Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“18 foto që e tregojnë jetën nga një tjetër perspektivë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“18 foto që e tregojnë jetën nga një tjetër perspektivë” plus 9 more Gazeta SHQIP


18 foto që e tregojnë jetën nga një tjetër perspektivë

Posted: 30 Oct 2016 02:00 AM PDT

Fotot e përzgjedhura më poshtë tregojnë një perspektivë të pazakontë të gjërave, vendeve dhe fenomeneve të njohura. Hidhuni një sy…

1

1. Distrikti  Shanhaiguan, ku nis Muri i Madh kinez, në breg të detit Bohai. Njihet ndryshe si "Koka e dragoi të vjetër".

2

2. Brenda në prej qendrave të të dhënave të Google

3

3. Një liqen llave në kraterin e vullkanit Erta Ale, Etiopi

4

4. Skaner me rreze X në shtyllën kurrizore të dikujt para dhe pas trajtimit të sëmundjes së skoliozës

5

5. Imazhi më i detajuar i Mërkurit i kapur ndonjëherë

6

6. Bagger 288, ekskavatori më i madh në botë

7

7. Një ekstrakt i krijuar nga prerja e tërthortë e një kablloje nënujore komunikimi

8

8. Qyteti bavarez Nördlingen, i ndërtuar brenda kraterit të krijuar nga një meteor që ra në tokë rreth 14 mln vjet më parë

9

9. Plazhi Daytona, Florida 1957

10

10. Një orë që i përkiste Akito Kawagoe. Ajo ndaloi në 8:15 – koha ekzakte kur bomba atomike u hodh në Hiroshimë, më 1945

11

11. Vezët e një oktapodi

12

12. Një ylber në formë rrethi të plotë, i fotografuar nga një avion

13

13. Ngjyra e vërtetë e mjedisit në Mars, e fotografuar nga sonda Curiosity

14

14. Njerëz duke ngjitur Everestin, maj 2013

15

15. Një stuhi e madhe rërë, Australia perëndimore, 2013

30 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Itali, tërmet 6.1 ballë në Norcia. Lëkundja ndihet edhe në Romë

Posted: 30 Oct 2016 01:24 AM PDT

romeQendra e Italisë është tronditur sërish në orët e mëngjesit të kësaj të diele, nga lëkundje të forta tërmeti. Rreth orës 7:41 është ndierë një lëkundje e fortë e magnitudës 6.1 sipas sizmiologëve të “INGV”, ndërkohë që media të tjera që i referoheshin institutit amerikan USGS fillimisht e raportuan këtë tërmet si 7.1 ballë, e më pas e ulën në 6.6.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Norcia, në thellësinë prej 10 km, por lëkundjet e frikshme janë ndierë edhe në Romë, madje në të gjithë zonën e Umbrias e deri në Ancona. Kjo lëkundje sizmike është edhe më e rënda e shënuar që prej 24 gushtit, teksa tërmeti i orës 3:36 të asaj dite i magnitudës 6 shkatërroi Amatricen dhe Accumulin.

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 30 tetor 2016

Posted: 30 Oct 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Klima yjore nuk do jetë shumë e favorshme gjatë kësaj dite për ata që janë vetëm. Çiftet do kalojnë një ditë të qetë dhe pa asnjë të re.

DEMI

Dashuria do jetë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj dite. Do i kushtoni më tepër kohë atij që keni në krah dhe emocionet do jenë të shumëfishuara.

BINJAKET

Jeta në çift do jetë mjaft e animuar gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje do mendoni për surpriza ndaj partnerit.

GAFORRJA

Shtojini dozat e fantazisë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do jetoni në një ambient më të ngrohtë në çift. Në planin financiar ndiqni intuitën dhe mos dëgjoni të tjerët.

LUANI

Nëse jeni në çift dita e sotme do jetë e qetë dhe e bukur njëkohësisht. Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës.

VIRGJERESHA

Mos kërkoni me ngulm gjatë kësaj dite që partneri të ketë për çdo gjë, të njëjtin mendim me ju. Në planin financiar do ketë ndryshime mjaft pozitive.

PESHORJA

Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri gjatë kësaj dite. Në planin financiar situata do jetë më e qëndrueshme se më parë.

AKREPI

Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj në çift. Gjithçka do jetë në dorën tuaj prandaj do bënit mirë të krijoni një ambient të ngrohtë dhe të mos humbisni komunikimin.

SHIGJETARI

Ata që janë në çift që prej shumë kohësh do marrin vendime të rëndësishme për një të ardhme së bashku. Në planin financiar do iu duhet të bëni sakrifica për ta vënë gjithçka nën kontroll.

BRICJAPI

Sektori i dashurisë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar sot. Do keni mosmarrëveshje dhe debate të forta me partnerin.

Cila qe esenca e prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Kosovë?

Posted: 30 Oct 2016 12:00 AM PDT

ramaDiçka të tillë nuk e kam parë kurrë. Ndonëse para mikrofonit kam pasur shumë persona të njohur publik në 28 vitet e kaluara sa merrem me gazetari: Shaban dhe Hamëz Jasharin, Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, Sllobodan Millosheviqin, Ivan Stramboliqin, Josip Vrhovecin, Mahmut Bakallin, Sali Berishën e Fatos Nanon, Zoran Gjingjiqin, Hashim Thaçin, Aleksandar Vuçiçin, Boris Tadiçin e Ivica Daçiçin, Isa Mustafën, Albin Kurtin (madje në kohën kur ishte në burgjet e Serbisë), Ramush Haradinajn e Shpend Ahmetin, e madje edhe kriminelët dhe të akuzuarit për krime si Arkanin apo Dragolub Ojdaniçin (po përmend vetëm disa nga personat e rajonit)… Dhe nuk më kujtohet ndonjë intervistë apo bisedë që pas saj të kem pasur më shumë pyetje, se sa përgjigje.

Shumë pyetje dhe dilema

rama1Nuk e kuptova se cila ishte esenca e paraqitjes së kryeministrit Edi Rama para publikut të Kosovës, në emisionin Zona B. Të shpjegojë, të përgjigjet, të dëshmojë arrogancën e tij, t’u dërgojë mesazhe zgjedhësve të tij në Shqipëri, apo të ofendojë mediat dhe në veçanti portalet? Çfarë deshi t’u thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shtetasve të Kosovës? Se shqiptarët e ndihmuar nga ndërkombëtarët e kanë fituar luftën kundër Serbisë në vitin 1999?! Se Serbia duhet ta njohë Kosovën, nëse mendon të normalizojë raportet mes këtyre dy shteteve? Se ai kur flet për Kosovën, madje edhe për çështjet e brendshme të saj, nuk do të kërkojë lejen e askujt? Apo ishte qëllimi që me një qëndrim arrogant dhe përqeshës të ofendonte (disa) portale/gazetarë/analistë të Kosovës dhe njëkohësisht të Shqipërisë? E të mos flas për kulturën e komunikimit në këtë prezantim, sepse kryeministri nuk lejoi që të shtohej asnjë pyetje deri në fund.

E cili ishte funksioni i gazetarëve/analistëve të ftuar në studio? Të debatojnë, të shtrojnë pyetje, të sulmojnë dhe shajnë kryeministrin e Shqipërisë, apo ishin vetëm pjesë e shout të një kryeministri herë pas here tepër arrogant? Si mund të shkojë dikush në një debat i papërgatitur sa duhet? Pse lejuan kolegët e mi që në fillim, të edhe fizikisht të jenë më ulët, duke u ulur një shkallë më poshtë se bashkëbiseduesi? A kanë menduar vërtetë pjesëmarrësit që me dy-tri pyetjet e tyre dhe me një kohë tepër të kufizuar, do të hynin në ndonjë debat me një politikan, me një retorikë të mrekullueshme?! Apo ishin vërtetë vetëm një stoli e një shou të paramenduar mirë? Ka shumë pyetje dhe dilema, por mjaftojnë edhe këto.

Toni e bën muzikën

Në vizitën e parë të Ramës në Beograd dhe në konferencën e tij për shtyp me Vuçiçin kam qenë edhe vet pranishëm. Rama dhe shumëkush në Kosovë dhe Shqipëri me siguri mendojnë se kryeministri bëri mirë që i bëri thirrje Vuçiqit dhe Serbisë që ta njohin Kosovën si shtet. Por … a thua nuk kishte qenö e mundur të gjendet ndonjë ton më i sofistikuar për të arritur qëllimin? Apo ishte kjo vetëm pjesë e një shou – për të mbetur në librat e historisë si një “patriot”. Një fjali të ngjashme ia kam thënë Vuçiçit madje edhe unë personalisht – pas intervistës së tij të parë për media (dhënë Deutsche Welles), pas marrjes së postit të kryeministrit.

Rama dhe këshilltarët e tij me siguri e dinë (apo ndoshta edhe jo), por shqiptarët dhe serbët kanë shumë të përbashkëta, e një prej tyre është – inati, një emocion i cili shpesh nuk sjell ndonjë zgjidhje të mirë por mund të prishë shumë punë. Ndaj duhet ta kishte ditur se me këtë fjali vetëm sa mund të shtyjë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe kurrsesi ta përshpejtojë atë. Vuçiçi e di që pa normalizimin e raporteve me Kosovën si shtet, nuk do të ketë anëtarësim në BE. Vuçiçit dhe Serbisë kjo i duhet bërë e qartë në çdo takim, por në gjermanishte ekziston edhe shprehja: toni e bën muzikën.

Kosova ka nevojë për Shqipërinë në të gjitha aspektet

Kuptohet nëse qëllimi i Ramës ishte të ndihmojë procesin e normalizimit dhe të pajtimit në Ballkan, sepse profilizimi personal është diçka tjetër. Kosova dhe Serbia kanë nevojë për mbështetje në procesin e dialogut – jo vetëm nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, por edhe nga Shqipëria. Ndërsa Kosova ka nevojë për Shqipërinë në të gjitha aspektet – ato ekonomike, politike, diplomatike, kulturore, shkencore…

Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj kriminale, me krimet, dhunimet, gjenocidin, masakrat, me humbjen e luftërave dhe me humbjen e Kosovës. Por politikanët dhe diplomatët me pak më shumë sens e dinë që Serbia vërtetë ka nevojë për mbështetje në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, sepse humbja e Kosovës është plaga më e thellë dhe trauma më e madhe e Serbisë. Kjo është në interesin e shtetit të Kosovës dhe të shqiptarëve, sepse Kosova duhet të ketë një ditë marrëdhënie normale me të gjitha vendet fqinje – pra edhe me Serbinë. Jo vetëm për shkak të anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian, por për shkak të qetësisë, stabilitetit dhe zhvillimit të Kosovës dhe rajonit.

Ofendim ndaj profesionit të gazetarit

Sa i përket raportit ndaj mediave: kjo më dhemb edhe personalisht shumë, sepse ofendimet ndaj portaleve, pavarësisht faktit që disa portale e kanë ulur profesionin tim në një nivel tepër të ulët, i përjetoj si ofendim ndaj profesionit.

Në Gjermani nuk mund të përfytyrohet që kancelarja Merkel apo ndonjë politikan të ofendojë apo përqeshë mediat, që t’u gazetarëve se nuk dinë asgjë, nuk kuptojnë asgjë, apo dhe se po gënjejnë. Po flas për politikanët seriozë dhe jo për ekstremistët.

30 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/DW

Arsenal armësh pranë shtëpisë së Vuçiç, dyshohet për atentat

Posted: 29 Oct 2016 02:40 PM PDT

Aleksandar VucicKryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së bashku me familjen e tij, është zhvendosur në një vend të sigurt, pasi në afërsi të shtëpisë së babit të tij, në lagjen Jajinci janë gjetur kuti me municion, tha ministri I punëve të brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, gjatë një paraqitje në programin e Radio Televizionit të Serbisë.

Ai tha se municioni është gjetur në një pyll jo larg vendit ku për shkak të kthesës makinat duhet të ngadalësojnë shpejtësinë. Sipas tij, dikush nga qytetarët ka lajmëruar gjetjen e kutive.

Stefanoviç tha se është 'i shqetësuar për sigurinë e kryeministrit Vuciç, dhe se është e domosdoshme që të bashkërendohet puna e shërbimeve të sigurisë'

"Sigurimi fizik që ka kryeministri nuk është i mjaftueshëm", tha Stefanoviç dhe shtoi se që prej natës së të shtunës, do të kërkojë që 'shërbimet e sigurisë të dalin me informacionet që kanë'

"Nëse organet përgjegjëse nuk mund të thonë se çfarë po ndodh, atëherë le të tërhiqen", ka sugjeruar Stefanoviç, dhe këtu ka përfshirë edhe gatishmërinë e tij që të tërhiqet

Kryeministri Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nuk 'mund të jap asnjë informacion deri sa nuk merr një informatë nga Agjencia e Sigurisë BIA dhe nga policia.

Ministri në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin u ka bërë thirrje shërbimeve përgjegjëse që të japing përgjigje në pyetjen se "kush ka përgatitur vrasjen e kryeministrit Vuçiç", duke shtuar se "ata që nuk janë në gjendje që pas gjithë këtyre viteve të japin përgjigje në këtë dhe pyetje të tjera duhet të tërhiqen dhe t'i lirojnë vendin atyre që duan të punojnë".

Mediat serbe njoftuan gjatë ditës së shtunë se në afërsi të shtëpisë së Vuciçit janë gjetur një minahedhës, katër bomba dore, 100 copë fishekë të kalibrit 7.62, 4-5 fishekë të armës automatike dhe 15 fishekë të një kalibri të panjohur.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/REL

 

Kakome, ndalohet gomonia me 3 shtetas turq në bord, dyshohet për trafik droge

Posted: 29 Oct 2016 02:14 PM PDT

gomoneNjë gomone 12 metra të gjatë, e cila ishte afruar në bregdetin e Kakomesë është kapur nga strukturat detare të Drejtorisë së Policisë së Vlorës mbrëmjen e sotme.

Në bordin e gomones me tre motorë ishin tre shtetas turq, dy meshkuj dhe një femër, të cilët ishin nisur nga Lefkadha dhe kishin udhëtuar për në brigjet shqiptare.

Sipas policisë, gjatë 10 ditëve të fundit gomonia kishte tentuar dy herë t'i afrohej brigjeve shqiptare por ishte larguar gjatë ndjekjes. Në tentativën e tretë mjeti lundrues u kap pas një ndjekjeje të gjatë.

Ndërkohë, strukturat e policisë kanë nisur një aksion kontrolli në bregdet për të gjetur ndonjë ngarkesë të mundshme droge që mund të merrej.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Katy Perry dhe Orlando Bloom bëhen Hillary Clinton dhe Donald Trump

Posted: 29 Oct 2016 02:01 PM PDT

foto1Festa e Hallouinit  sjell një atmosferë mjaft të bukur në ditët e fundit të tetorit, veçanërisht në Amerikë, aty ku edhe e ka origjinën. Dhe sytë e fotografëve janë të fiksuar veçanërisht tek personazhet VIP, të cilët në këtë ditë konkurrojnë me njëri-tjetrin kush e kush të transformohet më çuditshëm.

Por ata që kanë tërhequr veçanërisht vëmendje këtë vit janë çifti i ri, Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët mbërritën në festën e Hallowinit të maskuar si kandidatët për presidentë të SHBA-ve, Hillary Clinton dhe Donald Trump. Ndërkohë, disa miq të këngëtares u veshën si Bill Clinton dhe truprojat e tyre për ta mbështetur.

foto

I dashuri i Perry, Orlando Bloom vendosi të shfaqej në festë me kostumin e Donald Trump, por gjithsesi aktori distancohet nga programi politik i kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë teksa ka postuar në Instagram një foto me një bluzë ku shkruhej: fuqia e grave.

foto2

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zyrtare; parfumi i bën keq shëndetit dhe punës

Posted: 29 Oct 2016 01:30 PM PDT

parfumShmangeni sa të mundi përdorimin e parfumit. Fragrancat janë të dëmshme për shëndetin, por edhe punën tuaj. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në 'Air Quality, Atmosphere & Health'. Për të arritur në këto rezultate, shkencëtarët kanë ndërmarrë një studim të gjerë në SHBA, duke vëzhguar 1136 të rritur. Fragrancat përfshijnë deodorantet, produktet e kujdesit vetjak (sapun, dezinfektant duarsh, locion, shampo) dhe sigurisht parfumet dhe kolonjat,

Studimi zbuloi se 99,1 për qind e personave ishin të ekspozuar ndaj fragrancave të ndryshme të paktën një herë në javë, nga përdorimi vetjak ose nga të tjerët përreth tyre.

Ata e bëjnë botën të vijë erë trëndafil, por fatkeqësisht 34, 7 për qind e personave të sipërpërmendur shfaqnin probleme shëndetësore si migrenë, probleme të lëkurës, astmë apo vështirësi në frymëmarrje kur ekspozoheshin ndaj këtyre produkteve.

Por fragrancat nuk janë të dëmshme vetëm për shëndetin, por edhe për punën tuaj. Studimi tregoi se 20,2 për qind e njerëzve raportuan se nëse hynin në një ambient pune dhe ndienin aromatizues ambienti apo armoma të tjera parfumesh, dëshironin të dilnin sa më shpejt jashtë tij.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Abrashi shënon golin e tij të parë në Bundesligë

Posted: 29 Oct 2016 12:54 PM PDT

abrashiAmir Abrashi shënoi golin e tij të parë në Bundesligë me skuadrën e Freiburg, duke ndihmuar të tijtë të fitojnë 3-1 në transfertë ndaj Werder Bremenit. Abrashi, që sezonin e kaluar kishte qenë një prej protagonistëve kryesorë në ngjitjen e ekipit në Bundesligën e parë me golat e tij ende nuk kishte shijuar një finalizim në kategorinë më të lartë të futbollit gjerman, por në javën e nëntë, mesfushori kuqezi arriti të hyjë në listën e golashënuesve.

Me rezultatin 1-2 në favor të Freiburg dhe Werderin që kërkonte të barazonte sfidën, Abrashi goditi në hyrje të zonës dhe falë dhe një devijimi mundi të dërgojë topin në rrjetë. Sigurisht nuk ishte një gol fantastik, por ishte gjithsesi një gol shumë i rëndësishëm që tregon dhe peshën që Abrashi ka në skuadër, ku është një prej lojtarëve kryesorë. Me këtë fitore, Freiburg u ngjit në kuotën e 15-të pikëve në Bundesligë duke qenë shumë pranë zonës Europiane.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kanada, vritet me thikë djali 15-vjeçar i aktorit shqiptar

Posted: 29 Oct 2016 12:31 PM PDT

djaliNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i njohur për disa interpretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve '80.

Daja i cili jeton prej shumë vitesh me familjen në Kanada ka humbur djalin e tij 15-vjeçar Denisin.

Mësohet se 15-vjecari, djali i vetëm i Dajës është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme pas një feste adoleshentësh.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :