Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Gjermani, 10 destinacionet më të preferuara në 2016-ën” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Gjermani, 10 destinacionet më të preferuara në 2016-ën” plus 9 more Gazeta SHQIP


Gjermani, 10 destinacionet më të preferuara në 2016-ën

Posted: 19 Oct 2016 03:00 AM PDT

Qendra Gjermane e Turizmit DZT sërish kërkoi nga vizitorët e huaj të zgjedhin destinacionet e preferuara në Gjermani. Berlini nuk bën pjesë më në 10 të preferuarit, një kandidat gjermanoverior kaloi në vendin e parë.

10: Pjesa historike e Dresdenit

TurizemZwinger-i në Dresden me muzetë e tij bën pjesë në ndërtesat më të rëndësishme të stilit barok të qytetit. Për shkak të kupolës që dallohet që larg të kishës Frauenkirche, kryeqytetin sakson e quajnë edhe “Firence buzë Elbës”

9: Katedralja e Këlnit

Turizem 1Katedralja e Këlnit ka zbritur në klasifikim, nga tri destinacionet më të preferuara. Katedralja u quajt ndërtesa më e madhe e botës kur përfundoi në vitin 1880. Me 6 milionë vizitorë ajo mbetet magnet për vizitorët. Prej vitit 1996 ajo është Trashëgimi Botërore e Kulturës e UNESCO-s.

8: Katedralja e Ulmit

Turizem 2Kulla kishtare me 162 metra është më e larta në botë. Atë e quajnë ndryshe edhe “Gishti i Zotit” dhe ka hyrë për herë të parë në kategorizimin e destinacioneve më të preferuara.

7: Pallati rezidencial Mannheim

Turizem 3Për herë të parë në 10 destinacionet më të preferuara hyn edhe Pallati rezidencial Mannheim. Me mbi 500 dhoma të zbukuruara me salltanet ky pallat është një nga ndërtesat më të mëdha të stilit barok në Gjermani. Vetëm në vitin 2007 u rindërtua ky pallat i shkatërruar shumë në Luftën e Dytë Botërore.

6: Liqeni Bodensee

Turizem 4Parqet në ishullin e luleve Mainau, kisha pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Ishullin e Manastirit Reichenau. Kësaj i shtohen edhe qyteza të magjishme dhe atmosferë mesdhetare. Të gjitha këto e bëjnë liqenin Bodensee të preferuar vazhdimisht nga turistët – edhe në votimin oline të DZT.

5: Rothenburg ob der Tauber

Turizem 5Ai që ecën në pjesën historike të qytetit përjeton një udhëtim në kohë: thuajse në asnjë qytet tjetër gjerman nuk janë ruajtur nga Mesjeta kaq shumë puse, sisteme mbrojtjeje nga Mesjeta si këtu. Ky qytet është ngjitur në vendin e pestë, nga vendi i gjashtë vitin e kaluar.

4: Kështjella Neuschwanstein

Turizem 6Kështjella përrallore në Bavari sërish ka zënë vend ndër dhjetë të parat në votim. Mbreti bavarez Ludwig II e ndërtoi kështjellën në stil mesjetar. Gjashtë milionë marka i mori me detyrim ai popullit për të. Sot, kështjella e tij kalorsiake është një nga kuriozitetet turistike më të preferuara të Gjermanisë.

3: Europa-Park në Rust

Turizem 7Fituesi i vitit të kaluar në votimin online ka zbritur në vend të tretë. Me 13 hekurudha me zigzage që ngjiten e zbresin, kinemanë 4D dhe më shumë se 100 kuriozitete dhe spektakle të tjera, Europa-Park në Rust është parku më i madh i kohës së lirë në Gjermani. Çdo vit këtu vijnë mbi pesë milionë vizitorë.

2: Kështjella e Heidelbergut dhe pjesa historike e qytetit

Turizem 8I preferuar gjithnjë e më shumë: Heidelbergu prej vitesh bën pjesë në preferuarit në klasifikim dhe në vitin 2016 u ngjit nga vendi i katërt në vendin e dytë. Ky qytet në breg të lumit Neckar konsiderohet si simbol i romanticizmit gjerman – jo së fundi edhe për shkak të gërmadhës së famshme të Kështjellës, muret e rrëzuara të së cilës janë tërheqëse për turistë nga e gjithë bota.

1: Miniatur Wunderland në Hamburg

Turizem 9Vitin e kaluar as nuk bënte pjesë në 10 destinacionet më të preferuara, kurse këtë herë është katapultuar në vendin e parë: vendi i çudirave në miniaturë Miniatur Wunderland në Hamburg. Në modelin më të madh në botë të hekurudhave, vende dhe kontinente si Skandinavia ose SHBA me qytetet dhe peizazhet janë riprodhuar me besnikëri.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lezhë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

Posted: 19 Oct 2016 02:55 AM PDT

permbytjet-shkoder-mars-2013Rikthehen reshjet e shiut dhe përmbytjet në zonat e qytetit të Lezhës. Sipas Ministrisë së Bujqësisë,  deri rreth orës 10.00 të ditës së sotme, gjenden nën ujë, në Zadrime  rreth 350 hektarë toka, në Torovicë rreth 350 ha, Zejmen – Barbullojë, rreth 150 hektarë. Në  rrethin Kurbin, nga përmbytja e kaluar kishte ende ujë të palarguar dhe ka shtesë në sipërfaqe nën ujë, kryesisht rreth nënkalimit të Laçit dhe në Sanxhak.

Ministria e Bujqësisë sqaron se, që nga ora 19.00 e ditës së djeshme (e martë), në rrethin e Lezhës kanë rënë 106 mm shi, me një intensitet më të lartë deri rreth orës 01.00 të pasmesnatës, në zonën Grash – Zojs – Mabe të Zadrimës. Ndërsa në zonën e Dajçit kanë rënë 72 mm shi, në qytetin e Lezhë 82 mm dhe në fshatrat në Jug, kryesisht në Tale, kane rënë 120 mm, si dhe në zonën e Torovicës.

Ndërkohë që zyrtarë të MB-së sqarojnë se hidrovoret po punojnë dhe se vazhdon normalisht tërheqja e ujit.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë ka edhe 603 kuota të paplotësuara

Posted: 19 Oct 2016 02:51 AM PDT

ekonomPas Raundit të fundit të regjistrimeve, në datat 17 dhe 18 Tetor, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, kanë mbetur ende 603 kuota të paplotësuara, përkatësisht 182 në Degën Financë, 240 në Degën Administrim Biznes, 107 në Degën Informatikë Ekonomike dhe 74 në Degën Ekonomiks.

Vetë fakulteti përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtarë informon studentët se regjistrimi për raundin pasardhës fillon në datën 19.10.2016 ora 08:00 dhe përfundon në datën 20.10.2016 ora 19:00.

"Ju kujtojmë se nëse nuk regjistroheni në asnjë nga këto degë ku jeni shpallur fitues në datat 19-20 Tetor, humbisni të drejtën e regjistrimit në FEUT në fazën pasardhëse.

Gjithashtu, kujtojmë maturantët që aktualisht janë nën vijën e kuqe, të jenë të vëmendshëm për fazën pasardhëse, në datat 21 – 22 Tetor.

Pas datës 22 Tetor, regjistrimet do të vazhdojnë me faza 48 orëshe, në përputhje me udhëzimin përkatës të MAS.

Pas përditësimit të sistemit të përgjithshëm të MAS, do të publikojmë në vijim edhe listat tona të fituesve për Raundin 19-20 Tetor", thuhet në njoftim.

VENDET E LIRA

Universiteti i Tiranës

Histori 45

Arkeologji 29

Gazetari 43

Gjuhë letërsi 38

Gjeografi 57

Drejtësia 107

Financë 182

Administrim biznes 240

Informatikë ekonomike 107

Ekonomiks 74

Universiteti i Mjekësisë

Mjekësi e përgjithshme 7

Stomatologjia 40

Farmaci 62

Infermieri 86

Mami 10

Fizioterapi 33

Teknik laboratori 38

Imazheri 37

Logopedi 18

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rrëfimi i vajzave të aksidentit të Himarës, 4 vite pas tragjedisë

Posted: 19 Oct 2016 02:48 AM PDT

PasditeJeta e Elidona Gjinajt, Mirsie Bibës, Besjana Xhenetit dhe Eranda Bardhos është shenjuar nga aksidenti i 21 majit 2012. Katër vajzat e mbijetuara treguan për herë të parë në “Pasdite në Top Channel” se si ka vazhduar jeta e tyre pas atij udhëtimi që përfundoi në tragjedi.

Elidona Gjinaj – 25-vjeçarja tregoi se rikthimi në universitet 6 muaj pas aksidentit ishte mjaft i vështirë. “Të gjitha trajtimet për riaftësimin i kam kryer jashtë, gjithçka me ndihmën e familjes. Në tetor u kthyem në universitet, ishte si një varrim pa kufoma”, rrëfeu Elidona në “Pasdite në Top Channel”. Në aksident ajo ka humbur shoqen e saj që ishte ulur pranë. “Ishim ulur në sedilje bashkë me Dorin. Nuk mund ta besoja atë që ndodhi më pas. E vizitoj mjaft shpesh familjen e Dorit dhe mbaj kontakte me ta për gjithçka”, tregon vajza nga Laçi. Pas aksidentit, Elidona thotë se është bërë me shumë fobi, aq sa për një kohë të gjatë nuk ka udhëtuar me autobus. Ende nuk ka krijuar një familje dhe thotë se trauma shpirtërore që la pas ai aksident nuk do t’i kalojë kurrë.

Mirsie Biba – E konsideron jetë të dytë atë që po bën pas 21 majit të vitit 2012. “Më kujtohet dita e aksidentit. Shoqja ime që humbi jetën në këtë tragjedi ishte ulur në të njëjtën sedilje me mua. Po flisnim për të kaluarën. Mbaj mend që ishte qetësi.” thotë Mirsia gjatë intervsitës në studion e “Pasdite në Top Channel”. Problemet fizike pas aksidentit ishin të shumta për vajzën nga Kavaja. Acidi i baterisë së autbousit ia dëmtoi të dy sytë dhe për një kohë të gjatë shikimi ishte i pamundur për të. Ndërkohë, një sfidë tjetër ishte ringritja në këmbë.

Besjana Xheneti – Është ndoshta vajza më fatkeqe e tragjedisë së 21 majit. Në këtë aksident ajo humbi të fejuarin, i cili kishte ardhur për ta shoqëruar në këtë udhëtim. “Është pengu im më i madh. I kërkova të vinte me mua. Fola me pedagogët dhe më lejuan që ta merrja", tregon e përlotur Besjana. Me familjarët e të fejuarit mban kontakte dhe thotë se nuk e kanë bërë kurrë fajtore për atë që ndodhi, por mendon se jeta e saj do të jetë përherë jo e lumtur për shkak të kësaj ngjarjeje.

Eranda Bardho – Për shumë kohë pas aksidentit ka qëndruar në karrike me rrota. Në kohën kur ndodhi ngjarja ka qenë e fejuar, ndërkohë që sot është e martuar dhe ka një vajzë 3 vjeç. Është e vetmja e mbijetuar e aksidentit që ka krijuar një familje, megjithëse gjatë kohës së rekuperimit thotë se e ka vuajtur shumë faktin se njerëzit i kërkonin familjes së të fejuarit ta ndanin sepse ishte në karrike me rrota. “Mendoja se do ta merrja veten shumë shpejt dhe me kalimin e kohës do ishte më e lehtë, por jo. Çdo ditë bëhet edhe më e vështirë. Në familjen time 21 maji festohet edhe si rilindje, babi ma feston ditëlindjen dy herë", thotë Eranda gjatë intervistës me Jonida Shehun.

Tragjedia që u ndryshoi jetën nuk do të harrohet kurrë nga këto vajza. Megjithatë ato nuk u dorëzuan, përfunduan studimet dhe sot të gjitha janë të diplomuara. Ato kërkojnë një punë në mënyrë që ta rindërtojnë jetën që thonë u është dhuruar për të dytën herë.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ish të përndjekurit: Rama të largojë nga ‘Drejtësia’ kamikazët e diktaturës

Posted: 19 Oct 2016 02:37 AM PDT

gjykataIsh të përndjekurit politikë, në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës së Lartë kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka marrë përsipër të bëjë reformë në drejtësi me kamikazët e diktaturës, duke iu referuar këtu gjyqtarëve dhe prokurorëve që e kanë ushtruar profesionin e tyre në diktaturë dhe vazhdojë ende të jenë pjesë e sistemit.

"Reforma në drejtësi është kauza kombëtare në një sistem demokratik, jo një privilegj i kamikazëve të djeshëm të diktaturës. Rama do të bëjë drejtësi me kamikazët e diktaturës. Ai ka marrë përsipër që ata që dënonin në diktaturë, sot të japin drejtësi në demokraci. Të nxirren nga sistemi të gjithë gjyqtarët e prokurorët që kanë lidhje me diktaturën. Nuk mund të ketë dy standarde në demokraci", thuhet në deklaratën e ish të përndjekurve.

Ata kanë akuzuar kryeministrin se ka bllokuar prej ter vjetësh vendet vakante në gjykatën e lartë, për t'i ruajtur ato për militantët e partisë së tij.

"Gjyqtarin Ardian Dovrani, me gjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e mbani në gjykatë dhe e paguani me taksat tona. Kur Kryeministri i vendit nuk zbaton vendimin e Kushtetueses, e pakta që duhet të bëjë është të japë dorëheqjen", thuhet në tej në deklaratë.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, kërcënoi me thikë nënë dhe gruan, arrestohet 44-vjeçari

Posted: 19 Oct 2016 02:18 AM PDT

kanosi me thikePolicia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar pasi ka kanosur me thikë nënën dhe bashkëshorten të cilat ishin me urdhër mbrojtjeje.

Arben Disha, banues në Shën-Vlash, Durrës pas "një konflikti të çastit në banesë, ka kërcënuar dhe kanosur me thikë nënën e tij dhe bashkëshorten, shtetaset D.D. 65 vjeçe dhe L.D 38 vjeçe, të cilat ishin të pajisura edhe me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës", sqaron policia e Durrësit.

Disha është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje. Autori u arrestua në flagrancë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Dhunë në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Restorantet më të pabesueshëm në botë

Posted: 19 Oct 2016 02:17 AM PDT

Do të ju prezantojmë një sërë restorantesh të mrekullueshëm. Keni darkuar ndonjëherë në një burg ose nw errësirë totale. Nuk mund të mungojë as restoranti mes peshqve apo ai në majën e në mali. Por hidhuni një sy për të kuptuar ekzaktësisht se për çfarë bëhet fjalë e përse jo dhe ju mund të zgjidhni një nga restorantet për të darkuar.

1-Darka në burg: Kalaja Medicea, Volterra

ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-22-700x375 ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-24-700x525 ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-23-700x462

Kështjella Medicea në Voleterra është një burg që përdoret si restorant. Ai drejtohet tërësisht nga të dënuarit. Nëse ju doni të përjetoni një përvojë të pazakontë, në këtë burg të ndërtuar në 1342 dhe modifikuar nga Lorenco i Madhërishëm në 1474, në hyrje do të kaloni detektorin metalik dhe harrojini telefonat sepse nuk lejohen brenda. Ata që do të ju hapin derën janë gardianët e burgut.
2- Restoranti më i vogël në botë; vetëm për dy persona

ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-39-700x447 ristorante-piu-piccolo-del-mondo-solo-per-due-vacone-rieti-52-700x379 ristorante-piu-piccolo-del-mondo-solo-per-due-vacone-rieti-34-700x462

Në këtë restorant romantik dhe jashtë kohës ka vend vetë për dy persona. Kur ulesh në tavolinë, dritat fikën dhe ndizen qirinjtë për të krijuar një atmosferë magjike. Kamerierët thërriten vetëm kur është e nevojshme me një zile prej argjendi.
3- Të darkosh i rrethuar nga macet: Cat Cafè
ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-05-700x459Cat Cafetë- janë të shpërndarë në të gjithë botën dhe janë lokale ku pirja e një kafeje apo darke bëhet duke ledhatuar miqtë me 4 këmbë. Shpesh macet janë endacake por që adoptohen dhe kurohen nga një varg restorantesh.

4- Të darkosh në errësirë totale: Dans le noir

ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-12-700x473 dans-le-noir-ristorante-buio-londra-700x349

Ky zinxhir restorantesh të vendosura në qytete të ndryshme të botës, e shërben ushqimin tërësisht në errësirë. Kamerierët janë të verbër dhe kjo ide lindi për t'i vënë njerëzit në një pozitë që do të ju bënte të kuptonin përvojat jetësore të njerëzve të tjerë. Të hash në errësirë, sipas filozofisë së e Dans le Noir, stimulohen shqisat e tjera.
5-Në këtë restorant, kamerierët janë majmunët: Kayabukiya Tavern, Tokyo

ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-30-700x472 ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-31-700x544

Në këtë tavernë të veçantë, që gjendet në Utsunomiya, në Veri të Tokios, janë dy kamerierë të pazakontë: Yat-chan e Fuku-chan, dy majmunë. Yat-chan shërben pijet dhe u hap derën klientëve, ndërsa Fuku-chan u çon peshqirë të ngrohtë që ata të pastrojnë duart.
6-Prezervativë kudo, Bangkok

ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-10-700x465 ristorante-preservativi-thailandia-bangkok-700x578 ristorante-preservativi-thailandia-bangkok-2-700x465 ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-09-700x465

Ky restorant, i vendosur në kryeqytetin tajlandez, ku problemi i turizmit seksual është gjithmonë i hapur, var prezervativë kudo për të kapërcyer hezitimin për të diskutuar për çështje të tilla si gjinia, planifikimi familjar dhe HIV/AIDS. Prezervativët janë përdorin ironikisht edhe si kapele për kamerierët.
7- Të hash mes peshqve: Resorti Hilton Maldives
ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-29-700x316Restoranti i parë nënujor gjendet në Maldive, 5 metra nën nivelin e detit për të ngrënë nën shoqërinë e peshqve. Restoranti transformohet në një suitë private për dy persona, me mundësinë që të kalohet edhe një natë nën ujë.
8- Të hash në banjë: Modern Toilet Restaurant, Tajvan
ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-32-700x467Në këtë restorant hahet ulur në WC, me tavolinë në formën e lavamanëve. "Modern Toilet Restaurant", u hap në Tajvan dhe që prej asaj kohe ka pasur aq shumë sukses sa tashmë është bërë një zinxhir restorantesh të përhapur në të gjithë Azinë. Menuja shërbehet në wc të vogla apo vaska banjash. Për të fshirë buzët, përdoret letra higjienike.
9- Një restorant me temë vitet '50: Sci-Fi Dine-In Theater Restaurant

ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-38-700x467 ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-37-700x464

Restoranti është dizenjuar për të patur pamjen e një kinemaje klasike të viteve '50. Ju mund të shijoni ushqimin tuaj në makinën e madhe të konvertueshme në tryezë dhe të shikoni njëkohësisht filma të vjetër. Kamerierët ju shërbejnë të veshur me patina.
10- Të darkosh në 3842 metra mbi nivelin e detit: Restaurant 3842, Aiguille du Midi, Francë

ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-08-700x438 ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-07-700x438 ristoranti-incredibili-bizzarri-originali-mondo-06-700x525

Restoranti ndodhet në majën e malit në Francë. Pamja të lë pa frymë. Duhet të kini kujdes sepse bën shumë ftohtë.
S. Muça

SHBA: ISIS po përdor banorët e Mosulit si “mburoja njerëzore”

Posted: 19 Oct 2016 02:13 AM PDT

mosulPentagoni ka akuzuar grupin militant, Shteti Islamik (IS) se po përdor mijëra banorë të Mosulit si "mburoja njerëzore" me qëllim që të ndalet përparimi i forcave irakiane brenda qytetit.

"Ne e dimë se ata po përdorin njerëzit si mburoja", ka thënë zëdhënësi i Petagonit, Jeff Davis.

"Kjo ka vazhduar për disa javë dhe kemi parë se si njerëzit me forcë po pengohen që të mos dalin jashtë qytetit të Mosulit. Ata po mbahen aty kundër vullnetit të tyre", ka shtuar tutje Davis.

Rreth 1.5 milion njerëz akoma jetojnë në Mosul dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë më herët se IS-i mund të përdorë dhjetëra mijëra banorë si mburoja njerëzore, me qëllim që të mbajë bastionin e fundit në Irak.

Kjo organizatë po ashtu ka thënë se ka gjasa që ekstremistët të kryejnë sulme kimike. Edhe më parë kanë përdorur armë të tilla kundër forcave kurde të Irakut.

Zëdhënësi i Pentagoni, Jeff Davis tha se operacioni për rimarrjen e Mosulit do të jetë "një luftë e shëmtuar".

Koalicioni i mbështetur nga SHBA-ja thotë se ka larguar IS-in nga 10 fshatra. Trupat qeveritare po depërtojnë nga jugu ndërkohë që aleatët kurdë po afrohen nga lindja në një fushatë ushtarake që nisi të hënën.

Presidenti amerikan Barack Obama ka provuar që të zbusë shqetësimet për një eksod të civilëve nga rajoni, duke thënë se ekzistojnë "planet dhe infrastruktura" për t'u marrë me një krizë të mundshme humanitare, njofton BBC.

Banorët që u kontaktuan me telefon nga agjencia e lajmeve Reuters thanë se IS-i ka ndaluar njerëzit që të ikin nga qyteti dhe disa prej tyre i ka drejtuar drejt ndërtesave që kanë më shumë gjasa të goditen nga fushata ajrore. OKB_ja po punon që të krijojë vendstrehime për refugjatë jashtë Mosulit.

Lise Grande, koordinatorja humanitare e OKB-së në Irak, tha se organizata po punon për një numër prej 200 mijë njerëz që mund të kenë nevojë për strehim në ditët dhe javët e para të operacionit

Forcat qeveritare dhe ato kurde janë ende ndërmjet 30 dhe 40 kilometra larg qytetit.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/REL

 

Shkodër, vdekja e 74-vjeçarit në shinat e trenit, arrestohet makinisti dhe ndihmësi

Posted: 19 Oct 2016 01:58 AM PDT

shkoderPolicia e Shkodrës ka ndaluar makinistin dhe ndihmësmakinistin e trenit, pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e të martës afër stacionit të trenit, ku humbi jetën Nikë Hasanaj.

Sipas policisë, janë ndaluar Brahim Ruçi, 58 vjeç, makinisti i trenit dhe Jul Brraka, 55 vjeç, ndihmësmakinist.

Ata dyshohet se duke drejtuar trenin e mallrave të linjës Mjedër- Bajzë, në vendin e quajtur "Ura e trenit e lumit Kir" në Shkodër kanë aksidentuar për vdekje Nikë Hasanajn, 74 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza e shkeljes e disiplinës së punës në transportin hekurudhor.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Arrestohen adoleshentët nga Librazhdi, vodhën farmacinë në Vlorë

Posted: 19 Oct 2016 01:52 AM PDT

policia vlore_1Policia e Vlorës ka ndaluar dy adoleshentë, të cilët dyshohet se kanë vjedhur xhiron ditore të një farmacie.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë vënë në pranga adoleshentët E.Gj., 17 vjeç, banues në Librazhd dhe B.B., 16 vjeç, banues në Librazhd.

Policia ka bërë ndalimin e tyre për arsye se më datë 17.10.2016, në lagjen “Pavarësia” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur xhiron ditore të një farmacie në pronësi të shtetases K.M., 45 vjeçe, në të cilën kanë marrë një sasi parash prej rreth 80 000 lekë.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

Related Posts :