Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Zëri: “Barcelona e Atletico nuk shfrytëzojnë gabimin e Realit, ndajnë pikët” plus 29 more

loading...

Zëri: “Barcelona e Atletico nuk shfrytëzojnë gabimin e Realit, ndajnë pikët” plus 29 more


Barcelona e Atletico nuk shfrytëzojnë gabimin e Realit, ndajnë pikët

Posted: 21 Sep 2016 02:56 PM PDT

Barcelona dhe Atletico Madridi kanë barazuar me rezultat 1:1 Barcelona nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 me Atletico Madridin, në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou. Të parët në epërsi kaluan vendësit, me golin e shënuar nga Ivan Rakitic në minutën e 41’të. Në pjesën e dytë Atletico Madrid u kthye në lojë me golin e shënuar nga argjentinasi Correa, i cili shënoi golin përfundimtar të këtij takimi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër protesta e nëntë e qytetarëve #Protestoj

Posted: 21 Sep 2016 02:52 PM PDT

Grupi i qytetarëve #Protestoj për herë të nëntë do të mblidhen të enjten për të protestuar siç thonë kundër korrupsionit “që tashmë ka depërtuar në instancat më të larta shtetërore”. Përmes thirrjes publike në faqen e tyre në Facebook #PROTESTOJ kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në përgjimet ku protagonistë janë zyrtarë të lartë të shtetit, kryesisht të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Era Istrefi gati për koncertin e New Yorkut (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 02:46 PM PDT

Era Istrefi vazhdon të jetë mëse e angazhuar. Pas performancës së saj tejet të suksesshme në Sofie të Bullgarisë, ajo do të paraqitet sonte në New York. “Paqe NY! Nuk më pritet të paraqitem në skenë”, ka shkruar Istrefi në mbishkrimin e fotos të postuar në llogarinë e saj në Instagram ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adele ia dedikon koncertin ndarjes së Pitt dhe Jolie (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 02:43 PM PDT

Këngëtarja e shumë hiteve, Adele i ka dedikuar koncertin e saj në New York çiftit Angelina Jolie dhe Brad Pitt të cilët janë bërë kryelajm i mediave rozë për divorcin e tyre. Duke kënduar disa nga këngët e saj në Madison Square Garden, Adele ka thënë duket se pa dashje, “Brangelina janë ndarë, nuk janë më bashkë”. Ajo ka pranuar se divorci i çiftit ka qenë në mendjen e saj tërë ditën dhe në atë moment ajo thjesht është ndier se duhet të nxjerrë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kadaj- Bujupi: Kisha në kampusin e UP-së, memorial i krimit

Posted: 21 Sep 2016 02:32 PM PDT

Në kohën kur janë shtuar zërat që shumë shpejt do të mbahet një tryezë për çështjen e demarkacionit, të thirrur nga vetë kryeministri Mustafa, Lëvizja Vetëvendosje thotë se marrëveshja aktuale e demarkacionit është e vdekur dhe duhet të rikthehet në pikën zero. “Duhet të fillohet një proces i ri, duhet të bëhet shkarkimi i komisionit dhe të këtë një llogaridhënie nga ata që i shkaktuan dëm kaq të madh republikës për më shumë se një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiq: Jam kosovar (Video)

Posted: 21 Sep 2016 02:27 PM PDT

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka folur shpesh herë me shumë dashuri për shtetin e Kosovës. Së fundmi, në një paraqitje televizive në Tribuna Channel, ai ka thënë se është dhe ndjehet kosovar. "Jam kosovar, ose në gjuhën serbe, kosovac", është shprehur Rashiq.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dorina Mema me fjalë të rënda për Encën (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 02:11 PM PDT

Kampionia shqiptare e fitness-it, njëkohësisht fituesja në fuqi e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars” ka rrëfyer në një intervistë projektet e saj aktuale, ku siç thotë po bashkëpunon me disa investitorë nga Katari për krijimin e një uji dobësimi. E meqë jemi këtu, Dorina Mema ka folur dhe për personazhet shqiptarë të cilët sipas saj duhet t’u kushtojnë rëndësi trupit. Kë VIP do të donte të trajnonte Dorina? Shumë shpejt do të kem Ponin, e cila ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ermal Mamaqi ‘ndërmjetësues’ për një përqafim mes Berishës dhe Ramës (VIDEO)

Posted: 21 Sep 2016 01:54 PM PDT

Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi ka menduar që të ftuarin e parë në emisionin e tij më të ri që quhet ‘Xing me Ermalin”, të ketë ish-kryeministrin Sali Berishën. Mamaqi ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku ai i bën një propozim Berishës dhe kryeministrit aktual, Edi Ramës. Por, Berisha nuk është menduar gjatë për propozimin dhe ja ka kthyer në moment, gjë e cila ka shkaktuar shumë të qeshura në sallë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia franceze përleshet me migrantët

Posted: 21 Sep 2016 01:54 PM PDT

Policia e Francës ka përdorë gaz lotsjellës për t’i detyruar qindra migrantë të largohen nga rruga që çonte në një qytet-port, që shihet se dalje për në Britani. Autoritetet thanë se afro 300 migrantë nga një kamp i improvizuar, i njohur me emrin “xhungël”, i ishin afruar sot pasdite rrugës në Calais dhe dhjetëra prej tyre ishin përpjekur të hynin në autostradë. Zyrtarët lokalë në këtë rajon verior francez thanë se migrantët kishin hedhur objekte të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma-Crotone, shkatërrim total

Posted: 21 Sep 2016 01:45 PM PDT

Roma ka deklasuar Crotonen duke e mundur 4:0 në "Olimpico". Golat për ekipin verdhekuq i realizuan Stephan El Shaarawy, Mohamed Salah dhe Edin Dzeko (2). Me këtë fitore, Roma grumbullon 10 pikë pas katër ndeshjeve. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Interi fantastik, vjen fitorja e tretë radhazi

Posted: 21 Sep 2016 01:41 PM PDT

Interi ka zgjeruar serinë e fitoreve në tri të tilla me triumfin ndaj Empolit në udhëtim me rezultat 2-0. Edhe në këtë ndeshje ka qenë Icardi ai që pati fjalën kryesore në ndeshje. Icardi shënoi në minutën e dhjetë dhe shtatëmbëdhjetë. Pas kësaj fitoreje Inter ngritët në vendin e pestë me 10 pikë, dy më pak se lideri. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventusi kthehet në krye të tabelës

Posted: 21 Sep 2016 01:37 PM PDT

Juventus ka shënuar fitore të thellë ndaj Cagliarit, 4-0, duke u kthyer në krye të tabelës. Golin e parë e shenoi Rugani në minutën e ’14, pastaj  Higuai në minutën e ’34-të dhe Alves në minutën e ’39. Kurse në pjesën e dytë, në minutën e ’84-të, Ceppitelli i Cagliarit shënoi autogol.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo kujton vizitën në Gjakovë, shikoni çfarë foto ka postuar në Facebook

Posted: 21 Sep 2016 01:27 PM PDT

Pas luftës në Kosovë, legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo, kishte vizituar qytetin e Gjakovës. Ai e ka postuar sot një foto të vizitës së tij, në ditën ndërkombëtare të paqes. “Ne jemi të gjithë të bashkuar në këtë. Le ta bëjmë botën një vend më të mirë për të gjithë ne”, ka shkruar Ronaldo, përcjellë “GazetaOlle.com”. Ai kishte dhënë donacion edhe për shkollën “Mustafa Bakia”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jabllanoviq i përgjigjet Kurtit: Serbët do të bëhen gati për luftë

Posted: 21 Sep 2016 01:26 PM PDT

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq i ka quajtur të papranueshme deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ky i fundit ka paralajmëruar luftë në Kosovë nëse kalon versioni aktual i Demarkacionit me Malin e Zi. Jaballanoviq, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se KFOR-i dhe Misioni i Bashkimit Evropian, EULEX-i, duhet të angazhohen maksimalisht pas kësaj deklarate të Kurtit. “Lufta për të cilën flet Albin Kurti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Real Madrid ndalet nga Villareal

Posted: 21 Sep 2016 01:02 PM PDT

Real Madrid nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 me Villareal Skuadra e Real Madridit ka barazuar 1:1 me Villarealin, duke lëshuar kështu pikët e para këtë edicion në La Liga. Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e shënuar nga mesfushori Bruno nga pika e bardhë. Real Madrid u përgjigj në pjesën e dytë me golin e Ramosit, por kjo ishte e gjitha që arritën të bëjnë në këtë takim. Pas kësaj fitoreje Real Madridi mban vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Villareal......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bayern i pandalshëm (Video)

Posted: 21 Sep 2016 01:00 PM PDT

Bayern Munich ka mposhtur Hertha Berlinin me rezultat 3:0 Skuadra e Bayern Munichut ka vazhduar me fitore në Bundesliga, pasi në Allianz Arena ka mposhtur Hertha Berlinin 3:0, për të shënuar fitoren e katërt në katër ndeshje. Golat për Bayernin në këtë takim i realizuan Ribery, Thiago Alcantara dhe Robben. Pas kësaj fitoreje Bayern mban vendin e parë me 12 pikë, ndërsa hertha mbetet në vendin e dytë me 9 pikë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Personi që dogji veturën e gruas sime, është aktivist i VV'së (Video)

Posted: 21 Sep 2016 01:16 PM PDT

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se personi i arrestuar për djegien e veturës së gruas së tij, është aktivist i Vetëvendosjes. Ai ka deklaruar se tashmë pret vendimin e gjykatës për këtë person Bajram Gecaj ka folur edhe për Demarkacionin për ç’gjë ka deklaruar se janë duke mbajtur takime me ekspertë për të qartësuar këtë çështje. Ai ka shtuar se ka deputetë të LDK-së që po hezitojnë ta votojnë Demarkacionin. Gecaj ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Letra tejet emocionuese e Brad Pitt, bën xhiron e botës

Posted: 21 Sep 2016 12:51 PM PDT

Bota e shoubizit u shokua me lajmin se Angelina Jolie ka kërkuar shkurorëzim nga Brad Pitt, pasi lidhja e tyre konsiderohej se do të zgjaste përgjithmonë. Ka pasur spekulime nga më të ndryshmet për ndarjen e çiftit të njohur si Brangelina, duke nisur nga problemet me rritjen e fëmijëve deri te aferat jashtëmartesore. Sidoqoftë, fansat e kanë publikuar një letër që e ka shkruar Pitt para disa vitesh (kur çifti kishte probleme), e cila është emocionuese dhe është shpërndarë në masë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SanDisk sjell SD kartën e parë në botë me kapacitet 1TB

Posted: 21 Sep 2016 12:39 PM PDT

SanDisk ka prezantuar kartën SDXC më të madhe në botë, e cila është e para që mund të mbajë deri në një terabajt memorie. Në vitin 2014 kompania nxori një kartë 512 GB që ishte më e mira e prodhuar deri atëherë. Protopi i kartës së memories u prezantua nga firma në Këln të Gjermanisë dhe ky lajmërim vjen 16 vite pasi SanDisk nxori për herë të parë kartën SD 64 MB, një kapacitet shumë i madh për atë kohë. Karta e re 1 TB e SanDisk është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruaja goditet 26 herë më thikë në mes të rrugës në pikë të ditës, kalimtarët nuk e shpëtojnë (Foto/Video, +18)

Posted: 21 Sep 2016 12:31 PM PDT

Një sulm i tmerrshëm ka ndodhur në rrugët e kryeqytetit të Indisë, ku shfaqet momenti kur një 21-vjeçare ndalohet në mes të rrugës në pikë të ditës, dhe qëllohet 26 herë me thikë nga një burrë, derisa kalimtarët e rastit shikonin rastin sikur të mos ishte duke ndodhur asgjë. Viktima e njohur si Karuna, është therur për vdekje nga një ndjekës i identifikuar si Surendar Singh 34-vjeç, i cili është filmuar duke kryer aktin në pjesën veriore të Delhit, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiq zbulon të fshehtat koalicionit PDK-LDK, për demarkacionin (Video)

Posted: 21 Sep 2016 12:07 PM PDT

Nëse deputetët e Listës serbe do të takoheshin me partnerët e tyre të koalicionit për votimin e demarkacionit, ata do votonin pro ratifikimit pa asnjë kusht të vetëm. Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq ka deklaruar në emisionin Republika të Tribuna Channel se do të votonin pro demarkacionit pa asnjë kusht. Mmirëpo partnerët e tyre të koalicionit nuk i kanë takuar asnjëherë ata dhe nuk i kanë pyetur kurrë se si do votonin, ose a do vinin në seancë. “Partnerët e koalicionit nga LDK e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeprokurori Beka: Përgjimet nuk do të duhej të publikoheshin

Posted: 21 Sep 2016 11:52 AM PDT

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, në emisionin "Komiteti" - drejtuar nga Berat Buzhala - prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka folur për aferën më të madhe të përgjimeve, ‘Pronto’. Përderisa e gjithë vëmendja është tek përgjimet dhe tek ajo çfarë është thënë në to, Kryeprokurori ka sqaruar anën juridike për fillimin e hetimeve ndaj protagonistit te aferës ‘Pronto’, deputetit Adem......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Përjetësisht falënderues SHBA-ve dhe presidentit Obama

Posted: 21 Sep 2016 11:44 AM PDT

Kreu i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa ka publikuar në profilin e vet të Facebookut foton nga takimi me Presidenti e SHBA Baracak Obama dhe Zonjën e Parë të SHBA Michelle Obama. Ky është postimi i Mustafës: “Përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Presidentit Barack Obama për përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës. Faleminderit President Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama për pritjen!”  Sot gjatë ditës disa herë është njoftuar për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ligji i ri për trafikun, i rëndë për qytetarët

Posted: 21 Sep 2016 11:36 AM PDT

Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidente trafiku në gjysmën e parë të vitit, flasin shifrat zyrtare të Policisë së Kosovës, ndërkohë që një numër aksidentesh kanë shënuar posaçërisht periudhën e verës. Autoritetet e rendit thonë se kanë shqiptuar mijëra dënime me gjobë, por shkeljet e rregullave në trafik dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shëndërruar në ‘tragjedi për shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Empoli – Inter

Posted: 21 Sep 2016 11:24 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Empoli – Inter Empoli: Inter: Handanovic,D'Ambrosio, Miranda, Murillo, Santon,Joao Mario, Medel, Kondogbia,Candreva, Icardi, Perisic ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Juventus – Cagliari

Posted: 21 Sep 2016 11:22 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Juventus – Cagliari Juventus: Buffon; Rugani, Barzagli, Chiellini; Dani Alves, Lemina, Hernanes, Pjanic, Alex Sandro; Dybala, Higuain Cagliari: Storari, Ceppitelli, Murru, Alves, Barella, Di Gennaro, Padoin, Bittante, Pedro, Sau, Borriello ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Villareal

Posted: 21 Sep 2016 10:35 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Real Madrid – Villareal Real Madrid dhe Villareal kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre të vlefshëm për La Ligan spanjolle. Real: Casilla, Danilo, Varane, Ramos, Marcelo, Kovacic, Kroos, James, Ronaldo, Bale, Benzema Villareal: Asenjo; Mario, Musacchio, V.Ruiz, J.Ángel; Bruno, Trigueros; Jonathan Dos Santos, Castillejo, Cheryshev y Sansone ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Bayern – Hertha

Posted: 21 Sep 2016 10:30 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Bayern Munich – Hertha Berlin Bayern Munich dhe Hertha Berlin kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre të vlefshëm për Bundesligan gjermane. Bayern: Neuer, Lahm, Boateng, Javi Martinez, Alaba, Alonso, Vidal, Thiago, Müller, Ribery, Lewandowski Hertha: Jarstein; Plattenhardt, Langkamp, Stark, Pekarik; Lustenberger, Allan, Haraguchi, Esswein, Weiser; Ibisevic ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq: Normalizim raportesh, para kërkimfaljes

Posted: 21 Sep 2016 11:14 AM PDT

Kërkimfalja e Serbisë për krime të luftës duhet të ndodhë përmes një dialogu dhe stabilizimi të raporteve ndërmjet të dyja vendeve. Të kërkosh falje sa për marketing politik është lojë me viktimat. Kështu ka vlerësuar shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Në një intervistë për RTK’në, Gjuriq ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të tentojnë të normalizojnë raportet para një akti të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ermal Fejzullahu mallëngjehet për këtë person (FOTO)

Posted: 21 Sep 2016 10:59 AM PDT

Këngëtari Ermal Fejzullahu në rrjetin e tij social "instagram" është mallëngjyer  duke publikuar një fotografi me humoristin e ndjerë Ibrahim Krajkova-Leci. Fejzullahu në këtë publikim ka mbishkrimin " Sa me kthej mbrapa kjo foto .... Njerezit si ti nuk vdesin .... Leci #legend” Ndër të tjera kjo fotografi është bërë në kohen e fëmijërisë së këngëtaritZERI/     Sa me kthej mbrapa kjo foto .... Njerezit si ti nuk vdesin .... Leci #legend A photo posted by Ermal......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :