Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Basha: Jo më vendimmarrje të mbyllura brenda PD, t’ia kthejmë politikën qytetarëve” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Basha: Jo më vendimmarrje të mbyllura brenda PD, t’ia kthejmë politikën qytetarëve” plus 9 more Gazeta SHQIP


Basha: Jo më vendimmarrje të mbyllura brenda PD, t’ia kthejmë politikën qytetarëve

Posted: 30 Nov 2016 02:30 AM PST

bashaKreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me demokratë të Sarandës të cilëve u premtoi se politika do të ndryshojë, duke ndryshuar së pari Partinë Demokratike. Ai foli për parimet që duhet të udhëheqin këtë forcë dhe anëtarët e saj, për ta kthyer politikën tek qytetarët, për t'u dhënë atyre pushtetin që meritojnë.
Basha theksoi se hapja, bashkimi dhe qëndrimi pranë njerëzve do të kthehen në akte konkrete dhe vendimmarrja në PD nuk do të jetë e mbyllur për një grusht njerëzish, por vendimmarrje e hapur, ku përfshihet anëtarësia.

"Ky është i vetmi Kryeministër në botë që e kalon kohën e tij në një zyrë i rrethuar nga skicat e veta dhe jo nga hallet e shqiptarëve që sa vijnë e shtohen. Dhe kur i duhet të dalë nga zyra e merr zyrën me vete. Dhe kur bën sikur ulet me popullin edhe vetë e keni parë merr karriget e luksit nga Kryeministria, karriget e kuqe me varak flori. Duhet që ne ti bindim shqiptarët që ky ndryshim është një ndryshim tek i cili gjithkush mund të besojë se gjithkush do të përfitojë. Detyra numër një e njerëzve të angazhuar në politikë është të jetojnë me të vërtetën e qytetarëve, është të jetojnë me të vërtetën e njerëzve, ky është misioni ynë. Si do ta bëjmë?! Duke fuqizuar qytetarin, duke kufizuar pushtetin. Bashkimi, hapja, komunikimi i përditshëm me qytetarët, njohja e halleve dhe problemeve të tyre janë tre procese që garantojnë që; refuzimi, zemërimi, depresioni të kthehen në shpresë, në besim dhe orientim për shqiptarët tek kjo forcë politike, forca e ndryshimeve të mëdha historike. Partia Demokratike edhe një herë është gati të marrë përsipër misionin e ndryshimit që po vjen", tha Lulzim Basha.

"Subvencionet për bujqësinë nuk do ju përjashtojnë ju, ju do të merrni subvencione, do të merrni grante. Do të merrni para për të mbështetur prodhimin tuaj dhe po kështu ne do të ndërhyjmë për të ndërtuar infrastrukturën, për të mbyllur rrugët që kanë mbetur akoma pa mbyllur dhe për t'ju dhënë ju akses të plotë në treg. Kjo do të ndryshojë me qeverinë tonë, paratë janë. Në qoftë se paratë nuk shpenzohen për luks qeveritar, në qoftë se nuk ndahen me miqtë e kryeministrit ato mjaftojnë për të mbështetur bujqësinë; ato mjaftojnë për subvencione për çdo fermer në bazë të prodhimit", siguroi Basha duke folur për bujqësinë.

30 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

U denoncua nga bashkëshortja për dhunë, policia i gjen armë e municione në banesë

Posted: 30 Nov 2016 02:25 AM PST

dhune-ne-familjePolicia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 45-vjeçar me akuzën e dhunës në familje. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se arrestimi i shtetasit Vesel.H ëshët bërë pas denoncimit të bashkëshortes  së tij, shtetases M.H, 36-vjeçe, se 45-vjeçari ushtronte dhunë ndaj saj.

Sipas 36-vjeçares, bashkëshorti e kishte kanosur seriozisht për jetën dhe mbante të fshehur në oborrin e banesës së tyre një armë zjarri. Arma u gjet gjatë kontrollit të policisë së bashku me municione.

Blutë sekuestruan: Një armë zjarri automatike, model 56; një krehër me 20 fishekë; 385 fishekë model 56; 15 fishekë model 54.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

30 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pacienti hidhet nga kati i katërt i QSUT, plagoset

Posted: 30 Nov 2016 02:16 AM PST

QSNjë 53-vjeçar, pacient në QSUT është hedhur nga kati i katërt i godinës së pavijonit të Gastrologjisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.35 të mëngjesit të sotëm, tek godina e 6-katëshit. Sipas dëshmitarëve, P. Sh, 53 vjeç, nga Durrësi është hedhur nga parvazi i ballkonit i këtij pavijoni, në katin e katërt.

Sipas policisë, 53-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

30 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Arrestohet shefi i hetimit të aksidenteve, tentoi manipulimin e vdekjes së 17-vjeçarit

Posted: 30 Nov 2016 01:14 AM PST

PanajotiSektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Vlorë ka arrestuar punonjësin e Policisë Komisar Myslym Ismailaj, 55 vjeç, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor pranë D.V.P. Vlorë.

Punonjësi i Policisë Myslym Ismailaj në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ) ka kryer veprimet proceduriale, lidhur me ngjarjen e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në  rrugën pranë Ujit të ftohtë, në qytetin e Vlorës, ku  humbi jetën shtetasi K.P. dhe ngeli i plagosur shtetasi P.B.

Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident P.B. dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin. Kjo për të devijuar hetimin, se shkak i  aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale të ''Shpërdorimit të detyrës'', "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës" dhe "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

30 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

A ËSHTË SHQIPËRIA TURQI?

Posted: 30 Nov 2016 01:00 AM PST

Fadil LEPAJA

Fadil LepajaNga kush u pavarësua Shqipëria më 28 nëntor 1912? Kështu, pyetet një gazetar i famshëm nga Kosova në profilin e tij në “Facebook”. Kjo ndodh pikërisht ditën e festës së flamurit. Përgjigjen në fakt, e di çdo fëmijë i  klasës së parë të shkollës fillore, në Kosovë dhe në Shqipëri. Ashtu si edhe çdo fëmijë nga Kosova, e di se nga kush u pavarësua Kosova, me 17 shkurt të vitit 2008. Deri këtu është gjithçka e qartë, dhe pyetja e gazetarit edhe mund të duket e pa vend, por si çdo gjë tjetër lidhur me marrëdhëniet me ish pushtuesit, edhe kjo pyetje e ka bishtin e vet.

Në fakt, të  gjithë e dimë se asokohe, pra më 1912, u shpall shteti i pavarur shqiptar, vetëm në një pjesë të territorit të banuar nga shqiptarët në Ballkan, të cilat për pesë shekuj ndodheshin nën sundimin e perandorisë osmane e cila po rrënohej. Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk u përfshi në këtë shtet i cili për vete  zgjodhi emrin Shqipëri.

Vetëm një vit më vonë, nga kthetrat e ish perandorisë, u "çlirua" edhe pjesa e tjetër e tokave shqiptare, nga ana e ushtrisë serbe, e cila këtë  territor, më të madh se Shqipëria e pavarur, e futi në përbërje të shtetit të quajtur Serbi, pasi në këtë  vrull "çlirimtar"  kishte vrarë dhe shpërngulur me dhjetëra e mijëra shqiptarë, nga Kosova, dhe nga Maqedonia e sotme. Gjatë shekullit të XX, pavarësisht se shtetet do të ndërroheshin, ideologët dhe udhëheqësit serb vazhduan me këtë politikë shfarosjeje  ndaj shqiptarëve, deri më 1999, kur Kosova u çlirua me të vërtetë, falë përpjekjeve të sajë, falë NATO-s, dhe në mes tjerash falë edhe ndihmës së madhe të Ushtrisë Turke në kuadër të forcave të NATO-s. Shteti, i cili kishte trashëguar ish perandorinë, tashmë si shtet i aleancës më të fuqishme ushtarake të globit, kishte marrë rolin e çlirimtarit të shqiptarëve, dhe kishte njohur ndër të parët edhe shtetin e Kosovës kur e shpalli pavarësinë më 2008. I njëjti shtet kishte luajtur një rol parësorë në ruajtjen e kufijve të Shqipërisë  edhe në krizën e madhe të vitit 1997, kur shqiptarët politik po punonin më me zell se të gjithë armiqtë e tyre kundër Shqipërisë, duke e shkatërruar shtetin e vet. Madje, krejt vonë, kryeministri, e tash kryetari  i këtij shteti, i mahnitur me pritjen, në kryeqytetin e "Lidhjes Shqiptare", në Prizren, klithi se "Kosova është Turqi", nën duartrokitjet e entuziaste të vet kryeministrit shqiptarë të Kosovës dhe atij të Shqipërisë,  si dhe disa mijëra qytetarëve të Prizrenit.

Pyetja se nga kush u pavarësua Shqipëria, pra, nuk duket aq e thjeshtë sa e trajtojnë disa ithtarë të përgjigjeve të shpejta  dhe si rrjedhojë edhe gjysmake. Pyetja duhet të shtrohet, për mendjen time, ndryshe. Nga kush u pavarësuan shqiptarët? A janë pavarësuar ende të gjithë shqiptarët?

Emri Shqipëri fatkeqësisht nuk nënkupton shtetin e shqiptarëve, por vetëm shtetin e një pjese të shqiptarëve. Po aq sa Shqipëria mund të quhet  Shqipëri, po aq mund të quhet edhe Kosova, dhe pjesët shqiptare në Maqedoni, por nuk quhen. Duket se pyetja këtë bisht kishte, në fakt edhe pse autori i saj mund të ketë pasur edhe motive personale.

Shkas i këtyre bisedave të sotme rreth pavarësisë, dhe marrëdhënieve të shqiptarëve me ish pushtuesit ishte një incident gjithsesi kriminal, pavarësisht motiveve, që ndodhi në konsullatën Turke në Prizren, si dhe vendimi i komunës së Prizrenit që për ditën e pavarësisë në qytet të valojnë bashkë flamuri shqiptar dhe ai turk.

Edhe pse e filluam me një pyetje të thjeshtë, përgjigjen e se cilës e di çdo fëmijë i klasës së parë fillore, megjithatë historia e marrëdhënieve të shqiptarëve me Turqinë, të cilat kur i ngatërrojmë kohët dhe faktorët, rrufeshëm marrin formën e një "nyje gordiane". Por të ndjekim radhën…!

Dikush duke e parë si krejtësisht të pavend, aktin e kryetarit të Prizrenit për ngritjen bashkë të flamujve të Shqipërisë dhe Turqisë, pikërisht më 28 nëntor, në Prizren, gazetari prishtinas u shpreh se kjo do të ishte njëjtë sikur me 17 shkurt, krahas flamurit të Kosovës të valonte edhe ai i Serbisë. Me këtë rast ai shau politikën lokale, për këtë. Shau edhe kryetarin e komunës, i cili edhe pse i dënuar për korrupsion  dhe i urryer nga një pjesë e madhe e qytetarëve megjithatë vazhdon të jetë aty, falë fuqisë së pakontrolluar të klaneve joformale. Pra, ngjarje dhe personalitete nga kohë të ndryshme u ndërlidhen në mënyrë artificiale. Duke u nxjerrë arsye të gabuara, mjegullohen edhe gabime dhe krime tjera të sotme, shumë më të rënda se kjo valëvitje flamujsh, gjithsesi e pafajshme në kuptimin e efekteve që mund të prodhojë ajo.

Çfarë do të ndodhte nëse në Tiranë, apo në Kukës, me 17 shkurt, do të Valonte flamuri i Kosovës, bashkë me atë të Serbisë, në qytetin i cili ende  mbetet simbol i eksodit të kosovarëve , të përzënë nga toka e tyre? Padyshim se kjo do të ngjallte zemërim te një pjesë e madhe e qytetarëve të cilët kishin ikur me këmbë, me dhjetëra kilometra, duke bërë sllallom nëpër postblloqet e shumta të policisë serbe, ku ishin dhunuar dhe plaçkitur, pasi kishin lënë shtëpitë e djegura.

Pra nga kush është pavarësuar Shqipëria, ishte pyetja fillestare?! Cila Shqipëri? Kur?  Pa këto pyetje plotësuese vështirë se mund të japim përgjigje të plotë dhe të qëndrueshme. Pjesa më e madhe e Shqipërisë, ende nuk ishte çliruar më 1912! Me çfarë të drejte disa intelektualë shqiptarë në Tiranë përvetësojnë emrin Shqipëri për një vend të krijuar artificialisht, duke lënë pjesën më të madhe të kombit jashtë dhe me çfarë të drejte ata mbajnë leksione për patriotizmin e pjesës tjetër, më të madhe, e cila përkundër luftës dhe sakrificave të mëdha nuk u përfshi në këtë shtet me këtë emër.

Pra çfarë do të ndodhte sikur në Prishtinë, përkrah flamurit të Kosovës të valonte edhe ai i Serbisë, me 17 shkurt 2017?

Asgjë besoj, nëse ndërkohë Serbia e njeh Kosovën, çka është e vështirë të paramendohet. Vështirë është të paramendohet se në Prishtinë pra, me 17 shkurt mund të valojë flamuri serb, bashkë me atë të Kosovës, por gati është po aq e sigurt se edhe në pjesë të Kosovës do të valojë flamuri i Serbisë, pa atë të Kosovës, sepse serbët lokal, ende nuk e njohin shtetin e Kosovës si shtetin e tyre. Ata pohojnë se Kosova është Serbi!

Gjithashtu, me 17 shkurt në institucionet zyrtare të Kosovës do të valojë flamuri i Kosovës, i BE , dhe SHBA, dhe ndoshta  i të gjitha vendeve të botës, me përjashtim të atij të Republikës së Shqipërisë, përpos ndoshta në Prishtinë ku qeverisë një parti e cila ende mendon se Kosova është Shqipëri. Është?

Pyetja se "a është Shqipëria Turqi" duket krejtësisht me vend, duke marrë parasysh duartrokitjet entuziaste të kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, të cilat pasuan deklaratën e famshme të kryeministrit të atëhershëm të Turqisë se  "Kosova është Turqi"! Kjo deklaratë ishte bërë në kryeqytetin historik të Shqipërisë!

Mbetet e paqartë se çfarë deshi të thotë, me flamujt shqiptarë dhe turq, që valëviteshin vëllazërisht rrugëve të Prizrenit, pikërisht më 28 nëntor 2016?! Çfarë deshi të thotë kryetari i dënuar për korrupsion, i kryeqytetit të "Lidhjes Shqiptare të Prizrenit"? Prizreni është Shqipëri apo Prizreni është Turqi?

Ju duket e komplikuar? Nuk keni faj! Është! E komplikuar!

30 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 30 nëntor 2016

Posted: 30 Nov 2016 12:51 AM PST

DASHI

Keni plane te medha per kete dite dhe do te mundoheni ti realizoni sa me shpejt. Ju ka pushtuar shpirti I festave dhe ndjeheni mjaft mire.

DEMI

Ndjenjat jane ato qe kane dominancen sot dhe ju do te beni çmos te kenaqni nje person te veçante qe ju ka rrembyer zemren.

BINJAKET

Jeni duke keqkuptuar nje situate te caktuar sot dhe si pasoje do te merrni vendime te gabuara qe do te kene ne baze kete keqkuptim.

GAFORRJA

Disa zgjedhje profesionale qe keni bere kohet e fundit nuk do t'i pelqejne aq shume partnerit. Do te duhet te rrini per nje kohe larg njeri tjetrit.

LUANI

Cdo gje sot eshte ne favorin tuaj dhe ju ndiheni te perkedhelurit e fatit. Mundohuni te afroni rreth vetes vetem persona positive.

VIRGJERESHA

Ka nje ngerç ne komunikimin ne çift ose ne familjen tuaj. Problemi eshte qe te gjithe e dine por asnje nuk po e pranon duke bere qe te thellohet.

PESHORJA

Sot nuk do te keni ndihmen e miqve per te zgjidhur nje situate shume te tensionuar. Duhet te filloni te merrni vendime vete dhe ti argumentoni ato .

AKREPI

Sot do te harxhoni energji dhe para ne nje çeshtje qe te gjithe e kane abandonuar. Keni besim dhe do tja dilni te ktheni çdo gje ne favorin tuaj.

SHIGJETARI

Ndiheni te mbushur me kujtime te bukura lidhur me nje person te caktuar. Kjo gje gjithsesi nuk do tju beje te reflektoni dhe ti beni nje telefonate.

BRICJAPI

Ju mungon vetekontrolli sot dhe do e gjeni veten te perfshire ne debate dhe situata qe nuk kane aspak lidhje me ju personalisht.

UJORI

Duhet te jeni te hapur me personat qe keni prane vetes. Flisni qe t'ju kuptojne dhe mos vazhdoni te mbylleni me shume ne vetvete

PESHQIT

Sot duhet ti jeni mirenjohes nje miku te mire qe qendron gjithmone prane jush atehere kur keni nevoje. Shume here jeni me teper egoist seç duhet.

 

Itali, shkatërrohet banda shqiptare e drogës dhe prostitucionit, 14 në pranga

Posted: 30 Nov 2016 12:44 AM PST

prostitute-cinesi-pescara-600x300

Policia italiane e Milanos ka finalizuar mëngjesin e sotëm operacion e koduar Toka jonë", në kuadër të të cilit është shkatërruar një bandë shqiptarësh që merreshin me shfrytëzim prostitucionin dhe trafik droge. Operacioni është finalizuar pas një hetimi 1-vjeçar dhe në përfundim u arrestuan 14 persona.

Vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion vinin nga  Shqipëria, Rumania, Moldavia dhe Çekia dhe kalonin përmes Holandës për tu trafikuar në rrugët e Milanos, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetimeve, grupi i kishte rrënjët në Shqipëri. Të ardhurat nga prostitucioni përdoreshin për të blerë kokainë në Holandë, sasi droge e cila shpërndahej në Milano dhe në Lombardi.

30 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sulmi në Ohajo, ISIS merr autorësinë: Somalezi, ushtar i yni

Posted: 29 Nov 2016 02:30 PM PST

SomaleziAutori i sulmit në kampusin universitar të Ohajos në SHBA, “është një ushtar i ISIS-it”. Kështu shkruan agjencia e shtypit të Shtetit Islamik, “Amaq”, duke theksuar se Abdul Razak Ali Artan, somalezi që sulmoi dhe plagosi disa studentë në kampusin e Universitetit të Colombus.

I riu dyshohet të ketë marrë pjesëpër t’iu përgjigjur apelit të xhihadistëve për të goditur qytetarë amerikanë dhe të koalicionit.

IsisViktima ishte një refugjat nga Somalia, Razak Ali Artan, student 18 vjeç dhe u qëllua për vdeje nga një polic pak pasi kishte goditur me makinën e tij një grup personash. Pas këtij momenti, ai ka britur nga mjeti dhe ka tentuar të qëllojë me një thikë kasapësh disa të tjerë, duke lënë të plagosur 11 prej tyre.

Artan kishte publikuar në "Facebook" një statusi në lidhje me trajtimin që u bënin amerikanët shtetasve myslimanë.

"Amerikë! Jepini fund ndikimit nëpër vende të tjera, veçanërisht nëpër komunitetet myslimane. Ne nuk jemi të dobët. Mbajeni mend këtë, ne nuk jemi të dobët", shkruante ai, sipas asaj që kanë konfirmuar zyrtarë të agjencive ligjzbatuese për mediet amerikane.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Berisha do të operohet, rikthehet në 2017-ën

Posted: 29 Nov 2016 02:20 PM PST

BerishaEtrit  Berisha do ti drejtohet sallës së operacionit. Rezultoi më i rëndë sesa parashikohej dëmtimi i pësuar nga portieri shqiptar i cili këtë të Mërkurë do ti nënshtrohet një  ndërhyrjeje kirurgjikale për të lënë pas problemet në gjurin e djathtë. Një lajm aspak i mirë ky për Atalantën që do të humbasë shërbimet e Berishës për disa javë, në një moment që skuadra bergamaske kishte vërtetë shumë nevojë për 27-vjecarin nga Prishtina, i cili me sigurinë që ka përcjellë mes shtyllave gjatë kësaj periudhe është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e Gasperinit. Ishte vetë klubi i Atalantës në profilin e tij në Twitter që bëri të ditur se portieri shqiptar do të operohet këtë të Mërkurë në klinikën Villa Stuart në Romë  nga doktor profesor Pier Paolo Mariani.

Berisha në ndeshjen mes Atalantës dhe Romës ka dëmtuar meniskun e gjurit të djathtë dhe ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për të lënë pas problemet në këmbë. Për shkak të këtij lëndimi 27-vjecari humbi ndeshjen e fundit të kampionatit mes Bolognas dhe Atalantës dhe tashmë do të mungojë edhe në disa takime të tjera shumë të rëndësishme të skuadrës bergamaske sic është sfida e kësaj fundjave ndaj Juventusit. Në 8 ndeshjet e fundit me Atalantën si titullar Berisha  pësoi vetëm 3 gola, por tanimë vendin e tij në formacionin e skuadrës zikaltër do ta marrë Marco Sportiello. Nuk dihet me siguri sesa kohë do ti duhet gardianit të kombëtares kuqezi për tu rikthyer i gatshëm për të luajtur por mediat italiane zbulojnë se Berisha do të qëndrojë për të paktën 3 javë larg fushave dhe me shumë gjasa do ti vihet në dispozicion të trajnerit Gasperini në fillim të Janarit.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fiks Fare: Paradoksi i Dëshmorëve të Atdheut

Posted: 29 Nov 2016 02:00 PM PST

LavdiFillimisht Dëshmor të Atdheut u shpallën të gjithë ata që kishin dhënë jetën në lirinë e atdheut, pra gjatë Luftës së Dytë antifashiste.

Sot shpallen dëshmorë edhe individë që bien në krye të detyrës, por jo të gjithë. Natyrshëm lind pyetja : A janë të gjithë dëshmorët e shpallur, dëshmorë? Apo ka edhe nga ata që janë jashtë varrezave të Dëshmorëve të Atdheut që e meritojnë po aq sa ata, ndoshta edhe më shumë të nderohen e përkujtohen.

Në varrezat e Dëshmorëve përveç dëshmorëve të Luftës edhe atyre që ranë në krye të detyrës, ka edhe nga ata që janë shpallur dëshmorë pa qenë në luftë dhe pa rënë në krye të detyrës.

Ka nga ata dëshmorë që kanë fituar statusin e Dëshmorit të Atdheut duke shkelur pikërisht rregullatorin që e përcakton, ligjin e dëshmorit.

29 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :