Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ja pse nuk duhet të debatoni kur jeni të zemëruar” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Ja pse nuk duhet të debatoni kur jeni të zemëruar” plus 9 more Gazeta SHQIP


Ja pse nuk duhet të debatoni kur jeni të zemëruar

Posted: 12 Oct 2016 02:00 AM PDT

Nuk duhet kurrsesi të fillojmë një diskutim nëse jemi të zemëruar. Ndoshta gjithsecili e di që kjo është e vërtetë. Por ndonjëherë ne e humbin kontrollin e emocioneve tona gjatë një diskutimi të nxehtë dhe nuk mundemi ta ndalojmë, madje mund ta shtyjmë më tej debatin, derisa të jetë shumë vonë. Ja tri arsye të qarta pse nuk duhet kurrë të debatoni nëse jeni të zemëruar.

1. Mendon se të gjithë janë kundër teje

1Kur është i zemëruar, një person humb jo vetëm kontrollin e emocioneve, por edhe besimin, për shkak të faktorëve që kanë të bëjnë me funksionin e brendshëm të trurit. Psikologët thonë se për këtë arsye, ne e cilësojmë çdo fjalë apo gjest të personit që kemi përballë një fyerje. Kjo bën që tonet e bisedës të nxehen, çka do të çojë padyshim në fundin e kësaj marrëdhënieje.

2. Padashur do të zemërosh edhe kundërshtarin tënd

2Gjatë studimeve të panumërta, shkencëtarët kanë provuar gjithashtu se nëse ju jeni i zemëruar, edhe personat e tjerë përballë jush do të ndihen të zemëruar gjithashtu. Ky fakt e përforcon më tepër idenë se nuk do të jeni kurrsesi në gjendje të zgjidhni një konflikt kur jeni të zemëruar.

3. Nuk do të jesh në gjendje të dëgjosh kundërshtarin tënd

3Zemërimi e 'mpin' aftësinë tuaj për të qenë racional. Ja përse gjatë diskutimit ju mendoni më keq për njeriun që keni përballë se sa gjatë një situate të zakonshme. Në këto kushte, ju do të jeni i paaftë për t'u treguar i paanshëm përballë kundërshtarit tuaj dhe të vëreni aftësitë e tij më të mira. Por nëse gjatë debatit e shihnin kundërshtarin si një person të zgjuar dhe karizmatik, nuk do të mendoni se problemi është aq serioz, ndaj do të jeni në gjendje ta zgjidhni atë më shpejt dhe me më shumë efektivitet.

12 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Rama: Policia, shembulli më domethënës për të bërë shtet

Posted: 12 Oct 2016 01:57 AM PDT

Edi RamaKryeministri Edi Rama gjatë konferencës "Policia e gjeneratës së re", ka theksuar se sot Policia e Shtetit është institucioni më i besuar i shqiptarëve. Ai pohoi se qeveria e tij i ka dhënë një fytyrë të re policisë.

“Qytetarët shqiptarë besojnë se policia e shtetit në këto tre vjet ka qenë shembulli më domethënës për të bërë shtet, në kuptim më troç të fjalës. Policia e shtetit është institucioni më i besuar i shqiptarëve.

Nuk ka dyshim, dua që ta dëgjoni dhe ta besoni, se për asnjë moment nuk kemi harruar që të çojmë mundim e madh të gjithë juve këtu dhe bashkë me ju ata që i kanë dhënë policisë së shtetit një fytyrë të re, larg të qenit të shpërblyer për atë që keni bërë.

Është rezultat i një pastrimi shembullor që iu bë policisë duke përjashtuar 11% të trupës për shpërdorim detyre nga aktet më shembullore të shkeljes së ligjit deri tek abuzimet e vogla. Kjo nuk do të thotë që lufta e brendshme me këtë traditë të shpërdorimit të detyrës ka përfunduar. Është një luftë që vazhdon me vetëdijen që sot ende në policinë e shteti shfaqen fenomen me te cilat policia është ndarë me vendosmëri dhe me një vullnet që dëshmohet përditë.

Nuk ka qeveri të përsosur dhe çdo ditë e më shumë i besoj fjalës së Ronald Regan që qeveria nuk është zgjidhja, por problemi. Një problem që shoqëria duhet të mësojë të bashkëjetojë se nuk ka zgjidhje tjetër”, theksoi Rama.

12 tetor 2016 (gazeta-shqip.com)

Tahiri: Në janar do rrisim sërish pagat e punonjësve të policisë

Posted: 12 Oct 2016 01:42 AM PDT

screenshot_2-26-655x356Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mori pjesë sot në aktivitetin “Policia e gjeneratës së re”. Ai bëri me dije se rrogat e punonjësve të policisë do të rriten sërish në janar. Këtë herë rritja do të jetë 17 për qind

“Policia e Shtetit kishte pagat më të ulëta në rajon, për të mos folur për BE. Ne u angazhuam që tradhtinë e Qeverisë së shkuar ta kthejmë në besim dhe mbështetje për Policinë. Vendosja e taksës progresive në 2013 ndikoi në rritjen e pagës neto të punonjësve të nivelit bazë të Policisë mesatarisht me 2.3 %, ndërkohë më pagat e nivelit bazë ndikoi në një rritje 5%.

Gjatë vitit 2014 u rritën me 25% pagat e punonjësve të nivelit bazë të Policisë së Shtetit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt trajtimit më të mirë financiar. Paga mesatare e nivelit bazë ishte 45.600 lekë dhe u bë 57.100 lekë. Ligji i ri i Policisë së Shtetit parashikuam dhe rritje të pagës për efekt të vjetërsisë në punë, me efekt që nga marsi i këtij viti. Kjo sjell një rritje mesatare të pagave me rreth 5%.

Që në vitin e parë miratuam ligjim ‘Për sigurimin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave Speciale Operacionale të Policisë së Shtetit’, sepse punonjësit e forcave speciale shkonin në operacione pa sigurim për shëndetin. Përveç pagave të ulëta, deri në 2013, për mbi 2 vjet punonjësve të Policisë së Shtetit, kryesisht punonjësve të forcave speciale, nuk u paguheshin orët jashtë orarit, dietat, shpërblimet për largësinë nga vendbanimi”, deklaroi Tahiri.

12 tetor 2016 (gazeta-shqip.com)

Igumenicë, digjet një makinë e ngarkuar me marijuanë

Posted: 12 Oct 2016 01:41 AM PDT

 

makine-ne-flake-628x320-628x320 Një automjet i ngarkuar me drogë është djegur në kufirin greko-shqiptar.  Ngjarja ka ndodhur në Igumenicë dhe zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Mediat raportojnë se marijuana ishte e ndarë në disa thasë. Ende nuk bëhet me dije nëse ka të arrestuar apo jo.

12 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Patos, përplas këmbësoren për të mos u arrestuar fsheh automjetin

Posted: 12 Oct 2016 01:40 AM PDT

aksidentPërplasi këmbësoren, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes dhe e fshe automjetin në një pikë insertesh. Policia raporton se ka arrestuar shtetasin Arbri Hasanaj, 23 vjeç, dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin J.H, 54 vjeç, të dy banues në fshatin Margëlliç, Patos, pasi në fshatin Dukas, Patos, shtetasi J.H, duke drejtuar mjetin autoveturë tip "Fiat Punto", me targë AA 542 LH, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A.H, 47 vjeçe, banuese në fshatin Dukas, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor.

Pas aksidentit shtetasi Arbri Hasanaj, i cili udhëtonte si pasagjer në mjet, i pa pajisur me leje drejtimi, ka lëvizur mjetin nga vendi i aksidentit duke e fshehur në një pikë inertesh në Patos, por është kapur nga shërbimet e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

12 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Papa kundër dënimit me vdekje: Nuk dënohet njeriu i pa shpresë

Posted: 12 Oct 2016 01:30 AM PDT

papa Francesku"Nuk ka dënim të vlefshëm, pa shpresë!": Ky është tweet-i, që publikoi dje Papa Françesku, me rastin e Ditës së 14-të Botërore kundër dënimit me vdekje. Më 22 qershor, Ati i Shenjtë ka pohuar: "Dënimi me vdekje nuk është i pranueshëm, sado i rëndë të jetë krimi i kryer nga i dënuari. Është fyerje kundër pacenueshmërisë së jetës dhe kundër dinjitetit të njeriut, që sfidon planin e Zotit për njeriun e shoqërinë, si edhe drejtësinë e tij të mëshirshme. Dënimi me vdekje nuk vendos drejtësinë për viktimat, por inkurajon hakmarrjen”.

Sipas organizatës "Amnesty International", 140 vende, pra 2/3 e të gjitha shteteve të botës, e kanë hequr dënimin me vdekje, ose me ligj, ose në praktikë, por nga ana tjetër, të paktën 20 shtete e përdorin atë për krimin e terrorizmit, pa arritur rezultatin e dëshiruar në këto raste, pra uljen e numrit të akteve kriminale.

12 tetor 2016 (gazeta-shqip.com) /Radio Vatikani

Vodhën banesën e një amerikani; policia arreston hajdutët profesionistë

Posted: 12 Oct 2016 01:25 AM PDT

mjetet-e-vjedhjeve mjetet

Policia e Vlorës, ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese të një shtetasi amerikan në 2015-ën, ku ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ledjon Hamiti, 21 vjeç, banues në Vlorë. I riu ka qenë shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese në pronësi të një shtetasi amerikan, ngjarje për të cilën është arrestuar bashkëpunëtori i tij shtetasi A.M.

Gjithashtu, policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas tjetër bashkëpunëtor, të quajtur Florjan Janku, 27 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u krye për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në lagjen “Lirimi” në pronësi të shtetasit Gj.Y (i cili jeton në Greqi), nën ruajtjen e shtetasit Florjan Janku, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një bazë të gjerë materialesh dhe mjete të posaçme nën posedimin e Ledion Hamitit, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të dy shtetasit e mësipërm për të realizuar vjedhjet e banesave.

Ndër materialet e sekuestruara, janë 2 granata defensive; 2 ndezës granatash;  38 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 1 silenciator pistolete; 1 qese e vogël me lëndë eksplozive; 2 pinca të mëdha prej hekuri për prerjen e metaleve; 2 litarë, njëri prej tyre i përbëre me nyje dhe ganxhë prej hekuri për vjedhjen e banesave me kate; 1 pajisje metalike për hapjen e dyerve;  levë, kaçavida, doreza, çanta etj. Ledjon Hamiti është person me precedent penal të mëparshëm pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se është dënuar disa herë në fushën e vjedhjeve.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas mund të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre.

12 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Çështja çame, PDIU dënon letrën e Kotzias, që i kërkon Hahn të tërheqë deklaratën

Posted: 12 Oct 2016 01:15 AM PDT

abaz-hado-320x170-largeaKryetari i shoqatës "Çamëria", Dr.Abaz Hado përshëndeti deklaratën e Komisionerit Johanes Hahn, ku vuri theksin tek zgjidhja e çështjes çame me Greqinë. Sipas tij, Be në këtë mënyrë u ka kërkuar shtetit fqinj që zgjidhja e çështjes çame të realizohet përmes dialogut. Por Hado thotë se  Greqia edhe njëherë kërkon që kjo çështje të qëndrojë e fshehur, me shpresën se do të harrohet genocidi që u bë ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Shoqata "Çamëria" dënon ashpër edhe letrën e ministrit të jashtëm grek Niko Kotzias, i cili i kërkon komisionerit Hahn që të tërheqë deklaratën për njohjen e çështjes çame.

"Në një kohë që çështja çame është pjesë e diskutimeve të Bashkimit Evropian, Greqia edhe njëherë po kërkon të mohojë genocidin që është bërë ndaj shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1944.

Shoqata "Çamëria" përshëndet deklaratën e Komisionerit Johanes Hahn, ku vuri theksin tek zgjidhja e çështjes çame. Bashkimi Evropian në këtë mënyrë, i ka kërkuar Greqisë, që zgjidhja e çështjes çame të realizohet përmes dialogut. Por, Greqia edhe njëherë kërkon që kjo çështje të qëndrojë e fshehur, me shpresën se do të harrohet genocidi që u bë ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Deklarata e Greqisë, ku akuzon një zyrtar të lartë evropian, nuk është gjë tjetër, veçse dëshpërimi i një shteti, i cili pasi ka larguar nga trojet e veta mijëra shqiptarë, tashmë kërkon që të mashtrojë opinionin publik.

 

Shoqata "Çamëria" dënon ashpër edhe letrën e ministrit të jashtëm grek Niko Kotzias, i cili i kërkon komisionerit Hahn që të tërheqë deklaratën për njohjen e çështjes çame. Kotziasi e di shumë mire se, nuk harrohen largimet masive të shqiptarëve të Çamërisë, ku rreth 90% e tyre morën rrugën drejt Shqipërisë.

Nuk mund të harrohen qindra gra, burra dhe fëmijë, të cilëve rruga iu ndërpre në mes nga torturat dhe vrasjet. Nuk mund të harrohen të parët tanë, të cilët u treten eshtrat në atë tokë. Për këto arsye edhe Bashkimi Evropian nuk mund harrojë çështjen çame, tashmë një çështje e ndërkombëtarizuar.

Çështja çame tashmë nuk ka kthim mbrapa. Bashkimi Evropian nuk ka frikë nga Greqia, prandaj z.Kotzias dhe shteti grek duhet të mësojnë të pranojnë këtë çështje dhe të ulen në tavolinën e diskutimeve.

Në përputhje me Rezolutën për Shqiptarët e Çamërisë dhe qëndrimet e të gjithë forcave kryesore politike dhe qeverisë shqiptare, Shoqata "Çameria" i kërkon çdo dinjitari të shtetit Shqiptar të kërkojë hapur e në mënyrë të drejtpërdrejtë, dialogun me shtetin grek, për zgjidhjen e çështjes çame.

 

Ne si Shoqatë "Çamëria" dëshirojmë të theksojmë se nuk kërkojmë ndryshim të kufijve, por kërkojmë të rikthemi në pronat tona. Kjo është dhe arsyeja pse çështja çame është bërë çështje edhe e Bashkimit Europian", tha Hado.

12 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Obama u bën thirrje republikanëve: Mos votoni Donald Trump

Posted: 12 Oct 2016 01:15 AM PDT

obama-1President Barack Obama ka kritikuar Donald Trump pas komenteve të tij për gratë. Në një miting të mbajtur në mbështetje të HIllary Clinton, Obama u bëri thirrje republikanëve që të mos mbështesin  Donald Trump. Ai deklaroi se komentet e fundit për femrat e skualifikojnë Trumpin edhe nga punët më të thjeshta e jo më nga posti i presidentit.

Shumë republikanë janë distancuar nga Trump pas publikimit të një videoje ku dëgjohet miliarderi njujorkez duke bërë komente ofenduese për femrat.

“Kemi shumë njerëz që thonë se nuk janë dakord dhe se nuk pranojnë fjalët e tij, por ende e mbështesin. Ata mendojnë se ai duhet të jetë president dhe kjo nuk ka kuptim për mua", deklaroi Obama.

12 tetor 2016 (gazeta-shqip.com)

Fushë Krujë, i dha 1000 lekë ryshfet efektivit; arrestohet

Posted: 12 Oct 2016 01:05 AM PDT

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Drejtonte mjetin pa taksa dhe pa Certifikatë të Kontrollit Teknik, i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore për t’iu shmangur masës administrative, arrestohet 21-vjeçari. Në pranga ka rënë shtetasi  Edison Xhepi , banues në Krujë

Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë në aksin rrugor Fushë Krujë- Thumanë, është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit  Rrugor me qëllim kontrollin e dokumentacionit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 1 000 lekë, pasi drejtonte automjetin pa Certifikatën e Kontrollit Teknik dhe pa taksa. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Korrupsioni aktiv”.

12 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :