Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Dëshmia e shokut të dhomës: Si e gjeta Astrit Deharin kur u ktheva nga pauza” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Dëshmia e shokut të dhomës: Si e gjeta Astrit Deharin kur u ktheva nga pauza” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Dëshmia e shokut të dhomës: Si e gjeta Astrit Deharin kur u ktheva nga pauza

Posted: 07 Nov 2016 03:24 PM PST

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren ka publikuar një raport për vdekjen e Astrit Deharit në Burgun e Prizrenit.

Në raportin e KMDLNJ është edhe rrëfimi i shokut të dhomës së të ndjerit Dehari, Naser Makolli, i cili ka thënë se ata ishin në shetinë e zakonshme në orët e pasditës, ku Astriti nuk kishte dalë, dhe kur kthehen në qeli e gjejnë të shtrirë aktivistin e Vetëvendosjes, kurse në gojën e tij është gjetur një shishe e plastikës.

Komunikata e plotë e KMDLNJ-së në Prizren:

“Me 07.11.2016 nga ora 10.20 deri në ora 12.25 përfaqësuesi i KMDLNJ-s, ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi shtesë lidhur me rastine vdekjes së të paraburgosurit A.D. Fillimishtë takimi u bë me u.d. drejtorit të Qendrës së Paraburgimit, z.Destan Zogaj, që ka ofruar transparencë të plotë duke vënë në dispozicion çdo informatë lidhur me rastin e të ndjerit A.D."

Naser Makolli, ka qenë i intervistuar nga KMDLNJ-ja, pasiqë në krahun A-3 ka qenë në të njëjtën qeli me të ndjerin.

'Prej fillimit kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe ate kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellëshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s'kam vërejt ndonjë shqetësim. Ditën kritike (05.11.2016) paradite kemi dalur bashkë në sheti në ora 9.00. Pasdite kemi bërë pastrimin e zakonshëm, të gjithë ne, të të njëjtës qeli bashkarishtë. Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrrën', ka thënë fillimisht Makolli.

Kurti: Janë gjetur prova se Astrit Dehari është vrarë Kurti: Janë gjetur prova se Astrit Dehari është vrarë

'Në kohën e shetis së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj. Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjet diçka të dyshimtë. Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthy dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficierin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficieri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka patur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas është bartur poshtë në ambulancë. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njohtimin se ka ndërruar jetë', ka thënë Naser Makolli.

Ai, ka pohuar se derisa ka qenë në dhomë me të (e me të ndjerin ka qenë që nga ardhja e tij këtu) asnjëherë, jo që ka pirë ndonjë tablet, apo medikament, por as që është ankuar në ndonjë sëmundje. Ndërkoh, konstaimi i vdekjes është bërë po të njëjtën ditë (dt.05.11.2016) në ora 15.55 në Qendrën Spitalore të Prizrenit. Ai, kishte qenë në Qendrën e Paraburgimit nga dt.01.09.2016 e deri në ditën kritike 05.11.2016. Takimi me zyrtarët e ambulancës Se nuk ka përdorur barëra asnjëherë apo ndonjë lloj medikamenti që nga ardhja e deri në ditën kritike, e pohuan edhe zyrtarët e ambulancës, që ofruan edhe kartelën personale shëndetësore (të cilën e ka çdo i burgosur), ku qartë shihej se asnjë lloj barëre s'është përdorur nga i ndjeri.

Analizat i ishin bërë njëherë me dt.18.10 2016 me kërkesën e tij dhe ato kishin rezultuar në rregull. Ndërsa, psikologu e kishte vizituar me datat 6 e 8 .09.2016 dhe nuk ka konstatuar ndojë shqetësim apo ankesë.

Tomë Gashi tregon se çka u gjet në dhomën e burgut ku qëndroi Astrit Dehari Tomë Gashi tregon se çka u gjet në dhomën e burgut ku qëndroi Astrit Dehari

Takimi me zyrtarin social

I ndjeri me dt.02.09.2016 ishte intervistuar për hartimin e anamnezës.

“Absolutishtë s'kam vërejt ndonjë shqetësim emocional. Ka qenë shumë i hapur. E kam takuar edhe dy herë të tjera ku ka pasur kërkesë për libra. Ka lexuar rregullishtë', ka thënë Haqif Iliazi, zyrtar social, por që asnjë shqetësim se kishte vërejtur e as që kishte paraqitur i ndjeri.

Shtojcë:

Sa i përket shishës e cila i ishte gjetur në gojë nga ana e shokëve të qelisë në momentin kritik, zyrtarët e Qedrës së Paraburgimit kanë ofruar këto të dhëna: ajo është paketim plastik me mjaltë të ndryshme me sasi 340 gr, që blihet në kantinë.

Me dt. 27.10.2016 të ndjerin e ka vizituar Dardan Molliqaj dhe me dt.03.11.2016 e ka vizituar edhe Sami Kurteshi. Që të dyja vizitat janë bërë bashkë me familjarët e tashmë të ndjerit dhe me lejen e Vebi Kashtanjevës, gjyqtar, i Gjykatës Themelore për krime të rënda në Prishtinë.

KMDLNJ, kërkon nga opinion publik, mediet dhe akterët tjerë që lidhur me rastin të drejtohen drejtpërdrejtë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku hollësishtë mund të njohtohen lidhur me këtë rast, pasiqë menagjmenti u tregua shumë profesional dhe transparent gjatë vizitës sonë. Madje, ata janë jetësishtë të interesuar që rasti të zbardhet, por që puna duhet tu lihet organeve të thirrura për këtë rast. Meqenëse, rastin e vdekjes e ka cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ edhe njëherë kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriqimin e rastit, dhe poashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

Poashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës” , (sic), thuhet në raportin e KMDLNJ.

The post Dëshmia e shokut të dhomës: Si e gjeta Astrit Deharin kur u ktheva nga pauza appeared first on Telegrafi.

Kurti: Janë gjetur prova se Astrit Dehari është vrarë

Posted: 07 Nov 2016 02:50 PM PST

Deputeti Albin Kurti ka zbardhur disa detaje të vdekjes së dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë të shtunën në Burgun e Prizrenit.

Ai ka po pohuar se i është gjetur një shishe e plastikës në fytin e Deharit, duke e bërë këtë vrasje dhe jo vetëvrasje.

"Shishe plastike është gjetur në fytin e Astrit Deharit", ka thënë Albin Kurti në Interkativ të KTV-së.

Ai më tutje ka thënë se dy brinjë të thyer dhe një plagë në kokë.

“Gjithashtu janë gjetur disa gjësende me gjak dhe një laps një copzë e shkurtër litari, brisqe të rrojës. Këto të gjitha janë vërtetuar edhe prej dy ekspertëve mjekoligjorëve të angazhuar prej anëtarëve të familjes”, tha ai.

Ndërkohë, rezultatet preliminare të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit flasin për mundësinë që ai të ketë vdekur nga pengesat në organet e frymëmarrjes.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, pas përfundimit të autopsisë tha se vdekja e Astrit Deharit është shkaktuar si pasojë e pengesës, mbylljes së organeve të frymëmarrjes.

"Vdekja është shkaktuar nga asfiksia, zënia e rrugëve të frymëmarrjes", ka thënë Sylë Hoxha, duke u bazuar në rezultatet preliminare dhe jo përfundimtare të autopsisë.

Sipas tij, Prokuroria në Prizren tashmë ka nisur hetimet rreth kësaj vdekjeje, por deri në këto momente nuk ka të dyshuar./Telegrafi/

The post Kurti: Janë gjetur prova se Astrit Dehari është vrarë appeared first on Telegrafi.

Tomë Gashi tregon se çka u gjet në dhomën e burgut ku qëndroi Astrit Dehari

Posted: 07 Nov 2016 02:33 PM PST

Përfaqësuesi ligjor i familjes së Astrit Deharit, avokati Tomë Gashi, në emisionin "Ora e Fundit" të Klan Kosovës, ka thënë se ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në përfundim, se arsyeja e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, ishte pengesa në frymëmarrje.

"Jo që ka pasur ndonjë sëmundje, siç është deklaruar, se ai ka arritur në Spitalin e Prizrenit pa shenja jetë, por falë teknologjisë dhe teknikave nga mjekësia, sot është vërtetuar se ai nuk ka përdorur asnjë lloj të drogave apo të barnave që do të ndalonin frymëmarrjen e tij”, tha Gashi.

"Ne nuk mund të themi se nga kush apo çfarë mjetesh janë përdorur në këtë rast, por duhet të presim rezultatin përfundimtar", tha ai.

Avokati i familjes Dehari: Astriti kishte një mori gërvishtjesh në trup Avokati i familjes Dehari: Astriti kishte një mori gërvishtjesh në trup

Gashi më tutje tregoi se në dhomën ku Dehari ka qëndruar janë gjetur disa mjete, të cilat janë dërguar në ekspertizë në Prishtinë.

"Janë gjetur edhe pjesë, mjete të cilat kanë qenë të mbuluara me gjak, në atë dhomë ku nuk e di nëse ato janë lejuar aty apo jo, por të gjitha këto mjete janë marrë për prova dhe do të analizohen", tha avokati Gashi.

Ai tha se në trupin e Astrit Deharit, janë gjetur edhe disa lëndime të jashtme, të cilat do të analizohen.

"Ai ka pasur lëndime në pjesë të kokës e qafës, por sido që të jetë, ato gjëra do të zbulohen", tha Gashi.

"Besoj që raporti i obduksionit nuk do të vonohet shumë. Krejt pyetja është aty se lëndimet a janë shkaktuar nga dikush tjetër apo vetë-shkaku? Kjo është punë e drejtësisë ligjore, për të vërtetuar shkaqet e pamundësisë së frymëmarrjes së Deharit, sepse asfiksia është shkaku kryesor i vdekjes së tij".

"Kjo është një çështje që do ta lëmë në duar të ekspertëve", tha avokati Gashi.

Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit

The post Tomë Gashi tregon se çka u gjet në dhomën e burgut ku qëndroi Astrit Dehari appeared first on Telegrafi.

PDK në hall, edhe Ramë Vataj refuzon të bëhet deputet (Video)

Posted: 07 Nov 2016 02:20 PM PST

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është në hall për të gjetur deputetë. Pas largimit të deputetëve, Ramiz Kelmendi dhe Fadil Demaku, janë liruar vendet në Kuvend. Derisa Kelmendin e ka zëvendësuar Nehat Baftiu, Demaku vazhdon të mos ketë zëvendësues.

Pas refuzimit të Bajram Zejnullahut dhe Bajram Rexhepit për tu bërë deputetë të PDK-së, vjen edhe refuzimi i radhës. Është Ramë Vataj që sot zyrtarisht ka paraqitur deklaratën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku refuzon të bëhet deputet.

Se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, rektori i Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj e ka thënë për herë të parë në emisionin "Kontakt" në Tribuna Channel.

"Sot kam dërguar deklaratën time në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku nuk e kam pranuar postin e deputetit. Arsyet janë të shumta, por për të qenë real dua të them se kur kam konkurruar për të qenë rektor i Universitetit të Prizrenit, kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake dhe nuk është e moralshme tani të kthehem në pozitën e deputetit", ka deklaruar Vataj.

Ai thotë se tani për tani është përcaktuar për punën e rektorit dhe nuk i ka mbetur merak që të ishte pjesë e kësaj legjislature.

"Kur i kam parë skenat e dhunës në Kuvendin e Kosovës, hedhjen e gazit lotsjellës dhe përplasjen e deputetëve mes veti, i kam thënë vetës mirë që nuk jam pjesë e kësaj legjislature", ka deklaruar Vataj./Tribuna/

The post PDK në hall, edhe Ramë Vataj refuzon të bëhet deputet (Video) appeared first on Telegrafi.

Arratisja e të akuzuarve për terrorizëm, dështim i drejtësisë kosovare

Posted: 07 Nov 2016 02:13 PM PST

Arratisja e të akuzuarit si rekrutues për terrorizëm, Irfan Haqifi, njëkohësisht vëllai i një komandanti kosovar në ISIS, ngre pikëpyetje mbi aftësinë e sistemit të drejtësisë së Kosovës në trajtimin e këtyre rasteve, ndërsa të pandehur të tjerë rezultojnë gjithashtu të zhdukur.

Javën e fundit të tetorit, mediat kosovare publikuan lajmin se një i akuzuar për terrorizëm, Irfan Haqifi, kishte shkelur masën e arrestit shtëpiak dhe kishte ikur në drejtim të paditur.

I arrestuar në korrik 2014 dhe i akuzuar për rekrutim për terrorizëm, Haqifi ishte liruar nga paraburgimi dhe ishte vendosur në arrest shtëpiak, pasi pranoi fajësinë në shtator të vitit 2015.

Në shtator të këtij viti, stacioni policor në Gjilan njoftoi "përmes një shkrese zyrtare… Gjykatën Themelore në Prishtinë se i pandehuri I.H. nuk i është përmbajtur masës së arrestit shtëpiak dhe i njëjti është larguar në drejtim të panjohur", thuhet në përgjigjen e gjykatës për ‘Gazetën Jeta në Kosovë’.

Ndërsa Kosova ka kryer dhjetëra arrestime dhe është duke gjykuar rreth 70 të akuzuar, nga të cilët disa janë shpallur fajtorë, shumica e të pandehurve akuzohen për pjesëmarrje në organizata terroriste apo për krime më të lehta si armëmbajtja pa leje.

Si rrjedhojë, aktakuza e Irfan Haqifit si rekrutues për organizatën terroriste ISIS spikat mbi shumicën e rasteve të tjera. Gjithashtu, çka e bën profilin e Haqifit edhe më të ndjeshëm është fakti se i vëllai i tij është Ridvan Haqifi, i njëjti që në një video mesazh kërcënoi vendet e Ballkanit me sulme terroriste.

"Do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në ëndrrat e juaja, edhe atëherë kur ju flini. Do t'ju mbysim juve me lejen e Allahut", deklaroi Ridvan Haqifi, duke nxitur Kosovën dhe Shqipërinë të rrisin nivelin e sigurisë.

Diçka e tillë ndodhi tre muaj para se Irfani të dilte nga paraburgimi. Më 3 shtator 2015, kur gjykata po shqyrtonte masat e sigurisë për Haqifin dhe të dyshuar të tjerë që kishin pranuar fajësinë, prokuroria gjithashtu ra dakord që ai të vendosej në arrest shtëpiak.

Edhe pse nuk ka një shifër të përgjithshme zyrtare, shumica e të pandehurve që përballen me akuza për terrorizëm janë lëshuar nga paraburgimi dhe ndodhen nën masa më të lehta sigurie.

Krahas Irfan Haqifit, të paktën edhe dy të akuzuar të tjerë për terrorizëm, Bekim Mulolli dhe Betim Ibrahimaj, raportohet se kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak dhe janë arratisur jashtë vendit.

Prokuroria speciale e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të Gazetës Jeta në Kosovë nëse ata kanë kryer ndonjë vlerësim mbi nivelin e rrezikshmërisë që paraqesin të akuzuar specifikë, para se të vendosej për zbutjen e masës së sigurisë.

Personat për të cilët është vendosur arrest shtëpiak apo detyrim paraqitjeje në stacion policor, si masa më të lehta sigurie se paraburgimi, në Kosovë nuk përdorin byzylykë elektronikë (që tregojnë vendndodhjen përmes GPS), ndërsa gjykata nuk u kufizon përdorimin e internetit për të akuzuarit.

Arratisje të paralajmëruara

Në shtator 2015, ‘Gazeta Jeta’ në Kosovë publikoi një analizë ku trajtohej imtësisht çështja e nxjerrjes së të akuzuarve për terrorizëm nga paraburgimi në rastet kur ata pranonin fajësinë.

Gjithashtu, gazeta ka publikuar edhe pretendimet e të paktën dy avokatëve në kohë të ndryshme, të cilët kanë thënë se të akuzuarve për terrorizëm po u bëhej presion që të pranonin fajësinë, në mënyrë që të liroheshin nga paraburgimi.

Blerim Isufaj, në atë kohë prokuror special për rastet e 32 të akuzuarve për terrorizëm, u pyet nga Gazeta JNK se përse ishte pajtuar për ndryshimin e masës së sigurisë për disa nga të akuzuarit. "Kjo është punë e gjykatës; lëreni këtë punë, nuk është punë e juaja", tha atëherë Isufaj.

Isufaj, që aktualisht është kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, sot kur të paktën tre të dyshuar për terrorizëm janë arratisur nga arresti shtëpiak në ndrejtim të paditur, mund ta ketë kuptuar se çështja e masave të sigurisë për të akuzuar për krime të rënda, nuk është vetëm "punë e gjykatës".

Mungesa e masave të përshtatshme ka bërë që disa të akuzuar të arratisen. Në korrik 2015, Betim Ibrahimaj, i cili duhet të ishte në arrest shtëpiak i akuzuar për vepra që kishin lidhje me terrorizmin, u shfaq në Badovc bashkë me disa të dyshuar të tjerë.

Ndërsa Ibrahimaj arriti të arratisej, pjesa tjetër e grupit ra në pranga, kur iu gjet një flamur i ISIS, një letër në arabisht ku i jepej besa liderit të ISIS, al-Bagdadi, uniforma ushtarake dhe armë. Gjykata i dënoi pesë burrat me 49 vjet në total, pasi arriti në përfundimin që kishin shkuar aty për të filmuar një video propagande për ISIS.

Në dhjetor 2015, një i akuzuar tjetër për terrorizëm, Bekim Mulolli nuk u paraqit në seancën gjyqësore në Prishtinë, duke shfaqur dyshime se ishte arratisur në Siri. Një gjykatëse e çështjes tha se ekzistonin dyshime që i pandehuri kishte vdekur.

Në fakt, edhe para këtyre rasteve specifike, Kosova ka pasur përvoja udhërrëfyese me pasojat që mund të kenë masat e dobëta të sigurisë ndaj të akuzuarve me rrezikshmësri të lartë.

Më 9 maj 2015, Shefqet Hallaqi, i njohur me nofkën "Sheki", ishte ndër të arrestuarit nga forcat e sigurisë së Maqedonisë në betejën me grupin e armatosur shqiptar, në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Në vitin 2014, ai kishte hapur zjarr me kallashnikov drejt një stacioni policor në Prizren dhe në mars 2015, Gjykata Themelore e Prizrenit e dënoi me 3 vjet e 2 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë. I pakënaqur me dënimin ai apeloi. Gjykata e liroi nga masa e paraburgimit, dhe brenda dy muajsh Sheki iu rikthye kallashnikovit, kësaj here në Kumanovë.

Në rastin e arratisjes së Irfan Haqifit, gjykata pranon se "pas pranimit të fajësisë të njëjtit i është zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe është njoftuar stacioni i policisë në Gjilan për mbikëqyrjen e kësaj mase".

Në shumicën e rasteve, të pandehurit që pranojnë fajësinë nxirren nga paraburgimi dhe u caktohen masa më të buta sigurie, por ligjshmëria e kësaj praktike mbetet e paqartë.

Ekipi ligjor i BIRN ka vërejtur se askund në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës nuk shkruhet se pranimi i fajësisë ndikon në rishikimin e masës së sigurisë. Është e paqartë sesi kjo praktikë e pambështetur në mënyrë eksplicite në ligj, ka gjetur zbatim kaq të përhapur në gjyqësorin kosovar.

Progres i ngadaltë

Ndërsa Kosova përballet me luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm, një pjesë e problemit janë luftëtarët e kthyer. Sipas policisë së Kosovës, vlerësohet se 316 kosovarë iu bashkuan konfliktit në Siri dhe Irak dhe se 117 prej tyre janë kthyer.

Edhe pse mungojnë shifrat zyrtare, vlerësohet se rreth 70 të akuzuar për vepra që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm – kryesisht për pjesëmarrje në organizata terroriste në Siri – po gjykohen apo janë gjykuar në sistemin gjyqësor të Kosovës. Ky vëllim të dyshuarish ka vënë në sprovë sistemin e drejtësië dhe atë të sigurisë, duke nxjerrë në pah disa kufizime.

Kosova ka përgatitur një strategji kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku parashikohen një sërë ndërhyrjesh në nivel të parandalimit dhe ç'radikalizimit, por zbatimi i saj nuk ka filluar ende.

Nga njëra anë sistemi kosovar i drejtësisë po bën ç'mos për t'i burgosur luftëtarët e kthyer, ndërsa nga ana tjetër mbajtja e tyre në paraburgim apo burgosja krijojnë rrezik për radikalizimin e të burgosurve të tjerë.

Në një konferencë mbi ekstremizmin e dhunshëm në Prishtinë të organizuar nga OSBE-ja dhe Ministria e Brendshme, kjo qasje doli në pah kur nga njëra anë zyrtarët vendas flisnin për burgosje, ndërsa ata ndërkombëtarë për masa alternative me ç'radikalizimin në fokus.

"Të kthyerit [luftëtarët] po trajtohen me një ligj të shkëlqyeshëm", tha ministri i Brendshëm i Kosovës Skender Hyseni.

Aktualisht, Kosova nuk ka legjislacion për ç'radikalizimin dhe ministri nuk shpjegoi se çfarë përbënte një "ligj të shkëlqyeshëm".

Ligji i fundit që trajton edhe ekstremizmin e dhunshëm ishte ai i miratuar në mars 2015 që e bën vepër penale luftimin në konflikte apo pjesëmarrjen në formacione të huaja ushtarake. Megjithatë, duke qenë se pjesa dërrmuese e të dyshuarve që janë aktualisht në gjyq, akuzohen se kanë luftuar në Siri në 2013 dhe 2014, ata nuk mund të gjykohen sipas ligjit të ri dhe janë akuzuar e gjykuar sipas Kodit Penal.

Në cilindo rast, të kthyerit po 'trajtohen' përmes ngritjes së aktakuzave dhe shpalljen e tyre fajtorë në sistemin kosovar të drejtësisë, në mungesë të një platforme ekzistuese për ç'radikalizimin dhe rehabilitimin e të dyshuarve.

Vesë Kelmendi, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), tha për Gazetën JNK se kjo organizatë është pjesë në grupin teknik punues në hartimin e strategjisë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, në të cilën janë mbajtur edhe workshopet për trajtimin e ish-luftëtarëve të huaj të kthyer tashmë në Kosovë.

"QKSS ka qenë e përfshirë në grupin punues për hartimin e programeve për deradikalizem dhe ri-integrim të luftëtarëve të huaj në burgje, jashtë burgjeve, si dhe familjarët e tyre, të cilët mund të jenë subjekt i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit", tha Kelmendi.

Megjithatë, asnjë prej programeve nuk ka hyrë në fazën e zbatimit. "Këto programe janë hartuar, dhe implementimi i tyre, pritet të fillojë në fillim të vitit 2017", tha Kelmendi.

Ajo tha se QKSS konsideron që secili program duhet t'i ketë specifikat e veta dhe secili rast duhet të trajtohet në mënyrë të ndryshme, sipas shkallës së radikalizmit. "Ka shumë dallime edhe në mes luftëtarëve të huaj dhe rekrutuesve, pra fillimisht duhet të bëhet identifikimi i tyre", tha Kelmendi.

Ajo përmendi nevojën e përfshirjes së familjarëve të radikalëve brenda programeve të ri-integrimit, bashkësia islame si dhe psikologë, duke iu referuar programeve të ri-integrimit sipas praktikave nga disa vende të Bashkimit Evropian, si Norvegjia apo Danimarka./KALLXO.com/

The post Arratisja e të akuzuarve për terrorizëm, dështim i drejtësisë kosovare appeared first on Telegrafi.

Havolli: S’ka dallime mes koalicionit, buxheti punë e kryer (Video)

Posted: 07 Nov 2016 02:00 PM PST

Buxheti prej dy miliardë euro për vitin 2017 është buxhet zhvillimor, dhe buxheti është proceduar për në Kuvend. Kështu ka deklaruar shefi i kabinetit nga zyra e kryeministrit, Isa Mustafa, Sokol Havolli.

Kurse, Ibrahim Rexhepi, nga Organizata STRAS, tha se nuk e pranon kualifikimin e këtij buxheti që kinse është më i madhi në histori, pasi siç thotë dy miliardë euro janë shpenzime.

Sipas tij, me këtë normë të zhvillimit ekonomik dhe me rritje ekonomike prej 4 për qind nuk mund të mbërrihet niveli mesatar i vendeve të rajonit.

"Pse i kemi pasur rëniet më të mëdha ekonomike kur ka filluar ndërtimi i autostradave. Nuk u arrit një cikël i ri i investimeve. Buxheti është fontanë dëshirash e ndërtuar me premisa të realizuara", ka thënë Rexhepi, në emisionin "Euro Tribuna" të Tribuna Channel.

Thotë se 285 milionë inevstime kapitale janë të Ministria Infrastrukturës, por ka shtuar se projektet nuk duhet të lihen anash.

"Ka një mori problemesh që i kemi lënë anash për shkak të asfalteve", ka thënë ai.

Kurse, Havolli, sa i përket ndërtimit të autostradave ka pohuar se në bazë të dinamikës se si është duke ecur procesi të gjitha rrugët mund të përfundojnë deri në vitin 2019.

"Në dy vitet e ardhshme do të punohet në infrastrukturën hekurudhore. Mund të duket që Kosova ende nuk është e gatshme të shfrytëzoj hekurudhën por është kërkesë e bizneseve", ka pohuar Havolli.

E, duke folur për buxhetin Havolli ka përmendur që do të investohet edhe në shëndetësi, duke përmendur ndërtimin e spitalit të Ferizajit. Përveç, kësaj ka thënë se do të rregullohet edhe infrastruktura e Universitetit të Prishtinës.

Kurse, Rexhepi ka thënë se investimet në infrastrukturën e universiteteve janë në rënie.

"Në arsim është banale të flitet për objkekte, duhet të flitet krejt për diçka tjetër", ka thënë ai.

Ndërsa, duke folur se çka do të arrihet me këto investime, Sokoli ka thënë se nuk e konsideron si anashkalim edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Duke shtuar se pjesa më e madhe është pjesa e vendeve të reja të punës.

"Presim që këtë vit kjo shifër të jetë më e madhe se në vitin 2015. Disa shifra që i kam tregojnë se efekti ëshët rritur. E kemi trendin në rritje. Mirëpo, në anën tjetër nuk mund të konsiderohet si rpemtim vetëm sa është dhënë por i kushtojmë rëndësi", theksoi ai.

Janë kriju kushtet që sektori privat të ndikojë në rritje ekonomike, ka shtuar Havolli.

"Me tre apo katër për qind nuk mund të zgjidhet papunësia", i është kundër përgjigjur Rexhepi, Havollit duke thënë se nuk është Qeveria ajo që krijon vende të reja të punës por duhet të krijojë ambient për këtë gjë.

Sa i përket deklarimeve të partnerëve të koalicionit, rreth buxhetit Havolli ka thënë se vota është deklarata e partnerëve të koalicionit.

"Ky buxhet është reflektim i programit të Qeverisë që është program i përbashkët i LKD-së, dhe i PDK-së. Është deleguar me të dy partitë, dhe pas kësaj ka ekzistu çdo koordinim i mundshëm. Nuk ka dallime mes partnerevë të koalicionit për buxhetin, edhe nëse ka pasur ajo janë përafruar", ka thuar Havolli.

E, duke folur për çështjen e veteranëve, Havolli ka thënë se nuk është çështjve vetëm e zëvendësministrit, Isni Kilaj, por e të gjithëve.

"Në bazë të vlerësimit ekziston përkushtimi që të bëhet zgjidhja", ka pohuar ai.

Kurse, Ibrahim Rexhepi për këtë ka thënë se duhet të bëhet shqyrtimi dhe rishqyrtimi i listave.

"Kjo është pika që po nxit më shumë debat, dhe shumë shpejtë mund të vijë në një situatë ku mund të dilet prej programit të FMN-së, ka thënë Rexhepi. /Tribuna/

The post Havolli: S'ka dallime mes koalicionit, buxheti punë e kryer (Video) appeared first on Telegrafi.

Xhavit Haliti: S’kemi arsye të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Posted: 07 Nov 2016 01:46 PM PST

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme të vendit, të cilat ditë më parë i ka kërkuar edhe i pari i kësaj partie, Kadri Veseli.

Haliti tha se s'ka asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

"Unë mendoj që s'ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme", tha ai.

"Kosova s'është Itali dhe buxheti i saj s'përballon tekat e politikanëve, ne duhet të angazhohemi për të kryer detyrat tona",  tha Haliti, raporton Gazeta Blic.

Më tej, ai ka veçuar se i vetmi që mund të proklamoj zgjedhjet është kryetari i PDK-së, Veseli.

"I vetmi udhëheqës i partisë që mund të proklamoj politikat e partisë, duke përfshi edhe zgjedhjet, është kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli", është shprehur Haliti.

Përveç Veselit, edhe disa zyrtarë të PDK-së kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, një nga ta është edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Isni Kilaj.

Në mungesë të hapave të mëtutjeshëm, të gatshëm për zgjedhje janë treguar edhe përfaqësues të LDK-së, parti kjo me të cilën PDK është në koalicion qeverisës.

Ndryshe partitë opozitare ka kohë që kanë kërkuar zgjedhje të parkoshme me arsyetimin se vetëm në këtë mënyrë do të ketë përmirësime në situatën politike të vendit e cila ka qenë e tensionuar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, veçmas në këto dy vitet e fundit nga kur prioritet i qeverisë ka qenë zgjidhja e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit.

The post Xhavit Haliti: S’kemi arsye të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme appeared first on Telegrafi.

Avni Dehari, poezi për të birin: “Pse të vranë o Astrit Dehari!?”

Posted: 07 Nov 2016 01:38 PM PST

Avni Dehari, i cili në dy vitet e fundit humbi dy djemtë e tij, Arbënorin dhe Astritin, ia ka kushtuar një poezi djalit të tij Astritit, i cili para dy ditësh vdiq në rethana të pasqaruara në Burgun e Prizrenit.

Poezia, e cila po qarkullon në rrjetet sociale thuhet se është shkruar nga veprimtari i çështjes kombëtare dhe shkrimtari Avni Dehari.

Lexojeni poezinë e Avni Deharit, kushtuar djalit të tij Astritit:

PSE TË VRANË O ASTRIT DEHARI!? 

U hap lajmi si rrufe
Lajm ugur po për atdhe,
E torturuen pastaj e vranë
Astrit Deharin djal bujar.

Atje n´burg mbyllun me dry
Korba t´zi ia kan msy,
U thanë lulet, e thanë barin
Kur e vranë Astrit Deharin.

Drini Bardhë e ndal valërimin
Prizerenit ia vranë gzimin,
Kur u vra Astriti djal
Po ja qojnë Arbnorit n´varr.

O Astrit djal i Arbnisë
Djal besnik i Dardanisë,
Tanë shoqnia po lotojnë
Dhe familjen ta ngushllojnë.

Ti ngushllojnë babe e nanë
Ta ngushllojnë nusen e re,
Tash Arbnorin merre ngryk
Se u flijove për atdhe.

O Astrit ti lul` bajraku
Pa Ty hije ma ska konaku,
Mundi yt nuk ka shkue kot
Hero i vërtetë për jetë e mot!

Avni Dehari

The post Avni Dehari, poezi për të birin: “Pse të vranë o Astrit Dehari!?” appeared first on Telegrafi.

RTK e befason Veton Surroin

Posted: 07 Nov 2016 01:12 PM PST

Publicisti Veton Surroi është befasuar nga ajo që ka parë sot veten në transmetuesin publik RTK.

Ai përms një shënimi në Facebook ka thënë se pas gati një dekade e ka parë veten në RTK.

Surroi ka shtuar se pos pamjeve, falë censurës së këtij televizioni, nuk u transmetuan fjalët e tij.

Postimi i plotë i Surroit:

“E pash veten në lajmet e RTK. Qe befasi e madhe nga kjo shkarje prej censure: ka gati tetë vjet që nuk lejohet as pamja ime. Por ,u vazhdua me pengimin e fjalëve të mia. Ndoshta pse fola për shtetin e kapur dhe për vdekjen e Astrit Deharit. Qëllojani kur do ta marrin urdhërin që u lejohet të transmetojnë fjalët e mia“, ka shkruar Surroi. /Telegrafi/

The post RTK e befason Veton Surroin appeared first on Telegrafi.

Dardan Gashi: Shteti është fajtor për vdekjen e Astrit Deharit

Posted: 07 Nov 2016 01:08 PM PST

Analisti Dardan Gashi, në Zona B me Baton Haxhiun tha se çfarëdo varianti që del nga rezultatet përfundimtare të autopsisë së të ndjerit Astrit Dehari, faji është i shtetit të Kosovës.

"Secili variant, vetëvrasje apo vrasje, faji është i atij që e ka pas në mbikëqyrje, pra i shtetit të Kosovës".

"Me e humb jetën në mbikëqyrje të shtetit, është akti më i rëndë që mund të ketë një i burgosur, sidomos kur dikush është i akuzuar për një vepër të rëndë siç është terrorizmi".

"Pavarësisht asaj së çfarë del nga autopsia, faji është tek shteti i Republikës së Kosovës.

Ngjashëm u shpreh edhe analisti Ilir Mirena. Ai theksoi se vdekja e Astrit Deharit është një tragjedi që tregon se sistemi i drejtësisë në vend është çoroditur.

''Personalisht këtë e kuptoi si një vrasje që Shteti i Kosovës ia ka bë Astrit Deharit”, tha Mirena.

The post Dardan Gashi: Shteti është fajtor për vdekjen e Astrit Deharit appeared first on Telegrafi.

Related Posts :