Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dhuna në Elbasan, policia: 7 të shoqëruar për incidentet” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Dhuna në Elbasan, policia: 7 të shoqëruar për incidentet” plus 9 more Gazeta SHQIP


Dhuna në Elbasan, policia: 7 të shoqëruar për incidentet

Posted: 31 Oct 2016 02:24 AM PDT

1477901354_IMG-20161030-WA0008Një ditë pas ndeshjes më të rëndësishme të javës së 9 dhe të fundit për fazën e parë, mes Partizanit dhe Skënderbeut, të zhvilluar në "Elbasan Arena" të qytetit të Elbasanit, policia e këtij qarku ka dhënë një deklaratë mbi incidentet para dhe gjatë ndeshjes, që detyruan shtyrjen e takimit për mbi 15 minuta.

Sipas asaj që bën të ditur Policia e Elbasanit, me kërkesë të klubit të futbollit Partizani ishte hartuar plani i masave për sigurimin e rendit dhe të qetësisë dhe për zhvillimin normal të ndeshjes së futbollit mes dy klubeve, masa të cilat ishin bërë publike që përpara se të luhej takimi.

Megjithatë, sërish janë shënuar incidente, përfshi goditjen e një autobusi me tifozë korçarë (Ko 1750 B) në hyrje të Elbasanit, në Unazën e qytetit, por fatmirësisht ky incident ka përfunduar vetëm me një thyerje xhami dhe asnjë të lënduar. Për këtë rast, policia bën të ditur se janë identifikuar dy autorë, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Por incidentet nuk mbetën vetëm jashtë stadiumit. Vetëm pak pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Kalari të Partizanit, tifozët e Partizanit të vendosur në sektorin C3 të "Elbasan Arena"-s, nisën të hidhnin në fushë sende të palejuara, si fishekzjarre, kapsolla apo lëndë piroteknike, bën të ditur Policia e Elbasanit, e cila shton se pavarësisht njoftimit me foni nga Drejtoria e Stadiumit, këta tifozë nisën shkatërrimin e stolave dhe tentuan të hynin në fushën e lojës.

Ka qenë pikërisht ky moment dhe rreziku, sipas Policisë së Elbasanit, i hyrjes në fushë së tifozëve, që ka detyruar forcat e policisë të veprojë në përputhje me procedurat standarde dhe udhëzimeve të marra. Nga kjo përplasje kanë mbetur të lënduar dy punonjës policie dhe u janë dëmtuar pajisjet mbrojtëse të shërbimit.

Vetëm kaq, pasi në përfundim të takimit, tifozët e të dyja ekipeve kanë dalë pa shkaktuar incidente.

Për gjithçka ndodhi mbrëmë, policia ka kryer veprimet proceduriale dhe janë shoqëruar 7 shtetas në komisariat, ndërsa po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë. Një qytetar me inicialet F.B., 24 vjeç nga Tirana, është dëmtuar lehtë nga stolat e hedhur nga tifozeria, ndërsa shtetësja T.T., 18-vjeçare, nuk është dëmtuar fare, por pati një gjendje të rënduar emocionale.

Policia gjithsesi ka nisur një hetim për "shkatërrim prone", "prishje të qetësisë publike" dhe "kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik", materiale që do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Kukës, sekuestrohen 2.5 kg hashash, dy të arrestuar

Posted: 31 Oct 2016 02:19 AM PDT

14886221_10209294235466605_1105356681_nPolicia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët u kapën me 2.5 kg kanabis. Në pranga kanë rënë dy të rinj nga Lezha, Pashk Biba  20 vjeç dhe Zef Boçi 20 vjeç.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative,  në automjetin tip ‘Ford’ me targa AA 360 FC kishte lëndë narkotike. U bë e mundur ndalimi i mjetit me drejtues shtetasin Pashk Biba  dhe pasagjer shtetasin Zef Boçi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ‘Ford’ me targa AA 360 FC, në pjesën e bagazhit u gjet një çantë ku brenda saj kishte 5 qese me lëndë narkotike,  me peshë  rreth 2.5 kg kanabis sativa", njofton policia.

Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe mjetin tip"Ford", me targa AA 360 FC. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve  narkotike".

1477902655_945508_1313816932014856_7280867609072086593_n 1477902667_14937204_1313816512014898_1803622349809812505_n31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, dy persona të maskuar grabisin një pikë karburanti

Posted: 31 Oct 2016 02:10 AM PDT

pike-karburantiDy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë karburanti në Qafë-Kashar. Policia informon se grabitja ndodhi në orën 03:12, të 31 tetorit 2016.

Agresorët kanë mundur të marrin kasafortën dhe më pas janë larguar në drejtim të Durrësit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që grabitet një pikë karburanti në vendin tonë.

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 31 tetor 2016

Posted: 31 Oct 2016 02:04 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Dita sot nis e qetë por gjatë orëve të pasdites do të fillojnë të gjallërohen situatat dhe njerëzit.

DEMI

Sot jeni shumë më në formë se ditët e kaluara. Punët që keni lënë përgjysmë sot do të arrini ti përmbyllni.

BINJAKET

Do të jeni më të qetë nëse zgjidhni një problem që ju shqetëson. Më pas çdo gjë do të shkojë mirë.

GAFORRJA

Duhet të llogarisni disa pengesa gjatë ditës së sotme sepse do t`ju japin shumë punë.

LUANI

Problemi juaj më i madh sot është përqendrimi. Nuk do të mund të përqendroheni për asnjë moment.

VIRGJERESHA

Sot për një kapriçon tuaj do të rrezikoni një projekt shumë të rëndësishëm. Do të rregulloni gjithçka në fund.

PESHORJA

Nuk ju pëlqen të merrni vendime që nuk kanë asnjë pasojë për ju. Doni ose gjithçka ose asgjë.

AKREPI

Mos kini drojë të vini në pikëpyetje impenjimet që keni sot. Nëse do ta bëni do të jetë për një arsye të mirë.

SHIGJETARI

Gjithmonë keni qenë aventurierë dhe kjo ju ka sjell veç gjëra të mira. E rëndësishme është të mos sakrifikoni shumë.

BRICJAPI

Duhet të hiqni dorë nga persona që kanë përfituar gjithmonë prej jush. Është mirë të jeni koshient për aftësitë tuaja.

UJORI

Rruga që po përshkoni ka shumë pengesa dhe ju e dini këtë gjë. Nuk doni të bëni kompromise për çështje të caktuara.

PESHQIT

Mos kini frikë të thoni mendimin tuaj hapur sot. Edhe pse nuk do të keni përkrahje ajo që mendoni është e drejtë.

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Kaloi 24 vjet në burg pasi u akuzua gabimisht për vrasjen e bashkëshortes

Posted: 31 Oct 2016 02:00 AM PDT

Michael-Morton
Michael Morton pasi kaloi 24 vjet ne burg

Çdo grua duhet të ndihet e sigurt në shtratin e saj, ndaj lajmi për Christine Morton, e cila ishe vrarë brutalisht teksa flinte, kishte shokuar komunitetin e Austin, Teksas. Nëna e devotshme ndodhej në shtrat, ndërsa djali i saj 3-vjeçar flinte në dhomën ngjitur kur u sulmua me mjete të forta deri në vdekje.

Bashkëshorti i saj, Michael këmbënguli se Christine, 31 vjeçe ishte gjallë kur ai u largua për në punë, në mëngjes herët. Por policia nuk e besoi. Michael u akuzua për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Teksa ai dergjej pas hekurave të burgut duke këmbëngulur në pafajësinë e tij, një tjetër nënë, pak metra më tej shtëpisë së tij, u masakrua për vdekje teksa flinte në shtrat. Koincidencë? Apo provë se kishte pasur një gabim të madh nga drejtësia?

Christine, 31 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Michael jetonin në Austin me djalin e tyre, Eric. Michael ishte menaxher i një dyqani ushqimoresh, ndërsa Christine ishte shtëpiake. Ata ishin një çift i zakonshëm që sapo kishin nisur të ndërtonin familjen e tyre. Më pas, në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit 1986, Christine u sulmua mizorisht. Ajo u goditi nga një send i fortë i paidentifikuar të paktën 8 herë deri në vdekje. Kur një fqinje dëgjoi të qarat e fëmijës 3-vjeçar, shkoi të kontrollonte dhe gjeti Christine të mbuluar nga gjaku në shtratin e saj. Ishte një sulm i egër, ku fëmija 3-vjeçar kishte qenë pjesërisht dëshmitar. Në shtëpi mungonte vetëm arma e familjes. A ishte motivi i sulmit grabitja? Policia nuk ishte e sigurt.

Michael-Morton-Christine-Morton-and-son
Michael Morton, Christine Morton dhe djali i tyre Eric

Michael, në atë kohë 32 vjeç, rrëfeu se kur ai ishte larguar për në punë, rreth orës 5.30 të mëngjesit, bashkëshortja e tij ishte ende gjallë, por hetuesit ishin të bindur se ajo ishte vrarë përpara kësaj ore.

Gjashtë javë pas ngjarjes, Michael u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e Christine. Ai nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë, as histori dhune apo ndonjë motiv specifik që mund të çonte deri në këtë pikë. Eric i vogël tha në atë kohë se kishte parë një 'monstër' të sulmonte nënën e tij dhe se ai kishte mustaqe. Një fqinj gjithashtu kishte rrëfyer se kishte parë një makinë të panjohur në zonë. Por për arsye të panjohura, të dyja këto detaje nuk u morën parasysh në gjyq.

Në shkurt të vitit 1987 Michael u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Christine. Michale dhe avokatët e tij këmbëngulën në pafajësi, duke kërkuar që t'u tregohej koha e vdekjes. Gjithashtu, në kohën e vrasjes jashtë shtëpisë së çiftit u gjet edhe një fashë e gjakosur, të cilën mund ta kishte hedhur vrasësi kur ishte larguar. Por fatkeqësisht, testi i ADN nuk ishte në nivelin e mjaftueshëm në atë kohë për ekzaminime të detajuara.

Dy vjet më vonë, ndërsa avokatët e Michael luftonin ende për të provuar pafajësinë e tij, ndodhi një tjetër vrasje në të njëjtën zonë. Një nënë ishte vrarë në shtratin e saj.

Më 13 janar 1988, Debra Baker ishte duke fjetur. Dy fëmijët e saj, 7 dhe 3 vjeç ishin duke ndenjur me babanë e tyre. Një person hyri me dhunë në shtëpi, e qëlloi për vdekje gruan dhe vodhi një video.

Ashtu si Christine, Debra ishte një grua brune e cila ishte munduar të luftonte për të ndalur vrasësin e saj. Të dyja gratë ishin vrarë më datë 13, dhe të dyja në shtrat. Edhe në këtë rast, i dyshuari kryesor për policinë u bë bashkëshorti, por ai u çlirua nga akuzat disa javë më vonë dhe krimi mbeti i pazbardhur.

Në vitin 2011, pasi Michael kaloi 24 vjet në burg, ndodhi diçka e jashtëzakonshme. Organizata jofitimprurëse 'Innocence Project' nisi një fushat për të kërkuar që të bëheshin analizat e ADN sipas teknologjisë së fundit në fashën e gjakosur të gjetur 24 vjet më parë pranë shtëpisë ku ndodhi vrasja e 31-vjeçares. Ajo do të ishe prova vendimtare për shfajësimin e Michael.

Mark-Norwood
Mark Norwood, vrasesi i vertete i Christine

Kur ajo më në fund u dërgua në laborator, u provua se përmbante gjakun e Christine të përzierë me ADN e një mashkulli që nuk ishte Michael. Pas më tepër se 2 dekadash i burgosur për një krim që nuk e kishte kryer, Michael u la i lirë më 4 tetor 2011.

Prokurori që e akuzoi dikur, Ken Anderson, tashmë ishte një gjykatës. Ai u akuzua dhe dënua për shpërfillje të gjykatës për mosparaqitjen e provave nga gjyq – prova për të cilat nëse do të kishte ngritur dyshime të arsyeshme, mund të kishin provuar pafajësinë e Michael.

Ken Anderson u dënua me shërbim në komunitet, një gjobë dhe dhjetë ditë në burg – nga të cilat kreu vetëm pesë.

Ndërkohë, ADN në fashë u zbulua se i përkiste një burri të quajtur Mark Norwood, i cili kishte jetuar në Austin në kohën e vrasjes së Christine. ADN e Mark gjendej në sistemin e të dhënave të policisë si një njëri me të shkuar kriminale, përfshi edhe disa grabitje të dhunshme. 58-vjeçari doli para gjykatës në vitin 2013 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Christine.

S.M

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Hamilton, presion ndaj Rosberg, fiton garën e Meksikës

Posted: 30 Oct 2016 03:04 PM PDT

1477862547hamilton-nicoLewis Hamilton e ndezi edhe më shumë luftën për titullin kampion në Formula 1 pasi në dy gara ka rikuperuar mjaftueshëm pikë për të vendosur nën presion Nico Rosberg, pretendentin kryesor për fronin.

Në ndalesën e fundit në Meksikë, piloti britanik i Mercedes dominoi të gjithë cirkuitin dhe rihap diskutimin për botërorin me 19 pikë më pak se shoku i skuadrës që kryeson renditjen.  Lewis preku finishin i pari e pas tij, Nico Rosberg.

Pati kaos dhe polemika në xhirot e fundit mes Verstappen dhe Sebastian Vettel. Talenti i Red Bull pengoi gjermanin e Ferrarit dhe pasi mbylli garën në vendin e tretë, u penalizua me 5 sekonda. Kështu Sebastian Vettel rigjen podiumin nga dhurata e komisarëve.

Gara e radhës e Formula 1 do të jetë në Interlagos e shumëkush vendos bast se Nico Rosberg tani do ta ndjejë edhe më shumë presionin për të bërë gabime eventuale.

Por kontrollin e situatës e ka gjermani. Në Brazil pas dy javësh në rast se fiton, Nico Rosberg do jetë kampion i ri i botës.

30 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

“Lejla” pushton “The top list”

Posted: 30 Oct 2016 02:59 PM PDT

elvi-mz16ufj6abf2asgy85bsmqb0worlbo08zwl9byly14E publikuar ditën e hënë, "Lejla" është shndërruar menjëherë në këngën më të preferuar të shqiptarëve pasi bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2PO2 kryeson për këtë javë klasifikimin e "The Top List".

Kjo javë ka ardhur me plot ndryshime. Duke filluar nga kjo javë "The Top List" do të këtë në total 50 këngë në klasifikim duke bërë kështu të kemi një konkurrencë më të fortë mes artistëve.

Sa i përket prurjeve të reja, kjo javë ka ardhur me shumë të tilla të cilat menjëherë janë pozicionuar në vendet më të favorshme të 'Top Listës' duke zhvendosur kështu hitet verore.

Në 5-shen më të nxehtë të renditjes janë vendosur pikërisht 3 prurje të reja: Elvana, Ledri dhe Samanta.

Gjithashtu këtë javë kemi ardhur me një faqe të re në topawards.top-channel.tv ku do të kemi më shumë informacione rreth muzikës dhe artistëve shqiptar.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të "Top Awards": topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 46-të e "The Top List", Top Awards:

  1. Elvana Gjata ft. Capital T & 2Po2 – Lejla
  2. Ledri Vula – A jena mire
  3. Elvana – Njësoj
  4. Majk – Kcen
  5. Samanta – Si Ai
  6. Getinjo ft. Kida – Ku je
  7. Ghetto Geasy – Majk – Ajo
  8. Flori Mumajesi ft. LedriVula – Beautiful
  9. Ledri Vula ft. FloriMumajesi – Nuk ma la
  10. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
  11. Xhensila – High Love
  12. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  13. Alban Skenderaj – Duart lart
  14. Nrg Band – Mos ma le fajin
  15. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  16. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
  17. Alban Skenderaj – Engjell
  18. Lindon – Summer Luv
  19. Ardi tCuni ft. Vesa Smolica – Jena na
  20. Butrint Imeri – E jona
  21. Seven Saraqi ft. Tonic – Shtinja Flaken x Edhe Njo
  22. G4shi – Personal
  23. Janex ft Dabo – Wannabe
  24. Keisi – Sa larg
  25. Lyrical Son – I re pishman
  26. Vedat Ademi ft J Gashi – Thirrëm dashuri
  27. B.S. – Blessing
  28. Bim Bimma – Shqipet nalt
  29. Besa ft. Flori – 1 2 3
  30. Renis GJoka – Po tani
  31. Dj Aldo ft. Melloquence – Hands up
  32. Adrian Gaxha ft. Franques – My Girl
  33. Mc Kresha ft. Lyrical Son – Spo ma nin
  34. Ylli LImani – Pritëm se po vi
  35. Mimoza H – The wild woman
  36. Pre Menstrual Syndrome – Sugar
  37. Nora Istrefi – Majëm
  38. Young Zerka – Love
  39. Era Istrefi – BonBon
  40. Kaos – Vandami
  41. Ledri Vula – Kings
  42. Offchestra – Pa jelek
  43. McKresha& Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  44. Dafina – Shot calling
  45. Mc Kresha& Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet
  46. G4shi –Rose Gold
  47. Janex – Memories
  48. Mateus Frroku – M'ka Bo Like
  49. Lumi B – Aha Aha
  50. Venera ft. Lind – Siento Amor

30 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Hoxhaj në Jeddah, kërkon mbështetje për njohjen e Kosovës nga shtetet e OBI-së

Posted: 30 Oct 2016 02:15 PM PDT

20161030145514787646Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me Iyad Amin Madani, sekretar i përhershëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Hoxhaj ka shprehur falënderime në emër të Republikës së Kosovës për mbështetjen e OBI-së në konsolidimin e shtetësisë të Kosovës, duke e ndihmuar Kosovën në sigurimin e njohjeve nga shtete anëtare të kësaj organizate, por po ashtu duke ndihmuar edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Hoxhaj kërkoi nga Madani që OBI të ushtrojë ndikimin e saj te 22 shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të bëjnë një gjë të tillë dhe të përkrahin iniciativat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

"Në anën tjetër, sekretari Madani e shprehu gatishmërinë e tij që si sekretariat i Organizatës për Bashkëpunim Islamik të komunikojë me të gjitha shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se ai thellësisht është i bindur se pavarësia e Kosovës duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të OBI-së për të mirën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan", thuhet në një njoftim për media të MPJ-së.

Në një sesion të ndarë informues, para ambasadorëve të shteteve anëtare të OBI-së, të cilët ishin sot prezent në Jeddah, ministri Hoxhaj elaboroi në detaje argumente historike, ligjore dhe politike mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës.

30 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mariah Carey, e lumtur pas ndarjes nga i fejuari

Posted: 30 Oct 2016 01:40 PM PDT

39DEB6E800000578-3886716-Let_s_go_The_Ametrican_singer_was-a-144_1477822708621Mariah Carey duket shumë e qetë madje edhe e lumtur pas ndarjes nga miliarderi australian James Parker. Ajo është fotografuar të shtunën në mbrëmje mjaft e lumtur dhe krah balerinit të saj Bryan Tanaka.

46-vjeçarja nuk e kishte hequr unazën 10 milionë dollarëshe, por e kishte vënë në dorën tjetër. Ajo ishte veshur e gjitha në të zeza dhe është parë të largohej në të njëjtën makinë me balerinin.

Raportohet se balerini ka qenë shpesh shkaktar i debateve mes saj dhe ish të fejuarit James Parker.

39DEB50500000578-3886716-image-a-152_1477823268493 39DEA78100000578-3886716-image-a-160_1477824033947 39DE982A00000578-3886716-image-a-162_1477824117319 39DEA7ED00000578-3886716-image-a-164_1477824384779 39DE096200000578-3886716-On_point_The_46_year_old_looked_hot_in_a_pair_of_peep_toe_heels_-a-87_147781898697330 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Prishja e banesave të familjeve greke në Himarë, reagon Athina: Të anulohet vendimi

Posted: 30 Oct 2016 01:29 PM PDT

Nikos Kotzias, Foreign Minister of Greece, addresses the media after a meeting with his counterpart from Austria Sebastian Kurz, at the foreign ministry in Vienna, Austria, Wednesday, May, 11, 2016. (AP Photo/Ronald Zak)

Ministria e Jashtme e Greqisë ka shprehur shqetësim për prishjen e banesave të 19 familjeve minoritare në Himarë. Në deklaratën për mediat Ministria e Jashtme e ka cilësuar të papranueshme shembjen e banesave të minoritarëve.

"Po ndjekim me shqetësim të madh atë që po ndodh në Himarë, ku informohemi se 19 familjeve të minoritetit grek u është dhënë 5 ditë afat që të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi do të shemben. Autoritetet shqiptare duhet të veprojnë për të anuluar shembjet e banesave.

Mbrojtja e të drejtave të pronësisë veçanërisht ajo e minoriteteve, është një pjesë e 5 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Prandaj, në qoftë se Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e të gjithë banorëve pavarësisht kombësisë dhe origjinës", thuhet në deklaratë.

Gjithashtu thuhet se Athina zyrtare po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën në Himarë përmes ambasadës së saj në Shqipëri.

30 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :