Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tahiri kundër Manjanit për angazhimin e ushtrisë: Propozim i pasaktë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Tahiri kundër Manjanit për angazhimin e ushtrisë: Propozim i pasaktë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tahiri kundër Manjanit për angazhimin e ushtrisë: Propozim i pasaktë

Posted: 20 Oct 2016 02:57 AM PDT

manjani1Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një konferencë për mediat ditën e sotme, ku foli për planin operacional të ndërmarrë nga policia e shtetit për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, u pyet edhe për propozimin e bërë disa ditë më parë nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani që në këtë betejë, nëse është e nevojshme, të angazhohet edhe ushtria.

Tahiri e cilësoi këtë një propozim të pasaktë, por që sipas tij hyn në propozimet e dëshirës së mirë. Sipas ministrit Tahiri, propozimet për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme siç është në këtë rast lufta kundër kultivimti të narkotikëve nuk bëhet me konferenca shtypi, por me vullnet të mirë…

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

FIFA, Shqipëria humbet 7 vende në renditje

Posted: 20 Oct 2016 02:55 AM PDT

KombetarjaQë eleminatoret e tetorit do të kishin një kosto për Shqipërinë në renditjen e Fifas duke qenë se për koeficientët matës fitorja 2-0 ndaj Lihtenshtejnit peshon më pak se disfata në të njëjtat shifra me Spanjën, kjo dihej, por me publikimin e renditjes së fundit të organizmit botëror të futbollit, mësohet edhe se sa është kjo kosto. Shqipëria e futbollit humbet 7 vendje në klasifikimin global, të përditësuar këtë të enjte në faqen zyrtare të Fifa-s, ku pozicionohet aktualisht në shkallën e 47, nga e 40 ku ndodhej një muaj më parë.

Krejt e kundërta ka ndodhur me Kosovën, përfaqësuesja më e re e kontinentit, ka ngjitur 4 shkallë në klasifikimin e Fifa-s, duke u renditur aktualisht në vendin e 164. Edhe pse u mund në të dyja ndeshjet e luajtura në tetor, kundër Kroacisë 6-0 në Loro Borici dhe 3-0 në transfertën përballë Ukrainës tre ditë më pas, Kosova vijon ngjitjen duke qenë se është përfshirë së fundmi në renditjen e Fifa-s ku në muajin gusht renditej në vendin e 190.

Për sa i përket rivalëve të Shqipërisë në grupin e eleminatoreve të Rusi 2018, Spanja hun në dhjetëshen më të mirë të botës pasi ka ngjituur një shkallë për këtë muaj, qëndron në vend numëro Italia e pozicionuar e 13, Izraeli ,kundërshtari ynë i radhës që në tetor fitoi ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit ngjitet plot 19 shkallë duke u renditur në vendin e 79. Maqedonia humbet 9 vende duke u klasifikuar e 155, ndërsa ashtu si në grup, qëndron poshtë të gjithëve Lihtenshtejni në vendin e 183. Për sa i përket kreut të klasifikimit të Fifa-s, në vendin e parë qëndron Argjentina, e ndjekur nga Gjermania dhe më pas Brazili.

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Abuzoi seksualisht me të bijën, 10 vite burg për Gurakuqin

Posted: 20 Oct 2016 02:42 AM PDT

fatos gurakuqiGjykata ka dënuar me 10 vite burg Fatos Gurakuqin, i cili ka abuzuar seksualisht me të bijën 15-vjeçare.

Gurakuqi i ka mohuar akuzat, por ka qenë analiza e ADN-së, e cila ka vërtetuar gjithçka. Analizat e ADN-së iu paraqitën gjykatës, e cila pas kundërshtimit të Gurakuqit kërkoi të bëhen analizat e ADN-së.

Fatos Gurakuqi u kallëzua në polici nga vajza e tij 15-vjeçare F.G. më 18 nëntor të 2015-ës, dhe pas kallëzimit 38-vjeçari u vu në pranga nga policia. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë 15-vjeçaren ta mohojë më vonë akuzën që ngriti ndaj të atit, pasi ajo pas kallëzimit ka deklaruar se akuza që kishte ngritur ndaj babait ishte për shkak se ai e rrihte dhe se e kishte bërë për të shfryrë inatin

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tahiri: Do kërkoj ndryshim të kodit penal, ashpërsim dënimit për trafikantët e drogës

Posted: 20 Oct 2016 02:26 AM PDT

Saimir TahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat ditën e sotme, deklaroi se do të kërkojë nga qeveria ndryshim të kodit penal ku të parashikohet ashpërsim i dënimit për personat që kultivojnë dhe trafikojnë në mënyrë të paligjshme lëndë narkotike, dënim që sipas tij duhet të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së fajtorit.

"Tregtimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike të përshkallëzohet sipas përgjegjësisë së autorit dhe sipas këtij parimi, konsumi dhe mbajtja e sasive për përdorim vetjak do të vijojë të jetë jo vepër penale.

Ndërkohë, shitja dhe mbajtja mbi këtë sasi të dënohet nga 1-5 vjet. Ndërsa po kjo vepër në sasi të mëdha të dënohet nga 7-10 vjet. jam i bindur se këto ndryshime do të fillojnë të japin rezultat konkret në frenimin e këtij fenomeni", tha Tahiri.

Tahiri: Policia synon të godasë financuesit e kultivimit të drogës. Patrullim 24 orë në kufi

Tahiri tha se ndryshe nga ç'ndodhte 3 vjet më parë, kur beteja ndaj drogës ishte vetëm me dy dimensione; kultivimin nga njëra anë dhe trafikimin, sot policia e shtetit ka një plan të zgjeruar që synon të godasë financuesit dhe organizatorët e kultivimit të lëndëve narkotike.

"Sot polica e shtetit ka një plan të zgjeruar që ka filluar ta zbatojë lidhur me fazën pas kultivimi, magazinimi pas kultivimit duke synuar që të goditen të gjithë ata që qëndrojnë në linjën e financuesve dhe organizatorëve të kultivimit të lëndëve narkotike. Nga njëra anë është puna për shkatërrimit të parcelave, nga ana tjetër parandalimi i trafikimit. Ndaj policia e shtetit ka një plan operacional për të parandaluar, kontrolluar dhe luftuar çdo përpjekje për të trafikuar lëndë narkotike, sidomos nga deti, që ka qenë një mjedis nxitës për trafikim. Ndaj të gjitha forcat speciale dhe ato të drejtorisë së kufirit do të jenë 24 orë të angazhuara fizikisht dhe me të gjitha mjetet në patrullimin intensiv të kufirit, të gjelbër apo blu dhe të luftës kundër të gjithë atyre që financojnë trafikimin në rrugë tokësore apo detare.

Tre ditët e fundit ka pasur operacione të suksesshme të policisë në Krujë, Shkodër, Lushnje duke e cilësuar këtë si fazën më të rëndësishme, që ka të bëjë me organizmin dhe financimin e trafikut", tha Tahiri.

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, familja shqiptare hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit

Posted: 20 Oct 2016 02:20 AM PDT

87754Shtatë persona, mes tyre edhe fëmijë janë shtruar në një spital në Rimini, pasi ata u hodhën nga kati i dyti i një ndërtese që kishte marrë flakë.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një familje shqiptare dhe të plagosur kanë mbetur prindërit, katër fëmijët dhe daja. Zjarri nisi në katin e parë të një apartamenti bosh dhe më pas u përhap më tej.

Nëna 31 vjeçe dhe djali 7-vjeçar janë dërguar me urgjencë, pasi gjendja e tyre ishte më e rënduar.  Bashkëshorti 40 vjeç , dy vajzat 8 dhe 4 vjeç dhe një foshnjë 3 muajsh fatmirësisht janë në gjendje më të mirë shëndetësore. Fqinjët u erdhën në ndihmë duke vendosur dyshekë në tokë.

download download (1) download (2)20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, punëtori vdes aksidentalisht teksa montonte shkallët, arrestohet pronari i banesës

Posted: 20 Oct 2016 02:11 AM PDT

Policia e Durresit_6Policia e Durrësit ka arrestuar një person pas vdekjes së një punëtori ndërtimi në banesën e tij. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është vënë në pranga 47-vjeçari Spartak Gjyli, banues në lagjen Nr.13, Plazh.

"Më datë 19.10.2016, rreth orës 09:40, shtetasi L.B. 41 vjeç, ka qenë duke punuar në banesën e shtetasit Spartak Gjyli (duke montuar një palë shkallë) dhe është rrëzuar nga lartësia. Për pasojë shtetasi L.B. ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë", bën me dije policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Shqipëria dhe Kina, marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e integruar të ujërave

Posted: 20 Oct 2016 02:05 AM PDT

kineMinistri shqiptar i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe homologu i tij kinez, Chen Li kanë firmosur në Kinë një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujërave.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cili ndodhet prej disa ditësh për një viiztë në Kinë i shoqëruar nga ministri Panariti, vlerësoi nënshkrimin  e kësaj marrëveshjeje si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve në menaxhimin e ujërave sidomos në drejtim të vaditjes, kullimit dh parandalimit të përmbytjeve.

"Përvoja e palës kineze në fushën e bujqësisë dhe administrimit të ujërave është shumë e dobishme për Shqipërinë. Nënshkrimi i marrëveshjes është hap i rëndësishëm në bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e menaxhimit të ujërave, sidomos në drejtim të vaditjes, kullimit dhe parandalimit të përmbytjeve", është shprehur Meta.

Ministri i Burimeve Ujore të Kinës, Chen Lei theksoi se Shqipëria është një vend me burime të pasura ujore dhe me potencial të lartë zhvillimi dhe mirëpriti ftesën e homologut shqiptar Panariti për të vizituar Shqipërinë duke e siguruar për mbështetjen e plotë të dikasterit që ai drejton.

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Zgjedhjet në SHBA, Trump mund të mos pranojë rezultatin

Posted: 20 Oct 2016 01:56 AM PDT

161019224500-18-vegas-debate-1019-exlarge-169Kandidati republikan për president Donald Trump ka deklaruar në debatin e fundit me Hillary Clinton se ai nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse ato nuk dalin siç ai e ka menduar.

“Dua ua them kur të vijë koha”, theksoi Trump. Prej ditësh ai pretendon se zgjedhjet mund të manipulohen.

"Kjo është e tmerrshme" ka qenë reagimi i Clinton ndaj idesë se një kandidat për president vë në pikëpyetje vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Debati mes tyre është zhvilluar me tone të ashpra, pasi Trump e ka quajtur Clinton si një grua të keqe. Nga ana tjetër, një sondazh i kryer nga CNN nxjerr si fituese Hillary Clinton.  Nga sondazhi rezulton se 52% e shikuesve të debatit e panë kandidaten demokrate si fituese, kundrejt 39% që votuan për Trump.

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, arrestohet 3 adoleshentë, vodhën kompjuterat e shkollës

Posted: 20 Oct 2016 01:23 AM PDT

policiaPolicia e Tiranës ka arrestuar tre adoleshentë për akuzën e vjedhjes së shkollës 9 vjeçare "28 Nëntori". Sipas policisë adoleshentët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë thyer dyert e zyrave të nëndrejtorisë së shkollës dhe kanë marrë kompjuterat.

Policia e Tiranës njoftoi sot se G. D., 15 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 17 vjeç, banues në Tiranë "në rrugën "Lord Bajron", në bashkëpunim me njëri tjetrin, (G. D. dh K. D.) në shkollën 9 vjeçare "28 Nëntori", kanë thyer dyert e zyrave të nëndrejtorisë së shkollës, ku kanë marrë 3 kompjutera dhe 1 monitor.

Ndërsa D. I., ka përvetësuar mallin e shitur nga kjo vjedhje. Me cilësinë e provës materiale në banesë u sekuestruan sendet e vjedhura.

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nis sot viti i ri akademik, Nikolla: Skema e pranimeve nga vetë studentët

Posted: 20 Oct 2016 01:12 AM PDT

Lindita NikollaMbi 120 mijë studentë kanë nisur sot vitin e ri akademik 2016-2017. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ka uruar të gjithë studentëve një vit të mbarë. Gjithashtu Nikolla theksoi se për herë të parë kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët.

Sipas saj, skema e pranimeve është ngritur nga vetë studentët.

"Ndjehem e emocionuar që rikthehem në Universitetin ku kam studiuar. Sot fillojnë vitin e ri akademik 120 mijë studentë. Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur po nga vetë studentët. Skeptikët sulmuan ligjin e ri, por u tregua e kundërta”, tha ajo.

Ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni bëri me dije se 11 mijë studentë janë në UT.

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :