Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Zëri: “Rashica gëzon Kosovën” plus 29 more

loading...

Zëri: “Rashica gëzon Kosovën” plus 29 more


Rashica gëzon Kosovën

Posted: 25 Sep 2016 02:50 PM PDT

Muharrem Sahiti ka thënë se Milot Rashica pritet të luaj kundër Krocisë Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti e ka konfirmuar për SuperSport se Milot Rashica nuk ka pësuar ndonjë lëndim të rëndë dhe se pritet të luajë ndaj Kroacisë. Rashica u lëndua në ndeshjen e sotme të Vitesses kundër Twentes, ku u detyrua të largohet në pjesën e parë.  Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë do të zhvillohet me 6 tetor në Shkodër. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbardhet e vërteta e ndarjes së FC Prishtinës me Munishin

Posted: 25 Sep 2016 02:28 PM PDT

Zbardhët e vërteta e ndarjes së FC Prishtinës me trajnerin Kushtrim Mushin. Derisa ky i fundit tash e disa ditë është ankuar se klubi nuk i ishte ofruar kontratë, vetë FC Prishtina thotë se Kushtrim Munishi nuk kishte merituar kontratë profesionale nga klubi më i madh i Kosovës, i cili në edicionin e ardhshëm pritet të garoj në gata Evropiane. FC Prishtina thekson se Munishi, njëkohësisht me postin e trajnerit po punonte edhe në një shkollë private të futbollit të atillë çfare janë hapur me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dodik paralajmëron fundin e Bosnjës pas referendumit, Republikën Serbe e quan shtet

Posted: 25 Sep 2016 02:10 PM PDT

Pas numrit të 30,76 të vendvotimeve, në referendumin e organizuar në Republikën Serbe të Bosnjës, “për” kanë votuar 99.80 për qind e qytetarëve. Në referendum kanë marrë pjesë ndërmjet 56 dhe 60 për qind të votuesve të regjistruar. Në anën tjetër, presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, i entuziazmuar nga rezultati e ka quajtur shtet RS-së. “Vetëm liria serbëve u ka qenë e garantuar atëherë kur kishin shtet. Prandaj, Republika Serbe si shtet është e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Goli i Gashit nga gjuajta e lirë pëlqehet edhe nga Federeri (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 02:09 PM PDT

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, ka shënuar dy gola ndaj Vancouver në MLS. I pari erdhi nga pika e bardhë, ndërsa i dyti i cili befasoi të gjithë, është ai nga gjuajta e lirë. Ky gol nuk i ka ikur edhe tenistit të njohur Roger Federer, i cili ka pëlqyer videon e golit të Gashit në Instagramin e tij. Ky ishte goli i tij i shtatë në këtë sezon në MLS për sulmuesin shqiptarë. /Telegrafi/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fiorentina dhe Milan ndajnë pikët (Video)

Posted: 25 Sep 2016 01:58 PM PDT

Fiorentina dhe Milan kanë barazuar pa gola Ndeshja derbi e javës së gjashtë në Serie A ndërmjet Fiorentinës dhe Milanit ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0. Vendësit kanë pasur mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi, por portieri Donnarumma e më pas shtylla pingule priten gjuajtjen e Ilicicit nga pika e bardhë. Pas këtij barazimi, Milan ngritët në vendin e gjashtë me 10 pikë, ndërsa Fiorentina në vendin e 11’ me tetë pikë. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ilaç natyral për zbardhjen e dhëmbëve, efekti i menjëhershëm (Video)

Posted: 25 Sep 2016 01:53 PM PDT

A do të dëshironit t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale dhe pa shpenzuar shumë para? Një vajzë ka publikuar një video në YouTube dhe tregon një mënyrë krejtësish natyrale e cila arrihet në kushte shtëpiake për zbardhjen e dhëmbëve, transmeton lajmi.net. Ajo tregon se krejt çka ju nevojitet janë: disa pika lëng limoni, sodë e bukës dhe një furçë dhëmbësh. LEXO EDHE: Disa truqe të grimit që kurrë nuk i keni dëgjuar më parë Ajo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si të rigjeneroni flokët në një natë: Ky është ilaçi natyral (Video)

Posted: 25 Sep 2016 01:36 PM PDT

Ka mënyra të ndryshme për tu kujdesur për flokët tuaj. Ne do të jua prezantojmë një ilaç natyral që rigjeneron flokët tuaj brenda një nate, transmeton lajmi.net. Një video e publikuar në YouTube shpjegon se si përzërja e dy përbërësve të vetëm mund të krijojë një përbërës të proteinave që janë të afta të veprojnë në një natë të vetme. LEXO EDHE: Si të kesh flokë të buta pas lyerjes? Krejt çka ju duhet janë: dy......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita s’ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri (Video)

Posted: 25 Sep 2016 01:32 PM PDT

Përfaqësues të partive opozitare në vend thonë se nuk pranojnë të dialogojnë për marrëveshjen e Demarkacionit në versionin aktual. Ata kërkojnë që marrëveshja të kthehet në pikën zero. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se nuk kanë marrë ftesë zyrtare  nga ana e kryeministrit për këtë takim. Për më tepër, ajo thotë se nuk kanë parë përpjekje që ky takim të realizohet. Sipas saj, Demarkacioni ka vdekur më 1......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksidentohet vetura e Policisë në Kamzë, vdes një polic

Posted: 25 Sep 2016 01:09 PM PDT

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor. Një patrullë e rendit, rreth orës 21:35, është përplasur me një mjet tjetër motorik në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamzë. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, 3 policët e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por njëri prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Referendumi në Republikën Serbe: 99.80 e serbëve votojnë 'për', rriten tensionet

Posted: 25 Sep 2016 01:09 PM PDT

Pas numrit të 30,76 të vendvotimeve, në referendumin e organizuar në Republikën Serbe të Bosnjës, “për” kanë votuar 99.80 përqind e qytetarëve. Në referendum kanë marrë pjesë ndërmjet 56 dhe 60 për qind të votuesve të regjistruar. Ligji për referendum definon se ai mund të jetë i vlefshëm nëse në të dalin më shumë se 50 për qind e qytetarëve të regjistruar në listat zgjedhore, transmeton lajmi.net. Zyrtarët boshnjakë ishin kundër referendumit, sepse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga të gjitha vendet e rajonit, Kosova është më afër Koresë së Veriut!?

Posted: 25 Sep 2016 01:06 PM PDT

Është publikuar Indeksi i Ri i pasaportave, që tregon se cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë, pra ato që qytetarëve u mundësojnë të udhëtojnë në shumë vende bote pa pasur nevojë për vizë. Si çdo vit, pasaportat më të vlefshme janë ato të shteteve të Evropës. Në vendin e parë radhiten Gjermania e Suedia, qytetarët e të cilave shtete mund të udhëtojnë në 158 vende pa vizë, transmeton Telegrafi. Në vendin e dytë (157 shtete) janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministria e Arsimit e vendosur: Testi për mësimdhënësit do të mbahet (Video)

Posted: 25 Sep 2016 01:01 PM PDT

Testi vlerësues për performancën e mësimdhënësve dhe profesorëve universitar për Ministrinë e  Arsimit konsiderohet çështje e mbyllur. Faton Fetahu, asistent personal- ligjor i ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kishte zgjedhur rrjetin social ‘Viber’ për t’i kthyer përgjigje televizionit, por pa u lëshuar në shpjegime të hollësishme. “Meqenëse MASHT e konsideron të mbyllur këtë çështje atëherë vlerësojmë  se kemi thënë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Artistë të njohur që nuk kanë ‘gjurmë’ as në rrjetet sociale (Video)

Posted: 25 Sep 2016 12:50 PM PDT

Këngët e tyre figurojnë në Youtube. E veç kësaj pak e hiq dimë për ta tash e sa kohë. Të shfauqr vetëm përmes ndonjë teksti këngësh, te këngët e këngëtarëve që sot bashkëpunojnë me ta, Aida e Armend Rexhepagiqi kanë fshirë “gjurmë” e tyre duke u larguar shumë nga publiku. Ndonëse rrallë mund t’i takoj rrugëve të Prishtinës ndonjë paparac, ata ka kohë që kanë hequr dorë edhe nga intervistat për media, duke u kursyer edhe në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëse keni njërin nga këta smartfonë Samsung – duhet të keni kujdes

Posted: 25 Sep 2016 12:42 PM PDT

Pas rasteve me mbinxehjen dhe eksplodimin e baterisë tek smartfoni më i ri i Samsung - Galaxy Note 7, incidenti i radhës ka ndodhur të premtën në mëngjes dhe lajmi interesant është se nuk ishte një Galaxy Note 7, por një Galaxy Note 2. Një Galaxy Note 2 – i lançuar në vitin 2012 – ka shpërthyer në një avion të IndiGo derisa po fluturonte në Chennai nga Singapori dhe antarët e ekuipazhit e kanë fikur zjarrin. Pas incidentit, autoritetet kanë njoftuar se të gjithë pronarët e smartfonëve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Polici 'nokauton' tifozin në ndeshjen Feronikeli-Prishtina (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 12:37 PM PDT

Në ndeshjen mes Feronikelit dhe Prishtinës nuk kishte tensione vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Tifozët e dy skuadrave kishin fërkime gjatë ndeshjes, derisa një tifoz vendës e pësoi më keq. Ai u godit me shuplakë nga një polic./Tribuna Channel/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Disa truqe të grimit që kurrë nuk i keni dëgjuar më parë

Posted: 25 Sep 2016 12:31 PM PDT

Këtu po ju paraqesim disa nga truqet e çdo industrie të bukurisë nga make-up artistët më gjenialë dhe këshillat e tyre për preferenca sa më praktike… Shkëlqyes buzësh mbi buzëkuq mat “Aplikoni një buzëkuq mat e më pas mbi të shkëlqyes me ngjyrë – kjo mund të tingëllojë paksa çuditshëm, por efekti mat i buzëkuqit ju jep një intenzitet të mahnitshëm buzëve.” – Yadim Hijëzim, hijëzim dhe vetëm hijëzim “Aplikoni hijëzues......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE pret dakordim për kodin telefonik (Video)

Posted: 25 Sep 2016 12:26 PM PDT

Fillimi i javës së ardhshme do të jetë i ngjeshur me takime mes palës kosovare dhe asaj serbe. Nga e hëna e deri të mërkurën,  ekipet negociatore të nivelit teknik do të zhvillojnë takime për kodin telefonik shtetëror të Kosovës. Kosova e Serbia, nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth këtij kodi, pavarësisht se kohë më parë kanë rënë dakord për të bërë marrëveshje. Që nga janari, palët janë takuar por këto takimet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha shënon në barazimin e Anzhit

Posted: 25 Sep 2016 12:26 PM PDT

Kjo fundjavë ishte mjaft e pasur për futbollistët kosovarë. Bernard Berisha ka shënuar gol në barazimin 2:2 të Anzhi Makhachkalas ndaj Zenit St. Petersburg, në futbollin elitar rus. Përfaqësuesi kosovar ka shënuar në minutën e 28-të nga penalltia, ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 87-të të ndeshjes, shkruan Zëri. Futbollistët kosovarë po tregohen në formë, pak ditë para ndeshjes me Kroacinë dhe asaj me Ukrainën, në kualifikimet për Botërorin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Selimi: 'Sfidat e Mijëvjeçarit' – investimet në energji, ambient dhe shëndetësi (Video)

Posted: 25 Sep 2016 12:22 PM PDT

Pranimi i Kosovës në programin Kompakt të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, tregon për mbështetjen e qeverisë amerikane ndaj forcimit të ekonomisë së Kosovës, thotë koordinatori kombëtar i kësaj korporate në Qeverinë e Kosovës, Petrit Selimi. Selimi ka folur për Zërin e Amerikës për pengesat e evidentuara, që kufizojnë investimet në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se po hartohen plane për t’u fokusuar në sektorët që do t’i sjellin më shumë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa nga Amerika fton opozitën në takim (Video)

Posted: 25 Sep 2016 12:22 PM PDT

Kryeministri Isa Mustafa i çoi selam opozitës nga Amerika. Ai tha se do t’i ftojë në takim krerët e subjekteve politike opozitare për të diskutuar rreth marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. E në Prishtinë opozita nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në këtë takim të ftuar nga shefi i qeverisë. Mirëpo, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë një kusht, tërheqjen e marrëveshjes. Pozicion pak a shumë njëjtë karshi propozimit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me brushë dhëmbësh ka fërkuar hundën: Ka zbuluar që ky truk bën mrekulli! (Video)

Posted: 25 Sep 2016 12:06 PM PDT

E gjitha që duhet të bëni është që ta përavullitni hundën, apo në ndonjë mënyrë tjetër pjesën e fytyrës e cila është problematike, në mënyrë që poret të hapen. Me siguri e dini tashmë që pasta e zakonshme e dhëmbëve është aleat ideal në luftë kundër puçrrave (nuk ka ndonjë vajzë e cila së paku një herë nuk ka rënë të fle gjumë me pikë paste në puçërr, për ta tharë), dhe nuk ka arsye që të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zvicra, vendi më i pasur në botë (Video)

Posted: 25 Sep 2016 12:03 PM PDT

Zvicra kryeson listën, ku çdo qytetar ka asete mesatare prej rreth 170,589 euro Një studim i ri ka renditur vendet më të pasura në botë. Anketa është kryer në bazë të vlerës mesatare të kursimeve, pensioneve dhe investimet e popullsisë. Zvicra kryeson listën, ku çdo qytetar ka asete mesatare prej rreth 170,589 euro. Catherine Brendmajer, studiues ekonomie në “Allianz”, e cila është pjesë e ekipit hulumtues, ka thënë se është e mahnitshme se si disa vende evropiane ranë në renditje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja kur do ta ketë meçin final të Evropianit boksierja Donjeta Sadiku

Posted: 25 Sep 2016 11:57 AM PDT

Donjeta Sadiku do të garojë nesër nga ora 15:00 për Medalje të Artë në finalen e madhe të Evropianit për juniore, i cili po mbahet në Turqi, shkruan Zëri. Boksierja kosovare nga Gollaku e ka kundërshtare ukrainasen Marija Cherednichenko. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bllokohet klinika ruse në Tiranë, u investuan paratë e trafikut të organeve

Posted: 25 Sep 2016 11:45 AM PDT

Një shtetas rus i akuzuar për trafikim të organeve në Izrael, ka tentuar të pastrojë para në Shqipëri nëpërmjet një klinike të hapur në qendër të Tiranës, në vitin 2014 nga një tjetër shtetas rus, Boris Igor Wolfman. Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të llogarive bankare të klinikës “A Neë Life 4U” sh.p.k. me administrator dhe ortak shtetasin Robert Shpolinske. Nga monitorimi i vazhdueshëm rezulton se në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zviceranët votojnë pro përgjimit më të madh nga shteti

Posted: 25 Sep 2016 11:44 AM PDT

Votuesit zviceranë i kanë dhënë një mbështetje të fuqishme një ligji që i jep kompetenca të reja monitoruese agjencive të inteligjencës. Ligji i ri do t'i mundësojë autoriteteve në Zvicër të përgjojnë telefonat dhe postën elektronike (email), por edhe të instalojnë kamera e mikrofona të fshehura, raporton BBC. Masat e reja do t'i ndihmojnë Zvicrës të jetë në hapë me vendet e tjera të botës, kanë thënë mbështetësit e ligjit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reforma fiskale nuk ndikoi në çmimet e konsumit (Video)

Posted: 25 Sep 2016 11:37 AM PDT

Reforma fiskale nuk ka pasur ndikim në rënie të çmimeve të konsumit, ani pse  ishte paraparë që të ndikojë direkt në shportën e konsumatorit,  bizneseve dhe zhvillimin ekonomik. Arsyen për mosreflektimin e pakos së re fiskale  në uljen e çmimeve të konsumit, e ka dhënë  ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.  Ibrahim Rexhepi, njohës i çështjeve ekonomike thotë  se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, reforma......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shevchenko flet për ndeshjen me Kosovën

Posted: 25 Sep 2016 11:36 AM PDT

Përzgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka thënë se ka pak njohuri për Përfaqësuesen e Kosovës, raporton Zëri. Ish-futbollisti i njohur botëror thotë se ekipi i tij duhet ta konsiderojë këtë lojë si krejt të tjerat, pasi e sheh atë si mjaft të rëndësishme. “Ndeshjet kundër Kosovës janë po aq të rëndësishme si ato ndaj skuadrave tjera. E di se ndeshja do të zhvillohet në terren neutral, por e di se tifozët tanë do të vijnë edhe në Poloni, por edhe nëse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj e demanton Sali Berishën: Shtëpia e tij nuk ishte bazë e UÇK-së

Posted: 25 Sep 2016 11:35 AM PDT

Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi në një emision se ia kishte lënë shtëpinë e tij në Tropojë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nevojat e tyre si bazë. Por dikush po e thotë të kundërtën. Nesim Haradinaj, njëri nga udhëheqësit e luftës në Gllogjan e më pas edhe në zonën kufitare si pjesë udhëheqëse e brigadës 138 Agim Ramadani, e ka demantuar Berishën. LEXO EDHE: Sali Berishës iu dogj shtëpia nga serbët në vitin 1999 (VIDEO) “E......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sali Berishës iu dogj shtëpia nga serbët në vitin 1999 (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 11:30 AM PDT

Shumë shtëpi u granatuan e u shkatërruan gjatë luftës në Kosovë. Forcat serbe disa here granata hodhën edhe përtej kufirit në territorin e Shqipërisë, njofton Klan Kosova. Bile gjatë vitit 1999 cak ishte edhe shtëpia e ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtë e beri të ditur vet Berisha në emisionin Xing me Ermal Mamaqin që u transmetua në Klan Kosova mbrëmjen e së shtunës. Ish-kryeministri i Shqipërisë bëri me dije se shtëpinë e tij në shërbim të ushtarëve të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata Speciale pritet të ndjekë zyrtarë të lartë të shtetit (Video)

Posted: 25 Sep 2016 11:16 AM PDT

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale, nuk pritet të dalin para drejtësisë deri kah fundi i këtij viti apo fillimi i vitit 2017. Kjo të paktën është konfirmuar nga kryeprokurori David Schwendiman, raporton RTV21. Aktualisht është hapur konkursi për të përzgjedhur prokurorë e gjykatës që do të punojnë në këtë gjykatë e të cilët do të merren me rastet e krimeve të pretenduara që kanë kryer......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :