Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nënshkruhet kodi i sjelljes. Ekonomi: Moment i rëndësishëm për përdoruesit e telefonave” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Nënshkruhet kodi i sjelljes. Ekonomi: Moment i rëndësishëm për përdoruesit e telefonave” plus 9 more Gazeta SHQIP


Nënshkruhet kodi i sjelljes. Ekonomi: Moment i rëndësishëm për përdoruesit e telefonave

Posted: 24 Oct 2016 02:30 AM PDT

Ministrja-Milva-EkonomiKatër operatorë të telefonisë mobile nënshkruan mes tyre një kod sjellje, i cili u hartua nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit në MZHETTS, në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, me qëllimin për të përmirësuar tregun në mbrojtje të konsumatorëve.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja Milva Ekonomi tha se: "Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë për ata qindra mijëra konsumatorë përdorues të shërbimeve që marrin përmes këtyre operatorëve të telefonisë mobile.

Ministrja Ekonomi theksoi se nënshkrimi i kodit mes 4 operatorëve synon konkurrencën e ndershme mes tyre për produktet që ofrojnë në treg, si dhe mbron konsumatorin përkundrejt këtyre shërbimeve dhe produkteve.

"Ky është një hap i rëndësishëm, i cili jo vetëm që vendos në një formë të rëndësishme mënyrën se si komunikojnë operatorët me njëri-tjetrin, por merr përsipër gjithashtu që operatorët të mbrojnë konsumatorët në treg duke j 'ua bërë transparente të gjitha produktet që ato nxjerrin, duke j 'ua bërë transparente mënyrën se si grumbullojnë të dhënat personale dhe se si i ruajnë ato, gjithashtu dhe për mënyrën se si kostohen produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë.

Gjithashtu, është një hap i rëndësishëm për faktin se i jep një rol të rëndësishëm edhe Komisionit të Mbrojtës së Konsumatorëve pranë MZHETTS, i cili në mënyrë të vazhdueshme do marrë dhe do shqyrtojë të gjitha ankesat apo përmirësimet e kërkuara nga vetë konsumatorët. Unë dua t'ju falënderoj për angazhimin tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe. Gjithashtu, dua të falënderoj dhe operatorët që kanë qenë shumë të gatshëm për të bashkëpunuar për hartimin e Kodit të Sjelljes, që është një produkt i ri për sipërmarrjen shqiptare",- u shpreh ministrja Milva Ek onomi.

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, z. Pirro Xhixho u shpreh se: "Për ne ky është një moment i rëndësishëm pasi ka të bëjë me zbatimin e ligjit për pjesën e mbrojtjes së konsumatorit. Ne e vlerësuam që në fillim maksimalisht këtë nismë të Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, në zbatim të ligjit tuaj, por edhe të ligjit të telekomunikacioneve, i cili ka kushte të drejtpërdrejta për të mbrojtur konsumatorin dhe veprimtarinë e operatorëve ta drejtojë drejt mbrojtjes së konsumatorëve, dhënies së transparencës së nevojshme. E gjitha kjo me qëllim që konsumatori të njohë të gjitha produktet në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur, duke lehtësuar zgjedhjen e tij, sepse ne jemi në një treg konkurrues dhe tregu konkurrues kërkon transparencë të plotë, kërkon që konsumatori të jetë i mbrojtur nga proceset abuzive të cilat mund të ndodhin, për efekt të dikujt ose të veprimeve të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme në treg" tha ai.

Përmbajtja e kodit:

Kodi i Sjelljes përbën dokumentin që shpreh një marrëveshje të negociuar dhe të miratuar nga sipërmarrësit/operatorët e komunikimeve elektronike, që nëpërmjet saj, marrin përsipër të zbatojnë parashikimet apo rregullat e përcaktuara në të, për fushën e komunikimeve elektronike

Kodi është i strukturuar sipas këtyre çështjeve:

Objektivat:

Në këtë dokument përcaktohen si objektiva kryesorë vendosja e standardeve për një sjellje etike; veprimit në mënyrë të paanshme dhe të arsyeshme; promovimin e produkteve dhe shërbimeve në frymën e transparencës dhe konkurrueshmërisë në tregun e komunikimeve elektronike.

Parime të përgjithshme:

Nëpërmjet këtij dokumenti sipërmarrësit rregullojnë marrëdhëniet e tyre të etikës me pajtimtarët dhe me sipërmarrësit e tjerë, marrin përsipër të pranojnë dhe të zbatojnë aktet ligjore që sigurojnë një konkurrence të ndershme, i stimulon sipërmarrësit për të arritur standarde të larta në dobi të pajtimtarëve/konsumatorëve.

Marrëdhëniet ndërmjet sipërmarrësve:

Sipërmarrësit marrin përsipër të aplikojnë të njëjtat rregullat për të ruajtur interesat e tregut, marrëdhëniet e paanshme, duke siguruar njëkohësisht edhe mos dëmtimin e reputacionit të sipërmarrësve të tjerë. Ata duhet të shmangin përdorimin e formave të pandershme që mundësojnë tërheqjen e pajtimtarëve apo dëmtimin e imazhit të produktit/shërbimit të sipërmarrësit konkurrues, etj.

Marrëdhëniet e sipërmarrësit me pajtimtarët;

Sipërmarrësit angazhohen të mos kryejnë veprime të koordinuara apo marrëveshje me ndonjë operator tjetër, me qëllim fiksimin e tarifave, ndarjen e shërbimeve të ofruara. Të ofrojnë shërbime në përputhje me parimin e transparencës, etj. Tu vënë në dispozicion pajtimtarëve informacion të plotë, të shkruar dhe elektronik mbi shërbimet që ofrohen në mënyrë të thjeshtë, të qartë me detajet e nevojshme në interes të konsumatorëve.

Mbrojtja e të dhënave dhe ruajtja e fshehtësisë;

Sipërmarrësit mbrojnë sekretin e komunikimeve elektronike dhe të dhënat vetjake, marrin masa ndaj sistemeve të komunikimeve për të ndaluar aksesin e paautorizuar në to dhe të përpunimit të të dhënave. Ndalohen gjithashtu marrja, regjistrimi, publikimi dhe përdorimi i të dhënave, të cilat nuk janë për përdorim nga publiku.

Promovimi dhe marketimi i produkteve/shërbimeve;

Komunikimi, promovimi dhe aktivitetet e tjera të marketingut në fushën e komunikimeve elektronike duhet të jenë në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi. Duhet të mos përfshijnë informacion të pasaktë, çorientues, prezantime publicitare denigruese që zmadhojnë se tepërmi apo që përpiqen të fshehin veçori të tjera të produktit apo shërbimit, si dhe të mos shfrytëzojnë paditurinë e konsumatorit.

Sipërmarrësit dhe marrëdhëniet me publikun;

Sipërmarrësit gjatë procesit të marrëdhënieve me publikun, përkundrejt veprimtarisë së tyre tregtare, duhet të plotësojnë kërkesa si marrja e masave për të informuar publikun në lidhje me misionin, qëllimet dhe objektivat e tyre tregtare; sigurimi i të dhënave të nevojshme për publikun mbi veprimtarinë tregtare dhe ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike; evitimi i dhënies së deklaratave publike që mund të diskreditojnë sipërmarrës të tjerë në veçanti.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Mendova se s’do vinit kurrë: Momentet emocionues të vajzës së shpëtuar nga ISIS (Video)

Posted: 24 Oct 2016 02:25 AM PDT

*** NO SYNDICATION - NO LIBRARY *** A young girl and her mother are safely evacuated from their home by Iraqi Army forces. She had lost her father to ISIS and she feels the relief at the end of the oppression in Kafer, Iraq. Credit Ameer Kafer Image via Ken Klothe

Një vajzë e vogël shpëtohet nga kthetrat e ISIS-it dhe tregon në një video të gjitha vështirësitë që ka hequr. Vogëlushja shprehet se prej tre ditësh ajo nuk kishte ushqim dhe ujë. Terroristët i kishin vrarë babin dhe se shumë fëmijë ishin rrëmbyer nga fshati i saj, ku disa kanë vdekur.  Kamera e një  televizioni kanë kapur momentin kur vogëlushja 10vjeçare, Aysha, u shpëtua nga kthetrat e terroristëve të ISISI prej ushtarëve.

Në pamundësi për të kontrolluar emocionet e saj, vogëlushja tregoi momentet e tmerrit:-"Ju jam shumë mirënjohëse juve! Mendoja se nuk do të vinit kurrë për të na shpëtuar. Ne nuk kishim ushqim dhe ujë prej tri ditësh. Babai im u vra nga terroristët. Luftëtarët e ISIS-it  morën shumë fëmijë nga fshati dhe nuk e di se çfarë ndodhi me ata. Disa prej tyre vdiqën. Burrat e detyruan nënën time që ajo tu jepte paratë dhe bizhuteritë.  Ne nuk kishim asgjë. Faleminderit juve! Duhet të ju puth këmbët!", ishin këto fjalët prekëse të 10-vjeçares.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dhunohet fizikisht aktori Laert Vasili: Nuk i njoh agresorët

Posted: 24 Oct 2016 02:07 AM PDT

La

Dhunohet fizikisht aktori Laert Vasili, bën denoncim në polici. Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, Vasili ka thënë se nuk i njeh dhunuesit dhe nuk e di arsyen e agresionit që i është bërë sepse pretendon se nuk ka konflikte me njeri. Denoncimi është bërë në Komisariatin Nr.1., Tiranë.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kukan: Çështja e Trepçës të zgjidhet me dialog

Posted: 24 Oct 2016 02:06 AM PDT

eduard kukanE ardhmja Trepçës është çështje e rëndësishme, e cila duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, mendon Eduard Kukan, shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Serbinë.

Duke folur për gazetën e Beogradit "Veçernje Novosti" për bisedën që ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviçin, për Trepçën, Kukan ka thënë se Stojanoviç ia ka sqaruar qëndrimin e vet, por ka nevojë të dëgjojë edhe pozicionin e të gjithë partnerëve në mënyrë që ta ketë mendimin përfundimtar.

"Për këtë arsye tani nuk do të hyja me konkluzione finale, por kjo është një çështje e rëndësishme. Gjithsesi se duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës", ka deklaruar Kukan.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vjollca Braho largohet nga FSDKSH, do mbajë postin e zv.ministres së Mirëqenies Sociale

Posted: 24 Oct 2016 01:59 AM PDT

Vjollca-Braho-640x727Vjollca Braho nuk do të jetë më në krye të Fondit të Sigurimeve. Tashmë, ajo do të mbajë postin e zëvendësministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Fondi i Sigurimeve do të drejtohet nga Erjon Manohasa. Kjo bëhet e ditur nga vetë ajo, në një postim në Facebook.

Postimi i Vjollca Brahos

Pas 10 muajsh në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor largohem nga kjo detyrë për të vijuar angazhimet si zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Drejtimi i këtij institucioni shumë të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë ka qenë një sfidë dhe një përgjegjësi shumë e madhe. Gjatë kësaj periudhe të drejtimit të institucionit në fokusin e punës time ka qenë shërbimi me cilësi dhe në kohë e qytetarëve dhe garantimi i përdorimit të lekëve të fondit vetëm për qëllimet që janë përcaktuar dhe shmangien e abuzimeve.

Në funksion të këtyre objektivave, angazhimi im ka qenë maksimal në përballje me problemet dhe sfidat që paraqiste drejtimi i këtij institucioni. Për veç sfidave normale që ky pozicion dhe aktiviteti i Fondit mbart në vetvete, jam përballur edhe me problematikën e trashëguar dhe të njohur tashmë.
Gjatë kohës që drejtova këtë institucion u përfundua me sukses shpërndarja e kartave të Shëndetit, një projekt ky që pothuajse ishte i bllokuar në momentin që e mora këtë detyre, duke shtuar sportelet në të gjithë vendin si dhe duke aplikuar programet e reja informatike që u mundësuan qytetarëve marrjen e këtij dokumenti vetëm me kartën e identitetit nga çdo kompjuter ku ata mund të aplikojnë. Falë kësaj pune është bërë e mundur që nga rreth 692 mijë karta shëndeti të lëshuara gjatë vitit 2015 për vitin 2016 të lëshohen 1,190,193 karta në të gjithë vendin.

Një sfidë tjetër nga problemet e trashëguara ka qenë edhe lufta kundër informalitetit në FSDKSH. Falë angazhimit të të gjitha strukturave të FSDKSH-së, pas një sërë kontrollesh të bëra është depozituar një kallëzim penal në Prokurori, ndërkohë që vijojnë në të gjithë vendin kontrollet me një vëmendje të madhe për konstatimin e çdo rast abuzimi me barnat e listës me rimbursim.

Një risi tjetër ka qenë edhe shmangja e konfliktit të interesit të punonjësve të FSDKSH-së me ofruesit dhe furnizuesit e barnave dhe shërbimeve që rimbursohen dhe kontrollohen nga Fondi. Për këtë, janë firmosur nga të gjithë punonjësit e fondit deklaratat kundër konfliktit të interesit, duke eleminuar kështu lidhjet nepotike që mund të krijonin dyshime për abuzime dhe favorizime të mundshme.
Nuk mund të lë pa përmendur hartimin e listës së barnave me rimbursim për vitin 2016, e cila përmban 1070 barna alternative tregtare, nga të cilat 546 barna alternative të para nga 490 që përmbante lista e vitit 2015. Gjithashtu kjo listë përmban 322 principe aktive nga 280 që përmbante lista e vitit të shkuar. Këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si: Onkologjik, Gastro-hepatologji, Pneumologji, Reumatologji, Infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, Diabet, Psoriaz, Dislipidemi, sëmundjeve të gjakut etj. Ndërkohë që disa nga barnat e reja në këtë listë janë barna inovatore të prodhuara në vitet e fundit të cilat janë në protokollet e mjekimit të mjekëve në të gjithë botën prej pak kohësh, duke bërë të mundur trajtimin e të sëmurëve me ilaçet më të mira dhe efikase sot në qarkullim.

Nga ana tjetër falë mirëmenaxhimit dhe kontrollit të gjithë sistemit për këtë periudhë kemi arritur të mbajnë nën kontroll buxhetin e Fondit për rimbursimin, duke e ruajtur atë brenda parashikimeve.
Paralelisht me këto procese është ecur shumë mirë me pastrimin e regjistrit të shtetasve nga mjekët e familjeve, si një nga elementet kyç për eleminimin e fiktivitetit.
Nga ana tjetër është pothuajse drejt përfundimit të implementimit të projektit të recetës elektronike në qarkun e Tiranës. Ky projekt do të bëjë të mundur që për herë të parë në këtë qark të kemi një monitorim të plotë online të të gjithë sistemit të rimbursimit në qarkun më të madh të vendit. Unë besoj dhe jam e bindur se brenda vitit që vjen ky projekt do të shtrihet në të gjithë vendin duke i dhënë mundësi jo vetëm FSDKSH-së të kontrollojë në kohë reale lëvizjen e çdo bari dhe të çdo qindarke të përcaktuar nga buxheti i shtetit për rimbursimin e barnave për qytetarët, por edhe duke i dhënë më shumë kohë mjekut të familjes për të kryer detyrën e tij.

Sigurisht që i gjithë ky volum pune është realizuar me mbështetjen e stafit të FSDKSH-së në të gjithë vendin, të cilin dëshiroj ta falenderoj thellësisht, ndërkohë që dua të shpreh kënaqësinë time për rikthimin e bashkëpunimit me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, bashkëpunim që e kemi pasur gjatë kohës që mbaja detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ISSH-së.

Njëkohësisht dua të shpreh një falenderim të veçantë për Kryeministrin dhe Kabinetin qeveritar për besimin me këtë emërim në një post të rëndësishëm si zvministre e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Gjithashtu dua të falenderoj edhe Kryetarin e PDIU-së, Z. Shpëtim Idrizi për vleresimin që më dha duke më propozuar në detyrën e Zv. Ministres dhe ta garantoj që ashtu si edhe në të kaluarën në detyrat që kam ushtruar, përkushtimi im do të jetë maksimal në arritjen e objektivave të përcaktuara. Në mbyllje dua ti uroj suksese Z. Erjon Manohasa në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të FSDKSH-së, duke pasur besim të plotë se do ta çoj akoma edhe me tej punën e nisur në rritjen e imazhit dhe cilësisë së shërbimit të FSDKSH-së.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Maltë, rrëzohet avioni ku udhëtonin zyrtarë të BE-së, 5 të vdekur

Posted: 24 Oct 2016 01:43 AM PDT

39A84F6100000578-3866182-Five_people_have_died_after_a_light_aircraft_believed_to_be_carr-m-17_1477293582266Të paktën 5 persona raportohet se kanë humbur jetën, pasi një avion në të cilin udhëtonin zyrtarë të BE-së është përplasur në Maltë.

Avioni u rrëzua vetëm pak minuta, pasi ishte ngritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 7 e 20 me kohën lokale, të mëngjesit të sotëm.

Një dëshmitarë ka dhënë për mediat në Maltë se avioni papritur u kthye në një krah, në të djathtin dhe më pas ra në tokë duke shpërthyer në flakë.

Nga ky aksident i rëndë nuk besohet se ka të mbijetuar. Ky është aksidenti më i rëndë i shënuar në Maltë në kokë paqeje. Avioni po drejtohej për në qytetin Misrata në Libri dhe ende nuk është bërë e ditur kombësia e viktimave.

39A850E000000578-3866182-The_plane_which_can_carry_around_10_people_is_believed_to_have_c-m-18_1477293594981 39A84F8C00000578-3866182-Shocked_onlookers_have_tweeted_pictures_from_the_aftermath_of_th-m-20_147729433598824 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, sekuestrohet kokainë me vlerë 4 milionë euro me destinacion Shqipërinë

Posted: 24 Oct 2016 01:37 AM PDT

droga-coca-cola-kokaine-648x356Në portin italian Gioia Tauro janë sekuestruar 19 kg kokainë të pastër që kishte si destinacion vendin tonë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një ngarkesë me pula që vinte nga Brazili. Kjo sasi kokaine, me vlerë rreth 4 milionë euro, do të transportohej në Portin e Durrësit.

Droga u zbulua nga skanerët me pajisje të sofistikuara të Agjencisë Doganorë dhe njësive të Guardi di Finanza. Kokaina e sekuestruar ishte e ndarë në 17 pako.  Në portin e Gioia Tauro këtë vit janë konfiskuar më shumë se 1.100 kilogramë kokainë të pastër.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, u gjenden në banesë 37 kg hashash; shpallen në kërkim bashkëshortët

Posted: 24 Oct 2016 01:33 AM PDT

Hasash ne tharje Hashash ne tharje 2

Vijojnë aksionet anti-kanabis në Shkodër ku në kuadër të operacionit të koduar “Drying”, u sekuestruan 37 kg hashash dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.

Droga u sekuestrua në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve M.K. 25 vjeç, banues në Shkodër dhe  F.Gj. 23 vjeçe banuese në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku banonin shtetasit e mësipërm bashkëshortë,  u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 37 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Prodhimi  dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

I dehuri në timon përplaset me një mjet dhe shtyllën e tensioni, plagoset i ati

Posted: 24 Oct 2016 01:14 AM PDT

perlaset me shtyllen30-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur,  përplaset me një makinë dhe më pas me shtyllën e tensionit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në  në afërsi të fshatit Çiflig të Korçës.

Burime nga policia bëjnë me dije se Sidrit Tela, 30 vjeç, banues në Tiranë, një ditë më parë  në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip "Mercedes-Benz", me targë TR9221N, është përfshirë në një aksident duke u përplasur në pjesën e pasme me automjetin tip"Ford"me targë AA067CD, me drejtues shtetasin M.M, 27 vjeç, banues në Elbasan dhe më pas me një shtyllë tensioni, në anë të rrugës.

Për pasojë është aksidentuar babai i tij shtetasi H.T, 60 vjeç pasagjer në mjetin me targa TR9221N,  i cili po merr ndihmë mjekësore  në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet  jashtë rrezikut  për jetën.  Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"dhe "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt".

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Futen për të grabitur në lokal; plagoset njëri prej autorëve; 3 në pranga

Posted: 24 Oct 2016 01:02 AM PDT

grabitje-me-armePolicia e Vlorës, arreston në flagrancë 3 shtetas të cilët në bashkëpunim tentuan të vjedhin me armë zjarri menaxherin e një lokali në Radhimë. Në pranga kanë rënë shtetasit Besjan Hibraj, 24 vjeç; Klajdi Spahaj, 26 vjeç; Domeniko Spahaj, 21 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm për arsye se më datë 23 tetor 2016, rreth orës 19:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri menaxherin e lokalit “Olympia” Radhimë, shtetasin me iniciale A.B., 26 vjeç, banues në Radhimë.

Gjithashtu, në përleshje me njëri-tjetrin gjatë tentativës së vjedhjes, ka mbetur i plagosur në këmbë një prej autorëve, shtetasi Klajdi Spahaj, i cili ndodhet në kushtet e arrestit në Spitalin Rajonal të Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve të tjerë dhe kapjen e tyre.

S. Muça

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :