Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“7 gjëra që duhet t’i pastroni urgjentisht gjatë sezonit të gripit” plus 19 more Kuzhina Shqiptare

loading...

“7 gjëra që duhet t’i pastroni urgjentisht gjatë sezonit të gripit” plus 19 more Kuzhina Shqiptare


7 gjëra që duhet t’i pastroni urgjentisht gjatë sezonit të gripit

Posted: 07 Nov 2016 09:07 PM PST

Janë disa vende ku mikrobet shtohen, të cilat duhet të pastrohen më mirë gjatë sezonit të gripit. Specialistët e higjienës specifikojnë çfarë kujdesi të tregoni me to.

Rubinetatw

Rubinetat janë pjesët më të pista, në kuzhinë dhe në banjo, sepse ne i prekim me duar të pista. Ndaj ato janë një nga transportuesit kryesorë të baktereve dhe viruseve të gripit, që shkaktojnë edhe sëmundje të tjera. Plus, rubinetat janë edhe pikat më të nxehta për të transportuar mykun, bakteret e salmonelës dhe E.Colit. Pastroni çdo ditë rubinetat, nga sipër dhe poshtë me spraj dizinfektues ose me pastrues të tjerë, sepse aty ka gjithnjë mikrobe.

Mbajtësit e furçave të dhëmbëve

Një studim zbuloi se ato mbajnë shumë mikrobe. Për t'i pastruar mund t'i vendosni në pjatalarëse ose lajini me dorë me ujë të nxehtë dhe sapun një herë ose dy herë në javë. Dhe në se dikush në shtëpinë tuaj është i sëmurë, mbajeni furçën e tij të dhëmbëve të ndarë nga pjesa tjetër e furçave. Nëse ju prekni mikrobet e gripit ose të të ftohtit dhe pastaj prekni gojën tuaj, hundën apo sytë, ju mund të jeni pacienti i ardhshëm.

Lodrat plastike

Fëmijët mund të marrin deri në 8 ftohje në vit dhe mikrobet mund të përhapen me lehtësi në lodrat e tyre. Pastroni lodrat në fund të çdo muaji dhe kur të fëmijët të sëmuren, pastrojini edhe më shpesh. Ju mund të vrisni shumë baktere dhe viruse në lodrat plastike duke i larë ato me sapun dhe ujë të ngrohtë. Por mund të përdorni edhe pastrues të tjerë, ose dizinfektantë.

Smartfonët

Smartfonët dhe tabletat qarkullojnë më lehtë nëpërmjet tyre. Pasi qelqi i ekranit që prekin majat e gishtave tuaj, edhe pse është 'i zgjuar', nuk është aq i pastër, sidomos gjatë sezonit të gripit dhe atij të dimrit. Ju mund të blini peceta speciale ose kontrolloni udhëzimet për mënyrën më të mirë që ekziston për të pastruar ekranin e smartfonit tuaj. Gjithashtu, informohuni në lidhje me pajisjet që përdorin dritën UV për të dizinfektuar aksesorët tuaj.

Telekomadat dhe tastierat

Mikrobet e gripit dhe të të ftohtit kanë tendencë të jetojnë më gjatë në plastikë dhe sipërfaqet e tjera të vështira për t'u pastruar. E tillë është edhe telekomanda, që nuk pastrohet shpesh. Për të pastruar atë, së pari hiqni mbeturinat me një furçë dhëmbësh të thatë. Pastaj përdorni një tampon pambuku apo pak pambuku me pak dizinfektant dhe pastrojeni telekomandën me kujdes. Ju mund të përdorni të njëjtën metodë në tastierën e kompjuterit.

Tavolina e punës

Në zyra qarkullojnë shumë lloje mikrobesh. Njerëzit i marrin ato me vete në shtëpi, në autobus, ose kur çojnë fëmijët në shkollë dhe më pas i sjellin në punë. Nuk ndodh asgjë e keqe nëse e pastroni tavolinën tuaj rregullisht, aq më tepër kur të tjerët rreth e rrotull mund të jenë ftohur apo po kalojnë një grip. Këto viruse mund të jetojnë në shumë sipërfaqe, deri në 8 orë.

Seriozisht, lani duart tuaja

Edhe në qoftë se ju mbani pastër çdo gjë rreth jush, larja e duarve tuaja është ende një nga mënyrat më të sigurta për të ulur shanset që ju të sëmureni me grip ose me të ftohur. Fërkoni duart tuaja së bashku me sapunin për të paktën 20 sekonda para se t'i shpëlani – mos harroni kurrizin e duarve, në mes të gishtave dhe poshtë thonjve tuaj. Përdorni një dizinfektant për duar me të paktën 60% alkool, nëse nuk keni mundësi që të lani duart shpesh.

The post 7 gjëra që duhet t'i pastroni urgjentisht gjatë sezonit të gripit appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Jastëk me djathë

Posted: 07 Nov 2016 09:07 PM PST

The post Jastëk me djathë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

5 gabimet që duhen shmangur kur skuqni qepë

Posted: 07 Nov 2016 09:07 PM PST

Nëse i keni provuar ndonjëherë qepët e karamelizuara, atëherë ju e dini se sa magjike janë ato në të vërtetë. Gatim i ngadaltë, feta të holla dhe kaq mjaftojnë për t'i transformuar ato tërësisht.

Nëse i keni gatuar ose thjesht e dini si përgatiten, me siguri jeni në dijeni të procesit të tyre të ndërlikuar të përgatitjes. Kjo nuk është e vështirë, ju duhet vetëm të shmangni këto 5 gabime të zakonshme.

1. I prisni në feta të holla

Kur fetët e qepëve priten shumë të holla, ata rrezikojnë të digjen lehtësisht. Fetat e qepëve duhet të kenë një trashësi mesatare dhe të jenë të prera në mënyrë të barabartë. Kjo, sepse duhet që të përgatiten të gjitha në kohë të barabartë.

2. I gatuani në temperaturë të lartë

Qepët e karamelizuara kërkojnë një proces të gjatë sepse marrin kohë për t'u gatuar. Nëse përpiqeni ti gatuani në zjarr të madh dhe për pak kohë, kjo është gjëja me e keqe që mund të bëni. Ato kërkojnë kohë dhe durim. Ndaj, gatuajini në një zjarr të ngadaltë që shmang djegien e tyre dhe në fund do të merrni një kënaqësi të veçantë.

3. Nuk u qëndroni në kokë

Përgatitja e  qepëve të karamelizuara kërkon vëmendjen tuaj dhe t;u qëndrosh atyre afër. Është thelbësore ti shikoni apo ti përzieni herë pas here, duke shmangur kështu djegien e tyre.

4. Koha e gatimit

Ata mund të marrin shpejt një ngjyrë të artë në kafe, por kjo nuk do të thotë se janë përgatitur plotësisht. Ata kanë nevojë për më shumë kohë sepse duhet të jenë më të errëta se ngjyra e artë. Koha e gatimin ndryshon në varësi të sasisë së qepëve, por koha standarte e përgatitjes së tyre varion nga 40 deri në 50 minuta, derisa të marrin një ngjyrë kafe të errët.

5. Ju ngjiten në tigan

Ndodh që qepët të ngjisin në tigan dhe të krijojn ënjë shtresë jo shumë të këndshme. Përdorni lëng si vera, lëng supe apo edhe pak ujë që shtresa e ngjitur të lirohet dhe të kthehet sërish në gjendjen që ishte. Kështu, shmangni aromën e djegur dhe shijen jo të mirë të tyre.

The post 5 gabimet që duhen shmangur kur skuqni qepë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Ëmbëlsirë me 1 vezë

Posted: 07 Nov 2016 09:07 PM PST

The post Ëmbëlsirë me 1 vezë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Ëmbëlsirë me rum ( ponç )

Posted: 07 Nov 2016 09:07 PM PST

Kofshë pule me salcë beshamel

Posted: 07 Nov 2016 09:07 PM PST

Mësoni si t’i ngrini frutat sezonalë siç duhet

Posted: 06 Nov 2016 09:07 PM PST

Për të ruajtur të gjitha cilësitë e frutave, në mënyrë që ju të gëzoni shijen e tyre në dimër, është e nevojshme t'i ngrini në mënyrën e duhur. Nëse fruti është zgjedhur gjatë blerjes dhe është i pjekur mirë, është vendosur në ngrirje brenda 48 orëve, atëherë atij nuk do t'i humbasin vlerat ushqyese dhe mund të konsumohet gjatë stinës së dimrit.

Si t'i ngrini frutat e freskëta

  1. Lani dhe pastrojini frutat me ujë para se t'i përdorni. Disa frutave duhet t'u hiqni lëkurën dhe farat.
  2. Pritini të gjitha frutat në copa jo shumë të vogla.
  3. Merrni një tabaka dhe koordinojeni çdo pjesë të frutave në mënyrë që të jenë afër me njëri-tjetrin. Vendoseni tabakanë në ngrirje dhe lëreni për disa orë.
  4. Pasi frutat të jenë ngrirë, largojini nga tabakaja dhe vendosini në qese plastike.
  5. Është e rekomanduar të vendosni sa më pak copa nëpër qese në mënyrë që kur t'i përdorni mos t'i shkrini edhe ato që nuk ju nevojiten.
  6. Përpiquni të largoni ajrin nga qeset dhe më pas shtrëngojini mirë. Ashtu si mishi, edhe frutat kanë kohëzgjatje të kufizuar dhe kjo varet nga lloji i frutave.

Sa zgjasin frutat e ngrira:

12 muaj: mollë, luleshtrydhe, fiq, kumbulla, rrush;
10 muaj: fruta pylli, limon, kungull;

The post Mësoni si t'i ngrini frutat sezonalë siç duhet appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë ‘’tri shije’’

Posted: 06 Nov 2016 09:07 PM PST

The post Tortë ''tri shije'' appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Pasta(makarona) në furrë

Posted: 06 Nov 2016 09:07 PM PST

The post Pasta(makarona) në furrë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

6 ushqimet që mund t’i ripërdorni para se t’i hidhni

Posted: 06 Nov 2016 09:07 PM PST

Mendoni se disa produkte që gjenden në kuzhinë dhe frigorifer duhet t'i hidhni sepse nuk dini se çfarë të bëni më me to. Sipas jush, nuk ju hyjnë më në punë dhe e vetmja zgjidhje ëshë ti hidhni poshtë. Por, në fakt, janë disa ushqime të cilat mund të ripërdoren ende pa i hedhur.

1. Kockat
Të gjitha kockat e mishit dhe të peshkut janë të shkëlqyera për t'i përdorur kur gatuani supa apo gatime të ndryshme. Nëse ndani kockat nga mishi para se ta gatuani, mund t'i vendosni ato në një qese dhe t'i lini në frigorifer. I keni gati për çdo rast, kryesisht kur nuk iu gjendet mish apo peshk në frigorifer.

2. Majat e perimeve
Këto janë pjesë të cilat shpesh i presim dhe i hedhim sapo të mbarojmë së gatuari me perimet. Por, nuk keni pse t'i hidhni më sepse mund t'i ruani në grigorifer, dhe mund t'i përdorni në ndonjë rast tjetër për të bërë lëngun e shijshëm apo për t'i përdorur edhe për t'i ngënë.

3. Qumështi i thartuar
Qumështi i thartuar është në thelb si kosi, kur bëhet fjalë për ta përdorur për pjekje në ushqime. Në fakt, disa receta përgatiten më mirë me qumësht të thartuar me uthull apo lëng limoni. Në vend ta hidhni, përdoreni për të përgatitur biskota çaji apo petulla.

4. Llumi i kafesë
Llumi I kafesë është i pasur me azot, magnez, kalium, kalcium dhe me minerale të tjera që janë ideale për kopshtin tuaj. Mund të shtoni dy gota llum kafeje në një enë me pesë shishe ujë dhe me të të ujisni lulet apo kopështin. Nëse nuk jeni i dhënë pas luleve dhe kopshtit, mund ta përdorni atë për të pastruar fytyrën.

5. Copat e bukës
Nëse nuk dëshironi që ti konsumoni më copat  e mbetura të bukës, mund ti shtoni ato në një blender dhe ti transformoni ato në thërrime. Këto të fundit mund ti ruani në frigorifer. Mund edhe t'i prisni copat e bukës në formë kubike dhe ti ruani po në frigorifer për  t'i përdorur më pas për sallata apo supa të ndryshme.

6. Yndyra e proshutës
Hidheni yndyrën e proshutës në një gotë dhe vendoseni në frigorifer. Ruajeni yndyrën e tyre sa herë i gatuani ato. Këtë yndyrë të ngurtë mund ta përdorni si zëvendësues për ndonjë vaj gatimi apo gjalpë. Ajo ka vërtetë një shije të veçantë dhe mund të përdoret edhe për të përgatitur kokoshka, gjithashtu.

The post 6 ushqimet që mund t'i ripërdorni para se t'i hidhni appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Kifle të vogla

Posted: 06 Nov 2016 09:07 PM PST

The post Kifle të vogla appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Shtrudle me mak

Posted: 06 Nov 2016 09:07 PM PST

The post Shtrudle me mak appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Gjevrek i zier

Posted: 05 Nov 2016 10:07 PM PDT

The post Gjevrek i zier appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Largoni aromën e qepës me këtë përbërës

Posted: 05 Nov 2016 10:07 PM PDT

Qepa është një ndër perimet më të përdorshme në kuzhinë, e cila përmban vlera të larta ushqyese. Preferencat për të janë të ndryshme, sepse një pjesë e fëmijëve apo edhe të rriturve nuk dëshirojnë ta konsumojnë atë në asnjë lloj gatimi.

Megjithatë, pjesërisht mund të kenë edhe të drejtë, sepse konsumimi i qepës shoqërohet edhe me disavantazhe. Një prej tyre është aroma që lëshon kur hahet. Kjo mund t'u bëjë të ndiheni paksa në siklet në komunikimin me të tjerët. Por, pavarësisht kësaj është mjaft e vështirë të heqin dorë prej qepës. Dhe ju mund të pyesni se si mund të shpëtoni prej aromës së pakëndshme të qepës. Ka një mënyrë sigurisht dhe ai është majdanozi.

Majdanozi përmban klorofil që është shumë i dobishëm për të luftuar aromën e qepës. Ai gjithashtu përmban vajra me aromë të mirë që mund të neutralizojnë aromën e qepës.

Përbërësit:

  • Gjethe majdanozi
  • Uthull e bardhë
  • Kripë

Përgatitja:

  1. Merrni disa gjethe majdanoz dhe zhytini në uthull të bardhë dhe shtoni edhe pak kripë mbi to. Përtypini më pas për 1 deri 2 minuta dhe mund edhe t'i gëlltisni në mënyrë që të largoni plotësisht erën e keqe.
  2. Një alternativë tjetër është edhe kjo, që mund të merrni disa gjethe majdanozi të copëtuara dhe t'i vini në një tenxhere të vogël me dy gota ujë. Vëreni të ziejë deri sa të vlojë për rreth 5 minuta. Mund ta përdorni kur ai të ftohet dhe kur ju të keni konsumuar më përpara qepë.

The post Largoni aromën e qepës me këtë përbërës appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Si t’i riktheni shkëlqimin rubinetit të lavamanit me 1 përbërës

Posted: 05 Nov 2016 10:07 PM PDT

Dëshira është që i gjithë lavamani i kuzhinës të jetë gjithmonë me shkëlqim pa njolla apo pika, por duke e përdorur atë vazhdimisht, bëhet një mision i pamundur.

Nganjëherë problemi qëndron edhe tek mungesa e kohës për ta pastruar lavamanin dhe rubinetin e ujit ashtu siç duhet, ndaj ky i fundit e humbet shkëlqimin. Shtoji kësaj edhe faktin se pastrimi i tyre është një proces i gjatë dhe i mërzitshëm.

Mund të keni përdorur detergjentë larës dhe sërish ai ka mbetur po në atë gjendje. Por, nuk keni pse të shqetësoheni më as për këtë objekt që e përdorni shumë shpesh.

Ju nevojitet:

  • Uthull e bardhë

Udhëzime:

  1. Shtoni pak uthull të bardhë në një tas dhe zhysni një leckë të thatë në të.
  2. Sigurohuni që rubineti të jetë i mbyllur dhe nuk rrjedh ujë. Fërkojeni atë me leckën e lagur me uthull duke ushtruar presion mbi njollat apo pikat që gjenden në të.
  3. Më pas mbështilleni leckën rreth rubinetit, shtoni në të uthullën e mbetur dhe lëreni përreth një orë.
  4. Largojeni leckën dhe përdorni një sfungjer për të pastruar shenjat e njollave që mund të kenë mbetur.
  5. Shpërlajeni me ujë të pastër, thajeni me një leckë të thatë dhe në fund admironi shkëlqimin e tij.

The post Si t'i riktheni shkëlqimin rubinetit të lavamanit me 1 përbërës appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Pite e shtrirë me djathë

Posted: 05 Nov 2016 10:07 PM PDT

The post Pite e shtrirë me djathë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë snickers

Posted: 05 Nov 2016 10:07 PM PDT

The post Tortë snickers appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Pite me kërpudha

Posted: 05 Nov 2016 10:07 PM PDT

The post Pite me kërpudha appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Hiqni njollat e ndryshkut nga enët e kuzhinës me një patate

Posted: 04 Nov 2016 10:07 PM PDT

Ndodh shpesh që pavarësisht se përpiqeni të kujdeseni mirë për enët e kuzhinës, veçanërisht për tiganët dhe tenxheret, ata sërish mund të preken nga njollat e ndryshkut. Janë njollat më të zakonshme që ndonjëherë bëhen shumë të bezdisshme, aq më pak kur nuk keni asnjë ide se si mund t'i zhdukni ato.

Nuk është mënyra më e mirë përdorimi i thikës apo i mjeteve të tjera të gatimit. Ka alternativa akoma më efikase që janë ideale për zhdukjen e njollave të ndryshkut nga enët e kuzhinës.
Sekreti?

Një patate të papërpunuar.

Për të pastruar ndryshkun me një patate, priteni atë për së gjati ose për së gjeri, varësisht sipërfaqes që do të pastroni.
Lagni sipërfaqen e patates me sapun ose me sodë buke dhe më pas fërkojeni mirë mbi sipërfaqet e enëve të ndryshkura.
Përsëriteni herë pas here derisa sipërfaqet të marrin shkëlqimin e dikurshëm. Patatet përmbajnë acid oksalik, që ndihmon për të zhdukur ndryshkun.
E mira qëndron se ju mund ta përdorni pataten për pastrimin e ndryshkut në të gjitha enët e kuzhinës.

The post Hiqni njollat e ndryshkut nga enët e kuzhinës me një patate appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Pulë në pite

Posted: 04 Nov 2016 10:07 PM PDT

The post Pulë në pite appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Related Posts :