Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“10 gjëra për të cilat gaboheshim në vitet ‘90” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“10 gjëra për të cilat gaboheshim në vitet ‘90” plus 9 more Gazeta SHQIP


10 gjëra për të cilat gaboheshim në vitet ‘90

Posted: 09 Oct 2016 02:00 AM PDT

Në vitet '90, rreth 20 vjet më parë, mendonim për një sërë gjërash që sot i shohim totalisht si të gabuara. Në ato kohë ishim të bindur se po bënim zgjedhjen e duhur dhe sot gabohemi. Kështu e ka jeta. Nëse do të ktheheshim pas, do të kishim mundësinë të lexonim mendimet tona të së kaluarës, të ngjashme me kulturën e asaj kohe, ndoshta do të na vijë për të qeshur. 

  1. Kur të rritesh, nuk do ta kesh një makinë llogaritëse gjithmonë në xhep!

 

image-20-1Kjo frazë, ishte një nga gurët e themelit të mësuesve të matematikës, që e përdornin për të na bërë që të kuptonim se sa e rëndësishme ishte bërja e llogarive me mend. Ne jo vetëm që e kemi makinë llogaritëse gjithmonë me vete, por i kemi edhe shkencore, me grafikë, me internet e të tjerë.  Përgjigjja është kjo: Një gjë të tillë, mësuesit e matematikës nuk mund ta imagjinonin zhvillimin e teknologjisë në këto lloj nivelesh, përpara 20 vjetësh.

  1. Hapësira maksimale e disponueshme është 512 MB

image-21Teknologjia ka avancuar shumë shpejt dhe natyrisht njësitë matëse në informatikë rinovohen vazhdimisht. 20 vjet më parë, GB ishte pothuajse një tabu, sepse vetëm kompjuterët më të fuqishëm, ata të kompanive, mund të arrinin një kuotë të tillë. Për njerëzit normalë, as që bëhej fjalë. Sot, të gjithë kemi në xhep një telefon të paktën 4 GB, edhe pse kushton pak. Progresi vazhdon më shumë se çfarë ne mund të imagjinojmë.

  1. Investimi në tulla dhe llaç, është gjithmonë i dobishëm

image-22Të flasësh për investimet në vitet '90, kush përpiqej të blinte një shtëpi, duke menduar se mund të shitje më pas me një çmim më të mirë, ishte një veprim i zgjuar. Për fat të keq, kriza ekonomike ka ndryshuar letrat në tavolinë dhe çmimi i shtëpive në vend që të rritje, ka zbritur. Kjo ka bërë që banesat të mos shiten dhe madje, pronarët duhet të paguajnë taksat për pasurinë që posedojnë.

  1. Kujdesi për trupin, është një çështje femrash

image-23Edhe kultura ndryshon me kalimin e viteve, siç mund ta shohim mirë nëse i referohemi viteve të mëparshme. Burrat ishin të ashpër dhe më leshatorë. Në kuptimin pozitiv, një burrë i viteve '90, sot nuk do të kishte shumë sukses, nëse nuk do të kujdesej për trupin e tij. Sot kemi meshkuj të depiluar dhe që çdo javë shkojnë tek parukieri.

  1. Telefonat do të bëheshin më të vegjël

image-24Në këtë këndvështrim, ka një pikë të rëndësishme kthese. Kur dolën celularët e parë, ngjanin si tulla, që në mënyrë progresive janë zvogëluar.  Por edhe kur doli iPhone i parë, shumë prej nesh priste daljen e një mini iPhone. Në fakt ne kemi parë se si madhësia është rritur gradualisht dhe gjithnjë e më shumë telefonat po bëhen më të mëdhenj, duke u kthyer në pikën fillestare, edhe pse më delikatë.

  1. Zogjtë dhe zvarranikët janë dy gjëra të ndryshme

image-25Një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore që janë bërë vitet e fundit, ka të bëjë pikërisht me këtë ndarje. Nëse në të kaluarën mendohej si zogjtë dhe zvarranikët, ishin dy gjëra krejt të ndryshme, tanë e dimë se nuk është kështu dhe se zogjtë e sotëm e kanë prejardhjen nga zvarranikët, ose më saktë janë pasardhësit e dinozaurëve. Por në vitet '90, nuk mund të mendohej se kanarina që kemi në shtëpi, mund të ishte një dinozaur.

  1. CD-të janë e ardhmja e muzikës

image-26-640x640Në vitet '90 , muzika dëgjohej me Walkman,  pajisja portative, që lexonte shiritin e një kasete. Në fund të këtyre viteve doli "fanta-shkenca" CD, që të gjithë mendonin se kjo pajisje ishte e ardhmja e muzikës dhe që shëtisnim me këta lexues të shëmtuar, për të dëgjuar këngën tonë të preferuar. Në gjithë këtë histori, mp3 janë një dhuratë e rënë nga qielli. Pas 20 vitesh, ndoshta mp3, mund edhe të ketë dalë nga qarkullimi, e të duket si një gjë e largët.

  1. Mos pranoni karamele nga të panjohurit!

image-27Këshilla që të gjithë prindërit e gjyshërit, u kanë bërë fëmijëve, ishte  ajo që të mos merrnin karamele nga të rriturit. Nuk u kuptua kurrë se problemi nuk vinte nga karamelet sepse ka shumë metoda të tjera, për të lënduar një fëmijë. Në fakt në kronikën e zezë të lajmeve dëgjojmë shumë raste të lëndimit të fëmijëve, por në asnjë rast nuk është  thënë se karamelet bëjnë pjesë e skenarit të errët. E atëherë, përse fëmijët kishin kaq shumë frikë nga ata që u ofronin karamele?

  1. Studimi mund të të japë një punë të mirë

image-28-770x509Kjo edhe mund të ishte e vërtete, nëse të gjithë nuk do të kishin pasur të njëjtën ide njëkohësisht.  Sepse për prindërit që ishin punëtorë të thjeshtë, të kishn një diplomë, për ta mund të ishte një ëndërr. Por sot që ka kaq shumë të diplomuar, saqë ata bëjnë edhe punë normale, me paga mesatare. Me pak fjalë, këshilla e prindërve për të studiuar, do të garantonte një punë të mirë, nuk është edhe kaq e vërtetë.

  1. Në vitin 2000 bota do të shembet

image-29Ky është një nga mashtrimet më të mëdha të kohës, por dikush në vitet '90 kishte nisur të vinte në qarkullim se në vitin 2000 bota do të shembej. Por ndoshta fenomeni në fjalë ishte që të frikësonte njerëzit. Thuhej gjithashtu se kompjuteri nuk do të njihte zerot e vitit 2000.

Durrës, i dehuri godet efektivin, arrestohet

Posted: 09 Oct 2016 01:58 AM PDT

arrestim nga shqiponjatGodet punonjësin e policisë në Durrës, arrestohet autori. Në pranga ka rënë shtetasi Erenik  Memaj 25 vjeç, banues në Durrës. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:15, familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë, pasi  Memaj ishte në gjendje të dehur dhe donte të udhëtonte me mjet.

Menjëherë në ndihmë të familjarëve kanë shkuar efektivat e policisë. Gjatë shoqërimit në polici, i arrestuari ka goditur punonjësin e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Goditjet për shkak të detyrës” dhe” Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.

9 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestron 9 apartamente në Durrës

Posted: 09 Oct 2016 01:54 AM PDT

 

Krimet e rendaMe kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur sekuestron për 9 apartamente, të regjistruara në bulevardin kryesor të Durrësit, në emër të 22-vjeçarit Arlind Kalaja, pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme se janë krijuar në bazë të burimeve të paligjshme dhe kriminale të babait të tij, Fatmir Kalaja.

Fillimisht, hetimit ndaj shtetasve Kalaja ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, në muajin Prill 2016, në bazë të informacioneve se këta shtetas kanë qarkulluar shuma të konsiderueshme parash në llogaritë e tyre bankare.

Më tej, hetimi iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila po zhvillon hetime në kuadër të ligjit të njohur si "Antimafia". Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Fatmir Kalaja ka përfituar shuma të konsiderueshme parash në Itali, ku është proceduar për vepra penale vjedhje, vrasje me dashje, pezullim të patentës për drejtim mjeti.

Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet se të gjitha këto pasuri të paluajtshme (9 apartamente me vlerë të deklaruar në kontrata rreth 260 mijë euro) dyshohet se janë fituar nga personi i hetuar Arlind Kalaja, si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin e pastrimit të parave, që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i babait të tij të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja.

Dyshimet e transmetuara nga shteti italian mbi precedentët kriminalë të këtij të fundit, blerja e këtyre apartamenteve në një kohë shumë të shkurtër brenda dy muajve të vitit 2014 (shtator – tetor 2014, si dhe çmimet e shitblerjes nën vlerën reale të sendeve (sipas shënimeve në kartelat e pasurisë dhe në deklaratat noteriale, konstatohet lehtësisht që të gjithë apartamentet e blera nga Arlind Kalaja, janë përftuar me gjysmën e çmimit real të tyre), ka ndikuar në realizimin e veprimtarisë kriminale për të cilën dyshohet Arlind Kalaja.

Mungesa e të ardhurave të ligjshme (duke mos patur asnjë aktivitet ekonomik në Shqipëri, shumat e parave që kanë qarkulluar në banka, në format e kreditimit dhe debitimit), moshën e re të Arlind Kalasë, vetëm 20 vjeç në kohën e përfitimit të pasurive, shtojnë dyshimet mbi burimin e të ardhurave të të dyshuarit Arlind dhe babait të tij, të dyshuarit tjetër Fatmir Kalaja.

9 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, përleshen fizikisht me njëri-tjetrin, policia i arreston

Posted: 09 Oct 2016 01:50 AM PDT

perleshje 2-610x330Dy persona janë arrestuar nga policia në Elbasan, pasi janë përleshur me njëri-tjetrin, duke  shkaktuar edhe plagë në trup. Në pranga kanë rënë shtetasit Islam Ceni,  64 vjeç,  banues në Elbasan dhe  Fiqiret Dervishi,  53 vjeç,  banues në Elbasan

Arrestimi i tyre u bë pasi,  gjatë një konflikti për motive të dobëta,  dyshohet të kenë  goditur njëri- tjetrin me sende të forta. Shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu janë referuar materialet për shtetasin A. C,  39 vjeç ,  pasi dyshohet të ketë goditur shtetasin Fiqeret Dervishi.  Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

9 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nis Maratona e Tiranës, Veliaj: Të kultivojmë jetën e shëndetshme

Posted: 09 Oct 2016 01:30 AM PDT

veliaj-ne-akvitetin-vrapojme-per-autizmin-2Ka nisur prej orë 09:00 Maratona e Tiranës ku marrin pjesë mbi 1200 qytetarë të cilët janë regjstruar për t'u bërë pjesë e kësaj gare vrapimi. Në nisje të maratonës së parë ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili theksoi rëndësinë e kultivimit të një jete të shëndetshme.

"Është shumë e rëndësishme që të fokusohemi te një qytet i shëndetshëm. Sigurisht qyteti është asfalt, qyteti është llaç e tulla, por sigurisht është kulturë, është edhe shëndet. Në qoftë se kultivojmë një qytet ku secili merret me sport, secili shkon për një jetë të shëndetshme sigurisht që do të kemi qytetin e ëndrrave tona", theksoi Veliaj. Kryebashkiaku falenderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar për të pasur sot një Tiranë thuajse pa makina çka mundëson dhe realizimin e maratonës. Veliaj u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve ndërsa solli në vëmendje se një vlerësim pozitiv për maratonën e sotme do të na mundësojë një datë zyrtare për maratonën e vitit tjetër.

"Që të mos humbasim kohë ndoshta duhet të fillojmë dhe t'u urojmë sukses të gjithëve. Shpresoj keni marrë të gjithë çipat, shpresoj që të gjithë do ta kultivojmë këtë jetë të shëndetshme edhe mbas maratonës. Ne kemi një datë shumë të rëndësishme, datën 13 në Lisbonë mblidhet Federata Europiane e Atletikës. Nëse sot ia dalim me sukses, ne do të marrim një datë zyrtare për vitin tjetër dhe do të fillojmë 1 vit përpara të përgatitemi për një maratonë të vërtetë që është zyrtare në të gjithë Europën", tha Veliaj.

Në Maratonën e Tiranës garojnë 4 kategori:

Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme;

Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë;

Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj;

Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.

 

9 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, plagoset me armë 23-vjeçari

Posted: 09 Oct 2016 01:12 AM PDT

skene-krimi natenNjë plagosje me armë zjarri ka ndodhur  në mesnatë, në  rrugën “Bedri Karapici", Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 00:35.

Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., 23 vjeç, i cili ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja dhe mjeti tip "Volkswagen", në pronësi të autorit të dyshuar. Punohet për kapjen e shtetasit Sh. T., i dyshuar për kryerjen e kësaj ngjarje kriminale.

9 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjirokastër, sekuestrohet 50 kg kanabis; arratiset poseduesi

Posted: 09 Oct 2016 01:03 AM PDT

hashash-ne-thase-te-zinj-2Sekuestrohet në Gjirokastër rreth 50 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, shpallet në kërkim poseduesi i lëndës narkotike.

Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Gjirokastër, kanë marrë informacion në rrugë operative së në dalje të qytetit Memaliaj një automjet që po lëvizte në një rrugë dytësore mund të transportonte lëndë narkotike.

hashash-me-thase-3Menjëherë janë njoftuar efektivët e Njësisë Operacionale të Territorit, të cilët kanë konstatuar automjetin me targa AA 976 BO, i cili lëvizte nga një rrugë dytësore në drejtim të rrugës kryesore.

Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar po është larguar me shpejtësi të madhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij automjetit, por drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin në një arë dhe është larguar duke përfituar dhe nga terreni i vështirë.

hashashi-3Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet u konstatuan pesë thasë plasmasi me lëndë të dyshuara kanabis sativa, ku brenda tyre kishte rreth 50 kg hasash.

Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit shtetasin S.V, 49 vjeç, banues në Bulqizë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh “.

9 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, i dha ryshfet efektivit të qarkullimit; në pranga 28-vjeçari

Posted: 09 Oct 2016 12:53 AM PDT

policit-ryshfet1
Foto ilustruese

I dha ryshfet efektivit të qarkullimit në Fier, arrestohet shtetasi Marsel Demo, 28 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij, u bë pasi më datën 28 shtator 2016, në aksin rrugor Tepelenë-Levan, duke udhëtuar me mjetin tip "Alfa Romeo", me targë AA 530 JH, i ka ofruar 1000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor me qëllim që të mos i plotësonin procesverbalin e konstatimit të shkeljes, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara. Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

9 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

“TOPA-DJEGASI” MAZHORANCË-OPOZITË PËR REFORMËN

Posted: 09 Oct 2016 12:20 AM PDT

majlinda-breguDje pas votimit te ligjit te SPAK, ligji tjeter qe percakton menyren e zgjedhjes se KLGJ dhe KLP,eshte terhequr ne minute te fundit ne seance plenare nga mazhoranca. Sipas asaj qe tha Kryetari i Kuvendit: per te gjetur konsensus.

Kam lexuar keto dite historine e reformes ne drejtesi ne Rumani, Bullgari e Kroaci meqe jane vendet ku parimi i Kushtezimit per tu anetaresuar ne BE, i zuri para nesh. Edhe sot e kesaj dite askush nuk e thote dot as qe reforma atje u krye e plote,as qe e beri drejtesine krejt te pavarur.
Por prej mbreme nje gje kam me te qarte, ( shpresoj jo vetem une),edhe pse mjegulla e lojes se kush eshte TRIM e voton PRO Reformen ne Drejtesi,dhe kush eshte FRIKACAK E voton JO, po behet edhe me e dendur.
Kjo loje “Topa Djegesi” (e mban mend kush eshte i brezit tim),e rikthyer pas votimit te Korrikut), i shkon pas shijes e fijes vetem KM dhe maxhorances qe qeveris.

Une jam e qarte per rendesine qe ka kjo reforme per te mos e lene Shqiperine ne çarkun e izolimit e te pavemendjes. Jam e qarte edhe se sa mund duhet te nderrosh mendjen e vendeve Europiane e jo vetem se nje reforme e mezorarrire ne rezultat dhe per vendet e tjera, do te ndryshoje katerciperisht te ardhmen e Shqiperise. Por na kane vene ne prove!
Jo per letrat! Per te gjetur njerezit qe kane vullnet e kurajo per ta ndryshuar kete gjendje!

Ndaj them. Kjo reforme duhet mbyllur nje ore e me pare. Dhe kete nuk e pres nga maxhoranca. Atyre ju volit te perdorin te vetmen karte e cila ende nuk ka vulen e deshtimit si reformat e tjera; te mburren se po bejne ate qe duhet per vendin; se jane kurajoze;te qarte dhe ne linje lineare dakordesie me nderkombetaret. Madje, kaq mjeshterisht jane ne kete loje, sa po t’ kene mundesi do ta zgjasin deri n maj te vitit tjeter.
Kjo eshte loja e tyre. Do te isha shume e kenaqur te mos na kishin ne,opoziten ne kete loje.
Sepse une s’ po arrij dot te pertyp faktin se pse nuk “i djegim”, e te dalin jashte kesaj loje. Pse duhet te jemi prokundra/ndoshta, per nje proces qe nese sot ka nje mundesi reale per tu zbatuar e ka prej prej ndryshimeve qe ka bere opozita.
Sa me shume te zgjatet kjo histori do degjojme me pak per maturantet qe jane ende pa zgjidhje; per laboratoret qe nivelin e garancise per kontrollin e mbetjeve te riciklueshme e kane asfare te besueshem. Me pak do degjojme per permbytjet e zakonshme, per siperfaqet e pushtuara nga droga dhe sigurisht shume pak per te perditshmen e lenguar te shqiptareve.
Dhe s’ do kete kohe te flasim as per zgjedhjet e si fitohen ndershmerisht madje.

Dhe ne fund.
Qe ne te jemi te besueshem mjaftueshem kur flasim per kete qeveri,duhet te jemi te qarte e permbylltas me kete reforme ne drejtesi. Me veten, me nderkombetaret. Ndryshe, jo konfuze me veten e jo konfuze me nderkombetaret.

P.s. Kur ne loznim “Topa Djegesi” duhet te gjuaje fort sa ta digjje e ta nxirrje jashte loje kundershtarin. Perndryshe vetem zgjatej loja.

9 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 9 tetor 2016

Posted: 09 Oct 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale. Ka ardhur koha të përfitoni sa më shumë nga qetësia dhe të flisni me atë që doni për gjithçka.

DEMI

Pas një periudhe paksa të stresuar dhe të vështirë për jetën tuaj në çift, sot më në fund do të vijë qetësia. Në sektorin financave dita do jetë më e vështirë.

BINJAKET

Ditë e bekuar kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Do takoni lumturinë. Në planin financiar mos mendoni vetëm për të sotmen, por tregohuni të matur që edhe nesër buxheti të jetë i stabilizuar.

GAFORRJA

Nëse jeni në një lidhje nuk do ndodhë ndonjë gjë e veçantë sot, por as probleme nuk do të keni. Tregohuni shumë vigjilentë në planin financiar gjatë kësaj dite.

LUANI

Kjo është periudha më e mirë për të bërë karrierë. Gjithashtu ditë e mirë është edhe për ata që vazhdojnë studimet. Për sa i përket aspektit afektiv, do keni njohje të reja të cilat do t'ju bëjnë të ndiheni mirë.

VIRGJERESHA

Falë konfigurimit të yjeve jeta juaj në çift do jetë e turbullt. Do keni ndryshime të shpeshta të humorit dhe kjo do sjellë herë pas here debate. Tregohuni sa më të matur të mundeni në plani financiar.

PESHORJA

Ka shumë mundësi që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet sot. Do tregoheni më tolerantë dhe do i kuptoni nevojat e partnerit. Financat nuk do kenë ndryshime.

AKREPI

Më në fund do krijohet ambienti i favorshëm që iu të bëni ndryshimet që keni menduar në jetën në çift. Financat nuk do jenë ashtu siç i kishit menduar.

SHIGJETARI

Nuk do ketë asnjë planet sot që do turbullojë jetën tuaj në çift. Me financat punët do shkojnë më së miri. Do dini si t'i menaxhoni mirë që të vendoset edhe stabiliteti.

BRICJAPI

Dielli do të favorizojë bashkëpunimin në çift, por kujdes nga Saturni i cili do iu bëjë ta humbni kthjelltësinë dhe të tregoheni të pamatur me fjalët. Merruni më shumë me menaxhimin dhe organizmin e financave sepse situata nuk është e qëndrueshme.

UJORI

Marrëdhënia me partnerin tuaj nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Tregohuni më të arsyeshëm me financat dhe mos shpenzoni pa kontrolluar buxhetin.

PESHQIT

Ndikimi i Venusit për pjesën më të madhe të çifteve do jetë pozitiv. Financat do jenë paksa të turbullta, megjithatë nëse tregoheni të matur dhe të kujdesshëm me shpenzimet do ia dilni.

Related Posts :