Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Castro u mbijetoi 638 atentateve” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Castro u mbijetoi 638 atentateve” plus 9 more Gazeta SHQIP


Castro u mbijetoi 638 atentateve

Posted: 26 Nov 2016 02:14 AM PST

Fidel Castro, Prime Minister of Cuba, smokes a cigar during his meeting with two U.S. senators, the first to visit Castro's Cuba, in Havana, Cuba, Sept. 29, 1974.  (AP Photo)

Thonë se jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Ky është rasti i Fidel Castros. Udhëheqësi i Kubës komuniste do të mbahet mend jo vetëm si më jetëgjati i shekullit të kaluar, por edhe si lideri që u ka mbijetuar më shumë atentateve për ta vrarë.

Fabian Escalante, ish-shefi i kundërzbulimit kuban, i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur shefin e tij ka deklaruar se janë plot 638 përpjekje për ta vrarë atë. Rrëfimi i tij është bërë në një dokumentar të vitit 2006 të titulluar "638 mënyra për të vrarë Castron", transmetuar në televizionet britanike.

Pas dokumentarit të shumtë ishin ata që u shpehën skeptikë mbi këtë shifër, por një vit më vonë një pjesë të mirë të tyre do t'i konfirmonte vetë CIA me deklasifikimin e disa dokumenteve.

Në njërin prej tyre ishte edhe i famshmi "Operation Mongoose", synimi i të cilit ishte rrëzimi i qeverisë kubane. Sipas Richard Helms të CIA-s, administrata e Presidentit Kenedy po ushtronte presion të madh ndaj agjencisë së inteligjencës për 'eleminimin e Castros'. Dhe vetëm në tre vite, janë të dokumentuara të paktën pesë përpjekje për ta bërë këtë. E para ka qenë para gushtit të vitit 1960, e dyta pas gushtit të 1960 deri në prill të 1961. E treta nga fundi i 1961 deri në fund të 1962. E katërta ka qenë në fillim të 1963, ndërsa e pestë na fund të 1963.

Dokumentet e deklasifikuara flasin për rrugë të ndryshme sesi do të realizohej vrasja, që nga helmimi i udhëheqësit kuban me cigare, duke e njohur pasionin e tij për purot, e deri tek infektimi me një virus që do të shkaktonte rënien e mjekrrës së tij e do ta bënte qesharak në sy të kubanëve.

 

Ka raportime, megjithëse të pakonfirmuara, se në lojë është futur edhe mafia. Sipas këtyre raportimeve, CIA ka kontaktuar emigrantët kubanë në Florida  që ushtronin veprimtari në fushën e drogës dhe prostitucionit në Shtetet e Bashkuara dhe në këmbim të mosarrestimit të tyre ka kërkuar eliminimin e Castros. Metodat janë nga më të ndryshimet, por që të gjitha kanë një të përbashkët; dështimin.

26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Libby Buffer, gruaja me 6 mijë tumore në trup

Posted: 26 Nov 2016 02:08 AM PST

Libby BufferLibby Buffer është 44 vjeçe që jeton në Fort Wayne të SHBA-së dhe historia e saj po bën xhiron e botës në internet. Që kur ishte 5 vjeçe, ajo vuante nga neurofibromatosia, një sëmundje e rrallë që ka bërë që lëkura e saj të mbulohet me tumore beninje, duke i ndryshuar rrënjësisht jetën.

Libby Buffer 2Gruaja ka rreth 6 mijë tumore, duke i mbuluar të gjithë trupin. Libby nuk ka pasur një fëmijëri të lumtur, për shkak të pamjes së saj që ka qenë gjithmonë e ndryshme nga bashkëmoshatarët. Shpesh shokët e shkollës janë tallur dhe ajo është margjinarizuar sepse të gjithë besonin se sëmundja e saj mund të ishte ngjitëse.

Libby Buffer 3Gruaja i është nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjike për të hequr tumoret në lëkurën e saj, por ka qenë e kotë sepse ata dilnin sërish. "Për pjesën më të madhe të jetës e kam mbuluar trupin prej turpit. Një ditë mendova se do të ishte bukur që të mos e vrisja mendjen për të mos u mbuluar", shpjegon Libby.

Libby Buffer 4Në vitin 1993, kur solli në jetë vajzën e saj, situata u përkeqësua edhe më tej për shkak të hormoneve. Tumori që ka në trup u shumua në mënyrë eksponenciale. Në fakt sot, Libby kuptoi më në fund që është e kotë që të mërzitesh nga paragjykimi i të tjerëve.

Libby Buffer 5Për atë erdhi momenti që te jete kurajoze. Fakti që nuk është në gjendje të gjeje 20 mijë euro për t'iu nënshtruar operacionit që do e lejonte të shërohej përfundimisht, duhet të vazhdojë të jetojë me problemin e saj, duke treguar se është një luftëtare e vërtetë.

26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

NJË LIDHJE E GJATË E PA DASHURI PARA FUNDIT

Posted: 26 Nov 2016 01:48 AM PST

Marrëdhënia e BE-së me Turqinë nuk ka qenë në krizë që nga koha e puçit ushtarak në korrik. Negociatat e anëtarësimit kanë ngecur që prej 10-vjetësh. Tani Parlamenti Europian ngrirjen e negociatave të Turqisë me BE.

Turqi-BEMe shumicë të qartë, Parlamenti Europian votoi të enjten (24.11) ngrirjen e negociatave të anëtarësimit. Reagimi i PE vjen pas valës së arrestimeve e pushimeve nga puna në Turqi, pas puçit ushtarak në Turqi, në korrik. Rezoluta nuk është e detyrueshme për shtetet anëtare të BE-së.

Përpjekja e Turqisë për afrim me BE-në është një dramë politike me shumë akte. Nga viti 1959 -viti i kërkesës për anëtarësim deri në fillimin e negociatave të anëtarësimit kaluan 46 vite. Në vitin 2005 filluan negociatat. Shqetësimet e BE-së për Turqinë myslimane, të varfër dhe  të huaj për europianët kaluan në plan dytësor. 11 vite më pas sipas qëndrimit të BE-së, Turqia po largohet sërish nga rruga europiane. Demokracia po thërrmohet në duart e presidentit autokrat, Recep Tayyip Erdogan. Në vitin 2005 faktor shprese, ishte kryeministër, ai që sot shkakton kokëçarje, Erdogan.

Në vitin 2003, Erdogan, një islamist i moderuar u zgjodh kryeministër. Ai e reformoi Turqinë, qëllimi i tij ishte që Turqia të rritej ekonomisht në rrugën drejt Europës. Erdogani dhe BE bënë kompromise për të mundësuar negociatat e anëtarësimit. Çështja e tërheqjes së turqve nga ishulli i Qipros u ngri, ndërkohë që Erdogan ndoqi një kurs pajtues me kurdët. Në BE forcat promotore të Turqisë ishte kancelari gjerman, Gerhard Schröder dhe kryeministri i atëhershëm britanik, Tony Blair.

Ataturku ëndërronte për Turqinë europiane

Por rruga e Turqisë drejt Europës ka filluar shumë më herët se viti 2005. Themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturk ka qenë që në vitin 1923 i entuzuazmuar nga “civilizimi europian”. Ai u përpoq me metoda, sot të kontestuara, të linte pas trashëgiminë osmane, të ndante shtetin nga feja dhe të vinte në themelet e Turqisë vlerat europiane. Turqia drejt Europës është trashëgimia e Ataturkut.

Në vitin 1952 Turqia u bë anëtare e NATO-s. SHBA kishte nevojë për Turqinë në një pozicion të rëndësishëm gjeostrategjik kundrejt Bashkimit të atëhershëm Sovjetik. Ndërsa në vitin 1964 Bashkësia Ekonomike Europiane dhe Turqia nënshkruan “marrëveshjen e asociimit”, që deri në vitin 1996 përfundoi në një union doganor. Lidhjet ekonomike mes BE-së dhe Turqisë u forcuan edhe më shumë.

Anëtarësim apo partneritet i privilegjuar?

Por kriza erdhi shpejt. Që në vitin 2006 negociatat e anëtarësimit u vështirësuan, sepse pala turke refuzon deri më sot, të lejojë ankorimin e anijeve apo avionëve qipriotë në Turqi. Sipas të dhënave të Komisionit Europian vetëm në tre kapituj jo kryesorë nga 35 gjithsej përparime. Asnjë kapitull nuk është mbyllur, pa u zgjidhur çështja e Qipros. Politikisht qeveritë konservatore të Gjermanisë, Francës, Holandës nuk janë pro anëtarësimit, por për “partneritet të privilegjuar” për Turqinë.

Në vitin 2012, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan tha për CNN, se “ne do të presim deri në një pikë të caktuar. Por kur kjo pikë të kalojë, atëherë do të marrim vendime.” Erdogan ndjehet i anashkaluar nga BE dhe ka bërë thirrje për një referendum për anëtarësimin. “Po qe se ata nuk na duan, le ta thonë hapur, dhe të marrin vendimet përkatëse”, tha Erdogan së fundmi për gazetën “Hurriyet”. Ndërkohë edhe liberalizimi i vizave me Turqinë nuk po merr Po-në e BE-së. BE kërkon ndryshimin e ligjeve të antiterrorit, por kjo nuk pritet, pas puçit zhvillimet kanë marrë rrugën e kundërt, aq sa Erdogan mendon për rivendosjen e ligjit me vdekje. Sipas BE-së kjo ëshët vija e kuqe që do të sillte menjëherë fundin e bisedimeve të anëtarësimit. Por fundi do të kërkonte vendimin e njëzëshëm të krerëve të shteteve të BE-së. Vetëm Austria kërkon hapur ndërprerjen e plotë të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë.

26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Qendër e re shëndetësore për 6 mijë banorët e Gradishtës në Divjakë

Posted: 26 Nov 2016 01:40 AM PST

Beqaj me bluzat e bardha 2Nga sot, afro 6 mijë banorë të Gradishtës në Bashkinë e Divjakës do të mund të marrin shërbimin shëndetësor parësor pranë zonës së tyre të banimit.

Në saj të bashkëpunimit mes ministrisë së Shëndetësisë, Shoqatës "GjysmëHëna e Kuqe" dhe Bashkisë së Divjakës, u bë i mundur ndërtimi i një qendre shëndetësore bashkëkohore.

Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të qendrës ishin ministri i Shëndetësisë,  Ilir Beqaj, kryetari i Bashkisë Divjakë,  Fredi Kokoneshi, Drejtori i shoqatës "GjsmëHëna e Kuqe",  Hamad Ben Abdennabi, si dhe banorë të zonës.

Në fjalën e tij, ministri Beqaj u shpreh se për banorët e Gradishtës kjo është një ditë e shënuar, duke theksuar se sa më pranë të vijmë tek qytetarët me infrastrukturë, aq më mirë arrijmë t'ju shërbejmë atyre. Ndërsa kryetari i Bashkisë e cilësoi qendrën shëndetësore  moderne dhe të  plotësuar me të gjitha pajisjet e nevojshme. Drejtori i shoqatës "GjysmëHëna e Kuqe" tha se se organizata që ai drejton do të vijojë të mbështesë projekte të tilla edhe në të ardhmen.

Qendra shëndetësore, e cila kushtoi rreth 45 milionë lekë, është e pajisur me dhomat e konsultorit të nënës dhe fëmijës, e cila siguron mbulimin me vaksinim të afro 900 fëmijëve, si dhe vizitat e grave shtatzënë, duke u dhënë atyre ndihmën dhe informacionin e duhur. Kjo qendër shëndetësore është e pajisur me dhomën e injeksioneve dhe ndihmës së parë e kompletuar me pajisjet e reja. Në shërbim të banorëve të kësaj zone do të jenë 2 mjekë dhe 7 infermierë.

26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, protestuan kundër impiantit, procedohen 5 banorë të Mbrostarit

Posted: 26 Nov 2016 01:24 AM PST

mbrostarPolicia e Fierit ka proceduar penalisht pesë persona, banorë të Mbrostarit të cilët ditën e djeshme morën pjesë në protestë duke bllokuar edhe aksin rrugor Lushnje-Fier.  Sipas policisë protesta ishte e paligjshme duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve.

Personat e proceduar janë: A.G, 51 vjeç; G.V, 51 vjeç; Sh.V, 49 vjeç; S.T, 50 vjeç; G.M, 17 vjeç, të pestë banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.

Këta shtetas më datën 25 nëntor 2016, ora 10:30, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vënin e quajtur "Mbrostar Ura", në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm,  duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit në rrugë nacionale. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".

26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ahmet Gjanaj, deputeti shqiptar në Bruksel: Ja rruga drejt suksesit

Posted: 26 Nov 2016 01:17 AM PST

Intervistoi Silvana Muça

Ahmet GjanajAhmet Gjanaj, deputeti shqiptar në Parlamentin belg, në një intervistë për gazetën Shqip, tregon rrugëtimin e mundimshëm drejt suksesit. Djali me origjinë nga Kukësi shprehet se me përfaqësimin e një deputeti në Parlament, situata për komunitetin shqiptar në Belgjikë ka ndryshuar mjaftueshëm. Ahmeti, thotë se nuk mjaftohet vetëm duke ngritur zërin e komunitetit të tij në Parlament, por se është duke punuar që të ndihmojë Shqipërinë për të ecur drejt zhvillimit. "Ideja është që të ngremë një ekip këtu në Belgjikë për të tërhequr fonde për zhvillimin e Kukësit, duke çuar sa më shumë zhvillim", thotë Gjanaj gjatë intervistës.

Kush është Ahmet Gjanaj?

Unë jam nga fshati Bicaj i Kukësit. Prindërit e mi, të dy nga rrethi i Kukësit, janë arratisur nga Shqipëria nga diktatura komuniste në vitin 1956 bashkë me gjyshin, gjyshen, xhaxhain, motrën e madhe dhe vëllain e madh. Pas 4 vitesh të kaluara në Nerodime (afer Ferizajt), janë transferuar në Gerovë të Kroacisë ku kanë qëndruar 2 vite.  Në vitin 1962 janë transferuar në Belgjikë përmes organizatës Karitas Internacional. Unë kam lindur në Belgjikë në vitin 1968. Jam diplomuar në shkencat ekonomike në Universitetin e Lirë të Brukselit. Jam i martuar dhe kam 2 fëmijë. Dua të theksoj këtu se prindërit, si shumë prindër qofshin nga Shqipëria, Kosova apo viset e tjera Shqiptare, kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të na i krijuar neve fëmijëve kushtet ekonomike sa më të mira për të jetuar dhe për t'u integruar në Belgjikë dhe megjithatë nuk ka munguar kurrë përkushtimi i tyre që ne të ruajmë dhe të zhvillojmë identitetin tonë dhe kulturën tonë Shqiptare. Në vitin 1995 u angazhova në hapjen e një shkolle me mësim plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë. Kjo shkolle ka 12 vite që funksionon. Njëkohësisht kemi ngritur një grup vallëzimi që shfaq vlerat tona popullore në skena të ndryshme në Beneluks dhe në nëntor të 2013-ës kemi inauguruar Qendrën kulturore Vatra duke kurorëzuar përpjekjet tona për të patur një ambient për aktivitetet e komunitetit Shqiptar. Së shpejti dhe falë mbështetjes së disa biznesmenëve shqiptarë kemi marrë me qira një ambient dhe më të madh, në të cilin do të mund të zhvillojmë aktivitetet tona kulturore në kushte optimale. Si profesion, jam i specializuar në këshillimin dhe nxitjen e biznesit të vogël e të mesëm duke punuar në një zyrë e financuar nga autoritetet e Brukselit. Aty, qe nga viti 1999, kemi mundur të lançojmë mbi 800 biznese të ndryshëm duke krijuar mbi 1.500 vende pune.

Kur shkuat për herë të parë në Shqipëri dhe çfarë përjetuat? 

Di t'ju them sa i kënaqur jam sa herë shkoj në vendet tona të origjinës dhe në veçanti herën e parë kur shkova në Shqipëri në vitin 1991 në moshën 23 vjeçare !

A jeni marrë më herët me politikë ? Si vendosët që të kandidoni për deputet ?

Duke parë efektin e menjëhershëm të politikës së komunës në aktivizimin e të papunëve dhe zhvillimin e ekonomisë lokale dhe duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet politike të komunës sime ku implementoheshin programe zhvillimore për mirëqenien e popullsisë, mora vendimin që të pranoja ofertën e partisë në pushtet në këtë komunë për t'u anëtarësuar. Kështu që në 2002, u bëra anëtar i Partisë Socialiste Belge. Unë anëtar i PS-së belge frankofone. Por menjëherë, dua të theksoj se kjo nuk i ngjan PS-së së Shqipërisë pasi nuk e kanë aspak të njëjtën historik. Kjo parti iu përgjigjet më shumë nevojave dhe nivelit socio-ekonomik të një pjesë të madhe të Shqiptarëve të Belgjikës frankofone.  Kam kandiduar për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2006,ku menjëherë fitova mandatin si këshilltar komunal. Në 2012 jam rizgjedhur si këshilltar komunal. Kam kandiduar dhe në nivelin federal në 2007 e 2010. Ndërsa në nivelin ku jam zgjedhur si deputet rajonal i Brukselit ishte hera e dytë. Në 2009-ën ngela për 160 vota larg marrjes së mandatit.

Ky është mandati i parë që merrni dhe keni dëshirë që ta vazhdoni këtë rrugëtim?

Sidoqoftë, unë do vazhdoj të jem aktiv në lidhje me komunitetin shqiptar dhe të drejtat e tyre në trevat tona. Dëshiroj të kandidoj dhe për zgjedhjet e tjera por se sa do të jem në gjendje të rinovoj mandatin, kjo varet nga sa do të jenë të kënaqur votuesit e mi me punë time.

Çfarë do të thotë për komunitetin shqiptar që të përfaqësohet nga një deputet i tyre?

Për komunitetin Shqiptar, marrja e mandatit të deputetit nga një i tyre ka ndryshuar shumë gjëra pasi politika është një ndër hallkat e rëndësishme që dëshmon një organizim kolektiv të shqiptarëve për ta bërë të aksesueshme dhe mandatin politik në njërën anë dhe në anën tjetër, faktorizimi i shqiptarëve në Belgjikë. Puna e madhe për ndërgjegjësimin e shqiptarëve në Bruksel ka sjellë fitoren dhe ka thyer dhe një tabu për ata.

Sa e vështirë është që të jesh zëri i komunitetit shqiptar në Parlamentin e Brukselit?

Është e vështirë të jesh zëri i tyre për shkak se nuk është se i gjen ata bashkërisht në një zonë gjeografike të caktuar. Jo, përkundrazi, ata janë të shpërndarë gjithandej dhe për t'i takuar dhe për të ditur se çfarë kërkesash kanë dhe për të qenë shumë pranë kërkesave të tyre, duhet lëvizur pandërprere nga një vend në tjetër. Sa për punën në Parlament në lidhje me shqiptarët, deputetët tjerë janë shumë dashamirës ndaj nesh kështu që dhe puna mund të behët pa kompleks.

Kush i zgjedh kandidatët për deputet dhe çfarë kriteresh duhet të përmbushen?

Sistemi belg është goxha i komplikuar por do të përpiqem të jua shpjegoj. Kandidimi bëhet duke qenë në lista shumë-emërore dhe sistemi është proporcional. Listën e përpilon presidenti i partisë bashkë me një komision i të urtëve. Belgjika është shtet federal me dy komunitetet zyrtare : frankofonët (pak më shumë se 4 milionë banorë) dhe flamanët (pak më shumë se 6 milionë banorë). Janë gjithashtu 3 entitete federative (Flandra, Valonia dhe Brukseli). Parlamenti i Brukselit ka 89 ulëse : 72 frankofonë dhe 17 flamanë.

Më çfarë i është dashur të përballet Ahmetit, që të arrijë deri këtu?

Sigurisht se mungesa e të pasurit shtetet tona dhe të fortë pas nesh kërkon një angazhim më të madh për të arritur rezultate të vogla dhe të mundimshme. Prandaj, politika ndryshon raportet dhe shteti pritës bën dhe më shumë për të respektuar komunitetin që  di se më ka votuar masivisht. Mungesa e mjeteve financiare vështirëson tej mase realizimin e aktiviteteve të komunitetit. Por gjërat lëvizin me mbështetjen e shqiptarëve, që dita-ditës bëhen më të suksesshëm dhe me kapacitete që ndihmojnë në zhvillimin e aktivitete më të mëdha.

A kthehet shpesh Ahmeti në vendlindjen e të parëve dhe çfarë do të donte që të ndryshonte në Kukësin e tij?

Unë shkoj shpesh në Shqipëri. Sa për çfarë do të dëshiroja për Kukësin, kam kaluar më në fazën e të pasurit një dëshirë tek fillimi i realizimit të projekteve konkrete për të. Sivjet, jam nisur me një delegacion me kolegë të mi nga Parlamenti i Brukselit, por që janë gjithashtu dhe pushtetarë lokalë në komuna të mëdha këtu në Belgjikë. Shkuam në Tiranë, Kukës, Tropojë e Gjakovë me perspektivën se do të mund të bëjmë diçka për këto zona të harruara nga pushteti qendror i Shqipërisë. Ideja është që të ngremë një ekip këtu në Belgjikë për të tërhequr fonde për zhvillimin e asaj zone, duke çuar sa më shumë zhvillim. Është koha gjithashtu që të zbatojmë praktikat e vendeve nordike dhe jo më të vendeve evropiane që nuk e kanë vetë të qartë se si duhet të funksionojë realisht Shqipëria.

Ju flisni dhe shkruani një shqipe të rrjedhshme, ndërkohë që nuk keni jetuar kurrë këtu?

Nëse flas shqip sot, e gjithë merita u shkon prindërve, të cilët nuk e konceptuan kurrë që ne të mos flisnim shqip njëjtë sikur të kishim lindur në Shqipëri. Prandaj, insistimi i prindërve për të folur shqip me fëmijët e tyre është gjëja minimale që mund të bëjnë.

26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, goditet banda e hajdutëve, në 6 muaj vodhën 8 banesa

Posted: 26 Nov 2016 12:47 AM PST

Sendet e vjedhuraPolicia e Durrësit ka goditur një bandë hajdutësh, të cilët kryenin vjedhje në banesa. Në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa janë sekuestruar edhe një pjesë e sendeve të vjedhura. Policia thotë se personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur për 6 muaj 8 banesa, kryesisht në lagjen 15.

Të arrestuarit janë të moshës 18-49 vjeç dhe kryesisht vidhnin sende me vlerë dhe para. Efektivat e Policisë kanë ndaluar shtetasit Dorian Deda 18 vjeç; Artur Prenga 21 vjeç; Alban Kaçorri 19 vjeç;Lek Kaçorri 49 vjeç, banues në Durrës.

Vjedhjet e dokumentuara

1.Më datë 3 qershor 2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit M.Gj. 56 vjeç, ku kanë marrë 1 laptop, bizhuteri dhe sende të tjera;

2.Më datë 10.07.2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetases V.H. 55  vjeçe, ku kanë marrë sende elektroshtëpiake;

3.Më datë 22 shtator 2016, në lagjen Nr. 15 kanë vjedhur banesën e shtetasit F.G.62 vjeç, ku kanë marrë një televizor dhe 2 telefona celularë;

4.Më datë 22 shtator 2016, në lagjen Nr. 17/1 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases A.Z. 53 vjeçe,  ku kanë marrë 50 000 lekë;

5.Më datë 6 tetor 2016, në lagjen Nr. 15, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases  A.L.58  vjeç, ku kanë marrë sene të ndryshme elektroshtëpiake.

6.Më datë 21 nëntor 2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit Xh.J. 56 vjeç, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe aksesorë këpucarie.

7.Më datë 25 nëntor 2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Ll.78 vjeç, ku kanë vjedhur kabull elektrik.

8.Më datë 25 nëntor 2016, në lagjen Nr.15 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.B. ku kanë marrë një monitor kompjuteri, 1 televizor dhe 1 laptop.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:Televizor; Laptop; telefona celularë; gur fresibël dhe sende të tjera.

D.Deda, A.Prenga dhe A.Kaçorri kryenin vjedhjet,  ndërsa Lek Kaçorri administronte dhe shiste materialet e vjedhura në banesa të ndryshme. Shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vjedhja" dhe "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale"në bashkëpunim.

26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Horoskopi- 26 nëntor 2016

Posted: 26 Nov 2016 12:39 AM PST

horoskopi1-212Dashi

Impenjimet e shumta te javes ju kane lodhur dhe sot do te kerkoni vetem te pushoni. Qetesia e nje vendi te ngrohte do te jete shpetimi juaj.

Demi

Edhe pse ju pelqen te qendroni ne familje, sot mendjen e keni tek nje udhetim pune qe mund te vendose shume gjera per te ardhmen tuaj.

Binjaket

Do te kete kundershti te hapura ne ambjentin miqesor sot por eshte me mire kur ka debat dhe kur degjohen te gjitha palet.

Gaforrja

Sot te gjithe jane kunder te gjitheve por ne fund ju do te pesoni humbjet me te medha si emotive ashtu edhe shoqerore.

Luani

Thjesht fakti qe eshte fundjave po ju pelqen pa mase. Gjithe dita do te kaloje ne shoqerine e partnerit qe eshte me pasionant se zakonisht.

Virgjeresha

Harmonia, fati dhe ndjenjat jane cdo gje qe prisni sot dhe do ta keni me bollek. Ju pelqen ndjesia e te qenit mire me veten.

Peshorja

Deshira dhe ndjenja qe nuk ju kthehen ne menyre reciproke do te bejne qe sot te ndiheni te perhumbur dhe te mbyllur.

Akrepi

Lajmet qe do te merrni sot do tju vene ne dileme te thelle lidhur me nje vendim qe keni marre kohet e fundit. Mbase do te ndryshoni mendje.

Shigjetari

Autokontrolli I tepert ju ka bere qe shume here te humbisni shanset per ceshtje vertet te rendesishme. Mundohuni te mos veproni njesoj sot.

Bricjapi

Edhe pse ka shume trysni ne ambjentin qe ju rrethon do te dini se si ta shijoni ne maksimum fundjaven tuaj. Cdo gje shkon sic deshironi.

Ujori

Dita paraqitet shume e qete dhe e kendshme pervec ndonje hatermbetje me partnerin. Gjithsesi do te dini te rimerrni pozicionet e meparshme.

Peshqit

Edhe pse ne sektorin e punes nuk duket gjerat mire, miqesia eshte ajo qe ka kulmin e dites sot. Do te keni shkendija me nje mik te vjeter.

Kuba humb liderin e revolucionit, vdes Fidel Castro

Posted: 26 Nov 2016 12:11 AM PST

Fidel 8Fidel Castro, ish-presidenti i Kubës dhe lideri i revolucionit komunist, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë televizioni shtetëror, i cili nuk dha ende hollësi të tjera.

“I dashur popull i Kubës, me dhimbje të thellë informojmë popullin tonë, mkiqtë e Amerikës Sonë dhe të botës se në datën 25 nëntor në orën 22:29 ka ndërruar jetë komandanti dhe kreu i revolucionit Kuban Fidel Castro Ruz.

Ka qenë surppriza heshtja e Havanës zyrtare pas lajmit të vdekjes të njoftuar në televizionin shtetëror nga i vëllai, presidenti Rail Castro.

Fidel Castro ishte lider i Kubën gjysmë shekulli dhe e bëri atë si një shtet një-partiak, e kjo para dorëzimit të pushtetit të vëllait të tij, Raul në vitin 2008, njofton BBC.

Mbështetësit e tij e vlerësuan atë si një njeri që kishte dhënë për shumë për Kubën. Por, kundërshtarët e tij e akuzonin se e shtypte brutalisht opozitën.

26 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Iran, 35 të vdekur në një aksident hekurudhor

Posted: 25 Nov 2016 02:00 PM PST

iranTë paktën 35 vetë kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor në veriu të Iranit.  Katër vagonë të trenit kanë dalë nga binarët, ndërsa dy të tjerë janë përfshirë nga flakët.

Televizioni shtetëror tha se aksidenti ka ndodhur kur treni i pasagjerëve ka goditur një tjetër tren që ka qenë i ndaluar në stacion. Aksidenti ka ndodhur në provincën Semnan, rreth 250 kilometra në lindje të kryeqyteti Teheran.

Ambulanca, ekipe shpëtimi dhe një helikopter janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimat janë shpërndarë në spitalet pranë.

Sipas statistikave zyrtare, aksidentet në Iran shkaktojnë rreth 17.000 vdekje çdo vit.

25 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :