Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Shkodër, iu gjet hashash dhe armë në banesë; në pranga 47-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Shkodër, iu gjet hashash dhe armë në banesë; në pranga 47-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shkodër, iu gjet hashash dhe armë në banesë; në pranga 47-vjeçari

Posted: 23 Oct 2016 02:12 AM PDT

hashashiKapet 1 nga 3  autorët e dyshuar të shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e zhvilluar në datë 21 tetor 2016, ku u  sekuestruan rreth 50 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, 250 bimë në proces tharje dhe 2 armë zjarri automatike.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi i shtetasit Pllumb Shpati, 47 vjeç, banues në Shkodër.

Në banesën e tij dhe të shtetasit  L.Sh në fshatin Megulle, Shkodër u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 39 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa; 250 bimë në proces tharje, të cilat u asgjësuan me anë të djegies dhe  një automatik mod. 56 me krehër me 30 fishekë. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Shkodër për veprat  penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Basha në Kurbin: Shqiptarët po bashkohen në koalicionin e vlerave

Posted: 23 Oct 2016 02:00 AM PDT

Basha-ne-KurbinKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Kurbini se Partia Demokratike është e  gatshme të mirëpres çdo forcë politike dhe çdo shqiptar që qëndron dhe lufton kundër krimit, drogës, inkriminimit. Në dëgjimin dhe bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD, zoti Basha tha se droga nuk mund dhe nuk do të jetë alternativë për shqiptarët. Droga është fatkeqësi, droga sjell krim, droga është mallkim, tha zoti Basha.

“E dimë që droga nuk është zgjedhja e shqiptarëve, nuk është zgjedhja e burrave dhe grave të ndershëm, është alternativa e vetme, mundësia e vetme që iu dha Edi Rama. Një mundësi që i skllavëron ata ndërkohë që pasuron vetëm një grusht njerëzish.

Është fondi që Edi Rama ka bërë gati për veten e tij për të kapur, blerë, prishur zgjedhjet e radhë. Dhe për këdo tjetër është mallkim, është skllavërim, është ankth, është vrasje, është plagosje, varfërim. Nuk mund të kthehet në model trafikanti për fëmijët e shqiptarëve, nuk mund të lejojmë të kthehet në model. Nuk mund të lejojmë që në klasat e fëmijëve tanë të digjet hashash e të drogohen, e të helmohen siç ndodhi para një jave në Paskuqan apo në Fushë –Krujë. Ne nuk mund ta lejojmë kurrë dhe nuk do ta lejojmë kurrë. Për këtë na duhet një bashkim i madh. Shumica e shqiptarëve janë me ne. E izoluar dhe më e pakët se kurrë në numër është banda që kemi përballë."

Lideri i opozitës theksoi së mbulimi i Shqipërisë me drogë një vit para zgjedhjeve është pakti i Edi Ramës me krimin, në mënyrë që me para, me presione dhe me shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve. Së bashku me shqiptarët, tha kreu i opozitës do t'i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe alternativën që i duhet për zhvillimin e vendit, punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

"Kundër një qeverisje që është bërë njësh me mafien dhe një mafie që është bërë njësh me qeverisjen; Në një vend ku nuk dihet ku fillon qeveria e ku mbaron krimi, ku mbaron policia e ku fillon krimi; Në betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, në betejën për të larguar njeriun që ka keqqeverisur në dimensionet më të zeza që ka njohur ndonjëherë Ballkani, Edi Rama dhe shpurën e tij; Ne jemi të gatshëm, të hapur për bashkëpunimin, për kontributin e gjithsekujt, për ti dhënë vendit atë që meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme, mundësinë për të ecur përpara përmes punës së ndershme dhe përfaqësimit me bijtë dhe bijat tuaja më të mira."

 

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nusja 86-vjeçare mahnit me bukurinë e saj

Posted: 23 Oct 2016 01:56 AM PDT

Më shumë se 50 vjet më parë, Millie Taylor-Morrison punonte si një modele për "Belle Mead", në agjencinë e modelingut në Nju Xhersi. Është e pabesueshme kur sheh se sa e bukur duket si nuse 86-vjeçarja.

GjyshjaGjyshja e dizenjoi vetë fustanin e saj të nusërisë ngjyrë vjollcë dhe mbesa Khadija Elkharbibi, i bëri një foto dhe e hodhi atë në Facebook, duke shkruar fjalët "Nëna Millie në ditën e saj të madhe".

Gjyshja 2Fotoja u përhap me shpejtësi në internet dhe mori rreth 97 mijë like e mijëra shpërndarje. "Kjo është gjyshja ime e bukur Millie Taylor-Morrison, e cila i martua këtë fundjavë. Në dhjetor ajo do të bëhet 86 vjeçe. Gjyshja martuar me gjyshin tim për 41 vjet deri sa ai ndërroi jetë.

Gjyshja 3Ajo e gjeti dashurinë 25 vjet më vonë dhe familja jonë nuk mund të mos ishte e lumtur për atë. Kjo është një dëshmi e vërtetë se mosha është thjeshtë një numër dhe se çdokush mund ta gjejë serish dashurinë", shprehet mbesa.

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përrenjas, prerja e paligjshme e pyjeve; arrestohet 52-vjeçari

Posted: 23 Oct 2016 01:38 AM PDT

Dru 2Goditet një rast i "Prerjes së paligjshme të pyjeve", sekuestrohen 25 metër kub lëndë drusore dhe automjeti që i transportonte. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit që transportonte lëndën drusore, Alush Ymeraj, 52 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi në aksin rrugor Urakë –Golik, në vendin e quajtur "Urakë" u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar 25 metër kub lëndë drusore me mjetin e tij kamion tip "Iveco" me targa AA 814 HY pa leje dhe pa dokumentacion përkatës.

Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave” .

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tea, qeni më i famshëm në internet

Posted: 23 Oct 2016 01:34 AM PDT

Tea 3Ajo ka qime të gjata, e vetëpërmbajtur dhe një vështrim të thellë; faktorë këto që e bënë në media një superyll.

Mjaftoi që  fotografia e qenushes Tea të hidhej në internet, për ta kthyer atë në fenomen. Ajo është 5 vjeçe dhe kur pronari i saj hodhi foton në rrjetet sociale, nuk priste që Tea të bëhej kaq e famshme.

TeaKur ai del me Tean, njerëzit i afrohen për ta ledhatuar. Ajo pretendon se nuk ka nevojë për vëmendje, por e kërkon atë; ashtu si çdo supermodele.

Tea 2" Unë mendoj se njerëzit tërhiqen pas Teas për shkak të gëzofit të saj dhe vështrimit dinjitoz të Tea-s. Tashmë ajo është imazhi i ushqimit për qen dhe e kompanisë "Harriot and Hounds", që prodhon parfume për qentë.

 

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Gruaja lidh veten në banesë më pas njofton policinë se e kanë grabitur

Posted: 23 Oct 2016 01:01 AM PDT

litar-rrembim-840x420Rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka mbërritur një njoftim se në  fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni  dyshohet se ka hyrë një person për të vjedhur, i cili duke përfituar se i zoti i banesës ishte larguar ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh . Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje. Nga informacionet e marra  është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Duke qenë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallëzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetasja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në  një nga dhomat e tjera  shumën e lekëve (të  cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se  ka lajmëruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.

Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë  këtë shtetase. Nga intervistimi paraprak , shtetasja Dalina Azuni, pranon se  i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim  dhe kishte mosmarrëveshje mes tyre.

Duke qenë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit publik”.

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Britani, shkolla për fëmijët e emigrantëve që të mësojnë gjuhën shqipe

Posted: 23 Oct 2016 12:54 AM PDT

Shkolla ne Angli Shkolla ne Angli 2 Shkolla ne angli 3

Çështja e të mësuarit të gjuhës shqipe nga fëmijët e familjeve emigrante jashtë Shqipërisë po kthehet në një tematikë  parësore dhe shumë të diskutuar për mënyrën e trajtimit sa më efikas të këtij fenomeni. Raporti me gjuhën amtare është një problem i ndërlikuar për familjet e emigruara. Duke menduar ngarkesën që çdo familje emigrante has në përditshmëri, lidhur me punën dhe përshtatjen me vendin mikpritës, është e nevojshme mbështetja nga shqiptarët e tjerë, të cilët me punë dhe përpjekje kanë formuar Shoqata Shqiptare, për ti ardhur në ndihmë pikërisht bashkatdhetarëve të tyre. Këtë qëllim sublim e ka Shoqata shqiptare "Nënë Tereza", në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo Shoqatë, e cila kryesohet nga zoti Esat Braçe, jo vetëm që nuk i lë vetëm emigrantët shqiptar, por mundohet t'i ndihmojë me të gjitha mënyrat që ajo disponon.

Ndër nismat kryesore të Shoqatës, një prioritet të veçantë kanë shkollat shqipe të hapura në Londër. Ndër to do të numëroja: Shkolla shqipe në Barnet, Enfield dhe Haringey të cilat startuan sërish vitin e ri akademik më dt: 17.09.2016. Tashmë mësimi i gjuhës shqipe,është kthyer në traditë në Shoqatën "Nënë Tereza". Shkollat në bankat e tyre, përfshijnë fëmijë të grup-moshave 5 deri në 15 vjeç. Rëndësia e mësimit plotësues që shkollat shqipe ofrojnë, konsiston pikërisht në përkrahjen e gjuhës amtare, e cila është shumë e rëndësishme për formimin gjuhësor të fëmijës jo vetëm për të sotmen e tij por edhe për të ardhmen e shoqërisë në tërësi. Fjalët e para në gjuhën shqipe, fëmijët i mësojnë në gjirin familjar duke u pasuar me vizitat në Atdhe apo hulumtimet në internet. Por ajo që ata i plotëson me informacion të saktë dhe të sigurt është programi akademik që ofrohet nga shkollat shqip. Aty,nxënësit  mësojnë tingujt, artikulimin dhe drejtshkrimin e tyre në gjuhën shqipe. Kjo është një tjetër çështje shumë e rëndësishme, pasi jo rrallë fëmijët e flasin gjuhën shqipe me dialektet krahinore të zonave që kanë prejardhjen.

Dialekti gjuhësor është aset, e të gjithë jemi krenar për dialektin që trashëgojmë, Gegë apo Toskë, janë të dy thesar i paçmuar, por e drejta është që fëmijët të mësojnë gjuhën letrare shqiptare, atë të zhveshur  nga dialektarizmat, e cila i jep mundësinë të gjithë shqipfolësve të kuptohen qartë. Qëllimi i të mësuarit të gjuhës shqipe është mjaft i gjerë, nuk është vetëm në aspektin atdhetar. Ai ndihmon dhe pasuron gjuhën e fëmijës, në të shprehur, artikuluar dhe shkruar. Gramatika e gjuhës shqipe është mjaft e pasur. Mjafton të sjellim ndërmend alfabetin shqip,i cili përbëhet nga 36 shkronja. Këto 36 shkronja të japin mundësinë e shqiptimit të të gjithë tingujve gjuhësore, madje të disa tingujve që në gjuhën angleze nuk janë. Shkronjat e përbëra gjithashtu ndihmojnë lidhur me tingujt e gjuhës shqipe. Fëmijët njihen me këto shkronja dhe bëhen të aftë të flasin me një fjalor të pasur gjuhësor. Zhvillimi i gjuhës letrare shqipe jashtë Shqipërisë, është një tregues i mirëfilltë i ecurisë së kulturës së vendit tonë.

Këtë gjuhë letrare të cilën Shoqata Nënë Tereza po e mbështet gjerësisht me qëllim që të përdoret si mjet zhvillimi dhe progresi nga të gjithë shqiptarët jashtë territorit shqiptar. Mësimdhënia në drejtshkrimin shqip ka parasysh jo vetëm gjendjen e sotme ku ndodhet gjuha shqipe,por sa herë ajo evoluon,edhe programi  i shkollave shqip,rinovohet me informacionin e ri, që nxënësit shqiptar jashtë Shqipërisë,të përgatiten me materialin bashkëkohor ekuivalent që aplikohet te nxënësit shqiptar në Shqipëri. Kjo punë e palodhur, e mundimshme por mbi të gjitha e bukur, bëhet për qëllimin kryesor, mësimin e ortografisë, drejtshkrimit dhe artikulimit te gjuhës shqipe. Krahas gjuhës shqipe, trajtohen edhe zakonet dhe traditat shqiptare, të cilat kanë një prejardhje të lashtë. Në shkollat tona, kemi nxënës nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Veriu, Shqipëria e Mesme dhe Jugu. Ka kaq shumë material për ti treguar dhe mësuar këtyre fëmijëve ,doket dhe zakonet shqiptare. Folklori ynë është mjaft i pasur, aq i pasur sa ta bëjë të ndihet krenar cilindo shqiptar, të kujtdo krahine.

Çdo shqiptar emocionohet kur dëgjon Himnin e Shqipërisë apo kur shikon të valëvitet flamuri ynë kuqezi, dy simbolet më kryesore të vendit tonë. Këtë emocion, krenari dhe dashuri për atributet e vendit tonë, mundohemi t'ia transmetojmë pikërisht nxënësve që prindërit shqiptar neve na kanë besuar. Ata akoma janë të vegjël për t'i kuptuar rëndësinë, por kjo kulturë që ata po marrin, do iu shërbejë gjatë gjithë jetës së tyre. Traditat shqiptare, në të cilat pikasin mikpritja e ngrohtë dhe bujare e mysafirit, nderi dhe respekti që ja përkushtojmë mysafirit,që nga ardhja e deri në largimin e tij,tregon dukshëm,bujarinë, fisnikërinë shqiptare. Ky shembull i thjeshtë, i jep një edukatë të vlefshme brezave të rinj. Shoqata iu jep mundësinë të rinjve që ndjekin mësimet në shkollat shqipe të saj të njihen me dy grupimet etnografike shqiptare, Gegëria në veri te lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij.

Esat Brace,  kryetar i shoqatës "Nënë Tereza" në Londër , shprehet se fëmijët duhet të njohin traditën dhe kulturën e vendit të tyre. Prindërit duhet të ndërgjegjësohen për tu dhënë më shumë dije fëmijëve të tyre. "Nxënësit mësojnë se Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini  apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut,ndërsa Toskëria nga Myzeqeja,Labëria dhe Çamëria. Duke marrë parasysh se edhe pse shqiptar, fëmijët jo të gjithë kanë këtë informacion, ne përpiqemi që në mënyra dhe forma argëtuese nxënësit të njihen me këtë kulturë e cila na përfaqëson ne, brez pas brezi. Shoqata "Nënë Tereza", në Mbretërinë e Bashkuar, sensibilizon dhe ndërgjegjëson prindërit shqiptar emigrant,të shfrytëzojnë mundësitë që ajo i ofron, për ti dhënë më shumë dije fëmijëve të tyre,më shumë kulturë shqiptare. E drejta për të mësuar gjuhën, traditat dhe zakonet shqiptare të mos iu mohohet fëmijëve shqiptar jashtë trevave të Shqipërisë!", tha Braçe

Deziana Gace

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

LUFTË DROGËS APO LUFTË TË VARFËRVE?

Posted: 23 Oct 2016 12:20 AM PDT

Majlinda Bregu

Majlinda BREGU

Unë besoj se droga shkatërron shumë jetë, por qeveritë e këqija shkatërrojnë më shumë. Shihni sot. Luftë i është shpallur jo mbjelljes së drogës, por përdoruesve të drogës dhe punëtorëve të drogës.

Në burg shkojnë, ata të cilët e përdorin dhe që do ta gjejnë përherë se ku ta marrin edhe sikur çdo bar apo shkollë të ketë nga një polic për tavolinë a bankë. Në burg shkojnë si "grup i organizuar kriminal" ata që kanë vetëm një faj, bëjnë çmos të jetojnë!

Ai agai i arës me drogë që i ka marrë në punë nuk ka asnjë përgjegjësi. Madje, ju ka bërë nder; I ka marrë në punë! Një punë që nis me "kismet" e mbaron me "bereqardives"!

Besmiri, jetim dhe të gjithe hallexhinjtë e tjerë punëtorë kanabisi, të cilët kane dalë dje në gjykatë në Kruje si "grup i strukturuar kriminal", thonë më shumë se sa raportet me shifra të Guardia di Finanza apo Departamentit Amerikan të Shtetit. Aty ka shifra për ne që kemi kohë të lexojmë nga shtëpia ose zyra. Lufta me shifra, ton e qindra km2, e bën më të pandjeshëm problemin e frikshëm të pasojave të drogës.

Është si të mësohesh me të keqen përditë e ta shohësh thjesht si krim i nxitur nga qeveria e keqe.

Besmiri e të tjeret si ai nuk besoj se nuk dinë se është e paligjshme ajo që bëjnë. Thjesht urojnë të mos burgosen se duan të jetojnë.

Asnjë nga ne që merremi me politikë përfshirë, as mjekë, as gjyqtarë, prokurorë, avokatë, gazetarë dimë: Sa punëtorë punojnë për të mbjelle 1,3 ton drogë në një fshat në Krujë?

Sa prej tyre janë fëmijë? Sa paguhen në ditë dhe sa është fitimi kriminal që mbjell pasiguri, dhunë, krim e pastabilitet? Sa janë dënuar këtë vit si Besmiri në Krujë? Sa janë në burg si përdorues droge? Po si shpërndarës e trafikantë?

Si komb me mendje të orientuar nga lufta e mbijetesa, sa herë një qeveri i shpall luftë papunësisë, varfërisë, korrupsionit, drogës, e përfshijmë të gjithë veten të flasim e dëgjojmë për luftën. Por, veç varfërisë ku nuk ke armik të identifikuar përballë, gjithë këto luftërat e tjera e kanë një.

Problemi është, kur armikun ta cakton qeveria!

Si në rastin e lulëzimit të kanabisit.

Nxit krimin e mbjelljes, por kush është armiku e vendos gjatë korrjes!

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 23 tetor 2016

Posted: 23 Oct 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Duhet të përfitoni nga mundësitë e kësaj periudhe për të dhënë më të mirën nga vetja juaj. Në ambientin e punës do të jeni mjaft të vëmendshëm e nuk do të reagoni menjëherë. Yjet ju përkrahin!

DEMI

Gjatë ditë së sotme do të ndiheni mirë dhe në paqe me veten tuaj. Në ambientin e punës do të jeni të sigurt për aftësitë tuaja. Në aspektin afektiv disa sjellje tuaja mund të keqinterpretohen nga ana e partnerit tuaj. Kujdes!

BINJAKET

Yjet ju ftojnë të kapni që në ajër mundësitë që jeta ju jep,pasi përndryshe do ju duhet të prisni shumë derisa t'ju paraqitet ndonjë mundësi tjetër. Në aspektin afektiv do të jeni gjithëpërfshirës sot.

GAFORRJA

Gjatë ditës së sotme do të kujtoheni për ndonjë të papritur apo për ndonjë impenjim në ambientin e punës duke ndryshuar tërësisht planet tuaja. Në aspektin afektiv diçka do të turbullojë qetësinë tuaj.

LUANI

Do të keni mjaft dëshirë të largoheni prej gjërave që nuk ju pëlqejnë e për të qëndruar vetëm sidomos në aspektin afektiv. Në ambientin e punës do të mund të arrini rezultate pozitive falë impenjimit tuaj konstant.

VIRGJERSHA

Në ambientin e punës do të konfirmoni edhe njëherë aftësitë tuaja menaxhuese. Në aspektin afektiv do të jeni të lumtur të merrni një vendim të përbashkët me partnerin tuaj.

PESHORJA

Një familjar i juaji do ju japë një sugjerim për të zgjidhur një çështje praktike. Në ambientin e punës do ju njihen meritat e gjithçka do të shkojë në harmoni. Në aspektin afektiv do të jetë një periudhë mjaft e lumtur.

AKREPI

Sot yjet ju këshillojnë të tregoheni objektivë. Në ambientin e punës duhet të insistoni në idetë tuaja nëse dëshironi të realizoni ato çka keni fiksuar tashmë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft më fat sot, sidomos të gjithë ata që janë singëll.

SHIGJETARI

Duhet të kanalizoni energjitë tuaj drejt një sektori, për të evituar humbje e disa mundësive mjaft të rëndësishme për ju. Në ambientin e punës do të ndiqni drejtimin tuaj pa u kushtëzuar nga askush.

BRICJAPI

Nuk do ta keni të vështirë të merrni atë çka dëshironi. Në ambientin e punës do të përballeni me një situatë të vështirë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të disponueshëm për të plotësuar dëshirat e partnerit.

UJORI

Gjatë ditës së sotme tregohuni të kujdesshëm të mos thoni gjëra që nuk i mendoni! Në ambientin e punës gjithçka është e qetë. Në aspektin afektiv do të shfaqeni mjaft intrigues sot në sytë e partnerit.

PESHQIT

Gjatë ditës së sotme shumë mundësi janë duke mbërritur, ndaj mundohuni të tregoni anën tuaj më të mirë. Në ambientin e punës do ju duhet të merrni vendime të rëndë- sishme për të ardhmen tuaj.

Formula 1, Hamilton në Pole Position, Rosberg niset pas tij

Posted: 22 Oct 2016 02:00 PM PDT

Formula-1Mercedes dominon edhe në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Austin në Botërorin e Formula 1. Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg dhe ishin sërish të pakapshëm.

Hamilton ka dalë triumfues ndaj shokut të skuadrës me 1 minutë 34 sekonda e 999 të mijtat duke e lënë pas shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg i cili kapi kohën 1 minutë 35 sekonda e 215 të mijtat.

Ndërsa nga vendi i tretë dhe i katërt do të nisen dy pilotët e Red Bull, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen.

Ferrari vijon të jetë pas makinave të Mercedes dhe Red Bull, dy pilotët e saj, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, respektivisht do të nisen nga vendi i 5-të dhe 6-të.
22 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :