Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Manjani në kongresin e SYRIZA-s: Të marrim shembull nga e majta e Cipras” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Manjani në kongresin e SYRIZA-s: Të marrim shembull nga e majta e Cipras” plus 9 more Gazeta SHQIP


Manjani në kongresin e SYRIZA-s: Të marrim shembull nga e majta e Cipras

Posted: 14 Oct 2016 02:55 AM PDT

ManjaniMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në cilësinë e përfaqësuesit të LSI-së ka marrë pjesë këto ditë në kongresin e SYRIZA, partisë që drejton koalicionin qeverisës në Athinë. Në një status në Facebook, Manjani shprehet se alternativa e majtë e kryeministrit grek, Cipras po funksionon.

Ndërsa shton se modeli i kësaj force politike duhet të ndiqet edhe nga partitë e tjera të majta. "SYRIZA një parti e re për tu marrë shembull! Alternativë reale e të majtës moderne. Suksese punimeve të kongresit te dytë të saj!",- shkruan në Facebook Nënkryetari i LSI-së.

Postimi i plotë në “Facebook”

Jetojmë në një kohë kur elitat politike në shoqërinë globale janë shkëputur ndjeshëm nga realiteti njerëzor.

Shoqëria po polarizohet gjithnjë e më shumë, pavarësisht rënies së barrierave tradicionale!

Mënyra më e "sukseshme" e të bërit politikë është Populizmi! Në këto kushte reforma numër 1 duhet të jetë reforma politike. Na duhet një politikë përfaqsuese dhe jo polarizuese! Një politikë e thjeshtë dhe jo që komunikon "thjeshtë"! Një politikë që ngushton dallimet duke garantuar dinjitetin njerëzor!

Bashkëpunimi dhe dialogu i përhershëm janë mjetet më të sukseshme të të bërit politikë. Vendimet konsensuale janë domosdoshmëri për rritjen e besimit tek politika. Edhe kur nuk jemi dakort, respekti për kundërshtarin është detyrë.

Qëllimi është udhëheqja e shoqërisë drejt mirëqenies. Miëqënia kërkon punë. Puna bën ekonominë. Detyra e politikës është të krijojë klimën më të mirë të mundshme për të bërë ekonomi. Në vecanti e majta Europiane është e çoroditur dhe pa shumë alternativa. E fundit alternativë e sukseshme ishte ajo e Blair.

Aktualisht funksionon Alternativa Cipras. E majta moderne e shekullit te ri që nuk resht së mbrojturi njerëzit në nevojë dhe nuk pranon asnjë pazar me dinjitetin e njeriut! Integrimi i shtresave apo grupimeve sociale pa dallim në shoqërinë greke është filozofia politike e drejtimit aktual.

Me këto parime e me këtë filozofi Greqia nën drejtimin e Kryeministrit Cipras kaloi dallgën financiare më të madhe të kohës moderne! Nuk ka përfunduar ende, por Greqia duket në rrugë të mbarë. Reforma të thella, por me dinjitet! Nxitje e bisnesit në shërbim të ekonomisë kombëtare, por trajtim dinjitoz për të varfrit dhe të pamundurit! Arsim të brezit të ri nëpërmjet një politike arsimore pa diskriminim!

SYRIZA një parti e re për tu marrë shembull! Alternativë reale e të majtës moderne. Suksese punimeve të kongresit te dytë të saj!

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vetëvrasja në Shëngjergj, arrestohen dy persona

Posted: 14 Oct 2016 02:50 AM PDT

policia-makinatNë lidhje me ngjarjen e ndodhur një javë më parë në Shëngjergj, ku është gjendur i vdekur shtetasi Besnik Pudja, Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e personave të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

19-vjeçari Alges Liçi dhe 30-vjeçari Dritan Buzo, të dy banues në Tiranë janë arrestuar, ndërkohë që është bërë shpallja në kërkim e shtetasit me iniciale H. D., 47 vjeç.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë për arsye se dyshohet të kenë qenë të pranishëm në ngjarjen ku mendohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja. Nga hetimet e kryera, këta dy shtetas kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe janë përpjekur ta fshehin atë. Në atë ngjarje, dyshohet se shtetasi Alges Liçi ka mbetur i plagosur në krah nga predha e cila ka dalë nga arma që ka sjellë vdekjen e shtetasit Besnik Pudja.

Shpallja në kërkim e shtetasit H. D. është bërë për arsye se ky shtetas dyshohet se në bashkpunim me shtetasin Besnik Pudja kanë kultivuar kanabis.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

SKENARI I MOSKËS PËR “TË KAPUR” EUROPËN LINDORE?

Posted: 14 Oct 2016 02:48 AM PDT

Putin Views Russian Arms On Display At ExpoSipas një raporti të publikuar sot nga një grup kërkimor privat në Shtetet e Bashkuara, Rusia ka nisur një fushatë me masa të fshehta ekonomike dhe politike për të manipuluar pesë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të diskredituar modelin liberal-demokratik të Perëndimit dhe për të dëmtuar marrëdhëniet ndëratlantike. Në raport thuhet se Moska është përpjekur të bëjë për vete një numër politikanësh që kanë simpati për Rusinë.

Sipas raportit, një ndër qëllimet e Rusisë është që, me anë të këtyre politikanëve, të dominojë tregjet e energjisë dhe sektorë të tjerë ekonomikë si dhe të minojë masat kundër korrupsionit, për të ndikuar mbi qeveritë e vendeve si Bullgaria, Hungaria, Letonia, Serbia dhe Sllovakia.

"Në disa vende, – thuhet në raport, – ndikimi rus është përhapur aq shumë, saqë po sfidon stabilitetin kombëtar dhe orientimin perëndimor të vendit, së bashku me stabilitetin euroatlantik".

Raporti është fryt i një studimi 16-mujor nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington dhe Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje.

Studimi titullohet: "Skenari i Kremlinit: Si duhet kuptuar ndikimi rus në Evropën Lindore dhe Qendrore". Botimi i tij përkon me një debat të paprecedent në Shtetet e Bashkuara rreth pikëpyetjeve se, a po përpiqet Rusia të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale me sulme kibernetike dhe me publikimin e emailave të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton. Fushata e zonjës Clinton ka thënë se Kremlini po përpiqet të ndihmojë republikanin Donald Trump për të fituar zgjedhjet.

Të premten, qeveria amerikane për herë të parë akuzoi zyrtarisht Rusinë për hakerim të Partisë Demokrate. Presidenti rus Vladimir Putin i hodhi poshtë akuzat.

Të dielën, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha televizionit shtetëror rus se Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar armiqësinë ndaj Moskës. Ai u ankua se NATO-ja vazhdon të lëvizë infrastrukturë ushtarake pranë kufijve të Rusisë me vendet e Evropës Lindore.

Zyrtarët amerikanë thanë se pajtohen me konstatimet e raportit mbi përfshirjen e Rusisë në Evropën Lindore.

Një prej tyre tha se aktivitetet e Rusisë përfshijnë rryshfetet, propagandën dhe dezinformimin, për të minuar kundërshtarët dhe për të dobësuar institucionet perëndimore.

Sipas raportit, aktivitetet e Rusisë përfshijnë projektet gjigante, të tilla si kontrata prej 12.2 miliardë eurosh për të ndërtuar dy reaktorë të rinj bërthamorë në Hungari. Kushtet e kontratës janë të errëta, por ato synojnë të kultivojnë biznesmenë pro-Moskës, të cilët më vonë fitojnë poste politike dhe mbrojnë interesat e saj.

Në Bullgari, – thuhet në raport, – prania ekonomike e Rusisë është aq e fortë, sa që vendi rrezikon mjaft të kapet nga Rusia.

Qeveri si ajo e Hungarisë dhe Greqisë, – thotë raporti, – simpatizojnë hapur Putinin dhe si pasojë, në Evropën Perëndimore dhe Qendrore është krijuar një kolonë e pestë, e cila e dobëson përgjigjen perëndimore ndaj agresionit rus.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com) / VOA

Frikë nga Mehmet Shehu? CIA: Enver Hoxha aplikoi për vizë franceze në 1954

Posted: 14 Oct 2016 02:30 AM PDT

mehmetGazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një faksimilje të rrallë të CIA-s. Në dokumentin e deklasifikuar të CIA-s, thuhet se Enver Hoxha ka aplikuar për vizë në ambasadën franceze në vitin 1954. Po përse?

Ja çfarë shkruan studiuesei Armand Plaka në hulumtimin e tij

mehmeËshtë përfolur shumë se sidomos në fillimvitet pesëdhjetë, Enver Hoxha mund të jetë ndjerë i kërcënuar nga "konkurrenca" që i bënte Mehmet Shehu dhe shumë burime konfirmojnë se Shehu në atë kohë ishte në fakt i preferuari i Moskës dhe lideri real i Shqipërisë, duke lënë në hije dhe vetë Sekretarin e Partisë.

Teza në fjalë është pohuar e kundërshtuar nga shumë studiues e protagonistë të kohës, por asnjëherë nuk na kishte shkuar ndërmend se për Hoxhën, mund të kishte pasur një urdhër arresti apo dhe që madje të ishte arrestuar ndërkaq, ose që ai të ishte ndjerë i kërcënuar në atë masë, saqë të kishte çuar ndërmend ndonjëherë largimin, duke kërkuar azil politik në ndonjë vend perëndimor, në mënyrë që t'i shpëtonte i sigurt raprezaljeve të Shehut, i cili në atë kohë njihej ndërkaq me nofkën "kasapi i kuq" nga media perëndimore, falë "bëmave" të tij.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë një dokument (i deklasifikuar qysh në vitin 2005) i CIA-s amerikane i vitit 1954, nga i cili mësojmë se tashmë në zyrat e saj kishte mbërritur lajmi se Enver Hoxha ishte arrestuar e se ai kishte aplikuar edhe për vizë franceze. Dokumenti në fjalë i sjelle per here te pare per publikun shqiptar, megjithëse i deklasifikuar, nuk arrin dot të na japë dot emrin, apo burimin e lajmit, por shihet qartë se CIA ishte e interesuar rreth këtij lajmi dhe se do të punonte deri në sqarimin e plotë të tij.

hoxha-2Më konkretisht, në dokumentin e deklasifikuar të CIA-s shkruhet: Në përgjigje të kërkesës sonë për konfirmimin e lajmit, ku raportohet arrestimi i Enver Hoxhës dhe aplikimi për t'u pajisur me vizë franceze, kërkesë e cila ishte bazuar në kabllogramet e referuara, (emri paraqitet i fshirë) na informoi si më poshtë: "Ne e kemi parë informacionin tuaj dhe nuk do hezitojmë t'ju informojmë, nëse Enver Hoxha ka aplikuar për vizë franceze". Asnjë përgjigje nuk është marrë ndërkohë nga (emri paraqitet i fshirë).

Vetë emri i Shehut në dokumentin e CIA-s nuk na shfaqet askund, por nëse e njeh mirë situatën, menjëherë e kupton se kjo aty të çon. Është pikërisht viti kur Shehu sapo ishte emëruar Kryeministër dhe besohet se ishte në zenitin e fuqive të tij.

hoxha-3Nga e gjitha ajo çka na dëshmon historia jonë zyrtare e ajo jozyrtare, mund të pohojmë se është hera e parë që qarkullon një informacion i tillë, duke dalë në dritë si një risi, pavarësisht faktit se shumë pak gjasa ka që të ketë qenë i vërtetë. Rreth tre dekada më vonë, vetë Shehu do të pësonte një fund tragjik, dilema e të cilit vërtitet mes vrasjes e vetëvrasjes, e rrethuar me plot pikëpyetje të tjetra.

Në një tjetër aspekt, na shfaqet një lloj turbullire nga ana e CIA-s amerikane në atë kohë, në lidhje me depërtimin e lajmeve të cilat kishin një bazë shumë të ulët besueshmërie. Shumëkush sot mund të thotë se ndoshta pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja për të cilën Hoxha nuk e fali kurrë Shehun, por një llogjikë e thjeshtë të thotë se pse duhet të priste Hoxha aq shumë vite për të eliminuar Shehun, kur pas viteve pesëdhjetë, pushteti në duart e tij ishte mëse i sigurtë.

hoxha-4Të gjithë e dimë se diktatori shqiptar ishte në gjendje të të zhdukte nga faqja e dheut edhe nëse kishe tentuar të bëje shumë më pak se akti i sipërpërmendur. Sidoqoftë, më poshtë faksimlja e dokumentit të CIA-s amerikane në vitin 1954.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Forumi i Biznesit Serbi-Shqipëri, Rama: Kufijtë t’i kthejmë në ura që na bashkojnë

Posted: 14 Oct 2016 02:20 AM PDT

vucic-rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri që po mbahet në Nish, deklaroi se dy vendet duhet t'i kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë.

"Është e nevojshme t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime", tha Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se sfida më e madhe e Shqipërisë dhe Serbisë është të vënë administratën në funksion të bizneseve.

"Sfida jonë më e madhe nuk është që të bëjmë bizneset bashkë, por si ta përçojmë te administrata. Administrata duhet vënë në funksion të bizneseve. Të sillemi me njëri-tjetrin si nesër në BE", u shpreh Rama.

Më herët kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Serbisë për ndërprerjen e vizitës së homologut të tij, Edi Rama pas deklaratës për pavarësinë e Kosovës.

"Respektoj çdo parti politike, por nuk kam asnjë përgjigje sepse çdokush ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë, sepse nuk mund ta bëjmë këtë për Evropën Perëndimore, Amerikën dhe vende të tjera që kanë njohur Kosovën", reagoi Vuçiç.

Duke folur për televizionin publik serb, Vuçiç theksoi: "Rama është një mik i nderuar i Serbisë dhe do të nderohet dhe respektohet në Nish", ku nis forumi i biznesi shqiptaro-serb.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

7 veçori të sistemit arsimor japonez që e bëjnë këtë komb zilinë e botës

Posted: 14 Oct 2016 02:00 AM PDT

Populli japonez është i njohur për inteligjencën, shëndetin e fortë dhe edukatën. Por pse ky komb është kaq i veçantë dhe i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës? Përgjigja qëndron tek sistemi i tyre arsimor.

1. Sjellja përpara njohurive

1

Në shkollat japoneze nxënësit nuk bëjnë provime deri në klasë të katërt (10 vjeç). Ata ushtrohen vetëm në teste të vogla. Besohet se qëllimi për 3 vitet e para të shkollës nuk është të gjykohen njohuritë ose të mësuarit e fëmijës, por të krijohet një sjellje e mirë për të zhvilluar karakterin e tyre. Fëmijët mësohen të respektojnë njerëzit e tjerë dhe të jenë të butë me kafshët dhe natyrën. Ata gjithashtu mësojnë se si të jetë zemërgjerë, të mëshirshëm, dhe të ndjeshëm.

2. Viti akademik nis më 1 prill

2

Ndërsa shumica e shkollave dhe universiteteve në botë e nisin vitin akademik në shtator ose tetor, në Japoni është muaji prill që shënon fillimin e kalendarit akademik. Dita e parë e shkollës shpesh përkon me një nga fenomenet më të bukuar natyrore – kohën e lulëzimit të qershive. Viti akademik është i ndarë në 3 simestre: 1 prill – 20 qershor, 1 shtator – 26 dhjetor dhe 7 janar – 25 mars. Nxënësit japonezë bëjnë 6 javë të pushimeve gjatë verës. Ata gjithashtu pushojnë dy javë në dimër dhe pranverë.

3. Shumica e shkollave japoneze nuk kanë pastrues. Nxënësit i pastrojnë vetë ambientet e tyre

3

Në shkollat japoneze, nxënësit duhet t'i pastrojnë vetë klasat, kafenetë, madje edhe tualetet. Gjatë pastrimit nxënësit ndahen në grupe të vogla dhe detyrat mes tyre vendosen me rotacion gjatë vitit shkollor. Sistemi arsimor japonez beson se duke u kërkuar nxënësve të pastrojnë vetë ambientet e tyre, i ndihmon ata të punojnë në grup dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

4. Në shkollat japoneze dreka është e caktuar në menu standarde që konsumohen në klasë

4

Sistemi i arsimit japonez sigurohet që nxënësit të hanë ushqime të shëndetshme dhe vakte të balancuara. Në shkollat fillore dhe gjimnazet publike, dreka për studentët është e gatuar sipas një menuje të standardizuar jo vetëm nga shefa të kualifikuar kuzhine, por edhe nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Të gjithë nxënësit e konsumojnë drekën në klasën e tyre së bashku me mësuesin. Kjo ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje pozitive mësues-nxënës.

5. Seminaret pas shkolle janë shumë popullore në Japoni

5

Në mënyrë që të sigurojnë një shkollë të mirë të lartë, shumica e nxënësve japonezë hyjë në një shkollë përgatitore ose marrin pjesë në studime private pas-shkollore. Mësimi në këto shkolla zhvillohet në mbrëmje. Të shohësh grupe fëmijësh të vegjël që kthehen nga kurset e tyre jashtë programit vonë në mbrëmje, është një gjë shumë e zakonshme në Japoni.

6. Pothuajse të gjithë studentët duhet të veshin uniformë në shkollë

6

Pothuajse të gjitha shkollat kërkojnë nga nxënësit të veshin uniformën. Ndërsa disa shkolla kanë veshjen e tyre, uniforma tradicionale e shkollës japoneze përbëhet nga një stil ushtarak për djemtë dhe një veshje e stilit marinar për vajzat. Uniforma ka për qëllim të rrafshojë diferencat sociale mes nxënësve. Përveç kësaj, veshja e uniformës së shkollës ndihmon për të nxitur një ndjenjë komunitare mes fëmijëve.

7. Një test i vetëm vendos të ardhmen e tyre

7

Në fund të gjimnazit, nxënësit japonezë duhet t'i nënshtrohen një provimi shumë të rëndësishëm që përcakton të ardhmen e tyre. Një nxënës ka të drejtë të zgjedhë një kolegj ku do të donte të ndiqte studimet e lata, dhe kolegji ka një kërkesë të caktuar rezultati. Nëse studenti nuk e arrin këtë rezultat, ai nuk mund të shkojë në kolegj. Konkurrenca është shumë e lartë – vetëm 76% e të diplomuarve  vazhdojnë arsimimin e tyre pas shkollës së mesme. Nuk është çudi pse periudha e përgatitjes për hyrjen në institucionet e arsimit të lartë është mbiquajtur “provimi i ferrit".

S.M

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Meta: Penalizim maksimal atyre që tentojnë të blejnë votën

Posted: 14 Oct 2016 01:54 AM PDT

meta1Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka marrë pjesë në seminarin "Pavarësia e organeve të menaxhimit zgjedhor". Në fjalën e mbajtur kreu i Kuvendit deklaroi se janë disa sfida imediate për të përmirësuar procesin zgjedhor në vendin tonë. Ai përmendi disa nga problemet në vend që nga blerja e votës e deri të fotografimi i saj.

"Për fat te keq kemi për tu dhënë një zgjidhje përfundimtare fenomeneve që ekzistojnë, por nuk janë dominuese. Penalizim për blerjen e votës, penalizimim maksimal të atyre që synojnë të bëjnë fotografimin e votës. Penalizimin maksimal të gjithë atyre që synojnë kontrollin e votës nëpërmjet presioneve të ndryshme.

Që nga përpjekja për të shantazhuar me mbajtjen dhe premtimin e një vendi pune dhe për më keq me shantazhe të ndryshme ndaj punonjësve të administratës publike", deklaroi Meta.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kapet i riu, udhëtonte me armë në makinë drejt Peshkopisë

Posted: 14 Oct 2016 01:48 AM PDT

diberQarkullonte me armë në makinë drejt qytetit të Peshkopisë, arrestohet nga policia. Kjo e fundit ka bërë të ditur se ka ndaluar automjetin tip Opel DI 48 83 A, që drejtohej nga shtetasi Jetmir Basha, 28 vjeç, banues në Deshat të Njësisë Administrative Kastriot. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë "TT", me 8 fishekë.

"Shërbimet e Policisë Dibër bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në aksin rrugor rural Kastriot-Peshkopi  një shtetas po qarkullonte  për në drejtim të qytetit të Peshkopisë me automjetin e tij dhe me armë zjarri me vete, menjëherë kanë organizuar një pikë kontrolli në  këtë aks rrugor. Në përfundim të veprimeve të para proceduriale është bërë arrestimi në flagrancë i  shtetasit Jetmir Basha për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  dhe e municionit".

Policia po vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale si dhe të arsyes së lëvizjes me armë pa leje në drejtim të qytetit të Peshkopisë.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Has, aksidentoi për vdekje një 47-vjeçar, në pranga autori

Posted: 14 Oct 2016 01:35 AM PDT

policia-kukesPolicia e Kukësit ka arrestuar një 36-vjeçar i cili dyshohet se ka aksidentuar për vdekje një shtetas. Në pranga ka rënë Astrit Shuti, 36 vjeç, banues në fshatin Branog, Has, pasi në vendin e quajtur "Karburant Xhaferri," në fshatin Vranisht, duke drejtuar mjetin tip "Ford Fokus", me targë HS 1383 A,  ka aksidentuar për vdekje shtetasin F.C., 47 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Has. Autori më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

“Fiks Fare”: Përplasjet KOKSH-Federatë, shkaku i dështimit në Rio 2016

Posted: 14 Oct 2016 01:29 AM PDT

bezhaniEkipi që përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën “RIO 2016”, pati shumë probleme, që nga mos regjistrimi i sportistëve në garë, deri tek mungesa e kostumeve. Gjithçka duket se ndodhi për shkak të përplasjes mes kreut të KOKSH-it me kreun e Federatës së Peshëngritjes, pasi që të dy duket se do të garojnë për kreun e KOKSH-it.

Olimpiada RIO 2016 ka përfunduar, por la pas shumë skandale për drejtuesit dhe sportistët shqiptarë. “Fiks Fare” sjell problemet e delegacionit, nga mungesa e parakalimit në ceremoninë hapëse të peshëngritëses Evagjeli Veli, tek debatet mes Briken Çaljes dhe Viron Bezhanit, e deri te mosregjistrimi në garë i notarit Sidni Hoxha.

Gazetarët pritën ekipin në Rinas, ndërsa stafi pranoi se kishte bërë edhe pushime. Ata thanë se ekipi ishte kompakt, por gjatë një bisede me kamerë të fshehtë me presidentin e KOKSH, Viron Bezhani, dolën në pah shumë prej skandaleve.

Bezhani: Nuk e di çfarë brekësh vesh atletika. Shkela ligjin që lejova Gjozajn të parakalonte me ekipin
Bezhani pranoi me zë dhe figurë se Elez Gjoza, Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, do që t’i marrë postin. Ai tregon edhe për problemet me kostumet. Thotë se nuk mund t’i qepte me shpejtësi një kostum Velit.

Për Evagjeli Velin thotë se e kanë marrë nga rruga dhe, megjithëse zuri vendin e 8, ishte shumë e dobët. Për Luiza Gegën thotë se i ka plotësuar të gjitha kushtet, i ka paguar udhëtimet në Kenia, si dhe kushtet e stërvitjes në Elbasan dhe Korçë. Ai tha se nuk është detyra e tij që t'i mundësojë pengesa apo gropë me ujë Luizës, duke ia deleguar këtë përgjegjësi Federatës së Atletikës. “Unë nuk e di se çfarë brekësh vesh atletika” tha Bezhani.

Ai pranoi se në RIO ka pasur edhe mbyllje dere, duke iu referuar ngjarjes mes Elez Gjozës (Presidentit të Peshëngritjes) dhe Leonard Toskës (trajnerit të Briken Çaljes). “Ata janë zënë dhe kur i shikoj në Tiranë, ishin krah për krah” thotë Bezhani. Ai “kërcënoi” babain e notarit Sidni Hoxhës se do e padisë në prokurori.

Briken Çalja: Në Rio, 30 ditë me 200 USD në xhep
Gazetarët e “Fiks Fare” folën me disa protagonistë në RIO 2016. Peshëngritësi Briken Çalja thotë se mori vetëm nga 200 euro pare xhepi. Fiksi transmetoi procesverbalin, ku Brikeni firmos marrjen e këtyre parave. Ai thotë se nuk i bënte kostumi kur do të garonte, ndërsa shton se nuk ka marrë bursë.

Për të gjithë këto probleme akuzon kreun e KOKSH, Viron Bezhani. “Unë nuk jam kokë turku. Përfaqësoj veten dhe familjen time. Nuk më intereson se kush do të bëhet kreu i KOKSH” tha për “Fiks Fare”, Briken Çalja.

Sahit Prizreni: Ika me Australinë se më përzunë
Gazetarët biseduan me një tjetër sportist, mundësin Sahit Prizreni, i cili në RIO ishte në ekipin australian: Ika se më përzunë. Garova për Australinë se s’më dhanë bursë në Shqipëri. Ai shton se bursa në peshëngritje ishte për një mundës që nuk është as kampion në Shqipëri dhe se Federatën e Mundjes, me ndihmën e politikës, pritet ta marrë Arben Ndoka, deputeti me precedentë penalë.

Luiza Gega: Kushtet e stërvitjes më dëmtuan
Një tjetër sportiste që foli për kamerën e Fiksit ishte edhe atletja Luiza Gega. Ajo thotë se kushtet e stërvitjes ndikuan në dëmtimin para olimpiadës. “Nuk kisha pengesa, ujë për gropë. Në fillim të vitit i bëra një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku i kërkova rreth 25 mijë euro. Nuk mora asnjë përgjigje…” thotë Luiza.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :