Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nuk shkon në WTA Finals, mbyllet sezoni për Serena Williams” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Nuk shkon në WTA Finals, mbyllet sezoni për Serena Williams” plus 9 more Gazeta SHQIP


Nuk shkon në WTA Finals, mbyllet sezoni për Serena Williams

Posted: 17 Oct 2016 02:33 AM PDT

serenaNdalet Serena Williams, ashtu si në 2015 tenistja amerikane e përjeton njëlloj finalen e sezonit, duke u eliminuar në gjysmëfinalet e US Open,  vjet me italianen Roberta Vinci, këtë vit me Pliskovën, dhe më pas ndalet duke hequr dorë nga Finals.

Gjithsesi vlen të theksohet se në 2016 muzika ka ndryshuar, një vit më parë Serena ishte nën shok, e goditur psikologjikisht nga fakti që dështoi Gran Slam-in. këtë vit ka demonstruar se mund ta pranojë edhe parakalimin në krye të klasifikimit botëror nga Angelique Kerber. Numri 2 i botës shpjegoi pa e bërë dramë, "Duhet të tërhiqem nga Finals në Singapor për shkak të problemeve në shpatull.  Me perspektivën e 2017 dhe të Australian Open, për mua është e rëndësishme të rikuperohem, të punoj dhe të gjendem gati. Ka qenë një vit i vështirë për mua, duke qenë se më duhej të bashkëjetoja me dhimbjen në shpatull dhe problemet që më ka krijuar. Mjeku im insistoi që të qëndroja në shtëpi, dhe më duhej ti jepja të drejtë"

Gjithçka është zyrtarizuar nëpërmjet një videoje të postuar në profilin social të Finals Wta. Në këtë mënyrë kristalizohen pothuajse të gjithë 8 emrat e tenisteve që do të marrin pjesë në Fionals të Singapor që startojnë që të dielën e ardhshme, me Angleique Kerber, Agniezka Radwanska, Simona Halep, Karolina Pliskova, Garbine Muguruza, Madison Keyes dhe Dominika Cibulkova. Për sa i përket vendin që është liruar pretendentet për të i luajnë shanset e tyre këtë javë në Moskë dhe bëhet fjalë për Johanna Konta. Carla Suarez Navarro dhe Svetlana Kuznetsova.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Universiteti i Tiranës, zbardhen kuotat e lira për maturantët

Posted: 17 Oct 2016 02:22 AM PDT

fakulteti-filologjikZbardhen kuotat e lira për në universitetet publike në vend. Maturantët që ende nuk kanë arritur që të fitojnë kanë dy ditë kohë për të bërë regjistrimin.

Tek Gjuhët e Huaja janë 483 kuota të lira, në Shkencat Sociale janë 402 kuota. Ekonomiku ka 776, Drejtësia 168 kuota të lira

Tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë janë 317 kuota të lira. Tek Shkencat e Natyrës, 937 kuota të lira.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, grabitet për herë të dytë brenda disa ditësh pika e karburantit

Posted: 17 Oct 2016 02:02 AM PDT

policia-makinatNjë pikë karburanti në kryeqytet u grabit mbrëmjen e së dielës për të dytën herë brenda pak ditësh.

Ngjarja ndodhi në zonën e Selitës, ku  një person i maskuar me kapuç në kokë dhe me një shami në fytyrë, rreth 25 vjeç, me anë të kërcënimit, i ka marrë 8 000 lekë dhe një celular tip "iPhone 6" punonjësit të karburantit, H. S., 34 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa dyshohet se autorët janë të njëjtët që kanë kryer edhe grabitjen e parë.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Qyteti port që ka humbur ujin

Posted: 17 Oct 2016 02:00 AM PDT

1Në veri të republikës autonome Karakalpakstan, në Uzbekistan, përballesh me një pamje vërtetë të çuditshme. Këtu, rrethuar nga rëra, anijet e peshkimit qëndrojnë të bllokuar në shkretëtirën përvëluese, më shumë se 100 km nga deti.

2

Moynaq ishte dikur një komunitet i lulëzuar peshkimi në brigjet jugore të Detit Aral. Por tani uji është zhdukur, dhe gjithçka ka mbetur është një qytet i shkretë fantazmë që ndjehet shumë larg nga pjesa tjetër e botës.

