Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Krujë, 15-vjeçari shkon me hashash në shkollë,  procedohet nga policia” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Krujë, 15-vjeçari shkon me hashash në shkollë,  procedohet nga policia” plus 9 more Gazeta SHQIP


Krujë, 15-vjeçari shkon me hashash në shkollë,  procedohet nga policia

Posted: 11 Oct 2016 02:43 AM PDT

cigare-hashashPolicia e Krujës ka gjetur në çantën e shkollës të një nxënësi një sasi lënde narkotike, pjesë kjo e kontrolleve të vazhdueshme për lëndë narkotike.

Sipas informacioneve zyrtare, pas kontrollit në çantën e shkollës së K. K, 15 vjeç në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Krujë, i është gjetur një sasi e vogël kanabis sativa. Ndaj të miturit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Ndërkaq, në sajë të operacioni të gjerë të policisë së Durrësit janë arrestuar dy persona dhe ka nisur procedim penal dhe për dy shtetas të tjerë.

Në praga kanë rënë Florind Gjergji, 26 vjeç dhe Bruno Paja, 25 vjeç, si dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për H. K, 26 vjeç. Gjatë kontrollit e mjeti me të cilin udhëtonin, me drejtues H. K, dhe pasagjerë Gjergjin dhe Pajën u gjet një sasi lënde narkotike.

11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kodheli në Arabinë Saudite: Të luftojnë armiqtë e përbashkët

Posted: 11 Oct 2016 02:38 AM PDT

img_3378 img_3374 thumbnail_img_3373

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite zhvilloi një takim me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud.

Gjatë këtij takimi të dy zyrtarët u ndalen tek marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe me interes të përbashkët. Që në nisje të bisedës zëvëndësprinci i Kurorës theksoi faktin se jemi dy vende shumë mike, por deri tani nuk kemi marrëdhënie në fushën ushtarake dhe kjo vizitë është një fillim i mirë.

Për ministren Kodheli, Shqipëria megjithëse një vend i vogël ka kontribut të madh për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. "Ne duhet të luftojnë armiqtë e përbashkët, duhet të jemi bashkë në tema dhe vlera të rëndësishme",- nënvizoi znj. Kodheli.

Zëvëndësprinci i Kurorës, ministri i Mbrojtjes Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud u ndal tek zhvillimet në Lindjen e Mesme ku nënvizoi se ka një sërë problemesh. "Ka shtete që kanë rënë, shtete që po bien si dhe ideologji ekstremiste, dhe si rrjedhim të gjitha këto reflektohen në të gjithë botën",- u shpreh ai. Zëvëndësprinci i Kurorës nënvizoi se duhet sa më shumë bashkëpunim në të kuptuarit e shkaqeve të radikalizmit dhe Shqipëria është një vend i rëndësishëm duke qenë vend NATO.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes ndau bindjen se ka nevojë për më shumë ura mes dy botëve dhe nëse ne përmirësojmë gjendjen ekonomike të njerëzve, arsimimin dhe forcojmë bashkëpunimin me miqtë e mirë në botë do të ulim ndjeshëm praninë e terroristëve. Gjatë qëndrimit të saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministrja Kodheli vizitoi struktura të ndryshme ushtarake dhe disa të tjera që lidhen me sigurinë.

 

11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pranimet në Universitete, Boçi: Ministrja Nikolla fajëson maturantët

Posted: 11 Oct 2016 02:36 AM PDT

Luciano Boci 8 JanarDeputeti demokrat Luçiano Boçi, ka ironizuar ministren e Arsimit Lindita Nikolla sa i përket procesit të pranimit në Universitete.

Boçi e quan ministren si "të papërgjegjshme", pasi sipas tij ajo nuk e dinte se çfarë do të ndodhte me udhëzimin e datës 20. "Nuk dinte si plotësoheshin kuotat dhe nuk dallonte degët në konkurrim", – shkruan ai në një postim në "Facebook".

Postimi i Boçit

"Ministrja e arsimit më në fund i gjeti fajtorët "e vërtetë" të katrahurës e amullisë së procesit të pranimit në Universitete! Bravo i qoftë!

Shpëtuam, se kemi gjithë këto ditë që grindemi.

Sipas saj, fajtorët ishin vetë maturantët, të cilët i cilësoi si "të pavëmendshëm dhe të papërgjegjshëm"!!!!???

Epo Ministre më "të përgjegjshme", nuk më kishin zënë ndonjëherë sytë e më kishin dëgjuar veshët.

Me shumë "përgjegjshmëri", pohoi se:

– Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ai që përcaktonte procedurën e regjistrimit!

– Nuk e dinte që udhëzimi 13 ishte ndryshuar para pak ditësh!

– Nuk dinte se çfarë do të ndodhte me udhëzimin pas datës 20. Do të ndryshonte apo jo?! Do shohim e do bëjmë tha për një vendimmarrje.

– Nuk e dinte se si do të mund pranoheshin maturantët që nuk kishin fituar në raundin e dytë asnjë preferencë.

– Nuk dinte si do të plotësoheshin kuotat bosh dhe pas ezaurimit të vijës së kuqe.

– Nuk dallonte degët me konkurrim.

– Nuk e dinte që "rregullat e lojës" ndryshuan. Madje këtu na preku se tek shprehja "rregullat e lojës", na u ndal tek fjala lojë. Për të treguar "përgjegjshmërinë" e madhe, na tha që kjo nuk është lojë, është gjë shumë serioze!!! Hajde mos e beso po deshe pastaj!?

– Nuk e dinte që Ministria kishte shkelur ligjin e AL, me AKP-në. Ajo është baraz me QSHA – tha, çështje emri! Ou!!! Harroi Ministrja që vetëm për emrin Arte, apo Histori arti, u dogjën në Gazetari me dhjetëra maturantë.

– Nuk dinte t'i jepte një përgjigje të vërtetë e të saktë kërkesave të maturantëve.

Shkurt nuk dinte asgjë. Sa të lumtur do ishin maturantët dhe shumë të tjerë, sikur mos kishte dalë fare!!!!!!!".

11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

4 gjëra për t’u mësuar fëmijëve para se të mbushin 10 vjeç

Posted: 11 Oct 2016 02:30 AM PDT

Mësimet vendimtare për rritjen e tyre: nga altruizmi te respekti për diversitetin

femijetNuk ekziston një libër magjik që mund të shpjegojë se si ushtrohet më mirë roli i prindërve, por sipas moshës së fëmijëve, është e mundur të transmetohen leksione vërtet të çmuara dhe të rëndësishme për t'u rritur mirë dhe të shëndetshëm. Një nga vlerat e para për t'u mësuar fëmijëve, që të vegjël, është refuzimi kundër dhunës dhe promocioni i dialogut. Në të vërtetë, fëmijëria e hershme është një terren i brishtë për përplasjet, mosmarrëveshjet dhe provokimet. Të mësosh t'i përballosh në mënyrë inteligjente dhe të respektuar këto situata, është një mision i çmuar për t'iu dedikuar fëmijëve, para se të mbushin 10 vjeç. Pse pikërisht pas 10 viteve? Sepse kjo moshë përfaqëson sot, ndoshta momentin e kalimit të lidhjes nga fëmijëria e vërtetë në nisje të adoleshencës.

JO DHUNA – T'u mësosh fëmijëve të refuzojnë dhunën, si fizike ashtu edhe verbale, nuk do të thotë t'u mësosh atyre që të grindesh dhe përballesh, është diçka e gabuar. Përkundrazi, është e rëndësishme se që të vegjël, përftohet vlera konstruktive e përballjes dhe diskutimit. Këto të fundit, bëhen në fakt momente rritjeje vendimtare dhe fëmijët duhet të ndihen të lirë të pajtohen dhe të argumentojnë mosmarrëveshjet e tyre si me moshatarët, ashtu edhe në mënyrë të diferencuar me të rriturit. Pika thelbësore është të mësohet të drejtohet mirë konflikti, pa ushtruar dhunë fizike e verbale apo deri dhe shantazhe. Në këtë kuptim, është mirë të promovohet dialog duke nisur që nga vitet e para të fëmijëve që në familje. T'u mësosh fëmijëve të dëgjojnë dhe të flasin, kur për shembull, ndërmjetësi ka përfunduar së argumentuari arsyet e tij. Këto mësime janë të vlefshme jo sapo fëmijët do të kenë rastin të ndërveprojnë në një komunitet si azili, shkolla, ose thjesht parkingu poshtë shtëpisë.

Vlera personale – Sipas ekspertëve në psikologjinë e fëmijëve, në fashën e moshës së para 10 viteve, është e rëndësishme t'u transmetohet atyre që lumturia është një gjendje e brendshme, e pavarur nga të tjerat. Ose më saktë asnjë nuk mund të dhurojë lumturinë e vërtetë përveç nesh. Ky lloj leksioni, është ndoshta më i rëndësishmi, sepse vendos në qendër qenien njerëzore dhe përmbys perspektivën e përbashkët që kënaqësia dhe qetësia vijnë nga jashtë. Por bëhet fjalë për një lloj mësimi sa të thellë, aq edhe kompleks, me të cilin shpesh edhe i rrituri përballet. Megjithatë, roli i prindit, mund të bëhet rasti i duhur për të mësuar të jetohet në një botë autentike, duke ndryshuar të ardhmen dhe duke e nisur nga vetja jonë.

Respekti për diversitetin – Për fat të mirë, shoqëria është gjithnjë e më shumë e ngjyrosur dhe multikulturale dhe ky aspekt i jep fëmijëve të sotëm, mundësi të papërsëritshme rritjeje dhe përvoje. Në shkollë, në sport dhe në marrëdhënien e jetës, mësohet të respektohet çdo tip diversiteti, duke e shndërruar në një burim të çmuar. Por u takon edhe prindërve t'u mësojnë fëmijëve – dhe e mira është para moshës 10 vjeç – që diversiteti është një vlerë dhe që respekti është rregull. Në vijimësi, asnjë nuk duhet të qëndrojë pas. Promovimi i mbështetjes dhe vetëmohimit, do të jetë pastaj shumë më i lehtë për t'u përftuar nga fëmijët, nëse prindërit do të respektojnë të parët të tjerët.

Altruizmi – Jo vetëm si spektatorë të jashtëm, por është vendimtare të jepen edhe shembuj të mirë për fëmijët, duke ndihmuar se kush ka më shumë nevojë konkretisht dhe duke dënuar çdo lloj racizmi dhe egoizmi në mënyrë të drejtë dhe të pakthyeshme.

Fëmijët në të vërtetë u japin shumë rëndësi gjesteve dhe pa dyshim, i konsiderojnë prindërit modelet e tyre të parë referues. Kjo ndodh para së gjithash në vitet e para të jetës së fëmijës. Pikërisht në këtë periudhë bëhet e rëndësishme sjellja sipas disa parimeve, si altruizmi dhe hapja ndaj të tjerëve.

E.A.

11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

ANTIDEMOKRATI ORBAN RREZIKON EUROPËN

Posted: 11 Oct 2016 02:25 AM PDT

orbanMbyllja e gazetёs pasoi me njё tё lёvizur tё dorёs. Qysh tё dielёn nё mbrёmje serveri i e-mailave tё gazetёs hungareze “Népszabadság” u bllokua dhe tё hёnёn redaktorёt nuk u lejuan tё paraqiten nё punё. “Ne e kemi bёrё mirё punёn tonё”, u sqaron gjendjen kryeredaktori i gazetёs opozitare mbёshtetёsve tё tij. Ështё detyrё e njё gazete politike qё ta mbajё pushtetin nёn kontroll dhe ajo me ukses i ka nxjerrё nё pah manovrat e kryeministrit autokrat Viktor Orbán dhe tё pёrkrahёsve tё tij. Ai ёshtё i indinjuar, sepse e humbi referendumin pёr migracionin dhe pёr kёtё bёn pёrgjegjёse ndёr tё tjera edhe gazetёn opozitare.

Orbán pёrçmon Evropёn dhe rregullat e saj

Nё Hungari vёrehet tani, se si po avancon vёnia e vendit nёn darёn politike dhe tё Orbán-it dhe partisё sё tij Fidesz. Prej vitesh pejzazhi mediatik po orientohet nё linjёn e qeverisё: fillimisht nё median publike e mё pas edhe tek ofruesit privat – me ndihmёn e ithtarёve dhe tё emёruarve. Raportimet pёr skandale si p.sh. aferat e biznesit tё shefit tё bankёs sё rezervave nuk janё mё tё preferuara. Gazetarisё kritike po i mbyllet rubineti. Mёnyrat financiare mund tё gjenden: sё fundi gazeta “Népszabadság” ishte nё vёshtirёsi ekonomike, qё shёrben si pretekst pёr mbylljen e pёrkohshme tё saj.

Reagimi i BE-sё ёshtё i zbehtё

“Ne jemi shumё tё shqetёsuar” dhe po e vёzhgojmё me kujdes gjendjen e lirisё sё shtypit, thuhet lidhur me aferёn nё Komisionin e BE-sё. Zёdhёnёsi nё Bruksel mund tё kishte lexuar edhe buletinin e motiti, kaq vlerё ka njё deklaratё e tillё e zbehtё. Pas kёsaj qendron paaftёsia pёr veprim. BE-ja nuk ka asnjё mundёsi ndёrhyrjeje apo sanksioni, pёr t’i vёnё nё udhё tё mbarё vendet anёtare, kur ata shkelin rregullat bazё demokratike. Orban mund tё vazhdojё i patrazuar tё pengojё lirinё e shtypit dhe tё ndёrtojё njё sistem pushteti njё partiak.

Dënimi mё i keq pёr kёtё sipas rregullave tё deritanishme do tё ishte vetёm heqja e sё drejtёs sё votёs nё Evropё. Por ky rregull nuk mund tё aplikohet, sepse pёrkrahёsit e tij nga grupi i vendeve tё Vishegradit vazhdojnё ta mbёshtesin atё dhe pengojnё njё vendim njёzёri nё BE. Orban po minon demokracinё nё Europё dhe askush nuk mund ta ndalё atё. Tё gjithё e dinё, qё nё Evropё prej disa kohёsh po thyhen rregullat fundamentale tё demokracisё – por askush nuk ёshtё nё gjendje t’i kundёrvihet.

Tregojani vendin mё nё fund Orbanit!

Partia Fidesz e Viktor Orbanit nё Parlamentin Evropian vazhdon tё jetё pjesё e familjes sё partive kristiandemokrate. Deri tani ato i janё shmangur, qё t’i tregojnё kartelёn e kuqe kolegut, sepse duan me kёtё tё evitojnё forcimin e populistёve tё djathtё. Por dikur duhet t’i jepet fund kёsaj maturie diplomatike: Orbani sistematikisht dhe nё mёnrё cinike po e minon demokacinё nё vendin e tij dhe atyre qё veprojnё ngjashёm si p.sh. partisё PiS nё Poloni po u tregon se sa e lehtё ёshtё kjo nё BE. E nё radhё tё parё ai dёshmon se sa mbetet i pandёshkuar.

Tё paktёn nё Parlamentin Evropian partitё demokratike duhet tё ndjekin njё linjё tё qartё mes tyre dhe atyre qё shkatёrrojnё puralizmin politik. Ështё njё skandal, qё Fidesz vazhdon tё jetё nё njё grup parlamentar me kristiandemokratёt. Nё kёtё pikё duhet t’i jepet fund tolerancёs diplomatike dhe tё fliten fjalё tё qarta.
Gjithashtu ёshtё mёse e qartё, se si mund ta prekёsh qeverinё hungareze: rreth gjashtё milionё Euro ka marrё sё fundi Hungaria prej arkёs evropiane. 95 pёrqind tё tё gjitha nismave publike bashkёfinancohen prej BE-sё. Nuk ёshtё aspak e pranueshme, se pёrse taksapaguesit gjermanё duhet tё vazhdojnё ta ndihmojnё Orbanin, qё tё profilizohet si varrёmihёs i vlerave evropiane dhe ta shndёrrojё vendin e tij nё diktaturё. Rregullat evropiane e vёshtirёsojnё ndёshkimin e tij. Ndaj pёr kёtё kёrkohet vullneti politik. Duhet tё gjendet njjё rrugё pёr t’ia shterrur autokratit nё Budapest burimin financiar. Pas kёsaj tё tjerat zgjidhen vetvetiu.

Barbara Wesel

Maturantët, Basha: ‘Viktimat’ e radhës së pushtetit të korruptuar

Posted: 11 Oct 2016 02:17 AM PDT

lulzim-bashaKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar kaosin e krijuar sipas tij nga qeveria Rama në lidhje me maturantë,t të cilët edhe pse me rezultate shumë të larta, rezultojnë jo fitues. Sipas shefit të opozitës, maturantët janë "viktimat" e radhës së pushtetit të korruptuar.

"18 mijë maturantë, mes tyre mijëra me rezultate shumë të mira dhe të shkëelqyera, vazhdojnë të jenë në ankthin e pritjes nëse do të arrijnë të ndjekin studimet sipas meritës dhe preferencës. Ata dhe prindërit e tyre që kanë sakrifikuar gjithçka për shkollimin e tyre nuk kanë asnjë përgjigje pse nuk janë vlerësuar rezultatet e shkëlqyera të fëmijëve të tyre.

E ndërsa prisnin zgjidhje, autori i kaosit dhe pasigurisë së krijuar, ju dhuroi një tjetër mashtrim dhe përqeshje, që në orët e para të mëngjesit.

Nga bordi i një avioni privat, i shkëputur totalisht nga realiteti, Rama vazhdoi avazin e gënjeshtrave dhe talljeve me ëndrrat e mijëra të rinjve të cilëve ju ka vjedhur të ardhmen me aferat korruptive që fshihen pas pseudoreformës në arsim.

Për Ramën vlejnë vetëm milionat korruptive që fut në xhepat e tij dhe miqve të tij. Maturantet janë “viktimat” e radhës të pushtetit të tij të korruptuar.

Transparencë, Meritë-Preferencë dhe mbështetje buxhetore, këtë meritojnë dhe këtë do të kenë të rinjtë shqiptarë pas shfuqizimit të pseudoreformës Rama. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën", shkruan Basha në Facebook.

11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

U 21, Shqipëria humb me Izraelin; e mbyll e 4-ta në grup

Posted: 11 Oct 2016 02:08 AM PDT

u-21Përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë e mbylli me humbje fushatën eliminatore të Euro 2017. Në sfidën e fundit në Grupin 4 skuadra që drejtohet nga Redi Jupi u mposht thellë 4-0 nga Izraeli, duke rrëshkitur në vendin e katërt pas suksesit 3-1 të Greqisë me Hungarinë.

Shpresat e Shqipërisë pa disa nga elementët e saj më të mirë, lëshoi terren që në pjesën e parë, teksa u ndëshkua që në minutën e 18-të nga Gozlan, ndërsa në fund të pjesës së parë Altman shënoi të dytin për vendasit.

Në pjesën e dytë Israeli e gjeti edhe dy herë të tjera rrjetën me Bitton në të 55-tën dhe Hugyn në të 70-ën.

Gjithsesi rezultati i kësaj ndeshjeje kishte pak rëndësi për stafin teknik, që u dha mundësinë e aktivizimit kryesisht lojtarëve të kampionatit shqiptar.

11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Salafizmi në Shqipëri, 114 persona iu bashkuan ISIS-it në 2012-2014

Posted: 11 Oct 2016 02:03 AM PDT

Sipas shifrave zyrtare të autoriteteve, rreth 40 prej tyre janë kthyer tashmë. 20 janë vrarë dhe 7 janë plagosur. A mund të rigjallërohet fryma ekstremiste në vend?

xhamiaSa të ketë jetë Meleq Kuqo, do të mbajë mend deri në hollësitë më të vogla sesi e mori lajmin që djali i tij, Doriani, u vra në Siri si xhihadist. Bisedoj me Meleqin, që është diku tek të 60-at në një kafene pranë shtëpisë së tij, në fshatin Rrëmenj, 15 km larg Pogradecit. Fshati ka rreth 200-250 shtëpi, pak tokë, një xhami dhe fare pranë saj një kishë. Dikur banorët e tij ishin vetëm të krishterë. Kur ata emigruan jashtë apo ikën në Korçë myslimanët e zonave malore të Pogradecit zbritën, blenë shtëpitë e të krishterëve dhe u vendosen në Rrëmenj. Sot fshati ka vetëm myslimanë. Por një herë në vit, kur kisha e vjetër e Rrëmenjit hapet për festën e Shën Theodhorit atje shkojnë edhe myslimanët. Asnjë episod urrejtjeje nuk ka ndodhur kurrë mes tyre. Këto m’i thotë Meleqi ndërsa presim që kamarieri të na sjellë kafenë. Duket qartë sa vështirë e ka të flasë për të birin e vrarë, zëri i dridhet kur nis të më tregojë.

“Doriani studioi për gjuhë dhe letërsi angleze në Tiranë. E donte shkollën. Ne nuk kishim mundësi ta çonim në universitet në Tiranë. Atëhere morëm një kredi tek ProCredit Bank, që ai të mbaronte degën që donte, Gjuhë – Letërsi Angleze dhe masterin. U kthye në fshat, punoi ca kohë në Pogradec, nuk gjeti punë të vazhdueshme si mësues a përkthyes. Iku në Greqi por edhe atje gjeti punë sezonale. Skamje e madhe, sherr në familje, duheshin paguar këstet e kredisë çdo muaj, tani më ka ardhur shkresa që të vë shtëpinë në hipotekë për llogari të Bankës. Këtë shtëpi kemi – pasuri, tokë s’kemi. Gruaja është e sëmurë, unë bëj taksistin në verë kur vijnë turistë në Pogradec.

Doriani në fillim të vitit 2014 na tha se do të shkonte në Austri për të punuar 3 muaj dhe do të kthehej. Por nuk u kthye. Na tha se kishte gjetur punë. Një herë në muaj na merrte në telefon. Por Austria ishte gënjeshtër. Kur unë dhe e ëma i thamë se do të shkonim ta shihnim në Austri… atëhere na tha të vërtetën. Nuk kishte qënë asnjë ditë në Austri, kishte shkuar që në fillim në Siri, ishte bërë xhihadist, ishte martuar me një vajzë myslimane nga Kavaja edhe ajo e ikur si ai. Iu luta të kthehej në Shqipëri por më tha se ishte e pamundur. Më tha: “erdha me dëshirë, tani jam nën urdhër dhe kërcënimin e armës”. Megjithatë kishim shpresa se do të kthehej, flisnim në SKYPE, donim të lidheshim me familjen e nuses në Kavajë, por ai na tha që familja e kishte mohuar vajzën, e kishte bërë hasha. Më 18 gusht të vitit të kaluar, në orën 19.27 minuta, një shok i tij, nga fshati fqinj Zagorçan, që kishin ikur bashkë në Siri, më mori në telefon dhe më tha që Doriani ishte vrarë. Iu luta të bënte çmos të sillte trupin e tim biri.. më tha që kjo është e pamundur".

Xhihadistët nga Shqipëria viktima të faktorëve ekonomiko-socialë

Jeta e Dorianit, e rrëfyer nga i ati, duket si një film me metrazh të shkurtët, i ndërprerë në një ditë gushti, vitin e kaluar. Meleqin e mundojnë ditë e natë pyetje, përgjigjen e të cilave nuk e gjen dot: pse djali i tij u bë xhihadist, kush e nxiti, kush e rekrutoi, me kë bashkëpunoi? Kur e pyes nëse i biri kishte treguar ndonjë shenjë ekstremizmi fetar ai thotë:

“Doriani ishte zemërbutë, nuk vriste dot as edhe një milingonë. Nuk dinte se çfarë ishte arma, atje në Siri do ta ketë prekur për herë të parë me dorë, atje e kanë mësuar të qëllojë dhe vrasë të pafajshëm. Ishte i mbyllur, nuk kishte shoqëri të gjerë. I pëlqenin gjuhët e huaja, kishte filluar të mësonte arabisht me hoxhën e fshatit, shkonte vetëm një herë në javë në xhami, çdo te premte. Askujt nuk ia merrte mendja që ai do të ikte në Siri dhe do bëhej xhihadist. Dyshoj se ia prishi mendjen një hoxhë që vinte të premteve nga Maqedonia.. ai pas faljes në xhaminë e fshatit, të premteve, i takonte veç e veç të rinjtë. Ai do ta ketë rekrutuar djalin tim dhe të tjerë nga fshatrat fqinjë, se ata ikin si grup gjoja për në Austri. Ah, sikur do dija.. do ta kisha vrarë me dorën time, do t’i thoja burgut hapu, ja, për këtë ujë që pijmë!”, thotë Meleqi.

Pogradeci dhe fshatrat e tij të varfëra si Rrëmenji, Zagorçani, Leshnica janë ndër zonat ku nga viti 2012-2014 pati të grupe të rinjsh që shkuan në Siri dhe iu bashkuan ISIS dhe u bënë pjesë e luftëtarëve të huaj në Siri. Sipas shifrave zyrtare nga institucionet shtetërore të Shqipërisë, 114 persona iu bashkuan ISIS gjatë periudhës së përmendur më lart. Rreth 40 prej tyre tanimë janë kthyer, 20 janë vrarë dhe 7 janë plagosur. Pjesa më e madhe e qytetarëve nga Shqipëria që u përfshinë në aktivitete terroriste në Siri u përkasin komuniteteve myslimane të Pogradecit, Elbasanit, Librazhdit, Bulqizës, Cërrikut, Burrelit, Kukësit dhe Dibrës.

Roland Hoxha, me profesion dentist, besimtar mysliman praktikon ritet në xhaminë qëndrore në Pogradec. E takoj pas faljes së mesditës në këtë xhami. A ka njohur vallë ai dikë nga të rinjtë pogradecarë e që shkuan në Siri?

“Disa i kam njohur, disa personalisht, i kam patur pacientë. Shumica e tyre kanë qënë me arsim nëntëvjeçar, disa me shkolle të mesme dhe shumë pak me shkollë të lartë. Kanë qënë shumë të varfër , janë rritur në familje që mezi shtynin muajin, ishin pré e lehtë për t’u mashtruar kur dikush u premtonte para dhe mirëqënie, ishin besimtarë të rinj, kishin vetëm nja 2 vjet që ndiqnin ritet, nuk kishin pjekuri fetare”, thotë Roland Hoxha.
Të dhëna zyrtare tregojnë që shqiptarët që u bënë xhihadistë apo luftëtarë të huaj në periudhën 2012- 2014 banonin në zona të thella. Skamja dhe papunësia, e shoqëruar me mungesën e atëhershme të shtetit efektiv prodhoi mungesën e perspektivës së jetës, gjë që lehtësoi mjaft rekrutimin e tyre nga fondacione radikale islamike dhe klerikë myslimanë ekstremistë vendas apo të huaj. Por ka pasur edhe faktore te tjerë, si dalja jashte kontrollit e disa xhamive dhe interneti.

“Ndër 20 xhamitë që ka Pogradeci ka patur disa që dolën nga kontrolli i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ka shumë të ngjarë që hoxhallarët në këtyo xhami të predikonin ekstremizmin e dhunshëm fetar dhe të rekrutonin të rinjtë. Rasti më domethënes është ai i hoxhës në xhaminë e fshatit Leshnicë, i cili iu bashkiua edhe vetë ISIS. Të rinjtë myslimanë të papunë kalonin shumë kohë në internet kafe, komunikonin në FB dhe u mashtruan nga komunikimi ne internet me persona virtyualë që i bënin të besonin se “të jesh xhihadist do të thotë të ndihmosh vëllezërit myslimanë në nevojë”. Ikja në Siri nga fshatrat e Pogreadecit filloi aty nga viti 2012, kush ikte gënjente familjen duke thënë se po shkonte për azil ekonomik në Gjermani, Austri, Francë etj.
Të gjithë janë viktima të rrethanave ekonomiko- sociale, mungesës së kontrollit në ato vite të xhamive ku hoxhallaret keqpërdornin fenë për të përligjur ekstremizmin e dhunshëm dhe pjesëmarrjen e të rinjve në konfliktet luftarake në Siri dhe Irak”, thotë Roland Hoxha.

Salafizmi s’ka asgjë të përbashkët me traditën e fesë myslimane në Shqipëri
Shkolla juridike islame që nxit ekstremizmin e dhunshëm fetar dhe mungesën e intolerancën fetare edhe me myslimanët që nuk e pranojnë atë njihet si salafizmi dhe ndjekësit e saj si salafistë. Në traditën shekullore të një islami tolerant në Shqipëri, që ka bashkëjetuar në paqe me komunitetet e tjera fetare, salafizmi duket se gjeti të çara dhe terren të depërtojë. Ylli Gurra, anëtar i Kryesisë në Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, klerik mysliman i mirënjohur, myfti në Tiranë tregon për DW shkaqet që mundësuan hyrjen e salafizmit në Shqipëri

“Depërtimi i salafizmit në Shqipëri dhe i rrymave ekstremiste ndodhi menjëherë pas përmbysjes së regjimit të kaluar në vitin 1990. Periudha e tranzicionit nga diktatura në demokraci nuk ishte vetëm politike, ekonomike dhe sociale por edhe fetare. Shumica e klerikëve myslimanë kishin vdekur, nuk kishte shkolla, nuk kishte mësues të fesë myslimane, nuk kishte burime njerezore, nuk kishte infrastrukturë. Kjo situatë solli depërtimin në Shqipëri të organizatave dhe fondacioneve fetare nga Arabia Saudite, që rezultuan në listen e zeze të SHBA, pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001. Këto fondacione investuan në shkolla, objekte, burime njerëzore. Kjo situatë zgjati një dekade nga 1991-2001, kur 11 shtatori prodhoi një reaksion ndërkombetar, kur organizatat e përfshira në listën e zezë të SHBA u deportuan nga Shqipëria”, tregon kleriku mysliman, Ylli Gurra.
Por ndërkohë fryma radikale në raport me vetë fenë myslimane dhe me fetë e tjera nuk ishte më e panjohur në Shqipëri.

“Kanë qënë faktorët ekonomikë socialë, mos informimi i sakt fetar, mosgjetja e vevetes, krijimi i getove brenda shoqërisë, kultivimi i idesë tek të rinjtë myslimanë se të jesh ekstremist “do të thotë të jesh më afër Zotit”, që sollën shfaqje të salafizmit në Shqipëri. Kjo ndodhi në kushtet e mungesës së vëmendjes së shtetit dhe të organeve të sigurisë. Për herë të parë në traditën e shkëlqyer të bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, ku jetojnë në harmoni – myslimanë, ortodoksë, katolikë dhe bektashi – pati urrejtje, përplasje të dhunshme, konflikte fizike, pati dhunim të kishave ortodokse në Elbasan dhe në Korçë. Të gjitha si pasojë e mbjelljes së kësaj fryme sidomos mes të rinjve që vinin nga një bagazh fetar zero. Aktualisht në Shqipëri nuk ka një salafizën të vërtete, nuk ka një injektim të mirëfilltë ekstremist fetar. Ka thjesht disa hoxhallarë që janë përpjekur të injektojnë këtë linjë tek myslimanët e Shqipërisë, linjë që deri në vitin 2001 dukej shumë tërheqëse për shkak të mbështetjes financiare që sillte me vete", thotë myftiu Ylli Gurra..

A mund të gjallërohet salafizmi në Shqipëri?

Ylli Gurra tregon se prej dy vitesh nuk ka asnjë qytetar nga Shqipëria që t’i jetë bashkuar ISIS. Objektet e kultit të fesë myslimane janë nën kontrollin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Çdo xhami ka kryesinë e saj me besimtarë që raporton rregullisht mbi përmbajtjen dhe mesazhet që japin klerikët kur mbajnë ligjëratat para lutjeve.
“I kemi kaluar në skaner gjithe klerikët myslimanë. Treinojmë hoxhallarët për komunikimin me publikun. Por gjallërimi i salafizmit mund të ndodhe nëse Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk kontrollon xhamitë dhe nuk vepron kur ka nevojë si edhe nga indiferenca e organeve të sigurisë për të mos reaguar në vendin dhe kohën e duhur", thotë anëtari i kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipëris, Ylli Gurra.

Por aktualisht gjasat për këtë janë limituar së tepërmi duke shkuar, afër “0”, shton ai. Ai sjell në kujtesë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë komuniteteteve fetare të Shqipërisë në Marshimin e Paqes në Paris, më 11 Janar 2015, në nderim të viktimave të sulmit terrorist të Charlie Hebdo. Ai marshim eshte nje ngjarje e paharruar simbolike edhe për Ylli Gurrë që mori vetë pjesë në të: “Pjesëmarrja e klerikeve myslimane në Marshimin e Paqes në Paris është treguesi më domethënës që kemi lënë pas periudhën e luftëtarëve të huaj apo xhihadistëve nga Shqipëria. Harmonia fetare është një vlerë bazë e shoqërisë shqiptare. Myslimanizmi radikal nuk ka asgjë të përbashkët me traditën e fesë myslimane në Shqipëri. Modeli ynë i vetëm është Europa. Realiteti arab nuk ka asgjë të përbashkët me shoqërine multi-fetare të Shqipërisë.”

11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com) / DW

Hidrokarburet, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit të KM

Posted: 11 Oct 2016 01:52 AM PDT

gjykata kushtetueseGjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për licencimin e aktivitetit të hidrokarbureve.

Kërkesa për t'u pezulluar bërë nga Unioni i Shoqatës së Hidrokarbureve. Ky vendim cakton se taksa për një karburant apo pikë shitje në Tiranë është 5 milionë lekë dhe në qytete të tjera 2 milionë lekë.

Përfaqësuesi i Unionit, Julian Mërtiri shprehet se me këtë vendim të Kushtetueses, mbetet në fuqi vendimi i Qeverisë për pesëfishimin e taksës.

"Ne përfaqësojmë interesin e 25 kompanive të hidrokarbureve. Me këtë vendim, qeveria ka pesëfishuar taksën dhe ky është një cenim i lirisë ekonomike. Nga 25 subjekte që ne përfaqësojmë, asnjëri nuk e ka paguar tarifën e re prej 5 milion lekë pasi se përballojmë dot ", tha ai.

11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turqi-Rusi, marrëveshje për gazsjellësin “Turkish Stream”

Posted: 11 Oct 2016 01:47 AM PDT

putin-erdoganRusia dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e gazsjellësit "Turkish Stream" që do të sjellë përmes Detit të Zi gazin rus në Turqi dhe pastaj, sipas projektit, në Europë. Firmat janë hedhur në Stamboll, në prani të dy presidentëve, Vladimir Putin e Recep Tayyip Erdogan.

Një projekt i përbashkët për të fshirë vitin e tmerrshëm  të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë. Vizita e parë e Putinit në Stamboll, thuajse 12 muaj nga kriza e rrëzimit të avionit rus, ka rikthyer bashkëpunimin ekonomik mes Ankarasë dhe Moskës, duke lënë mënjanë sanksionet e muajve të shkuar nga ana e Rusisë dhe duke synuar te mega-projektet energjetike, nga gazsjellësi tek ato bërthamore.

Takimi kokë më kokë mes dy presidentëve ka zgjatur një orë e 40 minuta, me Erdoganin që ka hapur edhe rrugë të reja për dialog për një armëpushim të ri në Siri. Putin, nga ana e tij, ka siguruar se është një përkushtim i përbashkët për "dorëzimin e ndihmave humanitare në Alepo".

Takimi në Stamboll, me rastin e Kongresit Botëror të Energjisë, shënon "sforcimin ekonomik për një normalizim të plotë të marrëdhënieve". Duke filluar që nga marrëveshja për "Turkish Stream", i destinuar të transportojë gazin rus përmes Detit të Zi në Turqi, me një ulje në çmim dhe pastaj, sipas planeve, edhe në Europë.

Një projekt strategjik, i lëshuar nga Putin pikërisht gjatë një vizite në Turqi në dhjetor 2014, që është i njëjtë me atë të arritur për stacionin e parë bërthamor të Akkuyu-s, në provincën perëndimore të Mersinit, për të cilin Ankaraja synon fort.

11 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :