Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi” plus 9 more Gazeta SHQIP


Jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi

Posted: 26 Oct 2016 02:07 AM PDT

auto_3A107E09-DE01-46EB-9FA6-E7DC27B0F1F9_w987_r1_s1477468140Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka dhënë dorëheqje disa orë pasi ka deklaruar se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Ai tha se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Kryeministri Millo Gjukanoviç e quajti si një "lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm". Ai e lidhi me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviçit dhe mbështetësve të tij, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, gjendet një bidon me lëndë plasëse në lokal, ja pistat që ngre policia

Posted: 26 Oct 2016 02:07 AM PDT

policiaNjë bidon me lëndë plasëse u gjet në hyrjen e një lokali në rrugën "Hamdi Shijaku" në Tiranë. Sipas policisë, lënda plasëse është gjetur nga pronari i lokalit në momentin kur ai ka hapur derën e objektit dhe i alarmuar ka njoftuar policinë.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 të cilët kanë bërë të mundur vendosjen e perimetrit të sigurisë.  Ekspertët xhenier të Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës së dyshuar plasëse.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një bidon plastik 0.5 litra, me mbushje të dyshuar amonit si dhe një fitil zjarr përcjellës me gjatësi 10 cm.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Bar kafe “My H…..”, është në pronësi të shtetasit M. D., pronë të cilën e ka fituar me vendim Gjykate, pasi ka qenë në pronësi të shtetasit K. C, i cili i ka marr hua, shumën prej 300.000 euro dhe nëse shtetasi K. C., nuk do t'i kthente huan do t'i jepte këtë pronë shtetases M. D. Po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

10 zbulime historike që askush nuk ka mundur t’i shpjegojë

Posted: 26 Oct 2016 02:00 AM PDT

Historia e botës është e mbushur plot me mistere. Askush prej nesh nuk do të jetojë aq gjatë sa t'i shohë ato të gjitha të zgjidhura. Por është gjithmonë interesante t'i hedhësh një sy gjërave vërtetë të çuditshme që ende qëndrojnë nën sipërfaqe.

  1. Zogjtë Moa

1

Moa ishin zogj jofluturues që kanë jetuar në Zelandën e re dhe janë zhdukur përfundimisht rreth vitit 1500. Ata janë vrarë, sipas një teorie nga fiset Māori. Gjatë një ekspedite në shekullin e 20, shkencëtarët ranë në gjurmë e një kthetre shumë të madhe që i përkiste njërit prej zogjve Moa dhe ishte ruajtur në mënyrë të pabesueshme për shekuj me radhë.

  1. Tempulli i Saksaywaman, Peru

2

Punimi perfekt i gurit në këtë tempull është me të vërtetë mahnitës. Është e pumundur të kalosh qoftë edhe një cope letre shumë të hollë mes gurëve, me anë të të cilëve është ndërtuar tempulli. Përveç kësaj, çdo gur ka një sipërfaqe të lëmuar dhe kënde të rrumbullakosura. Si është ndërtuar? Askush nuk e di.

  1. 'Porta e diellit', Bolivi

3

'Porta e diellit' gjendet në Tiwanaku, një qytet i lashtë dhe misterioz në Bolivi. Disa arkeologë besojë se ajo ishte qendra e një perandorie shumë të madhe gjatë mijëvjeçarit të parë para Krishtit. Askush nuk e di se çfarë kuptimi kanë gdhendjet mbi Portë. Ndoshta kanë ndonjë kuptim astronomik ose astrologjik.

  1. Shpellat Longyou, Kinë

4

Këto shpella janë ndërtuar nga dora e njeriut. Një punë kaq e vështirë duhet të ketë pasur nevojë për forcën e mijëra njerëzve. Megjithatë, ende nuk ka asnjë të dhënë se kur datojnë këto shpella apo metodën e përdorur për ndërtimin e tyre. Gjithsesi, ato përbëjnë një rekord historik.

  1. Obelisku i papërfunduar, Egjipt

5

Ky obelisk nisi të gdhendej nga sipërfaqja e një shkëmbi, por nuk u përfundua kurrë. U la në këtë gjendje, i pambaruar. Përmasat e tij janë të jashtëzakonshme.

  1. Qyteti nënujor Yonaguni, Japoni

6

Ky qytet antik u zbulua rastësisht nga zhytësi Kihachiro Aratake. Qyteti nënujor ka ngatërruar keq të gjitha teoritë shkencore.  Shkëmbinjtë me të cilat ai është ndërtuar janë zhytur në ujë 10 mijë vjet më parë, shumë kohë para se të ngriheshin piramidat e Egjiptit. Sipas arkeologjive, në këtë periudhë primitive, njerëzit jetonin ende nëpër shpella dhe ushqeheshin e rrënjë dhe gjueti kafshësh; e pamundur që të ishin në gjendje të ndërtonin qytete prej guri.

  1. Mohenjo-daro (Kodra e të vdekurve), Pakistan

7

Sekreti i rënies së këtij qyteti ka vënë në pikëpyetje ekspertët për dekada me radhë. Më 1922, arkeologu indian, R. D. Banerji zbuloi rrënojat e lashta në një nga ishujt e lumit Indus. Pyetja ishte: si qe shkatërruar ky qytet i madh? Çfarë ndodhi me banorët e tij? Gërmime të shumta nuk kanë mundur të japin asnjë përgjigje.

  1. 'L'Anse aux Meadows', Kanada

8

Ky sajt arkeologjik në Kanada ishte themeluar dikur nga vikingët, rreth 1 mijë vjet më parë. Fakti që ai ekziston tregon se detarët skandinavë kanë arritur Amerikën e Veriut shumë kohë para lindjes së Kristofor Kolombit.

  1. Tunelet e Kohës së Gurit

9

Zbulimi i një rrjeti të gjerë tunelesh nëntokësore, që shtrihet në të gjithë Europën, nga Skocia në Turqi, tregon se komunitetet e epokës së gurit nuk ishin thjesht gjuetarë. Por, qëllimi i vërtetë i ndërtimit të këtyre tuneleve është ende një mister. Disa studiues besojnë se ato janë përdorur si mbrojtje kundër grabitqarëve, ndërsa të tjerët besojnë se ata ishin një mënyrë për të udhëtuar të sigurt, të mbrojtur nga kushtet e motit të papërshtatshëm apo konflikteve të ndryshme.

  1. Sferat gjigante të gurit në Kosta Rika

10

Këto formacione misterioze prej guri janë intriguese jo vetëm për formën perfekte sferike, por gjithashtu edhe sa i përket origjinës apo qëllimit të tyre ende të panjohur. Ato u zbuluan në vitin 1930, nga punëtorët që pastronin xhunglën për të mbjellë një plantacion bananesh. Sipas legjendave lokale, sferat misterioze mbanin flori të fshehur brenda tyre, por në fakt doli se ato ishin bosh.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Trump: Politika e Clinton për Sirinë sjell Luftën e Tretë Botërore

Posted: 26 Oct 2016 01:50 AM PDT

_92090149_c362d343-4588-4ee0-a590-b8a8728541d5Kandidati republikan Donald Trump ka deklaruar se politika e jashtme e rivales së tij Hillary Clinton mbi Sirinë do të sjellë Luftën e Tretë Botërore.

Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në mundjen e Shtetit Islamik ISIS dhe jo në largimin e presidentit të Sirisë Bashar al-Assad. Clinton ka propozuar krijimin e një zone ndalim-fluturimi mbi Siri. Mirëpo, kjo është kundërshtuar edhe nga gjenerali amerikan, i cili ka theksuar se kjo mund të krijojë konflikt me Rusinë.

Veç kësaj, Trump ka sulmuar republikanët që nuk mbështesin kandidaturën e tij. “Nëse do të kishim unitet, nuk do i humbnin këto zgjedhje”, tha miliarderi.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, përplasin me makinë dy persona dhe i rrahin me shkop bejsbolli

Posted: 26 Oct 2016 01:49 AM PDT

skene krimiArrestohen  në Shkodër, 2 shtetas dhe shpallen 2 të tjerë në kërkim për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë . Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 12:30 është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Trush ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nga veprimet hetimore ka rezultuar se nuk ishte aksident por tentative për vrasje.

Mjetet tip "Benz" me targë AA 304 OT me drejtues shtetasin Femih Gjorreta dhe mjeti tip Audi me targë DP 372 CG me drejtues shtetasin Admir Gjorreta, i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën dhe kanë përplasur mjetin motoçikletë tip Jamaha pa targa në të cilin udhëtonin shtetasit F.J. 31 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër dhe me pasagjer shtetasin A.J. 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së motorit nga 2 automjetet, shtetasit që udhëtonin në motor kanë përfunduar në kanal. Më pas shtetasit që udhëtonin në automjete kanë zbritur dhe me mjete të forta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre duke u shkaktuar dëmtime të rënda .

Aktualisht 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta.  Falë veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, janë vënë në pranga 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasit  Femih Gjorreta, 23 vjeç dhe  Admir Gjorretaj, 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.  Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve G.Gj. 32 vjeç dhe E.Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur e sekuestruar dy automjetet e autorëve; motori i të dëmtuarve; një krehër pistolete model 54 me 8 copë fishekë; një shkop bejsbolli si dhe një pistoletë manovër. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, sekuestrohet 56 kg hashash; në pranga poseduesi (Video)

Posted: 26 Oct 2016 01:30 AM PDT

hashash-i-kapurPolicia e Sarandës sekuestron 56 kg lëndë narkotike kanabis sativa në një automjet dhe arreston poseduesin Mufit Hoxha, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Në fshatin Nivicë, në rrugën Krekëz-Kakome, efektivët e policisë së Sarandës kanë konstatuar një automjet tip “Ford Focus” me targa italiane BJ 346 ZR, i cili drejtohej nga shtetasi i mësipërm dhe në brendësi të tij kanë gjetur disa thasë sintetikë me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit që iu bë këtij mjeti, u gjet një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 56 kg e llojit kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit shtetasit Mufit Hoxha, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Morinë, po kalonin mallra kontrabandë; në pranga dy  shtetas kosovarë

Posted: 26 Oct 2016 01:24 AM PDT

dogana morinesMorTentojnë të kalojnë nëpërmjet kufirit të gjelbër mallra kontrabandë, arrestohen në flagrancë dy shqiptarë të Kosovës  nga Policia Kufitare. Në pranga ka rënë shtetasi Rexhep Avdija, 45 vjeç, banues në Mukushnicë, Kosovë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror" dhe Milaim Makolli, 43 vjeç, banues në Skenderaj, Kosovë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me mjetin me të cilin ata udhëtonin tip “Furgon Mercedes-Benz”, me targë 02-178-CP, po tentonin të kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet u gjetën të ngarkuar dhe u sekuestruan rreth 1.7 ton fruta-perime për të cilat nuk dispononin asnjë lloj dokumenti. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Tropojë, për veprat penale” Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera".

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë, arrestohet trafikanti i drogës

Posted: 26 Oct 2016 01:21 AM PDT

KakavijeKapet dhe ndalohet në Kakavijë një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burg.  Shërbimet Operacionale të Drejtorisë  Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në afërsi të Piramidës 28,  kapën shtetasin Kastriot Dida, i cili po tentonte të kalonte kufirin.

Pas verifikimit të bërë në Sistemin “TIMS”, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim.  Kastriot Dida, 48 vjeç, banues në Tepelenë, rezulton i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me 10 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dekriminalizimi, Kuvendi: Asnjë zyrtar nuk rezulton i dënuar

Posted: 26 Oct 2016 01:19 AM PDT

Kuvendi_logoKuvendi i Shqipërisë ka dhënë informacion në lidhje me ecurinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Në njoftimin zyrtar thuhet se asnjë nga subjektet e verifikimit nuk ka rekorde të gjendjes gjyqësore në vend, pra rezultojnë të gjithë të padënuar nga gjykatat shqiptare.

“Është administruar në Kuvend, informacioni mbi gjendjet gjyqësore për të gjithë funksionarët që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë Kryetarit të Kuvendit. Nga përgjigja e kësaj drejtorie, rezulton se asnjë nga subjektet e verifikimit nuk ka rekorde të gjendjes gjyqësore në vend, pra rezultojnë të gjithë të padënuar nga gjykatat shqiptare.

Nga verifikimi i kryer nga struktura e posaçme e ngritur në Kuvend, asnjë nga zyrtarët nuk ka deklaruar të jetë i dënuar nga gjykatat shqiptare përveç rasteve të dënimit politik në kohën e diktaturës që nuk janë pjesë e këtij ligji.

Pas një rikujtesë shkrese dërguar DPGJC, është administruar së fundmi edhe përgjigjia nga kjo zyrë, me verifikimin e përbërësve të të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile të vitit 2010, për të gjithë listën emërore të funksionarëve publikë, subjekt i këtij ligji pranë Kryetarit të Kuvendit.

-Përmes kësaj përgjigje, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile  ka dërguar listën emërore të konsultuar me të dhënat e vetëdeklaruara nga subjektet dhe ato që pasqyrohen në regjistrat themeltarë ( regjistri kombëtar i shtetasve NCR ) ku janë dhënë edhe ndryshimet përkatëse për ato raste që kanë rezultuar të tillë.

Nga struktura e posaçme e Kuvendit, janë verifikuar emrat nominalë të zyrtarëve të cilët kanë deklaruar ose jo ndryshime të përbërësve të gjendjes civile.

Nga ky kontroll i strukturës , rezulton se shumë emra i referohen ndryshimeve të mbiemrit pas martesës apo dhe ndryshimit të mbiemrit si rrjedhoje e dekretit të Presidentit për marrje shtetësie si dhe korrigjimeve për shkak të gabimit material nga zyrat e gjendjes civile. Këto ndryshime  janë të përputhura edhe me regjistrin e gjendjes civile të verifikuar nga zyra përkatëse e gjendjes civile.

Nga verifikimi i strukturës së posaçme, e krahasuar me të dhënat e zyrës së gjendjes civile, na rezulton se disa zyrtarë që kanë vetëdeklaruar ndryshime të emrit apo mbiemrit në kohë të ndryshme më të hershme , nuk rezultojnë me ndryshime të tilla në Regjistrin aktual referues të vitit 2010. Siç dhe arsyetohet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, konsultimi i plotë i këtyre të dhënave vijon në zyrat përkatëse të gjendjes civile ku ato figurojnë të regjistruar”, njofton Kuvendi.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, arrestohet 46-vjeçari i dënuar për vepra të rënda në Itali

Posted: 26 Oct 2016 01:16 AM PDT

arrestim nga shqiponjatKapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2009,  i dënuar me 10 vite e 8 muaj e 20 ditë burgim. Policia e Tiranës, në bazë të informacioneve të marra, kanë bërë  kapjen dhe ndalimin e shtetasit Ergus Jaupaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u ndalua, për arsye se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e  Romës, Itali, me vendimin Gjyqësor të datës 22 gusht 2009,  e ka  dënuar me 10 vjet, 8 muaj dhe 20 ditë në burg, për kryerjen e veprave penale të, “Rrëmbimit, heqjes së paligjshme të lirisë”, “Përdhunimit” dhe “Vjedhjes me armë në bashkëpunim”.  Ky shtetas ndodhet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :