Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Zëri: “Kikboksieri nga Kosova mbron titullin në Tai-Boks ndaj suediezit (Foto)” plus 29 more

loading...

Zëri: “Kikboksieri nga Kosova mbron titullin në Tai-Boks ndaj suediezit (Foto)” plus 29 more


Kikboksieri nga Kosova mbron titullin në Tai-Boks ndaj suediezit (Foto)

Posted: 10 Sep 2016 02:46 PM PDT

Dardan Morina me nokaut në rundin e tretë arriti të mbron titullin në Tai-Boks në disiplinën K1. Kikbokseri me prejardhje nga Malisheva, por që mbron ngjyrat e Gjermanisë fitoi lehtësisht ndaj suedezit, Pietro Vecchio. Ky meç u zhvillua në Gjermani dhe Dardani kishte përkrahje të madhe nga tifozët. Vlen te theksohet se ai ishte zgjedhur kikboksieri më i mirë shqiptar në vitin 2013, transmeton Telegrafi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mona i la Zanfinës një amanet (Video)

Posted: 10 Sep 2016 02:34 PM PDT

Nëna e motrave Ismaili, e ndjera Mona Ismaili gjithmonë ka punuar me vajzat e saj që ato një ditë të bëhen të zonjat e vetes dhe të jenë të suksesshme në karrierën muzikore të cilën falë së ëmës e kanë nisur në fëmijëri. Edhe pak para se të vdiste ajo u sigurua që vajza e saj Zanfina ta vazhdojë muzikën duke ia lënë kështu si amanet këtë, shkruan lajmi.net. Ajo në një intervistë për Prive foli rreth karrierës së saj muzikore duke i përmendur me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti: Të bashkohemi në kundërshtimin e së keqes e jo të ndahemi në formën e së mirës

Posted: 10 Sep 2016 02:12 PM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar një status në profilin e tij ku ka thënë se të gjithë duhet të punojnë me ndalu sipas tij këtë qeverisje në Kosovë. “Mund të mos pajtohemi për rrugën përpara por besoj që shumica pajtohemi se kjo çka kemi sot është e dëmshme, është regresive dhe nuk mjafton”. “Të bashkohemi në kundërshtimin e së keqes e jo të ndahemi në formën e së mirës”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alaves tronditi Barcelonën (Video)

Posted: 10 Sep 2016 01:58 PM PDT

Alaves ka mposhtur 2:1 Barcelonën në ‘Camp Nou’ Skuadra e cila hyri në La Liga pas shumë viteve, ia ka shkaktuar humbjen e parë këtë edicion kampionit, Barcelonës. Alaves e ka mposhtur 2:1 Barcelonën, duke tronditur gjithë të pranishmit në ‘Camp Nou’, përcjell Gazeta Express. Barcelona e nisi ndeshjen pa Leo Messin e Luis Suarez, të cilët u inkuadruan në pjesën e dytë, por që nuk arritën të ndihmojnë bashkëlojtarët e tyre për të marrë së paku një pikë nga ekipi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Pavarësisht rezultatit, gjithmonë duhet të jemi në mbështetje të sportistëve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë

Posted: 10 Sep 2016 01:11 PM PDT

Kosova ka humbur sërish nga Sllovenia në garat kualifikuese për “Eurobasket 2017”. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 81-91. Përkundër kësaj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se gjithmonë duhet të mbështetën sportistët që e përfaqësojnë shtetin. Ky është statusi i plotë i Veslit në profilin e tij në Facebook. “Në Mitrovicë sonte bashkë me mijëra simpatizues bëra tifo për përfaqësuesen tonë në basketboll, e cila luajti shumë mirë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Walker: Politikanët e Kosovës nuk janë patriotë

Posted: 10 Sep 2016 12:43 PM PDT

Ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se sistemi politik në Kosovë nuk po funksionon. Duke folur për krizën politike në vend, William Walker ia atribuon përgjegjësinë jo vetëm politikanëve të vendit, sidomos Qeverisë, por edhe problemeve të trashëguara nga ato që ai i quan gabime të organizatave dhe faktorëve ndërkombëtarë që kanë vepruar në vend që pas çlirimit. Walker foli edhe për planin e tij për të organizuar diasporën shqiptare nga të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Teuta i përgjigjet pyetjeve për të ardhurat mujore, marrëdhënien me Adonisin, ermin e vajzës, armiqtë dhe tradhtinë (Video)

Posted: 10 Sep 2016 12:40 PM PDT

Teuta Krasniqi vazhdon të jetë një nga personat më të komentuar në mediat rozë. E gjitha kjo për të kaluarën e saj me këngëtarin Blero, por edhe rreth jetës saj profesionale. Aktorja dhe prezantuesja e njohur ishte e ftuar e emisionit Prive, për rubrikën 60 sekondshe. Teuta me këtë rast u pyet për shumë gjëra si: Të ardhurat mujore, marrëdhënia e saj me Adonisin, emrin e vajzës, tradhtinë, të kaluarën, armiqtë, tradhtinë e shumë gjëra të tjera, që i gjeni të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria: Demarkacioni punë e kryer, nuk i rrezikojmë vizat (VIDEO)

Posted: 10 Sep 2016 12:38 PM PDT

Qeveria e Kosovës po zotohet se do të përmbushë në kohë të gjitha kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi në mënyre qe të mos rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave. Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Mustafa, thotë se çështja e liberalizimit të vizave e detyron Qeverinë e Kosovës, qe të marrë hapa konkret dhe të shpejtë për të plotësuar këtë kriter para se qytetarëve tu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pa fitore

Posted: 10 Sep 2016 12:33 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll nuk ka arritur fitore as në ndeshjen e katërt të zhvilluar në palestrën “Minatori” ndaj Sllovenisë. Kosova në dy periudhat e para ishte fantastike por që nuk arriti të mbahet deri në fund pasi u mposht me rezultat 81:91 ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tre vjeçari nga Podujeva në nevojë për transplant të veshkave (VIDEO)

Posted: 10 Sep 2016 12:29 PM PDT

Tre vjeçari nga fshati Majac i komunës së Podujevës, Besim Kurtolli, ka probleme te mëdha shëndetësore dhe ka nevoje për transplant te veshkave. Por shuma prej 250 mijë eurove që mjekët gjermanë kanë kërkuar për trajtimin e vogëlushit është vështirë të sigurohet nga familja. Doktoresha Lidvana Spahiu, që e ka nën përkujdes Besimin nëpërmjet telefonit i tha Klan Kosovës se sëmundja që ai ka është shumë e rrallë, diku një në 100,000 fëmijë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk mund ta besoni çfarë ka bërë basketbollisti i Sllovenisë gjatë himnit të Kosovës (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 12:18 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Sllovenisë. Për sllovenët luan edhe basketbollisti kosovar Gëzim Morina. Gjatë intonimit të himnit të Kosovës, Morina kishte vendosur dorën në zemër shkruan GazetaOlle.com ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK dhe LDK mohojnë zgjedhjet e parakohshme

Posted: 10 Sep 2016 12:00 PM PDT

Problemet e brendshme të koalicionit qeverisës për ta votuar demarkacionin, kanë vënë në pah edhe mundësinë që nëse kjo çështje nuk kalon, atëherë të mendohet shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Madje zërat për këtë temë janë shtuar pas 1 shtatorit, ani pse qëndrimet janë të ndryshme brenda partisë më të madhe në vend, PDK-së. Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, njëri nga njerëzit më me ndikim në këtë parti, Xhavit Haliti,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova - Sllovenia, rezultati i pjesës së parë befasues

Posted: 10 Sep 2016 11:44 AM PDT

osova është duke fituar ndaj Sllovenisë me rezultat 41:37 Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shkëlqyer në çerekun e parë dhe të dytë ndaj Sllovenisë, duke i mposhtur me rezultat 41:37, përcjell Gazeta Express. Djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll duken të etur për të arritur fitoren e parë, derisa edhe në çerekun e tretë dhe të katërt do të mundohen të jenë superior ndaj mysafirëve ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Befasohet Pacolli. Një nga yjet më të famshëm shqiptar mysafir në rezidencen e tij (Foto)

Posted: 10 Sep 2016 11:38 AM PDT

Organizatorët kanë paralajmëruar pjesmarrjen e shumë yjeve të muzikës në koncertin që po mbahet në rezidencën e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli. Por nuk ka qenë e paralajmëruar pjesmarrja e kapitetit të kombëtares, Lorik Cana, shkruan Magazina.al Ylli i kombëtares iu përgjigj ftesës së Pacollit, dhe mori pjesë në këtë koncert që pos tjerash shënon edhe 65 vjetorin e lindjes së ish presidentit të Kosovës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liverpooli deklasoi Leicesterin (Video)

Posted: 10 Sep 2016 11:25 AM PDT

Skuadra e Jurgen Klopp e nisi furishëm takimin ndaj Leicester Cityt, duke kaluar në epërsi pas 13 minutave lojë. Rezultatin e kësaj ndeshje e zhbllokoi sulmuesi Roberto Firmino. Për 2:0 shënoi Sadio Mane në minutën e 31’të. Para se skuadrat të shkonin në pushim, Lucas Leiva bëri një gabim, duka ia mundësuar Jamie Vardyt të ngushtojë epërsinë në 2:1. Por, në pjesën e dytë, Liverpooli sërish tregoi se ishte më i mirë se kampioni i Premierligës, duke shënuar për 3:1 dhe rezultatin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Veriut ndalon të qeshurën në publik, ja arsyeja e çmendur

Posted: 10 Sep 2016 11:17 AM PDT

Përreth figurës së Kim Jong Un, udhëheqësit suprem të Republikës Demokratike të Koresë që prej 18 dhjetorit 2011, qarkullojnë mistere dhe legjenda të mëdha, të cilat kanë shkaktuar shpesh të qeshura dhe tallje. Por tani e tutje një ironi e tillë nuk do të jetë më e mundur sepse diktatorit mendon se nuk po e marrin seriozisht, të paktën sipas asaj që shkruan “Independent”. Çdo lloj batute, kuptimi të dyfishtë apo sarkazme, do të dënohet me ligj. Dy fjali në mënyrë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Basketbollisti i Kosovës ofendohet dhe fishkllohet nga tifozët kosovar

Posted: 10 Sep 2016 11:12 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Sllovenisë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Basketbollisti më i ri i Prishtinës Drilon Hajrizi, është fikshlluar dhe ofenduar nga tifozët e pranishëm në palestër. Sigurisht një gjë të tillë e kanë bërë tifozët mitrovicas pasi Hajrizi, është transferuar në Prishtinë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventus nuk ndalet (VIDEO)

Posted: 10 Sep 2016 10:53 AM PDT

Zonja e Vjetër në ‘Juventus Stadium’ ka mposhtur 3:1 Sassuolon, në kuadër të xhiros së tretë. Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e parë. Higuain me dy gola dhe Pjanic me një, ishin realizatorët për Juventusin. Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Antei.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj sjell fakte të reja: Edhe Mali i Zi, Çakorrin e konsideron si kufi në mes dy shteteve (Foto)

Posted: 10 Sep 2016 10:59 AM PDT

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se edhe në literatura malazeze Çakorrin e konsideron si kufiri në mes dy shteteve. Haradinaj ka shkruar në Facebook se kjo marrëveshje nuk është më funksionale dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë. Ky është shkrimi i Haradinajt në Facebook: “Krahas shumë informatave që po na vijnë nga të gjitha anët, e që i falënderoj shumë, me lejoni të ndajë një të tillë, për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: Nuk e kam ndërruar numrin e telefonit për pesë vjet (Video)

Posted: 10 Sep 2016 10:54 AM PDT

“Nuk e  kam ndërruar numrin e telefonit për pesë vjet”, thotë Limaj Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj thotë se nuk i ka ndërruar numrat e telefonit çdo dy javë dhe se ka komunikuar me Adem Grabovcin  edhe në kohën kur bisedat e Grabovcit përgjoheshin. Në emisionin Argument plus të RTV 21, Limaj flet edhe për ftesën e kryeministrit për dialog me opozitën për Demarkacionin me Malin e Zi. Thotë se ende nuk ka ftesë zyrtare për një takim të mundshëm. Thekson se ftesa duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Theret me thikë, filloristi në Prishtinë

Posted: 10 Sep 2016 10:50 AM PDT

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, është ther me thikë një nxënës i shkollës fillore në Prishtinë. Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, pasi i njëjti pas një zënke është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar (nxënës). Njësitë policore janë duke hetuar rastin. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja sa njerëz shkuan në festën e Pacollit (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 10:39 AM PDT

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ditë që ka paralajmëruar një festë në oborrin e tij. Gjithsecili ka mundur të jetë pjesë e këtij organizmi, vetëm duke e konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje. Është vet Pacolli që para disa minutash përmes një postimi ka falënderuar të gjithë miqtë e tij siç ka thënë “që kanë marrë këtë rrugë ndoshta të mundimshme për të qenë bashkë”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky lajm nuk do të ju pëlqej për Arlind Ajetin

Posted: 10 Sep 2016 10:25 AM PDT

Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësit shqiptar do t’i duhen edhe dy javë për t’u rikthyer në fushë. 22-vjeçari i lindur në Bazel e nisi mbarë aventurën me Torinon, duke shkëlqyer në miqësoret e para përgatitore. Por pikërisht në momentin më të mirë ai pësoi një tërheqje muskulore që e la jashtë ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Milanit. Sikur të mos mjaftonte ky problem, lojtari u gjend në një situatë të vështirë në ditët e fundit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet shkaku i shtyrjes së martesës së Emës, motrës së Adelina Ismajlit

Posted: 10 Sep 2016 10:27 AM PDT

Adelina, Ema e Zanfina, janë tri motra, që të tria të njohura e të dashura nga publiku. Adelina dhe Zanfina të çmuara për karrierën në muzikë, ndërsa Ema për pamjen mbresëlënëse, shkruan “Kosovarja”. Adelina është martuar me Valin, Zanfina ende mbetet beqare, dhe për Emen dimë që është në një lidhje. Bukuroshja e familjes kishte për t’u martuar në muajin qershor, por për shkak të vdekjes së nënës, martesa e saj është shtyrë për më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkencëtarët tregojnë çfarë ndjejmë pak minuta para vdekjes

Posted: 10 Sep 2016 10:02 AM PDT

Të gjithë jemi kureshtarë për vdekjen. Vdekja dhe jeta janë hulumtuar gjerësisht nga shkencëtarët përgjatë gjithë shekujve. ‘Shoqëria e Kimistëve Amerikanë’ ka dalë me një teori interesante. Ata kanë krahasuar ndjenjën para vdekjes me ndjenjën kur shikoni një film shumë të frikshëm horror, pasi ata gjetën se truri reagon njëjtë në të dyja rastet. Frika nuk është armiku ynë. Emocionet janë mënyra se si shprehen ndjenjat dhe truri, të cilët na......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur yllit të Cityt në derbin e Manchesterit (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 09:59 AM PDT

Kolarov ka humbur dhëmbin në derbi ndaj Manchester Unitedit Manchester City mori tri pikë në derbi ndaj Manchester Unitedit, por mbajtësi Aleksandër Kolarov është larguar nga Old Trafford pa një dhëmbë. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i tij, Pep Guardiola, i cili ka thënë se nuk dihet se si e ka humbur atë. “Kolarov humbi dhëmbin e tij gjatë ndeshjes. As ai nuk e dinë se si ndodhi kjo”, tha Guardiola pas ndeshj ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Therje me thikë mes kosovarëve në Gjermani

Posted: 10 Sep 2016 09:50 AM PDT

Të mërkurën e kaluar rreth orës 20.30, një kosovar 44-vjeçar e ka sulmuar një bashkatdhetar të vetin 42-vjeçar, pronar i një restoranti të vogël në „Landsberger Strasse“, në Mynih të Gjermanisë. Pa kurrfarë paralajmërimi, ai e sulmoi pronarin shqiptar të restorantit, i cili ka qenë duke punuar prapa banakut, i kthyer me shpinë. I dyshuari, një kosovar me profesion montues i papunë, e theri me thikë pronarin e restorantit, duke e goditur në pjesën e prapme të kokës, raportojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita: Qeveria do të dorëzohet

Posted: 10 Sep 2016 09:40 AM PDT

Partnerët e mëdhenj të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë konsultuar me partnerin tjetër Listën Serbe për çështjen e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi as pas dështimit të ratifikimit të kësaj marrëveshjeje më 1 shtator, kur u tërhoq nga votimi në mungesë të Listës Serbe. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se kanë takime me përfaqësuesit e serbëve, porse nuk janë konsultuar për këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FOTOT e biznesmenit palestines të dhunuar në Tiranë, ja kërcënimi që i bënë autorët

Posted: 10 Sep 2016 09:37 AM PDT

Biznesmeni Faad Mitri u dhunua dhe u kërcënua sot nga persona të paidentifikuar në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit. Fotot e mëposhtme tregojnë momentet kur biznesmeni ndodhet i shtrirë në tokë nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Biznesmeni libanez udhëtonte me një automjet Mitsubishi që drejtohej nga shoferi i tij, kur u përplasën nga një tjetër makinë Volkswagen brenda së cilës ndodheshin 4 persona. Këta të fundit dhunuan me sende të forta sipërmarrësin dhe shoferin, e më pas u larguan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Matoshi: Albin Kurti, me retorika luftënxitëse nuk fitohen zgjedhjet

Posted: 10 Sep 2016 09:32 AM PDT

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ndaj deklaratave që sot ka dhënë ish- lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili tha se opozita e parandaloi luftën me Malin e Zi. Matoshi në një shënim në Facebok tha se zgjedhjet nuk fitohen me retorike luftnxitëse. Ja shkirmi i plotë: Albin, me retorika luftenxitese nuk fitohen zgjedhjet! Te lutem Zotni i nderuem Kurti, te lutem shume, shmange kete turbonacionalizem, sepse me kete retorike ti po ua zgjate jeten “Vellaznise Pronto”! Po cfar lufte me nji shtet qe tashma asht anetare e NATO-s Albin? Dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :