Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Merkel: Mbyllja e rrugëve të Ballkanit nuk e zgjidh krizën e refugjatëve” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Merkel: Mbyllja e rrugëve të Ballkanit nuk e zgjidh krizën e refugjatëve” plus 9 more Gazeta SHQIP


Merkel: Mbyllja e rrugëve të Ballkanit nuk e zgjidh krizën e refugjatëve

Posted: 06 Oct 2016 02:17 AM PDT

merkel-718129Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar shtetet që kanë mbyllur rrugët ballkanike për emigrantët. Më shumë se 700 mijë refugjatë kanë hyrë në Europë vitin e shkuar duke kaluar nëpërmjet vendeve të Ballkanit. Merkel pohoi se mbyllja e rrugëve për ta, kryesisht nga vende të BE-së, si Sllovenia dhe Hungaria, nuk e zgjidh krizën e emigrantëve.

Merkel, e cila më herët është penduar për politikën e saj të dyerve të hapura ka thënë: “Nëse më pyesni mua nëse mbyllja e rrugëve ballkanike e ka zgjidhur problemin e refugjatëve, unë them jo”.

Ajo theksoi se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme është zbatimi i marrëveshjes së refugjatëve BE-Turqi. Sipas marrëveshjes, Turqia merr refugjatët që mbërrijnë në Greqi dhe në këmbim Ankaraja pwrfiton financiarisht dhe siguron lëvizjen pa viza në vendet e BE-së.

6 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bulqizë, kanos fqinjin për çështje prone, arrestohet 35-vjeçari

Posted: 06 Oct 2016 02:13 AM PDT

arrestimPolicia e Bulqizës ka vënë në pranga një person pasi ka kanosur me jetë fqinjin e tij për një çështje prone.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se është arrestuar shtetasi Sahit Alikmani pas kallëzimit të fqinjit të tij, G.Xh se ai e kishte kërcënuar.

Sipas policisë, kanosja ka ndodhur për motive pronësie në pronën e denoncuesit. Menjëherë uniformat blu kanë bërë ndalimin e 35-vjeçarit Alimani, ndaj të cilit janë ngritur akuzat për "kanosje" dhe "pushtim toke".

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Dibrës për procedim të mëtejshëm.

6 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vrasja e dyfishtë në Dajç, burg për autorin dhe bashkëpunëtorin e tij

Posted: 06 Oct 2016 02:01 AM PDT

autoriGjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Mikolvan Parubin, i cili akuzohet se ka vrarë para disa ditësh në Dajç dy persona dhe ka plagosur katër të tjerë.

Po ashtu, gjykata ka lënë në burg edhe Marçel Shpijatin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Parubit, pasi dyshohet se e ka ndihmuar në sigurimin e armës së zjarrit dhe të largimit nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 38 gëzhoja automatiku, ndërsa shtetasit Miklovan Parubi, i'u gjet një armë zjarri automatike, model 56, me një karikator me 25 fishekë, ndërsa në banesë iu gjet 1483 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas asaj që raporton policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.

6 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kuvend, sot votohen 6 ligjet e reformës në drejtësi, PD dakord vetëm për SPAK dhe BKH

Posted: 06 Oct 2016 02:00 AM PDT

kuvendi-i-shqiperiseKuvendoi do të mblidhte këtë të enjte në seancën e radhës, duke pasur në rend dite, veç të tjerash edhe votimin e 6 ligjeve të reformës në drejtësi.

Partia Demokratike, ashtu siç bëri me dije ditën e djeshme edhe kreu i saj, Lulzim Basha do të japë votat e saj unanime vetëm për 2 nga këto ligje, të cilat sipas Bashës kanë arritur në standardet europiane vetëm falë kontributit të PD; ligjin për prokurorinë speciale apo siç quhet ndryshe SPAK dhe atë për Byronë Kombëtare të Hetimet, BKH.

Ndërkohë, sa i përket 4 ligjeve të tjera përfshirë edhe vettingun, PD është shprehur kundër duke i cilësuar antikushtetuese dhe përpjekje të qeverisë për të kapur drejtësinë…

6 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Asgjësimi i 10 mijë bimëve kanabis në Mat, arrestohet 48-vjeçarja              

Posted: 06 Oct 2016 01:49 AM PDT

matPolicia e Matit ka arrestuar bashkëshorten e të dyshuarit kryesor për kultivimin e  parcelave me kanabis në fshatin Myz, ndërsa gjatë kontrollit të banesës gjeti 2 kg drogë në formë boçeje, në proces tharjeje. Forcat policore të Matit të mbështetura nga FNSH, asgjësuan dje 10.600  bimë narkotike.

Policia shpalli në kërkim Fatmir Shehin "si i dyshuar kryesor i kultivimit të bimëve narkotike". "Ndërsa pas zbulimit të drogës në banesë bëri arrestimin në flagrancë të bashkëshortes së tij, Nexhmije Shehi, 48 vjeç,  banuese në fshatin Myz, njësia Administrative Lis, Mat", – thuhet në një njoftim të policisë. Po në vijim të veprimeve  gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në afërsi të vendit ku u gjetën të kultivuara 10600  bimët narkotike, është gjetur i braktisur një automjet  tip "Toyota", me targa  AA 598 AM.

Nga verifikimi në sistem rezultoi se këto targa nuk i përkasin  këtij mjeti i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

6 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkrimtar anonim dhe me pseudonim? “Oh baby im a Writ’Star!”

Posted: 06 Oct 2016 01:35 AM PDT

Loer Kume

LoerNjë herë një i njohur i imi më bën një pyetje: "Pse shkruan me emrin tënd? Ty njerëzit të njohin si doktor, i humb vlerat, përqëndrimin dhe seriozitetin profesionit që të jep bukë me shkrimet e tua letrare. Pse s'shkruan me pseudonim? Ke dhe mundësinë të shkruash për çfarë të duash pa inhibicione!"
Nata e gjatë, qyteti atje tej jeton me dritat ndezur, dhe unë jam duke shkruar mbyllur në qelën time.
Shkruaj letërsi. Të cilën njerëz do ta marrin, lexojnë, e ushqejnë të menduarit njësoj si ushqejnë veshin me muzikë. Kështu që, më thirr Writ'star, sepse çdo natë derdh trurin, fantazinë e mendimin, shqisat e mia të bashkuara në letër, të nesërmen shkoj në punë për të jetuar, marrë material, e natën jetoj për të shkruar.
Ajo që ne bëjmë të tërë, me së shumti, është ta detyrojmë veten të ndajmë veprën nga autori.
Po kjo është hipokrizi, e thellë thellë, është të mos jesh i ndershëm me veten.
Ne të tërë një moment ose një tjetër behemi kuriozë për autorin. Duam të dimë çfare ka ndodhur, ç'e ka shtyrë, si interpretohet, e sa me shumë thellohemi në vepër, aq më shumë kërkojmë të njohim jetën dhe faktet e autorit të veprës, çfarëdo lloji qoftë kjo vepër, por sidomos flasim për letërsinë, që është një krijim si rrjetë e koklavitur me dorë.
Pikërisht për këtë arsye, për një krijim kaq kompleks sa është ai letrari, ne bëhemi edhe më kuriozë për shtysat e impulset autoriale. Aq e fortë është kjo shtysë, sa kemi pesëqind vjet që kërkojmë kush është personi i vërtetë pas Shekspirit. E tremijë vjet që u kemi vënë emër autori poemave anonime si Iliada dhe Odisea. Dhe brenga jonë e madhe është tw mos dimë se kush ka shkruar Epin e Gilgameshit.
Ndaj, autori, është i rëndësishëm po aq sa vepra në raport me botën. Jemi njerëz, dhe ushqehemi me njerëz.
Ndërsa njeriu autor krijon veprën letrare, ai ka raport thelbësor me egon e tij, dhe me të vërtetën.
Është e vërteta ajo që ndërton një vepër letrare. Ndershmëria unike që vetëm arti e ka, që nuk mund të japësh diçka që nuk egziston, diku.
Dhe kontrolli më i pastër dhe i sinqertë i kësaj të vërtete është egoja personale e autorit të veprës. Egoja, kjo grimcë shprehëse e shtysës së jetës, nuk lejon kurrsesi të krijohet një vepër e rreme, mbushur apo bazuar qoftë dhe në një të pavërtetë të vockël. Ndryshe ajo nuk është një vepër arti. Dhe artisti i vërtetë hyn në negociata vetëm me historinë.
Mbi të gjitha, nuk duhet kurrsesi të nënvlerësohet intuita e lexuesit. Lexuesi ka një shqisë të veçantë vetëm për ndjerë të vërteten brenda një vepre. Por ç'ndjen lexuesi te një autor me ghost writer? A nuk e percepton vallë që shkrimi nuk është letërsi, por hipokrizi?
Ç'ndjen lexuesi kur lexon një autor me pseudonim? A nuk ndjen frikën e këtij autori të futur në palcë? Dhe a nuk dyshon mbi shkrimet e tij të gatuara në tenxheren me presion të frikës?
Ç'punë e mirë mund të dale e krijuar me frikë?
Ka pasur raste në historinë e letërsisë dhe artit në pergjithësi, ku autorët kanë qenë me pseudonime.
George Sand-i shkruante si mashkull i kapardisur, sepse vetëm kështu mund të shkruante letërsi. Vetë Balzak ka shkruar kushedi sa vepra me pseudonim, duke qene se s'donte të ndynte emrin e tij me pisllëqet që shkruante për të fituar para. E raste të tjera plot. Por kanë pasur arsye të ndryshme e madhore. Që nuk i justifikon, por që i shpjegon.
Por pjesa tjetër e shkrimtareve janë me emër, ndërsa ata pa emër, janë thjesht frikacakë që kanë frikë nga deshtimi dhe luajne pisët me vetë emrin e tyre.
Dhe i madhi Thomas Pynchon, edhe pse ka dhjetra vjet që nuk e njeh njeri për fytyrë, emrin e ka të shenjtë. Saktë si një shenjë tribale e trashëguar brez pas brezi, që do trashëguar të pasurve në fis.
Dhe nëse ti aty me thua Banksy është autor anonim? Unë të them që Banksy është Rockstar. Sekreti i suksesit të tij qëndron pikërisht se është anonim. Ndryshe punët e tij/saj do të ishin kitch.
Anonimiteti pa arsye është thjesht frikë.
Nëse në një realitet distopik letrar emri nuk do të ekzistonte, por veprat letrare do të ishin me numra, numri i shkrimtarëve do të tkurrej ndjeshëm. E prapë një fije egoje, duke e ditur ç' numër je, do mbetej.
Por çojeni këtë realitet distopik letrar në ekstrem, duke fshirë emranumrat madje, e duke i lënë veprën letrare shtëpisë botuese, e cila do thotë "x libër i x shtëpie botuese", dhe do të shihni se si s'ka më, as shkrimtarë, as letërsi.
Shkrimtarët, qofshin të thjeshtë, të ndrojtur, të fshehur, të errët, ose ekscentrikë të ndritur, natën ata do ti binden impulsit për të shkruar, që është jashtë vullnetit të tyre, por këto shkrime nuk do të shkojnë askund, por do të varrosen në pritje të ditës, ku firmat poshtë fjalës 'fund' do shohin dritën e diellit me emrat përkates të autorëve mbi tekste.
Shkrimtarët janë amalgami i ndërgjegjes dhe nënndërgjegjes së një kombi, së një kohe. E si të tillë kërkojnë jehonën e tyre në mendjet zërat e sytë e njerëzve. Të shkrihen me realitetin e ta ndryshojnë atë për më mirë e më bukur. Shkrimtarët janë super high class entertainers.
Të shkruash letërsi të mirë, të vërtetë, është të shkosh thellë, shumë thellë. Është si të drogohesh. Shoqërohet me depersonalizim, dalje nga shinat, dhe çdo herë e më shumë i afrohesh fillit ndarës me humbjen e mendjes, duke rrezikuar seriozisht. Sa më e vërtetë letërsia, aq më gjurmë lë te ai që shkruan.
Ndaj po, një shkrimtar është egoist, dhe ushqehet me admirimin dhe efektin e tij social, të të menduarit, të të ndryshuarit të gjërave, të të vendosurit të një tulle më shumë për një botë më të pasur e më të mirë, njësoj si një rockstar ushqehet me admirimin e turmës kur këndohet në kor.
Marquez-i thotë që shkruan për t'u pëlqyer miqve. Kjo është një pjesë e së vërtetës. Egoja jonë sa një mal, pa të cilën s'bëjmë dot, se është impuls jete, na kërkon "t'u pëlqejmë njerëzve", të jemi liderë mendimi, të kërkojmë hapësira të reja kullotash mendore e mjete të reja për ta bërë njerëzimin më fisnik. E që qëllimi dhe puna jonë të përhapen në rreze sa më të madhe nëpër mendje dhe kohë.
Të shkruash letërsi të mirë e të vërtetë, është të japësh copa të vetes pa i patur kurrë më mbrapsht. Ndaj, jo, falemnderit për anonimitetin dhe respektin për vlerën e veprës, por, "Baby Im a Writ'star!"
-Baby im a writ'star dhe 'qyteti i madh me drita shkëlqyese' është marrë nga një këngë e Rihanna-s me titullin "Rockstar 101″.

Shkelja e moratoriumit në pyje, ISHMP sekuestron 6m3 lëndë drusore

Posted: 06 Oct 2016 01:34 AM PDT

druriNë kuadër të zbatimit të Moratoriumit 10-vjeçar të Pyjeve gjatë inspektimeve të vazhdueshme në mbarë vendin,  Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, ka sekuestruar mbrëmjen e kaluar në Dibër, 6 metër kub lëndë drusore që transportohej në mënyrë të paligjshme në një mjet  tip Benz kamionçinë me targë AA296BC.

Lënda e sekuestruar transportohej nga shtetasi me iniciale F.Z.  i cili është çuar për ndjekje penale.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të Moratoriumit dhe u bën apel gjithë subjekteve dhe individëve që të respektojnë ligjin.

6 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kroacia, Çaçiç: Kundër Kosovës duam fitoren

Posted: 06 Oct 2016 01:23 AM PDT

kroPërkundër mungesave të futbollsitëve kryesor, Kroacia është shumë optimiste për të marrë pikët maksimale ndaj Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për botërorin Rusi 2018. Në konferencën për shtyp para ndeshjes,  trajneri i Kroacise, Ante Çaçiç theksoi që nuk e njeh shumë mirë Kosovën, por pavarësisht kësaj në fushë do të jenë të fokusuar për të arritur fitore.

"Në rend të parë pres një lojë të mirë nga ekipi im. Duhet të arsyetojmë që jemi favorit, në të njejtën kohë jemi shumë të motivuar. Sa i përket Kosovës e kam parë ndeshjen kundër Finlandës dhe kanë funksionuar shumë mirë si grup sidomos në repartin ofenziv. Neve na pret një detyre jo e lehtë por duhet të punojmë për të arritur fitore."

Çaçiç më së shumti i druhet repartit ofenziv të Kosovës, ndërsa përshtypje jashtzakonisht të mira i kanë lënë, Bernard Berisha, Milot Rashica e Leart Pacarada.

Në mungesë të Luka Modric, kapiten I Kroacisë do të jetë Vedran Corluka. 30-vjecari deklaroi që ka njohuri për futbollistët kosovar që kishin përfaqësuar në të kaluarën Kroacinë por jo këta aktualë.

"Sinqerisht nuk kam njohuri shumë për Kosovën, por do të njihemi në fushë. Ne do të kërkojmë vetëm fitoren. Ndoshta në një anë mungesa e futbollistëve më të mirë është hendikep, por në anën tjetër do të shërbej si motiv për futbollistët e rinjë që të tregojnë talentin e tyre. Dueli me kapitenin kundërshtar? Besoj që ai i Kosovës do ta humb betejën."

6 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com0

Uragani Mathew, Bahamas dhe Florida përgatiten për më të keqen

Posted: 06 Oct 2016 01:19 AM PDT

uragani1Uragani Mathew është duke lëvizur drejt ishujve Bahamas dhe në Florida me fuqia e erës mund të kalojë 190 km në orë. Deri në këto momente stuhia ka shkaktuar vdekjen e 27 personave, 23 në Haiti, 4 në Republikën Domenikane. Sipas "National Hurricane Center", uragani do të përplaset në brigjet e Floridas në mbrëmjen e sotme.

Nuk është akoma e qartë se cilat do të jenë zonat në SHBA që do të goditen dhe sipas analizave të fundit të shërbimit metereologjik amerikan, mund të ndryshojë edhe zona e kalimit më në perëndim përmes Floridas dhe Xhorxhias. Në këtë mënyrë do të arrinte të godiste në mënyrë më të fortë brigjet e shtetit amerikan.

Pikërisht në Florida, gjendja e alarmit është në maksimum, duke parë që uragani mund të shtojë forcën e tij, i cili në këto momente është i kategorisë 3. Ndërkohë vijon evakuimi në zona të tëra pranë brigjeve që mund të goditen mes Floridës, Xhorxhias, Karolinën e Jugut dhe të Veriut.

Pikërisht në Florida, mund të shkaktohen dëme në më shumë se 500 kilometra të zonave bregdetare. Dje janë anuluar me qindra udhëtime me avion në këto zona. Edhe presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka ndërhyrë mbi këtë çështje, duke u bërë apel qytetarëve të evakuohen nga zonat e kërcënuara siç është kërkuar nga autoritetet, sepse "përplasja mund të jetë shumë shkatërruese".

Ndërkohë ka filluar përllogaritja e dëmeve që kalimi i Mathew ka provokuar në Haiti, një nga vendet më të varfra të rajonit. Bëhet fjalë për situatën humanitare më të madhe pas tërmetit që goditi ishullin në vitin 2010. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë që duhen 350.000 persona për ndihmën e shpejtë.

6 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama mbledh ministrat e kabinetit në kryeministri

Posted: 06 Oct 2016 12:53 AM PDT

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me votimin e Reformes ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a press conference where he commented on the judicial reform vote.Dy orë para nisjes së seancës plenare, ku pritet të votohen 6 ligjet për reformën në drejtësi, kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një mbledhje ministrat e kabinetit.

Mësohet se mbledhja po zhvillohet në Kryeministri, por nuk dihet ende se çfarë po diskutohet.

6 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :