Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Berisha: Vendi i tretë dështim, synojmë vendin e dytë” plus 9 more Lajmet

loading...

“Berisha: Vendi i tretë dështim, synojmë vendin e dytë” plus 9 more Lajmet


Berisha: Vendi i tretë dështim, synojmë vendin e dytë

Posted: 09 Nov 2016 06:44 AM PST

Pas një viti ëndrrash, ku Shqipëria u bë pjesë e futbollit të madh falë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian dhe në një sezon përrallor me Atalantën, ku është mes portierëve me performancën më të mirë në Europë, Etrit Berisha nuk mendon të ndalet. Gardiani kuqezi flet për vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit 2018, si objektivi që duhet realizuar.

"Me Izraelin është ndeshja jonë më decizive sepse luajmë me një kundërshtar direkt, për të pasur një mundësi të mirë për të arritur vendin e dytë"

Asnjë lapsus! Çdo rezultat tjetër që nuk është vendi i dytë dhe një biletë drejt fazës play-off të Kupës së Botës, për Etrit Berishën do të ishte zhgënjim.

"Vendi i tretë është një dështim për ne. Në kualifikuese ose shkon ose nuk shkon. Vendi i tretë nuk është një arritje. Ne do të synojmë vendin e dytë."

Përsa i takon sfidës me Izraelin, "Titi" vlerësoi forcën sulmuese të kundërshtarëve, megjithatë ka besim te Kombëtarja, se do të mbrohet mirë dhe do të krijojë për të gjetur golin e fitores.

"Izraeli ka një ekip shumë të fortë në fazën sulmuese. I kemi parë të gjitha stervitjet e tyre. Ne do të mbështetemi te mbrojtja jonë solide, e cila do të ndihmojë edhe sulmin për të marrë 3 piket".

Spostimi i ndeshjes nga Loro Boriçi i Shkodrës në Elbasan Arena për arsye sigurie të skuadrës mike nuk e shqetëson gardianin kuqezi, që i fton tifozët në stadium për ta kthyer mbrëmjen e 12 Nëntorit në festë kuqezi.

"Nuk kemi asnjë shqetësim nga ana e sigurisë, pasi ndeshjet që kemi luajtur më parë kanë qenë të gjitha shumë te sigurta."

Keni lexuar: " Berisha: Vendi i tretë dështim, synojmë vendin e dytë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Trump mban fjalimin e fitores, djali i tij në luftë me gjumin

Posted: 09 Nov 2016 05:53 AM PST

Gjatë kohës që Donald Trump mbaj fjalimin përpara zgjedhësve për fitoren si President i SHBA-së, djali i tij duket shumë i lodhur. 10-vjeçari, përpiqet që të qëndrojë në këmbë dhe të mbajë sytë hapur, por kjo duket një betejë shumë e vështirë për të.

Vogëlushi nuk është i përqendruar në ato që thotë babai i tij, por për mirësjellje tenton të duartrokasë, ndonëse as për këtë nuk ka fuqi. Ndoshta 10-vjeçari ka qëndruar prej shumë orësh zgjuar që të ndjekë nga afër rezultatin e zgjedhjeve.

9 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Trump mban fjalimin e fitores, djali i tij në luftë me gjumin appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Askush nuk do që të shkojë në ditëlindjen e Tobit me autizëm

Posted: 09 Nov 2016 04:53 AM PST

Një nënë zemërthyer e një djali 6 vjeçar, me autizëm është detyruar që të anulojë festën e ditëlindjes sepse vetëm dy njerëz thanë se do të shkonin. Kjo nuk ishte hera e parë që nëna ishte përpjekur të organizonte në festë për djalin e saj.

Tobi, 6 vjeç, vuan nga autizmi. Nëna e tij ndodhej në një gjendje të vështirë, sepse nuk po mundte që të organizonte ditëlindjen e të birit dhe lajmi u bë publik kur një mik i familjes e vendosi historinë në internet dhe e shpërndau.

Ditëlindja e tij është me 1 dhjetor dhe kur nëna e vogëlushit i pyeti njerëzit nëse do të ishin të pranishëm në festë, vetëm 2 prej tyre u përgjigjën pozitivisht.

Për pasojë, ajo u detyrua që të anuloje festën. Pas postimit të historisë, me dhjetëra njerëz kanë shprehur gatishmërinë që të jenë pjesë e festës. Ata kanë premtuar se me 1 dhjetor do të shkojnë që të takojnë Tobin nga afër dhe t'i urojnë atij ditëlindjen.

9 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Askush nuk do që të shkojë në ditëlindjen e Tobit me autizëm appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Levy paralajmëron: Izraeli luan për fitore në Shqipëri

Posted: 09 Nov 2016 04:42 AM PST

Zhvendosja e ndeshjes në "Elbasan Arena" për arsye sigurie, nuk e shpërqendron Izraelin. Me skuadrën që po vazhdon përgatitjet përpara trasfertës në Shqipëri, ndërkohë trajneri Elisha Levi mendon vetëm për fitoren.

"Më në fund kemi gjetur ecurinë pozitive. Kemi regjistruar dy fitore mjaft të rëndësishme me Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin për ato që janë objektivat tona. Deri më tani kemi realizuar gjëra të mira, por janë parë edhe elementë jo të kënaqshëm. Për ndeshjen me Shqipërinë, lojtarët i kemi përzgjedhur në bazë të nevojave të skuadrës. Me këtë grup futbollistësh mund të fitojmë kudo, por edhe të humbasim kudo. Do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për të fituar në Shqipëri, megjithëse luajmë përballë një kundërshtari që e respektojmë".

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, zyrtarët e sigurisë së Izraelit do i imponojnë skuadrës masa strikte sigurie. Skuadra do të zbarkojë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shqipëri, ku numri i rojeve të sigurisë së skuadrës do të jetë tre herë më i lart se zakonisht. Edhe pse lojtarwt nuk shprehen tw frikwsuar, ata do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës nën vëzhgim dhe nuk do të kenë kohë të lirë.

Ekipi do të përgatitet në hotel në anën taktike, ndërsa do të dalë vetëm për stërvitjen zyrtare para ndeshjes. Prej masave të sigurisë, futbollistët që luajnë në liga të ndryshme, nuk do të udhëtojnë menjëherë drejt klubeve të tyre. Ata do të qëndrojnë me pjesën tjetër të Kombëtares që do të kthehet në Izrael, për të vijuar më pas me udhëtimin drejt destinacioneve të tyre.

9 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Levy paralajmëron: Izraeli luan për fitore në Shqipëri appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Trump president, “The Simpsons” e parashikuan 16 vjet më parë

Posted: 09 Nov 2016 03:51 AM PST

Seria e famshme televizive "The Simpsons" 16 vjet më parë në njërin prej episodeve paralajmëronte Donald Trump president të Amerikës.

Në një episod të transmetuar në vitin 2000, konkretisht në "Barti në të ardhmen" gjatë episodit shihet Trump duke kandiduar për president të SHBA-ve. Kjo video po komentohet shume ne Amerikë ditën e sotme.

Ky episod zbulon se si do të ndryshojnë jetët e qytetarëve amerikanë pas kësaj kthese të madhe.

Një nga skenaristët për një kohë të gjatë i filmit The Simpson, Dan Greaney, tha se ajo pjesë "ka qenë një paralajmërim për SHBA-në".

"Parashikuam që Trump do të ishte President që në vitin 2000. Në atë kohë na u duk si emri më absurd dhe shakator që mund të mendonim dhe kjo është e vërtetë edhe sot. Shkon përtej satirës", deklaroi për "The Guardian" krijuesi i "The Simpson", Matt Groening.

9 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Trump president, "The Simpsons" e parashikuan 16 vjet më parë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Turko-gjermani Aytekin, gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Izrael

Posted: 09 Nov 2016 03:41 AM PST

Do të jetë Deniz Aytekin, gjyqtari me origjinë turko-gjermane, njeriu që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e katërt kualifikuese në Grupit G të Botërorit 2018 ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit. Ndihmës të tij do të jenë Guido Kleve dhe Markus Haker, ndërsa gjyqtar i katërt Daniel Zibert. Pavarësisht moshës vetëm 38-vjeçare, ai është graduar zyrtarisht në gjyqtar të Federatës Gjermane prej vitit 2004, ndërsa në vitin 2008 arriti të bëhej pjesë e Bundesligës, ku numëron mbi 100 ndeshje të drejtuara.

Prej 1 Janarit 2011 mori stemën e FIFA-s, për të debutuar në arenën ndërkombëtare në Shtator të 2012-ës, në sfidën kualifikuese ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Letonisë, që u mbyll me fitoren 4-1 të boshnjakëve. Aytekin ishte i pranishëm në finalet e Europianit 2012 në Poloni dhe Ukrainë, në rolin e arbitrit të zonës, në ekipin e gjyqtarëve gjermanë me kryesor Ëolfgang Stark.

Një sipërmarrës interneti në jetën personale, ku është pronar i një kompanie me 75 punonjës që shfrytëzon përzierjen e teknologjisë me kuptimin klasik të të bërit biznes, Deniz Aytekin është një gjyqtar, që sipas statistikave të këtij sezoni nxjerr mesatarisht 4 kartonë të verdhë për ndeshje, por tregohem i kujdesshëm në ndëshkimin me karton të kuq.

Gjatë këtyre kualifikueseve të Kupës së Botës drejtoi sfidën ndërmjet Sllovenisë dhe Anglisë, që përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në të kaluarën gjyqtari turko-gjerman është kritikuar për ngjarjet në sfidën Mali i Zi-Rusi, të luajtur në Mars 2015. Arbitri nuk e ndërpreu menjëherë ndeshjen pas flakadanit që goditi portierin mik, Akinfeev, me sfidën që u pezullua pas hedhjes së sendeve të forta në fushë dhe Rusinë që fitoi në tavolinë.

Ndërkohë, sfida e 12 Nëntorit në Antalia ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të drejtohet nga një njohje e vjetër e shqiptarëve, Tamás Bognár. Arbitri hungarez ishte kryesori i sfidës së 6 Tetorit, ku Kombëtarja kuqezi fitoi 2-0 në fushën e Lihtenshtejnit. Katërshja përbëhet nga asistenti Zsolt Varga dhe gjyqtari i katërt Ferenc Karakó, edhe ata të pranishëm në fitoren e Shqipërisë, ndërsa ndryshimi i vetëm lidhet me asistentin e dytë, Balázs Buzás.

I rreptë në fushë, ku nuk i kursen kartonët, gjyqtari Tamás Bognár ka një histori me skuadrat shqiptare, pasi Shtator të vitit të kaluar drejtoi ndeshjen e Grupit H të Europa League ndërmjet Skënderbeut dhe Besiktas, të luajtur në "Elbasan Arena", ndërsa në Korrik të 2014-ës, ka gjykuar ndeshjen e Laçit me Rudar Velenjen, ku kurbinasit regjistruan kualifikimin historik në turin e dytëë kualifikues të Europa League.

9 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Turko-gjermani Aytekin, gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Izrael appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Horoskopi – 9 nëntor 2016

Posted: 09 Nov 2016 12:49 AM PST

DASHI

Në këtë ditë, yjet ju këshillojnë të jeni më shumë të disponueshëm, në përballjen ne çështje profesionale. Në aspektin afektiv, bëni kujdes me gjërat tuaja, pasi partneri mund t'ju kap në flagrancë!

DEMI

Do të keni një përmirësim ekonomik, falë aftësive tuaja, në një ngritje të re në detyrë, kjo për sa i përket anën profesionale. Në aspektin afektiv, strategjitë e tua të reja, do të rrëmbejnë një zemër tjetër sot.

BINJAKET

Yjet, ju japin mundësi mjaft të mirë sot, do të jeni i mbushur me energji pozitive, në fushën afektive, sidomos nëse jeni singëll, do të keni njohje të reja.

GAFORRJA

Në këtë ditë, do të ndiheni i lirë, pa ndonjë stres. Në kohë të lirë, do të veprosh me shumë qetësi, për të zgjidhur disa probleme personale.

LUANI

Do të keni një mundësi të mirë, për të shfaqur punën tuaj në aspektin profesional, pasi do të jepni ndihmën tuaj në një projekt të rëndësishëm.

VIRGJERESHA

Do të jeni i përqendruar sot tek një problem, të cilën keni vështirësi për ta zgjidhur. Në ambientin e punës do të jepni ide të reja. Në aspektin afektiv, përpiquni ta kënaqni partnerin tuaj duke qenë të ëmbël!

PESHORJA

Në ambientin e punës, nuk duhet të shqetësoheni se jeni në një gjendje pak stresuese, pasi arritjet tuaja do të sjellin përfitime të mira ekonomike!

AKREPI

Ndryshime të mëdha, do të vinë sot tek ju, në fushën profesionale. Në aspektin profesional, do të jeni të karrikuar nga ndjenjat, ato do të funksionojnë mjaft mirë, gjë që do të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve me partnerin tuaj.

SHIGJETARI

Në këtë ditë, në aspektin afektiv, do të përgatiteni për tu përballur me partnerin tuaj, dhe kjo falë aftësive tuaja diplomatike. Në ambientin e punës, qëndroni i qetë dhe i sigurt në atë që bëni.

BRICJAPI

Sot do të gjendeni përballë, një rivaliteti që nuk do donit kur të ndodhte. Në aspektin afektiv, do të kaloni me partnerin tuaj një mbrëmje romantike.

UJORI

Do të jeni pak impulsiv sot, do të mendoni gjëra që nuk ekzistojnë në të vërtet, bëni kujdes me personat që doni! Në ambientin afektiv, një surprizë e bukur, do t'ju kënaq pa masë!

PESHQIT

Do t'i përkushtoheni më shumë sot, punës dhe familjes, pasi do të keni disa shqetësime të vogla, të cilat kërkojnë përqendrim! Në dashuri, partneri, do kënaqet vetëm nga sjelljet tuaja të ëmbla.

Keni lexuar: " Horoskopi – 9 nëntor 2016 appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Raport pozitiv për Shqipërinë, rekomandohet hapja e bisedimeve

Posted: 08 Nov 2016 11:17 PM PST

Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave të Shqipërisë nuk është më surprizë. Çfarë mbetet e paqartë është gjuha që ka përdorur Brukseli për të shprehur kushtëzimin që Shqipëria duhet të përmbushë.

Por kushti i të gjitha kushteve është reforma në drejtësi dhe siç mëson Top Channel zbatimi i saj do të kërkohet të jetë i prekshëm dhe i besueshëm.

Por, megjithëse pjesa e rekomandimit kushtëzohet edhe me prioritete të tjera dhe mbahet ende nën embargo, Top Channel ka mësuar se raporti i këtij viti është pozitiv.

Janë dy fraza që gjenden në pothuajse 90 faqe të raport, "progres i vazhdueshëm" dhe "progres vendimtar" dhe që shprehin ecurinë në 90 për qind të fushave të marra në shqyrtim.

Ato janë 45 dhe në rreth 40 prej tyre vihet re progres i niveleve të ndryshme. Këtu përfshihet edhe lufta kundër krimit të organizuar, veçanërisht lufta kundër kanabisit.

Komisioni Europian ka vlerësuar gjetjet e Guardia di Finanza se policia shqiptare ka bashkëpunuar për çdo rast të lajmëruar për mbjelljen e kanabisit.

Në raport nuk ka asnjë çështje për të cilën thuhet se ka hapa mbrapa, por dy prej çështjeve që nuk kanë ndryshim është liria e shprehjes dhe prokurimi publik.

Komisioni Europian vëren progres edhe në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit me largimin nga Parlamenti të personave me të kaluar kriminale, si dhe sheh progres në luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë theksohet se Brukseli kërkon të shohë rezultate konkrete në hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë. Raporti rendit si kërkesë kryesore realizimin e reformës zgjedhore dhe shpreh shqetësimin për politizimin e komisioneve zgjedhore.

Ky përshkruhet si raporti me pozitiv që ka bërë ndonjëherë Brukseli për Shqipërinë, por sërish kushtet mbeten. Dhe një rikonfirmim të tyre pritet ta bëjnë në dhjetor vendet anëtare.

Deri atëherë duhet të jetë publikuar edhe opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut, i cili shënohet nga Brukseli si themeli i reformës në drejtësi, kryekushti për hapjen e negociatave.

8 nëntor 2016 (Stilografi.com)/TCH

Keni lexuar: " Raport pozitiv për Shqipërinë, rekomandohet hapja e bisedimeve appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Këto janë qytetet më të respektuara në tërë botën (Foto)

Posted: 08 Nov 2016 03:28 PM PST

Sydney është emëruar si qyteti më i respektuar në tërë botën.

City RepTrak 2016 nga Reputation institution, kanë treguar se Sydney kryeson në listën e qyteteve më të respektuara në botë, siç tregon edhe fotoja e mëposhtme:

Edinburgh ka qenë qyteti i vetëm përfaqësues nga Britania e Madhe në top 20'she, përderisa Dublini është renditur i 20'ti me një rezultat prej 76.3.

Rezultatet e kanë matur fuqinë e përgjithshme të publikut për ekonominë e çdo qyteti, administrate dhe ambienti të biznesit.

Anketimi është kryer online përmes një pyetësori me 20,600 njerëz nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Kanada, Japonia, SHBA-ja dhe Rusia. /Telegrafi/

Keni lexuar: " Këto janë qytetet më të respektuara në tërë botën (Foto) " në Stilografi.com

Keni lexuar: " Këto janë qytetet më të respektuara në tërë botën (Foto) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Nepal, shitësja bukuroshe e perimeve pushton internetin

Posted: 08 Nov 2016 01:21 PM PST

Pas djalit të çajit në Islamabad, vjen 'vajza e perimeve'. Quhet Kusum Shrestha, është 18 vjeçe dhe jeton në Nepal. Studion menaxhim në universitet, por gjatë pushimeve ndihmon prindërit e saj, që merren me agrikulturë.

A day in the life of the latest internet sensation, Kusum Shrestha aka 'Tarkariwali' caught on camera. 18-year-old Shrestha of Bhumlichowk VDC in Gorkha was famed overnight after photographs of her carrying vegetables to a market went viral on Facebook. Photo courtesy: FB
A day in the life of the latest internet sensation, Kusum Shrestha aka 'Tarkariwali' caught on camera. 18-year-old Shrestha of Bhumlichowk VDC in Gorkha was famed overnight after photographs of her carrying vegetables to a market went viral on Facebook. Photo courtesy: FB

Dhe pikërisht teksa transportonte një arkë me perime në treg është fotografuar dhe imazhi i saj është bërë menjëherë viral në internet, duke fituar simpatinë e shumë njerëzve.

8 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Nepal, shitësja bukuroshe e perimeve pushton internetin appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Related Posts :