Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tiranë, aksidentohet për vdekje fëmija 10 vjeç” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Tiranë, aksidentohet për vdekje fëmija 10 vjeç” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tiranë, aksidentohet për vdekje fëmija 10 vjeç

Posted: 18 Oct 2016 02:39 AM PDT

ambulanceNjë 10-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, teksa është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Prush në Tiranë.

Vogëlushi ishte duke ecur me biçikletë kur është përplasur nga një mjet tip "Dacia". Ai gjeti vdekjen disa orë më vonë në spital, ndërkohë që i dëmtuar ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit, Ilir J., 42 vjeç. Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vjehrri denoncon largimin e të fejuarës së djalit nga shtëpia

Posted: 18 Oct 2016 02:31 AM PDT

Policia-e-DurresitNjë vajzë 26 vjeçe me banim në Fllakë të Durrësit është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur. Denoncimi i rrallë vjen nga vjehrri i saj, i cili rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme është paraqitur në polici dhe ka kallëzuar largimin e të fejuarës së djalit me të cilën bashkëjetonte në një shtëpi.

"Më datë 17.10.2016, ora 20:00, ka bërë kallëzim shtetasi L.T. 49 vjeç, banues në Fllakë, Durrës pasi më datë 17.10.2016, ora 12:00 I është larguar nga banesa, e fejuara e djalit të tij. Shtetësia e mësipërme bashkëjetonte me të fejuarin në banesën e tij, në Fllakë", sqaron policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Manjani: KE do të hapë negociatat me Shqipërinë

Posted: 18 Oct 2016 02:29 AM PDT

Screenshot_1-90-655x356Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani gjatë një konference për shtyp bëri me dije se pritet që Komisioni Europian të japë rekomandimin për hapjen e negociatave me BE-në. Gjithashtu ai përmendi disa nga arritjet e Ministrisë së Drejtësisë. Manjani theksoi se Venecia ka vlerësuar pozitivisht "Ligjin e pronave". Sipas tij, ky ligj ka ndikim pozitiv te biznesi.

"Për pak ditë shpresoj që edhe KE t’i japë mundësi Shqipërisë për çeljen e negociatave, pritet një rekomandim pozitiv, pasi detyra kryesore ishte reforma në drejtësi. Shqipëria i ka kryer detyrat dhe me shumë gjasa rekomandimi do të jepet nga KE për Shqipërinë. Jetojmë në një moment kur edhe BE ka problemet e veta të brendshme", tha ai.

Një tjetër temë që ai preku ishte edhe reforma në drejtësi. Manjani pohoi se asnjë nuk mund të pengojë reformën në drejtësi.

"Që ditën e parë të punës sime ka qenë në fokus shërbimi publik. ju e keni parë që kemi hapur një zyrë të këshillimit falas për këdo që do një informacion. Ajo zyrë funksionon dhe ka pasur raste që ka trajtuar 80 raste në ditë. Ofrojmë shërbim ligjor falas, konsulencë. Shërbimet gjyqësor e të prokurorisë ministri nuk u përgjigjet dot pozitivisht, pasi ministri nuk ndërhyrn në vendimet e tyre, ata janë të pavarur", tha Ministri i Drejtësisë.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Arrestohet 32-vjeçari, dhunonte gruan 10 vjet më të vogël

Posted: 18 Oct 2016 02:20 AM PDT

dhunon_gruan1Keqtrajtonte dhe dhunonte fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet 32-vjeçari. Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin me inicialet Jetnor GJ., 32 vjeç, banues në kryeqytet, pasi pranë stadiumit "Selman Stërmasi", në prani të njerëzve, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, shtetasen D. K., 22 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut.

Sipas dëshmisë së vajzës së re, referuar policisë, mësohet se bashkëshorti e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sherr mes adoleshentësh, plagoset me kaçavidë 17-vjeçari

Posted: 18 Oct 2016 02:17 AM PDT

policia-makinatDy të mitur janë përfshirë në një sherr ku ka mbetur i plagosur rëndë një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një bar kafe në Babrru ku L. B., 15 vjeç dhe M. M., 17 vjeç janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Sipas policisë, 15-vjeçari ka goditur me kaçavidë në kokë adoleshentin. Ky i fundit ndodhet në reaminacionin e spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.

“Më datë 17.10.2016, u arrestua shtetasi L. B., 15 vjeç, banues në Tiranë, tek një bar kafe në Babrru, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me kaçavidë në pjesën e kokës shtetasin M. M., 17 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet i shtruar në reanimacion në  Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.”, – thuhet në deklaratën e policisë.

Mbi të miturin rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Grabitën një banesë në Mirditë, pranga njërit prej autorëve

Posted: 18 Oct 2016 02:05 AM PDT

grabitje1-619x340
Foto ilustruese

Policia e Lezhës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur para disa muajve në fshatin Gëziq të Mirditës, ku 2 persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri automatik, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur banesën e shtetasit GJ.L.

Ngjarja ka ndodhur në datën 08.03.2015, por vetëm dje policia e Lezhës ka identifikuar dhe ndaluar  njëri nga autorët e dyshuar.

Mësohet se falë një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur ndalimi me inisiativë i  shtetasit: Miri Ndreca, 25 vjeç, banues në Barbullojë – Lezhë.

Ky shtetas, dyshohet se me datë 08.03.2015, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij, të maskuar dhe të armatosur me automatik, nën përdorimin e armëve ,  kanë vjedhur banesën e shtetasit Gj.L. në Gëziq – Mirditë.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale "Vjedhja me armë" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Një artist serb në COD

Posted: 18 Oct 2016 02:03 AM PDT

KulturArtisti dhe historiani i njohur i artit  serb Marko Sramenkoviç së bashku me projektuesin dhe fotografin Ashique Mohammad (1992, Dhaka, Bangladesh) ishin të ftuarit e COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) për një bisedë mbi artin bashkëkohor . Biseda e tyre u fokusua në nocionet e fuqisë, gjinisë mashkullore dhe etnitetit në Ballkan. Si pikënisje, u prezantua një fotografi bardh e zi me titull “Fustanella”,  foto e bërë në shtator 2016 në qytetin e Gjirokastrës si pjesë e projektit të Marko Stamenkovi dhe Ashique Mohammad. Ideja për të ekzaminuar peshën e stereotipeve kulturore në rajon të përqendruara në trup dhe seksualitet, ndërkohë që eksplorohet mundësia që e shkuara dhe e tashmja mund të pajtohen duke rishpikur individualisht politikat e fqinjëve.

KUltur 1Marko Stamenkoviç u lind në vitin 1977 në Vranjë, Serbi. Ai u diplomua për Histori Arti në Universitetin e Beogradit me tezën Teoria e Analizës së Vështrimit dhe Imazhit (2003), mbrojti Masterin për Politikat Kulturore në Universitetin e Arteve në Beograd me tezën e Statusit të Praktikave Kuratoriale në Kushtet Post- Socialiste (2005). Ai gjithashtu është doktoruar në Filozofi nga Universiteti i Ghent në Belgjikë me tezën e Kulturave Vetëvrasëse: Teoritë dhe Praktikat e Tërheqjes Radikale (2014).

Kulture 2Në fillim të viteve 2000, ai ka kuruar projekte dhe ekspozita në Serbi dhe jashtë vendit dhe ka kontribuar në botime të shumta, duke përfshirë lexuesit teorikë, revistat kulturore, libra të artistëve dhe katalogë ekspozitash. Ai gjithashtu është ftuar rregullisht për fjalime publike në universitete, akademitë e arteve dhe hapësirat kulturore. Projektet e tij më të fundit përfshijnë ekspozitën  Ki besim tek femrat (Galerie Michaela Stock, Vienna) dhe një seri bisedimesh publike Përshëndetje Nga Ana Tjetër : Europa, Migracioni, dhe Rrobat e reja të Perandorit.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

10 mësime jete nga Konfuci

Posted: 18 Oct 2016 02:00 AM PDT

konfuciKonfuci ishte filozofi më i madh lindor i të gjitha kohërave. Bindjet e tij formësuan moralin personal dhe qeverisës. Konfuci u mësoi njerëzve rregullat e marrëdhënieve shoqërore, të drejtësisë dhe sinqeritetit. Sot do t'ju prezantojmë 10 mësime të fuqishme jete të mbështetura në filozofinë e mendimtarit të njohur kinez.

1. Nuk ka rëndësi sa shpejt ecën për sa kohë nuk ndalon

2. Asnjëherë mos lidh miqësi me një mashkull që nuk është më i mirë se ty

3. Kur zemërimi rritet, mendo për pasojat

4. Kur është e qartë që qëllimet nuk mund të arrihen, mos ndrysho qëllimet, por hapat që duhen ndërmarrë për t'i arritur ato

5. Nëse e urreni një person, atëherë jeni i mposhtur prej tij

6. Ajo që një njëri superior kërkon gjendet tek vetja e tij; ajo që kërkon një njeri i vogël gjendet tek të tjerët

7. Kudo që të shkosh, shko me gjithë zemër.

8. Jepu udhëzime vetëm atyre personave që kanë gjetur dijen pasi ka zbuluar injorancën e tyre

9. Kujdesi për avantazhet e vogla pengon arritjen me sukses të punëve të mëdha

10. Nëse të pështyjnë pas shpine, do të thotë që ti je para tyre

Ndiq këto leksione të zgjuara jete dhe do të shohësh se jeta jote do të ndryshojë për mirë.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Bashkëshortja e Donald Trump: Ai është një xhentëlmen

Posted: 18 Oct 2016 01:57 AM PDT

melania trumpBashkëshortja e kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump ka deklaruar se i shoqi është një xhentëlmen i vërtetë dhe të gjitha akuzat e grave në drejtim të tij për ngacmime seksuale janë gënjeshtra. Ajo shtoi se komentet që Donald Trump kishte bërë në videon e regjistruar ishin të papranueshme, por nuk përfaqësojnë njeriun që ajo njeh.

Sipas Melania, biseda që Trump bëri me prezantuesin Billy Bush ishte një bisedë "mes djemsh" dhe që nuk duhet të kishte përfunduar në televizion. Videoregjistrimi i publikuar shkaktoi shumë debate, madje dhjetëra republikanë i dolën kundërt.

Në videon e fshehtë, ndër të tjera Trump thotë: "Kur je i famshëm gratë të lejojnë t'u bësh çfarë të duash".

"Unë e di që ai i respekton femrat dhe se ai po mbron veten nga gënjeshtrat. Unë besoj të burri im. Ai është i sjellshëm dhe xhentëlmen. Kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë", deklaroi në një intervistë për CNN Melania Trump.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Nuk ka fitues në “Anfied”, Liverpul-M.Junajtid ndahen në paqe

Posted: 18 Oct 2016 01:54 AM PDT

MancsteriDerbi i Anglisë e ka gjithmonë një protagonist të madh, dhe në sfidën e "Anfield Road" këtë herë ai ishte David De Gea që me pritjet e tij bëri që përballja më e zjarrta në ishull të mbyllej pa gola. Ashtu si në një ndeshje shahu, Mourinho dhe Klopp kishin përgatitur skuadrat për një përballje taktike në fushë duke ndarë madje dhe lojën me nga një pjesë në favor. Në 45 minutat e para ishte United që menaxhoi më shumë lojën dhe pse nuk pati raste të pastra për shënim, ndërkohë që në të dytën ritmin e udhëhoqën "The Reds" që megjithatë nuk arritën të skuqnin kundërshtarët dhe për meritë të De Gea-s, që klasin e tij e tregoi të gjithin në pritjen e Emre Can në të 59-tën, kur arriti të shmangë një gol të sigurtë duke larguar topin dhe pse nuk e pa atë.

United vuajti dhe vonesën e Mourinhos në zëvendësime dhe në minutën e 71-të pati nevojë për një tjetër mrekulli të De Geas, që me një hapje fantastike devijoi në këndore një goditje po kaq të mrekullueshme të Coutinho-s. Djajtë e Kuq e patën të vështirë të dilnin përpara dhe rastet më të mira ishin sërish për vendasit, që në minutën e 84-tërt panë Firminon të bllokohej në momentin e fundit. Gjitchka u mbyll në barazim, me City-n që përfiton më shumë nga kjo sfidë duke ruajtur i vetëm vendin e parë në renditje, me Liverpoolin që u ndal pas katër fitoreve radhazi nga një United shumë i kujdesshëm.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :