Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Ekspertja shpjegon se si taket e larta po jua dëmtojnë këmbët” plus 1 more Telegrafi Keshilla Mjekesore

loading...

“Ekspertja shpjegon se si taket e larta po jua dëmtojnë këmbët” plus 1 more Telegrafi Keshilla Mjekesore


Ekspertja shpjegon se si taket e larta po jua dëmtojnë këmbët

Posted: 04 Nov 2016 12:05 PM PDT

Sado që taket mund t'ju bëjnë të ndjeheni mahnitshëm, të gjitha femrat e pranojnë se përjetojnë dhimbje kur i mbathin ato.

Pra, është tejet e qartë se ata janë duke i dëmtuar gratë e shumë femrave, transmeton Telegrafi.

Si kështu? Këtë e shpjegon më së miri ekspertja Emma Lincoln.

"Taket e larta padyshim që i dëmtojnë këmbët nëse mbathen çdo ditë dhe për periudha të gjata kohore. Ato e rrisin presionin në kyçet e këmbëve dhe i ngushtojnë gishtërinjtë", tregon ajo.

2

Kjo dukuri, sipas ekspertes, mund të shpijë në sëmundje serioze siç është dhimbja nervore, flluskat dhe deformime të ndryshme të këmbëve.

Pasoja më e keqe e takeve të larta është deformimi i bazës së nyejve të gishtit të madh – e cila pastaj mund të rregullohet vetëm me ndërhyrje kirurgjike.

Ekspertja rekomandon të mbathni take më të ulëta dhe më të trasha për ta bërë këmbën më të qëndrueshme dhe që të keni më pak presion në shpatulla. /Telegrafi/

The post Ekspertja shpjegon se si taket e larta po jua dëmtojnë këmbët appeared first on Telegrafi.

Pse gërhasin shtatzënat?

Posted: 04 Nov 2016 12:26 AM PDT

A ju thonë që gërhisni? Kush gërhet e ndien veten keq kur të tjerët tallen me ta kur ju thonë se “gërhasin sikur e kanë gëlltitë jastëkun”.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Shumica e shtatzënave gërhasin. Nuk dihet saktësisht se sa është e përhapur, por shtatzënat më shpesh gërhasin në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

Cilat janë arsyet se përse gërhisni tash kur jeni shtatzënë:

1. Mukoza e hundës është më e fryrë për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit në trupin tuaj. Mund të gërhisni edhe nëse ju janë zënë hundët për shkaqe tjera si p.sh. alergjia ose gripi

2. Problemet me gjumin dhe gërhitja do të jetë më e shprehur nëse shtoni shumë peshë gjatë shtatzënisë. Kjo ndodhë për shkak të sasisë së shtuar të indit në qafë dhe fyt.

Ndonjëherë, mund të zhvillohet apnea obstruktive gjatë gjumit. Nëse gërhisni me zë shumë të lartë dhe nëse ju duket se keni frymëzënie, patjetër konsultohuni me mjekun. Mund të ndodhë që ju të keni bllokim të përkohshëm shumë të shkurtër të rrugëve të frymëmarrjes

Për ta evituar gërhitjen duhet të flini në krah dhe jo në shpinë dhe ta mbani kokën pak më lartë.

Mos pini duhan, alkool dhe mos pini barna për gjumë.

Përpiquni që ta mbani në kontroll peshën tuaj trupore. /Telegrafi/

sleep

 

 

The post Pse gërhasin shtatzënat? appeared first on Telegrafi.

Related Posts :