Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dritëro Agolli feston 85-vjetorin, Posta hedh në treg pullën postare me portretin e tij; uron Rama” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Dritëro Agolli feston 85-vjetorin, Posta hedh në treg pullën postare me portretin e tij; uron Rama” plus 9 more Gazeta SHQIP


Dritëro Agolli feston 85-vjetorin, Posta hedh në treg pullën postare me portretin e tij; uron Rama

Posted: 13 Oct 2016 02:08 AM PDT

14713739_10154092046231523_1224541782308517281_nShkrimtari dhe akademiku i shquar Dritëro Agolli feston sot 85-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, Posta Shqiptare ka vendosur t'i dedikojë pullën postare Dritëro Agollit. Pulla postare është realizuar nga autori Petraq Papa dhe ka një vlerë prej 120 lekësh. Tirazhi i kësaj pulle postare është 34.250 pulla si dhe 250 copë FDC ( Zarfi i ditës së parë).

Në këtë përvjetor të tij, nuk ka munguar urimi nga kryeministri Edi Rama.

“Edhe 100 Dritëro! Urojmë të gjithë që të kesh një ditëlindje të gëzuar e për shumë vite të tjera akoma, rrethuar me dashuri, miq, lexues dhe mbushur me frymëzim për të tjera poezi në vazhdën e perlave që tanimë i ke falur thesarit të shqipes”, shkruan Rama në Facebook.

pulla-dritero-agolli unnamed-713 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Udhëtim kozmik, brenda pikturave të Tylin Onat

Posted: 13 Oct 2016 01:42 AM PDT

Impresion nga Ekspozita e artistes pamore turke tek Galeria Kombtare e Arteve.

Beti Kumi

14658438_10210761499503784_1990304977_nLarmia artistike vjeshtake shenjëzon edhe një artiste që vjen nga Turqia, për të shpalosur me dinjitet vlerat e saj. Tylin na fton të hyjmë në hapësira qiellore pa fund. Në mes të kuadrove te saj ndjehesh direkt në kozmos. Me rrumbullakësinë e formave, ngjyrat e plastikën ajo hyn në thellësitë misterioze planetare.

Hapësirat kozmike shpalosen në pjesëza të ndryshme si një melodi fragmentesh të ngjyrosura e të ndriçuara nga fantazia e Tylin, duke i dhënë forma jetësore. Ajo fluturon aq bukur dhe futet mistershëm një herë te labirintet njerëzore, e njëherë te ato kozmike, duke zbuluar me detaje qelizat e jetës tokësore dhe elementet e detajuar të strukturave kozmike.

14658363_10210761497343730_1338348015_nVeprat e saj lëvizin larmishëm nga mikro bota tek makro bota, duke të krijuar një ndjesi reale të të qenurit brenda tyre.

Tek puna "Lindja", të krijon ndjesinë e eklipsit në lëvizje. Pigmentet e ngjyrave që ajo përdor duken natyrale të gjalla e plot dritë. Konturet e saj të qarta e rrethore të krijojnë ndjesinë e planetëve ashtu si vetë ekspozita ka zgjedhur formën parake të rrethit.
14696909_10210761485263428_1458884698_nTek  "Dërgesa" , ajo nis e shpërndan memorien e thellë të saj për të kërkuar grimca kujtese të humbura në kohë duke pritur që komunikimi me diellin të depërtojë në memorien kozmike për ta ripërtërirë arkivën e ëndrrave me imazhet e saj. Tek dielli i qendërzuar i kuadrit shohim se si në forme kromozomesh shpërndahen rrezet e tij për të arritur në destinacion.

14686495_10210761486903469_401694930_nKjo artiste është shumë e përcaktuar tek personalizimi e karakteri i punëve të saj. Tek punimi "Forma të Metamorfozës"  me krijoi ndjesinë e një bote të pastër ujore me bimësitë e saj të kthjellëta, ku nga momenti në moment, imagjinon turma peshqish të padukshëm, që notojnë brenda saj. Teknika e Tylinit aq sa e thjeshtë është e ndërlikuar por shumë reale.

