Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Fëmijët më të zgjuar janë ata që kanë nënat në punë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Fëmijët më të zgjuar janë ata që kanë nënat në punë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Fëmijët më të zgjuar janë ata që kanë nënat në punë

Posted: 18 Nov 2016 02:20 AM PST

Konfirmimi vjen nga një studim i Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe. Të vegjlit që rriten nga nënat në shtëpi, janë më pak të aftë të flasin, lëvizin dhe socializohen

FemijetFëmijët e nënave që punojnë janë më "të zgjuar" se ata që i kanë mamatë në shtëpi. Kjo del nga një studim i bërë nga "London School of Economics and Political Science" në Universitetin e Oksfordit.

Ekspertët kanë analizuar katër aspekte të zhvillimit të fëmijës shumë të vogël në moshë: cilësia e të folurit, aftësia për t'u socializuar me të tjerët, aftësia për të kryer veprime të përditshme dhe shpejtësi në lëvizje.

Nga studimi, del se nëse nënat punojnë, fëmija është më i zoti në të katër këto kritere të zhvillimit. Ndër të tjera, nëse i vogli shkon në struktura edukuese, kopsht apo në çerdhe, do të jetë më i aftë në aktivitetet e jetës së përditshme, përveç se do të solicializohet me të tjerët. Nëse pastaj do të rritet nga gjyshërit, do të ketë aftësi më të mëdha në të folur.

Ekspertët, kanë evidentuar që aktivitetet që e bëjnë fëmijën më të lumtur, janë leximi dhe psonisja. Dalja për shëtitje, paradoksalisht nuk përmirëson aftësinë e lëvizjes së fëmijës, por ndoshta arsyeja është për shkak se prindërit kanë tendencë për ta nxjerrë fëmijën me karrocë, ndonëse dalja me ta nuk është për fëmijën një moment i praktikës fizike.

E.A.

18 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Obama takon 6-vjeçarin shqiptar që i shkroi letër: Krenar për ty!

Posted: 18 Nov 2016 02:03 AM PST

259885_mJu kujtohet Alex, djali 6 vjeçar shqiptar që i shkroi Presidentit Obama për ta pyetur si mund t'i ndihmonte fëmijët e moshës së tij në Siri. Presidenti Barack Obama ka takuar vogëlushin 6-vjeçar shqiptar.

Javën e kaluar Presidenti pati mundësinë që të takonte Alexin dhe familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë.

"Shpresoj që mirësia dhe dashuria jote t'i bëjë edhe njerëzit e tjerë të mendojnë si ty. Unë isha shumë krenar për ty", i tha Obama 6-vjeçarit shqiptar.

18 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Në pranga 42-vjeçari në Durrës, përndiqte vazhdimisht një 20-vjeçare

Posted: 18 Nov 2016 01:54 AM PST

Policia-e-DurresitPolicia e Durrësit ka vënë në pranga një 42 vjecar pasi përndiqte një 20 vjecare. e reja me inicialet S.G ka kallëzuar në polici se Artan Andoni e përndiqte prej tre muajsh.

Sipas kallëzimit, Andoni e përndiqte në ambiente publike në mënyrë të vazhdueshme.

Ai është person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, familjes dhe lëndëve narkotike. Ndaj tij rëndon akuza e përndjekjes.

18 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Manjani: Përmbarimi nuk konfiskon dot më apartamentet me kontratë

Posted: 18 Nov 2016 01:32 AM PST

Ylli Manjani neMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një dalje para mediave paraditen e së premtes, njoftoi se ka nxjerrë një udhëzim në bazë të të cilit "pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi, apartamentet e të cilëve janë kaluar te qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, por që ende nuk janë regjistruar, janë të mbrojtur".

"Përmbarimi nuk mund të konfiskojë apartamentet me kontratë dhe të banuara. Me këtë udhëzim mbrojmë qytetarët që kanë shpenzuar para' për të blerë një banesë", deklaroi ministri.

Manjani sqaroi se përmbarimi ka ende fuqi të plotë ligjore që të ndjekë ndërtuesit me borxhe, por jo në kurriz të qytetarëve që kanë derdhur djersë për të blerë shtëpitë.

"Mësimi është që cilido që do të blejë një pasuri të paluajtshme, duhet ta bëjë këtë gjë në zyrën e noterit e askund tjetër", shtoi Manjani.

18 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Mashtruan me shitjen e kromit, arrestohen 2 biznesmenë, një tjetër shpallet në kërkim

Posted: 18 Nov 2016 01:28 AM PST

pranga 22Policia e Tiranës ka arrestuar 2 biznesmenë kromi, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër. Ata akuzohen për mashtrim.

Është bërë ndalimi i shtetasve Mehmet Dauti, 45 vjeç, banues në Kukës dhe Sokol Nasufi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. D., 52 vjeç, banues në Kukës.

Të tre këta shtetas duke qenë administratorë dhe ortakë të disa subjekteve, dyshohet se me anë të mashtrimit kanë kryer shitje fiktive të kromit, duke falsifikuar dokumente me qëllim rimbursimi dhe përfitimi, pa paguar tatimin e TVSH-së, në vlerën 40.000.000 lekë.

Skema e mashtrimit financiar u zbulua nga Prokuroria e Tiranës dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor. Skema e mashtrimit sipas Prokurorisë është në fushën e kromit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar" dhe "Falsifikimi i dokumenteve"

18 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, atentat me armë ndaj 4 shqiptarëve

Posted: 18 Nov 2016 01:16 AM PST

carabinieri notte 8-3Tre italianë kanë qëlluar me armë në drejtim të katër shqiptarëve. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në mbrëmë në një bar në Via Mussomeli.

Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur karabinierët, të cilët kanë identifikuar personat përgjegjës të sulmit. Mësohet se autorë të sulmit ishin shtetas italianë 58, 31 e 23 vjeç, të cilët  kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje ndaj katër shqiptarëve.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë futur brenda lokalit, duke i shpëtuar breshërisë së plumbave. Policia italiane ka vënë në pranga autorët e sulmit, të cilët akuzohen për tentativë vrasje.

18 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dhunuan rojën dhe tentuan të vjedhin pompën e pusit të naftës, arrestohen 5 të rinj

Posted: 18 Nov 2016 01:01 AM PST

Policia-e-FieritPolicia e Fierit ka ndaluar 5 të rinj, të cilët dhunuan rojën e një objektit dhe tentuan të vjedhin pompën e një pusi nafte. Mësohet se janë arrestuar:

Robert Xhafa, 20 vjeç.
Klejdisjan Çepele, 18 vjeç.
Armand Xhafa, 20 vjeç.
Enea Çepele, 19 vjeç.

Nikollaq Ismaili, 18 vjeç.

Të pestë banues në fshatin Kuman, Rroskovec, janë të rinjtë e ndaluar nga policia.

Këta shtetas në bashkëpunim mej njëri tjetrin, gjatë natës me datën 08.05.2016, në gropën ekologjike nr.7, në Jagodinë, kanë tentuar të vjedhin një pompë të pusit të naftës dhe kanë dhunuar shtetasin F.C, 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Rroskovec, ku dhe i kanë marrë një aparat celulari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje me dhunë", e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

18 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sulmi ndaj Nikollës, Manjani: Nuk justifikohet dhuna ndaj përfaqësuesit publik

Posted: 18 Nov 2016 12:56 AM PST

Ylli ManjaniMinistri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas sulmit me salcë që iu bë ministres Lindita Nikolla. Në një postim në Facebook, Manjani shprehet kundër çdo lloj akti të dhunshëm ndaj funksionarëve publikë.

“Dakordësia ose jo për reformat nuk mund të justifikojë asnjë lloj dhune ndaj përfaqësuesit publik! Nëse s’je dakord protesto, mos dhuno!” shkruan Manjani.

18 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lirohet studentja që i hodhi salcë Nikollës: Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma!

Posted: 18 Nov 2016 12:43 AM PST

lindita-nikollaPas më shumë se 10 orësh qëndrimi në ambientet e komisariatit numër 1 në kryeqytet, është lënë e lirë vajza që i hodhi salcë ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Aktivistja Mirela Ruko u la e lirë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua.

Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin! Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma”, njofton lëvizja “Për Universitetin”.

18 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

BERISHA, NDIHMË NGA GREQIA PËR T’I SHPËTUAR BURGUT

Posted: 18 Nov 2016 12:40 AM PST

Spartak-NgjelaSpartak NGJELA

Kur do te vijë ajo kohë kur Shqipëria do të shpëtojnë nga shtija që u bëjnë liderët politikë interesave të saj. Kjo kohë tani ka ardhur. Por, historikisht, shitja e interesit kombëtar shqiptar ka qenë fatkeqësia shqiptare, sepse, fqinjët, pasi pushtuan territoret shqiptare, vazhdimisht kanë blerë lidërshipet politikë në Shqiperi. I pari e bëri këtë manovër Esat Pashë Toptani. Pas tij Ahmet Zogu bëri të njëjtën gjë me Beogradin. Enver Hoxha po me Beogradin u lidh për të siguruar ardhjen e tij në pushtet. Te gjithë kundër interesit shqiptar në Ballkan.

Pas tyre, të njëjtën gjë bëri dhe po bën Sali Berisha. Ky duket të jetë me i pështiri: kërkon të shpëtojë burgun e abuzimeve të tij dhe të taborit të tij familiar, duke kërkuar ndihmë në Athinë. Ka shitur territor shqiptar dhe po kërkon ndihmë: “ja ku jam, – thotë – i gjithi juaji. Si islamik apo dhe si shërbyes çfarëdolloj, si të doni ju. Vetëm të shpëtoj pasurinë e vjedhur dhe “mbarëvajtjen” time si i pandëshkuar, se ju jap gjithçka”.
Por këtij banditi i ka ardhur fundi. Nuk shpëton dot. E ke kohën kundër, Sali, do t’i pagush të gjitha krimet që ke bërë kundër shqiptarëve! Nuk ke me çfarë të shesësh.

Çfarë përfaqëson realisht kjo kohë? Eshte historia e Shqipërisë që nuk e pranon më shitësin e interesit kombëtar. Nuk ka më as Beograd, as Athine dhe as Moskë që të mbajë në këmbë tradhtinë shqiptare kundër shqiptarëve. Nuk ka më kthim mbrapa: korrupsioni shqiptar do të goditet ashpër nga Reforma shqiptaro-amerikane. Venecia e vendosi Vetingun shqiptar si të paprekur.  Reforma tani do të jetë edhe më e thellë dhe interesi shqiptaro-amerikan në Ballkan pritet të jetë edhe më i konsoliduar. E vetmja shpresë e hajdutëve është që të mos kenë më asnjë shpresë.

Brenda muajit janar largohen 200 gjyqtarët dhe prokurorët e parë të korrupsionit shqiptar. Në muajin shkurt do të mbyllet harku i goditjes së parë antikorrupsion në sferat e larta të politikës shqiptare.

Asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë në politikën amerikane për vendosjen e moralitetit në politikën drejtuese në Shqipëri. Kthimi i politikës amerikane dhe europiano-perëndimore te politika austrohungareze e vitit 1912-1913, si e mbështetur te bota shqiptare në Ballkan, është domosdoshmëri historike për zhvillimin e qytetërimit perëndimor.

Antikorrupsioni shqiptar dhe krijimi i demokracisë reale shqiptare, do të jetë angazhimi serioz i politikës peremdimore në Shqiperi.

Demokraci shqiptare dhe treg i lirë shqiptar në Ballkan: kjo është filozofia e politikës së re perëndimore për ngritjen e botës shqiptare në Ballkan, në të vërtetën historike që iu është mohuar padrejtësisht shqiptarëve. Kjo është pikëmbështetja e interesit shqiptaro-amerikan dhe perëndimor në këtë periudhë historike. Kjo lloj politike nuk mund të ndryshojë dot as për 40 vjet.

18 nëntor 2016 (gazeta-shqip.com)

Related Posts :