Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kështjella Vogelsang, ish-shkolla naziste hapet si muze” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Kështjella Vogelsang, ish-shkolla naziste hapet si muze” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kështjella Vogelsang, ish-shkolla naziste hapet si muze

Posted: 07 Oct 2016 03:00 AM PDT

Nazistët e ndërtuan kështjellën Vogelsang për të formuar elitën e ardhshme të udhëheqjes naziste, pasardhësit e partisë. Arkitektura, simbolet, fotografitë e figurat ta kujtojnë atë deri sot. Shkolla u shndërrua në muze

Ideali nacionalsocialist

shkollaNë ish kështjellën e nacional-socialistëve u hap më 11 shtator Qendra e re për vizitorët dhe ekspozita „Forumi Vogelsang IP". Qendra e dokumentacionit do te informojë rreth historisë së vendit me ekspozitën „Orientimi: Njeriu sundimtar – kështjella e nacionalsocialisteve mes magjepsjes dhe krimit". Ekspozita e përmban këtë model me atletët e idealizuar.

Mundësi të shpejta avancimi

shkolla-1Mes viteve 1936 dhe 1939 u shkolluan vetëm meshkuj – ishin rreth 2000 gjithsej. Shumë prej tyre vinin nga niveli i ulët i shtresës së mesme dhe në periudhën e rënies ekonomike patën vuajtur nga papunësia. Shkollimi i nazistëve premtonte mundësi të shpejta për avancim. Programi mësimor përmbante në masë të madhe edukim fizik, siç quhej atëherë.

Skulpturat mesjetare

shkolla-2Ky kalorës i stilizuar është gdhendur në gur në kullën hyrëse të Kështjellës Vogelsang. Për qëllimet e tyre nacionalsocialistët përdornin herë pas here modele nga Mesjeta. Një kalorës simbolizon guxim, virtyt e drejtësi. Përveç kësaj, kalorësit kanë udhëhequr kryqëzata kundër njerëzve të besimeve të tjera apo kanë pushtuar territor të ri në Europën Lindore – akte që edhe sot janë të diskutueshme.

Si u shndërruan në vrasës njerëzit e thjeshtë

shkolla-3Kjo fotografi tregon një statujë tipike të idealizuar të “burrit të ri gjerman”. Menjëherë afër saj janë vendosur emrat e të ashtuquajturve “martirë”, burra të cilët u vranë në puçin e dështuar të nazistëve në vitin 1923 në Mynih. Ekspozita përmban edhe fotografi të njerëzve të zakonshëm me uniforma, të cilët u bënë vrasës, si dhe shfaqje interaktive me deklaratat e viktimave të Holokaustit.

Nga nxënës nazist në përbindësh

shkolla-4Stefan Wunsch është drejtori shkencor i ekspozitës. Në fotografi mund të shihet e mbijetuara e Holokaustit nga Lituania, Masha Rolnikaite. Në një intervistë për muzeun ajo flet për “kasapin e Vilniusit”, Franz Murer. Ish-nxënësi i Krössinsee, i një tjetri institucioni arsimor nazist, ishte përgjegjës për vrasjen e mijëra hebrenjve në Lituani.

Informim dhe edukim

shkolla-5Gabriele Harzheim, studiuese në Kështjellën Vogelsang thotë: „Vizitorët përballen këtu me pyetjen: “Çfarë ka kjo të bëjë me mua?” Po t’i shohim zhvillimet politike të sotme, e kuptojmë se sa i rëndësishëm është një vend i tillë." Këtu ajo është në ish-qendrën e kultit, në një dhomë brenda kullës kryesore të Kështjellës.a

Një vend i damkosur

shkolla-6Studiuesja Gabriele Harzheim mban në duart e saj një foto historike të Kështjellës Vogelsang. Vogelsang u hap për publikun në vitin 2006, pasi ushtria belge e braktisi ndërtesën dhe arealin. Autoritetet gjermane qenë në një dilemë, për atë se çfarë do të bëhej kështjella. Ajo ishte e mbushur me simbole dhe statuja naziste.

Arkitekturë ideologjike

shkolla-7Sallat e përbashkëta të Vogelsang qenë dekoruar rëndë dhe me shpenzime të mëdha, ndërsa dhomat individuale, kazermat si dhe njësitë e banimit, qenë të zhveshura. Një simbol që bashkësia duhet të jetë mbi individin.a

Bazë ushtarake pas Luftës së Dytë Botërore

shkolla-8Vogelsang ofron një pamje spektakolare të liqenjve dhe kodrave të pyllëzuara të Eifel. Pas Luftës së Dytë Botërore, territori për 60 vjet qe zonë e mbyllur ushtarake. Ajo u përdor nga britanikët dhe belgët si bazë ushtarake dhe shesh për stërvitjen e trupave.

Tifozë të padëshiruar

shkolla-9Organizatorët presin që ekspozita dhe objekti përreth të tërheqin rreth 300.000 vizitorë në vit. Ndoshta nuk do të shmanget dot, që neonazistët të vizitojnë këtë vend të informimit, dokumentimit dhe sqarimit. Ky pishtarmbajtës prej guri në Kështjellën Vogelsang është një vend i preferuar, në të cilin neonazistët shpalosin parullat e tyre propagandistike dhe bëjnë fotografi për kujtim.

Vend tërheqës për skenën ekstremiste të djathtë

shkolla-10Drejtuesit e muzeut, shkencëtarët dhe përgjegjësit e turizmit janë të vetëdijshëm për fuqinë tërheqëse të këtij vendi për “turizmin e errët”- për njerëzit, të cilët janë të mahnitur nga shkëlqimi makabër i regjimit nazist. Përgjegjësit janë përpjekur të kundërveprojnë duke vepruar një ekspozitë shumë sqaruese si dhe me disa ndryshime arkitektonike.

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Greqi, një 48-vjeçar shqiptar arratiset nga burgu

Posted: 07 Oct 2016 02:59 AM PDT

newego_large_t_1101_54396159_type13145Një 48-vjeçar është arratisur nga burgu i Kasandrës në Greqi. Mediat greke raportojnë se shqiptar i arratisur ishte dënuar për trafik drogë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të arratisur.

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Keni emrin e duhur? Atëherë suksesi është i sigurt

Posted: 07 Oct 2016 02:40 AM PDT

Është bileta e prezantimit përpara botës. Ja si mund të shndërrohet në një kartë fituese

emri1Të dhënat e një kërkimi të dalë nga SHBA-të, shpjegojnë që një emër i thjeshtë, është i lehtë të mbahet mend dhe ndihmon në jetën profesionale, sepse favorizon memorizimin, aq sa mund të rezultojë simpatik. Emrat antikë pastaj, kanë një trashëgimi që e mbajmë me vete, ndërsa kombinimi i lidhjes së emrit dhe mbiemrit mund të bëjë diferencën. Për këtë është e rëndësishme të reflektohet më vëmednje kur zgjidhet një emër për një fëmijë. Keni një emër të vështirë? Mos u dëshpëroni, por shndërrojeni në një pikë force.

FATI I EMRIT – Nga një hulumtim i bërë nga Universiteti i Nju Jorkut, del se të kesh një emër të lehtë për t'u shqiptuar, mund të jetë një epërsi për karrierën profesionale. Motivi? Fjalët që kuptohen menjëherë, lehtësojnë dëgjimin dhe korrektojnë memorizimin. Për këtë, një emër i lehtë për t'u shqiptuar, bëhet menjëherë i pranueshëm, sepse shton aftësinë për të kujtuar dhe mund të përmirësojë takimet profesionale në rast pozicionesh sa i takon tregtisë.

IMAPKT I LEHTË – Sipas studimeve, çështjet e lidhura me zgjedhjen e emrit, vlejnë edhe në rastet e shoqërive apo ndërmarrjeve. Emrat e thjeshtë dhe që kanë impakt, kanë një performancë të mirë në treg, pa llogaritur efektin internet. Në ueb, zgjedhja e një  emri të thjeshtë dhe menjëherë të kuptueshëm, do ta bëjë më të lehtë një përdorues të rrjeteve sociale për të kujtuar sajtin dhe shkrimin e adresës pa gabime.

TRASHËGIM HISTORIK – Një kërkim i "Northwestern University" nënvizon rëndësinë e veseve dhe virtyteve, të cilat prej traditës në vite përqendrohen në një emër. Kur një person shfaqet në trurin tonë, mbërrijnë impulse të destinuara të shndërrohen në një përshtypje në harkun e pak sekondave: emrat tradicionalë, do të krijonin një efekt më të madh besimi, ndërsa një emër shumë femëror ose i pakuptueshëm i një fëmije (ose në të kundërt, një emër mashkullor te një vajzë), do të kontribuonte në një sens pasigurie.

KËRSHËRI – Nga "Wayne State University" i Detroit, vjen një lajm kurioz. Të kesh një emër që fillon me germën A, duket se siguron nëntë vite jetë më shumë, në krahasim me ata që u fillon emri me B, C, ose D. Pavarësisht nga këto detaje, aspekti vokal dhe simbolik i emrit ndikon për mirë në tru. Në disa shoqëri afrikane, dikur ishte zakon të ndryshoje emrin pas sëmundjeve të rënda ose eventeve të rëndësishme në jetë, duke sjellë një farë rilindjeje.

POZITIVITET – Emri është karta e parë e identitetit: duhet pranuar, mësuar dhe dëgjuar, ose në rast se nuk përfaqësohesh, duhet vlerësuar me kujdes nëse duhet ndryshuar ose zgjedhur një nofkë me të cilin duhet të paraqitesh tek të tjerët. Në punë, është më mirë të shmangen 'e-mail-et e kombinuara me emrin dhe vitlindjen: japin një përshtypje negative. Në rast se nuk jeni të gatshëm për të zbuluar emrin tënd, më mirë të zgjidhni një fjalë me fantazi që ka të bëjë me profesionin ose atë që adhuroni.

STRATEGJI – Nëse keni një emër të vështirë, formuloni një 'nickname' me të cilin duhet të prezantoheni ose përdoreni për të lënë shenjë. Një strategji e shkëlqyer është të shpjegoni në momentin e prezantimit, origjinën e emrit: ju ndihmon ta memorizoni më lehtë. Ndër të tjera, është një mënyrë për të krijuar më shumë familjaritet. Prisni një fëmijë? Kujdes me emrat e huaj.

E.A.

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Presidenti i Kolumbisë merr Çmimin Nobel për Paqen

Posted: 07 Oct 2016 02:34 AM PDT

santos-810x538Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2016 i është dhënë presidentit të Kolumbisë Juan Manuel Santos. Ai vlerësohet, pasi i dha fund luftës civile në vend, duke nënshkruar marrëveshjen e paqes më rebelët e Farc.

Pas katër vitesh negociatash, ai arriti që më në fund të nënshkruante marrëveshjen e paqes. Konflikti 52-vjeçar ka çuar në vrasjen e rreth 260 mijë personave, ndërsa më shumë se 6 milionë janë zhvendosur nga njëri vend i Kolumbisë në tjetrin.

Mirëpo, marrëveshja nuk u prit mirë nga qytetarët, të cilët bënë edhe një referendum fundjavën e shkuar.

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mediat ndërkombëtare vlerësojnë suksesin e Shqipërisë

Posted: 07 Oct 2016 02:30 AM PDT

tgcomgazetaShqipëri ëndrrash në startin e kualifikueseve të Botërorit 2018. Me fitoren 2-0 në fushën e Lihtenshtejnit, në mënyrë të papritur kuqezinjtë morën kryesimin e Grupit G me pikë të plota, pavarësisht se aty luajnë edhe favoritët e Spanjës dhe Italisë, kampione të botës në vitin 2006 dhe 2010.

Një ecuri që nuk mund të lejë indiferente mediat më të mëdha ndërkombëtare, duke nisur nga italiania "Gazzetta Dello Sport", që shkruante se "De Biasi është i vetëm në krye, me Shqipërinë që ka lënë pas në grup Spanjën dhe Italinë".

Edhe "Corriere dello Sport" i kushtoi hapësirë fitores së kuqezinjve, që po shijojnë vendin e parë në grupin kualifikues, ndërsa hapësirë i kushtohej edhe tre golave të Mandzukic në fitoren 6-0 të Kroacisë ndaj Kosovës në "Loro Boriçi" të Shkodrës. Për "SportMediaset", "Shqipëria nuk gabon" dhe me diferencën prej 2 pikësh të krijuar nga Spanja dhe Italia, vlerësohet si një kundërshtar i ndërlikuar, mbi të gjitha për "të kaltërit".

Iberikja "AS" përdorte titullin: "Shqipëria vazhdon të fitojë dhe dominon grupin e Spanjës", ndërsa edhe gazeta tjetër madrilene "Marca" është në të njëjtën gjatësi vale.

Për faqen zyrtare të FIFA-s, që u përqendruar në supersfidën ndërmjet Italisë dhe Spanjës, nga barazimi i tyre, përfitoi Shqipëria, që kryeson grupin përpara dy big-ëve kontinentalë.

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, kapet një gomone me dy shtetas italianë në bord

Posted: 07 Oct 2016 02:28 AM PDT

gomonia
Gomonia e kapur në Dhërmi

Në një operacion të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza-s, një gomone me dy shtetas italianë në bord është kapur mbrëmë në Dhërmi. Sipas burimeve të para, Policia e Vlorës bën me dije se në gomone nuk kishte asgjë të dyshimtë.

Ndërkohë dy shtetasit italianë kanë pohuar se kishin ardhur nga Greqia për të ikur më pas drejt Italisë.

Policia i ka shoqëruar dy italianë në komisariat, pasi dyshohet se mund të kenë mbërritur në ujërat shqiptare për të trafikut lëndë narkotike.

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kosovë, sot seanca e Kuvendit; ligji për Trepçën para deputetëve

Posted: 07 Oct 2016 02:20 AM PDT

kuvendi i kosovesSot në orën 15:00 është caktuar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, Pikë e veçantë e rendit të ditës në këtë seancë do të jetë projektligji për Trepçën.

Projektligji për Trepçën është proceduar të mërkurën nga qeveria. Kundër këtij projektligji janë shprehur ministrat dhe deputetët e Listës serbe.

Projektligji për Trepçën, që u parapa të shqyrtohej e plotësohej në janarin e vitit të kaluar, u tërhoq nga Qeveria e Kosovës, duke shkaktuar një valë të protestave të opozitës në rrugë që u shndërruan në përplasje me policinë e Kosovës.

Ndërmjet shoqërisë aksionare me përfitim edhe të punëtorëve dhe përmes protestave në rrugë në veriun e Kosovës, projektligji për Trepçën do të diskutohet në Kuvend, ndërkohë që njohës të rrethanave dhe përfaqësues të një pjese të spektrit politik në vend shprehin rezervat e tyre se ai do të mund të kalojë pa krijuar fërkime të mëtejshme.

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nuk dinte të gatuante, kthen nusen në shtëpi 20 ditë pas dasmës

Posted: 07 Oct 2016 02:15 AM PDT

arabia
Foto ilustruese

Dihet, që arti i kulinarisë është gjithnjë një avantazh në një çift. Por për një të sapomartuar saudit, duket se ka qenë edhe më shumë. Burri, pas tre javësh martesë, ka kthyer nusen e tij në shtëpinë e prindërve, sepse ka zbuluar se ajo nuk dinte të gatuante.

Kjo ka ndodhur në një vend në jug të provincës së Taif, në lindje të Arabisë Saudite, siç shkruan uebsajti lokal, "Sada". "Ose vajza juaj të mësojë mirë brenda 20 ditëve të gatuajë, ose do ta lë përgjithnjë", – ka qenë ultimatumi i të shoqit.

Jo vetëm që gruaja e tij nuk dinte të gatuante, por i kërkonte gjithnjë të shoqit t'i sillte në shtëpi panine me sanduiç në shtëpi.

Uebsajti "Sada", duke cituar një të afërm të çiftit, raporton se "konflikti nisi 20 ditë pas dasmës, 15 nga të cilat çifti i kaloi duke udhëtuar në Azinë Jug-Lindore për muajin e mjaltit".

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

“Huffington Post”: Droga mund të përdoret nga politika për pushtetin

Posted: 07 Oct 2016 02:03 AM PDT

hafingtonNë një artikull për Shqipërinë, gazeta "Huffington Post" ka analizuar problemin e trafikut të drogës që sipas saj është kthyer në problematik në vend.

Në shkrim, prestigjiozja amerikane shkruan se elita politike shqiptare mund ta përdorë drogën si një mjet për të mbajtur pushtetin.

Në artikull, renditen akuzat e Partisë Demokratike kundër kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri.

"Me bregdetin e vet përgjatë Adriatikut, ky rajon i Ballkanit ka qenë prej kohësh transit për kalimin e mallrave të paligjshme, armëve dhe drogës në mes të Europës, – lexohet në artikull. – Ky aktivitet ka përforcuar rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit politik në një vend që tashmë përballet me shumë sfida të brendshme. Ajo që e bën situatën aktuale unike janë akuzat, sidomos që vijnë nga Partia Demokratike, se zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë të lidhur ose përfitojnë nga tregtia e drogës. Kryeministri Edi Rama ka qenë i akuzuar në mënyrë të përsëritur se ka dështuar për të ndaluar rolin e Shqipërisë në tregtinë e drogës në Evropë. Dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë i akuzuar për mbrojtjen, dhe madje edhe si person që mbulon ata që janë përfshirë në tregtinë e drogës".

Mes të tjerash "Huffington Post" thekson se Shqipëria, vendi i vogël i Europës Juglindore, është shndërruar në një epiqendër të tregtisë së drogës, sidomos të kanabisit.

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama me krerët e bashkive: Do të importojmë vetëm mbetje që riciklohen

Posted: 07 Oct 2016 01:50 AM PDT

rama-1Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ricikluesit dhe krerët e bashkive, ku temë e bisedës së tyre ka qenë ligji i importit të mbetjeve. Në fjalën e mbajtur Rama theksoi se do të importohen vetëm mbetjet e riciklueshme. Sipas Ramës, lista që është lejuar për import është më e kufizuara në rajon. Kryeministri shtoi se duhet t'i japim frymëmarrje industrisë ricikluese.

"Sigurisht ky është një detaj edhe më kompleks, sepse kërkon me patjetër rritjen e ndjeshmërisë dhe përfshirjen e qytetarëve. E kam fjalën për betejën për të pastruar më tej Shqipërinë, duke siguruar një marrëdhënie të re me mbetjet, që do të thotë një marrëdhënie e re me mjedisin. Miratuam para pak ditësh një ligj, i cili hapi një debat të madh, të cilin unë  e konsideroj një mundësi të madhe për të nisur këtë punë dhe për ta çuar në një nivel të ri, për shkak edhe të këtij sensibiliteti që e ushqen debatin.

Një sensibilitet tërësisht i justifikuar, por kini parasysh çka ndodhur në vendin tonë në vitet e tranzicionit, me plehrat, mbetjet, administrimin e tyre, lumenjtë, plazhet, zonat turistike e me radhë.

Së pari duhet të jetë e qartë për të gjithë që ky ligj harmonizon legjislacionin tonë me direktivën e BE-së për menaxhimin e mbetjeve. Është një ligj për të cilin jemi të vetëdijshëm që jemi jo në përputhje me direktivën e BE-së, që nuk i ka në asnjë vend tjetër të BE, ose në zonën që synon të bëhet pjesë e BE. Ligji është më i kufizuar sesa është në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje", deklaroi Rama.

7 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :