Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Zëri: “Arrijnë vaksinat kundër sëmundjes së gjedhit” plus 29 more

loading...

Zëri: “Arrijnë vaksinat kundër sëmundjes së gjedhit” plus 29 more


Arrijnë vaksinat kundër sëmundjes së gjedhit

Posted: 15 Sep 2016 02:54 PM PDT

Ka arritur në Kosovë ilaçi kundër sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve. 235 mijë doza të ardhura nga Afrika e Jugut ndodhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ky është një lajm i mirë për të gjithë fermerët duke pasur parasysh rrezikun nga kjo sëmundje e cila ka prekur Kosovën, transmeton televizioni publik. Që nga nesër do të fillojë fushata e vaksinimit dhe se sasia e vaksinave është e mjaftueshme për të gjitha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë (Foto)

Posted: 15 Sep 2016 02:50 PM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë. Një veturë është rrokullisur si pasojë e shpejtësisë së madhe, ndërsa një person ka pësuar lëndime. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Slivovë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri: Pa dokumentacione nuk ka punime tek Kisha Ortodokse

Posted: 15 Sep 2016 02:44 PM PDT

Zëdhënsi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në Ora e Fundit, ka thënë se punimet tek kisha ortodokse në Prishtinë, janë ndërprerë për shkak të mos respektimit të ligjit. Sipas Tahirit, këto punime nuk do të vazhdohen derisa nuk sigurohen dokumentacione adekuate për leje të punës, njofton Klan Kosova. ‘’Inspektorët tanë që janë zakonisht në terren kanë parë që janë duke u bërë disa punë në këtë zonë dhe kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'#Protestoj' zhvendoset para Prokurorisë kundër Grabovcit

Posted: 15 Sep 2016 02:29 PM PDT

Grupi i qytetarëve #PROTESTOJ, do të ,mbajnë një aksion simbolik para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë, lidhur me paraqitjen padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim. “#PROTESTOJ ju njofton se më 16 shtator 2016, në ora 10:30 para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë do ta realizojë një aksion lidhur me paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim”, thuhet në njoftimin e këtij grupi. Adem Grabovci dje në intervistimin që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri: Ridizajnimi i dialogut, i domosdoshëm

Posted: 15 Sep 2016 02:25 PM PDT

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka vlerësuar se procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të zgjasë pafundësisht. Ajo ka treguar se Kosova ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të mendojë për afatizimin e këtij procesi. Tahiri ka vlerësuar se një ridizajnim i dialogut është i domosdoshëm. Ajo ka thënë për “Epoka e re” se nëse në të ardhmen do të ketë ndryshim të dialogut atëherë, sipas saj, do të ishte mirë që shtetet të përfaqësohen në këtë proces......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Interi gjunjëzohet nga Hapoel

Posted: 15 Sep 2016 02:02 PM PDT

​Inter është mposhtur në stadiumin Giusseppe Meazza nga Hapoel 0:2 Italianët ishin favorit në letër, por kështu nuk menduan izraelitët e Hapoelit. Vitor realizoi golin e parë për Beer Shevan ndërsa Buzaglo me një gjuajtje të lirë mposhti Samir Handanoviqin për 2 me 0.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Goli i Sadikut nuk e shpëton Zurichun nga humbja

Posted: 15 Sep 2016 02:00 PM PDT

Villareal ka mposhtur Zurichun e Sadikut dhe Kukelit me rezultat 2:1 Skuadra spanjolle Villareal ka shënuar fitore kundër Zurichut me rezultat 2:1 në kuadër të Grupit L të Europa Leagues. Sulmuesi i kuqezinjve befasoi spanjollët që në minutën e dytë të takimit kur mposhti portierin me një goditje të fuqishme nga distanca. Braziliani Alexander Pato barazoi rezultatin në minutën e 28, ndërsa Dos Santos realizoi në fund të pjesës së parë, për t’ia siguruar fitoren “Nëndetëses së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq e do Ballkanin zonë të tregtisë së lirë

Posted: 15 Sep 2016 01:54 PM PDT

Me gjithë rritjen e tensioneve mes fqinjëve ballkanikë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq është shprehur për krijimin e një zone të përbashkët të tregtisë së lirë për rajonin e Ballkanit. “Nuk kam frikë nga e ardhmja nga pikëpamja ekonomike, ajo që kemi nevojë është stabiliteti politik në rajon”, është shprehur kryeministri serb, të mërkurën (15.09) në bisedë me agjencinë e lajmeve, AFP. Për këtë arsye ai thotë se angazhohet për stabilitetin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hillary Clinton i rikthehet fushatës për presidente

Posted: 15 Sep 2016 01:53 PM PDT

Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton rifilloi sot fushatën pas disa ditësh ndërprerje për shkak pneumonisë, por rivali i saj republikan Donald Trump po vë në pikëpyetje nivelin e saj të energjiës. Zonja Clinton ka nisur një tubim në Karolinën e Veriut, një shtet ku gara është ngushtë dhe ku të dy kandidatët kanë shkuar shpesh për fushatë. Tubimi i paraprin darkës së saj me udhëheqës hispanikë në Uashington, së bashku me Presidentin Barack Obama, një nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim terrorist në Bagdad

Posted: 15 Sep 2016 01:38 PM PDT

Një shpërthim terrorist ndodhi sot në kryeqytetin irakian duke vrarë dy civilë irakianë dhe duke plagosur 8 të tjerë. Një bombë shpërtheu në tregun e fruta-perimeve Al Rashid në jug të Bagdadit. Ky treg disa herë është sulmuar me bomba dhe autobomba nga terroristët e ISIS që kanë marrë përgjegjësinë për këto sulme kundër popullsisë shi’ite të Bagdadit. Nga ana tjetër, mësohet se forcat e ushtrisë irakiane kanë zmbrapsur një sulm të terroristëve të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Morenën e bëjnë fansat të qanë gjatë hyrjes në Zhurma Show (Video)

Posted: 15 Sep 2016 01:36 PM PDT

Sonte në Teatrin e Qytetit të Gjilanit po mbahet spektakli tradicional “Zhurma Show Awards”. Artistë të shumtë po marrin pjesë. Prej tyre është edhe këngëtarja Morena Taraku, e cila gjatë parakalimit në tapetin e kuq u mirëprit ëmbël nga adhuruesit, shkruan Magazina. E Morena nga gëzimi siç duket edhe ka qarë, ngase në videon e postuar në rrjetin social shkruan së nuk mund të ndalet duke qarë…   I can't stop crying 😩 i love them so much......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kujdes! Ja çfarë rrezikoni nëse flini gjatë ditës

Posted: 15 Sep 2016 01:14 PM PDT

Të gjithë duam që pas një dite të lodhshme në punë të marrim një sy gjumë me të vajtur në shtëpi. Por, një ekip shkencëtarësh kanë paralajmëruar se ky luks që ia lejojmë vetes mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit.  Ata që flenë për më shumë se një orë në ditë kanë 45% më shumë rrezik që të preken nga diabeti i tipit 2 kanë zbuluar shkencëtarët. Ndërsa marrja e një sy gjumi për një kohë më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fjalët e Mourinhos pas humbjes nga Feyenoord

Posted: 15 Sep 2016 01:05 PM PDT

Jose Mourinho nuk është i lumtur me humbjen nga Feyenoord në Europa League Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho insiston se nuk është i lumtur me ndeshjen e parë në Europa League. Por, ai thotë se në pjesën e dytë kanë bërë lojë të mirë dhe kishin kontrollin e ndeshjes. “Natyrisht që nuk jam i lumtur me fillimin. Mendoj se në pjesën e dytë ishim më të mirë dhe e kishim ndeshjen nën kontroll”, tha Mourinho pas ndeshjes. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Garë e ngushtë mes Clintonit dhe Trumpit, sipas sondazhit më të fundit

Posted: 15 Sep 2016 01:00 PM PDT

Kandidatët për presidencialet amerikane, Donald Trump dhe Hillary Clinton, janë shumë pranë sipas sondazhit më të fundit të publikuar sot. Clinton dhe Trump kanë të njëjtin përqindje (42%) mes votuesve potencialë të 8 nëntorit, sipas këtij sondazhi të realizuar nga “CBS News” dhe “New York Times”. Mes votuesve të regjistruar, kandidatja demokrate e kalon atë republikan vetëm me dy për qind (41% me 39 %), transmeton REL. Madje entuziazmi i përkrahësve të Clinton duket se ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllet Plzen-Roma, rezultat i papritur (VIDEO)

Posted: 15 Sep 2016 12:25 PM PDT

Roma ka barazuar me Victoria Plzenin në udhëtim, në ndeshjen që i takoi Ligës së Evropës. Çekët ndalën italianët në barazim 1:1, ani pse mysafirët kaluan të parët në epërsi. Për verdhekuqët realizoi Diego Perotti, ndërsa për vendësit Marek Bakos. Diego Perotti Goal HD Victoria Plzen 0-1 Roma... by viralvideos7 Marek Bakos Goal HD Victoria Plzen 1-1 AS Roma... by viralvideos7...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Unitedi pëson në Holandë

Posted: 15 Sep 2016 12:20 PM PDT

Manchester Unitedi ka pësuar humbjen e dytë me radhë në të gjitha garat, duke u mposhtur nga Feyenoordi në kuadër të Europa Ligës. Pas disfatës nga rivali lokal Manchester City në Premier Ligë, “Djajtë e Kuq” pësuan disfatë me rezultat minimal. Golin e fitores për Feyenoordin e realizoi Vilehna në minutën e 79. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Gjykata Speciale s’e ndryshon të ardhmen politike të vendit'

Posted: 15 Sep 2016 12:41 PM PDT

Analisti Astrit Gashi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se pret që Gjykata Speciale ta mbyll një kapitull që është përhapur dhe përdorur kundër Kosovës. “Krijimin e Gjykatës Speciale e shoh krijim të një koncenzusi të anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund padrejtësisë. Kjo është një pjesë ndoshta nuk do të zgjasë shumë, por ajo e mbyll një kapitull, jo vetëm që është përhapur por edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në iOS 10 të gjithë mund t’ua lexojnë mesazhet

Posted: 15 Sep 2016 12:30 PM PDT

Me çdo përditësim të ri vjen edhe nga një problem i ri. iOS 10 mund të jetë më i mirë se iOS 9 sa i përket veçorive dhe punës, por ka një mangësi – pasi lejon të gjithë t’ua lexojnë mesazhet. Sigurisht se kjo veçori ishte bërë me qëllim që të mund t’ua kthenit mesazhet njerëzve më shpejt, por kjo veçori mund të përdoret që të tjerët t’ua lexojnë mesazhet, transmeton Gazeta Express. Siç mund ta shihni në foton më poshtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Kosova pa demokraci të konsoliduar'

Posted: 15 Sep 2016 12:13 PM PDT

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë e cila po shënohet të enjten në botë, njohësit zhvillimeve politike dhe të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, vlerësojnë se Kosova është ende larg konsolidimit të demokracisë së vërtetë. Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se Kosova është ende në fazën fillestare të konsolidimit të demokracisë, pavarësisht se duke u përmendur shpesh fjalën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

100 neonazistë sulmojnë 20 emigrantë në Gjermani (Video)

Posted: 15 Sep 2016 12:12 PM PDT

Refugjatët dhe neonazistët janë përleshur nëpër rrugët e një qyteze në lindje të Gjermanisë gjatë ditës së sotme dhe policia u përpoq t’i shpëtonte emigrantët, raporti i të cilëve ishte 1 me 5 në krahasim me neonazisët. Por policia tha se ishin azilkërkuesit ata që e nisën sherrin dhe më pas hodhën edhe shishe ndaj policisë që po përpiqej t’i shpëtonte ata nga rrahja. Rreth 100 persona të ekstremit të djahthë, burra dhe gra, sulmuan rreth 20 azilkërkues......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndiqni këto hapa për t’i hequr dhimbjet gjatë menstruacioneve

Posted: 15 Sep 2016 12:08 PM PDT

Më shumë se gjysma e grave raportojnë për dhimbje gjatë ciklit menstrual. Përderisa këto dhimbje menstruale nuk janë shenjë e ndonjë sëmundje serioze shëndetësore, ato me të vërtetë që ua prishin disponimin, transmeton Telegrafi. Sidoqoftë, për ta lehtësuar dhimbjen, më poshtë i keni pesë këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë. Përmirësojeni dietën Zvogëlimi i yndyrave dhe ngritja e sasisë së konsumimit të perimeve mund të ndihmojë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Noizy përsëri në Kosovë, paraqitet në festivalin “Zhurma Show” (Foto)

Posted: 15 Sep 2016 12:07 PM PDT

Është thënë këto ditë se Noizy do të jetë përsëri në Kosovë, konkretisht në Gjilan Kështu ai e ka mbajtur këtë premtim duke arritur në këtë festival që sonte do t’i ndanë edhe çmimet për këngëtarët më të suksesshëm. Noizy i është shmangur pyetjeve të mediave duke hyrë direkt në sallë ku mbahet festivali. /GazetaExpress/  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deri më 2020, Bashkimi Evropian me WiFi pa pagesë në gjithë kontinentin

Posted: 15 Sep 2016 12:06 PM PDT

Komisioni evropian ka qenë mjaft i zënë kohëve të fundit duke punuar në iniciativën e re digjitale. Me grantin prej 120 milionë eurosh, BE planifikon të sjell rrjet WiFi pa pagesë në të gjitha shtetet e saj deri në 2020. Poashtu, deri në 2025 planifikohet të që rrjeti 5G të hyjë në secilën ndërtesë banimi në mënyrë që shpejtësia e shkarkimit të jetë 100Mbps. Sipas këtij synimi, secili fshat dhe qytet në BE duhet të pajiset me çasje pa pagesë në internetin pa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Majk anulon koncertet në Shqipëri nga frika e ndonjë sulmi nga OTR?

Posted: 15 Sep 2016 11:59 AM PDT

Pas përplasjes që ndodhi disa ditë më parë në Prishtinë, anëtarët e grupeve OTR dhe Babastars ndihen të kërcënuar nga njëri-tjetri. Majk është pjesë e grupit Babastars dhe së fundmi qarkullojnë zëra se ai ka anuluar datat kur do të vinte në Shqipëri. Thuhet se Majk ka anuluar datat për shkak të konfliktit “Noizy-Cozman” , madje ai ka thënë: “Kam frikë se më sulmojnë”.  Pavarësisht se Majk nuk ka qenë i pranishëm gjatë sherrit, ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thoni lamtumirë syzeve dhe përmirësoni shikimin me këtë recetë të përkryer

Posted: 15 Sep 2016 11:57 AM PDT

Një kirurge e njohur ruse dhe një bashkëpunëtor i saj preferojnë që para secilës seancë mjekësore t’ju ofrojnë pacientëve këtë recetë që përmirëson shikimin. Sipas tyre kjo recetë përmirëson shikimin dhe parandalon humbjen e shikimit, transmeton arbresh.info. Përbërësit që ju duhen janë: 100gr Aleo Vera 500gr arra të grimcuara 300gr mjaltë 3-4 copë lëng limoni Metoda e përgatitje: Gjethet e Aloe Vera i vendosni në një enë me ujë që ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nis punëtoria dy ditore për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Posted: 15 Sep 2016 11:46 AM PDT

Ka nisur sot në Prishtinë punëtoria dy ditore “Adresimi i stigmës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës/QKRMT, në partneritet me Ambasadën e Britanisë së Madhe. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Abrashi ka theksuar se trajtimi i viktimave të dhunës seksuale është një sfidë për shtetin dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri takon banorët e brezit kufitar Kosovë-Mali i Zi

Posted: 15 Sep 2016 11:30 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të konsultimeve të gjithanshme që ka nisur lidhur me procesin e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka takuar sot dhjetëra banorë që jetojnë dhe veprojnë në brezin kufitar, ka bërë të ditur Kryeministria nëpërmjet një komunikate. Kryeministri, i shoqëruar edhe nga ministri Kujtim Shala, kryetarët e Pejës e Istogut dhe deputetë të Kuvendit, kanë dëgjuar të gjitha opinionet dhe qëndrimet e banorëve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nicole mahnit Italinë! (FOTO)

Posted: 15 Sep 2016 11:26 AM PDT

Angazhimet profesionale u lënë pak kohë për të qëndruar me njëri-tjetrin, kohë që ai si sportist dhe ajo si këngëtare mundohen të shfrytëzojnë në maksimum. Nicole Scherzinger dhe i dashuri i saj, tenisti Grigor Dimitrov u shkëputën për pak ditë në Portofino të Italisë për pushime. Mesa duket gjërat po bëhen serioze mes tyre, pasi çifti është parë gjithë kohës i kapur dorë për dore. Sigurisht, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte Nicole me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pozitë e Opozitë takohen për Demarkacionin

Posted: 15 Sep 2016 11:17 AM PDT

Në këto momente po mbahet një takim ndërmjet zyrtarëve të partive politike të pozitës e opozitës. Në këtë takim ku po marrin pjesë edhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane dhe ambasadave të tjera, nuk po marrin pjesë liderët e partive. Sidoqoftë, në këtë takim të ftuar nga Naim Rashiti nga Grupi Ballkani, po marrin pjesë nënkryetarë dhe zyrtarë të lartë të PDK-së, LDK-së, VV-së e AAK-së. LDK po përfaqsohet nga Arban Abrashi dhe Faton Avdullahu. Kurse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Veliaj, shembull për të rinjtë që duan t’i hyjnë politikës

Posted: 15 Sep 2016 10:45 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtë të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar lart personalitetin dhe punën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Shefi i diplomacisë kosovare përmes Facebook-ut ka thënë ndër të tjerash se Veliaj është edhe një shembull për të rinjtë që duan t’i hyjnë politikës. “Pata kënaqësinë të takoj një mik të vjetër timin, Erion Veliaj. Një kryebashkiak model i cili po bën çdo ditë ndryshime në Tiranë dhe qeverisjen e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :