Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Rrëfimi tronditës, ja si i torturonte CIA “të dyshuarit” e Al Kaedës” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Rrëfimi tronditës, ja si i torturonte CIA “të dyshuarit” e Al Kaedës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Rrëfimi tronditës, ja si i torturonte CIA “të dyshuarit” e Al Kaedës

Posted: 08 Oct 2016 03:00 AM PDT

Dy tunizianë, të ndaluar pas 11 shtatorit, qëndrojnë për 10 vjet në burgun sekret të "Cobalt"-it në Afganistan. Ata tregojnë dhunën brutale: Na linin zhveshur!

kobalt
Njëri nga tunizianët, duke rrëfyer dhunën makabre të CIA-s

Organizata jo qeveritare "Human Rights Watch", ka publikuar një raport të ri tronditës mbi metodat e torturave të përdorura nga CIA. Për herë të parë flitet për "Cobalt"-in, emri i koduar i një burgu misterioz amerikan në Afganistan. Detajet e dhunës së ushtruar në atë burg,  janë zbuluar nga Ridha al-Najjar e Lofti El Gherissi, dy të burgosur të mbajtur për dhjetë vjet në qeli: akuzat kundër tyre nuk u provuan asnjëherë.

Ajo që ka treguar dëshminë e dy burrave, ka qenë Laura Pitter, këshilltare e Këshillit të Sigurisë së "Human Rights Watch"

Të dy, duke kaluar dhjetë vjet në të njëjtin burg, nuk janë takuar asnjëherë. Përkundrazi, nuk kanë takuar asnjë përveç familjarëve të tyre, por versionet e tyre të torturave dhe dhuna e pësuar, është e njëjtë. Janë të dy me origjinë tuniziane dhe u arrestuan në Pakistan në vitin 2002. Rezultojnë se janë mes të burgosurve të parë të dërguar në "Cobalt" dhe pikërisht për këtë dhe historitë e tyre janë domethënëse.

Al-Najjar u mbajt i lidhur me zinxhirë me një hekur mbi kokën e tij për 22 orë në ditë për thuajse 3 muaj. Ai lirohej vetëm një herë në ditë për t'u marrë në pyetje apo nënshtruar formave të tjera të torturës. Pastaj sërish në qeli: gjithçka ndodhte në një errësirë të plotë, me një muzikë të ndezur vazhdimisht me zë të lartë, ndërsa ai qëndronte zhveshur, vetëm me një panoline, duke u përpjekur të rezistonte.

El Gherissi, mbyllej ndërkohë në një arkivol: edhe ai dilte vetëm një herë për të qenë më pas viktimë e dhunës së ushtruar në forma të tjera.

Ndaj tij ushtrohej "Waterboarding" – kur dikush të bllokon me këmbë, më në lartësi të kokës dhe derdh ujë në fytyrën e mbuluar me një leckë; dush me ujë të ftohtë ose futja në vaska të mbushura me akull, ndërsa mbahej brenda për një kohë të gjatë. Pastaj rrihej me një shkop.

Nga 2001, viti i sulmit të Kullave Binjake, metodat e përdorura nga CIA ndaj të burgosurve, janë bërë gjithnjë e më shumë të dhunshme dhe shumë organizata humanitare, kanë denoncuar brutalitetin e ushtruar. Për këtë, në dhjetor 2014, Komisioni i Kontrollit të shërbimeve sekrete të Senatit amerikan, publikoi raportin e torturave të CIA-s, por dokumentet që në fillim rezultuan të pa studiuara dhe plot me gabime. Dhe tani gabimet e atij dokumenti shtohen.

Dy burrat nuk janë akuzuar formalisht: në raportin e Senatit, dyshohet se Al-Najjar ka qenë një truprojë e Osama Bin Ladenit, ndërsa El Gherissi, ka qenë një anëtar i Al Kaedës. Kundër tyre nuk u gjet asnjë provë dhe për këtë pas dhjetë vjetësh janë liruar. Vetëm se ata, ato akuza, i kanë mohuar që në ditën e parë.

Të dyve u është treguar edhe një karrige elektrike, që në të vërtetë nuk u përdor asnjëherë: ishte vetëm një metodë për t'i frikësuar. Asnjë nuk konsumonte mjaftueshëm ushqim dhe ujë dhe ajo që u jepej, ishte një pjatë plot me bishta cigaresh, flokësh apo pisllëqesh.

Al-Najjar humbi 50 kilogramë. Mjekët, në të gjithë këtë situatë nuk ndërhynin asnjëherë. I vizitonin, i bënin ndonjë injeksion për t'i mbajtur të gjallë, por pastaj i linin në duar të CIA-s.

Sot, 14 vjet më pas, pasi janë liruar për herë të parë nga "Cobalt", dy burrat janë të lirë, por jeta e tyre nuk ka rifilluar asnjëherë nga e para: për shkak të problemeve fizike, nuk mund të punojnë ose të kujdesen për veten e tyre.

Al-Najjia pësoi frakturë në krahë, kavilje dhe në shpinë, duke pasur akoma një dhimbje kronike konstante. Ka probleme me mëlçinë dhe dëme në vesh. Jeton me motrën e tij: "Ajo ka pesë fëmijë, unë jam i gjashti", – ka thënë ai gjatë intervistës.

El Gherissi është i varfër: jeton në një shtëpi pa dyer ose dritare, duke ndarë një dhomë me mamanë e sëmurë. Nuk arrin të flejë dhe ka mbetur pjesërisht i verbër: nuk ka mundur asnjeherë të vizitohet tek ndonjë mjek. Drejtësia për të dy nuk ka mbërritur asnjëherë dhe asnjë nuk është përgjigjur për dhunën e pësuar për 10 vjet nga ata. Janë lëshuar të vetëm, në mes të errësirës.

E.A.

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

PPE, Vokshi : Brukseli të ndërhyjë, droga po kërcënon Shqipërinë

Posted: 08 Oct 2016 02:53 AM PDT

vokshiKryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, deputetja Albana Vokshi deklaroi në Kongresin e Forumit të Grave Popullore Europiane se Shqipëria rrezikon të kthehet në një "Kolumbi" në Ballkan për shkak të lidhjeve të qeverisë me prodhuesit dhe trafikantët e drogës.

Zonja Vokshi deklaroi se Partia Demokratike dhe LDGSH kanë nisur takimet me qytetarët për të denoncuar lidhjet e qeverisë me krimin dhe për të mos lejuar pushtimin e Shqipërisë nga trafikantët e drogës dhe mafia e plehrave. Ajo kërkoi ndihmën e Forumit të Grave Popullore Europiane për të lobuar me kancelaritë perëndimore për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë kritike që rrezikon edhe procesin e integrimit ne BE.

Zonja Vokshi shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të vrasjeve për shkak të konflikteve për parcelat e drogës si dhe rritjen e përdorimit nga ana e fëmijëve e të rinjve. Trafikantët po shfrytëzojnë të rinjtë dhe familjet e varfra për të mbjellë kanabis duke sjellë edhe rënien e sektorëve të tjerë prodhues të ekonomisë (bujqësia, fasonët etj) . Ndërsa në raportet sekrete ka të dhëna se rryshfeti për drogën shkon deri në qeveri. Edhe në mediat më prestigjioze po shkruhet se qeveria e Tiranës po e përdor drogën për të mbajtur pushtetin, tha deputetja Vokshi në takimin e europarlamentareve dhe përfaqësueseseve të qeverive të djathta europiane.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi theksoi shqetësimin për thellimin e varfërisë te gratë dhe të rinjtë. Referuar raporteve të Bankës Botërore, gjysma e popullsisë jeton në minimimin jetik, me më pak se 500 lek në ditë, pasi korrupsioni është i përhapur në cdo qelizë të qeverisjes.

"Shqiptarët kanë frikë të flasin nga varfëria dhe po shfrytëzohen për punë të rënda dhe të paligjshme bashkë me fëmijët e tyre dhe gratë e pambrojtura. Papunësia është rritur ndjeshëm tek gratë (në rajone të caktuara edhe 50 – 70%); politikat qeveritare i mbyllën dyert e universiteteve mijëra vajzave që investuan për 12 vjet për tu arsimuar. Pa punë, pa akses në arsim e shëndetësi, pa shpresë, e vetmja mundësi për shumë gra dhe vajza mbetet azilimi.  Vokshi falenderoi qeveritë e vendeve Europiane që mikpritën familjet shqiptare që emigruan nga varfëria dhe papunësia.

Censurimi i medias, përndjekja e gazetarëve që hiqen nga puna për denoncimet që i bëjnë korrupsionit dhe krimit shtetëror ishte një tjetër shqetësim që znj. Vokshi ndau me pjesëmarrëset në takim.

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 39-vjeçari në Librazhd

Posted: 08 Oct 2016 02:50 AM PDT

dhunon gruanPolicia e Elbasanit ka arrestuar një 39-vjeçar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Në pranga ka rënë Ilir Peshku, 39 vjeç,  banues në fshatin Kostenjë në Librazhd.

Ndalimi i tij,  u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij,  shtetases H. P,  30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dasmë mbretërore në Tiranë, Princi Leka dhe Elia Zaharia ‘bekohen’ nga Veliaj dhe Zoti

Posted: 08 Oct 2016 02:41 AM PDT

princi-leka-dhe-elia-zahariaPrinc Leka II dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia do të martohen sot. Në ceremoninë madhështore të familjes mbretërore, ku pritet të jenë rreth 300 të ftuar, do të jenë edhe shumë përfaqësues të familjeve të mëdha mbretërore të Evropës dhe më gjerë si princesha e Spanjës, Sofi, Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, LSM Princesha Lalla Salma e Marokut, LSP Farah Diba etj.

Gjithashtu, të ftuar do të jenë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministra të Qeverisë etj.

Rreth orës 11:00 në Sallën e Fronit është zhvilluar ceremonia e celebrimit të martesës nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Më tej krerët e të gjitha komuniteteve fetare në vendin tonë, atij mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashi kanë bekuar lidhjen mes Princit Leka dhe Elia Zaharia në martesë.

Pas ceremonisë së celebrimit, gjithë të ftuarit do të zhvendosen për në mjediset e Rezidencës pranë Galerisë së Arteve ku do të mbahet një koktej që do të zgjasë rreth dy orë. Në qendër të vëmendjes së organizatorëve të këtij eventi dhe dëshirë parësore e Familjes Mbretërore dhe çiftit, është promovimi i traditës, artit, kulturës, veshjeve, kulinarisë, pijeve, muzikës dhe valleve shqiptare të cilat do të shoqërojnë etapat e kësaj dasme.

Pas një pushimi disaorësh, pas koktejit, dasma do të vazhdojë me darkën që do të mbahet në Pallatin e Brigadave me rreth 300 të ftuar, 150 përfaqësues të familjeve të rëndësishme mbretërore, Lartësitë e tyre, të ftuar të huaj dhe 150 të afërm dhe miq të ngushtë të çiftit.

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta

Posted: 08 Oct 2016 02:30 AM PDT

love"Ajo/ajo nuk ishte për mua", duket se është fraza që përdoret më shpesh nga dikush që është ndarë nga i dashuri/e dashura. Ndoshta edhe ne ia kemi thënë vetes këtë të paktën një herë në jetë, edhe pse shumë njerëz përreth mund të mendonin se ishim çifti i përkryer. Shpesh ndihemi të çoroditur se si një dashuri e vërtetë shndërrohet në asgjë. Jed Diamond, një psikolog, i njohur ka arritur në një konkluzion pas 40 vitesh kërkimesh klinike, se shumica e njerëzve në fakt arrijnë ta gjejnë dashurinë  e vërtetë në jetën e tyre. Por, problemi është se nuk ia dalin dot t'i kalojnë të pesta fazat e dashurisë, dhe përgjithësisht arrijnë vetëm tek e treta. Ja cilat janë ato.

1. Të biesh në dashuri

Të biesh në dashuri është faza kur e sheh veten tek jeton mes një reje hormonesh të lumtura. Është koha kur i projekton të gjitha dëshirat dhe shpresat tek partneri. Ai/ajo bëhet me shpejtësi njeriu ideal; nuk ka asnjë lloj defekti në sytë e tu. Ti besoj se ai/ajo do të jetë në gjendje gjithmonë të plotësojë çdo dëshirë, dhe ti beson çdo fjalë që ai thotë. Besimi në dashurinë e vërtetë të bën që të mos dëgjosh asnjë zë skeptik në këtë moment.

2. Të bëhesh çift

Në këtë fazë dashuria bëhet më e fortë. Filloni ta njihni njëri-tjetrin më mirë dhe prezenca juaj nis të ketë efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është koha e bashkimit dhe lumturisë. Në një pikë të caktuar, pas muajsh apo vitesh bashkëjetesë, kjo fazë mund të shoqërohet me ardhjen në jetë të një fëmijë, që vetëm sa e forcon më tepër lidhjen mes jush. Ndiheni të mbrojtur dhe të dëshiruar.  Dhe, beson se përfundimisht ke gjetur njeriun që bën për ty – se lidhja jote është vendosur nga fati.

3. Zhgënjimi

Kjo është periudha kur shpresat tuaja nisin të thërrmohen. Momenti kur të duket sikur ndjenjat e tua mund të zhduken për të mos u kthyer më. Partneri të duket i paparashikueshëm dhe sjellja e tij të mërzit në mënyra të ndryshme. Nis të ndiesh se do të shkëputesh prej tij ose i thua vetes se nuk është njeriu i duhur për ty. Të duket se nuk ka asnjë arsye të torturosh veten dhe partnerin në një marrëdhënie që nuk ka të ardhme.

4. Të krijosh një dashuri të vërtetë e të qëndrueshme

Nëse i mbyll sytë dhe përpiqesh të kalosh të gjitha pengesat në lidhjen tënde, mund të mbërrish në këtë fazë. Mendja jote tashmë është e lirë nga iluzionet të cilat i kishe projektuar tek partneri yt në fazat pararendëse. Personi që qëndron përballë teje nuk është ai me të cilin imagjinoje të ishe, por është një person real. Ti i pranon, dhe ç'është më e rëndësishmja, i kupton të metat e tij. Tani është momenti të shërohesh dhe të kalosh në fazën tjetër.

5. Të përdorësh fuqinë e dy njerëzve për të ndryshuar botën

Tani që e ke kuptuar se ke mësuar të kapërcesh mosmarrëveshjet dhe duke gjetur një lidhje të thellë, të fortë e të qëndrueshme, do të arrish në një përfundim edhe më çliruese: se të dy ju keni fuqinë për të ndryshuar diçka në këtë botë. Nuk do të jetoni së bashku vetëm për hir të njeri-tjetrit, por do të bëni një jetë në çift për hir të një kauze më të madhe. Mund të jetë që punoni bashkë, shkruani bashkë, krijoni diçka bashkë – mund të jetë gjithçka. Por vetëm kur filloni të funksiononi si një e vetme, pasi keni kaluar të gjitha fazat e mëparshme mund të thoni 100 për qind të sigurt: po, ky njeri është për mua.

S.M

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Nuk janë ‘male ruse’, është një urë në Japoni

Posted: 08 Oct 2016 02:26 AM PDT

maletNëse keni dëshirë të përjetoni eksperiencën e një xhiroje në 'malet ruse' të ulur në makinën tuaj, atëherë ura Eshima Ohashi, në Japoni, mund të ta japë këtë mundësi.

malet1

Ura Eshima Ohashi, e cila lidh qytetet e Matsue dhe Sakaiminato, është rreth 1.7 km e gjatë dhe 11.3 m e gjerë.

malet2

Me pjerrësinë ekstremisht shumë të theksuar, ajo bën edhe shoferët më profesionistë të frikësohen kur kalojnë mbi të.

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, godasin punonjësin e policisë, 2 të arrestuar

Posted: 08 Oct 2016 02:22 AM PDT

Policia-e-Elbasanit-1-696x522Specialistët  për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Ymer Starja,  22 vjeç, banues në Elbasan dhe Kristaq Bardhi, 23 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi  kanë kundërshtuar punonjësit e Patrullës së Përgjithshme si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat dyshohen të kenë goditur punonjësin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës,  kryer në bashkëpunim”.

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turqi, dy kamikazë hedhin veten në erë para policisë

Posted: 08 Oct 2016 02:20 AM PDT

turqiDy kamikazë kanë hedhur veten në erë gjatë një operacioni anti-terrorizëm në Ankara, në Turqi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale dhe sipas "Daily Sabah", terroristët po planifikonin një sulm, kur janë rrethuar të dy nga policia.

Të dy, një burrë dhe një grua, refuzuan të dorëzonin armët dhe hodhën veten në erë në një stallë kuajsh në rajonin Haymana, në kryeqytetin turk. Asnjë tjetër nuk mbeti i lënduar.

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Macja më e vjetër në botë mbush 31 vjeç (gati) në formë të shkëlqyer

Posted: 08 Oct 2016 02:05 AM PDT

macja26 vjet më parë Nutmeg (arrë moskat) zgjodhi miqtë njerëzorë me të cilët do të kalonte jetën dhe tani, që sapo ka mbushur 31 vjeç, është ende me ta dhe njëkohësisht macja më e vjetër në botë.

macja1

Maçoku rekord është shurdhuar nga njëri vesh dhe i kanë mbetur vetëm 3 dhëmbë, por pjesa tjetër e trupit të tij është në formë të shkëlqyer.

macja2

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Prefekti i Kukësit: Jam kundër taksës për Rrugën e Kombit

Posted: 08 Oct 2016 01:45 AM PDT

prefektiPrefekti i Qarkut  të Kukësit, Liman Morina ka shprehur qëndrimin e tij kundër taksës në Rrugën e Kombit, duke u angazhuar t'i përcjellë qeverisë shqetësimet dhe reagimet publike kundër kësaj takse. Në një deklaratë për mediat, Morina i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që në këtë taksë të shohë me përparësi banorët e qarkut të Kukësit, si një nga më të varfrit në vend.

"Personalisht si banor i rajonit të Kukësit jam kundër tarifës që banorët e varfër të Kukësit, Hasit dhe Tropojës duhet të paguajnë për çdo kalimin në rrugën e Kombit. I bëj thirrje kryeministrit Rama që për tarifën e rrugës së kombit ti shikojë me përparësi banorët e qarkut më të varfër në vend.  Në pamundësi të kësaj, duhet të vendoset një tarifë simbolike" ka thënë Morina.

Qëndrimi publik i prefektit Morina vjen në një kohë kur në Kukës është paralajmëruar mbajtja e një marshim paqësor kundër kësaj takse.

8 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Related Posts :