Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Aksident në Ferizaj, një e lënduar” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Aksident në Ferizaj, një e lënduar” plus 9 more Ferizaj Press


Aksident në Ferizaj, një e lënduar

Posted: 08 Nov 2016 09:48 AM PST

Në kryqëzimin e rrugës  magjistrale Ferizaj-Prishtinë me rrugën "Driton islami"  në Ferizaj,  rreth orës  18:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni  mes dy veturave ku për pasojë  është një femër e lënduar.

E lënduara  në këtë aksident është dërguar  në Emergjencën e Spitalit nga ekipi i ndihmës së shpejt të QKMF-së së Ferizajt.

Mjeku kujdestar i QKMF-së i cili ka asistuar në rastin i tha FerizajPress se  pacientes i është dhënë  ndihma e parë  dhe është transferuar në Emergjencën e Spitalit ku po vazhdon  trajtimin.

Sipas mjekut kujdestar të emergjencës gjendja e pacientes është stabile.

Policia e trafikut  ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

14971187_1200720463336562_931698374_n-1

Në Ferizaj së shpejti filmi  ‘Koha e Hakmarrjes”  e Majlinda Kryeziut

Posted: 08 Nov 2016 09:18 AM PST

Në Qendrën e Kulturës në Ferizaj  më 24 Nëntor do të shfaqet  filmi  "Koha e Hakmarrjes" në regji të Majlinda Kryeziut.

Në këtë film  të Kryeziut luajnë aktorë nga të gjitha trojet shqiptare si si Dibran Fylli, Deli Metalia, Rexhep Asani, Muhamet Dobratiqi, Bekim Kastrati, Qendresa Loki, Sadik Krasniqi etj

Filmi  paraqet një familje  të pasur  e cila rrezikohet nga  grupet mafioze  bëjnë maltretime të ndryshme për të fituar para. Mesazhi paraqet atë se çka janë në gjendje të bëjnë fëmijët  kur është në pyetje dashuria e prindërve.

Filmi shfaqet më 24 Nëntor 2016  ora 16:00 në Qendrën e Kulturës në Ferizaj.

14996505_694107030753471_1918774650_n

Sha ke ba more, për këtë tokë!

Posted: 08 Nov 2016 08:43 AM PST

Në këtë vend të vogël me histori nga më të ndryshmet, që nënkuptojnë si çdo vend tjetër sa për çudi e sa për kureshtje, të bënë që ndonjë nga këto ngjarje ta "lexosh", edhe në kontekst të kohës që ishte dhe asaj që mund t'i përgjigjet ajo. Në kohën e para luftës, në vendet ku përqindja etnike e pastër shqiptare ishte me shumicë absolute, dihej sikurse delja e zezë mes të bardhave në qoftë se ndonjë nuk ishte nga soji ynë.
Të gjithë mire e mbajnë në mend z.Sali Bajren për kohën dhe vullnetin e madh që kishte, për të mirën e përgjithshme sa kishin nevojë dhe arsye shqiptarët, gjendjen e tyre politike e gjeografike dhe problemet që i përcjellin ata në çdo proces politik të kohës. Në kohën e luftës jo vetëm burra e të ri që ishin pjesëmarrës por kishte edhe shumë nga gjinia femërore që ishin pjesë e pandashme e UÇK-së, ato që sot janë Dëshmore të Kombit dhe si qytetar e ndjejë një privilegj ku burrat e gratë e mbrojtën token,duke nënkuptuar çmimin e shtrenjtë që ka Liria dhe procesi i saj në edukimin dhe arsimin e brezave të ardhshëm. Këto nëna e gra dhe motra kishin familje dhe ishin familje, edhe pse sot i kujtojmë si Heroina, prapë mendojmë se ato veq se këtë epitet e kishin që nga dita kur kishin vendosur të jenë të barabarta me burrat. Pushka , guximi dhe armiku ishin elemente që vendosnin atë barabartës për to, pra të jenë burrnesha, dhe ky guxim u dëshmua.
Pa dashur që t'iu lodh me fakte dhe situate të cilat e bëjnë këtë histori, e potencuam vetëm për të treguar se si një gjini e bukur, matet me burrërinë e shumë të tjerëve, për arse se kauza ishte e shenjtë.
Sha ke ba për këtë tokë! Ishte fjalë që e përmendte shpesh z Sali Bajra, dhe ju drejtohej secilit, andaj këtë shprehje dua ta shtjellojë se si e kam kuptuar personalisht! Kjo fjalë ka disa arsye që nënkuptohet vetvetiu :
Ju drejtohej secilit sepse çështja e Atdheut, ishte e të gjithëve.
E përdorte shpesh, sepse shqiptarët kishin nevojë ta mishëronin këtë ide.
Ishte e kohës, dhe kërkonte njerëz që sakrifikonin për të.
E bënte përgjegjës çdo të ri, e të re .
Pyetja ishte, që të bënin pyetje të tjerët për vetveten.
Edhe pse kjo pyetje mund të kategorizohet në shumë aspekte sidomos kur takon njerëzit që kanë qenë bashkëpunëtor dhe idealist të tij në rrugëtimin që nga Kryetar kur ishte atë kohë mes viteve të 60-ta, e deri në kohën e pasluftës së fundit 1999.
Mirëpo marrë shkas që këtë pyetje ta vë në sprovë secilin, që mendon se Atdheu nuk e ka dëgjuar dhe nuk e ka njohur asnjëherë si qenie , si person në fund si Njeri sepse ; çdo shqiptar kudo qoftë e kurdo koftë duhet që punën e tij ta bëjë si më së miri, pa marrë parasysh se ku është , duhet që ajo punë të jetë identitet dhe histori për të. Po të kemi mundësi që çdo punë, aty ku jemi ta bëjmë me sukses, aspak nuk ka me rëndësi se kush e bëri, e mira do të shfaqej e ngritej nga të gjithë.
Andaj , pyetja " Shka ke ba , për këtë Tokë"? Le ta mendojë secili nëpër të gjitha proceset politike e ekonomike, se çka ka ba, për këtë tokë e pastaj historia le ta gjykojë.
Në shenjë kujtimi për të . Ndjesë paste shpirti tij human e Atdhetar dhe faleminderit për pyetjen z Sali Bajra (Ish Kryetar i KK Kaçanikut )

Kastriot Bushi – Nandor 2016

Përkundër reshjeve,  në Ferizaj raportohet gjendje normale

Posted: 08 Nov 2016 08:29 AM PST

Reshjet e pandërprera të cilat kanë filluar që nga mbrëmë në territorin e komunës së Ferizajt nuk ka të raportuar ndonjë raste t të vërshimeve apo të ndonjë rreziku eventual.

Pjesa e fshatrave të cilat zakonisht pas çdo të reshure ishte nën ujë kësaj radhe nuk  është  e rrezikuar  nga vërshimet dhe gjendja në këtë pjesë paraqitet normale.

Për  këtë edh15034150_10209121947384136_322950436_oe zyrtari për emergjenca  Ismajl Mehmeti me ekipin e tij  sot ishte  në terren për të përcjellë gjendjen  dhe për të  evidentuar zonat eventualisht të rrezikuara.

"Ishim kryesisht në zonat të cilat  deri më tani kanë qenë problematike dhe janë përballë me vërshime. Pjesa e fshatrave Tërrn  dhe Bablak zakonisht  kanë qenë të rrezikuara edhe nga reshjet më të vogla. Falë punës që është duke u bërë në hapjen e kanaleve të cilat qojnë ujërat deri në lumin Sitnicë,  në këtë pjesë nuk kemi ndonjë  rrezik për momentin. Nëse të reshurat  vazhdojnë me këtë intensitet nuk presim ndonjë rrezik" ka thënë Mehmeti

Mehmeti tha se në hapjen e kanalit i cili lidhë  pjesën më të rrezikuar të këtyre fshatrave me pjesën e komunës së Lipjani është duke u punuar intensivisht dhe pritet që brenda dy ditësh të përfundoi.

"Me përfundimin e hapjes së kanalit  do të jemi një ndër komunat që këto situate do ti kalojmë  shumë më lehtë dhe pa ndonjë rrezik. Natyrisht këtu  bëhet fjalë për reshjet e zakonshme pasi  në raste te reshjeve enorme   edhe shtetet  më të zhvilluara  mund të përballen me këto probleme" tha Mehmeti

Sipas zyrtarit për emergjenca përveç inspektimeve  në teren ku nuk është vërejtur ndonjë gjendje emergjente as nga qytetarët nuk ka pasur ndonjë thirrje eventuale për vërshime.

14961532_10209121949224182_1452923729_n 14971307_10209121949544190_945593203_n 15032624_10209121950344210_45006248_n

Kryeministri Mustafa vlerëson përkrahjen e Bankës Botërore, premtohet përkrahje e mëtejme për Kosovën

Posted: 08 Nov 2016 07:52 AM PST

Banka Boterore

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe ministrat Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, kryeministri Mustafa foli për progresin e arritur në Kosovë në zhvillimin ekonomik, reformat në ambientin e biznesit, stabilitetin financiar dhe avancimin e proceseve tjera zhvillimore.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim me Bankën Botërore duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme, përfshirë mbështetjen në sektorin e energjisë.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke premtuar përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

Gjatë takimit u bisedua edhe për avancimin në sektorin e energjisë dhe projektet në drejtim të krijimit të kapaciteteve të reja energjetike, rritjen e efiçiencës në vend për konsum të energjisë dhe përkrahjen e Bankës Botërore në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës, thuhet në komunikatën për media nga ZKM.

Kryeministri Mustafa dhe drejtoresha Goldstein biseduan edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë dhe aspekte tjera të bashkëpunimit dhe mbështetjes së saj për Kosovën. /Lajmi.net/

.

Ekstremizmi vjen nga njerëz jashtë Bashkësive Fetare

Posted: 08 Nov 2016 07:52 AM PST

Në Pejë u diskutua sot rreth përfshirjes së komunitetit në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, në një tryezë të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Enver Hulaj nga organizata "Syri i Vizionit" tha se ekstremizmi vjen nga njerëz jashtë kontrollit të bashkësive fetare.

"Shumë pak punohet në promovimin e pozitivizmit që të jep besimi edhe të qetësisë që duhet me të dhanë, sepse këta njerëz nuk janë të qetë, janë shumë agresivë të paqetë," tha Ulaj.

Musli Arifaj, kryetar i Bashkësisë Islame në Pejë kritikoi sistemin arsimor duke thënë se në një libër shkollor ka lexuar se xhihadi është kusht i islamit, pa qenë kjo e vërtetë.

"Kam lexuar në një libër të historisë të klasës së gjashtë, shikoni një gabim i panevojshëm, ose i paarsyeshëm ose i padijshëm. E kom pa- aty thotë kushti i gjashtë i Islamit që kurrkush në dynje nuk e ka mësuar ,as nuk e kam dëgjuar, se kam ndi kurrë përpara, thotë është xhihadi," tha ai.

Arifaj deklaroi se qyteti i Pejës nuk është prekur shumë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, ndërsa bëri të ditur se në dy vjetët e fundit nuk është shënuar ndonjë incident që lidhet me këto dukuri.

Sebahate Qorkadiu nga Zyra për Barazi Gjinore shprehu brengën se vajzat e mbuluara plotësisht është vështirë të identifikohen.

"E kam rastin për shembull tek vajzat e reja kur krejtësisht të mbuluara saqë as sytë nuk u shihen, mundet me qenë edhe dikush tjetër brenda," tha ai.

Komandanti i stacionit policor në Pejë Ndue Nikolla inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit të bashkëpunojnë me organet policore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë Florian Qehaja kërkoi bashkëpunim më të madh për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm, raporton kallxo.com

.

Trump tregon se sa para ka harxhuar gjatë fushatës, arsyeja kryesore që s’e pranon humbjen (Video)

Posted: 08 Nov 2016 07:52 AM PST

"Në qoftë se nuk do të fitoj, do ta konsideroj humbjen harxhim tejet të madh të kohës sime, energjisë dhe parave", tha Trump për "Fox and Friends, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se pret fitore në një numër vendesh, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë në fund,  por sipas tij në fushatë ka investuar më shumë se $ 100 milion e para personale.

Sipas të dhënave nga Komisioni Federal të Zgjedhjeve, ai ka investuar 66 milionë dollarë. /Lajmi.net/

.

Votuesit flasin për kandidatët që kanë zgjedhur për president

Posted: 08 Nov 2016 07:52 AM PST

Trump e Clinton

Në Indianapolis, 50 vjeçarja Ranita Wires thotë se ka votuar për Hillary Clinton sepse i besoj asaj, por "kjo ka qenë më e keqja", dhe se është "e lumtur që mbaroi".

Craig Bernheimer ka votuar për Donald Trump në vendin e tij, Oklahoma, që në mëngjes, duke thënë se ai ka për të bërë "atë që nuk e kanë bërë të tjerët".

Vozitësi i kamionit në Nju Meksiko, Richard Grasmick ka thënë se ai admiron si kandidat Gary Johnson dhe ka tentuar të votojë për të. Ai tha "Doja të votoja për Garyn por ai më zhgënjeu." Ndërkohë, Grasmick ka votuar për Trump, shkruan apnews.com, transmeton lajmi.net
Radhët ishin të gjata në shumë vende, që nga mëngjesi i kësaj të marte. /Lajmi.net/

.

Komisioni Evropian publikon të mërkurën Raportin për Kosovën

Posted: 08 Nov 2016 07:52 AM PST

"Raportit mbi Kosovën 2016", do t'u dorëzohet zyrtarisht udhëheqësve të institucioneve të Kosovës, Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit.

Kurse rreth orës 13.00 do të mbahet edhe konferencë për shtyp nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn në Bruksel.

Vitin e kaluar, Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, kishte konstatuar si ngecje reformat në ekonomi dhe drejtësi.

Njëherësh, është kërkuar që të ketë më shumë rezultate në luftimin e krimit të organ izuar dhe korrupsionit. Kurse nga partitë politike ishte kërkuar që të heqin dorë nga dhuna dhe bllokimi i punës së Kuvendit.

Tani mbetet të shihet adresimi që do t'i bëhet ngecjes së Kosovës për përfshirje në liberalizimin e vizave për shkak të mos pajtimeve rreth ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Komisioni Evropian, harton raporte të tilla për vendet që aspirojnë integrimet evropiane. Përmbushja e kritereve evropiane është kusht i domosdoshëm në proceset integruese të këtyre vendeve, ku bën pjesë edhe Kosova. /REL

.

Raporti SOCTA, në Kosovë dhe Shqipëri ka rënie të krimeve

Posted: 08 Nov 2016 06:42 AM PST

Në këtë raport janë prezantuar të dhënat në Kosovë dhe Shqipëri lidhur me të dhënat për krimin e organizuar, sekuestrimin e lëndëve narkotike, trafikimi me qenie njerëzore, korrupsioni, vrasjet dhe tentimvrasjet.

Në raportin ku përfshihet periudha prej vitit 2012 deri në vitin 2015 shihet se edhe në Kosovë por edhe në Shqipëri ka pasur rënie të këtyre veprave të rënda penale.

Në prezantimin e raportit përveç zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga Policia e Shtetit të Shqipërisë, nga Europol-i dhe OSBE-ja.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Naim Rexha tha se duke iu referuar dokumentit SOCTA, dy Policitë do të profesinalizohen në të ardhmen.

Ai tha se me anë të këtij dokumenti do të krijohet një ambient më i sigurt për qytetarët e Kosovës.

Për drejtorin e Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të Policisë shqiptare  Ardian Cipa,  vlera më e madhe e këtij projekti është bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me atë të Shqipërisë, raporton KosovaPress.

Marise Chureau, nga ekipi për analiza strategjike Europol, tha se të gjithë duhet të koordinohen në mënyrë që të  ndalohen krimet e organizuara që sipas saj po e kërcënojnë paqen e vendeve të rajonit.

Shefi i OSBE-së në Kosovë,  Jan Braathu tha se raporti SOCTA është rezultat i një aktiviteti të gjatë i cili është ndërmarrë bashkërisht nga Policia e Kosovës dhe policia Shtetërore e Shqipërisë me ndihmën e misionit të OSBE-së, Europolit dhe të tjerëve.

Dokumenti SOCTA të cilin e ka prezantuar drejtori i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës Riza Shillova tregon se sipas të dhënave policore si në Shqipëri, ashtu edhe  në Kosovë mbi sekuestrimin e lëndëve narkotike gjatë vitit 2015 vërehet një rënie drastike e sasisë së heroinës së sekuestruar.

.

Related Posts :