Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Çmimet Nobel që nuk duhet të ishin dhënë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Çmimet Nobel që nuk duhet të ishin dhënë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Çmimet Nobel që nuk duhet të ishin dhënë

Posted: 10 Oct 2016 02:32 AM PDT

gandi
Gandi

Çmimi i munguar ndaj Gandit dhe ai që iu dha babait të lobotemisë, janë dy nga raste më të debatuara. Lobotemia është një procedurë neuro-kirurgjikale, një formë psikokirurgjie. Lobotomia konsiston në prerjen e lidhjeve midis dhe nga korteksi prefrontal, pjesën e brendshme të lobeve frontal të trurit. Lobotomia fillimisht u quajt Leukotomi dhe u përdor më tepër në klinika psikiatrike për të shëruar personat e pa aftë mendërisht, por lobotomia pati edhe efekte anësore. Disa nga këto zgjedhje të dorëzimit të çmimit, ose të mosdhënies së tij kanë sjellë shpesh debate.

Një çmim Nobel… është i përjetshëm dhe nuk mund të tërhiqet më. Përpara se të dorëzohet është mirë që komiteti të mendohet shumë. Në fakt kjo është edhe ajo që Komiteti Nobel i Suedisë bën gjithmonë. Por ndonjëherë historia të sjell probleme dhe zgjedhjet që në fillim dukeshin të duhurat, kthehen në një gabim të madh.

Në do të ju paraqesim disa nga çmimet Nobel, që në fakt nuk duhet të jepeshin

1-Nobeli për kiminë që promovon përdorimin e gazit toksik

Në vitin 1918, kimisti gjerman  Fritz Haber u nderua me Çmimin Nobel sepse zbuloi se si të sintetizohej amoniaku,  duke nisur nga gazet e hidrogjenit dhe amoniakut. Teknika tregoi se ishte me të vërtetë shumë e dobishme për krijimin e plehrave kimikë dhe që do të ndikonte në zhvillimin e bujqësisë. Sa keq që disa vite me herët, gjatë luftës së parë botërore, Haber ishte një nga mbështetësit më fortë që të përdorej gaz helmues kundra armikut: në 1915, drejtoi sulmin e parë të madh me gaz klori në Ypres, në Belgjikë, duke shkaktuar mijëra ushtarë të vrarë, përfshi këtu edhe aleatët që ndodheshin në llogore.

 

2- Nobeli për mjekësinë, për zbulimin e nematodave kancerogjene

Në 1926, danezi Johannes Fibiger fitoi çmimin prestigjioz për të treguar se minjtë hanin buburrecat që përmbanin krimbat nematode, zhvillues të kancerit dhe ndoshta këta jo-vertebrorë ishin kancerogjenë. Në atë epokë, çmimi i vlerësua si i merituar, por më vonë u zbulua se minjtë u sëmurën nga mungesa e vitaminës A.

3- Nobeli për kiminë ku u zbulua se si përdorej DDT

Zvicerani Paul Mueller nuk ishte shpikësi i parë i diklordifeniltrikloretani (DDT-së), por ishte i pari që zbuloi dobinë e këtij pesticidi. Substanca rezultoi efikas në mbrojtjen e bujqësisë dhe në zhdukjen e disa sëmundjeve si tifoja dhe malaria. Mendohej se ishte toksik për insektet dhe se nuk kishte efekte tek njeriu. Për këtë arsye Mueller mori çmimin Nobel për Fiziologjinë dhe Mjekësinë në 1948.

Në vitin 1962, u zbulua se pesticidet DDT dhe të tjera mund të shkaktojnë kancer dhe se përdorimi i tyre bujqësor ishte një kërcënim për kafshë të egra, veçanërisht zogjtë. SHBA e braktisi përdorimin e DDT dhe në vitin 1972, Bashkimi Europian kufizoi përdorimin e këtyre pesticideve, duke lejuar përdorimin e tij vetëm në luftën ndaj malaries apo zonat e prekura nga epidemia. Në lidhje me përdorimin e kësaj substance ka ende debate.

4-Nobeli për mjekësinë, shpikësin e Lobotemisë

Shërimi i sëmundjes mendore mund të duket si një ide madhështore. Në vitin 1949, portugezi Antonio Egas Moniz, autori i parë i lobotemisë fitoi çmimin Nobel për mjekësinë.  Zbulimi i tij konsiston në shpimin e kafkës në pika të ndryshme për të shkatërruar substancën e bardhë, domethënë shkatërrimin e fibrave nervore. Kjo u përshëndet si një nga zbulimet më të rëndësishme që ishte bërë ndonjëherë në fushën e terapisë psikiatrike. Por mes efekteve anësore, kishte edhe dëmtime të përhershme të trurit, humbje të përgjegjësisë, humbje të ndjeshmërisë dhe që çonte deri në vdekjen e pacientit. Kjo metodë tashmë nuk ndiqet më dhe është zëvendësuar nga ilaçet.

5) Nobeli i munguar i Gandit

Babai i pavarësisë indiane, u dominua për çmimin Nobel për paqen, për të paktën 5 herë, por që nuk e fitoi kurrë. Rasti i tij është një nga të paktët për sa i përket Komitetit të Nobelit, që ka humbur një rast të rëndësishëm. Çmimi për paqen është një çmimi që shpesh e ka ndarë opinionin publik në dy kahe të kundërta. Një nga çmimet më të diskutueshme ka qenë ai i 1994, kur iu dorëzua Yasser Arafat, liderit të PLO. Gjithashtu debate ka pasur edhe për  Shimon Peres, Yitzhak Rabin dhe Barack Obama

S. Muça

Identitete të fshehura

Posted: 10 Oct 2016 02:17 AM PDT

Alda Bardhyli

Alda BardhyliPakkush e njeh Mary Evans, gruan me një jetë shpesh të trazuar në Londrën e pas viteve 1800-të. Gjithnjë e dashuruar me burrin e gabuar, Mary gjente paqe vetëm tek shkrimi. Me një trishtim të lehtë që i lexohet në fytyrë, dhe fustanet e gjatë të kohës, ne mund ta përfytyrojmë Mary Evans,kur për herë të parë hyri në kafenenë ku e priste George Henry Lews dhe i dorëzoi dorëshkrimin e saj të parë, sipër të cilit ishte shkruar emri George Eliot. Kritiku i njohur anglez me të cilën ajo do të kishte një histori të gjatë dashurie, do ta pranonte në heshtje faktin që ajo kishte zgjedhur emrin e një burri për të botuar novelën e parë. Nuk ka asnjë rresht në kujtimet e lëna nga Mary që ai ti ketë kërkuar që ajo të shfaqë identitetin e saj të vërtetë, fshehur nën emrin e një burri. Kafenetë letrare në Londrën e atyre viteve zienin nga bisedat për George Eliot, me dëshirën që një ditë ai do të shfaqej pas mesnate në një prej tyre,ashtu i dehur nga vetmia që të jep shkrimi. Ata nuk mund ta mendonin se pas atyre shkrimeve ku përçohej një botë tjetër, qëndronte e holla Mary, që ashtu si një personazh libri do të hidhej pa e menduar në krahët e një djaloshi 20 vite më të ri, çka do të thoshte skandal në periudhën viktoriane. Përballë një shoqërie që kishte shfaqur shenjat e para të kundërshtimit të konservatorizmit, Mary, ashtu si shumë shkrimtare të tjera para saj kishin zgjedhur të fshiheshin nën emrin e një burri për ti shfaqur shkrimet e tyre. Janë të shumta shkrimtaret femra që zgjodhën këtë mënyrë për të shkuar tek lexuesi,duke mohuar identitetin e tyre të vërtetë. Pavarësisht kësaj jete të fshehtë letrare, librat e tyre u kthyen në pamfletet e para që do të frymëzonin lëvizjet feministe, çka do ti jepnin femrave më vonë të drejta që as mund të mendoheshin shekuj më parë. Por, pseudonimet në letërsi apo «pen name», nuk janë përdorur vetëm nga autoret femra. Janë shumë autorë meshkuj që numërojnë disa pseudonime letrare. Janë një mori përgjigjesh që vetë autorët i kanë dhënë pyetjes se përse zgjedhin të shkruajnë me pseudonim? Një pyetje që ende shtrohet në revista të njohura letrare. Pjesën më të madhe të rasteve shpjegimet kanë pasur të bëjnë me atmosferën politike, apo përplasje idesh që mund të sillte shkrimi me emrin e vërtetë. Konteksti politik, i ka detyruar shkrimtarët që shpesh të mos dalin në shtyp me emrin e tyre të vërtetë. Vetë historia e letërsisë shqipe numëron dhjetëra raste shkrimtarësh që kanë zgjedhur të shkruajnë me pseudonime. Nuk është vetëm Migjeni (emri i vërtetë Millosh Gjergj Nikolla) apo Lasgushi (Llazar Gusho), Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) që zgjodhën të shkonin tek lexuesi përmes një identiteti tjetër letrar. Faik Konica ka pasur 29 pseudonime, Gjergj Fishta 26. Që nga Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada, ZefSerembe, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Ndre Mjeda, Çajupi, , Asdreni, Petro Marko, Sterio Spasse, Esat Mekuli, Ramiz Kelmendi, Rexhep Qosja, Anton Pashku , etj kanë botuar libra me pseudonim. Në shekullin e XXI , me ndryshimin e kontureve politike e kulturore, pseudonimet shfaqen gjithnjë e më rrallë. Interesante është studimi i pseudonimeve të zgjedhur nga një pjesë e madhe e shkrimtarëve që kanë jetuar dhe jetojnë sot jashtë Shqipërisë. Në kafene shpesh tregohet historia mes Çajupit dhe Naim Frashërit. Çajupi e kishte botuar një artikull studimor në në gazetën Shqipëria të Bukureshtit në gusht-nëntor 1898 ku ishte shprehur pa rezerva kundër pushtetit turk, ashtu siç nuk mund të shprehej një shkrimtar që jetonte brenda perandorisë. Kur Çajupi po më 1898 shkon të Stamboll dhe nga anija e lajmëron Naimin se do të takohet me të, ai i përgjigjet që të mos dalë nga anija se do të vijë vetë atje për ta takuar pse ekzistonte rrezikut se mund ta arrestonin po të shkelte në tokë për shkak të artikullit që kish botuar kohë më parë në Shqipëria. Sigurisht që kanë ndryshuar shumë gjëra nga koha kur Naimi i lutej Cajupit të mos zbriste nga anija, por shkrimi nën një identitet tjetër vazhdon të jetë një grishje e ëmbël për shumë autorë, që zgjedhin ti veshin vetes një emër tjetër. Psikologët do ta shpjegonin këtë me lirinë që të jep shpesh anonimati, apo me dëshirën për ti thënë të gjitha si në një dhomë të errët pa dashur, që rrëfimi yt të jetë sërish aty kur dritat të ndizen.

Kotzias, letër Hahnit: Çështja çame, jo pjesë e axhendës greko-shqiptare

Posted: 10 Oct 2016 02:16 AM PDT

Nikos Kotzias, Foreign Minister of Greece, addresses the media after a meeting with his counterpart from Austria Sebastian Kurz, at the foreign ministry in Vienna, Austria, Wednesday, May, 11, 2016. (AP Photo/Ronald Zak)

Deklaratat e Komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn, lidhur me çështjen e Çamërisë, duket se mbajnë ende të "inatosur" ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Në një letër të hapur dërguar komisionerit Hahn mbrëmjen e së dielës, Nikos Kotzias tërheq vëmendjen se qasja prej komisionerit Hahn dhe futja e çështjeve inekzistente, aksidentalisht ose enkas në axhendë, është nëe kundërshtim me funksionimin e komisionit.

"Dialogu me palën shqiptare është pjesë e politikës së integrimit dhe afrimit të Shqipërisë me një vend anëtar të Bashkimit Europian. Ai është pjesë e axhendës sonë dhe inkurajohet prej nesh. Dialogu synon gjithashtu forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona", thotë Kotzias.

"Shfrytëzoj rastin të përsëris edhe njëherë pozicionin tonë të vazhdueshëm lidhur me këtë çështje. Për Greqinë nuk ekziston çështje çame, e si rrejdhojë, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë një çështje të tillë në axhendën greko-shqiptare", shprehet më tej në letër Kotzias.

Kërkoj prej komisionit, i cili u pozicionua për një çështje të tillë në një mënyrë kaq sipërfaqësore, domethënë pa u konsultuar dhe pa hetuar lidhur me këtë çështje, të vetëpërmbahet, aq më tepër kur bëhet fjalë për një çështje për të cilën pozicioni ynë ka qenë i vazhdueshëm dhe publik, si për komisionerin Hahn, ashtu edhe për shërbimin e politikës së komisionit.

Në vazhdim të toneve të tij të larta, Nikos Kotzias paralajmëron komisionin se, nëse adopton dhe inkurajon politikat e atyre që këmbëngulin në ekzistencën e një çështjeje që nuk ekziston, kjo do të ishte e barabartë me një lexim revizionist të historisë europiane. Kjo do të përbëjë "karburant" për lëvizjet irredentiste në të gjithë Europën dhe do të nxirrte në pah çështje, të cilat janë mbyllur përgjithmonë me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Zoti Kotzias fton komisionerin Hahn të mos vërë në raportin e komisionit asnjë referim lidhur me këtë çështje, në të kundërt, kjo do të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet mes Greqisë dhe komisionit.

Por ministri i Jashtëm grek fton edhe Shqipërinë të qëndrojë në nivelin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE. Shqipëria – thotë Kotzias, – duhet të mbetet e përqëndruar në reformën integruese europiane. Pra, e stabilizuar dhe e kompletuar, dhe e fokusuar në implementimin e 5 prioriteteve të konsideruara jetike për fillimin e negociatave me BE-në.

10 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Nuk vendosën rripin e sigurimit, ndëshkohen 492 qytetarë

Posted: 10 Oct 2016 02:13 AM PDT

rripi_sigurimit_32402Vijon  puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe për aplikimin e  masave ndëshkuese të reja  për shkelësit e ligjit. Gjatë 72 orëve të fundit janë ndëshkuar 492  qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu  po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.098 masa administrative. Janë arrestuar 10 drejtues mjeti nga të cilët: 5  në gjendje të dehur dhe 5 të pa pajisur me leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 62 leje drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme. Janë vendosur 63 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,  123 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 690 masa administrative për shpejtësi.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna për parandalimin dhe ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm,  rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

 

10 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gjermani, arrestohet 22-vjeçari sirian, kishte planifikuar të kryente sulme terroriste

Posted: 10 Oct 2016 02:09 AM PDT

media-media-07df616f-1135-4332-ab9b-dbfce8726e39-normalizedPolicia gjermane ka arrestuar një 22-vjeçar sirian të dyshuar për përgatitjen e sulmit me bombë, për të cilin në mënyrë intensive është kërkuar javën e fundit në të gjithë vendin. Siriani Jabar Albakr është arrestuar mbrëmë.

Albakr, me origjinë nga Damasku i Sirisë, arriti të ikte nga organet policore të shtunën më 8 tetor me rastin e bastisjes të apartamentit të tij në Chemnitz. Ai kishte ardhur si refugjat në Gjermani në shkurt të vitit 2015. Gjatë bastisjes së shtëpisë, atij i është gjetur edhe një sasi eksplozivi.

Autoritetet gjermane kanë forcuar masat e sigurisë në stacione dhe aeroporte.

10 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Franca do kërkojë nga Gjykata Ndërkombëtare që Rusia të hetohet për krime lufte

Posted: 10 Oct 2016 01:50 AM PDT

aryault-unMinistri i jashtëm francez ka deklaruar se do të kërkojë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të hetohen krimet e luftës në Siri. Në këtë rast ai i referohet Rusisë dhe sulmeve të saj në Aleppo.

“Ne nuk pajtohemi me atë që po bën Rusia dhe bombardimin e Aleppo. Franca është e angazhuar si kurrë më parë për të shpëtuar popullsinë e Aleppo-s”, tha Jean-Marc Ayrault.

Franca dhe Spanja kanë hartuar një rezolutë për arritjen e një marrëveshje në mënyrë që t’i japin fund konfliktit në Siri. Kjo rezolutë është prezantuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e premte. Rezoluta parashikon që t’i jepet fund të gjitha sulmeve ajrore në Siri, përveç atyre kundër ISIS. Ndërsa të shtunën Rusia i vuri veton rezolutës.

10 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përleshja me armë në Tiranë, policia arreston 2 persona; 2 i shpall në kërkim

Posted: 10 Oct 2016 01:44 AM PDT

plagosje1Arrestohen dy shtetas në flagrancë dhe shpallen dy të tjerë në kërkim nga Seksioni për Krimet e Rënda ndaj Jetës në Tiranë. Në pranga kanë rënë shtetasit  Erland Markola, 28 vjeç, banues  në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë”; Amarildo Koçeku, 23 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkaq është bërë shpallja në kërkim e shtetasve Shpëtim T., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”; K. T., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 9 tetor 2016, rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, shtetasit Erlando Markola dhe Amarildo Koçeku, i kanë bërë pritë shtetasit Shpëtim T., ku Amarildo Koçeku dyshohet ti ketë drejtuar një armë zjarri tip pistoletë, në atë moment Shpëtim T. me makinën e tij tip “Volkswagen”, ka përplasur Amarildo Koçekun.

Nga situata e krijuar ka ndërhyrë nipi i Shpëtim T. shtetasi K. T., i cili ka marrë në banesë një armë zjarri tip automatik dhe dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të Erland Markolës dhe Amarildo Koçekut, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Amarildo Koçeku, i cili ndodhet në S.Q.U. jashtë rrezikut për jetën.

Po më datë 9 tetor 2016, rreth orës 08:00, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.6, shtetasi L. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se më datë 8.10.2016, rreth orës 23:00, në rrugën “Bedri Karapici”, dy persona kanë dalë nga një mjet tip “Mercedes Benz”, duke i drejtuar një armë zjarri tip pistoletë. Nga përshkrimi i personave dhe paraqitja për njohje me anë të fotos, dyshohet se një nga dy autorët të jetë Erland Markola.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër gëzhoja arme zjarri model 56; një automjet tip “Volkswagen” në pronësi të Shpëtim T.

Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armëve të dyshuara të përdoruara në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasve Erland Markola dhe Amarildo Koçeku. Për veprat penale “Tentativë vrasje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të shtetasve Shpëtim T. dhe K. T.

10 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dita Botërore e Shëndetit Mendor, ISHP: Çdokush mund të ndihmojë personat e prekur

Posted: 10 Oct 2016 01:21 AM PDT

fig-1-847x477Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

Këtë vit, slogani i vendosur për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor është "Ndihma e parë psikologjike", duke vënë theksin te ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja që njerëzit mund të japin për personat që kalojnë një periudhë të vështirë të shëndetit mendor.

Në një kontekst global, kur ndodhin kriza humanitare është e nevojshme që në kohën e duhur të vijë mbështetja dhe ndihma e parë psikologjike. Por ngjarjet e krizës nuk kufizohen vetëm në ngjarjet që japin mediat. Në shumë vende dhe çdo ditë, njerëzit përjetojnë kriza personale, nga ato më të lehta si humbja e të dashurit apo një situatë stresuese në punë, deri tek ato më të rënda si përjetimi i sëmundjeve të rënda fizike.

Ka njerëz që fatkeqësisht përjetojnë abuzim dhe/ose dhunë, të cilat rrisin stresin dhe mundësinë e zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor. E gjithë shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme lidhur me nevojën e sigurimit të mbështetjes së duhur, kur njerëzit përjetojnë stresin për shkak të ngjarjeve traumatike, si në nivel global ashtu edhe në atë individual.

Parimi i ndihmës së parë psikologjike është se, dikush apo të gjithë mund të ndërhyjnë për të ndihmuar dikë dhe të shohin nëse ka nevojë për ndihmë profesionale. Të gjithë, në një moment të caktuar, mund të kenë nevojë për të rifituar besimin te vetja dhe te të tjerët.

Kur në komunitetet tona ndodhin ngjarje të tmerrshme, çdokush mund të ndihmojë personat që janë prekur. Prandaj është e nevojshme të ketë informacion lidhur me ndihmën e parë psikologjike, në mënyrë që të ofrohet mbështetje për njerëzit në nevojë që janë të pikëlluar. Slogani i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, është të fokusohet në mbështetjen psikologjike nga njerëz që e gjejnë veten në rolin për të ndihmuar ata persona që po përballen me një situatë të vështirë, përfshirë këtu punonjës të stafeve shëndetësore, mësues, zjarrfikës, punonjës të komunitetit, policë, etj. Kujdesi shëndetësor nuk përbëhet vetëm prej ndihmës së parë fiziologjike, por duhet të mbështetet edhe nga ndihma e parë psikologjike. Në të vërtetë, investimi në ndihmën e parë psikologjike është pjesë e një përpjekjeje afatgjatë për të siguruar mbështetje për të gjithë ata persona që janë në rrezik akut për shkak të një krize apo një gjendjeje të vështirë. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që kur ata kanë nevojë për ndihmën e parë psikologjike, të marrin mbështetje shtesë të avancuara në kontekstin e shëndetit mendor dhe shërbimeve sociale.

10 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Qytetari denoncoi vjedhjen; arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Posted: 10 Oct 2016 01:17 AM PDT

vjedhje-makinashPolicia kap në flagrancë një shtetas, duke vjedhur dy automjete njëkohësisht. Arrestimi i autorit të ngjarjes, u bë menjëherë pas denoncimit të një qytetari tek numri 129. Në pranga ka rënë shtetasi  Anxhelino Llapanji, 19 vjeç, banues në fshatin Drithas , i dënuar më parë  për vjedhje.

Lidhur me këtë rast, është marrë një telefonatë tek numri 129 nga një qytetar, i cili u shpreh se në lagjen nr 10, rruga "Pano Xhamballa", në Korçë, një shtetas po kryente lëvizje të dyshimta.

Menjëherë pas kësaj telefonate, u njoftuan shërbimet e patrullës së policisë, të cilat konstatuan shtetasin e lartpërmendur, duke vjedhur vegla të ndryshme pune, në automjetin tip "Suzuki", pronë e shtetasit M.I.

Anxhelino Llapanji sendet e vjedhura,  po mundohej t`i transportonte duke vjedhur një mjet tjetër tip triçikël, në pronësi të shtetasit F.G, të parkuar në rrugë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprën penale "Vjedhja".

 

10 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Debati i dytë presidencial, Trump sulmon ashpër: Njeriu më abuzues me gratë është Bill Clinton

Posted: 10 Oct 2016 01:12 AM PDT

161009221835-25-second-presidential-debate-1016-exlarge-169Kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Hillary Clinton kanë zhvilluar debatin e dytë televiziv. Kësaj radhe debati ka qenë shumë i ashpër, pasi janë prekur tema shumë personale të kandidatëve. Donald Trump është mbrojtur ndaj akuzave për kontakte fizike me femrat, që erdhën pasi u publikua një regjistrim i vitit 2005, ku ai mburrej për "mbushjet e duarve".

Gjatë debatit presidencial me Hillary Clinton, kandidati republikan mohoi të ketë ngacmuar ndonjëherë seksualisht femrat dhe e drejtoi sulmin ndaj ish-Presidentit Bill Clinton.

"Nuk ka pasur kurrë një njeri në historinë e politikës që të ketë qenë më abuziv me femrat sesa Bill Clinton", tha Trump. Mirëpo, Clinton nuk ka pranuar që të reagojë për këto komente të Trump. Ajo tha se fakti që republikanët po e braktisin një e nga një, tregon se çfarë njeriu është Trump.

Sulmi i Trump për Clinton-t erdhi pasi moderatori Anderson Cooper e pyeti Trump për një video të regjistruar më 2005-n dhe që u bë publike të premten. Sipas sondazheve, debati i dytë presidencial u fitua nga Hillary Clinton.

10 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :