Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Cila është koha më e mirë për të pirë qumësht: Në mëngjes apo në mbrëmje?” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Cila është koha më e mirë për të pirë qumësht: Në mëngjes apo në mbrëmje?” plus 9 more Ekonomia Online


Cila është koha më e mirë për të pirë qumësht: Në mëngjes apo në mbrëmje?

Posted: 30 Oct 2016 10:00 AM PDT

Sipas Ayurveda, qumështi konsiderohet pjesë thelbësore e trupit dhe duhet të jetë pjesë e rëndësishme e dietës të çdo personi. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë ta konsumoni qumështin e nxehtë në përditshmëri, pasi që përmban vitamina të ndryshme, acid nicotinik, kalcium, fosfor, kalium, sodium etj.

Sidoqoftë, sa i përket konsumimit të qumështit ekzistojnë shumë argumente ku thuhet se nëse qumështi konsumohet në mëngjes kjo do të na bëj ne më aktiv gjatë tërë ditës. Ndërsa nëse konsumohet në mbrëmje, qumështi do e qetëson mendjen dhe e përmirëson kualitetin e gjumit, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, për këtë çështje ekspertët shëndetësorë kanë një përgjigje të duhur.

Konsumimi i qumështit në mëngjes

Nuk është e rekomandueshme të konsumohet qumështi në mëngjes, pasi që është shumë i rëndë për t'u tretur.

Konsumimi i qumështit pas dreke

Konsumimi i qumështit pasdite sjell forcë tek personat në moshë, gjithashtu ndihmon në lehtësimin e disa sëmundjeve mjekësore si kalkuli urinar apo gurët.

Konsumimi i qumështit pasdite

Konsumimi i qumështit në këtë kohë është shumë i mirë për shëndetin e syve.

Konsumimi i qumështit gjatë natës

Siç duket, koha më e mirë për ta konsumuar qumështin është gjatë natës për shkak se zvogëlon lodhjen dhe është shumë i mirë për të përmirësuar kualitetin e gjumit.

Prandaj, konsumimi i qumështit gjatë natës e përmirëson kualitetin e gjumit për shkak të disa arsyeve:

– Qumështi e ndihmon procesin e gjumit për shkak se përmban amino acidin triptofan, e që ndihmon në rritjen e melatoninës (i njohur si hormoni i gjumit).

– Qumështi është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, e kalciumi është tejet i rëndësishëm për mirëmbajtjen e shëndetit të eshtrave.

– Proteinat e gjendura në qumësht i ndihmojnë ata që përpiqen të fitojnë masë të muskujve.

The post Cila është koha më e mirë për të pirë qumësht: Në mëngjes apo në mbrëmje? appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli: Nuk do ta lëmë Lipjanin në duart e abuzuesve

Posted: 30 Oct 2016 08:23 AM PDT

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor të Degës në Lipjan.

Kuvendin me praninë e tij e nderoi edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili para delegatëve paraqiti vizionin e AKR-së për zhvillim ekonomik. Në mesin e mysafirëve të cilët kishin ardhur për t'i ndjekur punimet e këtij Kuvendi të pranishëm ishin edhe kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri; koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli; sekretarja organizative e partisë, Rejhan Vuniqi; si dhe shumë zyrtarë e mysafirë të tjerë.

Pasi e falënderoi anëtarësinë e partisë, lideri i AKR-së iu drejtua delegatëve duke thënë se para tyre është një përgjegjësi e madhe. "Sot ju e zgjidhni kryetarin tuaj sipas parimeve liberale, pasi keni bërë punë të devotshme nëpër lokalitetet tuaja", ka thënë Pacolli, i cili ka shtuar se AKR-ja do të qeverisë me mençuri dhe nuk do ta lërë Lipjanin në duart e abuzueseve.

Duke marrë shembull qytetin e Mitrovicës që udhëhiqet nga AKR-ja, Pacolli ka përmendur hapjen e urës së Ibrit, çrrënjosjen e korrupsionit si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kuvendi i degës më pas i ka vazhduar punimet ku në prani të 272 delegatëve, nga procesi i rregullt zgjedhor me shumicë votash kryetar i Degës së Aleancës Kosova e Re në Lipjan është zgjedhur Sabit Pacolli.

Kryetari i sapozgjedhur i falënderoi delegatët për përkrahje dhe u betua para tyre se do ta përmbushë programin e AKR-së për zhvillim ekonomik në Lipjan.

Ai tha se AKR-ja dhe Presidenti Pacolli do t'i dalin zot atdheut përmes zhvillimit ekonomik.

Më pas Kuvendi zgjodhi edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës si dhe Kryesinë e përbërë prej 17 anëtarësh.

ak-2

ak-1

akr_lipjan

The post Pacolli: Nuk do ta lëmë Lipjanin në duart e abuzuesve appeared first on Ekonomia Online.

Drecun: Serbia po kthehet “hap pas hapi” në Kosovë

Posted: 30 Oct 2016 07:14 AM PDT

Kyetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë se interesi i shtetit dhe popullit serb është që të vazhdojë dialogu në Bruksel, pasi që alternativa do të ishte jo-stabiliteti.

Drecun ka precizuar se mos-stabiliteti, si alternativë e dialogut të Brukselit, do të thoshte përkeqësim, jo vetëm mes marrëdhënieve Prishtinë – Beograd, mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe në rajon.

"Procesi i normalizimit do të duhej të vazhdonte", ka thënë Drecun, për Fonet, i cili, sipas tij, do të ishte edhe në interes të BE-së dhe të disa vendeve tjera që ndikojnë në proceset në Kosovë dhe në rajon, transmeton Koha.

Ai vlerëson se kjo është mënyra që shteti i Serbisë, "hap pas hapi", gradualisht të kthehej në Kosovë dhe të forcojë praninë dhe ndikimin e saj në procese.

Kjo, sipas tij, do të duhej të ishte në interes edhe të shteteve fqinje, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të tjerave, të cilat tash e disa vite po përballen me "planet separatiste të shqiptarëve".

Drecun thotë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve duhet të vazhdojë, por thotë se në këtë proces është Prishtina ajo që nuk është e sinqertë.

"Edhe Prishtina ka ambicie evropiane. Ne nuk e pranojmë Kosovën e Metohinë si shtet, por ata i kanë ato ambicie evropiane", ka theksuar Drecun.

Kryetari i Komisionit Parlamentar "për Kosovë dhe Metohi" në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë se Prishtina dhe lidershipi politik shqiptar "kanë edhe disa qëllime tjera të cilat tentojnë të shkojnë vazhdimisht e më shumë drejt atij projektit të cilin tash e shumë kohë e quajmë "Shqipëria e Madhe"".

"Dëshirojnë që tërë këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve ta nxjerrin jashtë kontekstit të neutralitetit ndaj statusit dhe të na çojnë në një situatë për të diskutuar për "njëfarë shteti të Kosovës"", ka shtuar ai.

Duke folur për mënyrën e zgjidhjes së çështjes së pronave, Drecun ka konstatuar se "në këtë fazë, Prishtina është duke u përpjekur që të imponojë atë pikëpamjen se çdo gjë që ndodhet në territorin e Kosovës dhe Metohisë në momentin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë, i përket Kosovës".

"Pra, deklarojnë se të gjitha pronat shtetërore të Serbisë, prona të ndërmarrjeve publike i përkasin atij shtetit të rrejshëm të vetëshpallur të Kosovës. Ne këtë nuk e pranojmë, dhe këtu kemi të bëjmë edhe me pronat private", ka thënë Drecun.

"Kemi një rrezik të madh që, përmes Ligjit për themelimin e Agjencisë për investime strategjike, të legjitimojnë marrjen e pronave serbe", ka paralajmëruar Drecun ndërsa ka vlerësuar se çështja e Trepçës mund të jetë precedan i rrezikshëm.

"Nëse do ta pranonim këtë, do të vinim në atë pozitë që do të pranonim marrjen e Trepçës përmes farsës së legjislacionit që zbatohet në Prishtinë, që pastaj gjithçka që është pronë shtetërore e Serbisë, nga ai moment, të shndërrohet në pronë të ligjshme të shtetit të vetëshpallur të Kosovës", theksoi Drecun.

Drecun thotë se nuk mund të përjashtohet ideja se Kosova, me veprimin e saj për Trepçën, ka një plan "për destabilizimin e veriut të Kosovës".

Kryetari i Komisionit Parlamentar "për Kosovë e Metohi" në Serbi, ka thënë gjithashtu se disa shtete në BE po kërkojnë nga Serbia t'i plotësojë disa kushte të cilat, siç thotë ai, "janë vetëm në interes të Kosovës dhe janë kërkesa kryekëput që vijnë nga Prishtina".

 

The post Drecun: Serbia po kthehet “hap pas hapi” në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

46 aksidente brenda 24 orëve

Posted: 30 Oct 2016 07:06 AM PDT

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, nuk ka pasur aksident më fatalitet, 13 prej tyre rezultuan me të lënduar dhe 33 të tjera pësuan vetëm dëme materiale.
Ndryshe, numri i aksidenteve në trafik nuk është zvogëluar edhe përkundër faktit se është rritur çmimi i gjobave.

The post 46 aksidente brenda 24 orëve appeared first on Ekonomia Online.

Kosova solidarizohet me popullin italian, e gatshme të ofrojë ndihmë

Posted: 30 Oct 2016 07:02 AM PDT

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar me shqetësim informatat për tërmetin e fuqishëm që goditi Italinë qendrore, duke lënduar dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Qeveria e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me qytetarët dhe Qeverinë Italiane, në këto momente të vështira, duke i uruar shërim të shpejt të lënduarve.

Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, shpreh gatishmërinë e saj të plotë që në rast nevoje të ofrojë për ndihmë, njësitet e specializuara në kërkim shpëtim urban të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

The post Kosova solidarizohet me popullin italian, e gatshme të ofrojë ndihmë appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj në Jeddah, kërkon mbështetje për njohjen e Kosovës

Posted: 30 Oct 2016 06:53 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot është takuar me Iyad Amin Madani – sekretar i përhershëm i Organzatës për Bashkëpunim Islamik.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj ka shprehur falënderime në emër të Republikës së Kosovës për mbështetjen e Organizatës për Bashkëpunim Islamik në konsolidimin e shtetësisë të Kosovës, duke e ndihmuar Kosovën në sigurimin e njohjeve nga shtete anëtare të kësaj organizate por po ashtu duke ndihmuar edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj kërkoi nga sekretari Madani që Organizata për Bashkëpunim Islamik të ushtrojë ndikimin e saj te 22 shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të bëjnë një gjë të tillë dhe të përkrahin iniciativat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në anën tjetër, sekretari Madani e shprehu gatishmërinë e tij që si sekretariat i Organizatës për Bashkëpunim Islamik të komunikojnë me të gjitha shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se ai thellësisht është i bindur se pavarësia e Kosovës duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të OBI-së për të mirën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Në një sesion të ndarë informues, para ambasadorëve të shteteve anëtare të OBI-së të cilët ishin sot prezent në Jeddah, ministri Hoxhaj elaboroi në detaje argumente historike, ligjore dhe politike mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai nënvijëzoi se “Pavarësia e Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon”. Ministri Hoxhaj, po ashtu njoftoi ambasadorët me të arriturat e fundit të Kosovës duke përfshirë MSA-në, dialogun me Serbinë dhe zhvillimet në ekonomi.

Ministri Hoxhaj u pajtua me sekretarin Madani që të intensifikohet komunikimi mes Kosovës, sekretariatit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe shteteve anëtare në mënyrë që të përditësohen informatat mbi arritjet e Kosovës dhe kontekstin politik në mënyrë që të sigurohen njohje të reja për Kosovës dhe mbështetje për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

hoxhaj-3 hoxhajj hoxhajj1

The post Hoxhaj në Jeddah, kërkon mbështetje për njohjen e Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

Guardiola po e poshtëron Touren

Posted: 30 Oct 2016 06:46 AM PDT

Yaya Toure ende nuk ka luajtur këtë edicion me Manchester Cityn.

Mesfushori afrikan ka probleme me trajnerin Pep Guardiola i cili nuk është duke e grumbulluar atë.

Agjenti i lojtarit, Dimitri Seluk ka deklaruar se Guardiola është duke e poshtëruar klientin e tij.

"Ajo çfarë po bënë Guardiola me Touren nuk është aspak e drejtë".

"Spanjolli është duke e poshtëruar lojtarin tim duke mos e grumbulluar fare me ekipin. Kjo gjë nuk është e drejtë".

"Lojtari im ka dhënë shumë për Manchester Cityn dhe t'i ndodhë kjo gjë nuk e kam menduar asnjëherë", deklaroi Seluk.

Agjenti ukrainas ka thënë se e ka telefonuar Guardiolën për të marrë një përgjigje por që spanjolli nuk i ka dhënë asnjë shpjegim për këtë situatë.

 

The post Guardiola po e poshtëron Touren appeared first on Ekonomia Online.

Një vajzë hidhet nga katet e larta të një ndërtese në Prishtinë

Posted: 30 Oct 2016 06:33 AM PDT

Një vajzë e moshës madhore dyshohet të jetë hedhur nga katet e larta të një ndërtese në rrugën 'Muharrem Fejza' në Prishtinë.

Sipas burimeve të Indeksonline bëhet e ditur se vajza është hedhur sot nga kati i një ndërtese me lartësi 10 katëshe, ndërsa ekipet e emergjencës janë parë në vendin e ngjarjes, por nuk dihet nëse vajza ka arritur të shpëtojnë .

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me zëdhënësit e policisë, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

 

The post Një vajzë hidhet nga katet e larta të një ndërtese në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online.

Shala: Shpend Ahmeti përkrahu dhunën në kryeqytetin që e udhëheq

Posted: 30 Oct 2016 06:27 AM PDT

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit duke thënë se është "kryetari i vetëm që përkrahu dhunën në kryeqytetin që e udhëheq vetë".

Sipas Shalës ai u mor me organizmin e protestave të dhunshme, të cilat sipas tij rezultuan deri në rrënimin e shtetit.

Postimi i plotë i Shalës:

Duke ndjekur Shpendin në "Personale" u pa edhe një herë se Kryeqytetin e udhëheq kryetari Shpend Ahmeti. Është kryetari i vetëm që përkrahu dhunën në kryeqytetin që e udhëheq vetë.

Është kryetari që i bëri hyxhym shtetit nga zyrat e kryeqytetit të shndërruara herë-herë në zyra të VV, të cilat nuk u morën me kryeqytetin, por me organizimin e protestave të dhunshme deri në përpjekjen e rrënimit të shtetit.
Ndërsa vizioni u rrënua me dorëheqjen e 7 drejtorëve nga 11 sish të ekipit të VV në Prishtinë, Investimet më të mëdha politike në kryeqytet u orientuan në propagandën mashtruese ndaj qytetarëve.

U pa se keqqeverisja në kryeqytet nga udhëheqësia aktuale e Prishtinës nuk është nga shkaku i vizionit për zhvillimin, por nga shkaku i mënyrës së realizimit të atij vizioni me konceptet e VV. Prishtinës, për këto 3 vite, i mungoi zhvillimi sipas trendëve të rritjes së investimeve kapitale dhe realizimit buxhetor, sipas planifikimit.

Raportet buxhetore të deritanishme shënojnë rënien më të madhe në 10 vitet e fundit. Prishtina me këtë udhëheqje po i humb 30 milion euro projekte nga buxheti i saj dhe miliona euro nga donatorët nga shkaku i mungesës së performancës për qeverisje, siç ishte projekti me DEMOS-in.

 

The post Shala: Shpend Ahmeti përkrahu dhunën në kryeqytetin që e udhëheq appeared first on Ekonomia Online.

Shala: Do të flasim me emra se nga kush po përndiqet Limaj

Posted: 30 Oct 2016 06:22 AM PDT

Ngritja e një aktakuzë të re ndaj Fatmir Limajt nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta.

Njëri nga njerëzit më të afërt gjatë dhe pas luftës të Limajt, Haxhi Shala, thotë se situatën më së miri të Limajt e përshkruan komenti i gazetarit, Adriatik Kelmendi, i cili ka thënë se edhe nëse di-kënd gjatë luftës e ka vrarë këpuca, atëherë për këtë Limajt do t'i ngritët aktakuza.

"Mund të themi se është një aktakuzë në përndjekje të Limajt dhe jo në kërkim të drejtësisë. Pikërisht në kohën kur Limaj dhe Nisma filluan të shtrijnë aktivitetin e tij politik dhe të forcohet si subjekt politikë dhe vetmja rrugë për t'ia ndaluar hovin Limajt ka qenë kjo aktakuzë e ngritur", ka thënë Shala për 'Indeksonline'.

Shala, i cili është edhe deputet i Nismës për Kosovën, thotë se një ditë do të vije momenti kur ata do të flasin hapur me emra dhe mbiemra se nga kush po përndiqet, Fatmir Limaj.

"Dikujt i ka penguar fuqizimi i Limajt në politikë dhe krahas fuqizimit të Limajt dikush ka filluar të dobësohet dhe e kanë orkestruar një aktakuzë, e cila do të bie poshtë sepse është pabazë dhe e njëjta është hetuar tri herë. Dy herë nga UNMIK-u dhe një herë nga EULEX-i.

"Edhe ne jemi të interesuar qe rasti të zbardhet. Njëri nga të vdekurit është nga fshati ynë dhe tjetri është afër fshatit tonë dhe jemi të interesuar qe të zbardhen këto dy raste dhe nuk duam qe në territorin e Malishevës të mendojnë familjet e tyre si ka raste ka mundur të ndodhë nga Limaj", ka shtuar Shala.

Me zbardhjen e këtij rasti, sipas tij, do të dihet se kush janë hileqarët e UÇK-së dhe do të njoftohen të gjithë pjesëtarët e kësaj ushtrisë se kujt i kanë shkuar prapa. Shala ka shtuar se Brigada 121 ka qenë më e hetuara deri më sot nga të gjitha gjykatat vendore dhe ndërkombëtare.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për mos parandalimin dhe mos hetimin vrasjes se dy personave gjatë luftës në territorin e Malishevës. Ndërsa, mbrojtja e Limajt ka thënë se ekziston një komunikatë ku përgjegjësinë për këto vrasje e kishte marë asokohe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

 

The post Shala: Do të flasim me emra se nga kush po përndiqet Limaj appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :