Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Dallëndyshja Poezi Shqip

loading...

Dallëndyshja Poezi Shqip


Dallëndyshja

Posted: 06 Nov 2016 03:56 PM PST

Gjithçka filloi si një lojë
Nuk kish sesi t'mbaronte ndryshe,
Në kafaz sa mund të rrojë
Një krenare dallëndyshe?!

E rrethuar nga pasioni
Që të mbyste çdo dëshirë,
Fluturove nga ballkoni
Hape krahët e tu të lirë!

E ç'nuk bëra të të kapja
Kurthe ngrita unë kudo,
Më shkoi ndër mënd që të të vrisja
Por s'vret dot, atë që do!

Rri të shoh tani me ëndje
Dhe ti fshehur më vështron,
Ndonjëherë pa pasur mëndje
Vjen më ulesh në ballkon!

Do t'shtegtosh…E di, do t'ikësh
E do t'vish prap ti, në pranverë,
N'atë pritjen prej shumë ditësh
Dhe unë ndoshta krahë do t'nxjerr!

Gjithcka filloi si një lojë
E si një lojë, do t'përfundonte,
Në kafaz s'mundi të rrojë
Zgjodhi e lirë të fluturonte!

Poezi nga: Bledi Ylli

 

Related Posts :