3

Aral dikur ishte liqeni i kripur i katërti në botë me një sipërfaqe prej përafërsisht 68.000 km.2, që shtrihej nga Kazakistani në veri, deri në Uzbekistan në jug. Por në vitet 1960, kur sundimtarët sovjetikë devijuan rrjedhën e dy lumenjve që e furnizonin atë, me qëllim që të zhvillonin industrinë e prodhimit të pambukut në rajon, niveli i ujarëve nisi të ulet. Niveli i kripës gjithashtu u rrit në mënyrë drastike, duke vrarë shumicën e peshkut që mbeti. Gjatë 50 viteve të ardhshme, kjo fatkeqësi e tmerrshme mjedisore bëri që deti, dikur madhështor Aral, të tkurret në vetëm 10% të ish-madhësisë së tij.

4

Peshkatarët e Moynaq fillimisht e ndoqën detin, duke besuar se gjithçka do të kthehej në normalitet. Por ndërsa vitet kalonin, u bë e qartë se uji nuk do të kthehej më. Vetëm 18 mijë banorë kanë mbetur në shkretëtirën perëndimore të Moynaq. Më tepër se 100 mijë njerëz janë larguar nga vendi, shumica drejt Rusisë dhe Kazakistanit, në kërkim të punës.

"Këtu nuk mund të bësh asnjë gjë. Nëse je i ri duhet të largohesh. Ironikisht, shumica e njerëzve që jetojnë këtu, punojnë shumë dhe me paga të ulëta, në industrinë e prodhimit të pambukut – dhe është pikërisht kjo industri që shkaktoi tragjedinë tonë", – rrëfen Mirbek, 24 vjeç.

5

Sot qyteti i përgjumur i Moynaq është i populluar kryesisht nga barinj, punëtorë pambuku dhe të moshuari, që u duhet të kujdesen për nipërit e tyre, prindërit e të cilëve kanë lënë qytetin për të gjetur punë.

Ata që kanë mbetur janë të gjithë të rrezikuar nga probleme shëndetësore. Pesticidet toksike që përdoren në industrinë e prodhimit të pambukut kanë ndotur seriozisht shtratin e detit të thatë, duke rezultuar në sëmundje kronike të tilla si kanceri, defektet e lindjes dhe të frymëmarrjes dhe çrregullime të imunitetit. Norma e kancerit të ezofagut në këtë zonë është 25 herë më e lartë se mesatarja botërore.

6

Moti gjithashtu ka ndryshuar gjatë dekadave të fundit. Përpara se niveli i ujit të fillonte të ulej, deti kontrollonte klimën e zonës, duke ulur temperaturat e larta dhe zbutur erërat e ashpra siberiane. Banorët e Moynaq tani janë të detyruar të durojnë një verë tepër të nxehtë (deri në 50 gradë celsius) dhe një dimër shumë të ftohtë (me temperatura më të ulëta se -40 gradë celsius).

7

Edhe pse jeta ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme në Moynaq, ka disa gjurmë shprese në horizont. Në vitin 2003, Kazakistani, me ndihmën e Bankës Botërore, filloi projektin restaurimit të veriut të detit Aral, për të rivendosur ujë në pjesën veriore të liqenit. Sot atje peshkimi është i mundur – megjithëse në një shkallë më të vogël se më parë – dhe ka shenja të reja të jetës në brigjet e detit. Shpresojmë se një ditë kjo iniciativë do të përsëritet në Uzbekistan, dhe anijet e peshkimit do të vozisin edhe një herë ujërat rreth Moynaq.

S.M

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Durrës, i bie sipër porta prej hekuri e ndërmarrjes ku punonte, humb jetën roja

Posted: 17 Oct 2016 01:53 AM PDT

ambulanca-ne-vendgjarjeNjë 52-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Shkozet të Durrësit, pasi i ka rënë sipër dera prej hekuri e ndërmarrjes ku punonte.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një mobilieri në Shkozet ku shtetasi me inicialet A.C, 52 vjeç, është zënë poshtë nga dera e rëndë e ndërmarrjes duke marrë plagë të rëndë.

52-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të ngjarjes.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, Basha: Zgjedhje të lira pa Ramën dhe pas zbatimit të “dekriminalizimit”

Posted: 17 Oct 2016 01:46 AM PDT

basha"Pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim, Edi Rama nuk mund të përballet me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj është kundër votimit dhe numërimit elektronik dhe shpreson se me presionin e krimit dhe paratë e drogës dhe korrupsionit të deformojë vullnetin e zgjedhësve". Këtë deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në bashkëbisedim me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s'ua thonë vetëm demokratët, s'ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota. Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Basha.

Më e zhgënjyer nga Edi Rama duket se është rinia socialiste. Kleanth Caushi është njëri prej tyre. Duke parë se si të rinjtë e Korçës janë kthyer në përdorues masiv të hashashit, se si vendin e të arsimuarve në administratë e zënë persona me precedentë kriminalë, Kleanth Caushi vendosi t'i bashkohet Partisë Demokratike.

"Ka shumë të rinj të FRESSH dhe të PS që janë shumë të zhgënjyer me këtë qeveri dhe nëse ju më pranoni në familjen tuaj do të isha shumë mirënjohës".

"Besoj se flas në emër të gjithsecilit prej jush kur them mirë se vjen në PD. Të falenderoj për kurajën, të përgëzoj për qartësinë dhe për vendosmërinë me të cilën shprehe vendimin tënd për t'iu bashkuar PD. Kjo është zgjedhje e natyrshme e qytetarisë. Qytetaria pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta pranojë krimin, nuk mund të pranojë drogën, nuk mund të pranojë drogimin e shqiptarëve, drogimin e fëmijëve të tyre si një alternativë me symbyllur, nuk mund të pranojë helmet, nuk mund të pranojë turpet, nuk mund të pranojë varfërinë dhe mashtrimin kokulur", tha kryedemokrati

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Tiranë, parandalohet vëllavrasja, policia ndërhyn në kohë

Posted: 17 Oct 2016 01:40 AM PDT

TRShërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në kryeqytet kanë mundur të parandalojnë një ngjarje të rëndë në familje. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar një flagrancë një shtetas me armë pa leje.

"Më datë 17.10.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, falë ndërhyrjes në kohë parandaluan një ngjarje të rëndë në një familje, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasi R. Ç., njoftoi se i vëllai i tij, shtetasi Edmond Ç., kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri, menjëherë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 54, me një krehër dhe 5 fishekë", bën me dije policia.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Yllka Mujo, duartrokitje të gjata për ditëlindje

Posted: 17 Oct 2016 01:15 AM PDT

Aktorja shkëlqen gjatë interpretimit në veprën "Sonte do të luajmë pa tekst"

yllkaAktorja e njohur Yllka Mujo është duartrokitur gjatë nga publiku, gjatë shfaqjes "Sonte do të luajmë pa tekst", këtë fundjavë (15 tetor) në skenën e Teatrit Kombëtar, mbrëmje e cila përkonte dhe me ditëlindjen e saj. Një nga aktoret më të dashura të Teatrit Kombëtar, Mujo solli një interpretim emocionues, në një vepër ku interpretonte dhe i biri aktori Amos Zaharia. E lindur më Tiranë më 15 tetor 1953 teatri është gjithë jeta e saj. Mujo mbaroi për kanto në Liceun Artistik dhe më pas për aktore në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa më 1974 u emërua në Teatrin Popullor. Në teatër ka interpretuar në dhjetëra shfaqje, midis të cilave te "Orët e Kremlinit" e Pogodin, "Luiza Miler" e Shilerit, "Përmbytja e Madhe" e K. Jakovës, "Vizita e Inspektorit" e Pristlit, "Nata e dymbëdhjetë" dhe "Zbutja e kryeneçes" e Shekspirit, "Natë me hënë" e Kadaresë, "Këngëtarja tullace" e Ioneskos, "Zonjusha Zhuli" e Stinbergut, "Kujdes! Kafshon" e A. Gernit. Ka interpretuar në filmat "I teti në Bronx", "Malet me blerim mbuluar", "Zonja nga qyteti", "Kur hidheshin themelet", "Taulanti kërkon një motër" etj. Është aktore me kërkesa, me plastikë të zhdërvjelltë, energjike, shpërthyese; dallon për trajtimin e mençur dhe të kulturuar të roleve, duke rikuptimësuar në kohë idetë dhe gjendjet e tyre emocionale. Yllka Mujo kalon lehtësisht sa nga drama në komedi, sa nga personazhet me mbartje psikologjike e përjetime të brendshme, tek personazhet komike, deri paroditë dhe groteskë. Më 1995 fitoi çmimin "Aleksandër Moisiu" si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove për rolin e Julias në dramën "Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër" të Dorstit. Mban titullin Artiste e merituar. "Sonte do të luajmë pa tekst" është një vepër e ndërtuar brenda një konflikti thelbësor – ( që zhvillohet në sy të publikut) një konflikt mes regjisorit që do të imponojë rregull e formë edhe kur improvizohet dhe aktorëve që duan t'u japin jetë personazheve.
Piandello lëviz këtu, rreth temës kryesore të veprës së tij : teatri dhe mekanizmat e tij. Nëse në dy veprat e para të trilologjisë, teatraliteti është ngjizur si një tentativë shpëtimi prej jetës, këtu teatri është një iluzion..
Tema e pjesës ngre pikëpyetje në lidhje me tekstin dhe si do të vihet në skenë, punës së regjisorit dhe të aktorëve që duhet t'i japin jetë botës së tij.
Teatri për Pirandelon është një metaforë e jetës, që na tregon se ashtu siç aktorët, janë dënuar brenda kufinjve të skenës dhe kohës skenike, për të pasur një ekzistencë, ashtu edhe teatri, "para se të jetë një forme tradicionale e letërsisë, është një shprehje e natyrshme e jetës, e cila, ashtu si shfaqja, ka një fund…" Nën regjinë e Driada Dervishit në skenë intepretojnë aktorët  Yllka Mujo, Dritan Boriçi, Adelina Muça, Met Xhelili, Sokol Angjeli, Olta Daku, Niada Saliasi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Besmir Bitraku, Gent Hazizi, Neritan Licaj, Marsel Rupi dhe Elton Cefa . "La vita, o la si vive o la si scrive" -Luigi Pirandello.("Jeta, ose shkruhet, ose jetohet.") Më 28 qershor të 1867 në Girgenti, sot Agrigento, lindi Luigi Pirandello, dramaturg, shkrimtar dhe poet italian .Ai shkruan veprën e tij të parë "Barbari" vetëm 11 vjeç.
"Unë jam bir i Kaosit, dhe kjo jo e thënë në një mënyrë alegorike, por të vërtetë, pasi kam lindur në një fshat, që quhet Càvusu nga banorët e Girgenti, një fjalë dialektore që nga fjalori antik grek do të thotë "Kaos".
Kaosi i sjellë nga Pirandello për të shpjeguar origjinën dhe fatin e tij, në fakt i takon dhe veprës së tij, e cila është një përshfaqje dramatike dhe ironike e vetë kaosit.
Teatri i tij inskenon dramën e jetës në pasqyrë , un- i që ndahet nga jeta e tij dhe e sheh veten nga jashtë, të reflektuar në formën e një narcizismi tragjik . Konflikti mes Formës dhe Jetës, është origjina e dramës së tij. "Kur dikush jeton vërtet, jeton dhe nuk arrin ta shohë veten. Nëpërmjet teatrit ne bëjmë që ai ta shohë atë, pikërisht gjatë aktit të jetuarit, i mbërthyer nga pasionet e tij, duke i vënë një pasqyrë përpara", kjo gjë shpesh shkakton reagime të forta zemërimi, të papritura dhe " nëse ka qarë dikur, tani nuk do të qajë më, e nëse ka qeshur nuk do mundet më…Ky telash është teatri im."shprehet Pirandelo. Teatri i Pirandelos është quajtur "teatri i pasqyrës", pasi në të duket jeta e vërtetë, ajo e zhveshura, e hidhura, pa maskat e hipokrizisë dhe të konvencioneve shoqërore, në mënyrë që publiku të shohë veten të reflektuar dhe kështu, duke e parë të ndryshojë për të qenë më i mirë.
Suksesin e tij më të madh ai e arriti në 1922 kur u vendos në teatër.

 

 

Deklarata e ministrit grek, Doda: Kotzias, klloun dhe arrogant

Posted: 17 Oct 2016 12:55 AM PDT

Mesila DodaPas deklaratës së ministrit të Jashtëm grek, ka reaguar edhe deputetja Mesila Doda. Ajo e ka cilësuar deklaratën e tij si “mufkën e radhës”. Sipas Dodës, Kotzias kërcënoi shtetin shqiptar me arrogancën e atij që ka më shumë ushtri, mbrojtje e pasuri.

Deklarata e Mesila Dodës

Ministri i jashtëm grek Kotzias, këput mufkën e radhës…

Nuk i gjej dot dy raste, kur ministri i jashtëm Kotzias të ketë pasur deklarime koherente, të ekuilibruara e të matura. Por sot ka tejkaluar çdo sinor për një dinjitar të lartë që përfaqëson diplomacinë e një shteti anëtar të NATO-s.

Kotzias kërcënoi sot shtetin shqiptar me arrogancën e atij që ka më shumë ushtri, mbrojtje e pasuri.

Ushtarakisht, a e di ministri i Jashtëm i vendit anëtar të NATO-s se bën pjesë në të njëjtën aleancë ushtarake, ku është edhe fqinji i tij, në aleancën më të madhe ushtarake e politike? Kujt i tregon forcën e ushtrisë ky person i paekuilibruar e i papërsëritshëm në marrëzitë që lëshon?

Politikisht, a e din ministri i Jashtëm i shtetit fqinj që Europa e sotme është e bazuar mbi shtetin e së drejtës e jo mbi pasurinë e secilit shtet anëtar, sepse në atë rast Greqia do duhej të kish dalë në ankand me kohë, pasi është një shtet i falimentuar, me një borxh publik në rreth 340 miliardë euro pa interesa, që është rreth 180 % e GDP-së, ndërsa së bashku me interesat ky borxh ka tejkaluar më shumë se dyfishin e tërë ekonomisë greke së bashku me asetet e saj.
Ky klloun dinjitar, peshqesh i grekëve të rinj, do duhet të ndajë mendjen, nëse është për respektimin e konventave ndërkombëtare dhe në të njëjtën linjë me Brukselin, apo kërkon të mbrojë lavdinë e kolonel Zervës. Flet për Konventat Ndërkombëtare…bukur.

Të nisim më respektimin e Konventës për Dënimin e Krimeve të Luftës, Konventës për Dënimin e Genocidit, me respektimin e Konventës për të Drejtat e Njeriut, ku në rastin e shqiptarëve të Çamërisë janë shkelur e drejta e jetës, e drejta e pronës, parandalimi i torturës, liria e fjalës, liria e mendimit, liria e besimit, thuajse çdo nen është dhunuar dhe rezultati ishte një spastrim i plotë etnik.

Tash, duhet marrja e një pozicioni të qartë nga shteti i sotëm, ose ndjesë publike dhe kërkesë faljeje për krimet e kryera ose bashkëpunëtor publik me krimin dhe kundër vlerave të Europës. Arroganca nuk ndihmon kërrkënd, veç frikacakun.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zgjedhjet në Malin e Zi, fiton Gjukanoviç, humbin thellë partitë shqiptare

Posted: 17 Oct 2016 12:46 AM PDT

millo_1476646075-9324709Në një kohë kur janë numëruar 94.21% e votave, qendra për monitorimin e zgjedhjeve në Mal të Zi raporton se pavarësisht se asnjë nga listat e partive nuk ka marrë shumicë absolute (mbi 41 mandate nga 80 mandate që ka Parlamenti i Malit të Zi), partia e Milo Gjukanoviçit, e cila ka dalë dhe e vetme në këto zgjedhje, ka arritur të fitojë sërish më shumë mandate sesa partitë e tjera, pasi ka siguruar 36 mandate.

Duke ditur aleatët e përhershëm paszgjedhor të Gjukanoviçit që janë pakicat boshnjake, kroatët, shqiptarët dhe një nga partitë malazeze, Gjukanoviç duket se nuk do e ketë të vështirë të krijojë shumicën e mandateve për të formuar qeverinë e re.

Milo Gjukanoviç tha se vota e djeshme ishte një zgjedhje për tu bërë anëtar i NATO-s dhe BE-së apo anëtar i një "kolonie ruse"

Kryeministri bëri thirrje mbështetësve të çdo partie të mos festojnë jashtë nëpër rrugë, por në ambiente të brendshme, kjo nisur nga arrestimi i 20 paramilitarëve serbë të cilët u prangosën pasi dyshohet se po planifikonin sulme

Ndërsa partia proserbe e Frontit Demokratik e udhëhequr nga Andria Mandiç, e cila ishte dhe
Ndërkohë, ndarja e mandateve sipas votave të marra, kur janë numëruar rreth 95% e votave, është partia Demokrato-Socialiste e Milo Gjukanoviçit (36 mandate), proserbët Fronti Demokratik (18 mandate), Çelsi (9 mandate), Demokratët (9 mandate), Partia Social-Demokrate (4 mandate), Partia e Boshnjakëve (2 mandate), Partia Kroate (1 mandat) dhe Partia Shqiptare (1 mandat).

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare të Malit të Zi , shqiptarët fituan vetëm një mandat.

Shqiptarët në këto zgjedhje dolën me tri subjekte: Me dy koalicione dhe Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve.

Këtë mandat e ka fituar Koalicioni "Shqiptarët të vendosur" Forca-UDSH-ASH ka fituar 1 mandat.

Koalicioni Shqiptar "Me një qellim" PD-IQ-LDMZ-Perspektiva dhe Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve kanë mbetur pa mandat.

Koalicioni "Shqiptarët të vendosur" Forca-UDSH-ASH ka fituar 1,20% ose 4500 vota – 1 mandat.

Koalicioni Shqiptar "Me një qellim" PD-IQ-LDMZ-Perspektiva ka fituar 0.90% ose 3500 vota – 0 mandat.

Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve ka fituar 0.40% ose 1500 vota – 0 mandat.

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :