Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Sarandë, sekuestrohet afro 7 kg kanabis që do të transportohej drejt Greqisë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Sarandë, sekuestrohet afro 7 kg kanabis që do të transportohej drejt Greqisë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Sarandë, sekuestrohet afro 7 kg kanabis që do të transportohej drejt Greqisë

Posted: 04 Oct 2016 02:09 AM PDT

kanabisPolicia kufitare e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 6 kg e 650 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe ka arrestuar në flagrancë personin që e transportonte, shtetasin Eduart Muka, 46 vjeç, banues në Sarandë.

Në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë-Bot Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Seat”, Policia ka gjetur të fshehur në këtë mjet një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 6 kg e 650 gr, e llojit kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 17 pako, mbështjellë me plastikë dhe natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Eduart Mukës, për veprën penale “Trafikim narkotikësh”.

4 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Vrasja e dyfishtë pas humbjes në poker, autori në arrati, policia: Përdorues droge

Posted: 04 Oct 2016 01:45 AM PDT

autoriNjë lojë e humbur në poker dyshohet se u bë shkak i vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Dajç të Shkodrës.

Pas një konflikti që nisi verbalisht, Miklovan Parubi, 33 vjeç mori një armë zjarri tip kallashnikov vrau me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç si dhe plagosi P. 40 vjeç, N.K. 33  vjeç; V.K. 22 vjeç dhe  K.M. 26  vjeç

Autori i vrasjes së dyfishtë, i cili sipas policisë, njihte si përdorues i lëndëve narkotike dhe probleme emocionale të pakontrolluara, është ende në arrati dhe nuk dihet nëse është armatosur.

Ndërkohë, forca të shumta të policisë dhe FNSH së Shkodrës janë mobilizuar kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

4 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Investigimi i “Fiks Fare”, shkarkohen punonjësit e SGS në Durrës dhe Lushnjë

Posted: 04 Oct 2016 01:34 AM PDT

fiksiPas publikimit të investigimit të emisionit "Fiks Fare", ku punonjës të kompanisë SGS që merret me kolaudimin e mjeteve, merrnin para nga qytetarët, ministri i Transportit, Sokol Dervishaj ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të punonjësve të SGS në Durrës dhe Lushnje.

Ministri, përveç shkarkimit i kërkoi kompanisë SGS t'i kallëzojë penalisht punonjësit e përfshirë në video.

Mbrëmjen e kaluar, "Fiks Fare" investigoi se si kalohet kontrolli teknik i automjeteve edhe nëse ka defekte.

Kamera e "Fiks Fare" dokumentoi me zë, ku disa punonjës marrin para për të kaluar një makinë në kolaudim. Mbrëmjen e së hënës, emisioni transmetoi investigimin në Qendrat Rajonale të Kolaudimit në Durrës dhe Lushnjë.

4 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, 14-vjeçarja denoncon babanë për ngacmim seksual, në kërkim 45-vjeçari

Posted: 04 Oct 2016 01:30 AM PDT

ngacmimPolicia e Fierit ka shpallur në kërkim një person pas denoncimit të të bijës së mitur se e kishte ngacmuar seksualisht.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A.XH., 45 vjeç pas denoncimit të vajzës së tij 14-vjeçare.

Forcat e policisë po punojnë për kapjen e tij…

4 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

26 pseudonimet e Gjergj Fishtës, në Saras

Posted: 04 Oct 2016 01:02 AM PDT

Numri i ri i revistës letrare Saras, i kushtohet pseudonimeve në letërsi

kultureTë ndërtosh një identitet të ri, të krijosh një personazh tjetër që mund të dali lehtë prej teje, e të jetë më i guximshëm se ty…Kritikët e studiuesit e letërsisë vazhdojnë ta shohin përdorimin e "pen name" ose "pseudonimeve" në letërsi, si një nga çështjet më interesante për studim. Vetëm pak ditë më parë New York Times i kushtonte një artikull shkrimtares italiane Elena Ferrante, që ende nuk ka dalë para lexuesve me fytyrë dhe pse fama e saj tashmë ka depërtuar me sukses dhe në perëndim. Shkrimi kërkonte të zbulonte identitetin e Ferrantes, që sipas kërkimeve të gazetarit Claudio Gatti mund të ishte përkthyesja që jeton në Romë Anita Raja. Duke hulumtuar kalimet financiare të të ardhurave të librave të Ferrantes, si dhe ngjashmërinë mes historive të treguara në librat e saj dhe jetës së Rajës, gazetari Gatti ishte i bindur, se tashmë lexuesi mund të ketë identitetin e vërtetë të shkrimtares që i ka rrëmbyer prej kohësh zemrat e tyre. Në historinë e letërsisë është e pafundme lista e shkrimtarëve që kanë zgjedhur të shkojnë tek lexuesi nën një emër tjetër. Në shekullin e 17-18, pjesa më e madhe e shkrimtareve femra zgjidhnin të shkruanin librat e tyre të parë me emra burrash, të sigurta se vetëm kështu nuk do të mund të paragjykoheshin e pranoheshin në shoqëri. Por dhe sot në shekullin e XXI, ku shumë të drejta të lirisë së njeriut janë fituar, dhe kur kritikat ndaj politikave nuk kushtojnë aq shumë sa një shekull më parë, duket se pseudonimet vijojnë të jenë si një ide shpesh romantike të cilët shumë shkrimtarë e zgjedhin për tu përfaqësuar. Ane Rice një nga shkrimtaret best seller sot, për vite me radhë botoi libra erotikë me emrin as Anne Rampling. Agata Kristi eksperimentet e saj letrare pas sagës me dedektivë i botoi nën emrin e Mary Westmacott. Stephen King do të shkruante për vite me radhë nën emrin Richard Bachman. Revista Letrare Saras, në numrin e saj të 18-të, zgjedh si temë pikërisht pseudonimet në letërsi, duke i parë në kontekstin jo vetëm historik, por dhe të dominimit që kanë pasur identitetet e zgjedhura në veprat e shkrimtarëve. Saras bën një udhëtim në letërsinë shqipe për të zbuluar se pseudonimet kanë qenë një element i përdorur hershëm në letrat shqipe. Nuk është vetëm Migjeni (emri i vërtetë Millosh Gjergj Nikolla) apo Lasgushi (Llazar Gusho), Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) që zgjodhën të shkonin tek lexuesi përmes një identiteti tjetër letrar. Faik Konica ka pasur 29 pseudonime, Gjergj Fishta 26. Që nga Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada, Zef Serembe, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Ndre Mjeda, Çajupi, , Asdreni, Petro Marko, Sterio Spasse, Esat Mekuli, Ramiz Kelmendi, Rexhep Qosja, Anton Pashku , etj kanë botuar libra me pseudonim. Në shekullin e XXI , me ndryshimin e kontureve politike e kulturore, pseudonimet shfaqen gjithnjë e më rrallë. Diskutimit për pseudonimet në letërsi i janë bashkuar në Saras emra të njohur si Ardian Vehbiu që ka provuar shpesh të shkruajë me pseudonim. Vehbiu ndan me lexuesit histori të krijimit të emrave të tij letrarë, një prej të cilëve shumë i njohur është dhe dhe Mark Gjerazi. Artan Gjyzel Hasani I njohur me pseudonimin Wisper, vjen me shkrimin "Të mbrohesh nga vetja". Maklena Nika sjell "Maskat në letërsinë greke", ndërsa Virion Graci një studim mbi veprën e Fatos Kongolit. Arb Elo, krijues dhe kritik I letërsisë që ka vendosur të mos e bëjë ende të ditur identitetin e tij të vërtetë, sjell një këndvështrim interesant në këtë numër. Posaçërisht për Saras, shkrimtarja italiane  Melania Mazzucco, autoren e romanit "Vita", fitues të çmimit "Strega" të përkthyer në 30 gjuhë të botës vjen me një intervistë dhënë përkthyeses së saj në gjuhën shqipe Mimoza Hysa.
Nuk mungojnë në këtë numër dhe proza dhe poezia e zgjedhur, siç është tregimi i Haruki Murakamit nën përkthimin e Elvana Zaimit. Shkëlqim Çela sjell një version të ri të përkthimit të poemës së njohur të Majakovskit "Re me pantallona", pas përkthimit të njohur të Ismail Kadaresë. Përkthimi i Çelës botohet për herë të parë në Saras, çka tregon dhe një tërheqje që vazhdon të ketë ndaj vargjeve të poetit të njohur rus, dhe se Majakovski është një figurë e dashur dhe tashmë në shekullin e XXI.

Konflikti në Siri, përkeqësohen marrëdhëniet SHBA-Rusi; Obama pezullon kontaktet

Posted: 04 Oct 2016 12:50 AM PDT

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së janë përkeqësuar edhe më tej, pasi administrata Obama njoftoi se në kuadër të marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në Siri ka marrë vendim për ndalimin e kontakteve me Rusinë.

“Të gjithëve na është sosur durimi me Rusinë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest. Ai ka fajësuar presidentin rus Vladimir Putin dhe qeverinë e tij për bombardimet në Siri, të cilat kanë vrarë njerëz të pafajshëm.

“Rusët kanë qenë bashkëfajtorë në tragjedinë siriane. Nuk kemi më asgjë për të biseduar me Rusinë”, tha Earnest.

4 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 4 tetor 2016

Posted: 04 Oct 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Sot duhet të tregoheni tolerant me partnerin, në disa biseda që do t'ju bëjë ai. Në aspektin financiar do të keni të ardhura, për të bërë shpenzime.

DEMI

Ju duhet të vlerësoni raportin që keni me partnerin tuaj. Në aspektin financiar nuk keni shumë të ardhura, prandaj bëni shpenzimet që ju duhen.

BINJAKET

Sot duhet të dini si të komunikoni me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do merrni të ardhura, prandaj mund të bëni investimet që keni menduar.

GAFORRJA

Partneri do t'ju jap ide të reja për të filluar një projekt të ri. Në aspektin financiar keni menaxhuar gjithçka në mënyrën e duhur, prandaj shpenzoni.

LUANI

Sot do të shprehni çdo gjë që mendoni te partneri juaj. Në aspektin financiar do merrni të ardhura, prandaj mund të bëni ndonjë investim më shumë.

VIRGJERESHA

Sot do flisni me partnerin për çështjet që ju interesojnë. Në aspektin financiar duhet të merrni ide nga miqtë, për të menaxhuar mirë të ardhurat.

PESHORJA

Sot do ndiheni me fat që keni pranë partnerin tuaj. Në aspektin financiar shfrytëzoni çdo mundësi, pasi kështu mund të bëni shpenzimet që doni.

AKREPI

Sot do shprehni qartë idetë që keni te partneri juaj. Në aspektin financiar do të keni të ardhura, pasi do realizoni me sukses një projekt.

SHIGJETARI

Sot duhet të tregoheni tolerant në disa biseda që do ju bëjë partneri, që të mos keni probleme me të. Aspekti financiar është i mirë, prandaj shpenzoni.

BRICJAPI

Sot do shprehni ndjenjat që keni te partneri juaj. Në aspektin financiar do merrni ide nga miqtë tuaj, për të shpenzuar në mënyrën e duhur.

UJORI

Sot do flisni për çështje të ndryshme me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do keni të ardhura, prandaj mund të kryeni shpenzimet që keni menduar.

PESHQIT

Sot do jeni në shoqërinë e mirë të partnerit tuaj. Në aspektin financiar do merrni të ardhura, prandaj kryeni ndonjë investim më shumë.

Shkodër, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur në një lokal në Dajç; autori në kërkim

Posted: 03 Oct 2016 02:50 PM PDT

autori
Autori i dyshuar i masakrës, Miklovan Parubi, 33 vjeç

Dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në fshatin Dajç në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pak para mesnatës dhe sipas dëshmitarëve, një person i identifikuar si Miklovan Parubi, pas një debati verbal të mëparshëm, ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj 6 personave që ndodheshin brenda, ku dy prej tyre kanë humbur jetën: Arjet Isufi 40 vjeç dhe Gacalil Kopshti 29 vjeç.

Ndërsa të plagosurit janë identifikuar si: Viçens Kopshti 26 vjeç, Aleks Prendi 40 vjeç, Ndok Marku 35 vjeç, dhe Kitas Molla 26 vjeç.

Sipas burimeve të para, dyshohet se shkak i masakrës mund të jetë bërë një konflikt banal mes viktimave dhe autorit. Ky i fundit është identifikuar nga policia, e cila ka nisur një aksion për kapjen e tij. Forca të shumta të FNSH-së Shkodër ndodhen ne vendngjarje, ndërkohë të plagosurit ndodhen ne spitalin rajonal të qytetit.

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, policia gjen një fëmijë 5 vjeç të humbur në rrugë

Posted: 03 Oct 2016 02:26 PM PDT

Policia-e-DurresitEfektivat e Policisë Plazh në Durrës, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur"Rrota e Kuqe" , në rrugë kanë gjetur një fëmijë të mitur rreth 5 vjeç,  të seksit mashkull.

"Fëmija është rreth 1 metër i gjatë, me flokë ngjyrë të zeza. Ka të veshura një bluzë ngjyrë të bardhë me viza gri,  pantallona sportive ngjyrë blu me vizë të bardhë anash dhe atlete të bardha. Mendohet se fëmija quhet Rogert, por nuk shprehet qartë", sqaron policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e familjarëve të fëmijës.

Çdokush që ka një informacion të vlefshëm për rastin është i lutur të telefonojë më numrin 0694110217.

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Vlorë, konflikt mes fqinjëve, vritet me thikë një person

Posted: 03 Oct 2016 02:12 PM PDT

Policia e VloresNjë konflikt me fqinjëve ka përfunduar me një person të vdekur në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, në fshatin Ploç. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Mystehak Selimaj, 54 vjeç ka goditur me thikë fqinjin e tij, I.K, 57 vjeç i cili ka humbur jetën në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka arrestua autorin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit

3 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :