Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Shmangni qarkullimin” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Shmangni qarkullimin” plus 9 more - Gazeta Dita


Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Shmangni qarkullimin

Posted: 08 Nov 2016 02:09 AM PST

Nisur nga situata e krijuar për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve gjatë paradites së sotme, Bashkia e Tiranësi bën thirrje qytetarëve që të ulin sa të shumë qarkullimin gjatë orëve në vijim, si dhe të shmangin frekuentimin e brigjeve të lumenjve në zonat periferike, që paraqesin rrezikshmëri.

"Bashkia e Tiranës ka evidentuar të gjitha rrugët problematike dhe me mundësi të lartë për t'u bllokuar gjatë reshjeve të dendura të shiut, si dhe prej ditës së djeshme 1800 punonjës nga ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune në terren, në shërbim të qytetarëve. Aktualisht, situata në Tiranë përgjithësisht është nën kontroll, por ka disa zona të cilat paraqesin problematika për shkak të pranisë së shtuar të ujit. Situata është më e rënduar në zonat rurale, në Njësitë Administrative Zall Bastar dhe Zall Herr, me dëmtimin e disa urave, për shkak të prurjes së jashtëzakonshme të ujit nga përrenjtë dhe lumenjtë. Gjithashtu, nga 200 shkollat e Tiranës ka pasur problematika vetëm në 2 shkolla, ku është ndërhyrë menjëherë për përmirësimin e situatës."

Problematikë e shtuar shfaqet edhe në Njësinë Administrative 8, në zonën e Bregut të Lumit, i cili ka dalë nga shtrati. Bashkia e Tiranës po monitoron situatën, për të ndërhyrë edhe me evakuimin e banorëve aty nëse do të jetë e nevojshme.

Bashkia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangin qarkullimin në zonat e mëposhtme të qytetit:

– Ura e Shkozës, Njësia 1

– Zona e Selitës

– Zona e rr. Misto Mame

– Rr. Don Bosko

– Zona e Bregut të Lumit

Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose me Administratorin e Njësisë tuaj Administrative.

Shiu nuk kursen asgjë, përmbytet qendra tregtare “City Park”

Posted: 08 Nov 2016 02:06 AM PST

Reshjet që bllokuan qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe nënkalimet nga Kthesa e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm nuk kanë kursyer as një qendër tregtare aty afër.

Redaksia e News 24 dhe BalkanWeb ka arritur të sigurojnë fotot e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të qendrës tregtare "City Park", një nga më të mëdhatë në vend, të mbushura me ujë.

Kati i parë i kësaj qendre është bërë i pakalueshëm, ndërsa uji ka hyrë në të gjitha dyqanet.

permbytje-te-city-park

permbytje-te-city-park-1

Në veri institucionet pa simbole shtetërore, Kosova quhet krahinë e Serbisë

Posted: 08 Nov 2016 02:03 AM PST

Institucionet në veri të vendit vazhdojnë të sfidojnë Republikën e Kosovës, duke mos respektuar ligjin për përdorimin e simboleve shtetërore.

Në veri të Mitrovicës, por edhe në komunat tjera veriore, si Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, përveç stemës dhe flamurit të Serbisë, nuk figuron asnjë simbol i shtetit të Kosovës. Madje, kjo e fundit quhet krahinë autonome e Republikës së Serbisë.

Kështu, në objektin e Qendrës Shëndetësore në Zveçan, të hënën janë zëvendësuar tabelat e vjetra me të reja, në të cilat shkruan në alfabetin cirilik "Shtëpia e shëndetit", "Republika e Serbisë" dhe "Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë".

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, për të marr një deklaratë rreth kësaj çështje, por ai nuk është përgjigjur.

Vargje për dashurinë e vetme që s’bën deklarata

Posted: 08 Nov 2016 01:52 AM PST

(Strofa)

Gjithmonë dashuri,
kjo jetë na dha,
por askush s'të bëhet,
Nënë dhe Baba!

Ti gjen një të huaj,
që të do vërtetë,
po kurrë sa ata,
që të prunë në jetë!

Dashuri e prindit,
deti që s'mbaron,
se të fal çdo gjë,
dhe asgjë s'kërkon!

Zotin lart në qiell,
e kemi mbi kokë,
Zot-Baba e Nënë,
i kemi në Tokë!

O ju miqtë e mi,
ta mbani në mëndje,
se vetëm atyre,
u dhëmb dhëmbja tënde!

Kur ti prindër s'ke,
është e rëndë kjo jetë,
ndaj heq edhe vuan,
jetimi i shkretë!

Kur ke prindërit gjallë,
kurrë s'të zë nata,
dashuri e vetme,
që s'bën deklarata!

Dashuri e prindit,
bekimi që ke,
veç ata të dy,
të duan siç je!

Ma fal buzën!
(Vargje për këngë)

Ma fal buzën tënde,
o moj bukuri,
dhe për çdo të puthur,
të jap një flori!

Më thotë bukuroshja,
mblidhi mëntë e kokës,
nuk mjafton për mua,
gjithë floriri i Botës!

Puthje kot së koti,
mos kërko prej meje,
po ishe i zoti,
eja dhe rrëmbeje!

Ma fal synë e shkruar,
o moj bukuri,
pastaj të jap unë,
çfarë të duash ti!

Një natë të flija,
me ty-shpirti im,
pastaj do t'i vija,
vdekjes me gëzim!

Shënim: Askush nuk mund t'i muzikojë këto vargje pa lejen e autorit.

Përmbytjet, në Lezhë ndërhyn ushtria

Posted: 08 Nov 2016 01:50 AM PST

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet. Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile por dhe të vetë banorëve.

Forcat e ushtrisë dhe mjetet kanë ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakum banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.

De grupe shpëtimi me varka shpëtimi dhe mjete të kalueshmërisë së lartë janë në Fushë-Krujë në ndihmë të banorëve për evakuimin e tyre.

Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtati të lumit Zezë dhe në Borizanë. Një situatë e vështirë është dhe të Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje e cila është në rrezik përmbytjeje.

Video/ Shpëtohet një grua në zonën e ‘9 katsheve’, gati sa nuk e merr uji me vete

Posted: 08 Nov 2016 01:47 AM PST

Një grua ka përfunduar në ujë në zonën e "Nënë Katsheve" në kryeqytet.

Dy policë aty pranë kanë ngritur gruan teksa rrëshqiste mbi ujin që vërshonte.

Në video duket momenti kur gruaja gati sa nuk mbytet. Shirat e dendur që ranë gjatë mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar përmbytje të shumta në të gjithë vendin.

Hapen portat e shkarkimit nga HEC e Ulëzës dhe Shkopetit

Posted: 08 Nov 2016 01:44 AM PST

Hapen portat e shkarkimit nga HEC e Ulëzës dhe Shkopetit. Kjo ka sjellë rritje të menjëhershme të nivelit të lumit Mat duke sjellë alarm për përmbytjen në zonën e Fushë- Kuqes por dhe në Lezhë.

Prurjet janë shumë të mëdha. Niveli i shkarkimeve prite të jetë mbi 1 mijë metra kub ujë. Situate po monitorohet nga emergjencat civile.

Argjinatura e lumit Mat nuk paraqet problematikë por frika e përmbytjeve është tepër e madhe për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.

Problem në Zejmen, dalja nga shtrati e kanalit të ujrave ka përmbytur qindra ha tokë dhe dhjetra banesa janë përmbytur nën ujë

Video+Foto/ Uji pushton urbanët, pasagjerët ‘ngecin’ brenda

Posted: 08 Nov 2016 01:43 AM PST

Situatë gati alarmante pas reshjeve të dendura që kanë pushtuar sot thuajse gjithë vendin. Një urban i Vorës dhe Paskuqanit është përfshirë nga uji, duke rrezikuar udhëtarët.

Në këtë video postuar nga Jetaoshqef gjithë urbani është mbushur me ujë, duke krijuar edhe dallgë brenda tij.

Sipas raportimeve të qytetarëve, uji ka hyrë nga rruga, ndërsa gjendja sa vjen dhe përkeqësohet.

Kush e vrau Astrit Deharin

Posted: 08 Nov 2016 01:43 AM PST

 

Nga Bedri Islami

 

Sot, kur kjo gazetë të jetë në duart e lexuesve, në një pjesë Shqipërie, të quajtur Kosovë, do të fillojë varrimi i një djali të ri, Astrit Dehari. Pas 68 ditëve qëndrimi në burgun e Prizrenit, saktësisht ende në paraburgim, të shtunën e shkuar ai u gjet i vdekur në qelinë e tij, ndërsa shokët e asaj dhome, nëse mund ta quajmë kështu, ishin në shetitjen e lirë.

Astrit Dehari është djali i një figure të shquar atdhetare, Avni Deharit, pjesë e rëndësishme e lëvizjes klandestine të rezistencës. Jemi miq, një natë të shkuar ishte në banesën time dhe biseduam thuajse gjithë natën për tri gjëra themelore, Kosovën, që e do si shpirtin, tetovarët e gostivarasit, nga e ka vendlindjen, ku i ka ende të gjithë mendimet e tij, dhe Shqipërinë, për të cilën është edhe sot i gatshëm të bëjë gjithçka të vyer.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosja, u arrestua me rastin e akteve që ndodhën në prag të votimit të Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. U arrestua sëbashku me disa shokë të tjerë të tij, të gjithë aktivistë të kësaj organizate politike, nga të cilët ende dy vetë janë në paraburgim, ndërsa Astriti nuk është më.

Nuk mund të paragjykoj nëse ishte i fajshëm apo i pafajshëm në akuzën që pritej të ngrihej studenti Dehari. Shumë pak mund ta dinë të vërtetën se kush qëndron pas këtyre akteve. Ndoshta as organizatori i tyre, që nuk ishte edhe aq larg vendit të ngjarjes kur u sulmua ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.

Për familjen kjo është humbja e dytë e rëndë. Para dy viteve vdiq vëllai i Astritit, enigma e ikjes së tij nga kjo botë ende nuk është krejt e qartë, dhe tani, për të rënduar gjërat deri në kufirin e shpirtit, ndodhi edhe ikja e Astritit.

Gjithçka gjithçka është mes dilemës: vrasje, vetëvrasje, vdekje e natyrshme? Krim i menduar politik apo pas saj qëndrojnë interesa të tjera, që po ashtu, lidhen me politikën. Kush ishte i interesuar të bënte presion përmes një vdekje, kush mund të përfitonte prej saj, cilët janë ende mbi të djegin gjithçka për të qëndruar në pushtet apo për të ardhur në pushtet?

Kosova ndodhet para enigmave të mëdha, të cilat, edhe më parë, ishin aty, ishin pjesë e asaj që fshihej nën sipërfaqe, dhe u desh një rast i tillë, tejet i hidhur që enigmat të kenë formën e tyre më të dukshme.

Nuk do e doja kurrë vdekjen jo natyrale të askujt. Secili ka jetën e tij, botën e tij, ëndrrën e tij. Nuk e kam njohur Astritin, nuk e di se cila ishte ëndrra që kishte, në çfarë bote ishte futur i tëri, si e kishte mbështjellë ai vetë jetën e tij.

E njoh mirë familjen e tij, por atë vetë nuk e kam njohur.

Ai vdiq në një qeli burgu, ende pa u marrë mirë në pyetje.

Vdiq, thonë raportet e para, krejt fillikat, kur edhe pse shokët e kishin ftuar në një shetitje të lirë, nuk kishte dashur të dilte.

Fillimisht u përhap lajmi i vetëvrasjes, pastaj i vrasjes, më pas i një vdekjeje të papritur.

Cilado qoftë nga këto, faji fillimisht bie mbi pushtetin. Mbi institucionet e tij, ashtu si janë dhe se si funksionojnë. 68 ditë në një paraburgim, duke u mjaftuar vetëm me fillimin e një akuze, nuk dëshmon përgjegjësi.

E solla gjërësisht këtë rast të hidhur për të dalë tek një nisje e mllefit politik, i cili po përhapet rrëmujshëm shpejt në Kosovë.

Normaliteti në politikën e saj është bërë gjë e harruar. Aq e harruar sa që, edhe kur tentohet, të duket si tjetërlloj, të duket sikur normaliteti vetë është anormal.

Nuk e kam fjalën për debatin në parlament, mirë që ndodh ashtu; nuk e kam fjalën vetëm për ato çaste kur përplasjet e një mendimi të ndryshëm politik, është gjë e zakonshme.

Parlamenti është ndoshta vendi ku anormalja është deri diku e pranueshme, aq sa mund t jetë një gjë e tillë. Më pas, në çdo skaj të jetës politike, nxirja është thelbësore. Askush nuk e ka për gjë të quajë kriminel, vrasës, mashtrues, cilindo që ia ka qejfi.

Njerëz që deri para disa muajve rrinin gjithë ditën krah njëri tjetrit, një ditë të bukur, kriminalizohen dyanshëm.

Pragu i fillimit të punës së Gjykatës Speciale ka "ndezur" gjakrat. Emisione të përbindshme kundër vetë shqiptarëve dhe luftës së tyre bëhen të bujshëm. Njerëz që fërkojnë duart nga ajo që ndodh, pritje e ethshme se cilët po "marrin" në gjyqet e mëpasme, qarkullime emrash, pastaj përsëri lejtmotivi i kriminalizimit. Ndërkohë shteti serb dorëzon mijra faqe dokumentash të ndryshme në tribunalet kundër Kosovës, ndërsa Kosova hesht, nuk e di nëse deri tani gjendet një faqe letër, një dëshmi e përkthyer, një regjistrim i shpërndarë në kancelaritë ku duhen. Po shkohet drtejt harrimit të krimit serb, ajo që duhej bërë ndaj linçimit të luftës së fundit, dalngadalë spostohet drejt njerëzve që, duke dashur këtë vend, ndoshta edhe nga ëndrra e rinisë, ndoshta edhe nga shtytja e moshës, kanë humbur caqet e vetëpërmbajtjes.

Në Prishtinë, asaj dite që isha aty, në mëngjes herët, ndërsa prisja miqtë e mi, takova një të njohur të vjetër. Më bëri përshtypje gëzimi i egër se "kur do i marrin këta", pra, kur do i arrestojnë shokët e tij të djeshëm, pa e ditur nëse janë të fajshëm apo jo…thjesht ata i përkasin qeverisë, unë i takoj opozitës, le të shkojnë në gjyqe, fajtorë apo jo, nuk është e rëndësishme, le të na hapin rrugën e pushtetit. Pushteti u bë zana magjepëse e politikës.

Astriti, ashtu si babai e gjithë familja e tij, ëndërronte për atë që kishte ëndërruar dhe punuar gjithë jetën babai i tij, Avniu: një Shqipëri më të mirë, ashtu si e ka dhënë Zoti, më të rrudhur nga pushtimet, por në fund të fundit,  të përbashkët.

Ndërkohë e keqja herë vjen nga lart, herë vërshon nga poshtë.

Astriti, jam i bindur se, duke dashur ndërrimin e pushtetit, pasi i takonte një force opozitare, do të donte një Kosovë ndryshe, të cilën tashmë nuk ia jep dot më askush.

Ditët e fundit isha në Prishtinë. Promovohej libri dyvëllimesh i Dr. Teuta Hadrit, me titullin aq domethënës, "Krimi që pashë me sytë e mi". Botim i shtëpisë botuese "Dudaj".

Një libër mrekullisht i bukur, tejet domethënës, Ditari i një mjekeje në luftë, të cilën e përcjell saktësisht, jo vetëm mjeshtërisht, por edhe me besnikërinë më të pashoqe.

Politika është çmësuar të jetë kështu: domethënëse, e saktë dhe besnikërisht e hapur drejt vizionit që mendohej se mund të ishte në fundin e shekullit të shkuar.

Një libër rrënqethës, por vetë rrënqethjen politika e Prishtinës e ka harruar.

Ndoshta Astriti është viktima ose kurbani i fundit i kësaj politike. Ku ta dish?

Do të kisha dashur të jetë kështu.

Pafundësisht.

Zgjedhjet amerikane dhe ankthi evropian

Posted: 08 Nov 2016 01:43 AM PST

Zgjedhjet presidenciale amerikane, po ndiqen me një vëmendje të veçantë në Evropë. Vëmendje, që diktohet nga ndryshimi i mundshëm i kursit në politikën e jashtme amerikane, duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet e saj me Evropën. Trump dhe Klinton, po rivalizojnë mes dy konceptimeve dhe idealeve krejtësisht të ndryshme, për rolin dhe fuqinë që duhet të ketë Amerika duke përfshirë edhe ri-pozicionimin e saj në skenën botërore. Por, si pritet të rikonfigurohet diplomacia amerikane, pas këtyre zgjedhjeve, ndaj aleatit të saj tradicional Bashkimit Evropian ?

Që prej Luftës së Dytë Botërore, politika e jashtme amerikane është karakterizuar nga një shkollë mendimi, që mbështet rendin ndërkombëtar liberal. Doktrinë, që bazohet në argumentin e domosdoshmërisë së bashkëpunimit mes kombeve, me qëllimin për të krijuar një sistem paqe, në nivel botëror. Paqe, që do të bëhej e mundur vetëm nëpërmjet krijimit të një kuadri juridik të përbashkët. Qëllimi i kësaj doktrine është krijimi i strukturave globale në sistemin ndërkombëtar, që janë të predispozuara kundrejt promovimit të një rendi botëror liberal. Dhe se nëpërmjet organizatave shumëpalëshe siç janë edhe Kombet e Bashkuara, do të ishte e mundshme shmangja e eksesit më të keq të pushtetit politik në marrëdhëniet mes kombeve. Në këtë mënyrë konceptohet sipas kësaj doktrine edhe tregtia e lirë globale, sistemet liberale ekonomike dhe politike. Ky vizon dhe kjo strategji është ndjekur nga SHBA që prej Luftës së Dytë Botërore dhe Klinton është përkrahëse dhe ndjekëse e kësaj doktrine.

Por, ndryshe nga qasja e mësipërme, rivali i saj Donald Trump, ka përqafuar një tjetër vizion ndaj politikës së jashtme amerikane, atë që tashmë njihet si loja e shumës zero, ku shuma e fitimit e të gjithë lojtarëve është e barabartë me zero, çka nënkupton se, fitimi për njërin përbën detyrimisht humbjen për tjetrin. Një vizion, me doza të pastra nacionaliste, që mund të konceptohet si izolues, me reduktim të ndjeshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar shumëpalësh, duke e përqendruar këtë bashkëpunim kryesisht të orientuar në marrëdhënie të ngushta dypalëshe. Në rast se Tramp, do të arrijë të zgjidhet, ky nuk do të jetë një lajm i mirë për Evropën, pasi vizioni mbi këtë marrëdhënie është ofruar nëpërmjet deklaratave për zhvendosje të fokusit nga kontinenti evropian, presione për  kontribute të larta financiare që duhet të derdhin aleatët për të mundësuar sigurinë ndërkombëtare, apo edhe prishje të marrëveshjeve të rëndësishme globale, siç është marrëveshja e Parisit mbi Ndryshimet Klimatike, etj. Duke mos neglizhuar këtu preferencat e shfaqura si edhe aleancat e mundshme që mund të bëhen me ultra-konservatorët nacionalistë në Evropë. Gjithsesi, ndaj zgjedhjes së mundshme të Trump, ekspertë të ndryshëm vlerësojnë se presidenca e tij do të kufizohet si nga presioni i mundshëm brenda partiak, por edhe nga sistemi politik amerikan i kontroll-balancës, mbi autoritetin në fushën e politikës së jashtme që Kushtetuta amerikane e ndan mes ekzekutivit dhe Kongresit.

Në rast të një zgjedhje të kandidaturës demokrate, pritet të vazhdojë e njëjta klimë bashkëpunimi me Evropën, mbi të njëjtin vizion, në mbështetje të rendit liberal ndërkombëtar, por ka një vlerësim të konfirmuar se SHBA do të pozicionohet sërish, në të njëjtat kërkesa ndaj aleatit të saj tradicional për rritje të rolit, të kontributit dhe veprimit evropian në skenën ndërkombëtare.

Por, Evropa do të vazhdojë të ruajë tendencën aktuale, ku vështirësitë në bashkëpunimin e brendshëm,  do të shfaqen si barriera tashmë të njohura, çka nuk do t'i mundësojnë dot një dalje të shpejtë nga korniza aktuale e vendimmarrjes. Problemi që ka shkaktuar vendimi për dalje të Britanisë nga BE, do të imponojë për amerikanët logjikën e "zëvendësimit" të saj me vende të rëndësishme në Union. Me daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni, kemi konfirmim të një skeme ku vëzhgohet zhvendosja e pashmangshme e fokusit transatlantik nga Britania e Madhe, drejt Gjermanisë dhe Francës. Aksi franko-gjerman po konfigurohet si rivalizues dhe konkurrent kryesor i zëvendësimit të rolit dhe të peshës britanike për amerikanët. Gjermania, fuqia dominuese ekonomike në BE, me influencë politike të padiskutueshme në politikat e Unionit, nën drejtimin e Merkelit ka marrë tashmë rolin kryesor në drejtimin e çështjeve tregtare dhe ekonomike transatlantike. Në të njëjtën mënyrë afrimi franko-amerikan që me riangazhimin e Francës në NATO në vitin 2009, vlerësohet të jetë i dukshëm. Franca është shndërruar në aleatin e përzgjedhur të SHBA-së në fushën e bashkëpunimit ushtarak. Me daljen e Britanisë, Franca do të jetë e vetmja forcë e madhe ushtarake në BE, fuqi nukleare që ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurisë, me një ushtri të sprovuar, që ka ndërhyrë në shumë pika të nxehta konfliktesh në botë.

Britania e Madhe e ka konfirmuar disa herë se Brexit, nuk do të ndryshojë angazhimet e saj, ndaj sigurisë evropiane si një aleat kyç i NATO-s. Por, pasi të lërë Unionin, Britania e Madhe nuk do të ketë më karrigen dhe zërin e saj në Këshillin Evropian, si edhe në Këshillin e Ministrave të BE-së, aty ku shtetet anëtare koordinojnë politikat e tyre të jashtme dhe ato të mbrojtjes. Dhe kjo hapësirë nuk mund të mos shfrytëzohet teksa Gjermania dhe Franca shfaqen si zëvendësuese të rolit dhe peshës britanike, përballë interesave të politikës amerikane. Dalja e Britanisë nga skena, me rolin e saj kryesor në mbështetjen e interesave amerikanë, sidomos në lëmin e negocimeve mbi  marrëveshjen tregtare, që po negociohet me Unionin, i detyron amerikanët të përforcojnë qasjen dhe lidhjen e  tyre me gjermanët. Me fuqinë e saj dominuese, Gjermania mbizotëron edhe ndaj pozicionit francez (kontestues ndaj TTIP) apo edhe atij italian, që aktualisht po përballen me vështirësi financiare. Zvogëlimi i rolit dhe influencës britanike me daljen nga Unioni, do të jetë i dukshëm, pasi edhe në rast të një marrëdhënie të privilegjuar apo status të veçantë që ajo mund të gëzojë, roli i saj nuk mund të krahasohet me qenien anëtare me të drejta të plota në politikat evropiane.

Teksa Gjermania do të jetë aleati më i rëndësishëm ekonomik në Evropë për amerikanët dhe vlerësohet se do të zëvendësojë "portën hyrëse" të Britanisë, që po e vetë-mbyll, Franca me fuqinë e saj ushtarake të mobilizuar në të gjithë globin është pozicionuar si zëvendësuesi kryesor i peshës britanike në marrëdhëniet transatlantike. Me një rritje të vazhdueshme të shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, sidomos pas sulmeve të vazhdueshme terroriste, Franca vlerësohet për sistemin e saj ekzekutiv, që i mundëson vendimmarrje pa miratimin e parlamentit (ndryshe nga sistemi britanik) duke e profilizuar atë si një aktor dhe aleat të fuqishëm, sidomos në raste krizash emergjente.

Kemi një sërë raportesh të detajuara në kohë, që flasin për një përforcim dhe rritje konstante të qasjes franceze ndaj amerikanëve, që me zgjedhjen e presidentit Obama në vitin 2008. Vetëm një vit më vonë, në drejtimin e Sarkozisë kemi vendimin francez, për ri-integrim të plotë në të gjithë strukturat e NATO-s, pas 43 vitesh tërheqje që në periudhën e Dë Golit, në vitin 1966, që refuzonte vënien e trupave franceze nën komandën amerikane. Franca shfaqet ushtarakisht e sinkronizuar me veprimet amerikane për të gjithë ndërhyrjet në kontinentin afrikan, duke përfshirë ndërhyrjet në Mali dhe në Republikën e Afrikës Qendrore. Kohët e fundit SHBA dhe Franca po shfaqen krah për krah, në luftën ndaj të vetëquajturit shtet islamik. Franca, që renditet e dyta në Evropë, pas Britanisë për sa i përket shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, ka ofruar kontributin e dytë më të madh në koalicionin ndërkombëtar të angazhuar në goditjet ajrore, në Siri dhe në Irak. Pas sulmeve terroriste të nëntorit 2015 në Paris, presidenti amerikan Obama, do t'i lejonte presidentit francez Holond, të kishte akses në rritje në të dhënat e shërbimit inteligjent amerikan, në lidhje me ISIS, e konsideruar kjo "një shfaqje solidariteti e paprecedent që prej Luftës së Dytë Botërore". Përafrimi amerikano-francez vlerësohet se ka marrë peshë të konsiderueshme, duke u konfirmuar publikisht në Paris dhe në fillimin janarin e këtij viti, kur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Karter do të deklaronte publikisht në Paris efikasitetin e marrëdhënieve amerikano-franceze duke konfirmuar se nuk kishte asnjë ministri tjetër, ku ai të kishte kaluar kaq shumë kohë në të.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë marrë vëmendjen evropiane, për hir të alternativave që ofron kandidatura e Trump dhe që do të prekin ndjeshëm, konfigurimin e politikës së jashtme amerikane. Fitorja e Klintonit, do t'i mundësojë kontinentit evropian ndjekjen e së njëjtës linjës orientimi dhe bashkëpunimi. Fokusi pritet të jetë i lartë ndaj kërkesave që ka përfaqësuar edhe presidenca tetëvjeçare e Obamës, mbi rritje të domosdoshmit të rolit evropian si aktor global, duke tejkaluar logjikën e fuqisë së butë. Në rast se krizat në kontinentin evropian, efektet dhe pasojat e tyre nuk do ta nxjerrin BE nga korniza aktuale, pritet një përforcim i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, kryesisht me aksin franko-gjerman që do të bëjë të mundur hapjen e dy portave ekonomike dhe ushtarake, teksa Britania ka vendosur vetë-mbylljen e portës amerikane në Union./DITA

Related Posts :