Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ben Blushi i drejtohet Ramës: Mos ma prek Valbonën!” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Ben Blushi i drejtohet Ramës: Mos ma prek Valbonën!” plus 9 more Gazeta SHQIP


Ben Blushi i drejtohet Ramës: Mos ma prek Valbonën!

Posted: 29 Oct 2016 02:24 AM PDT

ValbonaNjë nga perlat e mjedisit shqiptar, Valbona, rrezikon të zhduket për shkak të disa HEC-eve që mund të ngrihen aty, sipas një vendimi të qeverisë së shkuar, dhe që mund të zbatohet nga qeveria aktuale.

Për këtë arsye prej disa javësh ka nisur një aktivizim i shoqërisë civile për të bërë të mundur mos-prishjen e Valbonës dhe për të penguar çdo projekt të qeverisë që e dëmton atë.

Kësaj lëvizjeje së fundmi i është bashkuar edhe deputeti i Elbasanit Ben Blushi, i cili është në prag të zyrtarizimit të lëvizjes së tij politike.

Përmes faqes së tij zyrtare, Blushi njofton se është në udhëtim drejt Valbonës për të shprehur edhe ai solidaritetin me shoqërinë civile në mbrojtje të luginës së Vlbonës.

"Kam 25 vjet që shoh ata që sulmojnë luginën e Valbonës. Sot shkoj të dëgjoj ata që duan ta mbrojnë"- shkruan Blushi në rrjetet sociale.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lufta kundër ISIS-it, mësymja irakeno-shiite i afrohet Mosulit

Posted: 29 Oct 2016 02:19 AM PDT

IraqMilicitë shiite-irakene kanë nisur një operacion të gjerë për rimarrjen e Tall Afar, qendër e shumicës shiite, e cila ka rënë në duart e ISIS-it në verën e 2014-ës, në frontin perëndimor rreth50 kilometra larg Mosulit.

Ushtarët do të avancojnë deri sa të arrijnë të rrethojnë kryeqytetin e Kalifatit, por "nuk do të hyjnë në qytet", – tha një burim.

Në mësymje, e mbështetur nga bombardimet ajrore të koalicionit, po marrin pjesë edhe milicit iraniane.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

SI DO TË SHKRUAJË HISTORIA PAS 2019-ËS PËR SHQIPËRINË

Posted: 29 Oct 2016 02:13 AM PDT

Spartak NGJELA

Ngjela SpartakDy kaçakë shqiptarë, që ishin njëherësh dhe dy politikanë provincialë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, menduan se mund të mundnin politikën amerikane dhe atë gjermane, me vobegtësinë rurale të mendjes së tyre, dhe me paratë e vjedhura mbi varfërinë e imponuar të shqiptarëve.

Tani ata falimentuan. Bashkimi i tyre me Gjykatën Kushtetuese i diskreditoi fare, se e menduan Uashingtonin dhe Berlinin si dy fshatra të krahinave te tyre, që rrinë karshi-për-karshi. Tallja që iu bëri Angela Merkel, i detyron të mos dalin dot më në hapësirë pamore. Humbën pa fare dinjitet se, edhe si vjedhës, kalamaj ishin – njëlloj si vjedhësit e xhepave. Dhe në këtë lojë rrugaçësh, futën dhe Gjykatën Kushtetuese.

Gjashtë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, shkelën normën më elementare juridike: pezulluan një ligj për të penalizuar shqiptarët, në një kohë që janë betuar për garantizmin e shqiptarëve. Gabim i rëndë për ta.

Një histori e trishtueshme ka qenë për shqiptarët, të njëzet vjetët e banditizmit korruptiv shqiptar, që ndërkaq po merr fund. Korrupsioni priste zvarritje dhe mundësi blerjeje të Komisionit te Venecias, në një kohë kur dje, disa orë pas Kancelares gjermane, Komisioni i Venecias tha që do ta kthejë në Tiranë përgjigjen në datën 8 dhjetor. Nëntë ditë pasi Merkeli i jep Kryeministrit shqiptar në Berlin, dokumentacionin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Shumë u lodhe, o Sali ziu, që ta fundosje Shqipërinë në Lindje! Po ja që nuk ia dole dot. Dhe mëso ndërkaq edhe një fakt: është thelluar shumë hetimi kundrejt teje nga investigatorët amerikanë. Shqiptarët, kur t’i dëgjojnë, edhe pse të kanë njohur, do të shokohen nga habia e gjithë atyre milionave prej shehiku, dhe mijëra hektarëve që të kanë zbuluar ndërkaq. Por do të t’i marrin të gjitha… dhe me vendim gjykate – sigurisht.

Tropojë, sekuestrohen 3 kg marijuanë, 2 persona në pranga

Posted: 29 Oct 2016 02:09 AM PDT

marijuanePolicia e Tropojës ka vënë në pranga dy persona, pasi u kapën me 3 kilogram kanabis sativa.

Të arrestuarit janë Afrim Memia, 30 vjeç, banues në fshatin Myhejan, Tropojë dhe Fatbardh Kojeli, 36 vjeç, banues në fshatin Kojel, Tropojë.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në kryqëzimin  "Tropojë e Vjetër", në automjetin tip "Nisan Patrol" me targa AA 913 MG,  që drejtohej nga shtetasi Afrim Memia dhe pasagjer shtetasi Fatbardh Kojeli, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa", – thuhet në një komunikatë të policisë.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Sfida Partizani-Skënderbeu, 265 policë në “Elbasan Arena”

Posted: 29 Oct 2016 01:55 AM PDT

Policia-Elbasan-Arena_1Policia e Elbasanit ka publikuar masat në prag të ndeshjes së kampionatit kombëtar midis Partizanit dhe Skënderbeut, e cila do të luhet nesër në orën 17:00 në stadiumin "Elbasan Arena".

Sipas policisë, që disa orë para ndeshjes, nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë stadiumit.

"Nga kryqëzimi i rrugës së Tapeteve" deri tek "Ish-Konservimi" nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve", – thuhet në një komunikatë.

Ndërkohë, lidhur me ndeshjen do të angazhohen 265  punonjës  policie nga Drejtoria Vendore e  Policisë Elbasan dhe komisariatet vartëse  të saj.

Të  gjithë  sportdashësit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloji)
  3. c) fishekzjarre
  4. d) monedha apo metale  (të  çfarëdolloji)
  5. e) çelësa të ndryshëm

Në të  kundërt  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrollohen të  gjithë  sportdashësit.

Policia bën me dije se të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në  përfundim të ndeshjes të  marrin masa të jenë të mbyllura.

Drejtoria Vendore e  Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 30 tetor lëvizjen e tyre me automjet brenda  qytetit  të  Elbasanit, ç'ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin   sa më normal të këtij aktiviteti.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shembet mbikalimi në autostradë, 1 i vdekur në Itali (Video)

Posted: 29 Oct 2016 01:46 AM PDT

UraNjë aksident i rëndë me një të vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur në Lecco të Italisë . Ky aksident ka ardhur si pasojë e shembjes së mbikalimit në autostradën 36.

Mediat italiane shkruajnë se mes të plagosurve të cilët janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Leccos janë edhe 3 fëmijë. Mes të plagosurve është edhe shoferi 50-vjeçar i kamionit që u bë shkak i shembjes së kësaj ure.

Në këtë aksident u përfshinë 4 makina, mes të cilave edhe një Audi që rezulton e shtypur plotësisht. Viktima, Claudio Bertini dyshohet se ndodhej pikërisht në këtë makinë. Prokurorët e Lecco-s kanë hapur një hetim të gjerë lidhur me ngjarjen e rëndë.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Angelina Jolie merret në pyetje për 4 orë nga FBI-ja

Posted: 29 Oct 2016 01:33 AM PDT

Pas Brad Pitt, i cili është hetuar mbi një abuzim të mundshëm në lidhje me një grindje me djalin e madh Maddox, tani është Angelina Jolie ajo që është marrë në pyetje për 4 orë nga FBI-ja gjithnjë sa i takon atij episodi. Duket se aktori, në momentin e agresionit verbal (ndoshta edhe fizik) ndaj të birit, ka qenë i dehur. Episodi dyshohet se ka bindur përfundimisht Jolie të kërkojë divorcin brenda pak ditësh.

Angie"Angelina Jolie ka qenë shumë bashkëpunuese me agjentët", – ka deklaruar një burim për një gazetë amerikane. Faza e parë do të zgjasë disa javë, pastaj gjykatësi kompetent do të vendosë nëse do të procedojë. Megjithatë, lufta në gjykatë nuk është vlerësuar as nga Brad Pitt dhe as nga vetë Angelina. Në rast procesi, gjithçka do të tërhiqte vëmendjen e publikut.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Librazhd, 28-vjeçarit i gjenden kanabis dhe municione në shtëpi

Posted: 29 Oct 2016 01:22 AM PDT

fishekePolicia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, të cilit iu gjetën drogë dhe armë. Në panga ka rënë Ernest  Duka, banues në fshatin Dardhë, Librazhd

Ky shtetas,  u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

700 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit  ''Cannabis Sattiva''

Tetë copë fishekë, model 56, kalibër 7,62 mm

Dy aparatë telefoni të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikëve”  dhe ''Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit''

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kukës, arrestohet maqedonasi i shpallur në kërkim për drogë

Posted: 29 Oct 2016 01:14 AM PDT

pranga 22Policia Kufitare e Kukësit, arrestoi me qëllim ekstradimi shtetasin Maqedonas, Dalibor Apostolovski, 35 vjeç, lindur në Kumanovë, Maqedoni dhe banues në  SHBA.

Arrestimi i këtij  shtetasit u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoi shtetas "i shpallur në kërkim ndërkombëtar", nga Maqedonia, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Kumanovë e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale të "Prodhimit, shpërndarjes tregtimit  të lëndëve narkotike dhe psikotrope''.

Materialet proceduriale do kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, marshim kundër kancerit të gjirit; Lu: Ta luftosh duhet guxim

Posted: 29 Oct 2016 01:00 AM PDT

Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nAmerican Ambassador in Tirana Donald Lu during a conference about the necessity of the Electoral Reform.Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu marshoi në Shkodër në kuadër të fushatës sensibilizuese të luftës kundër kancerit të gjirit. Ecja simbolike u zhvillua në rrugët kryesore të qytetit.

"Nuk është vetëm një çështje për gratë, por është shumë e rëndësishme edhe për burrat dhe shpresoj që vitin që vjen në marshim të kemi plot burra. Shkodra është një vend i përsosur për marshimin për kancerin e gjirit sepse shkodranet janë burrnesha", tha Lu.

Lu u shpreh se, të luftosh kancerin nevojitet guxim si nga gratë, ashtu dhe nga familja për t'u përballur me trajtimin e kësaj sëmundjeje.

"Nevojitet guxim si nga gratë ashtu dhe nga burrat e familjes. Është guximi për t'u përballur me trajtimin e vështirë të kësaj sëmundjeje, për për t'i treguar familjes dhe miqve të tu se si ke mbijetuar", tha ambasadori.

Organizatorët e këtij eventi, dega shqiptare e Organizatës së Grave më të vjetër në botë, falenderoi partnerët, grupin Top Media, Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe disa organizata joqeveritare.

29 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :