Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Çitaku: Kushdo që fiton, qasja e Amerikës ndaj Kosovës do të jetë e njëjtë” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Çitaku: Kushdo që fiton, qasja e Amerikës ndaj Kosovës do të jetë e njëjtë” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Çitaku: Kushdo që fiton, qasja e Amerikës ndaj Kosovës do të jetë e njëjtë

Posted: 08 Nov 2016 02:47 PM PST

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka thënë se në dita e zgjedhjeve atje është plotë dramë dhe intensitet.

Çitaku në edicionin special në Klan Kosova ka thënë se pavarësisht rezultatin të zgjedhjeve që do të nxjerrin fituesin për president, qasja e Kosovës nuk do të ndryshojë.

"Rezultatet do të dalin në orët e hershme të mëngjesit. Në SHBA ka gjashtë zona të ndryshme kohore se rezultati nuk do të dihet përnjëherë", tha Çitaku për Klan Kosova.

Ajo ka thënë se janë shtetet si Ohajo, Florida, Pensilvania, New Hampshire që edhe përcaktojnë fituesin.

"Është herët të flitet edhe për Exit Poll, ato do të dalin pasi të mbyllen vendvotimet".

"Në SHBA fushata zgjedhje është shumë e gjatë, partitë kanë procesin e brendshëm të nominimit që zgjatë me muaj të tërë. Është proces krejt tjetër nga ai në Kosovë dhe vendet evropiane", ka shtuar Çitaku.

Ajo në fund ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, për Kosovën dhe mbarë botën.

The post Çitaku: Kushdo që fiton, qasja e Amerikës ndaj Kosovës do të jetë e njëjtë appeared first on Telegrafi.

Asambleisti i PDK-së: Drenasi nuk është më bastion i PDK-së (Video)

Posted: 08 Nov 2016 02:27 PM PST

Asamblesiti i Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Xhavit Drenori, ka vendosur të hyjë i pavarur në garën për kryetar të Komunës së Drenasit.

Ai në emisionin "Kontakt" në Tribuna Channel ka thënë se nuk ka gjetur pika të përbashkëta me PDK-në, prandaj ka vendosur t’i hyjë garës si i pavarur.

"Nuk është kultivuar një debat i pastër brenda degës së PDK-së në Drenas dhe mungesa e këtij debati mund të ketë çuar deri në shpërthim të PDK-së në këtë komunë", ka deklaruar Drenori.

Ai thotë se Drenasi më nuk është bastion i PDK-së.

"Derisa disa persona brenda PDK-së vazhdojnë të punojnë për interesa të tyre e në të keqen e qytetarëve të komunës së Drenasit, atëherë gjërat mund të ndryshojnë", ka thënë ai.

Ndonëse vjen nga PDK-ja, ai thotë se nëse e merr besimin e qytetarëve të Drenasit asnjë drejtor në Komunë nuk do të vazhdoj të qëndrojë aty, pasi shumë prej tyre kanë edhe afera korruptive.

Drenori ka shpalosur edhe planin e punës në rast që ai behët kryetar Komune si dhe ka komentuar punën e ish kryetarit Nexhat Demaku dhe kandidaturat e partive për kryetar të Drenasit./Tribuna/

The post Asambleisti i PDK-së: Drenasi nuk është më bastion i PDK-së (Video) appeared first on Telegrafi.

Kuçi: Vdekja e Deharit tragjedi kombëtare

Posted: 08 Nov 2016 02:04 PM PST

I pyetur për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes në Burgun e Prizrenit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka shprehur keqardhjen e tij, duke e cilësuar këtë rast tragjik që më së paku i është dashur Kosovës.

"E vërteta do të dalë së shpejti. Do të jetë e pakompromis si dhe do të vërtetohet nga akterë vendorë e ndërkombëtarë", ka thënë Kuçi në një intervistë për Klan Kosova.

Kuçi shtoi që përgjegjësia disiplinore dhe penale i takon dikujt tjetër dhe që nuk dëshiron të komentojë rreth asaj, përderisa ka shprehur interesimin e tij në humbjen e jetës së një të riu.

"Qeveria e Kosovës dhe institucionet janë të gatshme të ofrojnë mbështetje. Kjo është tragjedi kombëtare. Nuk duhet të fitojë apo të humbet poenë dikush në tragjedinë e një të riu" përfundoi Kuçi.

The post Kuçi: Vdekja e Deharit tragjedi kombëtare appeared first on Telegrafi.

Trumpi nuk di gjë për Kosovën

Posted: 08 Nov 2016 02:02 PM PST

Donald Trump nuk e ka idenë se çfarë ndodh në Kosovë e rajon. Prandaj, është e paimagjinueshme të dihet se çfarë politike do të zhvillojë ai për këtë pjesë të Evropës.

Kështu ka thënë sot Kimberly Marten, eksperte e raporteve SHBA-Rusi, gjatë një takimi me gazetarë nga shumë vende të botës që po mbulojnë zgjedhjet në Amerikë, e ku po merr pjesë edhe Klan Kosova.

"Nuk besoj se Trump di shumë për Kosovën", ka thënë ajo.

The post Trumpi nuk di gjë për Kosovën appeared first on Telegrafi.

Sveçla: Isha aty kur nëna e Astritit refuzoi telegramin e Thaçit

Posted: 08 Nov 2016 01:48 PM PST

Ish-shefi i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla ka thënë se ka qenë i pranishëm në momentin kur Xhemile Dehari e Avni Dehari kanë refuzuar që ta pranojnë telegramin e ngushëllimit të Hashim Thaçit, me rastin e vdekjes së djalit të tyre, Astritit.

"E vërtetë. Pata fatin ta dëgjoj dhe jetoj qëndrimin që rrezatoi dinjitet dhe vendosmëri të dy prindërve të Astritit. Isha aty kur u thanë këto fjalë që do t'i regjistrojë historia", ka shkruar Sveçla në Facebook

Portali Periskopi, nga burime të afërta me familjen Dehari raportoi se telegrami i ngushëllimit nga presidenti u refuzua nga familja Dehari, përkatësisht nëna e Astritit, Xhemilja.

"Thuaj Hashim Thaçit, pushkën me të cilën ma keni vra djalin, kthema se më duhet!", ka qenë përgjigja e Xhemile Deharit për Hashim Thaçin.

The post Sveçla: Isha aty kur nëna e Astritit refuzoi telegramin e Thaçit appeared first on Telegrafi.

Kusari-Lila shpreson që mëngjesi të nis me Clintonin presidente

Posted: 08 Nov 2016 01:16 PM PST

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur haptazi edhe njëherë mbështetjen e saj për kandidaten demokrate për Presidente të Amerikës, Hillary Clinton.

Kusari këtë e shprehu në organizimin e bërë nga Ambasada Amerikane në Klan Kosova, për nder të zgjedhjeve presidenciale.

"Që prej zgjedhjes së Obamas si president, unë i kam përcjellë personalisht fushatat si edhe të tanishmen për president të Amerikës nga ana e Hillary Clinton".

"Shpresoj shumë që mëngjesi të nisë me Hillary Clinton si presidente e shtetit amerikan",tha Kusari-Lila.

The post Kusari-Lila shpreson që mëngjesi të nis me Clintonin presidente appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet në SHBA: Veseli është për një president që e duan qytetarët e Amerikës

Posted: 08 Nov 2016 01:06 PM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kur është pyetur për zgjedhjet në SHBA, ka thënë me shaka se mendjen e ka te zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Drenas.

Veseli në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada Amerikane dhe Klan Kosova për zgjedhjet në Amerikë ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme.

"Kemi të bëjmë me zgjedhjet e një presidenti të një vendi që është shumë mik për Kosovën, shpresojmë të jetë rezultati që e presin të gjithë qytetarët e Amerikës".

Ai ndonëse nuk e ka pranuar se kë mbështet, ka thënë se përkrahë kandidatin që zgjedhet nga populli amerikan, njofton Klan Kosova.

"Unë besoj shumë se pa e thënë dihet se cila është dëshira, unë jam për presidentitn të cilin e përkrahin qytetarët e Amerikës

"Unë besoj se SHBA-të do të vazhdojnë edhe me më përkushtim përkrahjen ndaj Kosovës dhe besoj fuqishëm që do të gëzohen qytetarët e Kosovës sonte", tha ai.

The post Zgjedhjet në SHBA: Veseli është për një president që e duan qytetarët e Amerikës appeared first on Telegrafi.

Delawie do të rri zgjuar për të pritur rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Posted: 08 Nov 2016 12:57 PM PST

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në fjalën hapëse në organizimin e Ambasadës amerikane, në bashkëpunim me Klan Kosovën, i ka uruar mirëseardhje të gjithë të ftuarve.

Delawie është shprehur se ky organizim është bërë për të festuar demokracinë që është në SHBA.

"Natyrisht që nuk do e dimë sonte se kush do të jetë presidenti. Por, do të dihet në orët e hershme të mëngjesit, e më besoni se do të jem zgjuar", tha Delawie.

Ai ka treguar se në këtë festë do të ketë edhe "zgjedhje" në mes të ftuarve dhe fituesi do të shpallet në ora 23:30.

"Do të kemi një lloj pseudozgjedhje dhe ju që nuk jeni qytetarë amerikanë do t'ju dëgjohet zëri se kush do të jetë Presidenti", shtoi ai.

Delawie i ka ftuar të gjithë të pranishmit që të zgjedhin pijet me emrat e kandidatëve për president të SHBA-së.

"Të kuqin për Donald Trump, e të kaltrin për Hillary Clinton", tha ambasadori amerikan.

The post Delawie do të rri zgjuar për të pritur rezultatet e zgjedhjeve në SHBA appeared first on Telegrafi.

Jahjaga: SHBA po pret zgjedhjen e Hillary Clinton presidente

Posted: 08 Nov 2016 12:52 PM PST

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se këtë të martë amerikanët nuk votojnë vetëm për presidentin e tyre por edhe për liderin e botës, njofton Klan Kosova.

Jajhaga që ka qenë presidentja e parë dhe e vetme e Kosovës, ka thënë se dëshiron që edhe Clinton të jetë femra e parë presidente në histori të SHBA.

"Në mënyrë të vazhdueshme kam qëndruar para vlerave që sekretarja Clinton i ka prezantuar në karrierën e saj. Kjo ditë është e veçantë për SHBA pasi jo vetëm që votojnë për presidentin e tyre, por edhe liderin e botës së lirë", ka thënë Jahjaga.

"SHBA është duke pritur zgjedhjen e Clitnon për presidente.

Kurse për akuzat ndaj Clinton që janë përmendur gjatë fushatës, Jahjaga ka thënë se pjesa më e madhe e këtyre akuzave janë të pabaza.

The post Jahjaga: SHBA po pret zgjedhjen e Hillary Clinton presidente appeared first on Telegrafi.

Sejdiu: Zgjedhjet në SHBA, me një specifikë të veçantë

Posted: 08 Nov 2016 12:47 PM PST

Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ftuar në organizimin e Ambasadës Amerikane në bashkëpunim me Klan Kosovën, ka thënë se zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA janë të veçanta.

"Mendoj që është një proces i veçantë, i gjallë dhe them edhe me një specifik të veçantë në kuptimin e dy kandidatëve".

Sejdiu nuk ka dashur të komentoj se zgjedhja e cilit kandidatë do të ishte më mirë për Kosovën.

"Është populli amerikan që vendos, votat elektorale. Nuk dua të them diçka tjetër, populli amerikan do të vendos kandidatin", tha ai.

The post Sejdiu: Zgjedhjet në SHBA, me një specifikë të veçantë appeared first on Telegrafi.

Related Posts :