Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Denoncimi i “Fiks Fare”, procedim penal punonjësit të SGS” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Denoncimi i “Fiks Fare”, procedim penal punonjësit të SGS” plus 9 more Gazeta SHQIP


Posted: 05 Oct 2016 02:29 AM PDT
14756580751475567767fiksiiiPas transmetimit në "Fiks Fare", arrestohet nga policia roja e qendrës së kontrollit teknik në Durrës.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ "Fiks Fare" në Top Channel, kanë filluar procedimin penal në ngarkim të shtetasit me iniciale R.K. (48 vjeç), banues në Shijak, me detyrë roje private pranë Qendrës së Kontrollit Teknik Durrës.
Më datë 03.10.2016, ky shtetas ka ndërhyrë dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek një drejtues mjeti, për të kryer kontrollin teknik të një automjeti me probleme teknike, duke i marrë një sasi lekësh dhe më pas e ka adresuar dhe dërguar këtë mjet tek një prej punonjësve të Qëndrës së Kontrollit Teknik në Lushnjë.
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Posted: 05 Oct 2016 02:24 AM PDT
qsNjë studente 21-vjeçare nga Fieri i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në godinën 25, në Qytetin Studenti, ku studentja Ana Doko është vetëhelmuar duke pirë 4 kokrra fostoksinë.
Ende nuk dihen arsye që e çuan të renë drejt vendimit fatal.
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Posted: 05 Oct 2016 02:19 AM PDT
LU DHE VLAHUTIN NE MBLEDHJEN E GRUPIT TE LSI - Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu dhe Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, pas nje mbledhje te grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim, ku eshte diskutuar ne lidhje me Reformen ne Drejtesi. /r/n/r/nLU AND VLAHUTIN MEETING WITH LSI - US Ambassador in Tirana, Donald Lu and Head of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, after a meeting of the parliamentary group of Socialist Movement for Integration.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kreun e komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj. Temë e bisedës së tyre ishte reforma në drejtësi.
6 ligjet që shoqërojnë reformën, pjesë e paketës kushtetuese pritet të kalojnë nesër në seancë parlamentare.
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Posted: 05 Oct 2016 02:00 AM PDT
Gjashtë vjet më parë, mjeku kanadez, Christopher Charles, shkoi në Kamboxhia, ku vuri re se shumica e fëmijëve në vend vuanin nga insuficienca e hekurit në gjak.
1
Nga ana tjetër, të rriturit nuk ishin në gjendje më të mirë; ata vuanin nga dhimbje shumë të forta koke dhe nuk mund të punonin.
2
Ky ishte momenti kur Dr. Charles zbuloi peshkun e hekurt fatlum, që përmban 75 për qind të dozës ditore të hekurit të rekomanduar për një person të rritur dhe mund të bëhet një mrekulli e vërtetë e jetës për njerëzit anemikë në mbarë botën.
3
Dy miliardë njerëz në botë janë anemikë dhe vuajnë nga mungesa e hekurit, çka në disa raste mund të çojë drejt vdekjes.
4
Ky problem i zakonshëm i të ushqyerit mund të kurohet përmes medikamenteve të posaçme, por për fat të keq ato nuk janë gjithnjë të arritshme dhe për disa, shumë të shtrenjta.
5
Me shpikjen e Dr. Charles gjithçka që duhet të bësh është të ziesh ujë ose supë me peshkun e vogël prej hekuri brenda saj për të paktën 10 minuta.
6
Ky peshk i vogël përmban 75 për qind të dozës ditore të hekurit e rekomanduar për një të rritur. Dhe, mund të përdoret duke qenë aktiv për disa vjet.
7
Gjysma e kamboxhianëve që e përdorën peshkun e hekurt në gatim u shëruan nga anemia brenda 12 muajve.
8
Dhe, Dr. Charles nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. Ai beson se dizajni i peshku mund të përshtatet për ta bërë atë kulturalisht të përshtatshëm edhe për vende të tjera në zhvillim.
S.M
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Posted: 05 Oct 2016 01:55 AM PDT
klandesitn1Policia e Kukësit në vijim të operacionit antitrafik të koduar “Kaskada”, arrestoi në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”, pasi u kapën në flagrancë, duke transportuar 15 shtetas të huaj sirianë, të cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit. Gjithashtu, është ndaluar edhe një shtetas tjetër si bashkëpunëtor.
"Më datë 04.10.2016, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasit të shpallur në kërkim, konkretisht Jani Shabani, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës me shkresë Nr.1581, datë 04.10.2016, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim", bën me dije policia. Materialet hetimore do t'i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë.
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Posted: 05 Oct 2016 01:50 AM PDT
c_2_articolo_3034712_upiimageppRojet bregdetare kanë zhvilluar 33 operacione shpëtimi gjatë 24 orëve të fundit në brigjet italiane. Gjatë operacioneve janë gjetur trupat e 28 emigrantëve në ngushticën e Siçilisë. Ndërsa raportohet se janë shpëtuar 4655 persona.
Emigrantët ndodheshin në brigjet e 27 gomoneve, 5 varkave të vogla dhe një barke dhe të gjithë vinin nga brigjet e Libisë.
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Posted: 05 Oct 2016 01:36 AM PDT
pranga 22Policia e Fierit ka vënë në pranga 45-vjeçarin e shpallur në kërkim një ditë më parë pas denoncimit të së bijës se ky e fundit e kishte dhunuar dhe ngacmuar seksualisht.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Altin Xhafa, pas denoncimit të bërë ndaj tij nga e bija 14 vjeçare për ngacmim seksual…
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Posted: 05 Oct 2016 01:33 AM PDT
prostitucionMotër e vëlla janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një 14-vjeçare.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë arrestimin e shtetasve L.P. 17 vjeç, banues në Sukth dhe Malvina Skura 19 vjeçe, banuese në Durrës.
Policia thotë se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.
E mitura kryente marrëdhënie seksuale me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt një pagese 3000-5000 lekë.
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Posted: 05 Oct 2016 12:36 AM PDT
PRANGAAANjë 30 vjeçar në Elbasan është arrestuar nga policia për ushtrim dhune në familje. Mësohet se është arrestuar shtetasi Emiljan Dinja, banues në Elbasan.
30-vjeçari ka goditur dje me sende të forta nënën e tij Z.K, 62 vjeçe pas një konflikti për motive të dobëta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" .
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Posted: 05 Oct 2016 12:30 AM PDT
aksident shiritNjë aksident i rënë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Linzë të Tiranës. Një makinë “Mercedes Benz” ka rënë nga një lartësi 20 metra dhe si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj, 24-vjeçari me inicialet A.S.
Në mjet nuk janë konstatuar pasagjerë. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga mjeti.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
5 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :