Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vdekja e Besnik Pudjes, arrestohet një kultivues kanabisi” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Vdekja e Besnik Pudjes, arrestohet një kultivues kanabisi” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vdekja e Besnik Pudjes, arrestohet një kultivues kanabisi

Posted: 15 Oct 2016 02:26 AM PDT

besnik-pudjaPolicia e Tiranës ka vënë në pranga një person të dyshuar në lidhje me vdekjen e Besnik Pudjes, i cili dyshohet të jetë vrarë për një konflikt mbi parcelat e drogës në Shëngjergj, edhe pse policia në versionin e saj ka thënë se është një vetëvrasje.

Në pranga ka rënë Halit Dusha, 37 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim., pasi dyshohet se ka pasur dijeni pë ngjarjen.

Policia dyshon se Halit Dusha, viktima Pudja dhe disa persona të tjerë kanë kultivuar marijuanë në Kolagjesh. Me arrestimin e Dushës, shkon në tre numri i personave të ndaluar për vdekjen e të riut.

Mbi Dushën rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike dhe moskallëzimit të krimit. Një ditë më parë u arrestuan 19-vjeçari Alges Liçi dhe 30-vjeçari Dritan Buzo, pasi gjithashtu dyshohen se kanë qenë të pranishëm në ngjarje.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fshati i liliputëve që nuk vdes kurrë nga kanceri

Posted: 15 Oct 2016 02:24 AM PDT

genes-1Në Ekuador ndodhet një komunitet i vogël, i prekur nga nanizmi dhe që nuk e njeh se çfarë është sëmundja e kancerit.  Bëhet fjalë për rreth 100 njerëz  që vuajnë të gjithë nga sindroma Laron, një çrregullim gjenetik tepër i rrallë, që nuk i lejon ata të rriten më shumë se 1 metër e 20 centimetra.

loja-sindrome-laron_1Por ky mutacion i veçantë gjenetik, falë efektit të tij mund të ndihmojë shkencëtarët që të zbulojnë sekretin për të mundur tumoret dhe të zgjasin jetën e të gjithëve. Sindroma Laron (SDL), apo nanizmi Laron karakterizohet nga mungesa e reagimit të indeve të hormonit të rritjes (GH), për shkak të një mutacioni receptor të hormonit.

Twenty-seven-year-old twins Maria Luisa and Maria del Cisne lounge in their bedroom. They have just finished studying and are now looking for work in the same city. They have never lived apart.

Në praktikë këta individë nuk kanë aftësinë për t'iu përgjigjur stimujve të GH, e për pasojë nuk rriten por mbeten me shtat të shkurtër.

»Yo soy lo que soy - I am who I am«Sipas shkencëtarëve, në fakt mungesa e këtyre receptorëve që provokon nanizmin ( ka pasoja të tjera, shpesh jo të këndshme për shëndetin dhe jetën sociale të këtyre njerëzve), duket se ndalon rritjen e qelizave kancerogjene dhe madje e mbron këtë komunitet që të mos preket nga diabeti. Në thelb, ashtu siç nuk rriten qelizat normale, nuk krijohen as ato tumorale.

personas-con-sindrome-de-laron-disfrutaron-de-la-playa-el-murcielago-en-mantaShkencëtarët që kanë studiuar për 30 vjet këta persona, po çojnë përpara një projekt që ka të bëjë me zbulimin e një ilaçi që mund të përdoret kundra kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera, por edhe për të krijuar një dietë që redukton apo eliminon ushqimet që stimulojnë në veçanti faktorët e rritjes:  një lloj përbërësi që përfaqëson një armë përveç trajtimeve tradicionale siç është kimioterapia. Objektivi i këtyre kërkimeve është padyshim edhe gjetja e një zgjidhjeje që do të lejonte të rinjtë me sindromën Laron që të rriteshin me një gjatësi normale.

S. Muça

Ngjarja në Shëngjergj, Basha: Ishte ekzekutim, jo vetëvrasje

Posted: 15 Oct 2016 02:14 AM PDT

basha-2Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar edhe një herë qeverinë se me mbështetjen ndaj trafikantëve për kultivimin e kanabisit në vend, po shkaktojnë viktima të pafajshme. Basha mori rastin e ndodhur para pak ditësh në Shëngjergj, ku Besnik Pudja dyshohet se është vrarë për shkak të konflikteve për parcelat e kanabisit.

"PD denoncoi se në Shqipëri ka hyrë fara vietnameze e kanabisit. Rama e mohoi, por Guardia di Finanza konfirmoi se 70% e bimës ishte e tillë. PD denoncoi ngjarjen në Shëngjergj si vrasje për drogën. Rama-Tahiri e mohuan, e paraqiten si vetëvrasje, por doli ekzekutim, dhe prokuroria po heton, – tha Basha. –   PD denoncoi tre ditë më parë se në zonën e Tapizës trafikantët marrin gra e fëmijë, i çojnë për të punuar kanabisin. Rama-Tahiri e mohuan, por dje janë ndaluar 5 vetë që i dërgonin gratë me furgona në Malësitë e Krujës për të punuar kanabisin.  Kush thotë të vërteten për drogën? Ne që e denoncojmë çdo ditë me prova dhe fakte, apo Edi Rama që i fsheh dhe mohon për t'u dhënë mbrojtje trafikantëve. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën", – shtoi ai.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

“Gjobëvënia”, Gjykata lë në burg anëtarët e bandës së Shullazit

Posted: 15 Oct 2016 02:10 AM PDT

banda"Arrest me burg", është masa e sigurisë që Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë për Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të akuzuar për gjobvënie. Zela dhe Qyqja janë arrestuar dy ditë më parë pas vizitës që i bënë  Emiljano Shullazin në mjediset e burgut 313.  Dy të arrestuarit lartpërmendur, në bashkëpunim me shtetasit Emiljan Shullazi e Gilmano Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.

Zela dhe Qyqja, dyshohet se u kanë vendosur gjoba biznesmenëve të ndryshëm në Durrës dhe Tiranë, deri te kanosja me armë ndaj personave të ndryshëm, përfshirë dhe kërcënimin për t'u tërhequr nga gara për dekan të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ky grup kriminal, nëpërmjet kanosjes e dhunës fizike dhe psikologjike, ka bërë të mundur regjistrimin e pronës ish-hotel "Vollga", që ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit.

Për hedhjen në dorë të kësaj pasurie, Shullazi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj personave që e kanë përfituar këtë pronë në mënyrë të ligjshme dhe duke qenë se prona kishte probleme me dokumentacionin për regjistrimin e saj, ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj drejtuesit të ZRRPP Durrës, duke detyruar punonjës të ZVRPP dhe ZPRPP Tiranë, për regjistrimin e kësaj prone në kundërshtim me ligjin dhe procedurat e regjistrimit. Episodi tjetër është për garazhin e automjeteve në Tiranë.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Familja Tot, më 21 tetor në Teatrin Kombëtar

Posted: 15 Oct 2016 01:46 AM PDT

familja-totfalimja-tot-1Deri sa është në gjendje të durojë njeriu, për të mos shkelur mbi dinjitetin e tij? Kjo është pyetja që ngre tragjikomedia "Familja Tot", që pritet të vijë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar në datën 21 tetor për të vazhduar cdo mbrëmje deri në 30 tetor, nën regjinë e Andia Xhungës. E shkruar nga dramaturgu hungarez Istvan Orkeney në të do të intepretojnë  aktorë të njohur të skenës si: Bujar Asqeriu, Olta Daku, Ndricim Xhepa, Indrit Çobani, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Suela Konjari, Vangjel Toce, Xhevahir Zeneli. Skenografia e realizuar nga Genc Shkodrani dhe kostumet nga Blerina Kokona pritet të sjellin imazhin e një familje të vërtetë hungareze të kohës që Orkeney tregon. Eshtë historia e familjes Tot që jeton në ankth, për fatin e djalit të tyre që ndodhet ushtar në luftë…

Ditën që atyre u vjen per vizite komandanti i djalit, nis një kalvar nënshtrimesh përballë kërkesave të pazakonta të Majorit…. Pjesa ka të bëjë me nënshtrimin e njeriut ndaj pushtetit, që njerëz të ndryshëm nënshtrohen në mënyra të ndryshme për qëllime dhe interesa të ndryshme, dikush bën më pak, dikush bën më shumë rezistencë.

"Në konceptin tim regjisorial kemi të bëjmë me një qytezë, që të gjithë të rinjtë janë larguar për një jetë më të mirë dhe po luftojnë për këtë jetën më të mirë, dhe në qytezë kanë mbetur vetëm njerëz të moshuar. Kemi dhe një prift, i cili dhe vetë po vë në dyshim besimin e tij tek zoti, por të gjithë shkojnë të falen tek ky sepse nuk ka tjetër, po kështu dhe me mjekun që është gjysmë pacient dhe gjysmë mjek, por tek ky shkojnë të kurohen sepse nuk ka mbetur tjetër. Po plaket popullsia, sepse rinia po largohet për një jetë më të mirë", është shprehur regjisorja Xhunga.

Istvan Orkeny  është një  nga nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë Hungareze, të shek. të 20-të. I njohur si mjeshti i Groteskut… "Famija Tot" është fituese e cmimit "Grand Prize for Black Humor" në Francë…

Berisha mbush 72 vjeç: Më duket vjeshta pranverë, faleminderit Zotit dhe Lilit

Posted: 15 Oct 2016 01:35 AM PDT

sali-berisha-telefonIsh-kryeministri Berisha sot ka ditëlindjen. Ai është 72-vjec dhe këtë gjë ai e ka bërë të ditur në një postim në Facebook. Sipas ish-kryeministrit, të bëhesh 72 vjeç, dhe të të duket vjeshta pranverë, është një bekim dhe fitore.

"Miq, është fitore dhe bekim të bëhesh 72 vjeç dhe të të duket vjeshta si pranverë! Mirënjohje të pakufishme Zotit, Lilit e të gjithë familjareve, miqve, të afërmve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi, që me dashuri, përkushtim të madh me kanë shoqëruar dhe aq shumë më kanë ndihmuar, mbështetur, frymëzuar përgjatë këtij rrugetimi. Zoti i bekoftë!! sb", shkruan Berisha.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shpërndanin heroinë në zona të ndryshme të Tiranës, 6 në pranga

Posted: 15 Oct 2016 01:13 AM PDT

heroineFinalizohet në Tiranë operacioni “Vjeshta” ku janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas dhe sekuestruar 22 doza heroinë. Aksioni është bërë pas një hetimi disa mujor, në kuadër të të cilit janë arrestuar në kohë dhe vende të ndryshme i shtetasit Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike; Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë; Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë;  Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë; Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe  Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në flagrancë, pasi  është bërë e mundur që t'iu faktohet aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës të dyshuar narkotike të llojit heroinë. Këta shtetas, e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit heroinë; 10 telefona celular dhe 1 motoçikletë. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim".

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, vidhnin banesat, arrestohet shqiptari; në kërkim bashkëpunëtori

Posted: 15 Oct 2016 01:07 AM PDT

polizia-itPolicia e Padovas në Itali ka arrestuar një shqiptar të akuzuar për vjedhje banesash. Në pranga  është vënë Eraldo Preni, 21 vjeç, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij, po shqiptar është shpallur në kërkim.

Policia prej kohësh kishte nisur një hetim për arrestimin e një grupi kriminal që vidhte banesa në zonën e Padovas. Një prej policëve, në tentativën për të bllokuar shoferin, arrin që të hapë derën e makinës, por keqbërësi arratiset, duke e tërhequr zvarrë efektivin për 50 metra dhe më pas përplaset me një pemë. Kriminelët në këto momente braktisin mjetin dhe largohen në këmbë, duke hipur mbi muret e disa shtëpive aty pranë.

Policia qëlloi me armë zjarri në ajër, që të ndalte kriminelët dhe arrin që të kapë vetëm njërin prej tyre. Polici i tërhequr zvarrë, u dërgua në spital pasi kishte marrë një dëmtim në këmbë. Atij i është dhënë 15 ditë raport dhe ka bërë 7 qepje.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tentuan tu japin ryshfet efektivëve të Qarkullimit, në pranga 5 persona

Posted: 15 Oct 2016 12:43 AM PDT

Vlorë, arrestohen 3 persona

qarkullimiPolicia e Vlorës arreston në flagrancë 3 shtetas, të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor për të shmangur gjobat. Në pranga ka rënë shtetasi Ylli Zanaj, 54 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Arrestimi i tij u bë Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa VL9033B, pa leje drejtimi përkatës, ka tentuar t’i japë 2 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që të mos i vendosej masë administrative.

Shtetasi  Ëngjëllush Pasho, 22 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua  pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto” me targa AA657BM, pa dokumentacionin përkatës,  ka tentuar t’i japë 1 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, në këmbim të masës administrative. Dhe personi i tretë është Koron Muhaxhiri, 46 vjeç, banues në Krujë sepse në aksin rrugor Vrion-Finiq, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Kamionçinë” me targë AA167MJ, pa rrip sigurimi, ka tentuar t’i japë 500 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga gjoba administrative.

Elbasan , arrestohet 1 person

Ndërkohë në Elbasan, një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar t'i japë para një efektivi të policisë rrugore për të mos marrë masën administrative, pasi ishte duke udhëtuar me makinë në kundërshtim me rregullat e Kodit Rrugor.

Në pranga ka rënë Misir Boja, 48 vjeç,  banues në fshatin Mjekës. Ky shtetas u arrestua  nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Peqin – Elbasan, në vendin e quajtur "Kryqëzimi Gjocaj" është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin  Kamioçinë, në shkelje të Kodit Rrugor. Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Devoll, arrestohet 1 person

Në Devoll, goditet një tjetër rast i “mitdhënies”. Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, pasi për të shmangur masën administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit, i ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore. Në pranga ka rënë shtetasi  Luan Matraxhiu, 35 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas në qytetin e Bilishtit, duke udhëtuar me automjetin tip “Volksëagen” me targa AA359JY, për të  shmangur ndëshkimin me masë administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, i ka ofruar një shumë prej 2000 lek, punonjësit të qarkullimit rrugor. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 15 tetor 2016

Posted: 15 Oct 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Nëse jeni beqarë do të ndiheni mirë me atë status. Prezenca e miqve do t'ju ndryshoje ditën. Në planin financiarë do të keni një situatë të qëndrueshme dhe do të bëni më shumë shpenzime.

DEMI

Nëse tregoheni shumë impulsivë do të bëni gabime të pafalshme. Ata që janë vetëm do të takojnë një person shumë interesant.

BINJAKËT

Ka shumë gjasa që jeta juaj të ndryshojë njëherë e përgjithmonë sot. Do merrni disa vendime me rëndësi mbi të ardhmen tuaj në çift.

GAFORRJA

Do të tregoni kokëfortësi në lidhjen tuaj për disa vendimmarrje. Shpenzimet e radhës do të jenë aq sa do t'ju mbaje xhepi. Mbrëmjen do ta kaloni midis miqve të vjetër.

LUANI

Nëse keni pasur grindje me partnerin tuaj hidheni vetë hapin e parë drejtë pajtimit, kështu çdo gjë do të shkojë mirë. Më në fund do të arrini të merrni ato që dëshironi këtë periudhë.

VIRGJËRESHA

Ditë e favorshme për të gjitha çiftet. Do të bini në kompromis për të gjitha diskutimet. Ata që janë vetëm do të kenë një takim interesant në mbrëmje.

PESHORJA

Lidhja juaj do të përmisohet sot edhe pse ka shumë gjëra për të bërë. Duhet të jeni më tolerant kundrejt partnerit. Duhet të tregoheni të qëndrueshëm me shpenzimet e bëra.

AKREPI

Një surprizë e madhe ju pret në mbrëmje dhe do të ndryshojë për mirë humorin tuaj. Të gjithë ata që janë çift do të kenë një harmoni midis tyre. Në aspektin financiar duhet të tregoheni të kursyer me shpenzimet.

SHIGJETARI

Sot do të tregoheni shumë striktë në çdo veprim që do të bëni. Po të filloni të kurseni nga pak do të jetë më mirë për të ardhmen tuaj.

BRICJAPI

Do të largoheni pak nga rutina juaj e përditshme për të kaluar një ditë ndryshe. Do të kërkoni këshillën e një familjari tuaj për një çështje që ju shqetëson.

UJORI

Çështjet e zemrës do të marrin prioritet sot. Do t'i përkushtoheni tërësisht partnerit pas një kohe të gjatë që e keni lënë pas dore.

PESHQIT

Bëni çmos që të largoheni nga rutina e përditshme. Sot do të rrethoheni nga njerëz pozitivë. Në planin financiar do të planifikoni disa shpenzime të nevojshme.

Related Posts :