Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Banorët në protestë për rrugën, Salianji: Korrupsioni, prioritet i Bashkisë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Banorët në protestë për rrugën, Salianji: Korrupsioni, prioritet i Bashkisë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Banorët në protestë për rrugën, Salianji: Korrupsioni, prioritet i Bashkisë

Posted: 06 Nov 2016 01:41 AM PDT

Salianji-2 Rruga-ne-Allias Allias-2

Banorët e Alliasit në Tiranë ankohen prej muajsh për shkak të lojërave të Bashkisë me devijimin e projektit të rrugëve në këtë zonë çka u ka përkeqësuar jetën. Ata thonë se prej dy muajsh është tejkaluar afati i punimeve, shtrimit të tubacioneve dhe asfaltimit. Banorët janë të shqetësuar sepse projekti i miratuar 2 vite më parë është ndryshuar për shkaqe korruptive. Ata kanë kërkuar dëgjesë me kryetarin e bashkisë Erjon Veliaj, por shprehen se nuk janë pritur dhe as nuk kanë mundur të ankohen për kushtet në të cilat jetojnë, në zemër të kryeqytetit. Sekretari i Aksionit Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji i takoi banorët, ku dëgjoi nga afër shqetësimin e tyre.

“Projekti i zgjerimit të rrugës ishte 11 metra, është bërë 9. Këto janë bërë për interesa të firmës. Duam që projekti të zbatohet me cilësinë e përcaktuar më parë”, shprehet një banor.

“Kemi kohë që e presim këtë projekt, jo vetëm sot. Ky projekt që është ndryshuar nuk i sjell të mira askujt në këtë komunitet. S'jemi dakord. Më mirë ta lënë pa bërë”, ankohet një qytetar i zonës.

"Po hidhen para kot dhe nuk pyeten qytetaret nga askush. Nuk hidhen për komunitetin, të hapet, të zgjerohet e të shtrohet rruga, por kërkojnë që të vjedhin. Ju keni kërkuar me peticion që t'ju dëgjojnë. Nuk ju dëgjon njeri. Përveç kësaj ju thoni se ju kërkojnë para për të prishur avllitë tuaja, ndërkohë që është detyrë e tyre të sistemojnë rrugën”, shprehet Salianji.

Në këtë lagje te madhe të Tiranës jetojnë 1 mijë familje të cilët kërkojnë vetëm zbatimin e projektit përpara fillimit të dimrit.

6 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, grabitësi vret punonjësin e karburantit; merr 60 mijë lekë

Posted: 06 Nov 2016 01:31 AM PDT

sken-krimiFutet për të grabitur në një pikë karburanti, autori vret punonjësin 44-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Sarandë. Burime nga policia raportojnë se rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person ende i paidentifikuar, i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me çifte punonjësin e kësaj pike, shtetasin Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë. Hoxha për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.

Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000  të rinj.

Sipas policisë, autori i vrasjes ka qenë i maskuar me skafandër në kokë, duke vështirësuar punën e policisë për identifikimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

6 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

RUSIA DO DONALD TRUMP-IN SI PRESIDENT

Posted: 06 Nov 2016 12:30 AM PDT

Putin dhe TrumpVladimir Putini shpreson për dialog. Kështu thotë ai. Dialog në vend të diktatit. Presidenti rus u ankua më 12 tetor në një forum ekonomik në Moskë: “Është e vështirë të zhvillosh dialog me administratën ekzistuese amerikane. Dialog praktikisht nuk ka. Ajo formulon kërkesat e saj, dhe insiston se që ato të përmbushen. Ky nuk është dialog. Kjo është një diktat”. Udhëheqësi i Kremlinit ishte dukshëm i zemëruar.

“Faktori rus” në fushatën zgjedhore amerikane

Për vëmendjen që ka marrë ai dhe politikat e tij në fushatën zgjedhore të SHBA-së, Putini nuk pse të ankohet. Ai madje kritikon të dy kandidatët për “faktorin e panevojshëm negativ rus” dhe e quan këtë dritëshkurtër. Disa ditë më parë Putin tha në konferencën e njohur “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi: “A beson vërtetë seriozisht dikush se Rusia mund të ndikojë tek zgjedhjet e popullit amerikan? A është Amerika një republikë bananesh? Amerika është një fuqi e madhe.”

Dhe këtë fuqi të madhe Rusia nuk e do aspak. Deri në 80 për qind e të anketuarve nga qendra e pavarur Levada e shohin SHBA-në “tejet negativisht”. Edhe pse toni i propagandës antiamerikane në televizionin rus është bërë më i butë, politika amerikane si e tërë paraqitet si kërcënuese. Është interesante që edhe pse rusët e shohin si armike Amerikën si shtet, ata nuk i shohin si të tillë qytetarë e thjeshtë amerikanë. Mjaft i preferuar është në Rusi me sa duket një qytetar i SHBA-së: Donald Trump. Sipas një sondazhi 38 për qind e rusëve mendojnë se ai do të jetë një president më i mirë sa i takon Rusisë. Vetëm 9 për qind votuan për Hillary Clinton.

Trumpi gjithnjë e më i ftohtë ndaj Moskës

Por miliarderi ekscentrik nga teksasi nuk po shprehet tani me aq simpanti sa në fillim kundrejt Moskës. I pyetur në një veprimtari elektroale në Nevada se përse atij i pëlqen Putini, Trumpi tha, se ai as e pëlqen dhe as e urren presidentin rus. Duke shtuar në mënyrë enigmatike: “Ndoshta do të kemi marrëdhënie të mira. Ndoshta do të kemi marrëdhënie të tmerrshme. Por ndoshta do të kemi ndonjë gjë të ndërmjetme.

Trumpi madje së fundi e quajti operacionin ushtarak në Siri si shkelje të marrëveshjes, duke përdorur fjalë të qarta ndaj Putinit. Pra në rast se Putini nuk i dëgjon ato, Rusia do të bëjë sërish të njëjtin gabim, si shpesh në marrëdhëniet me SHBA-në, shkruan gazetari Sergej Strokan në gazetën e Moskës “Kommersant”. Ai kujton ndër të tjera lidhjen miqësore mes Putinit dhe Xhorxh Bushit dhe faktin që megjithëse Putini qe ftuar për vizitë në fermën private të Bushit në Teksas, amerikanët marshuan në Irak kundër vullnetit të Rusëve.

Juri RESCHETO

6 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) / DW

Horoskopi – 6 nëntor 2016

Posted: 06 Nov 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Do të gjendeni në një udhëkryq e do ju duhet të zgjidhni mes një historie që zgjat prej kohësh e një të reje që ju bën të ëndërroni. Kujdes!

DEMI

Ndikimet yjore gjatë ditës së sotme do ju japin mjaft forcë për tu përballur me vështirësitë. Në aspektin afektiv mund të merrni sot një deklaratë dashurie nga një njohje e re.

BINJAKET

Gjatë ditës së sotme diçka nuk do të shkojë në drejtimin e duhur, sidomos në aspektin afektiv. E kundërta do të ndodhë në ambientin e punës ku do të merrni sot vlerësime.

GAFORRJA

Yjet gjatë ditës së sotme do të përmirësojnë formën tuaj fizike. Në ambientin e punës do të mundoheni të vini rregull mes shumë  parregullsive.

LUANI

Ndikimet planetare do ju përkrahin në të gjitha drejtimet. Në punë do të ndiheni të vlerësuar nga kolegë duke ju dhënë detyra të reja.

VIRGJERESHA

Do të keni një formë mjaft të mirë psiko-fizike gjë e cila do ju ndihmojë që pa shumë sforcime të mbyllni detyrat tuaja në ambientin e punës.

PESHORJA

Një ditë e pasur me momente të bukura sidomos në aspektin afektiv. Në ambientin e punës do ju duhet ti jepni zgjidhje një problemi teknik, ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

AKREPI

Do të jetë mjaft e lehtë për ju të mbyllni gjithë impenjimet tuaja sot. Në ambientin e punës do të tregoheni paksa të nxituar sot. Kujdes!

SHIGJETARI

Do të përfshiheni sot në marrëveshje të rëndësishme për punën tuaj. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll do të keni mundësi të njihni persona të rinj për të kaluar një mbrëmje të këndshme.

BRICJAPI

Do të keni mjaft mundësi për të përmirësuar situatën tuaj  financiare. Në aspektin afektiv është i mundur sot një diskutim me partnerin i cili ndihet si i lënë pas dore.

UJORI

Suksesi në ambientin e punës do të jetë në anën tuaj. Në aspektin afektiv do të merrni një telefonatë e cila do ju gëzojë. Një këshillë: qëndroni me këmbë në tokë dhe pranoni ftesën.

PESHQIT

Do të dini të përballeni me një pengesë të madhe  nga e cila nuk do të keni frikë. Në ambientin e punës një investim do ju sjellë fitime.

Një shekull burg bandës shqiptare të drogës në Britani

Posted: 05 Nov 2016 02:59 PM PDT

CaptureNjë bandë shqiptare, e cila bashkëpunonte me anglezë, e që shpërndante drogë të klasit të parë, kokainë e disa droga të tjera, është dënuar nga gjykata britanike me mbi një shekull burg me dënime që variojnë nga 6 vjet deri në 14 vjet heqje lirie.

Ky grupi i strukturuar kriminal, prej 14 vetash, operonte në Northamptonshire, në Anglinë qendrore dhe e merrte kokainën dhe drogat e tjera nga grupe të tjera shqiptare në Londër dhe e shpërndante atë më pas në disa qytete në Anglinë qendrore.  Sipas gazetës "Nottingham Post", detektivët e policisë së Nottinghamit kanë vëzhguar grupin kriminal shqiptar gjatë periudhës korrik-dhjetor të vitit të kaluar dhe kanë arrestuar më pas anëtarët e këtij grupi të kryesuar nga Mirjan Kola që furnizonte më pas një tjetër grup të kryesuar nga Blerim Aga.

Më shumë se 7 kg kokainë me një vlerë prej një milionë stërlina u kapën nga detektivët, gjysmë kg kanabis me vlerë 7 mijë e 500 stërlina dhe sasi drogash të tjera sintetike deri imitacione armësh, dokumente identitetë të rremë dhe 63 mijë stërlina.

Detektivët britanikë besojnë se ky grup kriminal mund të ketë qarkulluar sasi më të mëdha droge dhe parash gjatë aktivitetit të tyre të më hershme, pasi hetimet e tyre mbulonin vetëm gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Sipas inspektorit detektiv të Policisë së Northamptonit Greg Maides, "kemi të bëjmë me një grupim kriminal të mirëorganizuar edhe pse ne kemi hetuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore".

Nuk është sekret që në Britani të Madhe, nisur nga arrestimet dhe dënimet e grupeve të ndryshme kriminale që merren me furnizimin dhe shpërndarjen e drogës dhe kryesisht kokainës, shqiptarët konsiderohen nga autoritetet policore si ndër elementët më kryesorë të këtij trafiku, gjatë viteve të fundit, për shkak të sasive të mëdha të drogës së kapur.

6 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel

Rama përshëndet lumturimin e martirëve të Kishës Katolike

Posted: 05 Nov 2016 02:12 PM PDT

14915435_10154163164246523_8788410366659794187_nKryeministri Edi Rama ka përshëndetur lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike, të cilët, siç thotë ai, u bënë pre e dhunës dhe shfarosjes së regjimit totalitar.

"Sot, nëpërmjet lumnimit të 38 klerikëve, rregulltarëve dhe laikëve të Kishës Katolike, naltësimi i besimit të martirëve shqiptarë prek çdo altar, në çdo kishë të botës. Prej kësaj dite, emri i secilit prej tyre është gdhendur përjetësisht në kalendarin liturgjik, duke naltësuar përnjimend edhe emrin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Falënderoj autoritetet kishtare për celebrimin e denjë dhe për mirënjohjen publike ndaj mbështetjes së shumanshme të qeverisë për atë që ai e quan një detyrë morale të patjetërsueshme.  Kujtim të amshuar të lumëve martirë të Shqipërisë: "In memoria aeterna erit iustus; ab auditione mala non timebit" Ps. CXI", shkruan Rama në postimin e tij.

6 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

SHBA 2016, sondazhet: Hillary Clinton  është 1.8 pikë më shumë se Trump

Posted: 05 Nov 2016 02:00 PM PDT

Trump-ClintonTre ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton rrit avantazhin e saj kundër Donald Trump, duke e çuar atë në 1.8 pikë sipas faqes së internetit të specializuara RealClearPolitics.

Gjithmonë sipas të dhënave RCP, përballë zgjedhësve, kandidatja demokrate është në një lartësi prej 216votash dhe ai republikan 164. Clinton ka nevojë për të paktën 270 për t’u bërë presidente. Kandidatja demokrate, ndërkohë vlerësoi  të dhënat e fundit të punësimit, ndërkohë kundërshtari i saj, tha se ajo po mashtron.

Gara është drejt fundit, ndërkohë që sondazhet zbulojnë një diferencë të ngushtë mes tyre, të cilët po bëjnë çdo përpjekje për të fituar votat që janë të destinuara për ty kthyer në vendimtare.

5 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rrogozhinë, sekuestrohet 8 m3 dru; procedohet 47-vjeçari

Posted: 05 Nov 2016 01:59 PM PDT

druNdalohet nga Policia e Rrogozhinës  shtetasi F. B., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë. Shtetasi i lartpërmendur, u konstatua në rrugën dytësore të njësisë administrative Lekaj, duke transportuar rreth 8 m3 lëndë drusore.

dru 2Për këtë shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”. Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i mjetit të transportit tip zetor, si dhe sasia prej 8 m3 lënde drusore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Kavajë për veprën penale të sipërcituar.

6 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

I mbijetuari nga kanceri printon në 3D një pjesë të fytyrës

Posted: 05 Nov 2016 01:20 PM PDT

BurriNjë i mbijetuar nga kanceri, fytyra e të cilit u shkatërruar nga një tumor, i la atij një vrimë në sy, hundë dhe mollëz, është bërë personi i parë që ka përfituar nga proteza e fytyrës në 3D. Ish-shitësi Carlito Conceiçao ka jetuar me një vrimë në fytyrë dhe një protezë aspak të rehatshme, që e ka mbajtur që nga viti 2008. Tani me anë të printimit 3D, ai ka mundur që të zëvendësojë pjesën e munguar të fytyrës.

Burri 2Hulumtuesit tani shpresojnë që të trajnojnë sa më shumë njerëz që është e mundur, për ta bërë këtë teknologji të përballueshme dhe praktike, në dispozicion të njerëzve në mbarë botën. Zoti Conceiçao, 54 vjeç, u diagnostikua me kancer në pjesën e sipërme të nofullës, nga një formë agresive. Kanceri u përhap me shpejtësi, duke i shkatërruar indet e fytyrës, në anën e djathtë të saj dhe gjysmën e qiellzës, duke i dëmtuar edhe fytin.

3DOperacioni i shpëtoi jetën, duke ndaluar përhapjen e kancerit, përpara se ai të arrinte trurin, por kur tumori u lëviz, i mori atij syrin e djathtë, një pjesë të hundës, duke e çuar atë në depresion. Që pas operacionit, 8 vjet më parë, zoti Conceiçao, babai I dy fëmijëve, që ishte një shitës në Sao Paulo, vendosi një protezë të pakëndshme, për të mbuluar defektin e tij. Tani ai është i lumtur që ka një protezë të re. "Proteza e parë, ishte me cilësi të dobët dhe ndihesha i shpërfytyruar. Më dukej vetja i tmerrshëm. Humba besimin në vetvete dhe rashë ne depresion të thellë. Nuk mund të punoja dhe mbaja gjithmonë syze dielli", tha ai.  3D2

5 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Peshkaqenët me dy koka alarmojnë shkencëtarët

Posted: 05 Nov 2016 01:00 PM PDT

Një peshkaqen  me dy koka, tingëllon si një përbindësh i marrë nga filmat horror, por shkencëtarët janë duke gjetur gjithnjë e më shumë si këta lloj në të gjithë botën.Peshkaqeni

Disa thonë se ky fenomen ka nisur që në 2008, kur peshkatari Christian Johnson kapi një peshkaqen ngjyrë blu, me dy koka në brigjet e Australisë. Në 2013, një grup peshkatarësh nga Florida, kapën një peshkaqen blu, të cilës në mitër iu gjet një këlysh me dy koka.

Peshkaqeni 2Duhet thënë se femra mban  deri në 50 të vegjël në mitër. Kohët e fundit, kërkuesit spanjollë kanë gjetur një tjetër peshkaqen që kishte në bark të vegjlit e saj. Ata zbulua se një prej embrioneve ishte me dy koka dhe shkencëtarët e hapën me kujdes vezën për të studiuar embrionin e çuditshëm.

Peshkaqeni 3Profesori që drejton studimin Valentín Sans-Coma, është i paqartë nëse embrioni do të mbijetonte nëse ata do ta linin të lirë. Është e mundshme që këto embrione nuk jetojnë për një kohë të gjatë dhe kjo shpjegon se pse nuk janë gjetur më parë peshkaqenë me dy koka.

Peshkaqeni 4Lindja e peshkaqenëve me dy koka mbetet një mister për shkencëtarët dhese nuk dihen se kush janë faktorët që shkaktojnë këtë mutacion gjenetik. Ndërkohë numri i tyre është në rritje. Paraprakisht dyshohet se kjo ndodh për shkak të ndotjes, prezencës së lartë të kimikateve në ujë apo rrezatimi.

 

5 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :