Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Zëri: “Haradinaj pi çaj “rusi” në Vushtrri (Foto)” plus 29 more

loading...

Zëri: “Haradinaj pi çaj “rusi” në Vushtrri (Foto)” plus 29 more


Haradinaj pi çaj “rusi” në Vushtrri (Foto)

Posted: 16 Sep 2016 02:31 PM PDT

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka qëndruar në qytetin e Vushtrrisë, ku është takuar me qytetarë dhe simpatizantë e struktura të partisë së tij, raporton portali Veriu.info. Në kuadër të aktiviteteve në Vushtrri, Haradinaj ka mbajtur një takim me qytetarë në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, ku ka folur për aktualitetin politik, duke përfshirë demarkacionin dhe Asociacionin e komunave serbe, për të cilat tha se nuk duhet të votohen nga deputet e Kuvendit të Kosovës, raporton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flet nëna që humbi dy djem shkaku i fajdeve (Video)

Posted: 16 Sep 2016 02:27 PM PDT

Sofie Mehana e cila humbi dy djem për shkak të fajdeve thotë se vazhdon të kërkojë drejtësi për Muratin dhe Petritin. Në hulumtimin e kësaj jave rreth fenomenit të fajdeve në Mitrovicë të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, nëna e cila humbi dy djem për shkak të fajdeve thotë se vazhdon të kërkojë drejtësi për Muratin dhe Petritin. Ajo rrëfeu momentin tragjik kur e mori lajmin për vdekjen e djalit Muratit, 30 vjeçar. “Kunati na ka thirrë në telefon dhe na ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë thotë Nuri Seferi për meçin me Firal Arslan

Posted: 16 Sep 2016 02:27 PM PDT

Nuri Seferi ka thënë se është përgatitur maksimalisht për meçin me Firal Arslan Boksieri shqiptar Nuri Seferi, do të ndeshet me Firat Arslan, ishe kampion bote edhe sfidues i kampionëve të mëdhenj të botës. Seferi ka thënë se është i përgatitur maksimalisht për meçin që do të zhvillohet të shtunën në Goppingen të Gjermanisë, përcjell Gazeta Express. “Jam i përgatitur maksimalisht për këtë meç. Besoj se jam në formën e duhur dhe do t’ia dal......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qemajl Mustafa i përgjigjet Prokurorisë pas aktakuzës - E keni huqur adresën

Posted: 16 Sep 2016 02:26 PM PDT

Ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa disa orë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë për krim të organizuar të lidhur me korrupsionin, ka reaguar. Ai në një status në Facebook ka treguar se tashmë ka thënë dorëheqje edhe nga pozita e tij si anëtar i bordit në zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Mustafa në këtë reagim ka kritikuar edhe drejtësinë në Kosovë duke thënë se ata nuk janë duke e bërë punën siç......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa Françesku viziton qendrën emergjente në Romë (FOTO)

Posted: 16 Sep 2016 02:13 PM PDT

Papa Françesku në orët e pasdites sot ka vizituar një qendër të emergjences në Romë Ai në ora 16.00 ka vizituar qendrën emergjente dhe repartin e lehonisë në spitalin “San Giovanni” në Romë. Për më shumë shikoni këto fotografi  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shifra rekorde të pasurisë së sekuestruar (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 02:03 PM PDT

Prokurorët kosovarë nuk janë duke e zbatuar ligjin për kompetencat e zgjeruara ani pse ka kohë që është miratuar. Kritik për këtë çështje është edhe Shqipdon Fazliu, që këtë të premte raportoi para këshillit prokurorial. Në total Prokuroria është duke mbajtur nën sekuestrim asetet në vlerë prej 110 milionë eurosh. Pavarësisht kësaj shifre, prej tyre deri me tani asnjë një cent nuk është derdhur në arkën e shteti. Kjo pasi që Gjykatat për këto......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aurela Hoxha nudo në “Dashuri në Bjeshkët e Namuna” (Foto)

Posted: 16 Sep 2016 01:49 PM PDT

Modelja Aurela Hoxha tashmë është pjesë e filmit “Dashuri në Bjeshkët e Namuna”. Ajo ka publikuar një foto nga xhirimet, e cila të jep përshtypjen e një posteri. Mesa duket roli i saj do të ketë karakter mjaft sensual, pasi në foto shfaqet nudo e mbuluar vetëm nga një peshqir./Gazeta Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Besim Beqaj flet për Pronton dhe vendet e tij të punës (Video)

Posted: 16 Sep 2016 01:39 PM PDT

Deputeti i PDK-së, Besim Beqaj, ka folur për herë të parë për aferën Pronto. Beqaj ka qenë pjesë e këtyre përgjimeve, ndërsa në InfoBox të RTV Dukagjinit thotë se biseda me Adem Grabovcin ka qenë për çështje pune. Ai ka mohuar të këtë ndikuar për punësime apo të ketë punësuar dikë jashtëligjshëm. Ndiqeni rrëfimin e plotë të Beqajt, për aferën Pronto dhe vendet e tij të punës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kelmendi premton punësimin e mbi 1 milion njerëzve për 6 vjet

Posted: 16 Sep 2016 01:36 PM PDT

Deputeti i pavarur Ramiz Kelmendi, ka bërë preyentimin e një program të tij ekonomik në emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum. Kelmendi ka thënë se ekonomia në Kosovë shpeshherë ka mbetë viktimë e politikës dhe e patrajtuar mjaftueshëm, kjo, në mungesë të njerëzve në Qeveri që munden t’i menaxhojnë resoret e caktuara në Qeveri, në mënyrë që mos  të varen nga çështjet politike. Ai ka thënë se në bazë të rritjes ekonomike aktuale 3-4......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bacca kalon Milanin në epërsi (Video)

Posted: 16 Sep 2016 01:36 PM PDT

Milani ka kaluar në epërsi ndaj Sampdorias Sulmuesi Carlos Bacca ka shënuar për 1:0 në minutën e 85’të. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çka thotë për Kosovën gazetarja e arrestuar ruse?

Posted: 16 Sep 2016 01:23 PM PDT

Njëra nga dy personat rusë, të prononcuar si gazetarë, të cilët ishin ndaluar të enjten në Rahovec nga Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është shëndoshë e mirë. Oksana Sazonova, ka kritikuar shtetin tonë për atë se si arrestojnë gazetarët dhe ka falënderuar shtetin e saj për përkrahje, njofton Klan Kosova. “Ne jemi mirë dhe po shkojmë drejt Serbisë Qendrore. Faleminderit miqve të dashur për përkrahje!!! Faleminderit qeverisë ruse që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Video e re, Cozman-Policëve: Noizy ma mshoi i pari (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 01:15 PM PDT

Vazhdojnë hetimet lidhur me përleshjen mes reperëve të njohur Cozman dhe Noizy. Një video e hedhur në kanalin e Youtube, e regjistruar vetëm pak sekonda pas përleshjes së dy grupeve Baba Stars dhe OTR, sjellë detaje të tjera, shkruan Indeksonline. Derisa Policia e Kosovës po prangoste Cozmanin, ai ishte munduar të shfajsonte veten e tij. Minuta o4.oo:  “Ai ma mshoi i pari, ai ma mshoi pa pikë faji”, ka thënë Cozman duke iu referuar Noizit. Se kush i’a mshoi i pari, e kush i fundit … shpresojmë ta mësojmë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq thotë se marrëveshja për targat, pengoi dhunën e kaosin

Posted: 16 Sep 2016 01:02 PM PDT

Marrëveshja për targat me statusin neutral për automjetet në Kosovë ka penguar bllokadën, kaosin dhe përshkallëzimin e dhunës, thotë Marko Gjuriq. Sektori i OJQ-ve pret që të dy delegacionet duhet të shpjegojnë në mënyrë të veçantë zbatimin e marrëveshjes, që të mos ketë më problem për interpretimin e paqartë. Dy letra të bardha me ngjitës do të vendosen mbi simbolet e statusit në një makinë me targa të Serbisë që hynë në Kosovë dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa tregon se kur do të takohet me opozitën

Posted: 16 Sep 2016 12:39 PM PDT

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se në fillim të tetorit do ta takoj opozitën për tu ballafaquar edhe një herë me fakte për demarkacioni. Mustafa i ftuar në ‘ArgumentPlus’ të rtv 21, ka pohuar se do të ketë takime të ndryshme në ditët në vijim rreth çështjes së Demarkacionit. Ai ka thënë se marrëveshja nuk do të riprocedurohet përderisa nuk ka fakte të reja. “ Në fillim të tetorit do ta takoj opozitën dhe ti qesim të gjitha faktet e që ne do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qëllimin e këtyre gjërave nuk e keni ditur kurrë

Posted: 16 Sep 2016 12:35 PM PDT

Ka shumë gjëra të cilat i shohim rreth nesh çdo ditë, por prapë nuk e dinë se për çfarë shërbejnë në të vërtetë. Kështu, Gazeta Express sot ju transmeton disa prej sekreteve të tyre – dhe ne jemi të lumtur t’i ndajmë ato me ju! Cilindri në kabllon e laptopit tuaj Sigurisht e keni vërejtur kur e përdorni laptopin. Kjo pajisje e vogël por shumë e rëndësishme shtyp frekuencën e lartë në qarqet elektronike. Vrima e vogël në dritaren e një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes ish-Presidenti i Italisë- gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte ushtar në Kosovë

Posted: 16 Sep 2016 12:32 PM PDT

Sot ka ndërruar jetë ish-presidenti i Italisë përgjatë viteve 1999-2006, Carlo Azeglio Ciampi, në moshën 95 vjeçare. Interesante në relacion me Kosovën është se si 20 vjeçar ai kishte përfunduar në Kosovë, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, transmeton Koha.net. Ai kishte emëruar Berlusconin kryeministër në vitin 2001, e më pas ka pasur kundërshti kur Berlusconi përkrahte presidentin Bush, e Ciampi e kundërshtonte ngaqë ishte kudër luftës në Irak. Ciampi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina blindon Endrit Krasniqin dhe Lorik Boshnjakun

Posted: 16 Sep 2016 12:27 PM PDT

Edhe për katër vitet e ardhshme dy mesfushorët do të mbrojnë ngjyrat e Prishtinës Endrit Krasniqi (21 vjeç – 26. 10. 1994) dhe Lorik Boshnjaku (21 vjeç – 07. 07. 1995) konsiderohen si dy mesfushorët më të mirë në Superligë. Dhe, që të dy blindohen nga Prishtina edhe për katër vitet e ardhshme. Që të dy futbollistët kanë pasur edhe për një vit e gjysmë kontratë valide me skuadrën, por, paraqitja e përkryer shpaguhet me jetëgjatësinë që i ofron klubi në gjirin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shikoni muskujt e Kaltrina Lulajt (Foto/Video)

Posted: 16 Sep 2016 12:04 PM PDT

Bukuroshja Kaltrina Lulaj ka treguar se është e fuqishme edhe sa i përket muskujve Kaltrina Lulaj është njëra prej femrave shqiptare që më së shumti e ndjek palestrën. ​   Stop telling people more than they need to know •silence is the best way🤓 A video posted by •Official KL🌸 (@kaltrinlulaj) on Sep 14, 2016 at 2:18pm PDT ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjesti i mahnitshëm i princit William, ja çfarë bëri ai (Video)

Posted: 16 Sep 2016 11:33 AM PDT

Çifti mbretërorë ishte duke promovuar  fushatën  e tyre të shëndetit mendor në Harlow, kur Zëvendës lejtnanti nga  Essex u rrëzua  gjatë një vizite mbretërore në një shkollë. Në këtë moment princi William vrapoi t’i ndihmojë pensionistit që u shërben atyre, shkruan The Sun transmeton lajmi.net. Duka dhe Dukesha e Cambridge ishin në HarloW për të prmovouar kampanjën e shëndeti mendor. Shikojeni  në video momentin kur princi e ndihmon personelin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MASHT nuk heq dorë nga testimi i mësimdhënësve

Posted: 16 Sep 2016 11:30 AM PDT

Nënshkrimet e 15 mijë mësimdhënësve kundër vlerësimit të njohurive të tyre, nuk do ta zmbrapsin Ministrinë e Arsimit. Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, këmbëngul se ky test mbi performancën e mësimdhënësve, do të realizohet në mënyrë që dikasteri i tij të ketë një pasqyrë reale mbi njohuritë e përgjithshme të këtij komuniteti. Sipas Bajramit, testi nuk do të mbahet gjatë këtij viti akademik, po gjithsesi ai do të realizohet, pasi edhe mësimdhënësit ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacionet zyrtare: Chelsea – Liverpool

Posted: 16 Sep 2016 11:21 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Chelsea – Liverpool Chelsea dhe Liverpool do të përballen në ‘Stamford Bridge’ duke filluar nga ora 21:00. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë, përcjell Express Chelsea: Courtois, Ivanovic, Cahill, David Luiz, Azpilicueta, Kanté, Willian, Oscar, Matic, Hazard, Costa Liverpool: Mignolet, Clyne, Matip, Lovren, Milner, Henderson, Wijnaldum, Lallana, Coutinho, Mane, Sturridge ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrugët e Bogës përplot mbeturina (FOTO)

Posted: 16 Sep 2016 11:16 AM PDT

Boga njihet njëri ndër vendet më atraktive për turistë. Gjatë dy stinëve (verës-dimrit) ky vend është i frekuentuar nga njerëz të cilët vijnë nga vende të ndryshme vetëm e vetëm për të shijuar bukuritë e këtij vendi. Por kjo që do të shihni në vazhdim nuk janë pjesë të bukurive natyre të Bogës... Nga një lexues i zeri.info janë dërguar këto fotografi në të cilat shihen mbeturinat në rrugët që të qojnë deri në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazetarët rus u dëbuan nga Kosova dhe u gjobitën

Posted: 16 Sep 2016 10:56 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy nga gazetarët rus janë dëbuar nga Kosova dhe janë gjobitur për arsye se kanë kaluar kufirin për të hyrë në Kosovë, pa dokumente përkatëse. Policia e Kosovës shtetasve rusë u ka ndaluar hyrjen në Kosovë për 5 vite./ZËRI Ky është versioni i Policisë së Kosovës dërguar zeri.info Me datën 15.09.2016  rreth orës 18:30 nga patrulla policore e Stacionit Policor në Rahovec është ndaluar një veturë e tipit Peugeot me targa KS, të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Njëherë deputetë, gjithmonë deputetë! (FOTO)

Posted: 16 Sep 2016 10:33 AM PDT

Në Kuvendin e Kosovës ka përfaqësues të subjekteve politike që janë deputetë për hiç më pak se 15 vjet. Sipas disa fotografive të redaktores së fotografisë në gazetën “Zëri”, Laura Hasani,  deputetë të Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e parë e deri më tani janë: Xhavit Haliti(PDK), Sabri Hamiti(LDK), Ismajl Kurteshi(LVV), i cili disa mandate ma herët ka qenë deputet i PDK-së në Kuvend, Flora Brovina(PDK), etj. Përpos disa përfaqësuesve politik në Kuvend......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjakova i pafat, mbetet pa medalje evropiane

Posted: 16 Sep 2016 10:26 AM PDT

Xhudisti Akil Gjakova (73 kg), anëtar i kombëtares së Kosovës, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian për juniorë, që u mbajt në Malaga të Spanjës.  Ai ishte i pafat, pasi që në luftë për medaljen e bronztë pësoi pas 4 minutave nga slloveni, Martin Hojak. Gjakova pa luftë kaloi rrethin e parë, pasi që nuk u përballë me garuesin nga Sllovakia, Martin Becik. Më pas Gjakova qe më i mirë se portugezi, Miguel Alves, duke e mposhtur për 4 minuta, ndërsa në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Barcelona me tri mungesa ndaj Leganes (Foto)

Posted: 16 Sep 2016 10:22 AM PDT

Sergio Busquets, Digne dhe Aleix Vidal nuk janë ftuar për ndeshjen që Barcelona e zhvillon me Leganes Pas humbjes befasuese në Camp Nou nga Alaves në skuadër të xhiros së tretë në La Liga, Barcelona do të tentojë t’iu rikthehet fitoreve. Katalunasit të shtunën do të ballafaqohen me skuadrën e promovuar në La Liga, Leganes. Por, ktalaunsait do të jenë me tri mungesa për këtë sfidë. Mesfushori Sergio Busquets dhe dy mbrojtësit, Digne dhe Aleix Vidal, do të mungojnë për sfidën e së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sonte ndodh një fenomen qiellor

Posted: 16 Sep 2016 10:20 AM PDT

Njerëzit nëpër gjithë botën do të përjetojnë një eklips sot, pasi hija e Tokës do të kryqëzojë rrugët me hënën. Eklipsi do të shkaktojë hënën e plotë e cila zakonisht shihet në kohën e ekuinoksit vjeshtor por këtë herë hija e Tokës do të bëjë që hëna të ketë një shkëlqim më ndryshe. Ndryshe klubi ‘Astronomy Outreach of Kosovo’ po qëndron në sheshet e kryeqytetit për të vrojtuar këtë fenomen. Klubi ndër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirohen gazetarët rus

Posted: 16 Sep 2016 10:14 AM PDT

Gazetarët Oksana Sazonova dhe kolegu i saj Sergei Belous të cilët sipas të dhënave në dispozicion, policia e Kosovës akuzon ata se në mënyrë të paligjshme kaluan kufirin administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë liruar. Kjo është bërë e ditur nga vetë gazetarët rus të cilët me anë të një postimi në ‘Facebok’, kanë treguar se janë rrugës për në Merdare. Ndërkaq që lirimi i tyre është kërkuar edhe nga instancat më të larta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia tregon se si ndodhi vdekja e 16 vjeçarit nga Istogu, që u rrah nga 3 moshatarë

Posted: 16 Sep 2016 09:46 AM PDT

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës informon se me datë 16.09.2016 rreth orës 13:12 përmes telefonit nga Qendra Emergjente e Spitalit Rajonal Pejë, është njoftuar se një person kishte arritur më gjendje të rëndë shëndetësore, por ende me shenja jete dhe përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për t’i dhënë ndihmen adekuate mjekësore i njëjti kishte ndërruar jetë. Menjëherë njësite relevante policore pran Stacionit policor Istog kanë ndërmarrë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momenti i vendosjes së kryqit në 'kishën' e Millosheviqit në oborrin e UP-së (Video)

Posted: 16 Sep 2016 09:31 AM PDT

Ylli Hoxha, shef i grupit të asamblistëve të VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e ka publikuar një video të 27 janarit 1999. Në këtë video, shihet vendosja e kryqit në objektin e papërfunduar në oborrin e Universitetit të Prishtinës që serbët e quajnë “Kisha e Svetog Spasa”, transmeton lajmi.net. Këtu shihet se si kryqi i praruar në ar, vendoset me një vinç mbi “kishë”, derisa vendi është i siguruar nga forca ushtarake. Në kohën kur u vendos kryqi, në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :