Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Aksidenti me 4 të plagosur në Bulqizë, arrestohet drejtuesi i mjetit i dehur dhe pa patentë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Aksidenti me 4 të plagosur në Bulqizë, arrestohet drejtuesi i mjetit i dehur dhe pa patentë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Aksidenti me 4 të plagosur në Bulqizë, arrestohet drejtuesi i mjetit i dehur dhe pa patentë

Posted: 16 Oct 2016 02:22 AM PDT

furgoniPolicia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin në aksin Shupenzë-Bulqizë, aksident në të cilin mbetën të plagosur 4 persona.

29-vjeçari Elton Tafçiu, banues në fshatin Kllupçisht të Dibrës, u arrestua pasi dje, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “3 çezmat”, në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, automjeti furgon me targa AA 925 FO, me drejtues shtetasin M.H. 44 vjeç, që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi, është përplasur me automjetin Peugeot me targa AA714 MU, me drejtues Elton Tafçiun, që lëvizte nga Peshkopia për në Tiranë.

Si pasojë e këtij aksidenti u dëmtuan 4 pasagjerët që ndodheshin në furgon. Dy prej tyre në gjendje të rëndë dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës. Shtetasit Elton Tafçiu iu bë testi i alkoolit, ku ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.62 Mg/L.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit, shtetasi Elton Tafçiu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

16 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Sarandë, tentoi të korruptojë me 10 euro policin rrugor, arrestohet 53-vjeçari

Posted: 16 Oct 2016 02:08 AM PDT

Policia-RrugorePolicia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cilët tentoi të korruptojë punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Frederik Terziu, 53 vjeç, banues në fshatin Berdashesh, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pranë vendit të quajtur “Rreth-rrotullimi i Kranesë”, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij tip “Nisan” me targë YHH7625, pa rrip sigurimi, ka tentuar t’i japë 10 euro punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga gjoba administrative.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Frederik Terziut për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

16 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

16 foto që duket sikur janë marrë nga një planet tjetër

Posted: 16 Oct 2016 02:00 AM PDT

Ndonjëherë gjendemi përballë një fotoje të realizuar në një vend të panjohur diku në botë dhe na duket gati e pabesueshme se ky vend ekziston vërtetë. Ja një album vendesh, të cilat nëse nuk i njeh mirë, të duket sikur janë marrë nga një planet tjetër. Natyra asnjëherë nuk e humb aftësinë të na surprizojë dhe mrekullojë.

1Vullkani ‘Tri motrat’, Oregon, SHBA

2Fly Geyser, Nevada, SHBA

3Liqeni Bajkal, Siberi, Rusi

4Kanioni i valëzuar, Arizona, SHBA

5Antarktidë

6Një plazh në Alentejo, Portugali

7Liqeni Abraham, ALberta, Kanada

8Malet Ylber në Parkun Gjeologjik Zhangye Danxia, Kinë

9Një shpellë e mbuluar nga akulli, Wisconsin, SHBA

10Shkretëtirë në veri të Arizonës, SHBA

11Shkretëtirë në Namibi

12Liqeni rozë Hillier, Australi

13Ujëvara Goðafoss, Islandë

14Vullkani Dallol, Etiopi

15Arkipelagu Socotra, Jemen

16Leitisvatn / Sørvágsvatn, Ishujt Faroe

16 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Trump: Clinton t’i nënshtrohet testit të drogës para debatit tjetër televiziv

Posted: 16 Oct 2016 01:48 AM PDT

483208412-real-estate-tycoon-donald-trump-flashes-the-thumbs-up.jpg.CROP.promo-xlarge2Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump ka akuzuar rivalen e tij në këtë garë, Hillary Clinton se kishte konsumuar drogë përpara debatit të tyre të shkuar televiziv, duke kërkuar që përpara debatit të ardhshëm që është edhe i fundit, të dy t'i nënshtrohen testit të drogës.

Sipas republikanit, gara presidenciale po ngjante çdo ditë e më shumë si e manipuluar.

Komentet e Trump vijnë në një kohë që publikimi i disa regjistrimeve të vjetra e ka vendosur miliarderin përpara kritikave për sjellje të papërshtatshme me femrat.

Sondazhet tregojnë se Trump po  humb çdo ditë e më shumë terren përballë rivales së tij.

16 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lezhë, sekuestrohet 1,3 kg kanabis, arrestohen 2 persona, 1 në kërkim

Posted: 16 Oct 2016 12:56 AM PDT

kanabisPolicia  e Lezhës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve, ka sekuestruar një sasi prej 1,3 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasit Ahmet Isufi, 25 vjeç, banues në Durrës dhe Armando Marku, 26 vjeç,  banues në Rrubik – Mirditë

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Ll. 28 vjeç, banues në Rrubik – Mirditë

"Më datë 15.10.2016, në orët e vona të mbrëmjes,  në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrubik -Mirditë, shtetasi Ahmet Isufi është kapur dhe  arrestuar  në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në çantë  iu gjet një sasi prej 1 kilogram e 130 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Nga veprimet e mirëfillta hetimore  të kryera , ka rezultuar se ky  shtetas dyshohet se këtë sasi lëndë narkotike e ka  marrë nga  shtetasi Armando Marku me qëllim dorëzimin tek shtetasi E.L", sqaron policia..

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
16 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

NORMALIZIMI I MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SERBI, INTERES STRATEGJIK EDHE I KOSOVËS

Posted: 16 Oct 2016 12:20 AM PDT

Fadil LepajaDialogu Kosovë-Serbi, përkundër përpjekjeve të jashtëzakonshme ndërkombëtare nuk dha rezultate që ja vlen të përmenden. Kjo më së shumti në Kosovë shihet si dështim i kësaj klase politike e cila di vetëm të krijojë probleme por jo edhe të i zgjidhë.

Edhe pas tërë kësaj kohe, Serbia nacionaliste ende mendon se po bisedon me krahinën e sajë jugore, të cilën fuqitë e mëdha e shkëputën kundërligjshëm prej saj, ndërkohë që Kosova mendon se fqiu verior ende nuk ka hequr dorë nga politika e gjenocidit, dhe po bënë gjithçka që të zhbëjë realitetin e ri të quajtur Kosova e pavarur.
Mosuksesi i dialogut, nuk tregon se normalizimi i marrëdhënieve është i pamundshëm, si duan ta shesin disa vija ekstreme , duke aluduar se vetëm lufta e pastron këtë situatë. Kjo tregon vetëm se nuk mund të ketë zgjidhje tëpjesëshme, se nuk ka zgjidhje pa një proces rajonal të normalizimit të mardhënieve në mes shqiptarëve dhe serbëve, sepse këto marëdhënie të këqija ndikojnë jo vetëm në Kosovë,por edhe kudo ku jetojnë shqiptarët në rajon.

Tejkalimi i armiqësive, heçja e të gjitha pengesave për bashkëpunim ekonomik, kulturorë, dhe dakordimi për rrugën europiane, janë baza mbi të cilën mund të ndërtohet marëdhënia e re shqiptaro serbe. Derisa klero-nacionalistët serb, mendojnë se vetëm me luftë mund të rikthejnë potencën e idesë serbe, qeveria serbe megjithatë po jep shenja se patriotizëm serb nuk do të thotë detyrimisht luftë dhe konfrontim me fqinjët. Trashëgimia rëndon mbi supet e politikanëve me orientim europian te serbët dhe shqiptarët dhe nuk është e lehtë të meret aprovimi i qytetarëve sidomos atyre që kanë humbur shumë në këtë luftë, por vizioni i ri, europian, nëse nuk arrinë të këthej humbjet, mundet të jetë vendimtarë që ato të mos përsëriten.

Prandaj, samiti në Nish është një hap shumë i mirë në drejtimin e duhur, pra në rrugën evropiane të pajtimit të popujve dhe të tejkalimit të mosmarrëveshjeve ë mes tyre.
Politika kosovare, e shqetësuar se edhe përkundër gatishmërisë të bëjnë kompromise të dëmsheme dhe të papranueshme për qytetarët e saj, nuk arriti të bëjë as edhe një hap përpara në këtë drejtim, po e sulmon angazhimin e Ramës dhe qeverisë shqiptare nëpërmes ministrit të jashtëm i cili dorën në zemër nuk është se ka bërë diçka në politikë dhe nuk njihet si zë me ndikim në vend. Politika kosovare, së paku një pjesë e sajë ndihet e shqetësuar sidomos për fatin e saj, për shkak të korrupsionit dhe flertimit me krimin e organizuar dhe të ardhmes krejtësisht të paqartë pas konsolidimit të gjykatës speciale.
Natyrisht, askush nuk mundet dhe nuk duhet të flasë në emër të Kosovës përpos përfaqësuesve të zgjedhur nga populli i saj, por normalizimi i marrëdhënieve mes dy popujve janë në interes të shqiptarëve dhe serbëve kudo që jetojnë, prandaj duhet përshëndetur çdo hap i cili rritë sigurinë rajonale, zbutë tensionet, forcon bashkëpunimin ekonomik e kulturorë. Afirmimi i Shqipërisë si faktorë stabiliteti në rajon, me një politikë të tejkalimit të armiqësimit me fqinjët i sjell veç të mira Kosovës.

Debatet, mospëlqimet të pjesëve të deklaratave të zotit Rama, apo Vuçiç nuk mendoj se duhet të dramatizohen, e sidomos nuk duhet të acarohen marrëdhëniet institucionale në bazë të shkrimeve të shkruajtura me porosi për të acaruar, apo në bazë të ambicieve të individve që të promovohen, apo në bazë të emocioneve individuale të autorëve.
Të gjithë ne kemi përvoja të hidhura nga regjimi serb, nga periudha e pushtimit 100 vjeçarë, qoftë personale, qoftë të familjes, por çështja shtrohet a duam të merremi me të kaluarën apo të jemi të hapur për të ardhmen?

Miqtë tonë ndërkombëtarë gjithsesi mund të pengojnë një sulm ushtarak serb në Kosovë, munden edhe të na ndihmojnë materialisht ndoshta edhe me decenie, me motive humanitare apo strategjike, por të ardhmen tonë mundemi me e ndërtue vetëm vet, duke marrë përgjegjësinë dhe duke hedhur hapa të guximshëm dhe të menduar mirë për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët.

Shqipëtarve u shkon për interesi paqja dhe zhvillimi i papenguar. Zoti Rama gjithësesi është politikan jokonvencional, dhe i guximshëm, aspak servil dhe mendoj se duke rrezikuar të shahet dhe të keqkuptohet, ai megjithatë po hapë rrugët nëpër gjunglën ballkanike të urrejtjes dhe interesave të jashtme. Politika kosovare nëse nuk mundet të ndihmojë, gjithësesi nuk guxon të barrikadohet në llogoret e urrejtjes dhe të bëjë grindavecin në një proces i cili mund të zhbllokojë këtë gjendje stagnimi dhe defaktorizimi të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.

Horoskopi – 16 tetor 2016

Posted: 16 Oct 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Do të dini të  përballoni  një pengesë mjaft të madhe  e nuk do të keni aspak frikë. Në punë një investim i kryer do të sjellë mjaft të ardhura.

DEMI
Partneri do të jetë shumë bujar dhe i dashur me juve sot. Jetoni çdo fazë e moment pasi nuk do ju përsëriten më. Në punë do të kini disa probleme por që do ju jepni zgjidhje me ndihmën e kolegëve të tu.

BINJAKET

Në ambientin e punës do të vlerësoheni për gatishmërinë dhe impenjimin tuaj. Me partnerin do të tregoheni kompresivë e do ta ndihmoni për tu dhënë zgjidhje disa shqetësimeve të tij.

GAFORRJA

Gjatë ditës së sotme një lajm që i përket sektorit tuaj profesional mund të vërë në diskutim disa impenjime tuajat. Në aspektin afektiv do të jeni konkretë dhe do të tregoni zgjuarsi në drejtimin e raportit tuaj në çift.

LUANI

Kjo ditë do të rezultojë e pasur plot me impenjime, por njëkohësisht nuk do ta keni të vështirë të gjeni pika të përbashkëta me të tjerët. Kujdes marrëdhënien tuaj me partnerin.

VIRGJERESHA

Do të jeni një "vullkan" idesh, por duhet të përmbaheni sepse rrezikoni të mos çoni deri në fund të gjitha ato gjëra që keni në mend. Kështu që bëjini gjërat një nga një.

PESHORJA

Në ambientin e punës do të jeni plotësisht të kënaqur, ndërsa në aspektin afektiv duhet të tregoheni më të vëmendshëm ndaj personit që dashuroni. Duhet të vendosni një ekuilibër mes gjërave që dëshironi dhe detyrave tuaja.

AKREPI

Nuk jeni asnjëherë të kënaqur nga ajo që realizoni çdo ditë. Do ishte mirë të mos ishit kaq të kursyer me veten tuaj ,sepse nuk po ecni keq. Në çështjet e zemrës nuk është e vështirë të humbisni arsyen, kujdes.

SHIGJETARI

Do të kini dëshirë të rikuperoni kontaktet e vjetra, e sot do ju krijohet mundësia. Në ambientin e punës do ju duhet të përballeni me vështirësi. Në aspektin afektiv evitoni raportet shumë të komplikuara.

BRICJAPI

Shumë veta do ju  bëjnë komplimente sot. Raporti në çift po shkon drejt  disa territoreve të paeksploruara më parë, ndoshta ka ardhur momenti që të mendoni për një shtëpi dhe një familje.

UJORI

Do të keni një formë mjaft të mirë psikofizike. Në punë do të gjeni mundësinë për tu dhënë zgjidhje planeve tuaja. Në sektorin afektiv duhet të tregoheni më të vëmendshëm ndaj partnerit tuaj.

PESHQIT

Yjet ju këshillojnë të vlerësoni më me kujdes personat që ju rrethojnë në sektorin profesional, pasi mund të zbuloni prej tyre anët më të mira që deri më tani i kanë pasur të fshehura.

Lëkundje të forta tërmeti në jug dhe Tiranë, epiqendra në kufirin me Greqinë

Posted: 15 Oct 2016 02:07 PM PDT

janinaLëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 22:16 minuta në vendin tonë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Janinës në Greqi, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Tërmeti ka qenë me mangnitute 5.3 ballë i shkallës rihter.

Lëkundjen e tërmetit mësohet se janë ndjerë deri në jug të vendit si në Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Fier, Tepelenë, Korçë e Pogradec, madje deri dhe në Tiranë.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 5 km në thellësi, dhe 16 km larg qytetit grek, Janinë.

Deri tani, autoritetet nuk njoftojnë se ka të lënduar dhe dëme materiale, ndonëse shumë qytetarë në Sarandë dhe Tepelenë kanë publikuar në rrjetet sociale foto për dëmtime të lehta në banesa. Në qytetin e Sarandës dhe të Gjoroksatrës, njerëzit kanë dalë nga banesat të përfshirë nga paniku. Ndërkohë që në Tiranë, edhe pse lëkundjet kanë zgjaatur disa sekonda, intensiteti ka qenë për fat të mirë më i ulët.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kim Kardashian mbulohet në daljen e parë publike pas grabitjes së bujshme

Posted: 15 Oct 2016 02:02 PM PDT

kimKim Kardashian më në fund është bërë e gjallë në Los Angeles që pas grabitjes së bujshme në Paris më 3 tetor, ku vajzës së njohur të reality show iu morën miliona paund bizhuteri.

kim1

35-vjeçarja dukej e zymtë, e veshur me një bluzë të gjerë në ngjyrë të zezë, kapuçin e të cilës e kishte vënë në kokë, teksa dilte nga një restorant italian në Beverly Hills me një badigard që vinte prapa saj.

kim2

Hera e fundit kur Kardashian ishte shfaqur në publik ishte me bashkëshortin e saj, Kanye West, në New York, vetëm 4 ditë pasi ra prej e një grabitjeje spektakolare që mendohet të ketë vlerën e 11 mln paundëve.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përjashtohen 2 lojtarët gjermanë që ‘i vunë’ flakën hotelit në Shqipëri

Posted: 15 Oct 2016 01:30 PM PDT

sportEpisod interesant në lidhje me dy futbollistë të Kombëtares Gjermane të 19-vjeçarëve, që në mënyrë figurative mund të thuhet se kanë "djegur" ndoshta karrierën në Shqipëri. Bëhet fjalë për Idrissa Toure dhe Vitaly Janelt, të dy 18-vjeçarë që rrezikojnë shumë. Të dy janë përjashtuar nga Kombëtarja Gjermane e 19 vjeçarëve si dhe nga akademia e Lapizigut, klub ku bëjnë pjesë pasi për pak kanë qenë duke i vënë flakën hotelit ku ndodheshin të akomoduar në Shqipëri. Bëhet fjalë për të shtunën e kaluar, kur Gjermania e 19-vjeçarëve fitoi 3-2 në eliminatoret e Europianit përballë bashkëmoshatarëve shqiptarë të drejtuar nga Bellaj.

Por gjatë ndeshjes siç raportojnë mediat e huaja, në hotelin ku ishin akomoduar gjermanët vunë re se dhoma ku qëndronin Toure e Janelt po përfshihej nga flakët, pasi të dy futbollistët kishin harruar një nargjile të ndezur. Pasi u lajmërua Kombëtarja Gjermane drejtuesit e Federatës vendosën që të dy djemtë të dërgoheshin në shtëpitë e tyre e madje ta paguanin vetë udhëtimin. Pasi mbërritën në shtëpi të dy futbollistët ju desh të përballeshin dhe me klubin e laizpgutku u justifikuan se dhomën ua kishin lënë dy shokëve të tjerë dhe nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur, por ky version nuk bindi as klubin gjerman që i hoqi të drejtën për të qëndruar në akademinë e klubit. Toure dhe Janelt do të paguajnë gjithashtu të paktën nga 10 mijë Euro gjobë dhe klubi i Laipzigut ka vendosur që përvese do të stërviten të veçuar do të punojnë më orë të reduktuara dhe në një kopsht fëmijësh. Për një nargjile që harruan ndezur të dy futbollistët për pak dogjën dhomën e hotelit në Shqipëri, por tani rrezikojnë të kenë djegur dhe karrierën e tyre në Kombëtare.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Related Posts :