Forumi i sigurisë në Beograd, Rama-Vuçiç: Serbia të njohë Kosovën sa më shpejt

Posted: 13 Oct 2016 01:23 AM PDT

rama-ne-serbi-1-655x356Ka nisur në Beograd Forumi VI për sigurinë, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Dy krerët e qeverive morën pjesë në forumin "E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore", ku palët shprehën qëndrimet e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.

Në fjalën e mbajtur Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë reforma që nuk janë bërë kurrë më parë.

“Kemi qenë të aftë për të bërë reforma që nuk janë bërë më parë, sepse njerëzit kanë kuptuar se kjo është mënyra për të modernizuar dhe për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe europiane. Është përgjegjësia jonë dhe beteja jonë për të siguruar që integrimi në BE nuk ka të bëjë me zgjedhjen e dy dashurive të mundshme, por në zgjedhjen e së ardhmes.

Lidhur me BE dhe situatën mendoj se ne në Ballkan do të jemi të qartë për një pikë të thjeshtë. Procesi i BE për ne nuk është një udhëtim për të shkuar diku, sepse disa njerëz e presin këtë nga ne, por është rrugë e modernizimit që është e mundur për shoqëritë tona për të ndjerë hapësirën e boshllëkun mes të ardhmes veç përmes integrimit në BE. Është më i rëndësishëm procesi sesa anëtarësimi, pasi mendoj se ndërtojmë shtetin që nuk e kemi pasur më parë. Duket si një mallkim Ballkanik, sepse Europa ka qenë në një formë të mirë kur ishim rrëmujë dhe sot kur përpiqemi të jemi më mirë ata janë bërë rrëmujë.

Mirë është që Serbia të njohë Kosovën dhe sa më shpejt ta bëjë aq më mirë. Do ishte më mirë për të gjithë”, deklaroi Rama.

Ndërsa kryeministri serb Vuçiç tha se dëshiron marrëdhënie të mira me shqiptarët. Gjithashtu ai u shpreh se synon që Serbia shumë shpejt të jetë pjesë e BE-së.

“Disa vite më parë kur njerëzit thoshin se duhet të takohen shqiptarët me boshnjakët, tani jam krenar të them se ne duam marrëdhënie të mira me të gjithë,kemi potenciale për të ardhmen dhe mund t’ia arrijmë së bashku dhe nëse bëjmë gjëra kundër njëri-tjetrit nuk kemi shanse.

Nëse bëjmë ndërlidhjen e transportit, lidhje politike më të mira dhe zgjidhje domethënëse nga BE për çështjen e emigrantëve e çështje të tjera nuk e kemi problem të lidhemi me unionin.

Por nuk jam shumë optimist, kam frikë për situatën në rajon, kjo do të jetë çështja juaj në të ardhmen. Kam diçka për të thënë për sjelljen e BE, gjithmonë vendosen detyra të reja dhe ato përcaktohen në mënyrë demokratike dhe nëse e bën këtë je i mirë e nëse jo nuk je i mirë. Gjatë kësaj kohe kemi pasur momente të ndryshme, por sot atmosfera është edhe më keq”, u shpreh kryeministri serb.

13 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Konflikti në Jemen, SHBA sulmon zonat rebele

Posted: 13 Oct 2016 01:04 AM PDT

_91893263_035833919Ushtria amerikane ka bombarduar vendndodhjen e radarëve në Jemen, pasi një luftanije amerikane u sulmua me raketa për herë të dytë brenda pak ditësh në Detin e Kuq. Pentagoni deklaroi se këto zona janë në territoret e kontrolluara nga rebelët Houthi.

Ky është rasti i parë që SHBA ka goditur zonat rebele që nga fillimi i konfliktit në Jemen në mars të vitit 2015. Ushtarakë amerikanë thanë se përdorën raketat “tomahawk” në operacionin që u krye nga një "destrojer" amerikan.

Zyrtarë amerikanë deklaruan se raketat kundër anijes u lëshuan nga territori i Jemenit që kontrollohet nga rebelët Houthi dhe që mbështeten nga Irani. Mësohet se kundërpërgjigjja amerikane u autorizua nga presidenti Barack Obama.

13 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tentuan të prishnin kamerat e sigurisë së supermarketit për ta grabitur

Posted: 13 Oct 2016 12:52 AM PDT

arrestim nga shqiponjatPolicia e Tiranës, ka arrestuar shtetasin Ilir Ceka, 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje dhe Toni Kreci, 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Këta shtetas, në rrugën “Aleksandri i Madh”, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, duke tentuar të dëmtojnë kamerat e një supermarketi, për sigurimin e kushteve për vjedhje dhe kanë dëmtuar kamerat e dy bizneseve aty pranë. Gjithashtu nga puna e bërë rezultoi se shtetasi Toni Kreci është autor i vjedhjes së ndodhur më datë 27maj 2016.

13 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, 3 vajza dhe një djalë humbin jetën

Posted: 13 Oct 2016 12:50 AM PDT

sukthNjë aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku 4 të rinj humbën jetën në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:15 minuta të mëngjesit të sotëm (13 tetor).

Policia raporrton se viktimat janë tre vajza  dhe një djalë, i identifikuar si Dashnor Deliallisi nga Durrësi.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në mjete të ndryshme. Mësohet se makina ku udhëtonte djali ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në krah të kundër, duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik.

Pas aksidentit mjetet janë shkatërruar plotësisht, ajo çka ka mbetur janë vetëm pjesë metalike të makinave. Policia e ka pasur të vështirë të nxjerrë trupat e viktimave nga makinat.

sukth-1Në një komunikatë zyrtare, policia ka sqaruar ngjarjen paraprakisht:Më datë 13.10.2016, ora  04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth,  mjeti tip Benz me  targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL,  në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy  pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL.Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet”.

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik. Në venidn ku ndodhi ngjarje, ndriçimi në rrugë mungonte. Neonet e shtyllave ishin të fikura. Për nxjerrjen e trupave nga mjetet e përplasura u përdorë ndriçimi i makinave të policisë. Mjeti i Dashnor Delialliasit ishte me shpejtësi 150 km/h.

Njëra prej viktimave është Izabela Balla, e cila në automjet së bashku me bashkëshortin,  jetonte në Greqi. Izabella ishte nisur së bashku me shoqet për në Greqi.  Elona Xhuti, 33 vjeçe  është viktima e 4 dhe jetonte në Tiranë.

13 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, grabitet me dhunë pika e karburantit

Posted: 13 Oct 2016 12:49 AM PDT

grabitje me armeNjë pikë karburanti është grabitur në Selitë të Tiranës, një ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Elezi”, ku autori i grabitjes ka kërcënuar me jetë  punonjësin e karburantit, shtetasin O. X., dhe i ka marrë shumën monetare prej 27.000 lekë. Policia raporton se ende nuk e ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

13 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Maliq, maskat futen në banesë, dhunojnë çiftin dhe i marrin paratë

Posted: 13 Oct 2016 12:44 AM PDT

grabitje-Në fshatin Rov, rreth orës 02:00 në banesën e shtetasit Xh.Z, 60 vjeç, kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se e kanë kërcënuar dhe goditur këtë të fundit me sende të forta në prezencë të bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar plagë të lehta dhe kanë mundur të marrin me dhunë, një sasi lekësh.
Nga deklarimet e marra dy bashkëshortëve të cilët ndodheshin të vetëm në banesë, rezulton se dy personat, nuk kanë qenë të armatosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
13 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Laura Boldrini sot në Tiranë, fjalim përpara deputetëve në Kuvend

Posted: 13 Oct 2016 12:39 AM PDT

20160423190930-benvenuta-sinistraKryetarja e dhomës së deputetëve të parlamentit italian Laura Boldrini gjendet sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare pune. Vizita e saj synon konsolidimin e marrëdhënieve parlamentare mes Shqipërisë dhe Italisë dhe forcimin  e miqësisë mes dy vendeve. Në ora 9.30 ajo do të takohet me kreun e Parlamentit shqiptar Ilir Meta.

Në ora 11.10,  Laura Boldrinni do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i cili do t'i dorëzojë urdhrin e nderit "Gjergj Kastrioti  Skëndërbeu". Rreth orës 13.00 pritet me mjaft interes fjalimi i kryetares së Parlamentit italian përballë deputetëve në sallën e Parlamentit shqiptar.

Gjatë pasdites në ora 16.30 ajo do të pritet nga Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro e bashkërisht do të vizitojnë Bunk'Art.

Më pas ajo do të takohet dhe  me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati. Vizita e kryetares së Parlamentit italian pas Tiranës do të vazhdoj në qytetin e Kukësit, ku ajo ka punuar në fund të viteve '90 si zëdhënëse për Europën e Jugut e Përfaqësuesit të Lartë të OKB për refugjatët.

Kryetari i Bashkisë do t'i dorëzojë titullin "Qytetare Nderi e Kukësit", në shenjë ndermi për aktivitetin e kryer gjatë kohës së krizës humanitare që përfshiu mijëra persona.

13 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 13 tetor 2016

Posted: 13 Oct 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Sot do të ndiheni optimist dhe plot besim për të ardhmen. Ulja e intensitetit të punës mbasdite do t'jua sjellë humorin që ju mungonte në mëngjes.

DEMI

Kini më shumë besim në intuitën tuaj sesa në arsyen. Yjet në shenjë sot do t'ju dhurojnë aftësi intuite vërtet fantastike, përfitoni; kështu do të arrini të largoni të gjitha tensionet që ju shoqëronin prej kohësh.

BINJAKËT

Mos u besoni shumë fjalëve që mund t'ju thuhen sot. Dyshoni në ato që ju thonë, mendohuni mirë, pastaj flisni. Në të kundërt do të rriskoni t'ju vënë në lojë.

GAFORRJA

Një ngjarje jo e këndshme në familje do t'ju bëjë të ndiheni tepër nervozë. Bëni një xhiro në ajër të pastër, do t'ju bëjë shumë mirë si gjendjes fizike ashtu dhe asaj mendore.

LUANI

Sot do të ndjeni nevojën për t'u dëgjuar nga njerëzit që ju rrinë pranë. Duhet të bindeni se ndonjëherë jeni ju që i shihni gjërat zi, edhe kur nuk janë.

VIRGJËRESHA

Hëna në shenjë sot, do t'ju sjellë ndonjë shqetësim të vogël. Mundohuni të përqendroheni më shumë në punën tuaj. Në vend që të dilni, në mbrëmje bëni mirë të vini në rregull ambientin ku jetoni.

PESHORJA

Pakënaqësia do të mbretërojë gjatë gjithë ditës së sotme. Mundohuni të hiqni nga mendja mendimet nostalgjike, ato po ua bëjnë jetën të komplikuar. Nëse jetoni larg prindërve, bëni një telefonatë në mbrëmje, do t'ju bëhet shumë qejfi.

AKREPI

Nëse merreni me biznes, sot do të jetë një ditë paksa stresuese, sepse jo çdo gjë do të shkojë mirë. Energjia fizike, emotive dhe sensuale nuk do të jenë në harmoni sot. Bëni kurajo, sepse e nesërmja do të shkojë më mirë.

SHIGJETARI

Shoqëria e partnerit do të jetë shumë e këndshme sot. Mos refuzoni një ftesë që do t'ju prezantohet në mbrëmje. Nuk do të pendoheni sepse do të mund të argëtoheni.

BRICJAPI

Gjithçka mirë përsa i përket studimeve. Zgjidhni objektivin tuaj dhe veproni: do të qëlloni në shenjë! Në mbrëmje, miqtë do të arrijnë t'ju bindin të dilni për darkë. Mos u tregoni të ndrojtur nëse doni vërtet të argëtoheni.

UJORI

Mundohuni të dëgjoni të gjithë ata që ju rrinë pranë, nuk mund t'i kushtoni vëmendje vetëm punës. Mundohuni të qetësoheni, të paktën sot, po afron një periudhë shumë e lodhshme dhe stresuese  për ju.

PESHQIT

Energjia fizike sot, do të kompensojë të gjithë sferat e tjera. Sot dilni të blini ndonjë dhuratë për personin që dashuroni. Zgjidhni me kujdes, mos e blini vetëm se ju pëlqen juve; por çka pëlqen edhe ai/ajo.

Related Posts :