Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Basha: Bujqësia, dështimi më i madh i Ramës” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Basha: Bujqësia, dështimi më i madh i Ramës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Basha: Bujqësia, dështimi më i madh i Ramës

Posted: 27 Oct 2016 02:18 AM PDT

Basha me fermeret 2Në Peqin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në një fermë mollësh, ku tha se bujqësia është një ndër dështimet e mëdha të Edi Ramës, i cili jo vetëm s'ka mbajtur asnjë premtim ndaj fermerëve por e ka përkeqësuar gjendjen e tyre me rritjen e taksave, çmimit të energjisë, naftës dhe produkteve të tjera të domosdoshme. Pronari i femrës tha se para katër vitesh ka marrë vazhdimisht subvencione, ndërsa tani asgjë.

Basha: Sa rrënjë mollë ke?

Fermeri: Këtu janë 550 rrënjë. Ah bravo! Këtu në kohë të qeverisë së parë kam marrë 1 milionë e 650 mijë subvencion.

Basha: Grant?

Fermeri: Po, grant. Bëra për tubacionet vjet, humba 180 mijë –s'fitova asnjë lekë. S'mi dha ato mu se ishte përmbyt Fieri.

Basha: Sa rrënjë ke?

Fermeri: 600 rrënjë ullinj. Jam shumë i demoralizum, s'dua ti shikoj me sy. Këto po kalben këtu. ça të rri të dal me arkë me kile në rrugë unë? Ku ti çoj unë? Kemi tre vjet që duhani na rri stok në shpi.

Banor: Kemi rrugët e fshatit këtu që na janë bërë mizerie, nuk shkohet, ndërkohë që taksat e makinës të gjitha i paguajmë.

Banor: Këta na zhytën në mjerim. Të shikosh listat, se unë kam një dyqan të vogël atje, të shikosh listat atje komplet njerëzit marrin edhe bukën me lista.

Banor: Unë jam banor i komunës Pajovë, fshati Hasnjok, jemi pa rrugë, pa gjë. Mbjellim domate i biem me kafshë, me mushka, s'ka.

Basha: Asnjëri s'ka marrë subvencion prej jush?

Fermerët: Asnjëri, jo. E s'do ta dijë njeri.

Basha: 140 milionë dollarë tha do ti hedh për vaditje dhe për kullim. Sa kanale ka pastru dhe sa kanale ka ndërtu?

Fermerët: Asnjë kanal nuk është pastru tash tre vjet.

Basha: A ju kanë kompensuar për naftën? A ju kanë dhënë subvencione për plehrat kimike, për fidanët?! Asgjë s'keni marrë.

Fermerët: Asgjë. Bëjnë drogën ata, se ne s'bëjmë gjë.

Basha: Për drogën vjen flet ai se është ai shef i drogës, s'kam ça t'ju them unë.

Fermerët e konsideruan absurd qëndrimin e kryeministrit, ku u sugjeron të marrin kredi dhe pse kur u mori u premtoi subvencione. Ata thonë se e kanë të pamundur të paguajnë këstet e kredisë çdo muaj, pasi prodhimet e tyre për shkak të rënies së konsumit dhe konkurrencës së pandershme që u bëhet me produkte importi në shumicën e rasteve nuk shiten.

"E qartë është se këtu nuk është derdhur asnjë lekë për ju. As subvencione s'keni marrë, asnjë metër rrugë nuk është ndërtua, asnjë metër kanal nuk është pastru, asnjë metër kanal ujitje nuk është ndërtu. Dhe s'ka si të jetë ndryshe, në fund të këtij dështimi vjen ju thotë do të merrni kredi 300 milionë euro, kam fonde 300 milionë, do merrni kredi. Cili nga ju më thoni, cili nga ju është në gjendje të marrë kredi dhe të shlyejë interesat e kredisë?"- tha Basha.

Fermerët: Asnjë.

Basha: Në çdo vend të Europës  fermeri mbështetet me grante. Në Shqipëri kjo është shumëfish më e nevojshme, për shkak të kushteve të vështira në të cilat funksionon femra shqiptare dhe jeton familja në fshatin shqiptar. Vjen dhe ju thotë s'ka para shteti por merrni kredi. Po mirë, pse jep 88 milionë euro në vit për orendi, për zyra, për perde, për tavolina dhe nuk gjen 88 milionë euro për fshatarët?"

Për liderin e opozitës zgjidhja për fermerët janë subvencionet. Në programin e Partisë Demokratike, 100 milionë euro do të akordohen si subvencione per fermerët.

"Zgjidhja për fermerët, zgjidhja për fshatin është granti, është subvencioni. Ne subvencionet për fshatin do ti çojmë 100 milionë dollarë në vit. Një për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të jetë si subvencion për fermerët. Shteti do të marrë të gjithë masat që prodhimet e importit të mos ju konkurrojnë. Se ndodh edhe kjo, punoni gjithë sezonin, bëni gati prodhimin, ngrihet trau atje edhe vjen malli i importit me gjysmë çmimi. Pse?! Për të futur lekët në xhep dy tregtarë, dy importues edhe i pari i doganës dhe i pari i vendit. Kjo nuk ka për të ndodhur. "

Kryetari i Partisë Demokratike dëgjoi dhe bashkëbisedoi dhe me drejtues të strukturave të PD në Peqin. Me Edi Ramën, tha Basha nuk ka zgjidhje për situatën e rëndë për krimin dhe drogën si dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Cili është koncepti i Edi Ramës për qeverisjen: buxhetin për vete, drogën për kriminelët që ka sjellë në pushtet; për popullin varfërinë, emigracionin, burgun dhe tani së fundi ka shpikur edhe argatin e drogë?, e mbylli falen shefi i opozitës

 

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Itali, 3 shqiptarë përfitojnë nga tërmeti dhe arratisen nga burgu

Posted: 27 Oct 2016 02:17 AM PDT

P8F1_3384662F1_14299_20130316180500_HE10_20130317-0011Tre të burgosur shqiptarë në Itali janë arratisur mbrëmë nga burgu i Rebibbia në Itali.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, kishin pak ditë që ishin sjell në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Të burgosurit kishin përfituar nga kaosi i krijuar pas rënies së tërmetit dje në Italinë qendrore, pasi në burg ishin sjell disa të dënuar nga burgu i Camerinos, zonë e prekur nga lëkundjet.

Ata përdorën çarçafë për të dalë prej aty. Mungesa e tre shqiptarëve ishte vërejtur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00-06:30.

Raportohet se kanë nisur hetimet për autoritetet e burgut, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tyre.

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, kapet drogë e armë; 2 në pranga

Posted: 27 Oct 2016 02:12 AM PDT

hashash-me-thase-3Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në zonën e Bunavisë, kanë konstatuar një automjet tip “Fuoristradë” me targë AA 937 IX, drejtuar nga shtetasit  Alfred Vaja, 54 vjeç dhe  Ervin Cane, 36 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, të cilët duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të policisë në tentativë për tu larguar, janë kapur në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike, armë zjarri dhe fishekë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 kg lëndë narkotike , e ndarë në 3 thasë sintetikë,1 armë zjarri automatik – model 56 dhe 1 krehër me 27 copë fishekë si dhe 35 copë fishekë të tjerë të kalibrit 7.62 mm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ervin Cane, Policia ka konstatuar një sasi tjetër me lëndë narkotike prej 7 kg (kilogram) e llojit kanabis sativa në një thes sintetik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Alfred Vaja dhe Ervin Cane, në bashkëpunim me njëri-tjetrin për kryerjen e veprave penale si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Devoll, 4-vjeçari bie në përrua; mbytet

Posted: 27 Oct 2016 02:05 AM PDT

perrua-620x330Fëmija 4 vjeç, bie në përrua dhe mbytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sul të Devollit ku fëmija E.H, 4 vjeç, ka rënë aksidentalisht në një rrjedhë uji (përrua) dhe për pasojë  ka humbur jetën duke u mbytur. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për "Ngjarje aksidentale".

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, sekuestrohen 385 kg kokainë, droga vinte nga Brazili

Posted: 27 Oct 2016 01:58 AM PDT

20161027_085442_6FE9061D.jpg_997313609Policia italiane ka sekuestruar 385 kg kokainë të pastër në portin Gioia Tauro të Rexhio Kalabrias. Kokaina transportohej me një anije kontaineri që vinte nga Brazili. Nëse shitej në treg kokaina do të kapte vlerën e 77 milionë eurove.

Autoritetet italianë kanë arrestuar 9 pjesëtarë të personelit të anijes si dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar destinacionin final të kokainës.

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Rritje pagash dhe pensionesh pa rritur borxhin

Posted: 27 Oct 2016 01:36 AM PDT

Edi RamaKryeministri i vendit Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën kombëtare të Bankës së Shqipërisë. Në fjalën e mbajtur Rama deklaroi se në vitin 2013 vendi gjendej në një nivel borxhi të pazakontë. Sipas tij, BSH dha një ndihmë të madhe në kapërcimin e krizës së vitit 2013.

Ai shtoi se do rriten pagat dhe pensionet dhe kjo nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit.

"Sipas parashikimeve, por edhe bazuar në përllogaritje, vitin e ardhshëm mund të prekim nivelin e 4% të rritjes ekonomike. Megjithatë, kjo është ende një shifër e pamjaftueshme për të përballur me sukses nevojat.

Në vitin 2013 ishim përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe kërcënoheshim nga pamundësia për të paguar rrogat dhe pensionet në fund të vitit 2013. Realisht ka qenë koordinimi dhe bashkëpunimi i të gjitha forcave dhe faktorëve që na dha mundësinë e konsolidimit fiskal dhe përballjes me një nivel borxhi të pazakonshëm për kushtet ku Shqipëria ndodhej. Përveç borxhit kombëtar publik kishim një mal borxhesh të fshehura prej 720 milionë dollarësh për shërbime të papaguara nga ana e tretëve. E gjithë kjo në një kontekst kur ekonomia rritej ndërmjet 0-1% dhe ndodhej në rrezik të një stanjacioni asfiksues.

Sot ne mund të bëjmë një rritje rrogash dhe pensionesh në masën 100 milionë dollarë dhe e gjithë kjo pa rritur borxhin publik, por duke e ulur atë në masën 1%”, tha kryeministri.

Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se “Brexit” mund të lërë gjurmë edhe në Shqipëri. Veç kësaj ai shtoi se ekonomia shqiptare është në një rritje pozitive.

“Brexit përbën një fenomen përcaktues për BE dhe Eurozonë. Si i tillë nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ai mund të shoqërohet me efekte negative direkte apo indirekte, afat shkurtër apo afatgjata në tregjet e punës, të mallrave dhe shërbimeve. Në Shqipëri efektet e drejtpërdrejta vlerësohen të jenë të vogla, pas bashkëpunimi tregtar në Mbretërinë e Bashkuar mbetet e ulët.

Eksporti i mallrave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar përbën vetëm 0.2% të totalit të 10 viteve të fundit. Ndërsa importi është rreth nivelit 1.1%. Raporte të ulëta praqet edhe stoku i investimeve të huaja britanike në Shqipëri, ndërkohë ndikimi ne remitancat janë në të larta por jo përcaktues. Efektet e tërthorta do të varen nga ndikimi që do të ketë Brexit në ekonomi dhe sistemin ekonomik. Pasojat e Brexit për Rajonin dhe Shqipërinë ekzistojnë potencialisht, por mbeten ende të vështira për tu identifikuar”, deklaroi Sejko.

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, arrestohet 5 persona të dyshuar për kontrabandë cigaresh

Posted: 27 Oct 2016 01:32 AM PDT

shjk-c1200x600Në bazë të një hetimi proaktiv të zhvilluar nga Prokuroria e Shkodrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vendore, u arrestuan 5 persona, si edhe po zhvillohen hetime për disa të tjerë, të gjithë të dyshuar për "kontrabandë…" të cigareve.

Në vijim të këtij hetimi, Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës dhe ka urdhëruar kontrollin e disa banesave në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësi të Madhe dhe Shijak, në bazë të të të cilave u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve: N. Bilani 55 vjec,  pasi gjaë  kontrollit të ushtruar  në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale  61 steka cigare të markave të ndryshme pa dokumentacion përkatës; R. Lulaj, 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 101 pako duhani i grirë dhe një makine grirëse duhani;  A. Isufaj, 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në baneseë u gjetën 290 paketa kontrabandë;  K. Guri, 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 2000 llampa kondrabandë.

Ndërkohë u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.M., 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 46 steka  cigare kontrabandë. Gjithashtu në  kuadër të këtij procedimi penal prokuroria Shkodër, ka dërguar për ekzekutim urdhër për kontrolle banese edhe në Shijak, ku u arrestua shtetasja F. Qejvani, të cilës iu gjetën 4 mijë paketa cigare të markave të ndryshme.

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

UKT: Kufizime të ujit gjatë drekës në zonën e Kombinatit,

Posted: 27 Oct 2016 01:11 AM PDT

UKT UjesjellesiUjësjellësi i Tiranës, njofton se gjatë orëve të drekës, në zonën e Kombinatit mund të ketë kufizime të furnizimit me ujë për arsye të punimeve që OSHEE po kryen pranë dy stacioneve tona të pompimit që sigurojnë ujë për këtë zonë.

Në mbrëmje situata do të rikthehet në gjendjen normale.

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, asgjësohen 72 rrënjë kanabis në proces tharje

Posted: 27 Oct 2016 12:47 AM PDT

Kanabis ne vjeshte kanabis ne vjeshte 2 kanabis duke u djegur kanabis ne tharje

Asgjësohen 72 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në proces tharje në Shkodër. Lënda narkotike i gjet në vendin e quajtur "Alavana", fshati Xhan, njësia administrative Pult. Kultivuesit e kishin mbjellë atë në një shpatë mali, të cilat ishin prerë dhe vendosur në vend për proces tharje. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Qeveria serbe sot shqyrton “ultimatumet” e Kosovës

Posted: 27 Oct 2016 12:42 AM PDT

20161027083516149646Qeveria e Serbisë sot, në një mbledhje të jashtëzakonshme, do të shqyrtojë ato që ajo i ka quajtur ultimatume të Kosovës për vazhdimin e dialogut Beograd- Prishtinë.

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri dje në Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme deklaroi se në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë në dialog është e domosdoshme përfshirja e të gjithëve. Ajo ka thënë se ka ardhur koha që me Serbinë të bisedohet për kufirin dhe për njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë negociatave derisa Serbia të mos i zbatojë të gjitha marrëveshjet.

Zyrtarët serbë, Ivica Daçiç dhe Marko Gjuriç, këto paralajmërime i kanë quajtur ultimatume dhe kanë shtuar se nuk lejojnë dhe nuk do pranojnë kurrë kushte nga Kosova. "Kosova nuk mund të kushtëzojë askënd", është shprehur Daçiç.

27 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :