Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Mbi 300 policë në operacione antidrogë në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Mbi 300 policë në operacione antidrogë në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër” plus 9 more Gazeta SHQIP


Mbi 300 policë në operacione antidrogë në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër

Posted: 21 Oct 2016 02:31 AM PDT

KANABIS (1)Ashtu siç ishte deklaruar një ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, policia e shtetit është angazhuar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksion të gjerë antikanabis të shtrirë paralelisht në disa qarqe të vendit, si Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër…

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Disa këshilla të thjeshta për të kapërcyer frikën

Posted: 21 Oct 2016 02:30 AM PDT

Ka më shumë gjasa që dikush të vdesë nga vetëvrasja, mbytja, elektriciteti apo goditja nga rrufeja. Por asnjë nga këto shifra nuk ju bën të ndiheni më të sigurt

FrikaFrika është një dukuri që asnjë qenie njerëzore nuk mund t'i shmanget. Shkenca ka studiuar shumë mbi ankthin dhe frikën, por studimet e fundit tregojnë se për të kapërcyer frikën, mjaftojnë disa këshilla të thjeshta.

Një mënhyrë për "të mbijetuar" është që njerëzit të luajnë me lojëra elektronike, si për shembull "Tetris". Ose dikush mund të ulërije për të çliruar veten në rast zemërimi apo makthi.

Megjithatë, çdo njeri mund ta nxjerrë veten nga një situatë e frikshme dhe më pas ta stërvitë veten që të mos e kujtojë më atë moment. Mësohuni t'i lini pas çastet e këqija, duke bërë që ato të ndihmojnë gjithnjë e më pak te ju.

Parashikimet e sakta pakësojnë frikën

Ka një arsye përse nuk mund ta gudulisni veten, pasi në këtë veprim, mungojnë elementet e befasisë. Truri juaj e di me saktësi çfarë do të bëjnë duart tuaja. Njerëzit janë të pajisur me aftësitë për të bërë parashikime nga përvojat e së shkuarës. Momentet më të frikshme vijnë kur parashikimet tuaja nuk përputhen me eksperiencat. "Një parashikim jo i saktë të çorienton dhe shton pasigurinë", thotë ekspertja.

 

Kjo është arsyeja përse gjërat që ju trembin me të vërtetë, sfidojnë sistemet tuaja të brendshme të pritshmërive.

Frika nuk ulet apo shtohet bazuar mbi statistika

Udhëtimi me avion do t'i trembë gjithnjë njerëzit, pavarësisht se çfarë thonë statistikat e sigurisë. Po ashtu, fluturime të tjera sportive në qiell parashikohen nga statistikat si të sigurta, nga 3.2 milionë hedhje me parashutë në vitin 2013, pati 24 viktima. Një numër statistikor shumë i ulët. Ka më shumë gjasa që dikush të vdesë nga vetëvrasja, mbytja, elektriciteti apo goditja nga rrufeja. Por asnjë nga këto shifra nuk ju bën të ndiheni më të sigurt.

Nëse doni të harroni diçka të frikshme, luani Tetris

Profesoresha e Oksfordit, Emily Holmes, ka zbuluar se nëse luani një lojë përsëritëse dhe tërheqëse si për shembull Tetris, brenda gjashtë orëve që nga çasti kur shihni diçka shqetësuese, kjo do të pakësojë peshën emocionale të kujtimit. Gjithashtu, do të reduktojë mundësinë e kthimit të kujtimit.

Por përse funksionon Tetris? "Pjesa e trurit tuaj përgjegjëse për shfrimin emocional është shumë e zënë duke parë blloqet që bien dhe duke u përpjekur të kuptojë se ku do të shkojnë format", shkruan Kerr.

Nëse keni frikë, ulërima mund t'ju ndihmojë

Në disa ambiente do ta keni të vështirë të ulërini, por në fakt, nxjerrja e frikës përmes të ulëriturit mund të ketë pasoja pozitive. Kerr thotë se ajo e lejon veten të ulërasë të paktën një herë në javë. Por përse ndihmon kjo?

Mendoni për të gjithë energjinë dhe fokusin që keni kur përpiqeni të mos bërtisni. Aktivitetet që ju japin mundësinë të çlironi veten, ofrojnë një hapësirë ku ju lini të lirë 'policinë' e kontrollit të impulsit. Mund ta aplikoni këtë mësim në rastin e frikës dhe inatit tuaj.

Njerëzit që tremben bashkë, qëndrojnë bashkë

Kërkimi nga Arthur Aron tregon se marrëdhëniet e familjeve, çifteve, miqve dhe kolegëve që tremben së bashku, mund të përmirësohen pasi marrin pjesë në një aktivitet të ri dhe entuziazmues së bashku. Kërkimi nga Universiteti i Tenesit tregon se ndjenjat intensifikohen kur përjetohen njëkohësisht me të tjerë. Frika duket edhe më e frikshme dhe lumturia edhe më e madhe. Mund t'i përdorni këto dije për të forcuar shpirtin e skuadrës.

Të folurit me vete ju ndihmon të qetësoheni

Nëse po kryeni një aktivitet të frikshëm, vizualizimi dhe të folurit me vete ju ndihmon shumë që ta kaloni frikën. Këto janë mjete ideale për t'u ndier më mirë. Ndjesia e frikës ose shqetësimi, mund të lihen lehtësisht pas, për sa kohë që mendoni se çdo gjë do të shkojë mirë dhe ia thoni vetes këto ide.

Mund ta stërvitni veten të harroni kujtimet e këqija

Një nga çastet më të frikshme të ekspertes së specializuar për këtë ndjesi nuk ndodhi në eksperimentet e saj, por në jetën e vërtetë. Ajo mbeti në ashensor midis dy kateve dhe askush nuk iu përgjigj butonit të emergjencës. Ironikisht situata bëhet edhe më e vështirë kur ajo u shpëtua. Ashensori, i prishur, ishte disa metra poshtë katit më të afërt, ndaj për këtë iu desh të kërcente duke kapur dorën e dikujt që po e ndihmonte dhe incidentet vazhduan derisa iu desh të kërcente dhe të dilte që andej.

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

NE E KEMI HASHASHIN NË TRU!

Posted: 21 Oct 2016 02:20 AM PDT

Artan Fuga

fuga-artanOre mos jemi bërë komb idiotësh ne duke parë televizor!!!

Se ndryshe si t’a shpjegoj ore burra! Gjithë vitin mbjellim hashash, pastaj e bëjmë hasha, pra e mohojmë në mënyrë zyrtare, dhe pastaj e shkatërrojmë, e fusim në burg njerëzit që e eksportojnë apo shesin hashash.

Hashash!
Hasha!
Shashka!

Po mirë mo po nuk dimë që tjetër të bëjmë veçse të prodhojmë gjëra të ndaluara ne!

Po mirë mo nuk kemi turp që ekonomia jonë, prodhon gjëra që pastaj i shkatërrojnë organet e rendit!

Ta zemë sikur Amerika të prodhojë nga NASA anije kozmike dhe pastaj policia, t’i shkatërrojë…

Ore e quajmë hashashin ne si pjesë e buxhetit apo jo mo,

Po prishet pasuria e kombit mo! Duhen dënuar ata që mbjellin hashash, por edhe ata që prishin hashashin mo! Prishin pasurinë publike mo!

Po mirë mo mirë, hajde zëre se nuk ka qeveritarë që përfitojnë prej hashashit, e bëjnë hasha hashashin, hajde se si me zemër të mirë po e pranoj rrenën e tyre, por turp mo nuk na vjen pak që polici të ne shkatërron atë që prodhon bujku mo!

Po si nuk na vjen turp mo, të fusim kokën nën batanije dhe të ulurijmë mo brenda saj!

Po kalanë e Rozafës do të vazhdojmë të ndërtojmë ne mo çdo vit dhe ta shkatërrojmë çdo vit.

Shohim lajme në televizion që kapen me hashash, mo! Sukses mo, sukses! Po turp mo nuk ka ministri i bujqësisë, i ekonomisë, i financave, që produktin e ekonomisë së tyre e prish ministri i policisë mo!

Po kjo është qeverisja mo?

Hajde Henri Cili hajde! Më thotë se nuk do të merret me politikë në ditë festash e qokash, dhe pastaj merret me propagandë në ditë të zakonshme.

Propopagandë mo, se mos po mbjell hahahahhashash!

Ne mbjellim hashash me shkollë të lartë mo!

Ore budallajo, a nuk thua shyqyr që prindërit mbjellin hashash mo, që t’u japin ca lekë kalamajve të vijnë të paguajnë masterat mo, se kemi ngel pa studentë mo! E po ngelëm pa studentëe mo, ngelim dhe pa rroga mi!

Pastaj me ato lekë mo, ngremë dhe media mo, dhe me ato media mo, lëvdojmë edhe politikën ekonomike të hashashit mo. Dhe ata prodhojnë hashash, pastaj, përsëri me lekët e hashashit…. Cikël ekonomik mo, as ciu as viu… Violinë mo fare! Mo!

Ore mos jemi bërë komb idiotësh ne!

Hajde vallja rrotullo, mo, si mendja kur pi hashash. Budalla je ti mo? – që nuk kupton më bërtet te veshi Qenan K.-ja.

Njera ministri prish punën e tjetrës mo!

Kjo është racionale mo?

Dhe pastaj hamë hashash nga ajri, mbjellim hashash, kapim hashash, shkatërrojmë hashash, pimë hashash, bëjmë lajme me hashash, bëjmë politikë me hashash, opozitë me hashash,

Ne e kemi hashashin në tru mo!

U pika që nuk më bie se nën çfarë qeverisje jetoj!

Mua mo mua të më bjerë, që mendoj sikur pi hashash, se qeverisja mirë e ka mo, rrotaxhile, vjen rrotull, mo, mbjell hashash dhe prish hashash.

Katundari mbjell hashash, pastaj paguan taksa për shtetin, pastaj shteti paguan policë që ta prishin hashash, po kjo është për të vënë kujën mo, jo për të qarë mo jo, se ata që bijnë hahahashash, nuk qajnë po qeshin, mo, hahahahahaha, ha hashash, pi hashash, kap hashash, bluaj hashash,

Cfarë diskutoni të enjten në televizionin e hashashit mo!

Na e bëtë mendjen hashash, jo mua mo, por këtij populli që mbjell hashash, dhe e ka fajin vetë mo, si tha avokati i hashashit mo!

Kjo nuk është qeverisje mo, kjo është batërdi mo, mbill hashash, prish hashash, kap hashash, burgos hashash, fito lekë nga hashashi.

Ne dënojmë atë që na mban ekonominë mo.

Sikur Gjermania të prishi me polici Benzat mo!
Sikur Europa të prishi me Euleks airbus-in mo!
Sikur Franca të prishi me policë Trenat e shpejtë mo!
Sikur Amerika të prishi me policë anijet kozmike mo!

Ore, ka pilot në avion apo jo mo!

Ore mos jemi çmendur ne!

Ore mos ka ndikim hashashi edhe nga ajri që thithim mo!

Aman mo vini ca ventilatorë të fuqishëm në dritaret tuaja ta fryjë erën e hashashit këtej nga ne mo, nga populli, që të paktën të shpëtojmë udhëheqjen mo!

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Veseli: E pakuptimtë mos heqja e vizave për Kosovën

Posted: 21 Oct 2016 02:16 AM PDT

auto_unnamed_514770361461477038775Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se është e pakuptimtë mos heqja e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

Kështu ai tha në mbledhjen që po mbahet në Prishtinë në përkujtim të 60 vjetorit të Luftës për Liri dhe Revolucionit Hungarez.

Nga ana e tij, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz ka thënë se populli i tij dhe kosovarët kanë shume të përbashkëta sikurse që është lufta për liri e pavarësi.

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Obama: Retorika e Trump për mospranim të zgjedhjeve, e rrezikshme

Posted: 21 Oct 2016 02:00 AM PDT

obamaPresident Barack Obama i ka cilësuar të rrezikshme pretendimet e kandidatit republikan, Donald Trump se ai mund të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Duke folur gjatë një takimi të kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton në Miami, presidenti tha se komentet e Trump minojnë demokracinë amerikane. Trump, gjatë debatit të fundit televiziv me rivalen e tij Clinton, refuzoi të thoshte se do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Më vonë ai tha se do të pranonte një rezultat 'të qartë', por e la sfidën të hapur.

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Irak, sulmohet ndërtesa qeveritare në Kirkuk

Posted: 21 Oct 2016 01:56 AM PDT

_92010377_mediaitem92010371Militantë të armatosur kanë bastisur ndërtesën qeveritare në qytetin Kirkuk të Irakut. Mediat irakiane bënë me dije se kamikazët kanë sulmuar një stacion policor dhe një termocentral.

Sulmi është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë thënë se kanë marrë kontrollin e një hoteli. Sulmi i fundit vjen pas përpjekjeve të forcave irakiane për të rimarrë nën kontroll qytetin e fortifikuar të Mosulit.

Pas sulmit të sotëm, policia kishte arritur të ekzekutonte një kamikaz, ndërsa tre të tjerë kishin arritur të hidhnin veten në erë,. Ndërsa, një zyrtar i policisë ka thënë se situata ishte nën kontroll.

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, plagosën me armë 78-vjeçarin, 3 në pranga, 1 në kërkim

Posted: 21 Oct 2016 01:46 AM PDT

armePolicia e Shkodrës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër me akuzën e plagosjes së një 78-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Zues në Shkodër, në vendin e quajtur Dajlan ku është plagosur lehtë me armë në këmbë shtetasi S.H. 78 vjeç, banues në Zues, i cili ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Fatmir Derguti, 45 vjeç, banues në  Shkodër; Musa Torishta, 62 vjeç, banues në Shkodër dhe Akil Isufi, 27 vjeç, banues në  Shkodër.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.I, 55 vjeç, banues në Shkodër

Këta  shtetas  dyshohet  se  për  motive të  dobëta  kanë  plagosur  me  armë  pneumatike, shtetasin S.H si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e ishullit Dajlan, tek “Shtëpia e  peshkatarit” e cila  ndodhet  në  afërsi  të  vendit  të ngjarjes ku e administron shtetasi Fatmir  Derguti dhe është në pronësi të shtetasit Akil Isufi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pistoleta tip "Ekol" me kreher me 6 fishekë; 1 pistoletë tip"Baret" me kreher me 4 fishekë; 6 fishekë model 54; 1 armë gjahu; 2 armë gjahu teke; 162 copë fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve Fatmir Derguti i dyshuar për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje” , “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallëzim krimi".

Musa Torishta i dyshuar për veprat penale te "Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Moskallzim krimi ".

Akil Isufi dhe H.I. të dyshuar për veprën penale te "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sekuestrohen 12 kg kanabis në portin e Durrësit, në pranga 51-vjeçari nga Shijaku

Posted: 21 Oct 2016 01:06 AM PDT

kanabisPolicia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 12 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 1 poseduesin e saj.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se lënda narkotike është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin kamion tip Reno me targa AA 655FF në portin e Durrësit.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit shtetasi, H. Nderjaku, 51 vjeç nga Shijaku, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turizmi fetar dhe shëndetësor, rritet interesi për të vizituar Shqipërinë, konkurrenca e fortë

Posted: 21 Oct 2016 01:00 AM PDT

kisheee-300x200Shqipëria po kthehet ne një destinacion të kërkuar për turizmin fetar. Si një vend ku janë ndërthurur qytetërimë të ndryshme, romake e bizantine, e më tej ndikimi prej 5 shekujsh i perandorisë otomane po i tërheqin ndjeshëm turistët e huaj.

Rreth 58% u rrit numri i turistëve që vizituan vendin tonë në tremujorin e parë të këtij viti, me destinacion turizmin fetar, duke u llogaritur në rreth 250 persona.

Agjencitë turistike shqiptare ofrojnë paketa turistike me qëndrime që zgjasin nga 7 deri në 8 ditë dhe me çmime që nisin nga rreth 470 euro për person. Destinacionet kryesore janë Kruja, Shkodra, Durërsi, Berati, Korça, Voskopoja e Përmeti.

Krahas, këtij turizmi, rritja ka pasur edhe për qëllime shëndetësore ku ritmi i rritjes është akoma më i lartë. Në tremujorin e parë u llogaritën rreth 154 persona që hynë në vendin tonë për këtë qëllim nga rreth 15 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kryesisht në Shqipëri, turistët vijnë për marrë trajtime për kurimin e dhëmbëve, duke qenë se tarifat janë të favorshme. Llixhat gjithashtu janë të preferuara  nga turistët e huaj dhe vendas.

Por, në këtë sektor, konkurrenti më i fortë i Shqipërisë është Maqedonia, ku shteti ofron subvencionim në masën 50% për investimet në këtë fushë. Lehtësi zbatohen edhe në fushën e taksimit, ku spitalet e reja përjashtohen për 10 vjet nga taksat dhe punonjësit nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat.
Qëllimi i shtetit maqedonas është që deri në vitin 2017 të krijohet një zonë për trajtimin shëndetësor.
Në këto kushte, Shqipërisë do t'i duhet t'i bëjë ballë një konkurrencë në rritje.

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com) Monitor

Mallakastër, arrestohet 33-vjeçari, kapet me 3.7 kg kanabis në banesë

Posted: 21 Oct 2016 12:43 AM PDT

PRANGAAAPolicia e Mallakastrës ka sekuestruar një sasi prej 3.7 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Në pranga përfundoi 33-vjeçari Klemend Zeqaj, banues në fshatin Dukas.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3.7 Kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :