Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“10 femra që shkruan me emra burrash” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“10 femra që shkruan me emra burrash” plus 9 more Gazeta SHQIP


10 femra që shkruan me emra burrash

Posted: 28 Oct 2016 02:36 AM PDT

EmratNë historinë e letërsisë janë shumë shkrimtare femra që kanë shkruar me pseudonime burrash. Ka disa arsye përse ato zgjidhnin të fshiheshin nën emrin e një burri, duke nisur nga paragjykimet për shkak të gjinisë, apo faktin që terreni letrar ka qenë gjithnjë i dominuar nga burrat. Më poshtë kemi zgjedhur 10 shkrimtare femra që hynë në letërsi me pseudonime burrash duke nisur nga Louisa May Alcott e deri tek J. K. Rowling.

Motrat Brontë

Sot ato konsiderohen si romancierët më të mira të jo vetëm të kohës së tyre. Janë tre motrat Charlotte, Emily dhe Anne Brontë që në fillimet e krijimtarisë së tyre zgjodhën të shkruanin me emrat Currer, Ellis dhe Acton Bell. Charlotte ka shpjeguar se të zgjedhurit e shfaqjes së tyre të parë publike me pseudonime meshkujsh , kishte të bënte me faktin se donin të shmangnin paragjykimet jo vetëm ndaj tyre si femra, por edhe ndaj letërsisë që kishin shkruar.

Louisa May Alcott

Shkrimtarja Louisa May Alcott është e njohur më së shumti me romanin «Gra të vogla». Ajo zgjodhi emrin A.M. Barnard për të shkruar thrillera letrare, një lloj letërsie shumë pak e njohur në fund të shekullit të 19-të. Dy vjet para se të shkruante librin «Gra të vogla» ajo botoi nën pseudonim romanin «Një dashuri e gjatë dhe fatale»,në qendër të së cilit, ishte një histori dashurie e errët. Pseudonimi i saj sekret do të zbulohej nga librarja Leona Rostenberg në vitin 1940.

Amantine Lucile

Emrat 1Aurore Dupin E lindur në Paris më vitin 1804 Amantine Lucile Aurore Dupin është e njohur për lexuesin me emrin George Sand një nga emrat më të rëndësishëm të letrave franceze të shekullit të 19-të. Me një elegancë gjithë letërsia e saj ishte një kritikë ndaj sistemit në të cilën jetoi duke nxjerrë në pah anët negative. Ajo kujtohet sot dhe për jetën e saj të shfrenuar, duke jetuar krejt e lirë në një shoqëri që vuante ende nga konservatorizmi, me një jetë të lirë seksuale e duke pirë cigare në publik.

Mary Ann

Evans Mary Anne (Marian) Evans (22 nëntor 1819 – 22 dhjetor 1880) e njohur me emrin letrar George Eliot është shkrimtare, gazetare dhe përkthyese angleze, një nga emrat kryesorë të letrave në epokën viktoriane.Ajo është autore e shtatë romaneve, të cilat dallohen për një depërtim të guximshëm psikologjik. Mary vendosi të shkruante nën emrin e një burri, e bindur pasi vetëm kështu, shkrimet e saj do të merreshin seriozisht. Ajo nuk donte të përfundonte si ato femra që guxuan të shkruanin me emrat e tyre, shkrimet e të cilave mbetën në sirtarët e shtëpive të botimit, apo në dhomat e tyre të shkrimit. Ajo donte që zëri i saj të dëgjohej, edhe pse mund të ishte i fshehur nën trupin e një burri. Një tjetër arsye pse ajo përdori një emër burri për ta vendosur në librat e saj, ishte edhe për të mbrojtur jetën private dhe për të parandaluar një sërë skandalesh që ndoqën më pas lidhjen e saj me George Henry, me të cilin jetoi më shumë se 20 vjet. Në vitin 1872, ajo u konsiderua si një romanciere e shkëlqyer.

Violet Paget

Gjatë fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit XX, Violet Paget e njohur me pseudonimin Vernon Lee e lindur më vitin 1856 në Francë nga prindër britanikë, ishte një nga shkrimtaret më prodhimtare të kohës. Një udhëtare e jashtëzakonshme ajo u përpoq ta shkrinte udhëtimin në librat që shkroi, duke futur dhe elementë të fantastikoshkencores.

Karen Blixen

Shkrimtarja e njohur daneze Karen Blixen , autore e librit «Udhëtim në Afrikë» një libër i shkruar me kujtime gjatë kohës që jetonte në Kenia përdori disa pseudonime gjatë karrierës së saj si shkrimtare.NJHë nga pseudonimet e saj më të njohura ishte Isak Dinesen. Një tjetër emër letrar i saj është dhe Pierre Andrézel.

Katharine Burdekin

Dhe pse kishte botuar disa vepra që ishin pritur mirë nga publiku në vitin 1920,më vonë ajo do të botonte disa romane nën emrin e Murray Constantine. Romani i saj «Swastika Night» (1939), është një qëndrim i fortë feminist ndaj realitetit. Identiteti i saj i vërtetë u zbuluar nga profesori dhe autori Daphne Patai në vitin 1980.

Alice Bradley Sheldon

E njohur si shkrimtare fantastikoshkencore, nën emrin e James Tiptree Jr., Alice Bradley Sheldon ka një karrierë dhe si artiste pamore dhe kritike arti. Në një intervistë ajo do të shprehej se «të shkruaje nën emrin e një burri do të thoshte se ishe e maskuar mirë, e ndjeheshe e sigurtë».

June Tarpé Mills

Emrat 2E lindur në Brooklyn në vitin 1912 , ajo do ta niste karrierën si ilustruese pas studimeve në një shkollë prestigjioze arti . Më vonë ajo nisi të shkruante pjesë komike nën emrin e Tarpé Mills. Në vitin 1941, ajo krijoi Miss Fury, librin e parë komik të parë për femra shkruar nga një femër. Ajo konsiderohet si një nga pionieret e para të personazheve me kartona.

J.K. Rowling

Një nga shkrimtaret më të njohura të kohës sot, J.K Rowling zgjodhi të vendoste inciale përpara mbiemrit, duke e lënë të paqartë për një kohë të gjatë gjininë e saj. Kjo, pasi ajo nuk donte të paragjykohej nga lexuesi, pasi një grua që shkruan thriller për adoleshentë mund të paragjykohej. Ajo lindi më 31 korrik të vitit 1965 në Bristol. Fama e saj është e lidhur me serinë e romaneve për Harry Potter, që i ka shkruar me pseudonimin e J. K. Rowling (ku «K» qëndron për Kathleen, emrin e gjyshes), e cila është arsyeja se pse shkrimtarja është identifikuar si Joanne Kathleen Rowling. Pas martesës në vitin 2001, emri i saj ligjor është Joanne Murray

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, sërish lëkundje të tjera, shkollat qëndrojnë të mbyllura

Posted: 28 Oct 2016 02:25 AM PDT

TeremotoLëkundjet e tërmetit në zonën e Italisë qendrore kanë vazhduar edhe mbrëmjen e djeshme, duke vijuar deri dhe pas mesnatës në rajonin mes Umbrias dhe Markes. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë, 11 nga këto kanë qenë me magnitudë mes 3 dhe 3.5 të shkallës Rihter: më e forta është regjistruar në orën 04:13 me epiqendër në Fiordimonte, 10 km nga Ussita (Macerata). Autoritetet sigurojnë se nuk ka të lënduar dhe shembje banesash.

Ndërkohë të shpërngulurit janë sistemuar në struktura provizore, në pallate të sportit dhe ka njerëz që po qëndrojnë edhe në tenda.

Megjithatë është e pamundur që dimri të kalohet në tenda. Problemi është që në të gjithë zonën që ka goditur tërmeti ka ndërtesa të rrënuara dhe nuk është e lehtë të gjendet një sistemim i përshtatshëm dhe afatgjatë për kaq shumë persona.

Po ashtu, deri më 31 tetor dhjetëra shkolla do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të verifikimit të gjendjes së tyre pas lëkundjeve sizmike.

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Skandali i gjyqtarit, Manjani: Kërkova të pezullohet, të nisë zbatimi i reformës

Posted: 28 Oct 2016 02:19 AM PDT

ManjaniMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përsëritur kërkesën e tij ndaj KLD-së për shkarkimin kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi pas skandalit të audio-përgjimit, ku i kërkonte favore seksuale një gruaje në favorizim të një çështjeje gjyqësore.

Manjani po ashtu tha se është e papranueshme që Boçi të vijojë punën qoftë edhe si gjyqtar, ndaj ai ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra.

"Zotëria në fjalë ka cenuar rëndë integritetin dhe punën  gjyqtarit. Është e e papranueshme për një gjyqtar të sillet në këtë mënyrë. Do të ketë mbledhje të KLD-së deri sa të krijohet Këshilli i Lartë Gjyqësor".

Manjani shtoi se është me rëndësi zbatimi sa më shpejt i reformës në drejtësi, i cili do të eliminonte njerëz të tillë nga sistemi gjyqësor.

"Ne kemi shprehur vullnetin politik për të transformuar sistemin gjyqësor në Shqipëri. Në këtë rrugë nuk ka kthim pas. Gjykimi kushtetues është një vlerë e shtuar mbi procesin, por shpejtësia që duhet të fillojë zbatimi i reformës është më e rëndësishme se procesi i ndërkombëtarëve që ne të nisin të besojmë gjykatat, sepse besimi është shumë i ulët".

Sipas Manjanit, "shpejtësia e zbatimit të reformës është e rëndësishme. Kam kërkuar që kreu i Gjykatës së Gjirokastrës duhet të shkarkohet menjëherë, edhe si gjykatës nuk duhet të shërbejë më. Do kërkoj pezullimin e tij si gjykatës deri sa të plotësohen rregullat e procedimit disoiplinor deri sa të faktohet gjithçka. Një person i tillë s'mund të jetë gjykatës".

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shijak, shoferi i dehur nuk i ndalon policisë, arrestohet

Posted: 28 Oct 2016 02:01 AM PDT

arrestim nga shqiponjatDrejton mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i bindet urdhrit të policisë për ta ndaluar, arrestohet 51-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Shijak dhe burimet bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi  Arben Murati 51 vjeç, banues në Shijak,  pasi duke drejtuar mjetin tip "Benz ",  me targa AA 590 F nuk i është bindur  urdhrit të punonjësit të policisë për ndaluar.

Menjëherë Efektivat e Policisë janë vënë në ndjekje të tij,  duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë. Gjatë testit të alkoolit rezultoi se Murati ishte në gjendje të dehur. Ndërkaq, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale  një armë gjuetie teke pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Drejtimi I automjeteve në mënyrë të parregullt”, " Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

15 gjëra që nuk i kupton dot derisa bëhesh prind

Posted: 28 Oct 2016 02:00 AM PDT

Kur dy njerëz janë duke pritur ardhjen në jetë të një fëmije, ata lexojnë një mal me literaturë se si ta rrisin të voglin e tyre dhe se si t'i mësojnë atij gjithçka dinë për jetën. Gjithsesi, në momentin që këta dy njerëz naivë mirëpresin fëmijën në jetën e tyre, papritur e kuptojnë se nuk janë librat, por engjëlli i vogël që do t'iu japë ca mësime të mira. Më poshtë janë renditur disa fakte që të përgatiteni, ose nëse tashmë jeni bërë prindër, të vini buzën në gaz.

1.Kujdes kur përdorni shprehjen 'të flesh si foshnjë'. Ndonjëherë duket se të sapolindurit përpiqen të provojnë se mund të rrinë pa gjumë edhe me ditë të tëra.

1

2.Pasi të keni sjellë në jetë një fëmijë do të kuptoni se gjumi është më fantastik se seksi.

2

3. Mjafton t'i lini disa minuta vetëm, dhe apartamenti juaj nuk do të jetë më i njëjti.

3

4. Nuk është ndonjë gjë e madhe nëse humbisni telefonin apo gjithë paratë tuaja. Ju akoma nuk dini asgjë për humbjen… dhe meqë ra fjala, keni humbur ndonjëherë një biberon?

4

5. Njerëz të ëmbël dhe miqësorë papritur mund të kthehen në monstra 'vrasëse' nëse dikush troket në derë kur engjëllin e tyre sapo e ka zënë gjumi.

5

6. Besoje dikur se zbritja në Mars ishte një hap i madh për gjithë njerëzimin? Oh të lutem! Që tani, ngjarja më e rëndësishme për ty dhe universin tënd është hapi i parë të këtij vogëlushi.

6

7. Di gjithçka për pelenat. Madje, mund të japësh leksione në klasë për zgjedhjen dhe ndërrimin e pelenave me shpejtësi mbinjerëzore.

7

8. Ti me të vërtetë nuk e di se nga kanë dalë gjithë këto lodra.

8

9. Do t'u jepnit atyre gjithçka vetëm që të pushonin së qari.

9

10. Edhe nëse planifikon një shëtitje 30 minutëshe, përfundon e mbushur plot me çanta me gjëra bebesh.

10

11. Brenda një viti e gjysmë, dashuria juaj 2,2 kilogramëshe, do të jetë një lumturi e vërtetë 10, 8 kilogramë.

11

12. Ata kopjojnë gjithçka ju thoni apo bëni. Absolutisht gjithçka!

12

13. E konsideron veten një të rritur mendjehapur dhe të edukuar? Po, prit derisa fëmija yt të të drejtojë ca pyetje që do të bëjnë të kruash kokën.

13

14. Videot me fëmijë, dikur thjesht të bënin për të qeshur, por tashmë video të tilla të bëjë t'i rishohësh disa herë.

14

15. Fëmija juaj shumë shpejt do të bëhet shefi i shtëpisë dhe do t'iu duhet të jetoni sipas programit të tij apo saj.

15

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ambasadori i OSBE-së, apel Kuvendit: Hapni dosjet e Sigurimit

Posted: 28 Oct 2016 01:47 AM PDT

borchardt1Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, mori pjesë sot në veprimtarinë "Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë", organizuar nga fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung”, në kuadër të "Ditëve të Kujtesës". Ai tha se përvoja e vendeve të tjera, që janë përballur me të shkuarën, tregon se vetëm përmes zbulimit, trajtimit dhe diskutimit rreth padrejtësive të shkuara, arrijmë të mos lejojmë të shkuarën të bëhet barrë për të ardhmen.

"Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për kandidatët. E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin," tha ai.

Fjala e plotë e ambasadorit Borchardt

Ndihem i nderuar nga ftesa për të marrë pjesë në këtë veprimtari për çështjen e hapjes së dosjeve të Sigurimit. Shpresoj që kjo të jetë një pjesë kyçe e procesit të drejtësinë tranzicionale në Shqipëri. Drejtësia tranzicionale është një koncept që ka evoluar duke përfshirë jo vetëm drejtësinë penale, por edhe nocionin e gjerë të ndryshimit të narrativës për të shkuarën – jo vetëm përmes vendimeve gjyqësore, por edhe përmes kulturës së kujtesës, ndryshimit të elitave, kthimit dhe kompensimit – sepse paqja dhe siguria mund të vendosen vetëm pasi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet e shkuara të jenë trajtuar me mekanizmat, instrumentet dhe masat e duhura. Përvoja e vendeve të tjera, që janë përballur me të shkuarën, na tregon se vetëm me anë të zbulimit, trajtimit dhe diskutimit rreth padrejtësive të shkuara, arrijmë të mos lejojmë të shkuarën të na bëhet barrë për të ardhmen.

Miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve shërbeu si katalizator për nismën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri "Fillojmë të flasim", e cila synon të mbështetë dialogun kombëtar konstruktiv për historinë e Shqipërisë gjatë regjimit totalitar. Shqipëria e ka nisur ngadalë procesin e diskutimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga regjimi i dikurshëm, krahasuar me shoqëritë e tjera evropiane, megjithatë, nismat e fundit, si diskutimi i mundshëm në Kuvend i dënimit të krimeve të regjimit komunist ndaj klerikëve, tregojnë një trend pozitiv. Në këndvështrimin tonë, që Shqipëria të përballet me sukses me të kaluarën, është thellësisht e rëndësishme që ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit të zbatohet me efektivitet dhe të shoqërohet me dialog përfshirës për të zbutur tensionet që mund të lindin nga publikimi i këtyre dokumenteve.

Kjo nismë për hapjen e dosjeve, si edhe procesi më i gjerë i drejtësisë tranzicionale në Shqipëri, më interesojnë edhe mua personalisht, sepse që në 2008-n jam përpjekur të kontribuoj në këtë diskutim, duke ofruar akses në përvojat specifike gjermane në këtë fushë, si pas diktaturës naziste dhe Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe pas rënies së diktaturës komuniste në 1990-n. Pas rënies së diktaturës komuniste në Gjermani, pati një debat kombëtar të nxehtë se si duhej të trajtoheshin volumet e stërmëdha të të dhënave të shërbimit sekret – plot 180 km me dosje që përmbanin informacion për mbi 6 milionë njerëz. Gjithmonë, në situata të tilla, ka tension mes nevojës për zbulim dhe kuptim të së kaluarës nga njëra anë, si edhe cenimit të jetës private dhe rrezikut për konflikte sociale nga ana tjetër. Nisur nga balancat delikate që duhen gjetur dhe emocioneve të fuqishme që provokon ky proces, nuk ka një mënyrë ideale për të trajtuar këto situata.

Se cila është mënyra më e mirë për trajtimin, interpretimin dhe përballimin me të dhënat e dosjeve të shërbimit sekret ka qenë objekt diskutimesh të mëdha, dhe çdo vend duhet të gjejë zgjidhjen e vet unike dhe të negociuar. Në Gjermani, ashtu si me ligjin shqiptar të 2015-s, alternativa e hapjes së përgjithshme të dosjeve u rrëzua dhe hapja e dosjeve u administrua nga një autoritet. Është pranuar gjerësisht se zbulimi i këtyre dosjeve me një administrim të kujdesshëm ka qenë një hap integral i Gjermanisë në përballjen me të kaluarën e vet dhe, pavarësisht se shkaktoi disa skandale mediatike, procesi nuk shkaktoi asnjë trazirë sociale. Fakti që shoqëria gjermane arriti të ngrihet nga shtypja e heshtja dhe të mobilizohet ndaj krimeve e fajit, konsiderohet shpesh si një faktor kyç në demokratizimin e saj.

Nisur nga përfitimet e pranuara që sjell hapja e këtyre dosjeve në mënyrë të kujdesshme dhe të përgjegjshme, ne kemi ndjekur dhe mbështetur nismën për hartimin e një ligji që nga faza e ideve, prandaj kemi dhënë opinione, mbështetje dhe asistencë sa herë na është kërkuar. Pas miratimit të ligjit "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë", hartuam udhëzime për kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Autoritetit përgjegjës për përpunimin e dokumenteve në kuadrin e ligjit të ri. Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit, dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi ende nuk ka votuar për kandidatët. E përshëndetëm hovin që u duk se do të shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin. Ne jemi të gatshëm të japim mbështetje të mëtejshme për ta çuar përpara këtë nismë.

Rendi i ditës sot përfshin folës shumë të shquar dhe të ditur nga Shqipëria dhe Gjermania dhe pres me kënaqësi të dëgjoj pikëpamjet e tyre. Fakti që kjo veprimtari zhvillohet sot është një shenjë e dëshirës për ta çuar përpara këtë çështje dhe njohje e rëndësisë së krijimit të hapësirës për dialog mbi të shkuarën komuniste të Shqipërisë.

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Ja pse takohem shpesh me kryeministrin Vuçiç

Posted: 28 Oct 2016 01:39 AM PDT

Rama e VucicKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, jo rrallë është kritikuar për takimet e shpeshta të tij me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka shpjeguar se përse Shqipëria, dhe shqiptarët në përgjithësi, i kanë të rëndësishme dhe të domosdoshme takimet e ndërsjella me liderët e rajonit, përfshirë atë serb.

"Arsyeja pse ne komunikojmë intensivisht me Serbinë dhe në kontekstin e procesit të Berlini, brendapërbrenda rajonit, mes rajonit dhe Bashkimit Europian, është shumë e qartë. Ne e bëjmë këtë, sepse kemi interes ta bëjmë këtë", ka thënë Rama.

"Është interesi ynë, që na imponon që të jemi të hapur maksimalisht, dialogues dhe sigurisht të prerë aty ku qëndrimet tona janë të prera".

"Ne jemi një treg jashtëzakonisht i vogël, prandaj kemi nevojë ta transformojmë rajonin në një treg të përbashkët, për të pasur ekonomi, zhvillim dhe paqe të qëndrueshme dhe mbi të gjitha për t'iu dhënë atyre që vinë pas nesh mundësinë që të jetojnë në një realitet më të mirë", tha ai.

Rama ka thënë se fjalët që kinse ai ka anashkaluar Kosovën në bisedimet dhe marrëveshjet me Serbinë janë të shikuara.

"E gjitha është një shpikje pasi marrëveshja është diskutuar dhe është dakorduar në tryezën e kryeministrave të rajonit ku i pranishëm në çdo tryezë është kryeministri i Kosovës", ka deklaruar Rama në Zona e Debatit, përballë analistëve kosovarë.

"S'ka aty asnjë lloj anashkalimi nga ana jonë, sepse është marrëveshje e tryezës së Berlinit dhe aty Kosova është prezentë", siguroi Rama.

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, sekuestrohet cigare kontrabandë; 5 në pranga 1 në kërkim

Posted: 28 Oct 2016 01:27 AM PDT

cigareNë vijim të operacionit të djeshëm të koduar “Akciza”, organizuar nga Sektori për krimin ekonomik e financiar në D.V.P.- Shkodër dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ku u arrit që të sekuestrohen 5146 paketa ciagaresh, 101 pako duhani i grirë dhe 2000 llamba kontrabandë si dhe të arrestohen 5 shtetas dhe 1 tjetër të shpallet në kërkim.

Si rezultat i veprimeve hetimore të mëtejshme, për goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme më datë 27 tetor 2016, u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria për shtetasit Ylli Rikaj, 44 vjeç, banues në Shkodër dhe Esad Kukaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Këta shtetas dyshohen si autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale  për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Ju bëjmë me dije se vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të tjerë të dyshuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme.

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Listë notash e falsifikuar, procedim penal zyrtarit të burgut të Drenovës

Posted: 28 Oct 2016 01:20 AM PDT

Burgu-DrenovesPas publikimit të rastit në emisionin investigativ "Fiks Fare" procedohet penalisht Shefi i Burimeve Njerëzore pranë Burgut të Drenovës, për veprat penale: "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikimi i dokumenteve shkollore".

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit  O.L, 34 vjeç, banues në Ersekë, me detyrë Shefi i burimeve njerëzore pranë IEVP-Drenovë.

Procedimi ndaj tij filloi pas, pamjeve filmike të publikuara më datë 12 tetor 2016, në emisionin investigativ "Fiks Fare" ku dyshohet se ky shtetas, ka përdorur një dokument të falsifikuar për t`u punësuar në IEVP-Drenovë.

"Fiks Fare" publikoi se një zyrtar i lartë i burgut të Drenovës figuron me listë notash të falsifikuar. "Fiks Fare" ka verifikuar në regjistrat e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në Ersekë, ku ka gjetur se emri i zyrtarit të burgut figuron me dy numra amze dhe dy lista notash. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprat penale: "Falsifikimi i dokumenteve shkollore"dhe "Shpërdorimi i detyrës".

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kurbin, sekuestrohet 105 kg hashash; në pranga një prej poseduesve

Posted: 28 Oct 2016 01:15 AM PDT

 

boce hashashiFinalizohet në Kurbin operacioni i radhës i koduar “Vinjolli”, sekuestrohen 105 kg kanabis sativa dhe arrestohet në flagrancë një shtetas, e shpallet një tjetër në kërkim. Në pranga ka rënë shtetasi Qamil Hajdari, banues në Vinjollë, Kurbin. Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.H. 46 vjeç, banues në Vinjoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në fshatin Vinjoll Kurbin, në afërsi të banesës së tyre u konstatuan 2 ambiente të improvizuara për tharje, ku u gjetën 90 kg bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa në proces tharjeje, e cila u asgjësua me anë të djegies si dhe 15 kg lëndë bimore narkotike kanabis sativa e tharë dhe e gatshme për në treg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, në total 105 kg. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” .

28 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :