Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Mbetjet, Nishani: Presidenti do flasë i fundit, por interesi i qytetarëve duhet të prevalojë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Mbetjet, Nishani: Presidenti do flasë i fundit, por interesi i qytetarëve duhet të prevalojë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Mbetjet, Nishani: Presidenti do flasë i fundit, por interesi i qytetarëve duhet të prevalojë

Posted: 03 Oct 2016 02:44 AM PDT

Bujar-Nishani-1Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin kosovar Hashim Tahçi, presidenti Buajr Nishani është pyetur në lidhje me ligjin e mbetjeve. Nishani bëri me dije se do të zhvillojë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile dhe pas kësaj do marrë një vendim nëse do ta kthejë ose jo ligjin.

"E sigurt që do të ketë një qëndrim, por presidenti do të flasë i fundit. Aktualisht specialistët dhe këshilltarët juridik janë duke punuar. Po konsultohen me Shoqërinë Civile dhe është shumë e rëndësishme që çështje të tilla madhore që lidhen me interesat e qytetarëve t’i fokusojmë në rrugën e zgjidhjes së këtij interesi. Prevalon interesi publik", tha Nishani.

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

10 kuriozitete në një gotë verë

Posted: 03 Oct 2016 02:00 AM PDT

Që kur e pimë? Si vlerësohej një herë e një kohë? Ç'lidhje ka me vikingët? Vërtetë të zgjat jetën? Nëse vlen shprehja latine “in vino veritas”… ja 10 kuriozitete historike dhe shkencore për verën.

1

1. ËSHTË SHUMË MË E LASHTË NGA SA MENDOHEJ. Kur mendon për verën në histori, e para gjë që të vjen në mendje janë bankete e lavdishme të perandorëve romakë. Por në kohën e atyre vakteve të bollshme, vera ishte prej kohësh një pije antike; në disa fragmente qeramike të zbuluara në një fshat neolitik në malet Zagros në Iran, që daton 7000 vjet më parë, janë gjetur mbetje të rrushit të presuara dhe konservuara.

2

2. ISHTE NJË SPECIALITET KAUKAZIAN. Rreth 300 km në veri të maleve Zagros, në fshatin armen Areni, arkeologët kanë gjetur një mjet që përdorej për shtypjen e rrushit, fuçi fermentimi, kavanoza dhe gota që përdorshin për verën tashmë prej 4000 vjetësh.

3

3. EKZISTON QË NGA PËRJETËSIA SEPSE ËSHTË E LEHTË PËR T'U BËRË. Sekreti i jetës së gjatë të verës duket se lidhet me lehtësinë me të cilën ajo përftohet. Vilet rrushi, shtrydhet lëngu, lihet të fermentohet në mënyrë nbatyrale dhe vera e lashtë është gati.

4

4. DIKUR VLERËSOHESHIN TË ËMBLA. Ata që preferojnë verë me shije të athët, do të qëndronin në hije nëse do të merrnin pjesë në një degustim 5.000 vjet më parë. Një studim i vitit 2008 për verën në fshatrat e lashta të Azisë neolitike doli në përfundimin se dikur ëmbëlsia ishte një nga gjërat që vlerësohej më shumë tek kjo pije. Dhe ishte kjo karakteristikë që kishte lehtësuar përhapjen e saj aq të madhe.

5

5. ËSHTË NJË PRODUKT EUROPIAN. Në vitin 2015, më tepër se 60 për qind e verës botërore prodhohej në vendet e Bashkimit Europian. Në vendin e parë atë vit qëndronte Italia, në vend të dytë Franca dhe në të tretin Spanja.

6

6. PSE BËHET ME RRUSH? Rrushi është fruti ideal për prodhimin e verës, sepse përmban sasinë e duhur të ujit, sheqeri, acideve dhe tanineve (komponentë që përfshihen në lëkurë apo farat e frutave), të nevojshme për procesin e fermentimit. Falë këtij ekuilibri të përsosur, tharmet shumohen duke bërë që sheqernat të zbërthehen në alkool dhe dyoksid karboni.

7

7. KËRCËNOHET NGA NDRYSHIMET KLIMATERIKE. Rajone të lidhura tradicionalisht me prodhimin e verës janë duke u bërë shumë të nxehta për të respektuar ritmet delikate të të korrurave, ndryshimi i të cilit mund të ndikojnë në prodhimin e gjithë vitit. Një studim i publikuar në mars 2016 në Nature Climate Change, ka vënë në dukje se si pasojë e ndryshimeve klimaterike, rrushi piqet para kohe edhe në kushtet e një vere të lagësht (e cila zakonisht vonon të korrat). Në të kundërt, vendet ku deri pak kohë më parë prodhimi i verës do të kishte qenë i paimagjinueshëm, të tilla si Anglia, Suedia apo Norvegjia, tani kanë një sektor të konsoliduar të verës (foto, shkencëtarët janë duke studiuar ndikimin e ngrohjes globale mbi një hardhi ).

8

8. ARMIKU I SAJ MË I MADH U IMPORTUA. Daktulosphaira vitifoliae, një insekt që ha rrënjët e hardhisë, u importua në Europë nga Amerika e Veriut në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Hardhitë amerikane ishin rezistente ndaj sulmeve të këtij insekti, por jo edhe ato evropiane, që nga viti 1863 vuajtën një dëm shumë të madh që u shoqërua me një krizë ekonomike të industrisë e cila zgjati 30 vjet.

9

9. PSE VERA E KUQE SHKON ME MISHIN. Sepse taninet që e përbëjnë shkaktojë një ndjenjë “thatësie”, që kompenson ëmbëlsinë dhe lagështinë e lënë nga një biftek. Sipas një studimi amerikan, këta komponentë tipikë të lëkurës së rrushit janë në gjendje që të rivendosin ndjesinë e “gojës së thatë”, pas marrjes së ushqimeve me yndyrë.

10

10. NJË GOTË NË DITË TË ZGJAT JETËN? Nuk duhet të shpejtohemi. Roli i resveratrolit, një antioksidant që gjendet tek vera e kuqe (por edhe tek çokollata e zezë dhe manaferrat), ende nuk është plotësisht i qartë. Përfitimet antioksidante të atribuara kësaj substance nuk kanë gjetur ende prova të mjaftueshme shkencore dhe rolin mbrojtës për shëndetin kardiovaskular. Por nga ana tjetër, alkooli i pranishëm në verë është një substancë kancerogjene dhe përfitimet e pakta që mund të kemi nga anitoksidanti i verës mund t'i përfitojmë fare mire me një jetë të shëndetshme pa duhan, duke ndjekur një dietë korrekte dhe veprimtari fizike.

S.M

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Konferenca me Thaçin, Nishani: Shqipëria do ta mbështesë gjithmonë Kosovën

Posted: 03 Oct 2016 01:54 AM PDT

thaci-nishani1-655x356Pas takimit të zhvilluar me presidentin Hashim Thaçi, Nishani ka mbajtur edhe një konferencë për mediat. Nishani theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë forcuar edhe më shumë falë bashkëpunimit në disa fusha, si arsimi, bujqësia etj.

“Në takimet që patëm përcollëm gjithçka që Shqipëria dhe Kosova kanë arritur. Shprehim respektin dhe mirënjohjen për kontributin e presidentit Thaçi për Kosovën, për shtetin më të ri të rajonit, i cili po ecën më ritme shumë të shpejta.

Vlerësuam me nota pozitive dinamikën e bashkëpunimit, ku një rol të përbashkët kanë luajtur edhe takimet e përbashkëta mes dy shteteve. Thaçi ka luajtur një rol kyç dhe domethënës për konsolidimin e këtyre takimeve mes vendeve.

Shqipëria do të mbështesë integrimin e Kosovës në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Procesi i integrimit të Kosovës do të konfirmojë dimensionin e lirisë”, deklaroi ai.

Ndërsa presidenti Thaçi theksoi se ka besim të plotë se Shqipëria do të jetë zëri shtesë i Kosovës.

“U jam shumë mirënjohës, e njoh dhe e vlerësoj shumë kontributin tuaj. Kam besim të plotë se Shqipëria do të jetë zëri shtesë i Kosovës. Ne jemi në rrugë të mbarë dhe do të plotësojmë njëri tjetrin në rrugën tonë euroatlantike. Inkurajojmë qeveritë e dy vendeve të rrisin angazhimet. Shoh vullnet dhe gatishmëri”, tha Thaçi.

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Veliaj: Çështja e strehimit prioriteti ynë, do rrisim buxhetin

Posted: 03 Oct 2016 01:41 AM PDT

Erion-Veliaj-ne-Keshillin-BashkiakKryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë pjesë sot në konferencën me temë “Strehimi për të gjithë”. Në fjalën e mbajtur Veliaj deklaroi se strehimi është hapi kryesor për të dalë nga varfëria.

Ai bëri me dije se Bashkia e Tiranës në buxhetin e vitit tjetër do të akordojë 1 milion dollarë për të zbutur kreditë për familjet e reja për blerjen e apartamenteve duke zbutur 1200 kredi.

"Eficenca e strehimit social është zgjidhja më e mirë. Çështja e strehimit prek 1/3 e zonës urbane. Sfidat për gjenerim urban e infrastrukturë. Po shohim çështjen e strehimit me shumë seriozitet. Një familje që nuk e ka dramën e strehimit ofron shumë më shumë. Synojmë strehim dinjitoz dhe infrastrukturë moderne. Strehimi është paja dhe investimi më i mirë për të dalë nga varfëria. Ne po eksplorojmë disa opsione si marrëdhënia partneritet publik privat.

Ne ofrojmë tokë për ndërtim banesash sociale. Dua të theksoj se strehimi dinjitoz është bileta për të dalë nga varfëria. Në tetor do të kalojmë planin e ri urbanistik dhe duam që në buxhetin e vitit tjetër të lëmë 1 milion dollar për të zbutur kreditë për familjet e reja për blerjen e apartamenteve duke zbutur 1200 kredi”, deklaroi ai.

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përmet, mjeti përplas kalimtarin; vdes 55-vjeçari

Posted: 03 Oct 2016 01:31 AM PDT

Aksidenti ne Lezhe-Milot 1Mjeti përplas kalimtarin, humb jetën rrugës për në spital 55-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugorë Këlcyrë–Përmet, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Bual”.

Sipas policisë  mjeti tip "Mitsubish" me targë APM4125, me drejtues shtetasin Fatmir Mehmeti, 41 vjeç, banues në Përmet, ka goditur shtetasin A.Dh, 55 vjeç, banues në fashtin Bual, Përmet, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës ku po transportohej për në spital.

Ndërkaq, policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor “.

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Konflikti në Siri, BE u bën thirrje palëve që të lejojnë kalimin e ndihmave

Posted: 03 Oct 2016 01:19 AM PDT

AL-QARYATAYN, SYRIA. APRIL 7, 2016. Destroyed building in the town of Al-Qaryatayn that has recently been liberated from ISIS militants. Valery Sharifulin/TASS Ñèðèÿ. Ýëü-Êàðüÿòåéí. 7 àïðåëÿ 2016. Ðàçðóøåííûå äîìà íà îäíîé èç óëèö ãîðîäà, îñâîáîæäåííîãî ñèðèéñêîé àðìèåé îò áîåâèêîâ ÈÃ. Âàëåðèé Øàðèôóëèí/ÒÀÑÑ

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje palëve të konfliktit në Aleppo që të lejojnë kalimin e ndihmave humanitare si dhe të lejohet evakuimi i të plagosurve.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini dhe komisioneri europian për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides, kanë bërë një deklaratë të përbashkët në lidhje me problemet që po hasen në Aleppo të Sirisë.

Në deklaratë është tërhequr vëmendja se në lindje të Aleppos civilët po përballen më mungesën e ushqimeve dhe të mungesën e ilaçeve për të sëmurët.

BE ka vendosur në veprim paketën e ndihmës emergjente prej 25 milionë eurosh për ofrimin e mbështetjes për produktet mjekësore, ujë dhe ushqime në Aleppo. .

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, thyen orenditë e banesës dhe dhunon vëllain; në pranga 34-vjeçari

Posted: 03 Oct 2016 01:10 AM PDT

Dhune 2Dhunë e përsëritur dhe kanosje për vrasje, ishte jeta e një 27-vjeçari, banues në Tiranë. Ai dhunohej nga vëllai i tij më i madh, shtetasi Aleksandër S., 34 vjeç, i cili  është arrestuar nga policia. Aleksandri, ka shkuar në banesë dhe gjatë një konflikti ka thyer orenditë shtëpiake.

Ai nuk është mjaftuar me kaq, por ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, vëllain e tij. Situata ishte bërë e padurueshme, e për pasojë, 27-vjeçari vendosi që ta denoncojë atë në polici. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka thënë se dhunohet vazhdimisht nga Aleksandri dhe se ai përbën një rrezik në familje.

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kim Kardashian grabitet me armë në Paris, i merren miliona euro

Posted: 03 Oct 2016 01:07 AM PDT

_91495558_reuters_kimKim Kardashian është grabitur në Paris nga të paktën dy burra, të cilët ishin veshur si policë. Lajmi bëhet i ditur nga policia franceze dhe konfirmohet nga zyra e shtypit e 35-vjeçares.

Një zëdhënës i policisë deklaroi se 35-vjeçares i janë vjedhur kryesisht bizhuteri, të cilat kapin vlerën e disa miliona eurove. Grabitja ka ndodhur në orën 03.00 me kohën lokale. Zëdhënësi i Kim theksoi se ajo është tronditur shumë, por nuk është dëmtuar fizikisht. Ndërsa raportohet se askush tjetër nuk është lënduar gjatë grabitjes.

Ina Treciokas tha për CNN se grabitja është kryer nga dy persona të maskuar. Mirëpo, dëshmitarë pohojnë se ishin 5 grabitës.

Bashkëshorti i saj, Kanye West, po jepte shfaqje në "Meadows Music and Arts Festival" në Nju Jork kur ka ndodhur ngjarja. Ai e ka ndërprerë menjëherë koncertin e tij, duke i thënë publikut: "Më vjen keq, por kam një çështje urgjente familjare. Duhet ta mbyll këtu spektaklin".

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pogradec, vdes foshnja 2 ditëshe, procedim penal mjekut pediatër

Posted: 03 Oct 2016 01:06 AM PDT

10_big-655x356Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht një mjek pediatër për veprën penale "Mjekimi i pakujdesshëm". Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit  N.E, 52 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë mjek pediatër për fëmijët e porsalindur.

Burimet zyrtare të policisë lokale, raportojnë se procedimi ndaj mjekut filloi pasi, dje në Maternitetin e Pogradecit, ka ndërruar jetë një foshnjë dy ditëshe e gjinisë mashkull.

Babai i foshnjës, shtetasi A.H, 33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte, pretendon se vdekja e tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.

Policia thotë se nga këqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore  Tiranë.  Policia po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec, për veprën penale  "Mjekimi i pakujdesshëm".

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Grabiti me dhunë efektivin e policisë, në pranga autori i dytë

Posted: 03 Oct 2016 12:58 AM PDT

grabitje (3)Grabiti me dhunë punonjësin e policisë, arrestohet autori i dytë i krimit. Në pranga ka rënë shtetasi Alltan Dafku, 25 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 22 shtator 2016, në Unazën e Re, Tiranë.

Dafku, akuzohet se dhunoi dhe më pas grabiti efektivin e policisë, K. B. Ndaj grabitësit Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg".

Ngjarja ndodhi dje në afërsi të mbikalimit të “Casa Italia”, në autobusin e linjës Kamzë–Tiranë, ku efektivi K.B 22-vjeç ka marrë dëmtime të lehta dhe është shtruar në spital, për të marrë mjekime.

Policia thotë në një deklaratë për mediat se punonjësi i policisë në momentin e ngjarjes ka qenë civil ndërkohë që dy autorët e ngjarjes janë të dyshuar për disa ngjarje kriminale të tjera duke përfshirë këtu edhe grabitjen e portofolave të disa personave.

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :