Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Brazili fiton ndaj Argjentinës, Messi me shokë rrezikojnë kualifikimin (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Brazili fiton ndaj Argjentinës, Messi me shokë rrezikojnë kualifikimin (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Brazili fiton ndaj Argjentinës, Messi me shokë rrezikojnë kualifikimin (Video)

Posted: 10 Nov 2016 05:45 PM PST

Përfaqësuesja e Brazilit ka fituar ndaj asaj të Argjentinës me rezultat 3-0 në takimin kualifikues për Kupën e Botës e cila do të mbahet në Rusi në vitin 2018 .

Brazilianët ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për vendasit.

Festa e golit të Coutinhos.

Festa e golit të Coutinhos.

Goli i parë në takim dhe po ashtu me i bukuri erdhi nga Philippe Coutinho në minutën e 24.

Neymar dhe Messi para takimit. Bashkëlojtar te Barcelona, por jo sonte.

Neymar dhe Messi para takimit. Bashkëlojtar te Barcelona, por jo sonte.

Pasi asistimit te goli i parë, Neymar shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë dhe dërgoi Brazilin në pushim me rezultat 2-0.

cw8frqcwgaaywyl

Pjesa e dyte u dominua nga brazilianët të cilët kishin disa raste të mira për shënim. Por, goli i qetësisë erdhi nga mesfushori Paulinho në minutën e 59-të.

Pas kësaj fitore Brazili renditet ne vendin e parë me 24 pikë pas njëmbëdhjetë takimesh, kurse Argjentina e cila rrezikon kualifikim, vazhdon në pozitën e gjashte me 16 pikë. /Telegrafi/

Tabela pas 11 ndeshjeve.

Tabela pas 11 ndeshjeve.

 

The post Brazili fiton ndaj Argjentinës, Messi me shokë rrezikojnë kualifikimin (Video) appeared first on Telegrafi.

Brazili po e shkatërron Argjentinën, vjen goli i tretë (Video)

Posted: 10 Nov 2016 05:09 PM PST

Brazili ka realizuar golin e tretë në duelin ndaj Argjentinës.

Për 3-0 realizoi Paulinho, dhe tash dueli duket i përfunduar.

The post Brazili po e shkatërron Argjentinën, vjen goli i tretë (Video) appeared first on Telegrafi.

Brazili shkon në pushim ndaj Argjentinës me dy gola në epërsi (Video)

Posted: 10 Nov 2016 04:38 PM PST

Pjesa e parë mes Brazilit dhe Argjentinës ka përfunduar 2-0 në të mirë të vendasve.

Goli i parë erdhi në minutën e 24 nga Philippe Coutinho dhe ishte fantastik. Ndërsa i dyti në kohën shtesë të pjesës së parë nga Neymar.

Ky takim është i vlefshëm për kualifikimet për Kupën e Botës. /Telegrafi/

The post Brazili shkon në pushim ndaj Argjentinës me dy gola në epërsi (Video) appeared first on Telegrafi.

Brazil – Argjentinë, formacionet zyrtare

Posted: 10 Nov 2016 02:53 PM PST

Brazili dhe Argjentina do të përballen sonte mbrëma në duelin titanik për kualifikimet e Botërorit, Rusia 2018 në Estadio Mineirao të Belo Horizontes. 

Argjentinës i duhet me do e mos fitorja që të kthehet në llogari për Botëror, teksa në formacioni kthehet Messi pas mungesës në ndeshjet e fundit të përfaqsueses Albiceleste.

Formacioni i Brazilit: Alisson, Dani Alves, Marquinhos, Miranda, Marcelo Fernandinho, Augusto, Paulinho Coutinho, G.Jesus Neymar

Formacioni i Argjentinës:

The post Brazil – Argjentinë, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

Klose i lumtur me postin e ofruar nga kombëtarja gjermane

Posted: 10 Nov 2016 02:53 PM PST

Miroslav Klose ndihet i lumtur që i është bashkuar stafit të trajneri Joachim Low te kombëtarja gjermane.

Ish-sulmuesi i madh i Gjermanisë dhe shumë skuadrave të njohura ka pranuar para disa ditëve një rol në kombëtaren gjermane, teksa tani pas daljes në stërvitje me futbollistët, ndihet i lumtur dhe krenar për këtë mundësi.

"Jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e kësaj familje të madhe, dhe të kem mundësi për të punuar këtu", ka thënë Klose një konferencë për media, përcjell Telegrafi.

Zyrtare: Klose pensionohet nga futbolli, por merr një post në Përfaqësuesen e Gjermanisë Zyrtare: Klose pensionohet nga futbolli, por merr një post në Përfaqësuesen e Gjermanisë

"Kam menduar për këtë qe një kohë të gjatë. Si një lojtar, unë kam qenë gjithmonë i interesuar në taktikat dhe se si mund të bëj më mirë. Tani unë kam vendosur për të marrë një pamje të re në futboll si trajner i mundshëm në të ardhmen".

"Për të pasur mundësinë për të punuar me një trajner fitues i Kupës së Botës është ndjenjë e veçantë dhe jo të gjithë e kanë atë mundësi. Unë dua të thith sa më shumë njohur që është e mundur që të më ndihmojnë në të ardhmen.

klose-1

Klose së bashku me Low gjatë seancës stërvitore të Gjermanisë

"Unë kam qenë i pranuar mrekullisht në stërvitjen e ekipit . Ata më integruan mua nga sekonda e parë dhe kjo është një nder i madh për mua", përfundoi Klose. /Telegrafi/

The post Klose i lumtur me postin e ofruar nga kombëtarja gjermane appeared first on Telegrafi.

Fernandez: Nuk jemi favoritë në derbi ndaj Interit

Posted: 10 Nov 2016 02:41 PM PST

Mati Fernandez nuk beson se Milani është favoritë për 'Derby della Madonnina' ndaj Interit, pasi sipas tij nerazzurët janë skuadër e fortë dhe nuk e dinë se si do të luajë.

Rossonerët janë tetë pikë përpara rivalëve të tyre të qytetit, dhe do të përballet me ato pas pushimit ndërkombëtar në ndeshjen e parë Stefano Pioli mbi stol zikaltër.

"A jemi ne favoritë? Unë nuk mendoj kështu", tha fillimisht Fernandez për Premium Sport, transmeton Telegrafi.

Fernandez: Është si një ëndërr prezenca ime te Milani Fernandez: Është si një ëndërr prezenca ime te Milani

"Ata gjithashtu kanë një ide se si të luajnë, por është e vështirë për ne për të studiuar Interin, sepse nuk e dimë se si ata do të luajnë".

"Ata gjithashtu kanë shumë lojtarë të fortë, do të jetë një lojë e bukur", përfundoi mesfushori i Milanit. /Telegrafi/

The post Fernandez: Nuk jemi favoritë në derbi ndaj Interit appeared first on Telegrafi.

Ky është objektivi i Interit këtë sezon me Piolin në krye

Posted: 10 Nov 2016 02:29 PM PST

Stefano Pioli është prezantuar sot(enjte) nga gjiganti italian, Interi.  

Gjatë prezantimit te skuadra e Interit, trajneri italian është pyetur rreth një mori cështjes që e rrethojnë klubin dhe mbi objektivat e tyre.

"Do të jem i lumtur nëse së paku kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve", ka thënë Pioli në prezantimin e tij te Interi, përcjell Telegrafi.

Pioli i lumtur që do të trajnoj Icardin Pioli i lumtur që do të trajnoj Icardin

"Në këtë pikë të sezonit, vitin e kaluar Interi ishte ne krye te tabelës, por pastaj gjërat ndryshuan".

"Ne duhet të përpiqemi që të japim maksimumin për të filluar ngritjen në tabelë", përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

The post Ky është objektivi i Interit këtë sezon me Piolin në krye appeared first on Telegrafi.

“Pogba i ka të gjitha për të shkëlqyer te Unitedi”

Posted: 10 Nov 2016 02:10 PM PST

Paul Pogba ka marrë lëvdata të mëdha nga ish-shoku i tij te Juventusi, Lucio.

Mbrojtësi brazilian e vlerëson shumë talentin e mesfushorit francez dhe pret që ai të bëjë mirë te 'Djajtë e Kuq', pasi ka personalitet të madh, është i fortë dhe punon shumë.

"Unë mendoj se Pogba ka çdo gjë për të bërë mirë në Manchester United", ka thënë fillimisht Lucio për 'Goal', përcjell Telegrafi.

Futbollistët me më shumë pasime të sakta këtë javë në Ligën Premier Futbollistët me më shumë pasime të sakta këtë javë në Ligën Premier

"Ai ka një personalitet të madh, është i fortë dhe i fuqishëm dhe ka talent si të gjithë lojtarët më të mirë në Ligën Premier".

"Përvoja që kam pasur me të(te Juventus) ishte shumë e mirë – ai trajnon mirë, punon shumë dhe është një djalë i mirë", përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/

lucio1

Lucio dhe Pogba duke iu gëzuar një goli të Quagliarellas gjatë kohës te Juventusi

The post "Pogba i ka të gjitha për të shkëlqyer te Unitedi" appeared first on Telegrafi.

Capello ka refuzuar drejtimin e kësaj kombëtareje të madhe

Posted: 10 Nov 2016 01:53 PM PST

Fabio Capello ka konfirmuar se kishte disa kontakte me skuadrën e Italisë para emërimit të Giampiero Venturas, por i ka thënë jo.

Azzurrët zëvendësuan Antonio Conte me Venturan pas përfundimit të Euro 2016, por ai mund të kishim parë një skenar shumë më ndryshe te Italia, pasi për postin e trajnerit ishte kontaktuar edhe Capello.

Capello u pyet nga Mediaset Premium nëse ai do të pranojë punën, nëse thirren nga Federata Italiane e futbollit (FIGC).

Capello: Messi e meriton Topin e Artë Capello: Messi e meriton Topin e Artë

"Unë i kam pasur disa kontakte me skuadrën e Italisë, por iu kam thënë jo, sepse nuk ndjeja dëshirën për të punuar me kombëtaren italiane", ka thënë fillimisht Capello për Mediaset Premium, përcjell Telegrafi.

"Unë uroj trajnerit të ri çdo të mirë dhe jam i kënaqur që ai është duke bërë diçka ndryshe. Kjo është një kombëtare me plotë të rinj", përfundoi ish-trajneri i shumë skuadrave të njohura italiane dhe evropiane. /Telegrafi/

The post Capello ka refuzuar drejtimin e kësaj kombëtareje të madhe appeared first on Telegrafi.

Gjiganti italian i bashkohet garës për Depay

Posted: 10 Nov 2016 01:41 PM PST

Napoli nuk janë vetëm duke kërkuar një sulmues të ri në janar, por mund të sfidojnë Milanin dhe Romën për anësorin e Manchester United, Memphis Depay.

Holandezi 22-vjeçar është nën pritshmëritë e Jose Mourinhos në Old Trafford dhe ka raporte në rritje për një largim në janar me huazim.

Milani dhe Roma tashmë janë lidhur shumë me ish-talentit e PSV Eindhoven, për të cilin kanë bërë edhe sondazhe për një afrim të mundshëm.

"Napoli na kërkoi 67 milionë për Koulibalyn"

Tani Tuttomercatoweb sugjerojnë se edhe Napoli gjithashtu kanë filluar kontaktet e hershme me rrethim e Depay.

Çështja kryesore është se holandezi dëshiron garanci për kohën e rregullt të lojës dhe jo të lëviz vendin dhe Ligën vetëm për t’u ulur në një stol tjetër. /Telegrafi/

The post Gjiganti italian i bashkohet garës për Depay appeared first on Telegrafi.

Related Posts :