Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ekonomi: Ndihma shtetërore për 2015 ishte 6,2 miliardë lekë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Ekonomi: Ndihma shtetërore për 2015 ishte 6,2 miliardë lekë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Ekonomi: Ndihma shtetërore për 2015 ishte 6,2 miliardë lekë

Posted: 25 Oct 2016 02:02 AM PDT

Milva Ekonomi 3Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi publikoi sot të dhëna nga raporti vjetor i  ndihmës shtetërore. Sipas saj, ndihma shtetërore për vitin 2015 ishte 6,2 miliardë lekë. Ministrja në fjalë publikoi edhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me sektorin e bujqësisë dhe punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuara.

" Sektori i bujqësisë përfitoi 1,5 miliard lekë. Nga fondi i ndihmës për vitin 2014 dhe 2015 u punësuan 8393 persona. Nga këta  u punësuan 43 persona me aftësi të kufizuar. Gjithashtu u  mbështetën 853 ndërmarrje, u trajnuan 2371 persona. 13 subjekte bujqësore përfituan akcize për lëndët djegëse në vlerën 1,1miliardë lekë", tha Ekonomi.

 

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Totozani prezanton studimin: Minimumi jetik për frymë 16 mijë lekë në muaj

Posted: 25 Oct 2016 01:57 AM PDT

totozaniAvokati i Popullit Igli Totozani ka prezantuar studimin "Llogaritja e minimumit jetik në Shqipëri – nga minimumi jetik si mbijetesë, drejt një standardi jetese të arsyeshëm".

Në studim thuhet se minimumi jetik në Shqipëri për vitin 2015 ka qenë 16 mijë lekë në muaj për frymë. Gjithashtu ai i bëri thirrje qeverisë që të llogarisë minimunin jetik, pasi Shqipëria është i vetmi vend që nuk e ka këtë të dhënë.

“Nga përllogaritjet e kryera, minimum jetik për frymë  në 2015 rezulton të jetë 16 mijë lekë të reja në muaj. 7089 lekë në muaj për shpenzime ushqimore dhe 8913 lekë në muaj për shpenzime jo ushqimore.

7089 lekë në muaj për shpenzime ushqimore dhe 8913 lekë në muaj për shpenzime ushqimore. Në ndryshim nga studimet e tjera mbi nivelin e minimumit jetik vlera e përcaktuar nga ky studim merr në konsideratë edhe aspekte sociale dhe tendencat e konsumit në vendin tonë.

Vlera e minimumit jetik përbën edhe bazën mbi të cilat duhet të llogariten pagat, ponsionet sociale, ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë dhe pagesa e papunësisë. Kuptohet duke bërë edhe rregullimet e nevojshme në lidhje me numrin e pjesëtarëve të familjes, numrin e të punësuarve prej tyre, pjesëtarët mbi dhe nën moshën e punës, asetet që zotëron familja e tij”, bëri me dije Totozani.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Denoncimi në Durrës: Burri është zhdukur përpara 20 vjetësh, gjejeni

Posted: 25 Oct 2016 01:55 AM PDT

Policia-e-DurresitBashkëshorti rezulton i zhdukur që prej 20 vjetësh, gruaja bën denoncim në Policinë e Durrës. Burimet shprehen se një ditë më parë është paraqitur në polici shtetasja F.V., 55 vjeçe, për të kërkuar nisjen e hetimeve për gjetjen e të shoqit.

Në dëshminë e dhënë ajo tha se shtetasi M.V., që aktualisht duhet të jetë 60 vjeç, është larguar nga banesa e saj në drejtim të Italisë, në muajin tetor të 1996 dhe që prej asaj kohe nuk është kthyer më në familje. Pas marrjes së dëshmisë, policia po kryen veprimet për gjetjen e 60-vjeçarit të zhdukur 20 vjet më parë.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Obama mbështet shqiptaren Suzana Shkreli

Posted: 25 Oct 2016 01:33 AM PDT

suzana shkreliPresidenti Barack Obama ka deklaruar se mbështetet shqiptaren Suzana Shkrelin, e cila kandidon për postin e përfaqësimit të zonës së Miçiganit në Kongres. Obama e ka cilësuar atë si një lidere të fortë dhe të zgjuar. Nëse zgjidhet, 29-vjeçarja Shkreli do të bëhet gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres.

“Jam krenar të mbështes Suzana Shkrelin. Ajo ka aftësinë për të mbrojtur sigurimet shoqërore dhe 'Medicare'. Ndaj në Kongres ajo do të jetë lloji i lideres që ne kemi nevojë për të krijuar një vend më të fortë, me të drejtë dhe më të ndershëm për të gjitha familjet punëtore. Të gjithë qytetarët e Miçigan duhet të besojnë tek Suzana Shkreli", u shpreh Obama.

Demokratja Shkreli tha se ndihej më shumë se e nderuar nga kjo mbështetje që ka marrë. Si demokrate, ajo shpreson të mundë republikanin Mike Bishop.

29-vjeçarja është pak e njohur politikisht dhe punon si prokurore-asistente në zonën e Macomb.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, shfrytëzonte për lypje 40-vjeçarin; arrestohet tutori

Posted: 25 Oct 2016 01:29 AM PDT

Varferia-te-varferitNdalohet në Shkodër, një shtetas i dyshuar për shfrytëzim të një shtetasi tjetër me qëllim përfitimi duke e detyruar që të lypë në rrugë. Në bazë të një hetimi u bë i mundur ndalimi i shtetasit Bardhyl Karamonllari, 44 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas dyshohet se ka shfrytëzuar me qëllim përfitimi shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Korçë, duke e detyruar nën presionin psikologjik që të lypte nëpër rrugë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, ku e dërgonte me mjetin e tij "Opel" dhe të gjitha fitimet i administronte vetë shtetasi Karamonllari.

Gjithashtu vazhdojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj çështje nëse ka persona të tjerë të implikuar apo të mbajtur nën presion në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i personave”,.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama, drekë me Thaçin në Prizren

Posted: 25 Oct 2016 01:19 AM PDT

20161025081455742646Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar ditë më parë se të martën do të drekojë në Prizren me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka deklaruar se askush nuk ka ndonjë aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë, përkundrazi synojnë hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane. Thaçi, në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë duhet t'i gëzojë të gjithë.

"Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional. Po ky bashkëpunim i yni duhet t'i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane", tha ai.

Thaçi po ashtu ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, në vizitën e fundit në Beograd, duke thënë se ishin fjalë të qëlluara dhe të sakta.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mat, vidhnin energjinë elektrikë; 2 në pranga, 1 në kërkim

Posted: 25 Oct 2016 01:12 AM PDT

vjedhje-energjie-elektrike-905x395Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë gjatë ditës së djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat së bashku me punonjësit e OSHEE-së Mat, kanë ushtruar kontrolle për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, ku si rezultat i këtyre kontrolleve ka rezultuar se tre objekte biznesi furnizoheshin me energji në mënyrë të paligjshme.

Ndodhur në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy prej pronarëve të këtyre objekteve dhe kanë shpallur në kërkim pronarin e objektit të tretë dhe konkretisht: Baftjar Përlesha, banues në Burrel, pronar i një lokali Bar-Kafe; Naim Suçi, banues në Burrel, pronar i një loto Sport – Kafe.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.K, 40 vjeç, banues në Mat, pronar i një lokali Bar-Restorant, i cili në momentin e kontrollit nuk është gjetur aty. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprën penale "Vjedhje e energjisë elektrike ose impulsive telefonike".

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turqi, shpërthim në Antalia, 10 persona të plagosur

Posted: 25 Oct 2016 01:03 AM PDT

580f00a7ac1fe3091c790499Dhjetë persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në parkingun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Antalia të Turqisë. Raportohet se të plagosurit kanë dëmtime të lehta vetëm si pasojë e thyerjes së xhamave.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 8.50 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

Kryetari i Antalias, Menderes Turel tha për CNN turk se shpërthimi mund të ketë qenë një aksident dhe se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lezhë, përplasen dy automjete; plagosen shoferët

Posted: 25 Oct 2016 12:55 AM PDT

aksidentNjë aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në superstradën Lezhë-Laç. Burime nga policia njoftojnë se rreth orës  21:00 të mbrëmjes së shkuar, në afërsi të fshatit Spiten, dy mjete njëra tip "Fiat" me targa LE 9151 A dhe tjetra tip "Opel", me targa AA 529 KH, u përplasen me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, të cilët u dërguan me urgjencë në Spitalin rajonal të Lezhës, ku kanë marrë dhe ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që ekspertët të policisë rrugore të Lezhës kanë nisur menjëherë hetimet.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bari, sekuestrohet 300 kg hashash e ardhur nga Shqipëria; 1 në pranga

Posted: 25 Oct 2016 12:49 AM PDT

droga1 droga2 droga4 droga5-1

Rreth 700 kg hashash është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia italiane e provincës së Barit. Mediat fqinje raportojnë se lënda narkotike sapo ishte zbarkuar nga një mjet lundrues me prejardhje nga Shqipëria, identifikuar gjatë natës nga një helikopter i rojës bregdetare italiane.

Pasi kishte mbërritur në tokë ngarkesa e drogës është transportuar me automjet drejt një vile në komunën Torre a Mare në provincën e Barit.

Policia kanë ndjekur në fshehtësi të gjitha lëvizjet e transportimit të drogës dhe në orët e para të mëngjesit arrestoi në flagrancë shtetasin italian Renato Colasuonno, 64 vjeç , një trafikant i njohur droge, e i dënuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.

Ndaj tij rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe aktualisht gjendet në

Operacioni antidrogë nisi pas mesnatës, kur helikopteri i Rojës bregdetare të Barit ka identifikuar në mes të detit mjetin lundrues me një person në bord, i ngarkuar me thasë të dyshimtë. Vlera e kanabisit në treg kapte shifrën e 5 milionë euro.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :