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Prapë u çakordua

Dhe turfullonte si bishë

Krye llapaqeni i Lanës

Mender zagari Berishë.

 

Sa herë përmendet Gërdeci

Dhe i ndjeri baxhanak

Kryeqeni-Plak i SHQUP-it

Nuk njeh më kufij e cak!

 

Xhindoset  e jargavitet

I lëshon fjalët në erë

Dhe kur i kalon dalldia

E ul kokën si i dh…!

 

Më vjen keq që është akoma

Në kolltuk të deputetit

Ky me kohë do ishte çuar

Matanë diellit, përtej detit!

 

Ka rreth vetes langaraqë

Që i bëjnë fresk akoma

S'e shikojnë që doktori

PD-në e ka vënë në koma!

 

Mirë ata brezi i vjetër

Që për të kanë nostalgji

Po këta të brezit tjetër

Këta të brezit të ri?!

 

Si e durojnë krye qenin

Që nxjerr nga goja jashtëqitje

Dhe çdo ditë që kalon

PD-në e çon në rrëshqitje?!

Një avion porosi për… Dibrën?

Posted: 17 Sep 2016 01:32 AM PDT

E nderuar mikja jonë Dita! Humbja e PD-së në Dibër ishte bomba që shpërtheu në SHQUP. Kjo që ndodhi dje në Parlament, mendoj, nuk ishte rastësi, duken si të përgatitura. Duken tamam si skenarë të parapërgatitur në bashkëpunim, PD (d.m.th Sali Berisha)-Serbi-agjenturë në Itali-veprim në Shqipëri. Çudi! Berisha shpërtheu në moment, bile me tërbim e siguri. Mendimi im është se ai ishte i përgatitur për këtë. Këtu ka ngjashmëri veprimesh e përshtatje akuzash.

U ul avioni në Divjakë, i pari u prononcua gjerësisht Sali Berisha dhe PD-ja. Ndodhi ulja e avionit në Ishëm, i pari u prononcua prapë gjerësisht Sali Berisha, e pasoi këlyshi F.Noka, u tha dhe që e dinin më përpara. Si ka mundësi që Visho Lika nuk dinte gjë? Apo ai i raporton vetëm S. Berishës, ose B. Nishanit dhe ky Berishës? Kështu tha vetë ai në diskutim. Atëherë kujt i shërben Visho Lika?

Si ka mundësi që kryeprokurori Llalla rri indiferent? Ah po, se bëri kërkesë PD-ja për hetim të shitjes së votave në Dibër, dha urdhër menjëherë të fillojë hetimi. Për raste të tilla më para s'ka reaguar. Atëherë kujt i shërben A. Llalla? Vërshuan kritikat për ruajtjen e hapësirës ajrore, që nuk zbulojnë këta avionë. Këta politikanë, deputetë, gazetarë, analistë (të ashtuquajtur) nuk e dinë se Sali Berisha aviacionin luftarak shqiptar e dënoi me vdekje sa u bë kryeministër, biles me VKM dhe nuk ka asnjë shenjë aviacioni luftarak në Shqipëri? Nuk e dinë këta së hapësirën ajrore na i ruan aviacioni i Greqisë dhe Italisë? Pra NATO. Del që PD-ja, S. Berisha, L. Basha dalin kundër SHBA dhe NATO-s. Si tolerohen? Nuk më vjen mirë që kryeparlamentari I. Meta mban qëndrim kaq tolerant ndaj deputetëve, sidomos ndaj S. Berishës. Apo mos vallë ai di gjëra për Metën, siç pëshpëritet? Po për F. Nokën, si e lejon akoma të jetë deputet kur sipas ligjit të dekriminalizimit ai duhej të ishte larguar, si agjent faktik i UDB-së? Pse këto diferencime? Më ndjeni, por kjo gjendje është e padurueshme. Boll me konsensus në dëm të demokracisë së vërtetë dhe pritshmërisë së popullit. Me nderime,

 

Letër e nënshkruar

Qirjako Dhima

 

Hotelet: Kriteret si fitohen yjet

Posted: 17 Sep 2016 01:28 AM PDT

Ka 25 vite që vendi ynë nuk ofron dot një paketë të qartë turistike për ata të cilët vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Janë vetëm një numër i kufizuar hotelesh, kryesisht në Tiranë, që kanë të njëjtat standarde me hotelet në vendet e tjera të botës.

Vështirësia për vendosjen e "yjeve", apo treguesve që vërtetojnë cilësinë e shërbimit dhe komoditetin, nuk ka qenë e madhe për shkak të modeleve që kanë aplikuar vende të tjera, madje edhe disa kilometra larg Shqipërisë.

Mali i Zi, Greqia, Italia apo Kroacia e kanë zgjidhur prej dekadash këtë problem ku, pavarësisht bukurive natyrore me të cilën mburren shpesh vendasit dhe të zotët e dhomave që lëshojnë me qira, nuk do të mundin t'i arrijmë dot me shekuj. Vendosja e standardeve është patjetër e domosdoshme, por sigurisht që ana e errët e saj është padyshim falimentimi i shumë hoteleve, apo rritja e buxheteve për të investuar dhe për të arritur këto standarde.

Shumë prej nesh, ditët kur kthehen nga pushimet në Shqipëri "tregojnë" histori për shërbimin e hoteleve, dhomat pa energji elektrike, krevatin pa kushte dhe pa dyshim, edhe higjienën e hoteleve. Përballë kësaj tabloje, në hyrje të shumë hoteleve sheh edhe yjet e vendosura nga pronarët, shumica e të cilave janë me 5, por pse jo, kemi parë edhe hotele me 6 yje. Në fakt, në Shqipëri, nuk ka asnjë resort që të arrijë të ofrojë një shërbim me 5 yje, përveç Hotel Sheraton apo disa hoteleve të tjerë në Tiranë. Yjet shqiptare kanë vështirësuar edhe punën e agjencive turistike për t'u shpjeguar vizitorëve kushtet e akomodimit që do të gjejnë në Shqipëri.

Një ligj për turizmin që ende nuk është gati!
Një vit më parë, në fund të muajit mars, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Sipërmarrjes dhe Turizmit, pasi kishte marrë si kompetencë edhe shtesën në emrin e saj për të pasur në mbikëqyrje zonat e turizmit, përgatiti një ligj të ri për funksionimin e këtij sektori. Ligji ishte i pari i këtij lloji që organizonte këtë sektor, caktonte kushtet dhe standardet e zonave turistike, mënyrën e dhënies me qira dhe mirëmbajtjes së plazheve, por edhe ngrinte një inspektorat që mbikëqyrte këto zona.

Sot, një vit më pas, ky ligj nuk është tërësisht i zbatueshëm për shkak të vonesës në përgatitjen e akteve nënligjore për një pjesë të mirë të neneve të ligjit. Një muaj më parë, ministria përcaktoi rregullat për mbikëqyrjen dhe organizimin e plazheve, përfshirë këtu dhe sigurinë për to. Por edhe sot nuk janë bërë gati aktet të cilat përcaktojnë mënyrën se si do të veprojë Inspektorati i Turizmit dhe si do të bëhet standardizimi i hoteleve. Llojet që u lejohen bizneseve që ofrojnë vende akomoduese në vendin tonë janë tetë.

Në bazë të shenjave dalluese që çdo strukturë do të vendosë në krye të saj, ajo do të ndahet në këto lloje:
– "Bujtinë" Standard;
-"Fjetinë" Standard, Komfort;
-"Kamping" Standard
-"Hotel" Dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje;
-"Motel" Standard, Komfort, Superior;
-"Resort" tre yje, katër yje, pesë yje;
-"Qendër kurative" Dy yje, tre yje, katër yje, pesë yje;
-"Fjetje dhe mëngjes" (B&B) Standard, Komfort, Superior.

Pas përfundimit të hartimit të një vendimi, i cili duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, të gjithë sipërmarrësit që ofrojnë struktura akomoduese, duhet të bëjnë standardizimin e tyre. "Çdo sipërmarrje turistike, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, duhet të paraqesë pranë Ministrisë përgjegjëse për Turizmin kërkesën për pajisjen me certifikatë klasifikimi, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, brenda 30 ditëve nga regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese", – thuhet në ligjin për turizmin.

Certifikata e klasifikimit që do të marrë biznesi do të jetë e vlefshme për një periudhë 4-vjeçare dhe në fund të afatit, ajo duhet të shkojë 30 ditë para për ta rinovuar atë. Po ashtu, edhe riklasifikimi do të bëhet me kërkesë të vetë biznesit që ushtron aktivitetin, nëse ai është i interesuar që të rrisë standardet e cilësisë së shërbimit.

Nëse nuk arrin dot të plotësosh standardet e strukturës që është miratuar nga një komision klasifikimi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Sipërmarrjes dhe Turizmit, atëherë humbet të drejtën për të ushtruar këtë lloj aktiviteti. "Në fushën e strukturave akomoduese, e humbet të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë: a) me përfundimin e aktivitetit si person fizik/juridik; b) kur i hiqet kjo e drejtë me vendim të Komisionit të Standardizimit të Veprimtarive Turistike, pasi nuk plotëson kushtet dhe kriteret e nivelit më të ulët të sistemit të klasifikimit" përcaktohet në ligj.

"Yjet e reja".
"Monitor" është interesuar në ministrinë përgjegjëse se kur do të jenë gati vendimet që do të mundësojnë vendosjen e rregullave në hotelet e Shqipërisë dhe ka mësuar se tashmë u është shpërndarë grupeve të interesit, lista me kushtet e akomodimit që kërkohen të vihen në fuqi. Në shtator, ministria do të ketë gati aktet e reja dhe do t'i çojë për miratim në Kryeministri.

Janë 421 kërkesa që do të bëhen për të gjithë hotelet në Shqipëri, duke nisur që nga kushtet e higjienës, cilësia e kuzhinës dhe lloji i gatimit e deri te pajisjet dhe shërbimi që klienti do të ketë në dhomë. "Monitor" ka siguruar tabelën e pikëve që çdo hotel duhet të mbledhë për të marrë klasifikimin sipas yjeve.

Piket-qe-duhen-per-tu-klasifikuar-per-kategorite-perkatese

Çdo hotel duhet të arrijë që të mbledhë pikët minimale, në mënyrë që të marrë kategorinë e yjeve, nëse nuk e bën e këtë, atëherë ai nuk do të marrë certifikatën e klasifikimit dhe nuk do të mund të operojë dot sipas kategorisë që ai kërkon.

Për të marrë dy yje, duhet që minimalisht të mblidhen 290 pikë, ku 151 janë për listën e kritereve të detyrueshme që ka vendosur ministria, ndërsa pjesën tjetër ai duhet ta kombinojë me kritere opsionale, të cilat i zgjedh vetë. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë të gjitha kategoritë.

Kriteret me "yjet e reja".
Kushti parë që është vendosur në tabelën e pikëve është ai i pastërtisë dhe higjienës. Këto kritere përcaktohen si të detyrueshme, më pas detajohen në bazë të yjeve që kërkohen, që nga gërvishtjet e dyshemesë, njollat në xham dhe cilësia e dëmtimi i pajisjeve. Një tjetër risi që vjen është edhe përshtypja që lënë klientët e hotelit, e cila po ashtu vlerësohet me pikë. Më pas renditen me kategori personeli, sjellja e tyre me vizitorët, gjuhët e huaja që flasin, kualifikimi i tyre dhe po ashtu vendoset kusht që ata duhet të kenë në uniformën e tyre një kartë identifikuese për emrin.

Pikët përfshijnë edhe sigurimin e parkimit të makinave, ku ndahen në përqindje për pjesët motorike, jo motorike dhe autobusët. Përcaktim të rëndësishëm për mbledhjen e pikëve kanë edhe ashensorët që vendosen në bazë të kateve që ka hoteli, nëse arrin të përmbushësh të gjitha kriteret, pikët që merr shkojnë në 10. Nga 5 deri në 6 pikë mund të përfitosh edhe në bazë të faciliteteve që krijon për personat me aftësi të kufizuar, ku për çdo 50 dhoma, të paktën njëra duhet të jetë e përshtatur për këtë kategori, së bashku me mjetet si karrige me rrota apo shoqërues që duhet të ofrojë njësia akomoduese.

Recepsioni dhe shërbimet është një tjetër kategori që duhet t'u afrohet standardeve që kanë vendet e tjera. Për recepsionin kërkohet një tavolinë e veçantë, e cila të jetë 24 orë në dispozicion të klientëve për t'iu përgjigjur nevojave të tyre dhe po ashtu aty duhet të paraqitet e gjithë lista e shërbimeve dhe çmimeve që ofron hoteli. Po ashtu, në recepsion, duhet të jetë patjetër mundësia e pagesës në kartë dhe shërbimi në gjuhë angleze. Më pas, në shtesë të shërbimeve, hotelet duhet të ofrojnë mundësinë e pastrimit të dhomës dhe po ashtu të lavanderisë dhe hekurosjes. Këtu vendosen pikët në bazë të numrit të peshqirëve dhe çarçafëve që ndërrohen dhe produkteve të pastrimit që lihen në dhomë.

Dhoma është ajo e cila ka ndikimin më të madh në numrin e pikëve. Me listën e re përcaktohet qartë që është thelbësore që dhoma, pa ballkonin dhe tualetin, duhet të jetë 14 m², më pas ajo rritet në bazë të standardeve të yjeve që kërkon të përcaktojë hoteli. Po kështu, në konceptin e yjeve, përfshihet edhe numri i suitave që ka njësia. Një tjetër nënkategori është komoditeti që ofrohet, që nga cilësia e shtretërve e deri në numrin e jastëkëve, ajrin e kondicionuar, minibarin dhe kasafortën që duhet të ketë në të. Duhet të ketë një frigorifer, televizor dhe telefon për të bërë lidhjen me recepsionin.
Ambientet e përgatitjes së ushqimit po ashtu janë pjesë e pikëve për të marrë yjet. Këtu kërkohen të gjitha ambientet që shërbehet mëngjesi, dreka dhe darka, si dhe numri i restoranteve. Po ashtu, përcaktuese janë edhe numri dhe lloji i produkteve që shërbehen, që nga lloji i pijeve deri te cilësia e barit të hotelit.

Në fund renditen për marrjen e pikëve numri i sallave të konferencave dhe ambienteve që kanë për argëtimin e klientëve. Pikët më të mëdha këtu, 24, i ka salla e konferencave me përmasa 250 m². Ndërsa tek argëtimi nuk mungojnë sauna, jakuzzi dhe SPA, që duhet të jenë në shërbim të vizitorëve. / Monitor

FOTO / Zbulohet lidhja e Laura Vorpsit me biznesmenin

Posted: 17 Sep 2016 01:25 AM PDT

Dasma VIP e djalit të pronarit të "Ora News", Ylli Ndroqit, mblodhi 600 të ftuarit VIP në Pallatin e Kongreseve, ndërtesa në Tiranë që për herë të parë hapi dyert për dasmorë.

Në ceremoninë e së shtunës së Redon dhe Mariam Ndroqit, nuk munguan çiftet e zyrtarizuar, por edhe ata të rinj që kishin rezervuar këtë dasmë madhështore për të dalë hapur në njëfarë mënyre pas një lidhjeje të fshehtë. Çifti më i ri që kanë pozuar para banerit me Ylli & Mimoza Ndroqin ishin ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, sot koordinatore, dhe biznesmeni i njohur, Theodhoro Çami.

Që pas largimit si zëdhënëse e PD¬së, Laura i ka pasur të rralla daljet e saj publike, dhe kjo është hera e parë që ajo shfaqet dhe me veshje mondane, një fustan në ngjyrën e gjelbër rrëzëllitëse.

Stilit të saj i është përshtatur dhe Teo, i cili ra në sy për kombinimin shik me kravatën dhe këpucët, në nuancat e ngjyrës së fustanit të Laurës, shkruan "Panorama Plus".

Sipas mediave të ndryshme, Laura Vorpsi e ka mbajtur larg vëmendjes jo vetëm jetën e saj publike, por edhe lidhjen me biznesmenin Theodhoro Çami, me të cilin pavarësisht se është fotografuar për herë të parë në këtë dasmë, flitet se është një histori që nisi para një viti.

fgfgfgf-1473866955-3192089_1474094370-1214665

 

Si kërcënohet ekonomia nga kompanitë offshore…

Posted: 17 Sep 2016 01:22 AM PDT

Ekspertët e ekonomisë bëjnë thirrje që të mos vazhdohet më me kompani që shfrytëzojnë pasuritë e shqiptarëve të regjistruar në vende "offshore", pasi qëllimi i tyre i vetëm është të vjedhin shtetin dhe qytetarët. Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, thotë se çështja me rafinerinë ARMO nuk është aspak transparente dhe fsheh interesa të jashtëligjshme.

Z. Preçi, si ju duket lajmi për rivënien në punë të rafinerisë ARMO dhe shfrytëzimit të saj nga një kompani e huaj?
Së pari, duhet të pranojmë që shitja apo kryerja e një transaksioni të tillë quhet e mirëqenë kur konfirmohet nga institucionet relevante. Kam parasysh edhe kontratën e biznesit, edhe kontratën e regjistrimit. Nëse ende nuk kemi asgjë të faktuar, dalja e një ministri në televizor nuk është e mjaftueshme. Së dyti, shpreh keqardhjen dhe shqetësimin që vazhdohet me një retorikë boshe sa u takon investimeve sepse dihet që shtimi i numrit të kompanive të regjistruara si kompani offshore, kudo qofshin në botë, qoftë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të thotë më pak kontribute në buxhetin e shtetit. Dhe nuk është e mjaftueshme që të kënaqesh se do të paguhen rrogat e prapambetura, pagesa e rrogës ndaj punëtorëve është detyrim kontraktual ligjor që si qeveria dhe gjykata, pra institucionet, duhet të bëjnë të pamundurën për ta realizuar, pavarësisht se cili është investitori, i huaj, vendas, i përbashkët etj. Së treti, duhet të pranojmë se menaxhimi i këtij burimi, shitja e këtij aseti që është ARMO ka kaluar përmes një procesi korruptiv ende të pazbardhur sa i takon privatizimit të kryer herën e parë, për sa i takon përfshirjes së bankave të huaja dhe elementëve të krimit të organizuar deri te veprat kriminale dhe ka nevojë të zbardhet dhe t'i bëhen të njohura publikut.

Mendoni se ka shpresa për rikthimin në jetë të rafinerisë?
Nuk duhet të mjaftohen me ndryshim duarsh oligarkësh. Kjo pasuri duhet të menaxhohet ashtu siç duhet. Do të thotë që procesi i përpunimit të mos përdoret si mjet për të ndotur ambientin, për të shkatërruar makinat, për të bërë evazion fiskal dhe për të bërë korrupsion dhe për të furnizuar oligarkët dhe partitë politike, por të mirëmenaxhohet si çdo vend normal demokratik me institucione dhe shtet ligjor. Dalja e një ministri që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kompaninë, nuk duhet parë si sihariq që çdo gjë ka ndryshuar. Duhet parë procedimi ligjor, dokumentar, institucional.

Po taksat dhe detyrimet që ka në buxhetin e shtetit kompania, si mendoni se mund të zgjidhen?
Kushdo qoftë blerësi, vendas apo i huaj, duhet të përmbushë detyrimet karshi bankave, karshi tatimeve dhe taksave dhe shteti duhet të nxjerrë mësime për të mos lejuar krijimin e evazionit fiskal në këto përmasa në një kohë që qeveria prezantohet me dy standarde, represive ndaj qytetarëve në shuma të vogla deri në 30 mijë lekë të vjetra siç është rasti i qytetarit në Lushnjë ku personi humbi jetën, u vetëvra, në një kohë që kompani të tilla krijojnë detyrime në dhjetëra milionë euro që janë para të munguara. Më keq akoma, unë do ta konsideroja si një element të kapjes së shtetit nëse vazhdohet me amnisti fiskale, amnisti tatimore, në favor të bizneseve të tilla. Koncepti i amnistisë ka të bëjë me të mirën më të madhe të shumicës dhe ka të bëjë me ato detyrime që kanë pamundësi të mëdha të vjeljes së tyre dhe kur janë ezauruar të gjitha mundësitë ligjore për marrjen e tyre, që nga sekuestrimi i aseteve dhe deri te marrja e një pjese nga kjo sekuestro qoftë në shuma të vogla. Nëse bëhet ndryshe kemi të bëjmë me favorizime dhe klientelizëm më shumë se me zbatim të ligjit.

Related Posts :