Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Banane për mëngjes? Nuk është ide e mirë” plus 1 more Telegrafi Shendetesi

loading...

“Banane për mëngjes? Nuk është ide e mirë” plus 1 more Telegrafi Shendetesi


Banane për mëngjes? Nuk është ide e mirë

Posted: 09 Nov 2016 02:45 PM PST

Shumica prej nesh për mungesë kohe, apo në nxitim e sipër, në vend të mëngjesit hamë një banane. Por pavarësisht vetive të shumta që ka, si kalium, fibër dhe magnez, do të bënit mirë që të mos e nisnit ditën me këtë frutë.

Arsyeja? Ato përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni të uritur.

Sipas dr. Daryl Gioffre, ky frut duhet të shoqërohet me yndyra të shëndetshme për të mos humbur asgjë prej saj.

Gjithashtu edhe nivelet e aciditetit të kësaj frute nuk janë të rekomandueshme për stomakun tuaj fill pasi jeni zgjuar nga gjumi.

elite-banana

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë.

"Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kështu bllokohet sistemi digjestiv", shpjegon dr. Gioffre.

Sipas tij, është mirë që banania të shoqërohet me yndyra të shëndetshme, si gjalpë kikiriku, kos natyral ose qull, disa erëza, si kanellë etj.

Ekspertët, poashtu këshillojnë që mos të konsumohen më shumë se dy banane në ditë, pasi ato janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e organizmit tonë gjatë ditës. /Telegrafi/

The post Banane për mëngjes? Nuk është ide e mirë appeared first on Telegrafi.

Si ndërlidhen me njëra-tjetrën mosha, kanceri dhe sëmundjet e zemrës?

Posted: 09 Nov 2016 05:06 AM PST

Mosha në të cilën mbijetuesit e kancerit diagnostikohen me sëmundjen e tyre mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të tyre për vdekjen nga sëmundjet e zemrës.

Pacientët e diagnostikuar në moshë të re me kancer mund të ballafaqohen me rreziqe më të mëdha të sëmundjeve të zemrës, thonë autorët e studimit, transmeton Telegrafi.

Besohet që trajtimi i kancerit e rritë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës më vonë, e veçanërisht mes mbijetuesve të kancerit në moshën e adoleshencës, atyre të kancerit të gjirit etj.

Ky studim i ri, i publikuar me shtatë nëntor në Curculation, ka eksploruar në qoftë se mosha e diagnostikimit me kancer mund të ndikojë në rreziqet serioze të zemrës.

Studimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 200,000 mbijetuesve të kancerit në Britaninë e Madhe dhe ka zbuluar se 6 për qind e vdekjeve i atribuohen sëmundjeve të zemrës.

Dhe, pacientët e diagnostikuar me kancer gjatë adoleshencës kishin rrezik shumë më të madh të vdisnin nga sëmundjet e zemrës sesa personat që nuk kishin kancer.

Ata të diagnostikuar me kancer në moshën 35 deri në 39 vjet kishin vetëm 1.2 herë më shumë rrezik të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

The post Si ndërlidhen me njëra-tjetrën mosha, kanceri dhe sëmundjet e zemrës? appeared first on Telegrafi.

Related Posts :